Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 218
  1. #81
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Eshte teper e ulet dhe deshperuese qe disa "komandant" te llugave,duke keqperdore emrin dhe respektin qe gezon UCK,i fusin hundet kudo duke synuar qe me nepotizem dhe servilizem te sigurojne pozita dhe funksione vetem per te afermit e tyre (sepse per vete jane rehatuar qyshmoti).Kjo eshte irituese dhe te shtyn t'i pshtyjsh ne surrat duke iu thene "te pshurrsha lirine per te cilen kinse kane luftuar keta tipa....." e kete e kane xhoker dhe leternjoftim te vetin kurdo qe ju duhet. Hej,more....per bese jemi ne nivel me magjupet sa i perket shtetndertimit !
    Ne raste se jetoni ne Danimarke , Respektoni Danimarken dhe Zoti e rujate Danimarken nga c'do e keqe ,se po te mbetesh te shijojshe lirine nga Komandatne (shumare ) te ka heneger dreqi juve dhe gjithe popullin shqipetare.

    Gjaku i te pafajshmive dhe femijeve jetima qe kerkojne prinderit e tyre ,do te dalin nje dite ne sheshe , sepse keta tradhetare kane vra edhe shume shqipetare patriote mbas shpine ne lufte dhe mbas lufte .


    Gjaku i deshmoreve te realte e ka mallkuare gjithe popullin shqipetare sepse kriminelet me nofka Komandanta edne jetojen te lire bile bile ne disa raste me poste shume te rendesishme

    Nuk ka liri ,sepse shume njeres te sinqerte jane vra mbas shpine .

    Nuk ka liri , sepse shume femra ) familje shqipetare jane maltretuare nga Komnadante bile bile jane dhunuare ne emer te Uck,se

    Rrofte Mbreteria e Danimarkes

    Zoti e bekofte Danimarken .

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    me kujtohet kur hashim tadiqi deklaronte dhe e akuzonte Wv. duke i then mos keni frik se ne kosve ska serbi lufta ka mbaru fleni dath qe besa more hashim pulagjia shkijet po na vrasin ne gjum

  3. #83
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    me kujtohet kur hashim tadiqi deklaronte dhe e akuzonte Wv. duke i then mos keni frik se ne kosve ska serbi lufta ka mbaru fleni dath qe besa more hashim pulagjia shkijet po na vrasin ne gjum


    Mos kujto per historine e kaluare se c'ka ka thene Thaci .

    Kujto se c'ka po thote amerika dhe BE .

    Hashim Thaci , pastert eshte sherbetore i Amerikes , pra Hashimin e zuri sheri i shejtanit amerikes dhe BE , se per ndryshe une nuk mendoje se Hashimi munde te tradhetoje shqipetaret ne favore te serbise .

    Sheri i amerikes dhe BE i ka zene te gjithe shqipeyaret , pore ne shqipetaret mendojme se ishalla jena ne ender .
    Administrata e Amerikes ne Washington e ka be nje liste te zeze me kriminel lufte per shqipetaret . Kjo liste sa te jemi gjalle do te jete si Xhoker politik per ameriken.

    Hashim Thaci edhe po te kundershtoje , ai nuk mundet sepse , amerika dhe BE ja tregon listen e zeze ne kamere . Po ta marre amerika Hashim Thaci dhe ta dergoje ne Hage shqipetaret gezohen pa mase ,sepse jane do hajna te tjere qe duane te behen Kryeministra, dhe behen si Hashim Thaci .

    Albin Kurti te kishte qene ne lufte fizikishte me siguri se sote Albini do te sihte ne listen e zeze per krime lufte edhe pse Albini nuk kishte bere krime ne lufte , dhe do ti bente amin amerikes dhe BE , pore per fate Albinin ata vetem e burgosin dhe e leshojne , bile bile ndonje here e kundershtojne per deklaratat e tije .

    Per ta perqafuare amerikanin duhet me i pase kater sy .

    Ne shqipetaret per ti mbrojtur vlerat e lufte s dhe UCK,se nuk duhet te kandidojme perfaqesuaese te popullin njeres individe qe kane marre pjse ne lufte , sepse amerika dhe BE keta njeres i hane si molla. Shume lehte e ka amerika dhe BE te manipuloje me keta njere ,sepse xjokerin e listets se zeze per krime lufte e mbane ne xhepe ambasadori e Amerikes Dell , ne Prishtine .

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs up

    VV: Të dorëhiqet kjo Qeveri, bashkëpunëtore e Serbisë
    .

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...ore-e-serbise/




    VV: Qeveria bashkëpunëtore në incidentet e orkestruara
    .

    http://www.koha.net/?page=1,13,94951
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 10-04-2012 më 01:49

  5. #85
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    me kujtohet kur hashim tadiqi deklaronte dhe e akuzonte Wv. duke i then mos keni frik se ne kosve ska serbi lufta ka mbaru fleni dath qe besa more hashim pulagjia shkijet po na vrasin ne gjum
    Ju te v.v per lufte ishi kane linde, vec intervenoj Nato se edhe camerine tuj e shliru ishi kane.

    Garant ty 1999 te ka zene te befasi se deri te molla e kuqe e kishe shliru, po ti kryt e lopes e ki more. Ti pervec qe nuk din me shkru je edhe shume i pa meqem.

    Keshtu qe; Hashim Thaci nuk e len Mitrovicen, jo qe ty ta nin per Mitrovice, mirepo ti krejt keto viktima i sheh si mundesi per vota po kot e ke. Deshprimi i pare per ju ka me qene Ferzaj.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  6. #86
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #87
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Pak veta e dijnë se Bajram Rexhepi e ka njohë personalisht Selver Haradinajn edhe e ka dijtë se ky ishte njani prej shqiptarëve ma kambëngules dhe aktivë për mos me e lëshue vendbanimin e tij, si dhe i ka mbrojtë e përkrahë shqiptarët tjerë mos me e lëshue vendin.

    Pak veta e dijnë se Selveri ka qenë në shënjestër gjatë tanë kohës edhe se pushteti jonë ka qenë në dijeni për këtë, por s'e ka përkrahë asnjiherë.

    Bile, pak veta e dijnë se Selverit para disa muejsh Qeveria e Kosovës ia ka ndërpre ndihmat sociale, duke e lanë pa mjetet bazë për me jetue, pa miell, deri ma as shporeti s'i ka punue.

    (via Fisnik Ismaili)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #88
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Pak veta e dijnë se Bajram Rexhepi e ka njohë personalisht Selver Haradinajn edhe e ka dijtë se ky ishte njani prej shqiptarëve ma kambëngules dhe aktivë për mos me e lëshue vendbanimin e tij, si dhe i ka mbrojtë e përkrahë shqiptarët tjerë mos me e lëshue vendin.

    Pak veta e dijnë se Selveri ka qenë në shënjestër gjatë tanë kohës edhe se pushteti jonë ka qenë në dijeni për këtë, por s'e ka përkrahë asnjiherë.

    Bile, pak veta e dijnë se Selverit para disa muejsh Qeveria e Kosovës ia ka ndërpre ndihmat sociale, duke e lanë pa mjetet bazë për me jetue, pa miell, deri ma as shporeti s'i ka punue.

    (via Fisnik Ismaili)
    Pak vet e dine se Baba i Fisnik Ismailit i ka dhene kredi bankare vellezerve Kariq, qe me vone u ben me te pasurit ne serbi ( ne vitet 1970)

    Pak veta e din se Baba i Fisnik Ismailit e mbrojti Slobodan Milloshevic ne hage, duke thene se e kam pasur mik .
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  9. #89
    E ore Gogi, e kthyet perseri Shkaun ne Kosove. Qeveria e Thacit me punen e saj kunder interesave te Shqiptare, ndersa Ju Gogi, se bashku me Llapin via Pika 1_31 Kufi dhe tjerit me propaganden dhe shpifjet e juaja ndaj atyre qe punojne, sakrifikojne dhe veprojne per interesat kombetare Shqiptare. Ju me propaganden e juaj jeni bere me te zi se ato propaganda ne kohen e milloshit.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Rexhepi: Policia vazhdon të tentojë t’i bindë serbët për vendosjen e rendit

    ...
    RTK
    Pavaresisht qe eshte vetem propagande e thjeshte e nje anetare te Qeverise antikombetare dhe kuislinge te Kosoves, tentimi per ti bindur serbet per tiu nenshtruar rregullave dhe ligjit te shtetit te Kosoves do te ishte absolutisht i kote.
    Humbje e panevojshme kohe dhe humbje strategjike per Kosove.

    E vetmja gje qe do ti bindte serbet do te ishte forca resp. dhuna e shtetit dhe pamundesia reale per tiu shmangur respektimit te rregullave dhe ligjeve perkatese te shtetit te Kosoves.
    Perderisa ekzistojne rrethana te tilla, te cilat atyre ju mundesojne te jetojne me ligje te veta dhe te Serbise, perfshi edhe institucionet perkatese te shtetit te Serbise qe funksionojne ne ate pjese, nuk kane asnje arsye per te respektuar apo perfillur ndone rregull apo ligj te Republikes se Kosoves. Perkundrazi, pjesa dermuese e tyre do te pesonin edhe humbje financiare, materiale dhe humbje privilegjesh tjera te dyfishta, nese do te pranonin ate qe propagandon njeri nga tradhetaret e kombit ne Qeverine Kuislinge dhe Hajdute te Kosoves...

  11. #91
    Letra drejtuar Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi lidhur me ngjarjet e fundit në Mitrovicë, nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
    10 PRILL 2012 - E Martë 07:17
    Z. Jakup Krasniqi



    Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës



    I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,



    Duke marrë parasysh situatën e rënduar në veri të Mitrovicës pas sulmeve të fundit me pasoja tragjike, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka marrë iniciativën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të mërkuren, më 11 prill 2012. Kjo seancë mund të nxjerrë vendime konkrete për institucionet politike të Kosovës të cilat duhet t’iu dalin në ndihmë dhe mbrojtje qytetarëve tonë atje.



    Sulmet terroriste dhe kriminale të strukturave ilegale të Serbisë në veri të qytetit të Mitrovicës janë shtuar. Të dielën u vra Selver Haradinaj si dhe u lënduan gruaja e fëmijët e tij, kurse një ditë më vonë u shkatërrua pika statike e policisë së Kosovës atje. Qytetarët në Mitrovicë jetojnë në ankth sepse janë të kërcënuar e të pambrojtur. Është e domosdoshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Mitrovicë. Ne tashmë kemi filluar me mbledhjen e nënshkrimeve, porse na nevojiten së paku 40 sosh.



    E dimë që dje dhe sot institucionet e Kosovës janë në pushim për shkak të festës së Pashkëve dhe ditës së Kushtetutës. Dhe, mund të mos jenë të rastësishme këto sulme pikërisht në ditët kur nuk punojnë institucionet. Le të mos harrojmë që shumë vrasje e masakra të forcave të Serbisë në luftën e fundit në Kosovë janë kryer në ditët e fundjavës: Abria, Reçaku, Krusha e Vogël, Theranda, Izbica, zhdukja e Ukshin Hotit etj. Njerëzit jetojnë edhe gjatë pushimeve e gjatë festave. Institucionet e Kosovës duhet të jenë përherë pranë qytetarëve e në shërbim të tyre.



    Duke marrë parasysh pozitën tuaj si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe qasjet e qëndrimet konstruktive politike tuajat, kërkojmë mbështetjen dhe kontributin tuaj në inicimin dhe mbajtjen e kësaj seance.



    Sinqerisht,



    Albin Kurti



    Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!



    Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës



    Prishtinë, 10 prill 2012

    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,4322&author=0
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  12. #92
    Letrat e Albinit


    Albin Kurti, në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! i dërgoi sot letër Presidentes së Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga, ku është paraqitur kërkesa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Mitrovicë.

    Letër iu dërgua dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit në të cilën i kërkohet mbështetja për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në lidhje me ngjarjet në Mitrovicë si dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi me kërkesën për inicim të diskutimit në NATO dhe OKB të ngjarjeve në Mitrovicë.

    Më poshtë gjeni letrat e Kurtit:

    Shkelqësisë së saj, Presidentes së Republikës së Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga

    Shkelqësia Juaj, Znj.Presidente,

    Shpresoj t’ju gjejë mirë kjo letër imja. Po ju shkruaj nga shqetësimi i thellë për atë që po ndodh në Mitrovicë.

    Dhuna dhe terrori ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës janë intensifikuar. Pardje, me eksploziv të sofistikuar u vra Selver Haradinaj dhe u plagosën e lënduan anëtarët e familjes së tij: gruaja dhe katër fëmijët. Dje, pika statike e policisë së Kosovës që u vendos atje nuk qëndroi as pesë minuta meqë u shkatërrua nga strukturat armiqërore e kriminale të Serbisë. Nën terrorin e përditshëm, duke qenë edhe të varfër e të papunë, shqiptarët në veri të Mitrovicës sot janë njerëzit më të rrezikuar në Evropë.

    Gjendja në Mitrovicë është e jashtëzakonshme. Karshi kësaj gjendjeje nuk mund të sillemi në mënyrë të zakonshme. Pikërisht kjo sjellje është e jashtëzakonshme. Sjellja e zakonshme në një situatë që objektivisht është bërë e jashtëzakonshme, është e jashtëzakonshme. Kjo sjellje mund të tolerohet kur është e ndonjë qytetari, por kurrsesi nëse ashtu bëjnë institucionet e Republikës që kanë për obligim t’iu shërbejnë qytetarëve e t’i mbrojnë ata. Madje, vetë qytetarët janë të indinjuar e të frikësuar, por gjithnjë e më shumë edhe të dëshpëruar e të zhgënjyer, nga shpërfillja institucionale që po e përjetojnë teksa orvaten të mbijetojnë në këtë gjendje të jashtëzakonshme.

    Duke u bazuar në nenin 84, pika 22, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ju mund të shpallni gjendjen e jashtëzakonshme. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe si deputet i Kuvendit, Ju sugjeroj që ta shpallni gjendjen e jashtëzakonshme në Mitrovicë. Pra, gjendjes që tashmë është e jashtëzakonshme, t’ia jepni të tillë edhe emrin zyrtar. Vetëm asisoj institucionet e shtetit të Kosovës do të aktivizoheshin e mobilizoheshin duke u ngritur në nivelin e detyrës që e kërkon situata e rëndë aktuale. Reagimet e veçanta dhe të kohëpaskohshme të policisë së Kosovës nuk kanë dhënë dhe nuk do të japin rezultatet e duhura. Njëkohësisht, e gjithë Mitrovica, si një komunë e si një qytet, do të trajtohej njëjtë dhe e bashkuar. Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Mitrovicë, në bazë të nenit 84, pika 23, të Kushtetutës, Ju do t’i kryesonit mbledhjet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

    Shteti i Kosovës ka mekanizma dhe potenciale. Ata duhen vënë në lëvizje për hir të atyre për të cilët ekzistojnë ata mekanizma dhe potenciale: qytetarët e Kosovës. Shteti i Kosovës dhe e ardhmja e tij maten me Mitrovicën. Të gjithë kemi përgjegjësi, porse ata që kanë më shumë mundësi, kanë edhe më shumë përgjegjësi.

    Duke besuar në vullnetin tuaj të mirë dhe përgjigje pozitive, pranoni përshëndetjet tona.

    Z. Jakup Krasniqi

    Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

    I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,

    Duke marrë parasysh situatën e rënduar në veri të Mitrovicës pas sulmeve të fundit me pasoja tragjike, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka marrë iniciativën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të mërkuren, më 11 prill 2012. Kjo seancë mund të nxjerrë vendime konkrete për institucionet politike të Kosovës të cilat duhet t’iu dalin në ndihmë dhe mbrojtje qytetarëve tonë atje.

    Sulmet terroriste dhe kriminale të strukturave ilegale të Serbisë në veri të qytetit të Mitrovicës janë shtuar. Të dielën u vra Selver Haradinaj si dhe u lënduan gruaja e fëmijët e tij, kurse një ditë më vonë u shkatërrua pika statike e policisë së Kosovës atje. Qytetarët në Mitrovicë jetojnë në ankth sepse janë të kërcënuar e të pambrojtur. Është e domosdoshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Mitrovicë. Ne tashmë kemi filluar me mbledhjen e nënshkrimeve, porse na nevojiten së paku 40 sosh.

    E dimë që dje dhe sot institucionet e Kosovës janë në pushim për shkak të festës së Pashkëve dhe ditës së Kushtetutës. Dhe, mund të mos jenë të rastësishme këto sulme pikërisht në ditët kur nuk punojnë institucionet. Le të mos harrojmë që shumë vrasje e masakra të forcave të Serbisë në luftën e fundit në Kosovë janë kryer në ditët e fundjavës: Abria, Reçaku, Krusha e Vogël, Theranda, Izbica, zhdukja e Ukshin Hotit etj. Njerëzit jetojnë edhe gjatë pushimeve e gjatë festave. Institucionet e Kosovës duhet të jenë përherë pranë qytetarëve e në shërbim të tyre.

    Duke marrë parasysh pozitën tuaj si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe qasjet e qëndrimet konstruktive politike tuajat, kërkojmë mbështetjen dhe kontributin tuaj në inicimin dhe mbajtjen e kësaj seance.

    Shkelqësisë së tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bamir Topi

    Shkelqësia Juaj, Z. President

    Tashmë është bërë e qartë situata e terrorit dhe rrezikut për spastrim të ri etnik në pjesën veriore të Mitrovicës. Sulmi i datës 8 prill 2012 ndaj familjes Haradinaj pati për pasojë vdekjen e Selver Haradinajt dhe plagosjen e fëmijëve të tij. Të nesërmen, në të njëjtën lagje, u mor peng polici i Kosovës, u përzë patrulla policore dhe u shkatërrua pika e saj statike, kurse gazetarët u sulmuan dhe pati dhunë ndaj tyre. Të gjitha këto janë më se të mjaftueshme për ta provuar qëllimin e strukturave armiqësore e kriminale të Serbisë në veri të lumit Ibër.

    Siç e dini, Republika e Kosovës nuk mundet që këtë çështje ta iniciojë për diskutim në organizata apo struktura ndërkombëtare si OKB dhe NATO.

    Ndërsa Ju, si përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë dhe i shqiptarëve në OKB dhe NATO, mundeni që ta inicioni diskutimin mbi rrezikun e afërt të spastrimit etnik të shqiptarëve në Mitrovicë.

    Nevojitet pra, veprim politik e diplomatik kombëtar, para se përmasat e spastrimit më të ri etnik ndaj shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës, të ngjajnë me ato të viteve 1998, 1999 dhe 2000.

    Ndihma Juaj në këto momente është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme.

    Me respekt dhe mirënjohje,

    Albin Kurti

    Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

    Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës

    Prishtinë, 10 prill 2012



    http://gazetaexpress.com/?cid=1,13,78494
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gogi

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Pak vet e dine se Baba i Fisnik Ismailit i ka dhene kredi bankare vellezerve Kariq, qe me vone u ben me te pasurit ne serbi ( ne vitet 1970)

    Pak veta e din se Baba i Fisnik Ismailit e mbrojti Slobodan Milloshevic ne hage, duke thene se e kam pasur mik .
    ku smet njeri pa e njellos ju te PDKKASAHT E FLLIQT ISHI KAN BRE HAJMEDET

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gogi;

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Pak vet e dine se Baba i Fisnik Ismailit i ka dhene kredi bankare vellezerve Kariq, qe me vone u ben me te pasurit ne serbi ( ne vitet 1970)

    Pak veta e din se Baba i Fisnik Ismailit e mbrojti Slobodan Milloshevic ne hage, duke thene se e kam pasur mik .
    PO FLITET SE DJE NE MITROVIC POLICIN E REXHEP QEREPIT I KAN SHTI ME HANGER ZALL JA QFAR STRUKTURE POLICORE KENI JU NJERZ QE ME SERB SKENI BOTH .E NDERHY

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Po flitete se anetarete vetvendosje,po dojn me shkua ne mitrovice me qlirua dhe mbrojtur banoret atje ......por si duket ende nuk po e dishin saktesishte se kah i bije mitrovica,,a ka dheu i bardhe ,apo ka ......gjumiiii.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  16. #96
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Me ju a ndegju llafet ketyre thu ti osht ka i mban ne zingjir dikush, se e kishin kall ballkanin i kishin kthy trojet ilire ....

    ..gjysma derzertor kane qene phiiiii
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Eshte teper e ulet dhe deshperuese qe disa "komandant" te llugave,duke keqperdore emrin dhe respektin qe gezon UCK,i fusin hundet kudo duke synuar qe me nepotizem dhe servilizem te sigurojne pozita dhe funksione vetem per te afermit e tyre (sepse per vete jane rehatuar qyshmoti).Kjo eshte irituese dhe te shtyn t'i pshtyjsh ne surrat duke iu thene "te pshurrsha lirine per te cilen kinse kane luftuar keta tipa....." e kete e kane xhoker dhe leternjoftim te vetin kurdo qe ju duhet. Hej,more....per bese jemi ne nivel me magjupet sa i perket shtetndertimit !
    po e teproni me keto fyerje ndaj komandanteve te llugave,kur doni me kuptu qe UCK ka pase rreth 11.000 ushtare prej tyre komandante njesie,brigade,zone mund te jene 1000,e nuk munden me ardhe tana te kqiat nga keta 1.000 komandant e 11.000 ushtare.
    Nepotizem ka edhe te paqesoret ldk,shiqoi komunat dhe ministrit ku jane/ishin ne pushtet do ta shihni nepotizmin e hamiteve,beqirve,hazireve etj,nepotizmi eshte problem i shoqerise sone,shqiptaret kur e kan nje te aferm me pushtet nuk ja leshoin deren dite e nate derisa tua ben naj favor punesim te familjareve,tender etj,mos me ju ba favore nuk votoin per te dhe e shajn nate e dite.

    Familja e Selver Haradinajt nuk ka pase perkrahje nga asnje parti,as nga ldk qe e kishte pushtetin ne dy mandate ne Mitrovice,as nga pdk ne keto dy mandatet e fundit e as nga pushteti qendrore ku kan qeverise ldk,pdk ,aak e akr.

    Nepotizmi ka sjelle njerez injorant e arrogant ne administrat te tillet familjes Haradinaj jo qe nuk i kan ndihmu po ja kan ndal edhe ndihmen sociale,per punesim te nje anetari te familjes as nuk mund te flitet pa pase lidhje dhe libreze te pdk,ldk,aak,akr varesisht nga komuna ku jetoni,ministria apo ndermarrja publike ku kerkoni pune.

  18. #98
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Nikolliq e Vuçiq pritet të vizitojnë Mitrovicën

    Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikolliq dhe zëvendësi i tij, Aleksandar Vuçiq, pritet të qëndrojnë të mërkurën në veri të Mitrovicës.

    Këtë informacion e kanë konfirmuar përfaqësues të PPS-së në Mitrovicë.

    Ata pritet të marrin pjesë në një tubim parazgjedhor që do të mbahet në Mitrovicë të mërkurën në orën 13:00.

    Serbia ka shpallur zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale më 6 maj.

    Tomisllav Nikoliq është kandidat për president.

    Ndërsa, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, pas kritikave ndërkombëtare, Serbia ka sinjalizuar se do të heqë dorë; nuk dihet nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe për zgjedhjet tjera, për mbajtjen e të cilave thirret në parimin e dyshtetësisë.(a.i.)
    http://www.evropaelire.org/content/a.../24543582.html

  19. #99
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga dijetari Lexo Postimin
    Po flitete se anetarete vetvendosje,po dojn me shkua ne mitrovice me qlirua dhe mbrojtur banoret atje ......por si duket ende nuk po e dishin saktesishte se kah i bije mitrovica,,a ka dheu i bardhe ,apo ka ......gjumiiii.
    Dijetar ,kam nje pyetje per ty ,me ke pas than nje her se ne familjen tande ke edhe hero te shpallur qysh nga lufta e dyt botrore e ne vazhdim, un desh te pyes ,se a kan qen edhe ata si ti ??flm.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  20. #100
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Mallkimi i atdheut

    Shkruan: Idriz Morina

    Shqiptarët do të vazhdojnë të numërojnë viktimat apo të jenë të numëruar si viktima edhe për shumë kohë. Ky është dështimi më i madh që po e njeh politika shqiptare në Kosovë. Dhe ajo që është më e keqja Shqipëria tregohet indiferente për viktimat kombëtare. Edhe në rast se vrasja e një shqiptari do të mund të ishte e dyshimtë situata në veri nuk lejon thuaja asnjë perceptim tjetër, veç atij se kur vritet një shqiptarë në Veri në shtëpinë e tij apo në rrugën e tij, është viktimë e dhunës serbe, nisur jo vetëm nga fakti se shqiptarët atje janë pakicë, por se shqiptarët nuk kanë liri të lëvizjes dhe liri të jetës atje.

    Mohimi i lirisë

    Pra, mohimi i të drejtë për lëvizur lirshëmdhe për ta gëzuar pronën paqësisht, dy konceptet fundamentale të demokracisë dhe kulturës evrperëndimore, nënkuptojnë edhe pamundësinë e jetës. Rasti më tipik është vrasja në shtëpi me mjete shpërthyese e viktimës së fundit shqiptare nga dhuna serbe, të Selver Haradinajt.

    Pra, sot në Kosovë, në veri të saj jo vetëm që mund të vritesh dhe vrasësit mbase edhe të mos gjinden kurrë sepse mund t’ia kenë mbathur me ndihmën e shërbimeve inteligjente në Serbi, por vdekja juaj do të jetë e përbuzur nga shteti, për të cilin ju keni zgjedhur të vetëflijoheni për të siguruar ekzistencën dhe vazhdimin e saj.

    Atëherë çfarë duhet të bëjnë shqiptarët që të ndjehen jo vetëm krenarë për atë që kanë bërë për atë, por edhe të jenë të vlerësuar nga ky shtet, jo vetëm pas vdekjes dhe pas vite e vitesh të kaluara, nëse ekziston ende kujtimi për ju apo ka kush ua nxjerrë emrin tuaj nga harresa.

    Haradinaj u vra dhe vdiq sepse ai ishte harruar nga shteti. Republika e Kosovës u tregua e dobët, e pafuqishme për të vepruar edhe kur serbët ia vranë në detyrë policin, tani hero i Kosovës, Enver Zymberi. Por, pushtetarët ‘për të treguar respekt’ u ngutën ta hyjnizojnë e ta shpallin ‘hero’ viktimën, për të mbuluar turpin dhe marrëzinë e vet.

    Qeveria në korrikun e shkuar jo vetëm që nuk arriti rivendosjen e rendit dhe ligjit, por nuk ia arriti as që të merrte hakun për vrasjen e nëpunësit të saj shtetëror, mbrojtësit të rendit dhe ligjit, dhe për më keq, as gati një vit pas nuk ka as të arrestuar, pasi të dyshuarit kryesor, EULEX-i i liroi ata që vetë i arrestoi si të dyshuar.

    Pra, kjo ishte humbja e parë bindëse e Qeverisë së Kosovës pas luftës. Ndërsa, para kësaj humbje të turpshme, janë edhe rreth 20 viktima shqiptarë, të vrarë nga serbët në trazirat e marsit të 2004-ës, që si atëherë edhe tani, situata po provokohet nga serbët, në mënyrë që t’i jepet shans ripozicionimitgjeopolitik dhe akterëve politikë të përfshirë në çështjen e Kosovës.
    Shqiptarët dhe para së gjithash institucionet tona duhet t’i kujtojnë me bezdi dhe në vazhdimësi humbjet që ua solli ajo pamaturi e përfshirjes në protesta popullore, ajo situatë e daljes jashtë kontrollit shtetëror, por e vënies së gjërave dhe proceseve politike nën kontrollin e të tjerëve, (në këtë rast pa fajësuar vende apo figura) të politikave antishqiptare.
    Pra, duhet të dallojnë qartë se një krizë politike dhe për më tepër një trazirë popullore, përderisa është shfrim emocional për popullin, për të tjerët janë si hapa vallëzimi, ku valltarët nuk mund të lëvizin thuaja asgjë jashtë koreografisë.
    Shqiptarët protestonin gjithandej më 2004, përfshirë Çagllavicën, e cila u kthye në mburojën e mitit serb, (fakt që thuaja të gjithë po e anashkalojnë dhe harrojnë), dhe nga ai shesh beteje, ku shqiptarët gjuanin me gurë nga rruga e asfaltuar, sipër barrikadave me autoblinda të KFOR-it, kryesisht suedez, sot autostrada e Shkupit, ndërsa serbët vrisnin me automatikë dhe shiheshin qartë teksa ndërronin pozicionet dhe shtinin ndaj nesh, protestuesve, gazetarëve dhe po nga aty në mbrëmje do të orkestrohej turma për të djegur ca kishëza serbe.

    Tjetërsimi

    Pra, shqiptarët jo vetëm që nuk morën shpagimin duke arrestuar vrasësit e dhjetëra shqiptarëve, ndërsa sulmuesit pra dihen dhe njihen botërisht, por për më keq ata vriteshin dhe po vriten pa mëshirshëm edhe pas 8 viteve nga ngjarjet tragjike. Dhe ne shqiptarët po shndërrohemi në viktima të dyfishta, fizike dhe kulturore. Ato vrasje nuk shërbyen për të forcuar identitetin shqiptarë, por përkundrazi që atëherë ne nuk njihemi më si shqiptarë, por si kosovar, dhe po ashtu trashëgimia jonë historike, kulturore dhe fetare nga krishterimi e këndej iu dorëzua në pronësi serbëve.

    Barrikadat serbe u toleruan jashtë çdo kufiri politikë. Derisa Qeveria e Kosovës u detyrua të tërhiqej, faktorët ndërkombëtarë, sidomos KFOR-i me gjithë prezencën e shtuar dështoi të vendos rendin, ndërsa policia e EULEX-it përndiqej si një grup fëmijësh, të paarmatosur si duhet, pa mjete dhe pa një komandë të vërtetë qendrore, ia mbathën në çdo situatë tensioni, sikurse bën, kur u dogj pika kufitare në Jarinë.
    Ndërkohë, Qeveria e Kosovës dhe institucionet tona vazhdojnë që me reagime të mefshta të shpresojnë në vendosjen e kushtetutshmërisë.
    Dhe serbët kishin zgjedhur sulmin vrastar terrorist, pikërisht në ditën e Kushtetutës së vendit, e cila si dokument e njeh unitetin e vendit. Por, deklarimet e tilla, ndërsa që serbët ende nuk lejojnë as të vendoset një pikë policore në veri, kërkesë kjo e bërë prej shumë kohësh nga shqiptarët atje, i ngjasojnë atyre, që me të vërtetë shqiptarët i shohin me shqetësim si ‘luftëra apo beteja virtuale’, sikurse ngjet edhe sot e kësaj dite, sidomos në mesin e shqiptarëve në mërgim, por edhe në Kosovë, nga ata që kryesisht e kanë parë me rezerva angazhimin në luftë të Kryeministrit aktual dhe të miqve apo grupit të tij. “Na lodhët ... me keto denime nga hotelet sikur deklaratat gjate luftes nga Tirana, shtrengojeni njehere prapanicen, ... dhe shko ku duhet atje ne veri ose mbylle gojen...”, thotë njëri nga komentuesit e ngjarjeve në Veri në vebsajtin e “Bota sot” duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeveritarëve.
    Kjo tregon edhe pikën e mosdurimit të shqiptarëve ndaj drejtuesve të shtetit, imazhi i të cilëve është gjithnjë e më i rrënuar, dhe në këtë rrënim të mbetesh idealist, besnik i atdheut, të duket se mallkimin e ki më pranë se asnjëherë.Bota Sot

    http://www.facebook.com/photo.php?fb...type=1&theater
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 10-04-2012 më 15:55
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •