Kompjuteri është një objekt, i cili sot mundet të gjendet shumë lehtë në shtëpinë e kujtdo. Por përveç kostos së blerjes, ai ka një kosto tjetër, atë të rregullimeve nga dëmtimet apo problemet e shpeshta që ka. Probleme të cilat sigurisht vijnë nga pakujdesia, por edhe nga viruset e ndryshme që interneti i fut kompjuterit tonë. Këto probleme mundet të kthehen edhe në një “makth” kur bëhen të shpeshta. Një “makth” jo vetëm për stresin e lartë të rregullimit, por edhe për koston e lartë të rregullimit. “Problemet më tipike të familjarëve janë riformatimi i shpeshtë i kompjuterit dhe problemet me viruset e ndryshme që marrin kur lundrojnë për orë të gjata në internet”, tregon për “Shekullin” Artur Daci, specialist kompjuterësh. Por si mundet që kompjuteri në shtëpi të jetojë më gjatë pa pasur qindra probleme? Ja disa këshilla se si të mirëmbahet kompjuteri në familjen e kujtdo:
1. Instalimi i një antivirusi
Është shkaku kryesor i problemeve të shumta që mund të ketë një kompjuter në shtëpi. Viruset janë një rrezik i hapur, i cili rrezikon kompjuterin tonë në çdo moment, kur ne jemi në internet apo kur përdorim mjete të ndryshme të jashtme si CD, USB, etj. “Në mënyrë absolute duhet instaluar një antivirus në kompjuterin personal. Mundësisht, do të ishte mirë që ai të kishte të dyja opsionet; atë të “Fireëall”-it dhe “Anti Spam”. Njëra do të mundësonte një mbrojtje direkte nga viruset, ndërsa tjetra do të ishte një mbrojtje për e-mail (mesazhet elektronike). Ky antivirus do të siguronte një sistem operativ të pastër nga viruset dhe do bllokonte shumicën e sulmeve nga këta viruse. Por antivirusi duhet të rifreskohet (me update) të herëpashershëm”, tregon Turi.
2. Instalimi i ekstensioneve
Kushdo mund të ketë parë përgjatë kohës që lundron në internet faqe të ndryshme reklamash, të cilat hapen krejt papritur, pasi ke klikuar në ndonjë vend. [/B]hen tepër të bezdisshëm, por gjithashtu mundet të vejnë në rrezik kompjuterin e kujtdo, pasi mundet të kthehen në rrezik virusesh apo sulmesh. “Kjo do të na mundësonte një mbrojtje të drejtpërdrejtë, nga reklamat e ndryshme të cilat shfaqen në shumë faqe që shohim në internet. Ata ndryshe quhen “Ad blocker”. Ato janë të disponueshme për brouzerat që mundësojnë lundrimin në internet”.
3. Rifreskim (Update) i shpeshtë i sistemit
“Kjo do të na mundësonte një sistem operativ më efikas dhe më të sigurt. Rifreskimi apo “apdejtimi” i shpeshtë do të siguronte një mbrojtje më efikase nga viruset dhe problemet e ndryshme të sistemit. Këto ndryshe quhen “vrimat e sigurisë”.
vashdon..
Krijoni Kontakt