Mus’ab ibn Umejr ishte ambasadori i parë i të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ve selem) në Medine. Para ardhjes së Resul Allahut në Medine, Mus’abi ua mësonte njerëzve të Medines Islamin dhe ata filluan ta përqafonin Islamin.

Kjo e tërboi Sa’d ibn ‘Ubadin, njërin prej prijësve të Medines. Ai e futi shpatën ne këllëf dhe u nis për t’ia hequr kokën Mus’ab ibn Umejrit. Kur e takoi Mus’abin ai e kërcënoi me fjalët : " Pusho me këtë predikim të pakuptimtë se ndryshe do ta gjesh veten të vdekur !" Ky vazhdoi me ashpërsinë dhe injorancën e vet, duke dashur që t’ia priste kokën Mus’abit.

Mus’abi tha :”A nuk ulesh një moment që të dëgjosh çka predikoj unë ? Nëse pajtohesh me atë që them unë-pranoje, nëse jo, do ta ndalim këtë bisedë". Sa’di u ul.

Mus’abi foli për Allahun dhe të dërguarin e Tij derisa fytyra e Sa’d ibn Ubaadit shndërriti si hëna e plotë dhe tha : ” Ç’duhet të bëjë ai që dëshiron ta përqafojë këtë fe ? ” Pasi Mus’abi i tregoi, ai tha : ” Ka një njeri që nëse ai e pranon islamin, asnjë shtëpi e Medines nuk do të mbetet pa u bërë musliman. Ai është Sa’d ibn Mua’aadhi.”

Kur Sa’d Ibn Mu’aadhi dëgjoi se ç’po ndodhte, edhe ai u tërbua. E la shtëpinë e tij dhe u nis që ta vriste këtë njeri të quajtur Mus’ab ibn Umejr, për hutinë që kishte mbjellë në Medine. Kur e takoi Mus’abin i tha : " Do të pushosh ta përhapësh këtë fe, ose do ta shohësh veten të vdekur."

Mus’abi u përgjigj : ” A s’ulesh një çast të dëgjosh se çka predikoj unë. Nëse pajtohesh me atë çka them unë pranoje, nëse jo, do ta ndalim këtë bisedë." Sa’di u ul.

Mus’abi foli për Allahun dhe të Zgjedhurin e Tij – Muhammedin (s.a.v.s), ndërsa fytyra e Sa’d Ibn Mu’aadhit shndërriti si hëna e plotë dhe ai tha : » Ç’duhet të bëjë ai që dëshiron ta përqafojë këtë fe ?

Shikoni se çfarë arriti ky njeri me fjalët e tij të këndshme. Atë natë, Sa’d ibn Mu’aadhi shkoi në shtëpi, te fisi i tij dhe u tha : » Gjithë çka keni ju për mua është haram përderisa ju të gjithë nuk pranoni Islamin. »

Atë natë çdo shtëpi në Medine ra të flinte me fjalën La ilahe il-la Llah.


Marrur nga libri : » Magjia e urtësisë islame » Antologji tregimesh
Autor:Ali F.Aliu