Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Copëtimi i Shqipërisë nga fillimi i shekullit XVIII, deri në fillim të shekullit XX

    COPËTIMI DHE TKURRJA E AREALIT ETNIK SHQIPTAR

    Shkruan: Prof. dr. Muhamet PIRRAKU

    Shqipëria mund të formojë fort mirë një shtet independent ndërmjet Serbisë dhe Greqisë: mjerisht, fatkeqësi e tyre është që gjenden midis shteteve që duan të rriten dhe ndoshta shpresat e patriotëve shqiptarë do të dalin të kota…!” – Amie Boue, musafir i një fshatari të Carralevës në vitet e ’30-ta të shekullit XIX.

    Të dhënat nga hulumtimet shkencore vërtetojnë se Shqipëria në prag të Luftës austro-turke të viteve 1683-1690, zinte një sipërfaqe balkanike prej rreth 120 000km2. Këtë madhësi njësia etnokulturore e gjepolitike e Shqipërisë e pati deri para mesit të shek. XIX. Madje sipas përkufizimeve të diplomatit dhe enciklopedistit austriak Georg von Hahn dhe të enciklopedistit shqiptar Sami Frashëri, njësia e Shqipërisë brenda Perandorisë Osmane del edhe më e madhe[1].

    ASIMILIMI I SHQIPTARËVE

    Shqipëria në shtrirjen e saj etnike hyri në luftë për çlirimin nacional nga Perandoria Osmane shumë para se të hynin Mali i Zi[2], Serbia, Greqia dhe Bullgaria[3]. Këtë përpjekje shënuan luftërat e Begollajve të Pejës, të Qupërlive të Velesit, të Bushatasve të Shkodrës, të Ali pashë Tepelenës së Janinës, të Gjinollajve të Prishtinës, të Vrionëve të Beratit, të Rrotullave të Prizrenit, të Toptanëve të Tiranës etj[4]. Copëtimin dhe tkurrjen e arealit etnik shqiptar Rusia dhe Evropa e nisën nga fundi i shek. XVIII dhe në fillim të shek, XIX. Këso kohe Fuqitë e vendosjes shkëputën nga njësia Shqipëri rreth 5 000 km2 për interesa të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë në fillim të ngritjes së tyre[5].

    Në fillim të ngritjes së shtetit të Serbisë, nga fillimi shek. XIX deri në fund të viteve 30-ta të atij shekulli, u asimiluan në serb mijëra shqiptarë dhe mijëra të tjerë u shpërngulën me dhunë nga Serbia e Millosh Obrenoviqit. Sundimtari i Serbisë, MiIlosh Obrenoviqi, është i pari që zyrtarisht i vuri themelet e Strategjisë serbe të spastrimit etnik shqiptarë të pjesëve të Shqiprisë Etnike, të aneksuara Serbisë. Ai, në vitet njëzeta të shek. XIX, ngriti fonde të posaçme për finansimin e njësiteve terroriste e paramilitare serbe për shpërnguljen e shqiptarëve nga viset e Krushevcit dhe të gjashtë Nahive të Nishit, të aneksuara në fillim të viteve të tridhjeta[6]. Copëtimi i dytë ndërkombëtar i njësisë etnokuluturore dhe gjeopolitike të Shqipërisë është projektuar me Traktatin e Paqës së Shën Stefanit, të 3 marsit 1878, me të cilën duhej të mbyllej Lufta ruso-turke e vieteve 1877-1878. Ky traktat parashihte copëtimin e katër të pestave të Shqipërisë Etnike për inetresa të Bullgarisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi[7].

    Meqë me këtë traktat “paqësor” pansllavizmi rus dilte dhe bëhej sundues në Adriatik dhe në Mesdhe, dhe kështu rrezikonte inetresat e Evropës në Adriatik, në Mesdhe dhe në Lindje, në përgjthësi, kancelari i Gjemanisë, Bismarku, i lidhi kundër inetresave të Rusisë: Anglinë, Austro-Hungarinë, Francën dhe Italinë, e thirri Kongresin e Berlinit, i cili aprovoi, më 13 korrik 1878, një ndarje tjetër për interesat ruso-evropiane në Ballkan, Mesdhe dhe Lindje[8].

    Sipas këtij Traktati politik ndërkombëtar, nga areali i Shqipërisë Etnike përfundimisht u shkëputën rreth 24 458 km2 tokë me shumicë shqiptare ose absolutisht shqiptare. Pikërisht Greqia u zgjerua me 9 275 km2 tokë me shumicë shqiptare, Serbia për rreth 10 500 km2 tokë absolutisht shqiptare dhe Mali i Zi me rreth 4.683 km2 tokë absolutisht shqipatre dhe me shumicë shqiptaro-boshnjake. Sipas këtij Traktati Bullgaria u largua nga tokat e premtuara shqiptare në Kosovë, në Maqedoni e në Shqipërinë e Mesme[9].

    Meqë, aktualisht, Kosova dhe kombi shqiptar në përgjithësi është në luftë me pushtuesin serb, shprehje kjo tepër e vrazhdtë e fundit të një fuqie koloniale në Evropë, duhet të theksohet se pjesa të cilën e aneksoi Serbia me ndihmën e Rusisë, të Francës, të Anglisë, të Gjermanisë dhe të Italisë, ishte pjesë etnike e Dardanisë antike, përkatësisht e Kosovës historike të njohur, kësokohe, me emrin Vilajeti i Kosovës, i cili me 1877 kishte reth 43 400 km2. Këtu, duhet të theksohet se, më 1878, Shqipëria me rreth 115 000 km2 kishte rreth 2 800 000 banorë, prej të cilëve rreth 2 300 000 shqiptarë, kurse të tjerët ishin: vllehë, romë, bullgarë, grekë, serbë, turq, hebrej etj[10].

    SPASTRIMI I SHQIPTARËVE

    Serbia, në spastrimin e shqiptarëve etnikë nga viset e aneksuara të Sanxhakut Nishit – Toplicë, Kosaonicë e Pustarekë të Vilajetit të Kosovës, përdori Strategjinë e tokës së djegur, të cilën aktualisht po e përdor soldateska serbe në Kosovë dhe më gjërë. Kësaj strategjie i dha frymë princi i Serbisë, Millan Obranoviqi, i cili urdhëronte ushtarakët e paramilirarët çetnikë: “Meritat më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketë ai, i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngul me shumë shqiptarë!”[11].

    Kështu, me strategjinë e tokës së djegur, spastruan rreth 300 000 shqiptarë në rreth 700 lokalitete, prej të cilave rreth 640 pastër shqiptare dhe me shumicë shqiptare. Rreth 350 000 shqiptarë i largoi nga trojet e tyre etnike ushtria greke e malazeze. Dhe, do saktësuar faktin se në Luftën ruso-turke të vitit 1877/78 serbët, grekët dhe malazeztë vranë dhe masakruan me shumë se 70 000 shqiptarë, rrafshuan përtokë rreth 600 lokalitete[12]. Më 1882, Rusia kërkoi nga Serbia që kjo të iniconte themelimin e Aleancës ballkanike të Serbisë, të Bullgarisë, të Malit të Zi e të Greqisë, me detyrë të përgatiste politikisht dhe ushtarakisht copëtimin përfundimar të Shqipërisë. Ndërkaq, qarqeve kishtare, publicistike e shkencore sllave dhe greke iu dha për detyrë të shpifnin çdo gjë që do të çonte në mosnjohjen evropiane e botërore të ekzistimit të kombit shqiptar, të kultivonin urrejtjen raciste e fetare kundër popullit shqiptarë me shumicë absolute myslimane, të përgatisnin opinionin e krishterë evropian e botëror për të futur në përdorim nocione e përmbajtje me kërkesa pansllaviste – panortodokse në përgjithësi, për zhdukjen fizike dhe për asimilimin e shqiptarëve në sllavë e në grekë[13].

    Ndërkaq, më 1896, Rusia doli haptaz me kërkesa për ngritjen e Aleancës ushtarake ballkanike si krah i saj ushtarak në Ballkan, me detyrë të përgatiste luftën pushtuese të Shqipërisë, dhe për copëtimin e saj, për zhdukjen fizike të kombit shqiptar. Kjo nxiti rikrijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me një përkrahje të fshehtë të Sulltanit dhe të Portës së Lartë. Në krye të kësaj Lidhje ishte vën Mulla Zejnelabedin Biberi – Haxhí Zeka i Pejës, ish veprimtari dhe bashkëluftëtari më besnik i Myderis Ymer Prizrenit. Kjo Lidhje u legalizua në Kuvendin e Pejës, më 26-30 janarit 1899, me emrin Lidhja Shqiptare “Besa-besën” të Pejës, e cila veproi me sukses kundër planeve të Aleancës ballkanike pansllavisto-greke, deri më vrasjen e Mulla Zekës, më 1902, nga Serbia[14].

    Sulltani, Porta e Lartë dhe Kuvendi i Turqisë, më 17 gusht 1912, i pranuan kërkesat e kryengritjes për Autonominë e Shqipërisë në shtrirje të katër vilajeteve shqiptare, të cilat, siç u tha më lartë, përfshinin 90 270 km2 të tokës ballkanike të banuara me shumicë absolute shqiptare dhe pikërisht: Vilajetin e Kosovës me 32 900 km2, të Shkodrës me 10 970 km2, të Manastirit me 28 500 km2 dhe të Janinës me 17 900 km2. Njësia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipërisë, Shqipëria Etnike dhe historike, këso kohe, sipas Sallnameve (vjetarëve statistikorë zyrtarë), të vilajeteve të Perandorisë Osmane, kishte rreth 3 804 000 banorë, prej të cilëve, sipas të dhënave të Komitetit të Shqipërisë të Nikollë Ivanajt, pati 3 000 000 shqiptarë, pra rreth 700 000 më shumë se me 1898, që ishte rezultat i shtimit natyror për 14 vjet[15].

    COPËTIMI I TRETË NË LONDËR

    Kështu, nga 8-20 tetor 1912 Aleanca ushatarke ballkanike me logjistikë ruse dhe së paku me përkrahje morale e politike dhe me armatim evropian, sulmoi nga të gjitha anët Shqipërinë e dërrmuar në Kryengritjet e viteve 1908-1912, për shkëputjen nga Perandoria Osmane[16]. Lufta e Aleancës ballkanike, pas së cilës qëndronte fuqimisht dhe haptaz Rusia cariste, do të mbyllet me Konferencën e Ambasadorëve: të Rusisë, të Anglisë, të Francës, të Gjermanisë, të Austro-Hungarisë dhe të Italisë në Londër, nga dhjetori 1912 deri në gusht të vitit 1913. Kjo Konferencë zgjati kaq shumë për shkak se akterët nuk mund të pajtoheshin për interesat imperialiste pansllavisto-perëndimore (katolike-protestane) në ndarjen e pjesëve të Perandorisë Osmane në Ballkan dhe në Lindje[17].

    Në Londër, Shqipëria përjetoi copëtimin e tretë ndrëkombëtar ruso-evroain. Siç u tha, për ineresa të Austro-Hungarisë dhe të Italisë, u ngrit shteti i Shqipërisë në një rrip bregdetar nga Butrinti deri në Shkodër, me një hinterland që zinte rreth 28 600 km2. Me disa korrigjime të mëvonshme ky shtet arriti 28 748 km2. Kjo sipërfaqe ishte më pakë se 1/3 pjesë e Shqipërisë Etnike të vitit 1912, ose edhe më qartë, ishte gati sa Vilajeti i Manastirit dhe pikërisht më i vogël se Vilajeti i Kosovës më 1878 për 14 800 km2 dhe më e vogël se Vilajeti i Kosovës më 1912 për 4.300 km2.Londra Serbinë e zgjeroi për 39 000 km2, me 1 290 000 banorë, prej të cilave rreth 34 000 km2 tokë shqiptare me rreth 1 090 000 banorë, Mali i Zi u zgjerua për rreth 7 000 km2, me rreth 260 000 banorë, kryesisht shqiptarë dhe boshnjakë dhe Greqia u zgjerua për 51 300 km2, me 1.624.000 banorë. U shtri mbi sipërfaqen e tërësishme të Çamërisë shqiptare që kishte rreth 425 000 banorë[18].

    Referencat:

    [1] Gjerësisisht, Samy Bey Fraschery, Kamus al-alam, I-VI, Istambul, 1306 (1889)-316 (1898); Shh edhe Sami Frashëri, Vepra7 e 8, Prishtinë, 1984; Arŝ G.L. albabia I Epirv konce XVIII naçale XIX, Moskva, 1963; Erdeljanoviç Joan, Kuçi, Naselja, 4 Etnografski Zbornik XIII, Beograd, 1907; Fallmerayer, Dr.J.Ph., Das Albanesische Element in Grihenland, I, 1957.

    [2] Thuhet se emërtimi “Crna Gora” (Mali i Zi) përmendet në shekullin XV, në vise të Cetinës ku shtrihej fisi cetinjani, njegushi, cuci etj. (Crna Gora, Priručni leksikon, III prerađeno i prošireno izdanje, Zagreb, 1967, 193; Sipas Milan Shufflay, “Kjo Crna Gora pra duhet të ket qenë dikund afer majes së veriut të liqenit të Shkodrës. Në kohen e mesme perfshinte nji vend te vogel. Kjo ka qenë e banueme prej barijsh shqiptarë” (P. Marin Sirdani O.F.M., Shqypnija e Shqyptarët. Botim i Dytë, Shkodër, 1941, 48); Më 1592/3, Mali i Zi përmendet si kaza (krahinë) e Sanxhakut të Shkodrës dhe përfshinte këto nahi: Katunska më 641 shtëpi, Ljubotinj me 369 shtëpi, Pleshivci me 65 shtëpi, Ljeshkopolje me 414 shtëpi dhe Crmnici më 347 shtëpi (Ivan Božić-Sima Ćirković-Milorad Ekmečić-Vladimir Dedijer, Istorija Jugosllavije, Drugo izdanje, Beograd, 1973,409). Emërtimi “Stara Crna Gora” (Mali i Zi i Vjetër) është koncept politik i më vonshëm. Fillimisht mbulonte vetëm nahinë Katunska me Cetinën qendër mitropoliti. Më vonë në konceptin Mali i Zi i Vjetër u futën nahitë: Riječka, Crmnička dhe Lešanska (Ivan Božić e të tjerë, Istorija Jugosllavije, Drugo izdanje, Beograd, 1973,175; Špiro Kulišić, O etnogenezi crnogoraca, Titograd, 1980, 54, 57. Ndërkaq, më 1609 për të paren herë përmendet njësia administrative osmane spahillëku i Malit të Zi me spahinë vendor Vuja Rajçev, të cilin M. Bolica, më 1614, e quante “koka e tërë Malit të Zi” - “knez i Malit të Zi” (Dr. Bogo Grafenauer e të tjerë, Istorija naroda Jugosllavije, Knjiga Druga, Beograd, 1958, 510-511).

    [3] Shih gjërsisht, Vladimir Ćorović, Istorija srpskog naroda II,Beograd, 1997;
    Dr. Bogo Grafenauer e të tjerë, Istorija naroda Jugosllavije, Knjiga Druga, Beograd, 1958; I.Božić e të tjerë, Istorija Jugosllavije, Beograd, 1973.

    [4] Shih gjërsisht, Sylejman Kylçe, Osmanli Tarihinde, Arnavualuk, Izmir, 1944; S k ë n d e r Ri z a j, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente angleze 1878-1881, Prishtinë, 1978; Kosova gjatë shekujve XV,XVI dheXVII (…). Prishtinë,1984; Skënder Rizaj, Shqiptarët dhe serbët në Kosovë, Prishtinë, 1991; Frasëri Naim, Istoria e Shqipërisë, Sofje, 1899; Mehdi Frasëri,Lidhja e Prizrenit (…),Tiranë, 1938; I l j a z R e x h a, Lidhja e Prizrenit në dokumente osmane 1878-1881, Pri shtinë, 1978.

    [5] gjerësisht, Joseph von Hammer, Historija Turskog (Osmanskog) Carstva 3., Zagreb; Dr. Muhamet Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989; Dr. Bedrush H. Shehu, Çështje shqiptare në vitet 30 të shekullit XIX, Prishtinë, 1990; M. Pirraku, Myderriz Ymer Prizreni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003.

    [6] Shih gjërsisht, Sylejman Kylçe, Osmanli Tarihinde, Arnavualuk, Izmir, 1944; T. Yilmaz Ëztuna, Turkije tarihi, 12 cilt, Istambol,1969;Dom; Frasëri Naim, Istoria e Shqipërisë, Sofje, 1899; Ndoc Nikaj, Historia e Shqypniis (…)Bruksel,1902;Dom Ndoc Nikaj, Historia e Shqypniisë, Shkodër, 1917;Kristo A. Daka,Liga e Prizrenit, Bukaresht, 1922; ; Mehdi Frashëri,Lidhja e Prizrenit (…),Tiranë, 1938.

    [7] Shh gjërsisht, Po aty; Joseph von Hammer, Historija Turskog (Osmanskog) Carstva 3., Zagreb, 1979;Skënder Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV,XVI dheXVII (…). Prishtinë,1984; Skënder Rizaj, Shqiptarët dhe serbët në Kosovë, Prishtinë, 1991.

    [8] Shih gjerësisht, Muamet Pirraku, Lidhja Shqiptare “Besa-Besën” në burimet serbe 1892-1902, Pri sh tinë, 1996; Për kauzën shqiptare 1997–1999, Prishtinë, 2000; Dritë e re për kryetarin e parë të Shqipërisë Etnike (bashkautor dhe redaktor), Prishtinë, 2002; Myderriz Ymer Prizreni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqi p tare 1877-1887, Prishtinë, 2003.

    [9] Gjerësisht, po aty; Shih gjërsisht, Sylejman Kylçe, Osmanli Tarihinde, Arnavualuk, Izmir, 1944; T. Yilmaz Ëztuna, Turkije tarihi, 12 cilt, Istambol,1969;Dom Ndoc Nikaj, Historia e Shqypniis (…)Bruksel,1902; Dom Ndoc Nikaj, Historia e Shqypniisë, Shkodër, 1917;Kristo A. Daka,Liga e Prizrenit, Bukaresht, 1922; I l j a z R e x h a, Lidhja e Prizrenit në dokumente osmane 1878-1881, Pri shtinë, 1978; L i g o r M i l e, Shqipëria në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (Dokumente arkivash franceze), I, (1878-1879), Tiranë, 1978; K r i s t o F r a s h ë r i, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Tiranë, 1997; r i s t o F r a s h ë r i, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Tiranë, 1979.

    [10] Gjerësisht, po aty; Muamet Pirraku, Lidhja Shqiptare “Besa-Besën” në burimet serbe 1892-1902, Pri sh tinë, 1996; Për kauzën shqiptare 1997–1999, Prishtinë, 2000; Myderriz Ymer Prizreni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqi p tare 1877-1887, Prishtinë, 2003; Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006; Për kauzën e shtetësisë së Kosovës, Prishtinë, 2008.

    [11] Gjerësisht; Gjerësisht, po aty; Shih gjërsisht, I l j a z R e x h a, Lidhja e Prizrenit në dokumente osmane 1878-1881, Pri shtinë, 1978; Sylejman Kylçe, Osmanli Tarihinde, Arnavualuk, Izmir, 1944; T. Yilmaz Ëztuna, Turkije tarihi, 12 cilt, Istambol,1969; Dom Ndoc Nikaj, Historia e Shqypniisë, Shkodër, 1917;Kristo A. Daka,Liga e Prizrenit, Bukaresht, 1922; Muamet Pirraku, Lidhja Shqiptare “Besa-Besën” në burimet serbe 1892-1902, Pri sh tinë, 1996; Për kauzën shqiptare 1997–1999, Prishtinë, 2000; Myderriz Ymer Prizreni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqi p tare 1877-1887, Prishtinë, 2003; Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006; Për kauzën e shtetësisë së Kosovës, Prishtinë, 2008.

    [12] Gjerësisht po aty; A. T e j l o r, Borba za prevlast u Evropu 1848-1918, Sarajevo, 1968; J o v a n H. V a s i l j e v i ç, Arbanaska liga - Arnautska kongra. Srpski na rod u Turskom carstvu 1878-1882, Beograd, 1909; A b a s E r m e n j i, Përkujtimi i Njëqind-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Nji qind-vjetori i Lidhjes së Prizrenit 1878-1978. Mbledhje edhe Seminar Studimi, New York, Chicago, Detroit. Qershor-Korrik 1878; A l f r e d U ç i, Lidhja Shqiptare e Prizrenit si faktor kulturor në Rilindjen Ko m bë tare, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881. Fjalime dhe referate, Tiranë, 1979; A r b e n P u t o, Lidhja Shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të kombit në vitet e Krizës Lindore, Konferenca Kombëtare e Studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, I, Tiranë 1979.

    [13] Gjerësisht, Gjerësisht; Gjerësisht, po aty; J o v a n H. V a s i l j e v i ç, Arbanaska liga - Arnautska kongra. Srpski na rod u Turskom carstvu 1878-1882, Beograd, 1909; Sylejman Kylçe, Osmanli Tarihinde, Arnavualuk, Izmir, 1944; T. Yilmaz Ëztuna, Turkije tarihi, 12 cilt, Istambol,1969; Dom Ndoc Nikaj, Historia e Shqypniisë, Shkodër, 1917;Kristo A. Daka,Liga e Prizrenit, Bukaresht, 1922; Muamet Pirraku, Lidhja Shqiptare “Besa-Besën” në burimet serbe 1892-1902, Pri sh tinë, 1996; Për kauzën shqiptare 1997–1999, Prishtinë, 2000; Myderriz Ymer Prizreni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqi p tare 1877-1887, Prishtinë, 2003; Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006; Për kauzën e shtetësisë së Kosovës, Prishtinë, 2008.

    [14] Gjerësisht, J o v a n H. V a s i l j e v i ç, Arbanaska liga - Arnautska kongra. Srpski na rod u Turskom carstvu 1878-1882, Beograd, 190; B e r n a r d S t u ll, Albansko pitanje 1875 -1882, Rad. JAZU, OF DN, Knjiga 318, Zagreb, 1959; B e r t r a n d B a r e i l l e s, Le Raport Sekret sur le Congrès de Berlin. Adressé a la S. Porte par Carathéodory Pacha premier plénipotentiare otoman, Édi tion Bossard 43, Rue Madame, 43, Paris 1919; B e r t r a n d B a r e i l l e s, etj., Albania and the Albanias. The albanian que stion before the house of Commons, Librairie Chapelot Paris; I l j a z R e x h a, Lidhja e Prizrenit në dokumente osmane 1878-1881, Pri shtinë, 1978; B r a n i s l l a v V r a n e s h e v i q, Jehona e punës revolucionare të Lidhjes së Prizrenit në Vojvodinë, Konferenca Shkencore e 100-vjetorit të Lidhjes, I, Pri sh ti në, 1981; Be d r u s h S h e h u, Lidhja Shqiptare në “Srpski list”, Konferenca Kombëtare e Stud. për Lidh. Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, Tiranë, 1979; Muhamet Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997–1999, Prishtinë, 2000.

    [15] Gjerësisht po aty; C h a r l e s D u p u i s, Le principe d’ équilibre et le Concert Européen de la paix de westphalie a l’acte d’algésiras, Paris, 1909; D i m i t r i j e T u c o v i ç, Srbija i Arbanija, Beograd, 1945; Sylejman Kylçe, Osmanli Tarihinde, Arnavualuk, Izmir, 1944; T. Yilmaz Ëztuna, Turkije tarihi, 12 cilt, Istambol,1969; Dom Ndoc Nikaj, Historia e Shqypniisë, Shkodër, 1917; Kristo A. Daka,Liga e Prizrenit, Bukaresht, 1922; I r e n a G. S e n k o v i ć, Albanija v period Vostočnovo krizisa, Moskva, 1965; Giberz Paul, Albanien und die Albanesen landschafts und charactre-bilder, Vien,1910; Dr.Vladangeorgevitch, Di Albanesen und die Grossmachte, LLeibpcig, 1913; Spiridon Gopqeviç, Gornja Albanja I njena Liga, N. Sad,1893;Muhamet Pirraku, Myderriz Ymer Prizreni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqi p tare 1877-1887, Prishtinë, 2003; Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006; Për kauzën e shtetësisë së Kosovës, Prishtinë, 2008 .

    [16] Gjerësisht po aty; E d i t h D u r h a m, 20 vjet ngatërresa ballkanike, Tiranë 2001; Hamit Kokolari, Kosova djepi i shqiptarizmes, Tiranë, 1943; Stefanaq Pollo- Selami Pulaha, Akte të Rilindjes Kombëtare Sqiptare 1878- 1912(…), Tiranë,1978; Tahir Abdyli, Hasan Prishtina (…), Prishtinë, 1991; Hak i f B a j r a m i, Kosova. Njëzet shekuj të identitetit të saj, Prishtinë, 2001; Haris Silajdžić, Albanski nacionalni pokret u bosanskohrcegovačkoj šta mpi, Sarajevo, 1995.

    [17] Arŝ G.L. albabia I Epirv konce XVIII naçale XIX, Moskva, 1963; I r e n a G. S e n k o v i ć, Albanija v period Vostočnovo krizisa, Moskva, 1965; Daka cristo.A., Albania the Masterkejto the Near, East, Boston, 1919; Stefanaq Pollo- Selami Pulaha, Akte të Rilindjes Kombëtare Sqiptare 1878- 1912(…), Tiranë,1978; Sylejman Kylçe, Osmanli Tarihinde, Arnavualuk, Izmir, 1944; Shkëlzen Raça , Mardhëniet shqiptaro-greke 1829-1881, Prishtinë,1990; Tahir Abdyli, Hasan Prishtina (….) Prishtinë, 1991. Muhamet Pirraku,Salih Gjukë Dukagjini: Shkrolaria e shqypes (nga osmanishtja: dr. Feti Hehdiu, mr. Mehdi Polisi), Prish tinë, 1991.

    [18] Gerësisht po aty; E d i t h D u r h a m, 20 vjet ngatërresa ballkanike, Tiranë 2001; Hamit Kokolari, Kosova djepi i shqiptarizmes, Tiranë, 1943; Stefanaq Pollo- Selami Pulaha, Akte të Rilindjes Kombëtare Sqiptare 1878- 1912(…), Tiranë,1978; Tahir Abdyli, Hasan Prishtina (…), Prishtinë, 1991; Haki f B a j r a m i, Kosova. Njëzet shekuj të identitetit të saj, Prishtinë, 2001; Haris Silajdžić, Albanski nacionalni pokret u bosanskohrcegovačkoj šta mpi, Sarajevo, 1995;Sami Vinçani, Albert Kotini, Vinçanët 1,2 Tiranë. 2000; Albert Kotini,Tre gurëte zes në Prevezë 1, 2, Tiranë. 2000; Nuri Dragoi, Shqiptarët dhe Grekët , Tiranë. 2009.

    P.s. Ky punim është botuar në të përditshmen "Kosova sot", më 3 mars 2012, faqe 36. Referencat u bashkëngjitën nga ky link: http://www.gazetarepublika.al/?p=5380
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Eshte shume mire qe Fakte te tilla historike botohen/postohen neper media shqiptare, pasi qe ne mesojme diqka me shume. Por, edhe shume e shume me mire do te ishte sikur me fakte te tilla historike e me nje vendosmeri te pashoq patriotik, te "rrahen" tavolinat e zyrave te qarqeve te ndryshme antishqiptare, misioneve eulexiane e te qeverive evropiano-botrore, e t`ju thuhet se ju jeni ata qe po na e beni, sic na e keni bere gjithmone kete te padrejt, e jo serbosllavia ruso-karpate.

  3. #3
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin

    Vetem atehere kurre shqipetaret do te prodhojne arme atomike dhe nuklare ,do te kthehen tokat tona .

    Vetem atehere kurre shqipetaret do te forcohen ushtarakishte me armet me moderne atomike do te kemi respekte si popull ne ballkane dhe evrope .

    Ne qofte se shqipetaret duane ta rregullojne jeten dhe shtetin e tyre per gjeneratat qe vine ,duhet pasurine e tyre ta investojne ne arme atomike , per ndryshe gjithemone kojshite tane me te forte ushtarakishte do ti provojne forcat e veta me popullin shqipetare dhe tokat tona ,bile bile mendimi i sllaveve dhe grekeve ka qene qe shqipetaret ne pergjithesi te gelltiten .

    Populli jone mos te sillet si bretkosa ne ballkane ,pore ne ti hape syte dhe ne te forcohet ,dhe mandej do te kemi respekte si nga hasmit tane shekullore gjithashtu edhe nga vete evrope .

    Politikanet shqipetare ne pergjithesi jane bretkosa te ballbanit dhe evropes .

  4. #4
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Vetem atehere kurre shqipetaret do te prodhojne arme atomike dhe nuklare ,do te kthehen tokat tona .

    Vetem atehere kurre shqipetaret do te forcohen ushtarakishte me armet me moderne atomike do te kemi respekte si popull ne ballkane dhe evrope .

    Ne qofte se shqipetaret duane ta rregullojne jeten dhe shtetin e tyre per gjeneratat qe vine ,duhet pasurine e tyre ta investojne ne arme atomike , per ndryshe gjithemone kojshite tane me te forte ushtarakishte do ti provojne forcat e veta me popullin shqipetare dhe tokat tona ,bile bile mendimi i sllaveve dhe grekeve ka qene qe shqipetaret ne pergjithesi te gelltiten .

    Populli jone mos te sillet si bretkosa ne ballkane ,pore ne ti hape syte dhe ne te forcohet ,dhe mandej do te kemi respekte si nga hasmit tane shekullore gjithashtu edhe nga vete evrope .

    Politikanet shqipetare ne pergjithesi jane bretkosa te ballbanit dhe evropes .

    Vetem atehere kur DY SHQIPTARE te behen te nje mendje do te ece para Shqiperia dhe do te marre rrespektin qe do te meritoje. Ne po te blejme arme berthamore dhe po te forcojme ushtrine do te ishte me keq per ne, pasi dhe keto "vegla" sdo ti perdornim ne dobine tone, por vete kundra njeri-tjetrit. Pra dhe kjo na duhet......Ne mire qe ua shitem botes dhe ato arme qe kishim, se do ta kishim shfarosur SHQIPERINE vete, pa ndihmen e askujt. GJERGJ FISHTA ka thene: Asht ma e lehte me mledh nji thes me pleshta, se me ba dy shqiptare bashke!!
    Fajin sna e ka pasur kurre bota!!! Vec justifikime nxjerrim, s'kemi B.O.L.E me ti kundervihemi nje Maqedonie qe eshte sa Tirana, e leje pastaj te bejme si TRIMA.
    Ne jemi si puna e kanibaleve, s'dime te dalim per gjah, e keshtuqe hame njeri-tjetrin!!!
    Ergo cogito, ergo sum!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Kronologjia e pushtimeve

    Qka dijmi per Kosoven para krishti ?

    Pastaj duhet permendur lufterat Maqedono-dardane te kohes se Filipit II -të...

    Duhet cekur ne disa pika edhe pushtimin romakë te ilirve ku bie edhe Dardania pas betejes se Pindes(168) pas krishti...

    Me von njohim kryengritjet ilire n pergjithesi pas krishti...ne kohen e Diklecianit dardania mbetet nene administraten e lindjs ku pason me 295 ndarja e perandorise romake, lindje perendim.

    Konstantini i Madh nga Dardania i lindur ne Naisus njihet si ndaresi i empirit romakeku edhe dardania e pesonsepse gradualishte barbaret fillojne te kalojne danubin per te sulmur Ballkanin.

    Mirepo koha e Justinianit qe nga viti 525 Pas krishti njihet si periudha me famkeqe per Dardanine ku fillojne sulme te njëpasnjeishme avare e sllave....

    Kishin kaluar me se 600 vite qe kur daradnia si dhe tere iliria gjendej e pushtuar nga romaket dhe se fundi nga bizantinet...

    Epidemit dhe gjendja ekonomike e kishin demtuar shume dardanine ne kete periudh...popullsia kishte filluar te zvoglohej, se paku ti leje fushat pjellore dhe te gjeje strehim drejte maleve te larta te Shqiperisë...

    Heraklioni, perandori bizantine kishte vendosur t'u japi disa toka serbeve ne veri te Rrasës, po keshtjelles mbi Rrasë=Rascie...

    Prej vitit 1192 e deri ne vitin 1217 Dardania ishte e administruar nga Bizanti, mirepo Paleologu me nuke ia arriti te mbroje kete territor dhe kaloi per here te pare nen pushtimin e nemanjiçve serbe...

    Qe nga viti 1217 date me fatidike e deri tek beteja e Kosoves serbet mbajten nene administraten e tyre daradnine qe, per bizantin quhej Misija.

    Ne kete kohe osmanlijet kishin sulmuar disa here konstantinopojen por nuke ia kishin arritur ta pushtonin, ata pushtojne bullgarine dhe qendrohen ne Andrianoojë.

    Pas Betejes se Marices me 1371 serbia bie nen vasalatin e Sulltan Muratit te cilit edhe i sherben me trupa ushtaresh ne ushtrine turke...

    Situata ndryshon kur hordhit mongole ne krye me taerlanin nisen drejte Konstantinopojes qe rrezikojne edhe sulltan Muratin...

    Ne vitin 1387 princi serbe Lazari zgjedh momentinper tu rrebeluar kunder Muratit pra deri sa ky ishte i zene ne azie kunder mongolve...mirepo sulltani nuke beri ze fare, pasi i mund mongolet pushton bullgarin e Shishmanit dhe niset ne krye te ushtrise ne kosovë.

    Me 28 Qerrshor 1389 zhvillohet beteja e famshme e kosoves, e njohur tek shkrmet e huaja, Cassovo...

    Para betejes princi shqiptar Gjon kastrioti kundershton qe te sulmohen turqit naten keshtu qe u vendos te zhvillohet beteja diten.

    Trupat e koalicionit ishin me shumë se sa turqit(krejte e kunderta qe thojne serbet)...

    Ne këtë betej moren pjesë koalicioni i krishtere kunder turqve i perbere nga; boshnjaket, hercegovaset, Serbet dhe shqiparet.

    Komandant i ketij koalicioni ishte zgjedhur Llazari, princi serbë.

    Më në fund si e dini koalicioni humbi këtë Betej...

    Pas 153 vite pushtimi serbë, pra vetem 15 dekada, serbet u detyruan te kthehen ne kufinjt e meparshem te Nemanjes, ne Rrasë, ne kufijt e vitit 1217 mbi veri te kosoves.

    ironia keshtu e deshi qe edeh NATO nje force tjeter e koalicionit e shtyri serbine po ne keta kufi, mu ne Rrasë, aty ku filloi shteti serbë qe nga ardhja e tyre nga brigjet e detit Azof e deri ne trojet ilire te Ballkanit.

    Pas 500 vitesh pushtimi ottoman, serbet te perkrahur nga ruset dhe tjeret rifillon pushtimin e dyte te kosoves me 1912;

    Ky pushtimi i dyet serbe zgjati edhe me pake se i pari, as qe kalojnë 30 vite...!

    krejtesisht serbet qe prej ardhjes se tyre ne ballkan, kosoven e kane pushtuar vetem se 150+30=180 vite !

    TOTAL; 180 vite pushtim serbe !

    120 vite pushtime bullgare bizantine

    500 vite pushtimi ottoman(turkë)

    800 vite pushtimi Bizantinë

    450 Pushtimë romakë !

    Kronologji e ngjarjeve më të rëndësishme

    1389 – 2008 huazuar nga Zeri yt. com

    Në shekullin e IV p.e.s., u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme dhe të krahinave të tjera përreth. Kufijtë verior të saj shkonin deri në Nish, në jug deri në Kukës dhe Vardar.

    Më 15 Qershor, 1389, u zhvillua beteja e parë e Kosovës.

    Më 28 Qershor, 1389, Perandoria Osmane, në betejën e Fushë Kosovës, shpëtoi popullin shqiptarë nga hegjemonizmi serb në Ballkan. Në këtë betejë Perandoria Osmane fitoi, ndërsa hegjemoninë serbe e përzuri prej tokave shqiptare.

    Më 1445, Kosova gjendet nën Perandorinë Osmane.

    Më 1448, u zhvillua beteja e dytë e Kosovës.

    Më 1785, Karamahmut Bushatliu pushton një pjesë të madhe të Kosovës.

    Më 3 Mars, 1878, mbahet marrëveshja e Shën Stefanit, ku një pjesë e madhe e territoreve shqiptare iu aneksua Serbisë dhe Bullgarisë.

    Më 10 Qershor 1878, në kundërpërgjigje të traktatit të Shën Stefanit, u mbajt Lidhja e Prizrenit, qëllimi kryesor ishte ruajtja e tokave shqiptare dhe ngritja e një shteti sovran shqiptarë.

    Më 17 Qershor, 1878, u miratuan dy peticione, një iu drejtua Kongresit të Berlinit dhe një Kuvendit të Vendimeve dhe të Urdhëresave të Portës Turke; kërkohej që, të mos u jepnin shteteve të huaja asnjë pëllëmbë toke nga atdheu i shqiptarëve.

    Më 2 Korrik, 1878, Lidhja e Prizrenit fitoi bazë ligjore për të ngritur një shtet shqiptarë brenda Perandorisë Osmane.

    Më 1878 themelohet Vilajeti i Kosovës.

    Më 1881 shuhet thuajse fare aktiviteti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Vetëm disa prej udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit vazhdojnë aktivitetin e tyre deri në vitin 1885.

    Më 23 Janar, 1899, në Pejë, u mbajt një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës, qëllimi i këtij kuvendi ishte mbrojtja e territorit të Vilajeteve të Kosovës në Maqedoni. Kryetar i këtij kuvendi u zgjodh Haxhi Zeka.

    Më 1908 ndodh Revolucioni i Xhonturqve (Turqve të Rinj).

    Më 1909 - 1911 fillojnë kryengritjet e armatosura shqiptare të Kosovës të udhëhequr nga Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri, Hasan Prishtina kundër Turqve të Rinj.

    Më 18 Tetor 1911, Serbia, Bullgaria dhe Greqia i shpallin luftë Turqisë dhe fillon kështu lufta e parë ballkanike.

    Në tetor dhe nëntor të vitit 1911, Kosova okupohet nga forcat ushtarake serbe dhe masakrohen më shumë se 50.000 civil shqiptarë.

    Më 28 Nëntor 1912, në krye me Ismail Qemalin, në Vlorë shpallet pavarësia e Shqipërisë.

    Më 1912: Shqiptarët çliruan Kosovën, por Serbia pasi humbi luftën kundër austriakëve më 1915, ushtria serbe iu kthye popullit shqiptarë dhe kreu gjenocid ndaj popullsisë civile.

    Më 13 Mars, 1912, me ndërmjetësimin Bourchier-it, gazetar anglez i "Times in Balkan", u arrit një aleancë mes Serbisë dhe Bullgarisë. Kjo aleancë kishte për synim për copëtimin e tokave shqiptare në rast se, Perandoria Osmane do të humbiste. Kjo aleancë parashihte që, Serbia të merrte viset shqiptare në veri dhe perëndim të Vargmalit Sharr, ndërkaq, Bullgaria të merrte tokat në lindje të Maleve Rodop.

    1913 – 1920: Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe Konferenca e paqes në Paris, copëtoi viset e Kosovës dhe trojet tjera shqiptare, duke ia dhuruar grekërve dhe sllavëve më se 2/3 e truallit shqiptarë – 60 mijë km. katrorë.

    Në qershor - korrik, 1913, nis lufta e dytë ballkanike.

    Në Dhjetor, 1918, Kosova pushtohet nga serbët.

    1918: Serbia përsëri e okupoi Kosovën, me ndihmën e ushtrisë franceze. Kosova mbeti nën okupimin serb deri në prill më 1941, kur ushtria gjermane e dëboi ushtrinë jugosllave nga Kosova për vetëm 7 ditë. Dhe kështu, Kosova përsëri i bashkohet Shqipërisë.

    1918: Faktori ndërkombëtar e njeh Jugosllavinë si shtet sovran, ku Kosova përfshihet si pjesë e saj.

    1918 – 1941: Serbia gjatë sundimit të Jugosllavisë së Versajit, ndërmori masa të ndryshme të dhunshme për t'i shpërngulur shqiptarët nga Kosova (dhe trojet tjera shqiptare) dhe për t'i kolonizuar në to kolonët serbë e malazezë.

    Më 1919 – 1920: Konferenca e Paqes në Paris cakton përfundimisht që territori i Kosovës do të mbetet në sundimin e mbretërisë të sapokrijuar serbo-kroate-sllovene.

    Më 1920, qeveria jugosllave zhvillon Planin për Kolonizimin e Kosovës, për të realizuar këtë plan, në tokat shqiptare vendosen mbi 70.000 kolon serb dhe malazez.

    Më 1933, qeveria jugosllave zhvillon negociata me Qeverinë Turke për shpërnguljen masive të shqiptarëve muslimanë në Turqi.

    Më 1937: Akademiku monstrum, Vasa Çubrilloviq, i paraqet qeverisë serbe një referat gjenocidial për zhdukjen e shqiptarëve nga Jugosllavia, këtë referat e ka zbatuar serbia me dhunë të përhershme, me taksa të rënda, burgim të njerëzve të pafajshëm, tortura e vrasje. Kështu që, detyrohen 250 mijë shqiptarë t'i braktisin shtëpitë e tyre e të vendosen në shkretëtirat e Anadollit në Turqi.

    Më 7 Prill, 1939, Shqipëria pushtohet nga Italia.

    Më 21 Prill, 1941, Kosova i bashkohet Shqipërisë nën kontrollin e Italisë, ndërsa Trepça mbetet nën kontrollin e Gjermanisë.

    Më 1943, formohet Lidhja e dytë e Prizrenit, me qëllim mbrojtjen e Kosovës nga serbët.

    Më 8 Shkurt, 1945, arrihet okupimi ushtarak i Kosovës nga forcat ushtarake jugosllave.

    Më 1957, nën mbikqyrjen e Titos dhe të Rankoviqit, bëhet shpërngulja e shumë shqiptarëve të Kosovës për në Turqi.

    Më 1968, Kosova ngrihet në demonstrata për statusin "Republikë".

    Më 1969, shqiptarët e Kosovës e fitojnë të drejtën për përdorimin e flamurit kombëtar.

    Më 1970, themelohet Universiteti i Prishtinës.

    Më 1981, nënshkruhet marrëveshja për marrëdhënie kulturore dypalëshe Shqipëri – Jugosllavi.

    Më 1981, nisin demonstratat e studentëve shqiptarë të Kosovës, gjatë këtyre demonstrave vriten një numër i konsiderueshëm shqiptarësh dhe burgosen me mijëra të tjerë.

    Më 1984, Kosovës i ipet autonomi.

    Më 1986, Akademia e Serbisë voton memorandumin që do të bëhet program fundamental për politikën diskriminuese të qeverisë serbe për një periudhë 10 vjeçare.

    Më 1987, Millosheviqi viziton Kosovën.

    Më 1989, greva e urisë e 1300 minatorëve të Trepçës, të cilët protestojnë kundër politikës së Millosheviqit.

    Më 28 Mars, 1989, Parlamenti Serb suspendon autonominë e Kosovës.

    Më 28 Qershor, 1989, serbët në Gazimestan organizuan një pelegrinazh panserb nga të gjitha trevat e ish-Jugosllavisë, duke shfryrë parrulla kërcënuese dhe, me luftë kundër shqiptarëve.

    Më 2 Korrik, 1990, deputetët e Kuvendit të Kosovës, jashtë Sallës së Kuvendit, lexuan Deklaratën Kushtetuese të Kosovës.

    Më 7 Shtator, 1990, në Kaçanik, deputetët e Kuvendit të Kosovës, e shpallën Kosovën republikë, dhe kushtetuta e Kosovës u njoh si «Kushtetuta e Kaçanikut».

    Në Gusht, 1997, UÇK-ja merr mbi vete përgjegjësinë kundër sulmeve serbe dhe bashkëpunëtorve të tyre.

    Në Mars, 1997, fillon ofenziva e forcave serbe në Drenicë.

    1998 – 1999: Kosova okupohet nga ushtria serbe, kreu gjenocid të tmerrshëm, duke vrarë dhe masakruar rreth 15 mijë civilë shqiptarë, shumë gra e fëmijë, duke dëbuar me dhunë rreth 1 milion civilë.

    Gjatë viteve 1997, 1998 dhe 1999, filloi rezistenca e armatosur shqiptare kundër dhunës dhe ushtrisë serbe në Kosovë, të udhëhequr nga Adem Jashari.

    Më 18 Mars, 1999, firmoset marrëveshja e Rambujesë nga pala shqiptare, por refuzohet nga serbët. Në këtë kohë fillojnë shpërnguljet masive me dhunë të shqiptarëve nga Kosova.

    Më 24 Mars, 1999, Aleanca e Natos fillon bombardimin kundër serbëve.

    Qershor, 1999: Në saje të rezistencës shqiptare dhe intervenimit luftarak të NATO-së, dhe me angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dëbohet okupatori i egër serb nga Kosova.

    1999 – 2008, Kosova nën protektoratin ndërkombëtarë; UNMIK – Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

    Pas dështimit të negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit:

    Më 17 Shkurt, 2008, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës e shpallë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

    Rilind shteti i Kosovës sërish, pas 130 vjetëve, por me 1/3 të territorit të saj, që kur u themelua për herë të parë Shteti (Vilajeti) i Kosovës, gjatë Perandorisë Osmane në vitin 1878.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Si u pushtua Shqipêria nga grekët e serbët...

    Si u pushtua Shqiperia nga serbët e grekët

    Nëse Maqedonia, më Novi Pazarin dhe Sërbinë e Vjetër apo Kosovën, që tani më është në duart Serbe, nëse Thesalia, me Salonikë, pushtohet nga Grekët, nëse Traka, perveç Andrinopojës, iu perketë që tani Bullgarve, Shqipëria, perkatêsia e fundit e Islamit në Europë, e mbanë ende pushtimin në disfatë dhe duke iu falemenderuar një konflikti diplomatik ku kjo është në rend të ditës, kalon papritmas në planin e parë të aktualiteteve ballkanike.

    Grekët ende nuk janë në Janina, Malazezët vazhdojnë të shpenzojnë municionin rrreth Shkodres. Vetëm disa pika bregdetare e kane bart flamurin osman.

    Shën Gjini i Meduas(shën gjini) është pushtua nga Malazezët më 16 Nëntor ku dy ditë më vonë mirret ne duar Alessio(Liezha) më trupat e gjeneralit Martinoviç dhe ndihmen e frakcioneve serbe me urdherat e gjeneralit Jevkoviç.

    Mirëpo synimi serbë mbi Adriatikun, Durrësi, ende nuk është arritur dhe nëse i gjykojmi operacionet e tanishme aqë nder ethe kahë bregdeti shqiptar, e shofim rëndësinë që lidh Serbia të siguroje këtë pikë të Durrësit para se të urdhrohet ndonjë armpushim.

    Shën Gjin, Lezhë, Durrës, keto ishin emrat e perditshëm që vinin në telegramet e luftës ose në korrespondecat diplomatike.të cilat, ende para disa jave, nuk terhiqnin vëmendjen para opinionit të madh publikë fare vëtêm mesatarishtë, krejtë pakë ishin te informuar për gjerat që ndodheshin në Shqipëri.

    Një mik i gazetes sonë, i cili është kthyer keto ditë nga keto krahina që të gjithë flasin por qe i njohin krejtë pakë, na i ka dhënë disa shënime të sakta e interesante mbi vlerat ekonomike dhe rëndësinë strategjike të ketyre tri qyteteve të bregdetit shqiptar.

    Lezha, është vetëm se një qytez buzë Drinit, disa dhjetra kilometra largë bregdetit ; gjithmonë garnizoni i lezhes kishte një oficer dhe nja 20 ushtarë., pra nuk është një port detar sikur që lajmronin disa telegrame, sepse Drini nuk është i lundrueshëm ; poashtu nuk është një vend i fortifikuar, nuk ka as topa e as keshtjella, pra kjo pikë ka rËndësin e saj veteëm se nga ketu mund të kontrollohet rruga që lidh Shën Gjinin më Shkodrën.

    Poashtu edhe Shën Gjini, nuk është një port detar siç duhet, por është një qerdhe mbrojtese në të gjitha stinêt per anijet qê ndalojnë aty nja ne një largësi 100 metra prej bregut te detit, dhe anijet e Loydit Austriakë te cilat ndjekin bregdetin bejnë gjiuthmonë ndales ketu në Shën Gjin. Më gjithë situaten e favorshme që ka, per lundrimet kaluse te anijeve, shumë arsye bien në kundershtim që Shën Gjini të bëhët një Port detar i rëdësisë së madhe. Bregu është tepër i ulët dhe me moçale, perfshihet nga vershimet ; një vendë i perkryer për paludizmin, deh duhet kryer punime të considerushme për të kthyer në një port tregtar këtê pikë.

    I tjetrës rëndësie është vlera e Durrësit : gjëndet në jug 40 kilometra prej Shën Gjinit, është një qytet i vertetë i shtrirë mbi rreze të një kodre ku mbikqyret deti, nga këtu lidhet rruga që shkon në Tiranë dhe Elbasan, qe do thotë është qendra e Sqhiperisë.

    E kuptojmi pse është pika më e kerkuar nga Serbia.

    Pas pushtimit të Lezhës, na thojnë lajmet më të reja, ushtria serbe ka filluar rrugen drejtë bregdetit. Forcat serbe nuk duken të shqetsuara fare nuk kanë hasur në ndonjë penges, nga pikpamja ushtarake.

    Vetëm pasi që të kalojnë Kepin e Radonit ndoshta do të ndeshen në rezistencen shqiptare, te rrethinës së Tiranës, nese ata zbresin nga malet dhe tiu kundervihen ushtrisë serbe si dhe per të mbrojtur Durrësin.

    Perndryshe, serbët do të kenë veshtirsi në munges tê materialit. Vetëm se te kepi i Rodonit ku malet zbresin deri ne në deti, aty bregu i detit është i pershkuar me një fushê të ulët nja dhjet kilometra tê gjërê,

    Pra ka veshtirsi te kaloje edhe këtë fushë per t'ia arritur, mirepo mund të sigurohemi që Serbët do të bejnë gjithqka që shtë e mundur që sa më parë Europa ta gjëje ate perball një zbatimi të perfunduar.

    Ka tri javë, shkruanin gjithkund gazetat ; "Sërbët në Durrës, e pa evitueshme lufta më Austrinë ! " Në keto çaste na kujtohet, qeveria austro-hungareze kundershtonte vetun që t' iu bashkangjitet formules e të painteresuarve territoriale propozuar nga Presidenti Puakarre. E kemi cekur më parë se cilat ishin ambicjet e perbashkta dhe te kunderta të Austrisë dhe Italisë në Shqiperi ; se as Italia poashtu si Austria, nuk deshirojnë ta shofin Serbinë zotnues të një porti detar në Adriatikë. Dhe pajtimi ndermejet dy fuqive u krijua mbi këtë formul; pra « Ballkani popujve të ballkanit, pra edhe "Shqiperia Shqiptarve . »

    Deklarimet e perseritura të presidentit të Kshillit serbë, Nikolla Pashiç, nuk lejnë, kinse, asnjë dyshim mbi ndermendjen e Serbisë per të mbetur në Durrës, qe do të ishte kjo dalje në Deti e deomosdoshme për të siguruar pamvarsinë ekonomike të një Serbie më të fortë dhe më të pasur.

    Durrësi do të jetë poashtu në krye të hekurudhes së ardhshme Danub-Adriatikë, përmes Gjakovës e Shkodres dhe Lezhes.

    Poashtu qeshtja e Shqiprisë i komplikonte edhe më shumë veshtirsit e reja serbo -austriake, ku procedurat ushtarake te autoriteteve serbe ndaj konsulit austro-hungarez në Mitrovicë dhe Prizren, akuzohen per propagand anti serbe, dhe kan zgjatur disa ditë pa patur mundësi komunikimi, dukej si konflikti më i veshtirë për tu zgjidhur.

    Qe të mblidhen fuqit e medhaja per të ligjsuar statusin perfundimtar të Ballkanit

    pas nënshkrimit së shpejti të paqes duke mbrojtur krijimin e një principate shqiptre autonome, por si duket ka pakë gjasa rrth kesaj mundsije.

    Austria dhe Italia nuk duan në Shqipêri tjetër vetëm se Shqiptar, mirë, edhepse Shqiptarêt, e themi të vertetën, nuk e formojnë një popull : « Tri kulte, shkruante para pes vite M. Rene Pinon, nuk kan një gjuhë të perbashkët, disa dialekte të ndryshme, meshkujt e femrat gati se të gjithë të pashkolluar, një jetë më mesime të egersirave, nganjëhere barinjë, gjuetar apo rrembyes, pra në keto kushte , veshtir se mund të formohet një popull të vetdijshëm në bashkimin e tij dhe suksesin e një propagande kombtare. »

    Nuk është ky mendimi i prijsave shqiptar qe e kanë mbajtur një kuvend në Vlorë, flasin se do ta organizojnë një qeveri të perkohëshme, dhe i kerkojnë fuqive që të garantojnë egzistencën e tyre etnike dhe politike në të njejten kohë dhe statu quo territorial të vendit të tyre që duket e pamundshme.

    Nga zgjedhja e qeshtjes së Shkodrës, Durrësit dhe Janinës m'varet zgjedhja e konfliktit ballkanikë nga pikpamja europiane.

    Paris, Nentor 1912, Për Ilustration : A. Cahuet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #7
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Shqiptaret kunder : grekut, serbit, malazezit, maqedonasit, bullgarit, turkut,....... etj,etj - jam i pakenaqur- thote!! pakenaqesi kunder te gjitheve edhe kunder fuqive te medha

    Greku kundr : shqiptareve, maqedonasve, bullgareve, TURKUT, ..... etj , etj pakenaqesi kunder te gjitheve edhe kunder fuqive te medha.

    Serbi kunder : Shqiptareve, kroateve, maqedonasve, bullgareve, hungarezeve, rumuneve, turqve...., etj,etj . pakenaqesi kunder te gjitheve edhe kunder fuqive te medha.

    Maqedonasit kunder : shqiptareve, bullgareve, grekerve, serbeve, turqve, etj,etj . pakenaqesi kunder te gjitheve edhe kunder fuqive te medha.....

    Bullgaret .................................................. .. te gjithe kane faj , vetem ne kemi te drejte!!!!!

    Rumunet........................................... ..... te gjithe kane faj , vetem ne kemi te drejte!!!!!!!!!!

    Tjetri............................................ ......... vetem ne kemi te drejte, vetem neeeeee!!!!!!!

    TURQIT edhe fara e tyre e zeze : edhe ata ankohen edhe perpiqen te shtrijne kembet ku te mundin.

    Perfundimisht nuk i gjendet ana kesaj pune, te gjithe kemi te drejte!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Por per mua:

    Fajin e ka Turqia per copetimin e Shqiperise. Nese Nuk do Ishte Fara e Tyre e keqe ne Histori te Kombeve te Ballka
    nit, te gjitha do ishin si perpara pushtimit turk, njerezit do ishin ne vatrat e tyre, nuk do iknin andej ketej, nuk do shpernguleshin, nuk do kishim ndrerruar fe, por do kishim mbajtur Krishterimin e Te Pareve, e te gjithe botes moderne sot, do ishim pa kufinj e sinore me njeri tjetrin, si ne kohen e perandorive Rome edhe Rome e Re(Konstandinopoje), njerezit do jetonin ne harmoni, ne gezim e ne besim me njeri tjetrin .....

    Kjo vete te behet sot, me krijimin edhe kristalizimin e Bashkimit Evropian, ku dalengadale po heqim kufinjte, po levizim lirshem, nuk do kene shume rendesi kufinjte, ku jeton e ku punon, nen Bshkimin Evropian te gjithe jemi te barabarte e nuk kemi pretendime territoriale me fqinjin, nuk zbatohen politika asimiluese nga qeverite vendore, nuk ka politike ndarese fetare stilit turk , shtohet demokracia e forcohet, etj.....

    Oh , u lodha duke pritur diten Evropiane edhe per Ballkanin....
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Citim Postuar më parë nga G.S.Vangjeli Lexo Postimin

    Por per mua:

    Fajin e ka Turqia per copetimin e Shqiperise. Nese Nuk do Ishte Fara e Tyre e keqe ne Histori te Kombeve te Ballka
    nit, te gjitha do ishin si perpara pushtimit turk, njerezit do ishin ne vatrat e tyre, nuk do iknin andej ketej, nuk do shpernguleshin, nuk do kishim ndrerruar fe, por do kishim mbajtur Krishterimin e Te Pareve, e te gjithe botes moderne sot, do ishim pa kufinj e sinore me njeri tjetrin, si ne kohen e perandorive Rome edhe Rome e Re(Konstandinopoje), njerezit do jetonin ne harmoni, ne gezim e ne besim me njeri tjetrin .....

    Oh , u lodha duke pritur diten Evropiane edhe per Ballkanin....
    Keni te drejte shumë i nderuar, por qe këtu edhe një veshtrim tjeter per te kuptuar se në fillim nuk ishim te pushtuar nga turku por ishte nje vijimsi e bizantit...ose me shkurt; turqit u bëne truproje e bizantit se ashtu vete europa krishtiane e detyroi ate ...që ta sjelli turkun .; edhepse dihet ra edhe vetë ne gojen e ujkut më ne fund edhe Biznti !

    ===============================

    Si erdhi deri te pushtimi i Ballkanit nga osmanët ?

    Krijimin e Shtetit te Arberit me së shumti e ka ndihmuar pushtimi i Anzhuinëve, keta e pushtuan Durrësin ne vitin 1271 + deri ne vitin 1289, ku qellimi i tyre ishte të pushtonin Bizantin përmes rrugës tokësore, dhe i dyti qellim ishte; vërja në dor e krypetoreve të famëshme të Durrësit, mirëpo pati rezistenec të papritur nga ana e Arbanitve (arbanon, anne komneni) por anzhuinët filluan të kuptojnë se duhej bërë për vehte disa Baron të vendit, kështuqë ia arrijtën qellimit më në fund. Pushtimi zgjati gati se 20 vite me rradh. Duke gjetur dobësinë e Bizantit, më vonë edhe Arbëria ra nën sundim të Dushanit i cili në vitin 1355 mblodhi 80 000 ushtarë për të pushtuar Konstantinopojen ! Per atë perandorët bizantin kanë pasur të drejtë kur thoshin se; "më parë pranonin turbanin(mehramen e sulltanit) se sa despotizmin serbë apo krishterë të përendimit !

    Po të kishte arritur Dushani të pushtoje Konstantinopojen më siguri që e tërë situta në Gadishull dhe historia sot nuk do ishte njësoj, për fatë të mië, Dushani vdiç në rrugë para se të rrethonte muret e perandorisë bizantine.

    Në ndërkohë Bizanti i trembur nga këto sulme qe vinin nga bota e krishterë qe i detyruar të lidhte pakt me tjerë pushtues qe vinin nga lindja, mund te themi lirishtë se Bizanti i ftoi osmanlijet ti dilnin në mbrojtje të tij, ishte i vetmi shpetim për ta.

    Orkani erdhi si i ftuar, bëri paktin por pas tij i takon urtësija dhe diplomacia të birit të tij, sulltan Muratit te I-rë qe lidhi miqësi më Paleologun sa që perandoria bizantine thuaja se kaloi automatikishte në dor të osmanve si sundimtar e trashigimtar të perandorisë bizantine, madje ky akt ishte i lidhur aqë fortë sa qe ishin perbetuar te dy sundimtaret se ne rast tradhtije denimi do ishte i ashpert.....nuk po e zgjase apstaj se si tentuan ti mbysin këta dy sundimtaret dy perandorët... Androniku (i biri i perandorit) e peson keq, verbohet si ndeshkim tradhtije, poashtu edhe djali i sulltanit pasi verbohët, sulltani jep urdher ta vrisnin...më një fjalë, as në Bizancë e as në Ballkanë osmanët nukë erdhën po mos ti kishte ftuar Bizanti !

    Sipas të dhënave të shumë autorve të asaj kohe dihet sot se 16 vite para kësaj beteje te famshme, ushtarët serbë qe ishin ne shërbim te Muratit, te cilin e kishin percjelluar ne ekspedita te medha në Azi e në Karamani e ne terë lindjen, numri i atyre që ishin kthyer pastaj në Rashkië, ishin ankuar para Lazarit se si sulltani i kishte keq trajtuar ata dhe e akuzonin Muratin për përdhunimin e tyre në kushtet në të cilat u dorëzuan dhe u bënë sherbtor të tij më marrveshjën pas betejes së Marices dhe me çdo kushtë perpiqeshin ta thyenin këtë marrveshje.

    Si mbetën popujt e ballkanit vasal të sulltan Muratit, 16 vite para Betejës se Kosovës ?

    Si pasoj ishte humbja e dy luftërave, ajo e vitit 1363 afër Nishit dhe 1371 në Betejen e Maricës ku moren pjes edhe shiptarët, mirëpo serbët dhe bullgarët mbeten tributer të sulltanit (vasal) andaj çdo vite duhej ti dorzonin 1000 ushtarë Muratit për luftrat e tij ne lindje nëpër Romenistan (azi te vogël) kunder krishterve.

    Vetem principata e Malit te zi dhe ajo Arbanase nuk pranuan këtë marrveshje, t'ju kujtojmi se osmanët benin sulme herë pas here edhe në viset e Shqipërisë, në Betejen e Savrës afër Drinit, në vitin 1385 koalicioni shqiptaro malazezias i bëri ballë ushtisë osmane mirëpo u thye, në fushë te betejes gjeti vdekjen Balsha II-të, ishte pra një ndeshkim i sulltanit për mospajtimin të ketyre dy principatave te rëndesishme, sipas tyre, edhe keto duhej të nenshtroheshin si te tjerat nene vasalitetin e sulltanit.

    Disa vite pas betejës së Savrës princi Lazar i Rashës (kullës mbi rrasa) ia kishte vu vemendjen ankesave të ushtarëve te tij qe ktheheshin nga sherbimi ushtarakë pranë ushtrisë osmane, në baz të ketyre deshmove, gjeti shkas per ti kundershtuar gjyqit turkë, situat e cila filloi të bëhej e padurueshme në popullsinë sërbe ku pas një kohe shperthejnë edhe kryengritje në tërë Rashkinë, duke i larguar te gjithë gjyqtaret apo Spahit turkë nga vendi.

    Murati kishte hartuar planin e tij, i mblodhi të gjitha forcat e tij qe kishte në sherbim në lindje dhe pergatitej te hakmirrej ndaj krishterve te ballkanit qe kishin ngritur koken dhe rrebeluar kunder forces se tij me largimin dhe persekutimin e spahijve (gjyqtaret, prefektet) e tij dhe qe kishin thyer marrveshjen qe kishin bërë më parë më disfaten pas Betejës se Maricës.
    Vitin tjetër, qerrshor 1389 kur sulltan Murati e kishte perfunduar luftën në lindje i kishte bërë të gjitha përgatitjet, i dërgoi ambasadorët e tij dhe më shkres iu dergoi letër te gjithë krishterve duke iu deklaruar luftë dhe pothuajse menjëherë pas deklarimit të tij mblodhi një ushtri të fortë prej 60 000 luftëtarëve !

    Mirëpo serbët nisen menjëhere pas kësaj letre dhe iu dalin në pritë osmanve diku në bullgari, ku hasin perballë më një forcë prej 20 000 ushtarëve të cilët ishin nisur për një ekspeditë vezhguese para ushtrisë së madhe qe vinte mbrapa në krye me sulltanin. Ekspedita turke pra u sulmua papritmas dhe u munden, vetëm 5000 prej tyre i shpetuan vdekjes."Turqit ia atribuojnë këtë humbje si "nema nga qielli' ose klithja e perendis, të cilët besonin se kjo humbje e dënoj Muratin se ai e kishte perzier gjakun më një grua të pa fe "!

    Para ca vitësh sulltan Murati ishte martuar më të bijen e Shishmanit, mbretit Bullgarë, poashtu edhe dy djemt e tij ishin të martuar më dy të krishtera të disa viseve që ksihin mbetur nga empiri bizantin i lindjes !

    Turqit nuk erdhen pra për të pushtuar Kosovën as vise tjera në Ballkanë, siç u shprehë shefi i diplomacisë turke këto ditë, është e vertetë kjo, sespe këto vende sipas marrveshjes tjetër mes sulltanit dhe perandorit të bizantit Paleologëve, nga këto vende ata kërkonin vetëm se pagimin e tatimeve vjetore njashtu si i paguanin edhe më parë administratës së Bizantit, asgjë me shumë, vetëm së të rrespektohej marrveshja e mêparshme, ku pas betejës së Maricës 1371, të gjitha mbretnit ballkanike ranë nën vasalitetin e sulltanit ku duheshin ti paguanin për çdo vitë sulltanit një sasi të madhe ari dhe argjenti si dhe angazhimin e 1000 ushtarëve që i sherbenin ushtrisë osmane 18 vite para betejës së Kosovës, përveçse të dy principatave, Malit të zi dhe principates Arbanase, të tjerët; pra serbët, boshnjakët, hercegovasët i paguanin tatime sulltanit, përpos edhe bullgarëve që ishin liruar nga ky tatim në baz të marteses, si e thamë më siper, bija e Shishmanit martohët më sulltan Muratin.

    Si e shohim nga këto rrethana, 16 vite para Betejës së Ksovës i tërë ballkani ishte i mbikqyrun nga Spahinjët osman, (spahi ishin tagrambledhës e administrator turk të cilët rekrutonin ushtarë në sherbim të ushtrisë osmane) derisa ne vitin 1388 sebët si dhe vasalet tjerë i larguan më forcë spahinjët nga tërë Gadishulli, disa prej tyre i vranë, atëherë sulltan Murati I-rë qe ishte i zënun ne Romenistanë (azi te vogël) ishte përebetuar se vitin tjetër do hakmarrej ndaj të krishterëve që e thyen marrveshjën e Betejës së Maricës, 16 vitë më parë !

    shëndet !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 22-04-2012 më 14:39
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #9

    Uroj qe nje dite te realizohet endrra e te gjithe Shqipetarve
    Nëse kerkon besimin tim, Më jep sinqeritetin tënd...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •