-
Perjashtuar
Havarixhët
Mundesisht na sqaroni fitnën e havarixhëve, e sidomos fitnën e tyre në këtë kohë?
Autori: Shejkh Salih es-Suhejmi, All-llahu e ruajtë!
Burimi: www.sahab.net
Përgjigjëja për këtë pyetje është shumë e gjatë, mirëpo do të flasim shkurtimisht. All-llahu më mëshiroftë mua dhe juve, ju e dini që është një xhemat apo shumë xhemate? Është një xhemat, thotë All-llahu I madhërishëm: “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij…” (En’am-153).
Thotë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem gjatë përmëndjes së grupit të shpetuar dhe përqarjës së popujve: “Do të ndahet ky umet në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjitha do të jenë në zjarr më përjashtim një grupi, ai grup është xhemati” (Transmeton Ibën Maxheh, e saktësoi Albani) në një transmetim tjetër thotë: “Kush e trason rrugën të cilën jam unë sot dhe shokët e mi”, po ashtu në nje hadith tjetër thotë: “Përmbajuni xhematit, ngase dora e All-llahut është me xhematin” (Transmeton Ahmedi, e saktësoi Albani).
Muslimanët janë xhemat i vetëm dhe jo xhemate të ndryshëm, janë grup e jo grupe, grupi i All-llahut e jo parti, kështu është gjëndja e besimtarëve të sinqertë, të devotshëm, jetojnë nën hijen e xhematit, ka xhemati anojnë dhe nesë ka distancë mes tyre në kontinente apo vëndë, apo edhe nesë largohen prej njëri-tjetrit prap ata e ka ndjenjën e xhematit të vetëm muslimanë, nuk ka dallim mes atyre që jetojnë në lindje apo në perëndim, në veri apo në jugë, pra muslimanët janë një xhemat i bashkuar dhe jo shumë xhemate.
Kështu ishin muslimanët në kohën e të Dërguarit salAll-llahu alejhi ue sel-lem si dhe gjatë hilafetit të drejtë, pastaj ndodhën disa fitne, ku më pas u shfaqën disa grupacione të cilat u ndanë nga bashkësia muslimane.
Grupi i pare që u shfaqë ishte grupi i havarixhëve, ndoshta dikush mund të thotë: mirë, po dyftyrshat? Dyftyrshat s’janë në esencë nga grupacionet muslimane, përkundrazi janë pabesimtarë, kurse grupi i parë i dalur nga bashkesia muslimane janë havarixhët.
Shfaqja e parë e tyre ka qënë më gjuhë në kohën e Pejgamberit salAll-llahu alejhi ue sel-lem, kur u shfaq Dhul-Huvejsira et-Temimi, refuzoi ndarjen e plaqkës së luftës nga ana e Pejgamberit salAll-llahu alejhi ue sel-lem ditën e Hunejnit.
Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem atë ditë e ndau pasurië e luftës dhe ua dha disave që ishin të rinjë në islam, përveç këtyre i Dërguari u dha edhe disave që ënde nuk ishin muslimanë, siç është Safuani dhe të tjerë, gjë që është e lejuar më islam për disa arsye, për t’i stimuluar në islam apo për t’i forcuar në islam nëse ishin besimtarë, këtu ngritet ky fatëkeq dhe refuzon ndarjën e të Dërguarit salAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe thotë: “Në këtë ndarje nuk është synuar fytyra e All-llahut! Ndaje me drejetësi o Muhamed ngase nuk e bërë më drejtësi! Atëherë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: Mjerë për ty, dhe kush ndanë me drejtësi nëse unë nuk e ndajë më drejtësi?! A nuk me besoni, kurse unë jam i besueshëm në qiell?
Umeri dhe Halidi u matën për t’a vrarë, mirëpo Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem nuk e miratoi këtë, siç e dini shpesh herë nuk merte vendim të mënjehershëm për ndonjë arsye, për këtë tha: Mos e dhashtë All-llahu që të thonë pastaj Muhamedi po i vret shokët e tij” edhe pse e njifte atë, Pejgamberi i linte të lirë munafikët që janë më të këqinjë se sa këta, pastaj tha: Lejeni të lirë, nga ky do të dalin pasardhës – të ngjashëm më të – njerëz që ju do ta nënvlersoni namazin tuaj më namazin e tyre, adhurimin tuaj më adhurimin e tyre, lexojnë Kur’an, leximi i tyre nuk e kalon fytin, dalin nga feja sikur që del shtiza nga harku gjatë hedhjes, nuk kthehen në të derisa të kthehet shtiza në hark” (Transmeton Buhariu), që do të thotë derisa të kthehet shtiza në vëndin e saj.
Pastaj Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem i ka përmendur disa nga tiparet e tyre në hadithe të tjera: Ata janë njerëz mëndjelehtë, të rinjë, shënjë e tyre është rruarja e kokave, i vrasin pasuesit e islamit dhe i lajnë pasuesit e mosbesimit, shfaqën në çdo kohë,sa herë që shfaqët briri i tyre, pritet, derisa të shfaqet në djepin e tyre dexhalli, kush i vret ka shpërblim të madh, siç thotë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Ai i cili i vret do të ketë shpërblim” po ashtu “Sa vrasës i mire është ai që i vret”, ata janë krijesat më të këqia nën kupën e qiellit, krijesat më të shëmtuara, e përgëzoi atë që i vret se ai është në mirësi, ngase Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sa vrasës i mirë është ai që i vret” (Transmeton Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh, e bëri hasen Albani).
Këtij grupi të devijuar risimtarë shumë njërez në këtë kohë i perkasin, edhe pse ata i vrasin njërezit e pafajshëm, i terrorizojnë robërit e All-llahut, megjithatë ata lexojnë Kur’an, flasin më Kur’an, lavdërohen me Kur’an, mirëpo nuk i kalon fytat e tyre sepse –All-llahu na ruajtë- ata nuk veprojnë vetëm se n’pajtueshmëri më epshin e tyre, nuk e kuptojnë kur’an-in, nuk besojnë në Sunnet, si dhe “Ata nuk respektojnë të asnjë besimtarë as farefisninë as marrëveshjën; si të tillë ata janë përdhunues” ( Teube 10).
Gjatë fazës së parë të hilafetit të drejtë kanë heshtur, i Dërguari i All-llahut salAll-llahu alejhi ue sel-lem e përshkroi këtë njeri si dhe cilësit e tij, për këtë Aliu, All-llahu qoftë i kënaqur më të, e kërkoi dhe e gjetë në mesin e të vrarvë në betejën e Neher’vanit, pas vdekjes së prijësit të besimtarëve, Umerit, All-llahu qoftë i kënaqur më të, pasi që u thye dera e fitnës, ashtu siç paralajmëroi Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem së me vdekjen e Umerit do të thehet dera e fitnës-sprovave dhe do të përhapet fitneja.
Që këtu e tutje shfaqen havarixhët duke rrahur në trupin e umetit, kështu e nxitnin fitnën ndaj halifes së drejtë, Uthmanit, All-llahu qoftë i kënaqur më të, poseduesi i dy dritave (është për qellimi martesa e tij me dy vajzat e Pejgamberit), njëriu që dha shumëçka për përgatitjen e ushtërisë së Tebukut, përhapen gënjeshtra ndaj tij që fare s’kishin bazë, ose përmënden gjëra që ai arsyetohej, e shumë gjëra të tjera kunder këtij sundimtari të drejtë, për të cilin Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk i bën dëm Uthmanit asgjë pas kësaj dite (pas përgatitjes së ushtërisë së Tebbukut)”, e përgëzoi më xhennet pas fitnes që do ta kaplonë, All-llahu qoftë i kënaqur më të dhe e poshtëroftë atë që e ka vra dhe ka shpifë ndaj tij!
Uthman ibën Affan është nga të parët që e pranoj islamin, halifja i Pejgamberit salAll-llahu alejhi ue sel-lem, njëri nga dhjetë të përgëzuarit më xhennet, e martoi i Dërguari me dy vajzat e tij alejhi selatu ue selam, u quan kundër tij havarixhët dhe ata që ju përgjigjën thirrjes së Abdull-llah ibën Seb’e el-Jehudit si dhe Abdurr-rrahman ibën Mulxhimit, i cili më vonë e vret Aliun, All-llahu qoftë i kënaqur më të!
Abdurr-rrahman ibën Mulxhimin e kishte dërguar Umeri, All-llahu qoftë i kënaqur më të në Exhipt që t’ua mësojë njerëzve Kur’an-in, mirëpo ai as nuk kishte kuptuar gjë nga Kur’an-i e as nuk ua kishte mësuar të tjerëve, përkundrazi filloj të flasë më hamëndje, atëherë Uthmani All-llahu qoftë i kënaqur më të, e ndalon nga kjo, për këtë e vrasin Uthmanin dhe e bëjnë të lejuar gjakun e pafajshëm, kështu u futën në këtë tunel të errët, sa që filluan t’i thërrasin edhe sahabet kundër Uthmanit, e posaqërisht Aliun, Hasanin dhe Husejnin, All-llau qoftë i kënaqur më ta, kinse për ta sqaruar të vërtetën e në esencë ata vazhdonin në të kotën.
Ditën e enjëte, e rrethuan shtëpin e Uthmanit, All-llahu qoftë i kënaqur më të, i frikësuan banorët e Medines e kush i frikeson banorët e Medines, All-llahu e shkriftë ashtu sikur shkrihet kripa në ujë, siç ka thënë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem, e futën shtëpin e tij nën rrethim, atë ditë Uthmani agjëronte, kishte pare ëndërr Pejgamberin salAll-llahu alejhi ue sel-lem duke thënë: “Eja në iftar tek ne o Uthman” pastaj ua afruan më shumë këta kriminelë, e rrethuan e vranë dhe e masakruan, njëri prej tyre e shqelmoi kafkën e tij të pastër dhe tha: pasha All-llahun nuk kam gjetë ditë nga ditët e All-llahut e as ditët e xhihadit në rrugën e All-llahut më madheshtorë se sa kjo ditë!!
Kurse All-llahu thotë: “Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?. Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë” ( el-Keh’f- 103/104).
Pas këtij veprimi të shemtuar iu drejtuan Aliut, All-llahu qoftë i kënaqur më të, duke pretenduar se po planikonë kundër tyre, pas vrasjes së Uthmanit dhe filluan të nxisin konflikt kundër tij, sa që përfundoj kjo çështje më luftë kundër havarixhëve, pastaj janë shfaqur fitne dhe grupacione të tjera.
Mirëpo havarixhët janë shfaqur më shumë kundër Aliut, All-llahu qoftë i kënaqur më të, atëherë Aliu e dërgon Ibën Abbasin, All-llahu qoftë i kënaqur më ta, tek havarixhët dhe pasi që i këshillon me argument një numër i madh i tyre pendohen, të tjerët mbesin në bindjet e tyre, atëherë Aliu, All-llau qoftë i kënaqur më të, e përgatit një ushtri dhe i lufton dhe i vret ditën e Neher’vanit të gjithë, kurse ata që ikin nuk i pason..këtu përfundon qështja e havarixhëve.
Mirëpo Abdurr-rrahman ibën Mulxhimi dakordohet më dy persona të tjerë për ta vrarë Aliun, Muavijen dhe Amrun ibën el-As, All-llahu qoftë i kënaqur më ta!
Ai i cili vendosi për ta vrarë Amrin nuk arriti, ngase Amri nuk doli për namaz për shkak se ishte i sëmurë dhe në vend të tij kishte dalë një njeri tjetër, ëmri i të cilit ishte: Harixhe, të cilin e vret dhe thotë: desha ta vrasë Amrin e All-llahu deshti Harixhën.
Kurse ai që kishte vëndos ta vretë Muavijen, nuk arritë ta vrasë, mirëpo e plagosë, më fatëkeqi prej tyre ishte vrasësi i Aliut, All-llahu qoftë i kënaqur më të, Abdurr-rrahman ibën Mulxhimi, e kishte lyer thikën e tij më helm një muaj dhe thika e tij posedonte nëntë dhëmbë për këtë thoshte: tre dhëmbë janë për All-llahun dhe të Dërguarin kurse gjashtë janë për urrejtjen ndaj Aliut, All-llahu qoftëi kënaqur më të, kështu që e vret.
Pasi e kapin dhe dojnë ta vrasin thotë: mos më vritni përnjeherë, mirëpo më bëni copë-copë, filloni nga gishtat dhe në fund më prisni gjuhën kështu që vazhdimisht t’kam mundësi të bëjë dhiker (perkujtim ndaj All-llahut)!
Përkujtim duke qënë i lajthitur “Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?” (Teube 103), më të vërtetë ky ishte prej krijesave më të shemtuara – All-llahu na ruajt dhe na faltë- vrasesi i Aliut, birit të axhës së të Dërguarit salAll-llahu alejhi ue sel-lem, i pari që e pranoj islamin nga fëmijet, burri i Fatimes, ky është më fatëkeqi atëkohë.
Kjo është sa i përket shfaqjes së tyre, vazhdimisht shfaqën, po ashtu edhe në kohën tonë, pjesë e besimit të tyre është akuzimi i muslimanëve me kufër sa i përket gabimeve apo mëkateve, edhe në qoftë se ata e konsiderojnë mëkat prap e prap e akuzojnë njëriun më mosbesim, kështu që e nxitën kryengritjen kundër Aliut duke e akuzuar për disa gjëra që nuk janë mëkate, e aspak s’janë prej mosbesimit, në esencë s’janë mëkate, por janë prej çështjeve që ka hapsirë studimi, përveç kësaj shpifen gjëra dhe kështu ranë në mëkate që ata i konsiderojnë të lehta –All-llahu na ruajt- e në realitet janë shumë më të këqia se sa ato që ata i përfolshin.
Po ashtu pasi që e vrasin Abdull-llah ibën Habab ibën el-Eret, All-llahu qoftë i kënaqur më ta, e vrasin gruan e tij, ia hapin barkun e saj dhe e mbysin edhe foshnjën e saj, pas pak kalojnë pranë një kopshti hurmashë të një krishteri, dëshirojnë të blejnë prej tij, mirëpo ai iu thotë: merni dhuratë nga unë! Ata i thonë: jo, ne nuk pranojmë dhuratë dhe nuk e marim ndryshe vetëm se më pagesë. I krishteri iu thotë: Më të vërtetë jeni të çuditshëm, para pak kohe çfarë i bëtë këtij njeriu, gruas dhe foshnjës së tyre, kurse tani nuk pranoni ndryshe përveç së më pagesë?!
Pas gjithë këtij krimi ata vinë dhe pyesin cili është vendimi i islamit në lidhje me vrasjen e mushkonjës, a është hallall apo haram? Po vrasja e Aliut a është hallall? Po ashtu vrasja e e Muavijes dhe Umerit, All-llahu qoftë i kënaqur më ta, a është hallall! Kurse për vrasjen e mushkonjës kanë mospajtim! Dëbatojnë a është hallall apo haram!
Kështu është gjëndja e çdo njërit që pason diçka tjetër pos Kur-an’it dhe Sunnetit pastaj bjen në kontradiktë “A nuk e studiojnë me vëmendje Kur'anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhammed 24), “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie” (Nisa 82).
Besimi i tyre është të konsideruarit mosbesimtarë kryesin e mëkatëve, besimi nuk shtohet e as nuk paksohet, i konsiderojnë shumë nga sahabet pabesimtarë, prej tyre: Aliun, Umerin, Muavijen dhe gjithë ata që anojnë kah familja umevite, sipas tyre gjithë janë pabesimtarë, po ashtu çdo kush që i kundërshton në këtë çështje e konsiderojnë pabesimtarë, e lejojnë vrasjen e tij dhe marjen e pasurisë së tij.
E lejuan gjakderdhjen e muslimanëve dhe pasurinë e tyre, lejuan vrasjen e pa të drejtë, kurse All-llahu I plotëfuqishëm thotë: “Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh” (Nisa 93), po ashtu në një ajet tjetër thotë: “Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit” (Maide 32).
Sa e ngjashmë është kjo natë më të mbrëmshmën! Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem na paralajmëroi se do të shfaqën deri sa në fund do të shfaqët Dexh-xhalli, në realitet janë shfaqë gjatë gjithë periudhës së sundimit të pushteteve islame, janë shfaqë edhe në këtë kohë prej që e pohuan disa koka të grupacioneve këtë ide, konsiderimin e të tjerëve pabesimtarë, këta koka të grupacioneve u dhanë fetwa së gjithë njërëzit kanë dezertuar nga islami, dhe se askush s’ka mbetë në islam me përjashtim atyre, havarixhëve, kështu u dhanë fetwa të rinjëve, i binden që mes tyre dhe xhennetit është vetëm vrasja e filanit dhe filanit nga pasuesit e sunnetit! Po ashtu vrasja e policëve në vëndet e sunnetit! Si dhe vrasja e gjithë atyre që ju kundërshtojnë juve në ide!
Ai i cili iu dha fetwa për gjitha këto është autori I librit ‘edh-Dhilal’ (Sejid Kutubi) si dhe disa të tjerë, nga kokat e tyre që lënkojnë në labirinte dhe në shpella, iu dhajnë fetwa kurse vet janë sikur bagëtit të cilat e palosin kokën për dhe, sa që arritën ta shkatrrojnë një pjesë të të rinjëve nga umeti, libri ‘edh-Dhilal’ si dhe shumë të tjera janë të mbushura më devijim, risi, gjepura si dhe akuzim ndaj muslimanëve me kufër.
Për çudi disa pretëndojnë se nuk ka mbetur gjë nga islami përveç se ky liber! Njëherë një njëri, në një vend arab ngritet dhe thotë: po ju dëshmojë se nuk ka mbetur asnjë njeri në islam përveç meje, gruas sime dhe një njeri në Indi!!
Kështu këta i kategorzojnë muslimanët dhe i konsiderojnë pabesimtarë ashtu si ju lejohet atyre, kurse dihet fare mirë, kush i thotë vllaut të vetë pabesimtarë, vetëm se ndonjërin prej tyre do ta përshkon.
Në nje hadith thuhet: “Kush i thotë vllaut të vetë o pabesimtarë, i kthehet” që do të thotë: i kthehet atij që akuzon, ka thënë dikush nga selefi: nëse gaboj dhe nuk i them pabesimtarë ndonjë pabesimtari, është shumë më e parapëlqyer për mua se sa të gaboj dhe t’i them pabesimtar muslimanit, po ashtu Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem thotë: “Shkatrrimi i kësaj bote është më e lehtë për All-llahun, se sa derdhja e gjakut të muslimanit” (Transmeton Tirmidhiu dhe Nesaiu, e saktësoi Albani).
Më të vërtetë ajo që po e bëjnë këta kriminelë havarixhë në këtë kohë të cilët ia bashkuan ides së tyre bindjen (tukjen) e rrafidive, dhe u gdhinë dyftyrsha, do të thotë i bashkuanë dy të këqiat! E bashkuan dyftyresinë dhe iden e havarixhëve, për këtë këta janë më të rrezikshëm se sa havarixhët e hershëm.
Kush nga hoxhallarët dhe ligjëruesit ka dyshim që t’i quajë këta havarixhë, atëherë ai është injorant ndaj medh’hebit të selefit, nuk e njef menh’exhin e selefit.
O rob i All-llahut lexoje librin ‘esh-Sheria’ të exh-Xhurrit, ‘es-Suneh’ të Abdull-llah ibën el-Imam Ahmedit, ‘es-Suneh’ të Ibën Ebi Asim, ‘es-Suneh’ të Ha’lalit, ‘Sher’hus-suneh’ të Begaviut, ‘Sher’hus-suneh’ të Ber’baharit, ‘El-iman’ Ibën Tejmije, ‘El-iman’ Ebu Ubejd el-Kasim ibën Selam, ‘El-iman’ Ibën Ebi Shejbeh, lexo, lexo çfarë të duash, lexoje ‘el-Ibaneh’ të Ibën Battas, lexoje ‘el-Vasitijeh’ Ibën Tejmijes, e kupton rrezikun e havarixhëve dhe se ata janë njerëzit më të rrezikshëm ndaj umetit, janë më të rrezikshëm se sa çifutët dhe krishterët, pse? Kujdes unë nuk thash se janë më pabesimtarë, por thash janë më të rrezikshëm se çifutët dhe krishterët, për çfarë arsye?
Ngase çdo musliman e din se çifutët dhe krishterët janë armiqët e islamit, e po ashtu edhe komunistat, mirëpo këta fshihen nën ëmrin e islamit, lexojnë Kur’an, edhe pse nuk i kalon fytat e tyre ky lexim, ruajuni nga ta, të tillët kanë muftinjë nga mrënda dhe jashtë, disa japin fetwa prapa skenave, disa pas shpellave, disa ndër shpella, të tillët i bien tokës më kokë si bagetia.
Propagandojnë edhe kundër atyre që e praktikojnë sheriatin e All-llahut, siç është rasti më këtë vend (Mbreteria e Arabis Saudite, vëndi i diturisë dhe dijetarve, vëndi i teuhidit dhe përhapjes së akides, vëndi ku zbatohen ligjet e All-llahut të lartësuar).
Po! Ne nuk pretendojmë që jemi të përkryer, kemi mangësi, si do që të jetë, me sjellni një vend që i praktikon ligjet e All-llahut dhe e ngrit flamurin e akides, mësohet akideja e njëshmërisë që nga ciklet e ulta shkollore deri tek ato universitare, gjitha vëndet islame kanë gjëra të mira, mirëpo kanë mangesi të shumta në këtë aspekt.
Kush i bënë pabesimtarë këta njërez si dhe gjithë muslimanët apo disa vetëm pushtetarët, të tillet janë kriminelë që iu shërbejnë armiqve të islamit më këtë, pasha All-llahun nuk sherbejnë askujt këta përveç se çifutve dhe krishterve, pasha All-llahun nuk i ka sherbyer edh-Dhavahiriu dikujt tjetër përveç se Izraelit kështu që e kanë pohuar deshirën e tij.
I sprovuan muslimanët njërin më tjetrin, u bënë shkak që të preokupohen mesveti, e bënë të lejuar gjakderdhjen në tokën më të shënjtë, në Meke, në Medine më fetwa të kriminelëve, nxënsëve të Iblisit. Andaj keni kujdes! Ruajuni nga kjo ide e rrezikshme, mësojeni menh’exhin e selefit, kine parasyshë rrezikshmerinë e të konsideruarit pabesimtarë, ngase kjo është prej çështjeve më të rrezikshme në këtë kohë.
Tani mesoni të rinjët, ndoshta s’kanë arritur moshën më shumë se shtatëmbedhjetë apo tetëmbedhjetë, nuk din gjë nga feja vetëm se: filani pabesimtar, filani pabesimtar, filani pabesimtar, kjo është feja e tyre, sa që as dijetarët e nderuar s’kanë shpëtuar nga e keqja e tyre, për këtë duhet s’parit të meremi më këta e pastaj me ata kriminelë, të cilet kam frikë se janë piuna të çifutëve apo masonëve, dhe disa janë të manipuluar që i realizojnë planet e armiqëve të islamit duke mos e ndier fare këtë- All-llahu na ruajt!
Kujdes nga kjo o robërit e All-llahut! Ruajuni nga hoxhallarët devijues, vetëm se na ka paralajmëruar i Dërguari salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Kam frikë për umetin tim nga hoxhallarët devijues”, po ashtu “Më të vërtetë All-llahu nuk e hek këtë dituri përnjeherë, mirëpo e hek duke i vdekur dijetarët, sa që nuk do të mbetet asnjë dijetarë, atëherë njerëzit do t’i konsiderojnë për dijetarë injorantët, do t’i pyesin ata dhe ata do të përgjigjën pa dituri, e devijojnë vetën dhe të tjeret” (Transmeton Muslimi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).
Kujdes dhe shikoni nga kush e mësoni fenë tuaj, pyetni dijetarët e mëdhej, të cilët gjykojnë më të vërtetën dhe më drejtësi, të cilët jepin fetwa në dritë të ditës dhe jo në thellsi të shpellave! Nuk japin fetwa fshehurazi në plehërat e internetit! Nuk japin fetwa fshehurazi nga njërëzit! Merni dituri prej tyre, largohuni nga ata që pretendojnë që kanë dituri të cilët janë më injorantë se sa gomari i shtëpis se tyre.
Kujdes o robërit e All-llahut! Mos bini pre e kësaj ideje të rrezikshme e cila të dërgon në tunelet e errta se pastaj s’mund të shpëtosh.
Ata tani havarixhët ia bashkaun ides së tyre edhe tukjen (dukje e ndryshme nga realiteti), filluan t’i rruajnë mjekrrat e tyre, veshin pantollona të ngushta, përkundrazi ka prej tyre që veshin edhe rrobe të femrave për tu fshehur dhe veshin rroba brumbujsh, ngase tek ta qellimi e arsyeton mjetin, siç e ka pohuar njëri nga prijësit e tyre, që është prezent këtu tek ne, prej havarixhëve ka’deh (do të thotë kryengritje më gjuhë), i cili në një kasetë të tij thotë: më imponohet të veproj sipas rregulles së Mikjavilit, i cila thotë: Qellimi e arsyeton mjetin, që don të thotë: vraje kënd do për të arritur qellimin tend.
Kujdes, pytni dijetarët, shikoni sqarimet e dijetarëve kunder akcioneve (më eksploziv) që kanë ndodhur në Saudi, Algjeri, Liban, Jordani apo në ndonjë vend tjetër nga këta kriminelë, qentë e zjarrit, kush i quajti qentë e zjarrit? Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem.
Kishte shkuar Abdull-llah ibën Ebi Euvfa, sahabiu i ndëruar, All-llahu qoftë i kënaqur më të, në Damask, në xhaminë e Damaskut, në muret e xhamisë ishin ngritur disa nga kokat e havarixhëve, gjëgjësisht ishin shtatëdhjetë prej tyre, ndalet Abdull-llahu para tyre dhe qanë shumë, qanë shumë, në fund i shikon dhe thotë: qentë e xhehnemit, qentë e xhehnemit, qentë e xhehnemit, një njeri aty afer i thotë: o shoku i të Dërguarit të All-llahut! Kur i pave, qajte dhe bërë qa bërë pastaj e përfundove më këtë thënjë, për All-llahun a e ke ndëgjuar këtë nga i Dërguari i All-llahut salAll-llahu alejhi ue sel-lem? Sikur me pas ndegju njeherë, dy here, tre herë apo shtatë here e në nje transmetim tjetër njëzetë herë, nuk do ta kisha transmetuar, pastaj i përmënd disa nga cilesit e tyre që i permëndem më heret nga drita e haditheve pejgamberike.
Kujdes o vellezër! Ruajni nga ata që bëjnë aktrim me fëmijet tuaj në fusha, në vënde të fshehta si dhe pushimore të fshehta, mos lejoni që femjet tuaj të bëhën gjah i ketyre njerëzve si dhe i të tjerve që e pasojnë hamëndjen, vezhgoni levizjet e tyre dhe ku banojnë, bëhuni vigjilentë në atë që po bëjnë këta, ruani fëmijet tuaj, edukoni në përulesi ndaj All-llahut, në frymen e menh’exhit të selefit.
Edukoni në atë që All-llahu i ruan, në dituri, mësim, në të kupturit e fesë së Al-llahut, lexoni fetwat e dijetarëve të përmbledhura në një liber, emir i të cilit është: ‘Fetawa el-eimetu fin-newazil el-mud’leheme’, lexoni publikimet e shejhut tone, muftiut të nderuar, All-llahu e ruajt si dhe shokët e tij të nderuar, lexoni librin ‘El-exhwibeh el-mufideh fil-menahixh el-xhedideh’ të shejhut tonë Salih el Fewzan, All-llahu e ruajt, lexoni librat e hershme dhe të reja të selefit, po ashtu lexoni librin ‘We xhedilhum bil-leti hije ahsen’, lexoni librat, mos u bëni mëmecë, papagajë, e kështu t’ju terheqin ku dëshirojnë në ëmër të fesë, kurse feja është larg tyre,ata dalin prej fesë sikur që del shtiza nga harku.
E lus All-llahun Fisnik, Zotin e Arshit të madh, të na ruajë neve dhe juve, t’na e bëjë të qartë të vërtetën si të vërtetë dhe t’na e mundësojë që ta pasojmë atë, dhe mos t’na e bëjë të pshtjellët e kështu të devijojmë. Dhe t’na frunizojë neve dhe juve më dituri të dobishme dhe punë të mira. Mëshira dhe salavatet e All-llahut qofshin mbi të Derguarin tonë, familjen e tij dhe shokët e tij.
Përktheu dhe pështati: Besim Gjelaj
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Ruaj Lidhjet