Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2010
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    180

    Veri, shqiptarët bëjnë gati valixhet

    Banorët, kryesisht gratë dhe fëmijët, janë parë me valixhe në duar duke u larguar nga shtëpitë e tyre.


    E marte 10 Prill 2012 9:33



    Një ndjenjë e thellë e pasigurisë ka prekur shqiptarët të cilët jetojnë në lagjen e Tre Rrokaqiejve në veri të Mitrovicës.

    Të lodhur nga shqetësimet dhe kërcënimet e vazhdueshme, vrasja e fqinjit duket se i dha fund durimit dhe pritjes se një ditë do të bëhet më mirë.

    Banorët, kryesisht gratë dhe fëmijët, janë parë me valixhe në duar duke u larguar nga shtëpitë e tyre.

    Në fakt shqiptarët, shumica e të cilëve jetojnë prapa dyerve të blinduara, thonë se kanë para vetes vetëm dy zgjidhje, mbrojtjen e pragut të shtëpisë ose braktisjen e saj njëherë e përgjithmonë.

    Se këtu mbretëron urrejtja ndëretnike e tregojnë edhe muret e shkarravitura me mbishkrime nacionaliste kryesisht serbe e po kështu edhe xhamat e thyer në po thuaj secilin kat të ndërtesës.

    Vetëm dy pjesëtarë policie janë parë duke patrulluar në këtë zonë të nxehtë. Ndërsa ka munguar tërësisht prezenca e KFOR-it dhe policisë së EULEX-it.

    Nga ana tjetër, familjen e Selver Haradinajt e ka kapluar dhimbja e humbjes së rëndë për ta, Por përtej kësaj ata shprehin mllefin ndaj institucioneve shtetërore të cilat për 13 vjet nuk ofruan sigurinë e mjaftueshme. Këtu detyrimisht ata kujtojnë edhe kryefamiljarin e tyre të vrarë po nga forcat serbe në ditën që ishte nënshkruar marrëveshja e Kumanovës.

    Teksa tregon përpjekjet e bashkëshortit për të ruajtur pragun e shtëpisë për 13 vjet me radhë, bashkëshortja e Selver Haradinajt, rrëfen tmerrin që përjetoi një natë më parë, kur derisa po flinin shpërtheu bomba që i mori jetën bashkëshortit të saj.

    Rrëfimi i bashkëshortes së Selverit është i gjatë. Ajo tregon se bashkëshorti i saj ishte i papunë dhe nuk kishte probleme me askënd përveç nëse problem konsiderohet përkatësia e tij etnike. Ndërkaq edhe një ndihmë sociale që merrte nga autoritetet komunale i ishte ndërprerë në nëntor të vitit që shkoi.



    Ivanoviq: KFOR dhe EULEX të ndërhyjnë

    Sekretari për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq ka kërkuar ndërhyrjen e KFOR-it dhe EULEX-it në veri.

    Mediat serbe që citojnë Ivanoviqin, thonë se ai ka kërkuar nga trupat ndërkombëtare dhe misioni evropian që të ndërmarrin masa për normalizimin e gjendjes në veri të Mitrovicës.

    “Besoj që këta përgjegjës të sigurisë do të arrijnë të sigurojnë qetësinë për qytetarët e këtij vendi”, ka thënë ai.

    Ivanoviç paralajmëron se në veri mund të ndodhin edhe incidente të tjera, në rast se nuk merren masat e nevojshme. /tch/


    Ku jeni ju ooo Aksh .ska met tjeter veq me dhez me vra edhe na civil serb kopa nga inati po na largojne nga vatrat tona qe 200 vite me radh po na marin tokat tona .Kosova ska burra pom doket
    ma

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464
    ...mos e keni gajlen,do na shpetoj turqija,hahahah...Kur"ne"digjnim Kishat e Manastiret tona,disa zgerdhiheshin,duke menduar se po i zhbejme nga vatrat tona serbet,gje qe ne fakt ne"qonim uijn ne mullirin serbe"zhbenim veten tone,pa e ditur se ata(serbet)kishin paguar"shqiptar"per te bere nje gje te tille.Serbet hidhnin valle,sepse me budallaijn eshte leht me luajt politike.Politikanet"tane"ndihmuan"ndihmuan"ndrysh e vendin:ne vend qe te alarmonin boten dhe popullin qe keto Kisha e Manastire jane te Dardanise se moqme(pra jane tonat),dhe na perkasin neve,ata ua dhane perfundimisht serbeve,gje qe ishte fatale,per politikene mepastajme sepse keto prona u regjistruan ne UNESKO si prona serbe,gje qe verbalisht politikanet"tane"deshtuan....

    ......nje popull qe nuk pranon veten e tij herdokuredo eshte i humbur..
    ......kur ti vete shkel te kaluaren tende,po te tjeret???!!!....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2010
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    180
    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    ...mos e keni gajlen,do na shpetoj turqija,hahahah...Kur"ne"digjnim Kishat e Manastiret tona,disa zgerdhiheshin,duke menduar se po i zhbejme nga vatrat tona serbet,gje qe ne fakt ne"qonim uijn ne mullirin serbe"zhbenim veten tone,pa e ditur se ata(serbet)kishin paguar"shqiptar"per te bere nje gje te tille.Serbet hidhnin valle,sepse me budallaijn eshte leht me luajt politike.Politikanet"tane"ndihmuan"ndihmuan"ndrysh e vendin:ne vend qe te alarmonin boten dhe popullin qe keto Kisha e Manastire jane te Dardanise se moqme(pra jane tonat),dhe na perkasin neve,ata ua dhane perfundimisht serbeve,gje qe ishte fatale,per politikene mepastajme sepse keto prona u regjistruan ne UNESKO si prona serbe,gje qe verbalisht politikanet"tane"deshtuan....

    ......nje popull qe nuk pranon veten e tij herdokuredo eshte i humbur..
    ......kur ti vete shkel te kaluaren tende,po te tjeret???!!!....
    Leri kto llafe e di fort mire ku e ke mendjen ,serbet kan djegur gjamija dhe shqiptaret e ben te njejten gje asgje me teper .Iliret dardanet ishin te paret tan ata nuk ishin as te krishter as musliman me kohen u konvertun ne fen te cilen deshironin krishter apo musliman ,Krisherizmi u perhap ne trojet shqiptare nga sundimi romak ,po ashtu nje % e madhe mislimane u perham me sundimin turk , qte bejme tash jemi kta qe jemi.nuk mund ti themi amerikes Per zoten me ndihmo sepse po behem krisher !!apo jam gabim

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •