INTERVISTA/ Flasin modeli Klinton Zeqiraj dhe modelja Denada Muēa


“Dashuritė mes modeleve janė tė rralla, por tė fuqishme”

Albert ZHOLI

Kohėt e fundit modeli dhe moderatori Klinton Zeqiraj dhe modelja Denada Muēaj, realizuan njė bashkėpunim pėr njė album fotografik nė agjencinė “Icon” dhe me fotograf Sonny K. Elson. Nė kėtė album, dy modelėt, tė cilėt janė dhe miq tė mirė, spikatėn pėr natyrshmėrinė, plastikėn, por dhe shprehjen fotografike. Nė kėtė album ata ishin perfekt, ku tėrhoqėn vėmendjen e mediave, por edhe tė fotografėve specialistė tė fushės sė modeleve.

-Si lindi mendimi pėr njė album fotografik me modelen Denada Muēa?
Duke patur parasysh miqėsinė e ngushtė qė kemi menduam ta bėnim publike lidhjen tonė shoqėrore, kėshtu lindi ideja!
-Kush i realizoi fotografitė?
Fotot i realizoi fotografi, Sonny K. Elson, i cili ėshtė edhe fotografi i agjencisė me te cilėn unė bashkėpunoj aktualisht.
-Nė ēfarė studio i realizuat?
Nė studion e agjencisė “Icon”.
-Ku jeni njohur me Denadėn dhe ēfarė lidhjesh keni me tė?
Na kanė njohur miqtė e pėrbashkėt qė kemi. Ata kanė bėrė tė mundur dhe njohjen time me Denadėn. Tashmė me tė kam lidhje super tė mira miqėsore dhe profesionale.
-Denada e fejuar, a ka xhelozi mes miqėsisė tuaj nga i fejuari?
Jo, absolutisht nuk ka asnjė xhelozi nė lidhje me ketė, dhe pse Denada nuk ėshtė e fejuar tashmė.
-Pėrse u realizuan kėto foto?
Kemi kohė qė mendonim pėr tė bėrė foto meqenesė na u dha rasti menduam tė realizonim disa foto pėr njė album, qė do t’i shėrbejnė agjencisė pėr tė cilėn unė bashkėpunoj.
-Tė dy modelė, ēfarė keni tė pėrbashkėt?
Profesioni dhe mendimet qė na pėrputhen sė bashku si dhe tipi. Jemi tė dy me ambicie qė tė arrijmė atė ēka duam nė jetė!
-Po ato qė ju ndan nga njėri- tjetri?
-Mendoj se, asgjė nuk na ndan pėrveē largėsisė?
-Ku e sheh veten mė mirė Klintoni sot?
Sot e shoh veten nė botėn e televizionit padyshim dhe nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt njė shoumen i vėrtetė!
-Keni thėnė s’jeni i dashuruar, ende vazhdon Klintoni pa tė dashur?
Pėrsa i pėrket dashurisė tani qė i kam vėnė gjėrat nė vijė ėshtė koha pėr dashuri dhe shumė seriozisht madje!
-Si ėshtė njė miqėsi mes modelesh?
Pėrveē profesionit qė i lidh padyshim modelet me njėri -tjetrin, nė rastin konkret mua me Denadėn na lidh shumė tipi, karakteri dhe mendimet e njėjta, qė ne ndajmė pėr njė problem tė caktuar.
-Denada nė Spanjė, si i mbani lidhjet?
Po dhe pse Denada jeton nė Spanjė ne kontaktojmė shumė shpesh nėpėrmjet telefonit, ose nėpėrmjet “Skype” ku flasim pėr gjėrat e ditės etj., etj.. Nuk ka ditė qė nuk flas me Denadėn, qoftė nė tel. apo dhe nė internet si p.sh nė rrjetin social, FB.
-Keni pasur tė dashura modele dhe si mund tė jetė njė e dashur e tillė?
Po kam patur tė dashura modele, pėrveē bukurisė normale duhet tė jetė modele dhe nė shpirt! Ndoshta s’ka qenė e tillė.
-Si do t’i vazhdoni lidhjet me Denadėn?
Jetės nuk i dihet, por lidhja do vazhdojė normalisht dhe pse kemi menduar qė kėtė verė i kemi bėrė tė dy ftesė njėri -tjetrit. Denada mė ka ftuar nė Spanjė pėr pushime dhe unė atė nė Sarandė, s’kemi pėr t’i shkėputur lidhjet sepse shkojmė shumė mirė!
-A ka miqėsi tė vėrtetė sot?
Shumė rrallė, sot vėshtirė tė gjesh miqėsi tė vėrtetė, por do tė veēoj kėtu miqėsinė time me Denadėn, e cila ėshtė tepėr e ngushtė.

Flet Modelja Denada Muēa:
Si lindi mendimi pėr njė album fotografie me modelin ZEQRIRAJ?
Menduam ta bėnim publike lidhjen tonė shoqėrore!
-Kush i realizoi fotografitė?
Fotografi i agjencisė me tė cilėn bashkėpunon Klintoni
-Nė ēfarė studio i realizuat?
Ne studion e agjencisė.
-Ku jeni njohur me Klintonin dhe ēfarė lidhjesh keni me tė?
-Me Klintonin jam njohur nėpėrmjet miqve tanė tė pėrbashkėt. Tė dy, qė me takimin e parė e kemi pėlqyer njėri -tjetrin dhe u afruam shumė, kam lidhje shumė tė mira nė ēdo aspekt.
-Denada e fejuar a ka xhelozi mes miqėsisė tuaj?
Unė tashmė jam e lirė. Xhelozi jo, s’e besoj se ka.
-Pėrse u realizuan kėto foto?
- Unė dhe Klintoni kishim njė vit qė kishim planifikuar pėr t’i bėrė fotot, por unė s’kisha mundėsi tė vija nė Shqipėri.
-Tė dy modela ēfarė keni tė pėrbashkėt?
- Kemi tė pėrbashkėt profesionin, pasionin pėr fotografinė dhe nė karakter jemi tė ngjashėm shumė .
-Po ato qė ju ndajnė nga njėri -tjetrin?
- Largėsia. Nėse unė do jetoja nė Shqipėri jam e sigurt, qė do ishim gjatė gjithė kohės bashkė.
-Ku e sheh veten mė mirė Denada sot?
- Pėr momentin tek fotografia.

-Si ėshtė njė miqėsi mes modelesh?
- Miqėsi e zakonshme, por kjo e jona ėshtė njė miqėsi shumė e fortė.
-Denada nė Spanjė si i mbani lidhjet me Klintonin?
- Lidhjet me Klintonin i mbajmė nėpėrmjet telefonit dhe “Skype”.
-Keni pasur tė dashur model dhe si mund tė jetė njė e dashur e tillė?
- Jo nuk kam pasur kurrė njė tė dashur model. S’ėshtė ēėshtje preference, por kėshtu ka ndodhur. Dashuritė mes modelėve janė tė rralla.
-Si do t’i vazhdoni lidhjet me Klintonin?
- Lidhjet me Klintonin do vazhdojnė si gjithmonė, super tė mira!
-A ka miqėsi tė vėrtetė sot?
- Miqėsitė e vėrteta janė tė rralla, por mendoj se miqėsia ime me Klintonin ėshtė e rrallė dhe shumė origjinale, ėshtė njė mik i mirė dhe me vlera.
- Ē’ėshtė dashuria pėr ju?
- Ndjenja mė e bukur qė mund tė pėrjetojė njė njeri.