Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,329
    Faleminderit
    26
    304 falenderime nė 230 postime

    Vladimir Prifti: Jeta ime mes filmit dhe teatrit e plotesuar

    Vladimir Prifti: Jeta ime mes filmit dhe teatrit e plotesuar

    Izaura Ndoj

    Pak dite me pare, kater regjisore te skenes dhe filmit shqiptar u nderuan me titullin "Mjeshtri i Madh". Nder keto ishte dhe regjisori me permasa dimensionale Vladimir Prifti. Ne nje interviste per "Koha Jone", Vladimir Prifti rrefen fillimet ne karrieren e tij ne teater, kalimin dhe sfidat qe i solli regjia, si dhe projektet qe ka si nje regjisor 70-vjecar. "Keto lloj cmimesh, keto lloj titujsh, keto lloj urdhrash, konsiderohen pika kulmore ne jeten e njeriut. Nuk do t'i harrojme ato vite kur kemi punuar bashkerisht dhe kur kemi unifikuar pasionet tona ne adrese te nje arti qe mendojme se ka lene gjurme", - keshtu do te shprehej Prifti. Me tej, gjate intervistes, ai na tregon dhe projektin qe pret miratimin e MTKRS per te finalizuar edhe dy pjeset e tjera te dokumentarit "Skenderbeu". Nje dokumentar qe per here te pare e sjell Skenderbeun si njeri, por dhe si figure historike. Nderkohe, dy serite e fundit pritet te xhirohen ne fillim te muajit qershor, qe ne kuader te aktiviteteve per 100-vjetorin e Pavaresise te mos mungoje edhe Skenderbeu i ekranizuar ne kater seri dokumentari.



    Z. Vladimir, jeni ne piken kulmore te karrieres suaj artistike dhe ne prag te 70-vjetorit. Ndoshta vleresimi me cmimin "Mjeshtri i Madh" ishte ne kohen e duhur?

    Natyrisht qe cmimi eshte nje pike kulmore, edhe 70-vjetori eshte perseri nje pike kulmore per mua. Gjithmone njeriu ne keto momente ben nje proces analize te kaluares se tij. Proces qe per mua nuk ka qene i lehte per arsyen se fillimet e mia nisen ne Teater, pastaj konsolidohen ne TV dhe me vone ne studion "AlbaFilm" dhe "Eurofilm". Pra, jane kater institucione, ne te cilat une kam levizur, por te gjitha me kane ndihmuar ne prodhimin kinematografik. Ne keto momente numeroj 10 filma artistike dhe 8 ose 9 dokumentare qe perbejne dhe ate krijimtari nder vite deri ne keto momente e lidhur gjithmone me filmin.

    Si i kujtoni fillimet tuaja ne Teater?

    Kur kujtoj ato fillimet e mia ne teater, nuk me sjellin ndonje kenaqesi per menyren se si kam qene aktor, kam luajtur, por me sjellin nje kenaqesi tjeter, punen me Teatrin dhe aktoret e medhenj te skenes shqiptare dhe veprat me permasa boterore qe viheshin ne ate kohe ne skene. Te gjithe keto faktore e konsoliduan me tej karrieren time. Ajo dramaturgji boterore dhe kombetare ku une pothuajse e preka mire. Pas punes me Pirro Manin ne Teater, menjehere kalova ne Televizion me proceset e disa lidhjeve dramaturgjike qe kishte teatri me filmin televiziv, kjo me dha ate mundesine e pare me filmin "Gjenerali i ushtrise se vdekur" dhe qe sot ka mbetur me te njejten vlere.

    Bashkebisedimet me trupen, me aktoret, me Ismail Kadarene sollen nje kinema me nje fryme te re ne televizion. Televizioni me dha mundesi te medha, pasi ne mundem te merrnim dhe shfaqje teatri dhe te eksperimentonim. Pas "Gjeneralit te ushtrise se vdekur" ndertova nje film qe ndryshe mund ta cilesoj si nje nder filmat me te mire te karrieres sime "Udha e shkronjave". Mundesite tashme per te dhene nje film me permasa te tilla ne nje televizion qe akoma s'i kishte shkelur permasat e filmit me skenar origjinal, me dramaturgji origjinale etj., me dhane perseri mundesine qe te punoja me disa autore skenari shume te njohur, sic ishte Beci Dado.

    Krijimtaria juaj artistike nder vite dha edhe kontributin e saj ne televizion. Ka qene e veshtire puna dhe bashkepunimi me RTSH ne ate kohe?

    Te gjithe ata qe u moren me filmin nuk jane me ne televizion, sepse RTSH publik i sotshem ka mangesi te madhe. Ndjek po ate rruge te dikurshme te informacionit pa asnje ndryshim, ku sot jane mbi 40 kanale qe japin nje lum informacionesh. Prezenca e informacionit ne RTSh eshte e domosdoshme. RTSH eshte nje institucion madhor, pavaresisht nga veshtiresite qe ka, nga menyra se si e organizon prodhimin e filmit artistik apo dokumentar, ai institucion ndodhet nen goditje te shume artisteve. Ne keto momente, RTSh ka ngecur i gjithi per te mos thene se redaksia e filmit u prish. Po te benim nje llogari te thjeshte, do te shikonim qe ai na merr nje takse vjetore prej 1200 lekesh te reja, dhe sot llogariten 300 mije biznese te vogla ne Tirane vec atyre te medha dhe me dhjetera familje, te cilet paguajne dritat ku merret dhe taksa e televizionit. Pra, eshte nje shifer qe mund te shkoje 22 milione euro ne vit, e megjithate RTSH vazhdimisht thote qe nuk kam te ardhura. Nuk e di cila eshte arsyeja qe thote keshtu, ky eshte televizion publik, eshte takse publike dhe duke qene e tille ajo duhet te riorganizohet dhe nuk duhet te derdhet ne arken e shtetit dhe ta shpenzoje per gjera te tjera.

    Cfare ndodhi me karrieren tuja pas ikjes nga RTSH?

    Vazhdimesia ime ka qene ne studion "AlbaFilm". Ne momentet kur une kam hyre ne Kinostudion "Shqiperia e Re" perfshin nje periudhe te rendesishme te karrieres sime, pasi ka te beje me kater filma, te cilet jane cilesuar qe kane karakteristika njerezore ne interpretim, ne menyren e shkrimit te skenarit si; "Kush vdes ne kembe", "Dhe vjen nje dite", "Flutra ne kabinen time" dhe "Dasma e Sakos". Pas formimit te QKK erdhi kompania "EuroFilm", nje kompani artistike.

    Dokumentari ze nje pjese te mire te karrieres suaj artistike...?

    Prodhimi i viteve te fundit fokusohet i gjithi tek filmi dokumentar, por midis tyre filmi dokumentar sic eshte "Skenderbeu", "Butrinti", dhe dhjetera dokumentare te tjere, te cilat kane perfshire jo vetem problemet sociale, pasi nuk jane ne karakteristikat e mia, por me teper te karakterit historik apo te njohjes se arkeologjise, sic eshte "Rruga Egnatia", "Odise Paskali" apo "Te bekuarit" e shume dokumentare te tjere. Se fundi, dua te them qe karriera ime qe mbyllet tani, e kisha menduar gjate kete 70-vjetor, dhe e mira ishte qe t'i paraqisja publikut dicka me serioze, pasi dhe cmimi "Mjeshtri i Madh" erdhi ne kohen e vet, por "Skenderbeu" eshte nje veper jashtezakonisht madhore, e cila, ne fund te fundit, nuk ka perfunduar. Ministria e Kultures dhe QKK kane buxhete shume te uleta per filmat dhe nuk mundet dot te realizoje ate program qe ka menduar per 100-vjetorin e Pavaresise, prandaj me ane te shtypit dhe gazetes suaj, une bej thirrje qe jo vetem te realizohet i gjithe programi qe eshte menduar per 100-vjetorin e Pavaresise, por ne radhe te pare ky film duhet te financohet me cdo kusht, sepse filmi sjell jo pak gjera te reja, jo vetem te trajtimit shkencor dhe historik, por dhe ne trajtimin artistik. Projektet ndodhen ne MTRKS dhe presin nga casti ne cast te marrin miratimin e financimit ne kete Jubile.

    Nje regjisor me permasa dimensionale, si ne teater ashtu dhe ne film. Si ju shikojme mes te dyjave?

    Kontributi im ka qene shume i vogel ne teater, por ka influencuar jashte mase ne ceshtjen e interpretimit. Aktoret qe une kam preferuar ne film kane qene edhe aktore teatri, sic ishte Sander Prosi apo Kadri Roshi. Influencat e teatrit jane ne drejtime te tjera, teatri ka nje pike shikimi, ndersa kinemaja ka me dhjetera pika shikimi. Ky kendveshtrim i kinemase qe hyn ne nje imazh apo vizion tjeter eshte pjese perberese.

    Me nje galeri filmash dhe dokumentaresh keni ndonje peng te parealizuar deri ne kete momente?

    Nuk ka regjisor qe mos te kete ndonje projekt te parealizuar. Deri tani vone kam pasur nje komedi te mrekullueshme "Nje hap nga parajsa", por veshtiresite e medha ekonomike qe ka QKK gjithmone e sheh komedine jashte natyres se vet. Ndoshta do ta gjeje mundesine qe ta realizoje ne vazhdim, por ne keto momente ndjehem i plotesuar artistikisht.

    KJ

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,329
    Faleminderit
    26
    304 falenderime nė 230 postime

    Pėr: Vladimir Prifti: Jeta ime mes filmit dhe teatrit e plotesuar

    INTERVISTA/ Flet regjisori dhe skenaristi Vladimir Prifti

    Pse ėshtė lėnė nė mes dokumentari “Skėnderbeu?!

    TVSH hesht, duhet tė transmetojė sa mė shumė filma dokumentarė

    Albert ZHOLI

    Vitin e kaluar njė nga filmat dokumentarė mė tė spikatur ka qenė dhe filmi “Skėnderbeu” me autor regjisorin e talentuar Vladimir Prifti. Ky film u ndėrtua me katėr pjesė me nga njė orė pėr secilėn pjesė. Por Qendra Kombėtare e Filmit, financoi vetėm dy pjesė tė filmit “Principata e Kastriotėve”, dhe “Shteti dhe simbolet”. Dy pjesėt e dyta: Diplomacia” dhe “Konsolidimi i shtetit” janė lėnė nė mes. Prifti pret financim pėr ta pėrfunduar kėtė film ndėr mė interesantėt pėr historinė shqiptare. Njėkohėsisht ai kėrkon nga TVSH transmetimin e kėtyre dokumentarėve qė kanė vlera tė mėdha edukuese, por dhe informuese.


    Filmografia :
    · Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” (1976);
    · “Udha e shkronjave” (1978);
    · “Kur hidheshin themelet” (1978);
    · “Era e ngrohtė e thellėsive” (1982);
    · “Kush vdes nė kėmbė” (1985);
    · “Dhe vjen njė ditė” (1987),
    · “Flutura nė kabinėn time” (1988);
    · “Dasma e Sakos” (1998);
    · “Tė bekuarit” (2000);
    · “Butrinti” (2002);
    · “Legjenda e Baltės” (2003);
    · “Rruga Egnatia” (2005).


    Si ju lindi ideja pėr filmin dokumentar “Skėnderbeu”?

    Me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė, Qendra Kombėtare e Kinematografisė, kėrkoi disa projekte tė veēanta tė lidhura me kėtė figurė historike, kaq madhore pėr vendin tonė. Nėpėrmjet disa dokumentarėve tė karakterit historik unė ndėrtova filmin dokumentar, “Skėnderbeu” me katėr pjesė. Duke i emėrtuar ato pjesė pėr tė pėrfshirė nė tė gjithė jetėn dhe veprimtarinė e Skėnderbeut.

    Principata e Kastriotėve

    Pjesa e parė “Principata e Kastriotėve, unė mora shumė fakte, ngjarje historike tė lidhura nė radhė tė parė me Gjonin, tė atin e Skėnderbeut, me shtrirjen nė vendbanimin e tij me pushtimin osman tė trevave tė Gjonit, dhe tė trevave tė tjera nė shtetin e Arbėrit, qė nė atė kohė ende nuk ishte formuar si shtet, por si principatė. Aty pasqyrohet origjina e kėsaj familjeje, me fėmijėt qė lindėn nga martesa e Vojsavės me Gjonin. Pra, nė pjesėn e parė ne vijmė deri tek lufta e Krujės e vitit 1450, kur Skėnderbeu e konsolidoi si Kryeqytet Krujėn e mori Principatėn e tė atit, filloi tė formonte lidhjet nga tė gjitha krahėt duke formuar Lidhjen e Lezhės, 1444 etj.. Merret, gjithashtu, dhe me formimin pėr herė tė parė, tė ushtrisė sė Skėnderbeut, sa e madhe ishte kjo ushtri, a ishte njė ushtri profesioniste, sa arriti ai tė krijonte lidhjet me tė gjithė princat e tjerė qė morėn pjesė nė Besėlidhjen e Lezhės dhe pėrfundon me betejėn e famshme tė vitit 1450.

    Pjesa e dytė shteti dhe simbolet

    Kjo pjesė qė quhet “Shteti dhe simbolet” ka lidhje me shumė pyetje qė janė bėrė dhe bėhen se: A kishte mundur Skėnderbeu tė bėnte shtet? Brenda njė lloj monarkie a ndėrtoi ai shtet, pasi thuhet qė kishte vulėn e vet, bankėn e vet , pėr ato qė merrte si ndihma, por edhe financimet se si i vilte tė ardhurat brenda pėrbrenda shtetit. Ai kishte ushtrinė e tij, kishte departamentet e diplomacisė, qė filloi ti ndėrtonte gradualisht dhe mbėrrin deri tek, disa hapėsira qė gjithmonė kanė qenė shteg diskutimi. Mes tyre ėshtė dhe sa gjuhė fliste Skėnderbeu, por edhe marrėdhėniet me gjuhėn shqipe. Kėtu jepen nė mėnyrė tė qartė dhe marrėdhėniet me Papatin dhe marrėdhėniet me tė gjithė Princat ose me tė gjithė shtetet, tashmė qė ishin pak a shumė tė konsoliduara nė Itali. Pra, ajo qė shihet mė interesante ishin marrėdhėniet me Alfonsin e Napolit, pastaj me mbretin Ferdinad dhe sigurisht, mė kryesorja ajo qė thamė me Papatin nė Romė. Marrėdhėniet qė kishte me veriun e Italisė kryesisht me Venedikun qė nė kėtė periudhė ishte i shtrirė edhe nė njė pjesė tė qyteteve bregdetare shqiptare edhe me princin e Milanit. Kėto probleme janė shkruar kryesisht nė librin e historianit Kristo Frashėri ,“Skėnderbeu”, apo libri i Gjon Muzakas apo librat e historianėve italianė pėr figurėn e Skėnderbeut, pa diskutuar historinė e famshme tė Marin Barletit. Mandej vijmė dhe nė shumė dokumente tė reja, tė cilat janė tashmė pak a shumė tė sjella nė atė mėnyrė qė i konsolidojnė disa fakte historike dhe pėrcillen nė pjesėn e parė dhe tė dytė tė filmit dokumentar nėpėrmjet historianėve qė janė: Kristo Frashėri, Luan Malltezi, Pranvera Bogdani, Pėllumb Xhufi dhe Moikom Zeqo, por edhe nėpėrmjet aktorėve me emėr siē janė Fatos Sela, Sokol Angjeli dhe Roza Anagnosti... Kjo i dha filmit njė ngjyrė dhe njė formė tė re tepėr interesante dhe filmi u shfaq nė Festivalin e filmit, nė disa kinema nė kryeqytet, por edhe nė Kosovė.

    Tani kanė ngelur pa u trajtuar dhe dy pjesė tė tjera?

    Pjesa e tretė “Diplomacia e Skėnderbeut”

    Po. Janė dy pjesė, tė cilat nuk mundėn tė realizoheshin nė kuadėr tė 100-vjetorit pėr arsye financiare. Kėto dy pjesė kanė lidhje me diplomacinė dhe marrėdhėniet e Skėnderbeut me shtetet fqinje, nė radhė tė parė me Italinė e jugut, me Alfonsin e V, me mbretin Ferdinant, por dhe marrėdhėniet me Papatin sidomos me Papa Piun e dytė, me qėllim qė tė krijonte njė front tė fuqishėm kundėr Mehmetit tė Dytė. Kjo nuk u realizua por Skėnderbeu, sėrishmi nė kėtė kohė korri disa fitore madhore. Pra del nė pah lidhja e tij me shtetet e vogla italiane, Vendeikun, Papatin Napolin, Milanon...etj..

    Pjesa e katėrt “Konsolidimi i shtetit”

    Pjesa e katėrt lidhet me konsolidimin dhe mundėsinė pėr ta ndėrtuar shtetin, me tė gjithė principatat, siē bėri nė fillim me Besėlidhjen e Lezhės. Kėtė radhė nuk mundi t’i mbledh tė gjithė pasi Principatat ishin tė pėrēara, ku vendin kryesor e zė Lekė Dukagjini, njė figurė tepėr e lidhur me Skėnderbeun, i cili pėr shumė kohė pothuajse ngeli jashtė luftėrave tė tij dhe vetėm nė fund tė jetės sė tij ai u bashkua me Skėnderbeun, ku sė bashku fituan luftėn e pėrgjakshme tė rrethimit tė tretė tė Krujės. Nė kėtė pjesė ėshtė dhe vdekja e Skėnderbeut, vdekja e natyrshme dhe largimi i pasardhėsve pėr nė Itali. Tregohet largimi i Donikės dhe i djalit, por ka me dhjetėra argumente qė lidhen me portretin e Skėnderbeut, shtatin qė kishte, (i gjatė, i fuqishėm), apo ishte i shkurtėr siē jepet nė ndonjė vizatim, apo skulpturė. Tregohen dhe marrėdhėniet me princat tė cilėve u la njė vend tė formuar si Principatė, duke dhėnė porosi se si duhej tė ecte ky shtet duke lėnė njė histori tė madhe pėr vendin tonė.

    Pėrse nuk janė xhiruar dy pjesėt e dyta?

    Kėto dy pjesė tė dyta nuk janė xhiruar pasi kėrkojnė financim. N.q.s nuk financohet nga Qendra Kombėtare e Filmit, kėto dy pjesė nuk do tė mund tė realizohen duke e lėnė pėrgjysmė figurėn e Skėnderbeut nė filmin dokumentar. Unė nuk heq dorė nga kjo vepėr pasi bėhet fjalė pėr figurėn mė madhore tė kombit tonė. Mė parė nuk ėshtė realizuar njė film i plotė pėr Skėnderbeun. Janė dy gjėra kryesore nė lidhje me filmat e prodhuar: E para, qė Ministria e Turizmit Rinisė dhe Sporteve ta shpėrndajė kėtė film nėpėrmjet DVD-sė, nė shkollat 9-vjeēare, apo dhe nė shkollat e mesme. E dyta ėshtė qė televizioni publik shqiptar ka dalė me disa kanale tė reja pėr sportin, muzikėn, artin, dhe ndjehet nevoja qė kėta filma me autorė shqiptar tė prezantohen nėpėrmjet kėtyre kanaleve. Ky televizion na merr njė taksė dhe ėshtė nė nderin e tij tė propagandojė filma tė tillė, pasi ai vetė nuk prodhon. Mes shumė filmave tė mirė janė dhe filmat “Butrinti”, “Egnatia” , “Aleksandėr Moisiu” dhe filmi i fundit qė duhet tė transmetohen, pasi kėto kanale i kanė tė gjitha mundėsitė. Filmi dokumentar e afron shumė publikun e ri sidomos studentėt qė nuk njohin shumė figura.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •