Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466

    Pse duheshin asgjesur ushtrite shqiptare?! GJOKĖ DABAJ

    Nė harkun e kėtyre 20 vjetėve tė fundit, ne i patėm 4 ushtri tonat dhe qė tė 4-at na u asgjėsuan, jo prej armikut qė e kishim ballas, por prej aleatėvet, qė duhej tė na mbronin ne, e rrjedhimisht edhe ushtritė tona. Ėshtė njė ēudi e madhe, ndoshta ndėr tė rrallat nė botė. Megjithatė, nė historinė e kombit tonė, kėta 4 raste nuk janė tė vetmit. Po pėrmendim vetėm 2, thjeshtė sa pėr ngacmim tė kujtesės.

    1. Nė vitet 1448-1450 qeveria e Venedikut kish caktuar njė shumė prej 10 mijė dukatėsh shpėrblim pėr atė qė vriste Gjergj Kastriotin Skėderbeun. Pėrse donte ta vriste Venediku Heroin tonė Kombėtar?! Pėr shkak tė 2 thasėve kripė, prej tė cilėvet Kastriotasi do tė vilte pėr vete nė doganėn e Vaut tė Dejės?! Apo se Kastriotasi do ta mbronte Republikėn e Venedikut prej Turkut nė thuajse krejt gjysmėn e dytė tė shekullit XV?! Madje fryma kastriotase do ta mbronte Venedikun prej Perandorisė Osmane edhe nė shekullin XVI (kujto qėndresėn e Tivarit e tė Ulqinit deri nė vitin 1571), edhe mė vonė (kujto kuvendet e njėpasnjėshėm tė arbėrvet)!

    2. Njė peshkop i Durrėsit, nė kohėn e sundimit osman, shkon nėpėr Evropė, mbledh atje ndihma, blen armė, mbush njė anije me ato armė dhe bėhet gati pėr t’i prurė nga Venecia nė Arbėri. Pa pritur, autoritetet e Republikės sė Venedikut e ndalin anijen, i shkarkojnė armėt, kurse peshkopin, bashkė me njė kapiten qė peshkopi e kish me vete, e arrestojnė dhe e dėnojnė me burg. Venediku ishte aleat i natyrshėm i arbėrvet kundėr Perandorisė Osmane. Pse e bėri Venediku kėtė veprim, i cili shkonte nė favor tė armikut tė tij shumėshekullor?..



    Kėta ishin 2 shembuj, sa pėr tė ngacmuar tė kujtuarit tonė, gjithsesi tė hidhur. Shohim tani kohėt mė tė afėrta. Qė nga dhjetori i vitit 1990 e kėndej, qė kur u dėgjuan nėpėr Tiranė thirrjet e para “E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa!”, Aleanca Euroatllantike, pra NATO-ja, e kish fare lehtė ta kuptonte qė edhe arsenali ushtarak i Republikės sė Shqipėrisė tashmė ishte potencialisht forcė pro NATO-s dhe jo kundėr NATO-s. Megjithatė, ndėr “veprat” e para tė nėndheshme (S’e dimė kush fshihej konkretisht prapa kėtyre “veprave”.), ishte asgjėsimi i ushtrisė shqiptare dhe i krejt objektevet tė saj mbrojtės. Mund tė themi tani pėr tani vetėm kaq: Nė vitet e tė kėtillė veprimeve anti-NATO dhe realisht antiperendomorė, nė krye tė ushtrisė shqiptare ka qenė Kiēo Mustaqi, njė grek i mirėfilltė (siē e ka pohuar vetė), tė cilin e pat vėnė aty Ramiz Alia.

    Erdhi 1991-shi dhe erdhėn gjithė vitet mbas 1991-shit. Kryefjala e punėvet nė Republikėn e Shqipėrisė ishte ēarmatimi i ushtrisė sė saj deri nė predhėn e fundit. Ushtria shqiptare, deri nė kėtė kohė, ka qenė e kompletuar me ēdo gjė qė i nevojitet njė ushtrie mbrojtėse. Armė kėmbėsorie, pėr tė gjithė shtetasit, tė aftė pėr tė luftuar. Burra e gra, pleq e tė rinj, qė tė gjithė e kishin nė depot pėrkatėse, nė afėrsi tė ēdo vendbanimi, nga njė pushkė automatike ose kallashnikov, caktuar me numėr vendi e me numėr arme pėr secilin banor. Municion ka pasur pėr disa vjet luftė tė pandėrprerė. Artileria tokėsore ka qenė e atillė qė asnjė ushtri invaduese tė mos mund tė hyjė nė kufijtė e shtetit, pa u gozhduar nė vend dhe pa u zbrapsur. Artileria kundėrajrore ka qenė e aftė tė mbrojė qiellin nga ēdo lloj sulmi ajror. Ndėrlidhja ishte, pėr kohėn, nė nivelin mė tė lakmueshėm. Republika e Shqipėrisė kish nė atė kohė rreth 300 avionė lufte dhe rreth 2000 tanke. I gjithė territori i Republikės sė Shqipėrisė ishte i fortifikuar si rrallė ndonjė shtet tjetėr nė botė. Kuptohet, fortifikimi nuk bėhet pėr tė sulmuar dikėnd, por pėr t’u mbrojtur. Shtetasit e kėtij shteti kishin pėrballuar shumė mangėsi, deri edhe nė ushqime, vetėm e vetėm qė tė jenė nė gjendje pėr t’u mbrojtur nga pushtuesit. Nga ata pushtues, qė kurrė s’e patėn lėnė kėtė popull tė rrojė i qetė nė atdheun e vet.

    Erdhi 1991-shi. Logjikisht, i gjithė ai potencial ushtarak po bėhej tashmė pjesė e fuqisė mbrojtėse (dhe paqėruajtėse) tė Aleancės Ushtarake tė NATO-s. Pse nuk e ruajti NATO-ja, aleati ynė, kėtė potencial ushtarak tashmė tė vetin? Tė 2000 tanket dhe mijėra topa u ēuan pėr skrap nė Zhelezarėn e Nikshiqit. Bunkerėt, tashmė tė NATO-s, u shkulėn, u shkatėrruan, u copėtuan dhe, hekuri i tyre, nxjerrė me 1000 belara nga dheu, u rishkri nė Kurumin e Elbasanit.

    Si rezultat, para 100 vjetėsh, forca e armatosur e Ismail Qemalit ka qenė mė nė gjendje tė mbrohet nė drejtim tė Himarės dhe Gjirokastrės, se ē’ėshtė sot nė gjendje ushtria shqiptare tė mbrojė Himarėn dhe Gjirokastrėn. Ndėrkaq, shteti grek, edhe nė ditėn e vet mė tė vėshtirė financiare, po blenė prej Gjermanisė miliarda euro armė nga mė tė sofistikuarat. Shteti grek thotė, me kėtė rast, qė kėto armė i duhen, sepse “ka frikė” nga Turqia. Kjo s’ėshtė e vėrtetė. E vėrteta ėshtė se shteti grek planifikon tė marrė jugun e Republikės sė Shqipėrisė. Vetėkuptohet, jo brenda ditės, por kur t’i vijė rasti, dhe, atėherė, doemos qė do tė ketė punė edhe me Turqinė. Mirėpo, e gjithė kjo s’ėshtė shenjė e mirė pėr NATO-n. Pėr NATO-n do tė kish qenė mė mirė qė nė Republikėn e Shqipėrisė tė ish ruajtur e pacėnuar aftėsia mbrojtėse. Shtesat e reja mund tė bėheshin mbi ato qė ekzistoni, jo mbi asgjė.

    U krijua ndėrkohė edhe nė Kosovė Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. U armatos, me 1000 halle dhe privacione. Madje, me armė fare tė lehta dhe fare tė pakta. As topa, as tanke, as avionė, as raketa. Megjithatė, UĒK-ja e bėri luftėn ashtu si mundi, mė shumė me trimėri se me forcėn e armėvet. E luftoi pushtuesin sėrb mė shumė me atdhedashuri, se me mjete lufte, me tė cilėt ushtria sėrbe ishte 100-fish mė e kompletuar. Them 100-fish, por druaj se kam thėnė pak. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ishte aleatja mė e predispozuar e forcavet tė NATO-s, jo vetėm nga ardhja e R.Hollbrukut e kėndej, por qysh nė zanafillėn e saj. Gjatė gjithė kohės sė bombardimevet, UĒK-ja ishte, praktikisht dhe faktikisht, ndonėse jo burokrato - “zyrtarisht”, forca e vetme tokėsore e NATO-s, e cila vepronte nė Kosovė. Megjithatė, megjithatė, megjithatė! Puna e parė qė bėnė aleatėt tanė, fill pas nėnshkrimit tė njė letre nė Kumanovė, ishte: tė mbledhė pushkėt tona, t’i rreshtojė nėpėr sheshe, t’i sharrojė tytat e tyre me fresibla specialė dhe t’i filmojė krejt kėto, nė mėnyrė qė sėrbėt tė binden se nuk ka mė UĒK e, rrjedhimisht, nuk ka mė as Kosovė me liri tė garantuar. Sėrbia, qė ish agresorja, nuk u ēarmatos. Sėrbia, qė i kish drejtuar tytat e artilerisė sė vet dhe raketat e veta kundėr aviacionit tė NATO-s, nuk u ēarmatos. Topavet tė Sėrbisė nuk iu sharruan tytat. Iu sharruan tytat pushkėzavet tė shqiptarėvet. Pse e bėnė kėtė punė kaq tė keqe aleatėt tanė?!

    Pse pranuam ne, qė tė na merren pushkėt dhe pse nuk i bindėm aleatėt tanė se s’kishim ndėrmend (Kurrė nė botė!) t’ua kthenim atyre ato pushkė dhe prandaj nuk kishin asnjė arsye pėr tė na i marrė ?! Tė njėjtin lloj ēarmatimi e kishim pranuar nė Prizren, nė vitin 1945, nga “aleatėt” tanė tė atėhershėm jugosllavė. E kishim pranuar ēarmatimin dhe ishim ēarmatosur nė Prizren. Jugosllavėt na kishin grahė si berrat nėpėr malet e Kukėsit e tė Pukės dhe, sapo na kishin nxjerrė nė breg tė Tivarit, na kishin grirė, me armė, tė ngjashme me ato qė ua kishim dorėzuar vetė.

    Ēfarė duhej tė bėnte NATO-ja nė Republikėn e ardhshme tė Kosovės, nėse do tė ndiqte njė politikė proshqiptare, dmth provetėvetes? NATO-ja, nėse nuk do tė kish brenda vetėvetes Kolonė tė Pestė anti-NATO, duhej tė bėnte qė forcat e UĒK-sė, jo tė ēarmatoseshin, por, bashkė me forcat e KFOR-it, tė zinin pozicionet deri nė pikėn mė veriore dhe tė ushtronin nė krejt territorin e vet tė drejtat qė i kishin fituar me luftė.

    Nuk u veprua ashtu. Tani na duhet t’i ēojmė me helikopter doganierėt deri nė Jarinjė. Tani, sado qė e kemi njė tė quajtur Forcė Sigurie, konstatimi ynė, i hidhur sa s’ka ku tė vejė, ėshtė ky: Isė Boletini, para 100 vjetėsh, me trimat e tij, ish mė nė gjendje ta mbronte Mitrovicėn.

    E krijuam njė ushtri tė vogėl edhe nė Anamoravė. E bėmė bam 2 a 3 herė. Erdhėn ndėrkombėtarėt, aleatėt tanė, dhe na thane: “Mos! Mos bėni kėshtu, se destabilizohet rajoni!” Heu dreq! Ne nuk dimė t’i themi mikut: “Nuk ėshtė ashtu! Rajonin e destabilizojnė tė tjerėt, jo ne.” Sidomos, kur miku ynė ėshtė i fortė. Na u “mbush mendja” se vėrtet ashtu mund tė ndodhte, se mund tė bėheshim ne e jo sėrbėt shkaktarė kiametesh nė kėto anė dhe… i dorėzuam armėt. U filmuan edhe ato… Pas disa vjetėsh, B.Tadiqi erdhi dhe ngriti njė garnizon tė fuqishėm ushtarak mu nė tokėn shqiptare, mu nė kufi me Republikėn e Kosovės. Askush nuk e filmoi, as nuk i tha se po e destabilizon rajonin.

    Ēfarė duhej tė bėnin ndėrkombėtarėt perendimorė nė Anamoravė, nėse do tė ndiqnin njė politikė proshqiptare, dmth provetėvetes? Ta zėmė se nuk u levėrdiste tė kėrkonin ndryshim tė kufijvet shtetėrorė. Nėse nuk u levėrdiste tė kėrkonin ndryshim tė kufijvet shtetėrorė, ndėrkombėtarėt perendimorė, nė vend qė ta ēarmatosnin UĒPBM-nė, duhej ta shndėrronin nė polici vendore dhe ta detyronin Beogradin qė t’i japė Anamoravės statusin e republikės breda shtetit tė Sėrbisė.

    Nuk u veprua ashtu dhe tani na duhet tė konstatojmė: Idriz Seferi ish mė nė gjendje ta mbronte Anamoravėn nė kohėn e vet, se ne, 100 vjet mė vonė.

    Bėmė si bėmė dhe ia krisėm edhe nė Tetovė. Sllavėt na vranė gjithandej. Na gjurmonin me helikopterė. Na hynin nėpėr fshatra e na i vrisnin nga 10 e nga 15 djem tė rinj. Na i vranė babė e bir mu nė mes tė Tetovės… Por ata nuk i ēarmatosi askush. Na ēarmatosėn ne. Nuk na ēarmatosėn sllavėt, por miqtė tanė, aleatėt tanė. Po Izraelin pse s’po e ēarmatosin, xhanėm! Nuk po e ēarmatosin, sepse Izraeli ėshtė i zoti i vetes. Ne nuk jemi tė zotėt e vetes!

    Nė anė tjetėr, do pohuar me siguri tė parrėzueshme, se as aleatėt tanė, sado tė fortė qė e ndiejnė veten, nuk po tregohen aspak largpamės. Duke ēarmatosur ne, ata, aleatėt tanė, po bėjnė njė politikė miope dhe po zbatojnė njė strategji mė se tė verbėr, nė radhė tė parė pėr vete. Ata nuk po e kuptojnė dot qė shqiptarėt, nė kėto hapėsira, janė faktor shumė i rėndėsishėm properendimor. Natyrshėm properendimor! Historikisht properendimor! Ata gjithashtu nuk po e kuptojnė dot qė, duke lejuar qė ne shqiptarėt tė dėmtohemi prej fqinjėvet tanė edhe nėpėrmjet tyre, e dėmtojnė pandreqshėm edhe vetėveten.

    Ēfarė duhej tė bėnin ndėrkombėtarėt dhe NATO-ja, nėse do tė ndiqnin njė politikė proshqiptare dhe paqėruajtėse afatgjatė? Ata duhej tė hynin nė ish-Republikėn Jugosllave tė sė quajturės Maqedoni (nė tė cilėn s’bėn pjesė as 10% tė Maqedonisė Antike). Tė hynin atje mė 2001-shin, ashtu siē patėn hyrė nė Republikėn e Shqipėrisė mė 1997-n. Ta ēonin punėn deri atje, qė vetė qeveria e Shkupit t’i ftonte dhe tė vendosnin armėpushim midis tė 2-ja palėve. Jo t’i ēarmatosnin shqiptarėt, por t’i linin tė armatosur ashtu siē ishin dhe, nė ata kushte, tė realizonin njė marrėveshje midis 2 etnive. Pika mė kryesore e Marrėveshjes sė Ohrit duhej tė ishte: 30% deri 40% e oficerėvet tė ushtrisė atij shteti tė ishin shqiptarė. Pikė tjetėr duhej tė ishte: Tė gjithė fėmijėt e atij shteti, nga klasa V, jo nga klasa I, tė ishin tė detyruar tė mėsojnė gjuhėn e njeri-tjetrit. Por nuk ndodhi, veē tjeravet, edhe sepse perendimorėt, aleatėt tanė, kanė brenda strukturavet tė veta njė Kolonė tė Pestė antiperendimore shumė tė rrėzikshme.

    Me qėllim pėr ta pėrforcuar edhe njėherė kėtė qė thamė pėr aleatėt, po sjellim kėtu edhe 3 shembuj.

    1. Nė pranverė tė vitit 1944 Ulqinin e kanė bombarduar aeroplanėt angloamerikanė. Nė librin “Cafobeg Ulqini” tė autorit Fahri Buēinca, botim i v.2009, f.143, thuhet: “nė Ulqin… nga aeroplanėt anglo-amerikanė u bombarduan (lagjet) Mėhalla e Re dhe Meraja, ku jetonin vetėm shqiptarė, me ē’rast u vranė mbi 100 vetė. Nė (lagjen) Meteriz, ku jetonin (kolonistėt, Gj.D.) malazezė, nuk u hodh asnjė predhė.”

    2. Nė tė njėjtin libėr kemi edhe shembullin e dytė, moralisht tė njėjtė, por numerikisht 30-fish mė tė rėndė se tė parin. Aty thuhet: “Mė 13 qershor tė vitit 1944, njė skuadrilje aeroplanėsh anglo-amerikanė prej 28 bombarduesish e bombardoi Pejėn, me ē’rast (u vranė) mbi 3000 (tre mijė, Gj.D.) qytetarė pejanė dhe (pati) po aq tė plagosur.” “…aeroplanėt anglo-amerikanė bombarduan lagjet ku jetonin shqiptarėt.” “…asnjė qytetar i kombėsisė sėrbe nuk ėshtė vrarė nė kėtė bombardim.” (f.143).

    3. Nė qershor tė vitit 1999 ka ndodhur i njėjti “episod”. Nė Korishė tė Prizrenit, komanda sėrbe kish marrė informata, sigurisht nga dikush i komandės sė NATO-s, se atė natė NATO-ja do t’u bombardonte njė repart tankesh. I hoqėn tanket nga vendi ku i kishin dislokuar dhe nė vend tė tankevet vendosėn njė kolonė tė dėbuarish shqiptarė. U dhanė urdhėr tė ndalen aty, me gra e fėmijė, dhe nuk i lejuan tė lėviznin prej andej, deri sa u krye bombardimi, me ē’rast, nė vend qė “tė vriten” tanket, u vranė mbi 60 shqiptarė.

    Tė gjithė e kemi tė qartė qė vrasja e civilėvet shqiptarė, nė mėnyrė kaq mizore, nuk ka qenė dhe nuk ėshtė politikė shtetėrore as e Britanisė, as e SHBA-sė dhe as e Aleancės sė Atllantikut si tėrėsi, por megjithatė, nuk kemi dėgjuar deri mė sot qė, qoftė komanda e atėhershme e aleatėvet tanė, qoftė kjo e sotmja e NATO-s, tė kenė zbuluar ndonjė fajtor, qė nė tė 3 rastet s’ka qenė tjetėr veēse spiun prosėrb, pėrgjegjės pėr tė kėtilla masakra mbi popullsinė civile shqiptare. Prandaj, nė kėta kushte, duke e pasur krejt tė qartė se kujt i intereson t’i ēarmatosė shqiptarėt (nė mėnyrė qė tė mund edhe t’i masakrojė), ne, nė formė paralajmėrimi, miqėsor por mjerisht ogurzi pėr aleatėt tanė, pėr dashamirėsit tanė, po bėjmė kėtė paralelizėm: Strategu Franko, kur e pyetėn nėse do tė mund ta merrte Madridin me 4 kolona, pat thėnė: “Kam edhe Kolonėn e Pestė.” Ndodhi pikėrisht ashtu siē tha ai: Republikėn e Madridit e shkatėrroi, e shpartalloi, kryesisht Kolona e Pestė. Gjenerali Franko mund tė ketė qenė monarkist, fashist e ēfarėdo tjetėr, por qė ishte njė strateg i pėrkryer, kėtė nuk mund ta mohojė askush. Dua tė them: Ata, tė cilėvet u intereson asgjėsimi i ushtrivet shqiptare e, nė vazhdim, asgjėsimi i krejt kombit shqiptar, mund tė jenė megalogrekė, megalosėrbė, megalorusė, por strategė e takticienė tė kėqinj nuk janė. Ne bėhemi strategė e takticienė tė kėqinj, pėr 2 thasė kripė. Kini kujdes, zotėrinj tė nderuar, se edhe “Republikėn e NATO-s” ka pėr ta shkatėrruar pikėrisht njė e tillė Kolonė e Pestė. Antishqiptare, por thelbėsisht anti-NATO!
    (Durrės, 31. 03. 2012, pashtriku)
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Me sa duket Shqipetaret pervec se nuk kane aftesi bashkepunimi dhe vetorganizimi kane qene edhe penguar per te pasur nje organizim te tille. Se perse behet kjo dhe nga kush nuk eshte shume e veshtire te kuptohet.
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #3
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Me sa duket Shqipetaret pervec se nuk kane aftesi bashkepunimi dhe vetorganizimi kane qene edhe penguar per te pasur nje organizim te tille. Se perse behet kjo dhe nga kush nuk eshte shume e veshtire te kuptohet.
    ose me qarte:
    Fuqite e medha(sot Eu-Usa) krijojne kushtet dhe pergadisin terrenin qe serbi e greku, si gabel qe jane, te kryejne punen e piste(dirty work)..
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Une nuk shikoj asnje "gabim" , keqkuptim apo mos kuptim nga ana e "aleateve" per kete carmatosje te shqiptareve !

    Une shikoj nje plan orgurzi , i cili sigurisht qe mbase eshte llogaritur te ngjase se shpejti ! Sa shpejt , nuk jam ne gjendje ta them !

    Lenia e shqiptareve te carmatosur nuk eshte lajthitje , por parapergatitje per te realizuar masakrimin e tyre , ndryshe nuk ka asnje kutpim tjeter as per mendjen e nje kalamani dhe jo me te atyre qe arrijne te kuptojne ! Asgje nuk eshte e rastit ......!

    Shikoni edhe nje tjeter aspekt ! Shikoni si po nderhyet ne administrimin e brendshem te territoreve shqiptare ! Shikoni impenjimin e madh te ambasadoreve per cdo levizje individesh , lere pastaj poltikash ... Shikoni gjendjen e mjerueshme ku i kane katandisur territoret shqiptare ne planin e brendshem ? Shikoni si i mbeshtesin individet antishqiptare ? Shikoni si i dekurajojne cdo levizje apo proteste kunder kukullave te tyre duke i mbajtur territoret shqiptare nen dhune me ane te vete shqiptareve te shitur ?

    Koha duket se nuk flet mire per shqiptaret ...... dhe po sjell gjera te renda per ta ! Me ujkun e droguar dhe pa dhembe , tallet edhe nje femije 6 muajsh .....

    Kujt po ia bejne gati kete tepsi lakrori te quajtur Shqiperi ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 06-04-2012 mė 20:38

  5. #5
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Pse SHBA-ja nuk ja dhuroi tanket Republikes se Shqiperise?! GJOKĖ DABAJ

    Durrės, 5 prill 2012

    Nuk do tė duhej ta bėja unė i pari kėtė pyetje. Unė, qė nuk kam kurrfarė funksioni zyrtar nė hierarkinė shoqėrore apo shtetėrore. Unė, qė nuk jam gazetar profesionist dhe qė deri mė sot, pėr shkrimet e mi, nuk kam marrė as edhe njė kokėrr leku. Unė, qė nuk kam gradė shkencore as edhe tė shkallės mė tė ulėt. Kėtė pyetje sot, duhej ta kishin bėrė tė parėt, nė kryegazetat tona, kryegazetarėt tanė. Nuk them qė, pėr kėtė gjė, duhej tė ishin prononcuar publikisht organet tanė tė qeverisė. Ata kanė rrugėt e tyre zyrtare jopublike dhe dua tė besoj qė tashmė e kanė bėrė kėtė pyetje atje ku duhet. (Posi! Me kė e ke?!, i thonė kėndej nga Mati.) Por gazetat tona, kėtė ēėshtje, duhej ta kishin sot nė krye tė tė gjithė shkrimevet.


    (Ndėrkaq, Topēenėlli, psh, qė ėshtė njė nga mediat mė me nivel, jo vetėm ndėr shqiptarėt, por edhe nė Evropė, e gjen mė tė nevojshme pėr tė folur nė emisionin e mėngjesit… pėr qentė, pėr kujdesin qė duhet treguar ndaj qenvet, se sa pėr tanket qė SHBA-ja ia dhuroi Rep.sė Greqisė e jo ne.)

    Pse SHBA-ja nuk ia dhuroi tanket dhe pajisjet e tjera luftarake Rep.sė Shqipėrisė, por ia dhuroi Rep.sė Greqisė?

    Rep.e Greqisė kufizohet me Rep.e Shqipėrisė, me Ish-Rep.Jug.tė Maqedosnisė, me Rep.e Bullgarisė, me Rep.e Turqisė dhe, kėndej nga deti, me Rep.e Italisė. Nga cili prej kėtyre shteteve kėrkon tė mbrohet Rep.e Greqisė, ose cilin prej kėtyre shteteve synon tė sulmojė Rep.e Graqisė? Me asnjė prej kėtyre shteteve Rep.e Greqisė nuk ėshtė nė luftė. Pra, armėt qė SHBA-ja ia dhuron Rep.sė Greqisė do tė mund t’i shėrbejnė tė ardhmes, jo tė sotmes.

    SHBA i falė Greqisė - 400 tanke tė tipit Abrams, shikoni pėr ēfarė tankesh bėhet fjalė!


    Rep.e Shqipėrisė kufizohet me Rep.e Malit tė Zi, me Rep.e Kosovės, me Ish-Rep.Jug.tė Maqedonisė, me Rep.e Greqisė dhe, kėndej nga deti, me Rep.e Italisė. Me asnjė prej kėtyre shtetevet Rep.e Shqipėrisė nuk ėshtė nė luftė.

    Nuk ėshtė nė luftė, por ka njė dallim shumnė tė madh me Rep.e Greqisė, sepse Rep.e Shjqipėrisė nuk ka fare nga ai lloj armatimi, ndėrsa Rep.e Greqisė, me gjithė ngushtėsinė e madhe financiare qė ka, para pak javėsh u furnizua me armė edhe nga Gjermania. Rep.sė Shqipėrisė, qė nuk ka asgjė, nuk iu fal asgjė. Rep.sė Greqisė, qė ka male me armė, iu falėn edhe kėto, nė mėnyrė qė tė ketė edhe mė shumė. Tė 2 kėta shtete janė anėtarė tė NATO-s. Do tė konsiderohej e logjikshme qė kėta 2 shtete tė trajtohen si tė barabartė, sidomos prej njė kryeanėtari tė NATO-s, siē ėshtė SHBA-ja. Madje, nėse puna do tė shikohej me drejtėsi tė plotė, Rep.e Greqisė, meqė ėshtė anėtare mė e vjetėr e NATO-s, ka marrė plot armė, si prej SHBA-sė, ashtu edhe prej tė tjerėvet. Ndėrsa Rep.e Shqipėrisė, 3 vjet anėtare e NATO-s, nuk ka marrė as pėrafėrsisht aq sa Rep.e Greqisė. Parė pikėrisht me kėtė sy, dhurata i takonte Rep.sė Shqipėrisė dhe jo Rep.sė Greqisė.

    Nėse mendohet qė ata tanke tė pėrdoren psh nė drejtim tė Sirisė, atje ku qeveria po vret popullin e vet, njė gjė tė tillė do tė mund ta bėnte edhe Rep.e Shqipėrisė, njėlloj si Rep.e Greqisė. Madje edhe mė mirė, pasi nė Rep.e Shqipėrisė pjesa mė e madhe e banorėvet ėshtė myslimane, kėshtu qė nuk do tė konsiderohej si konfrontim fetar. Por, ē’po flasim kėshtu?! Askush s’ka ndėrmend tė ēojė tanket e Greqisė nė Siri.

    Mund tė thuhet qė njė dhuratė e tillė nuk mund t’i jepej Rep.sė Shqipėrisė, sepse kėtu nuk ėshtė konsoliduar ende demokracia. Ėshtė e vėrtetė. Nė Rep.e Shqipėrisė nuk ėshtė konsoliduar demokracia. Pėrkundrazi, kėtu mungon demokracia aq sa i mungojnė edhe hekurudhat kėtij vendi. Ashtu siē i ka hekurudhat dhe trenat Rep.e Shqipėrisė, ashtu e ka edhe demokracinė. Mirėpo, mos ėshtė Rep.e Greqisė njė shtet i mirėfilltė demokratik? Rep.e Greqisė ėshtė shteti mė jodemokratik nė BE. Po sjellim vetėm 2 shembuj.

    I pari: Ka mė shumė se 1 vit qė nė Rep.e Greqisė nuk pushojnė grevat dhe demonstratat. Ka pushime nga puna, ka ulje rrogash, ka shkurtime drastikė nė financimet. Puna ka ardhur deri atje, sa njė teatėr “shet” biletat nė kėmbim tė ushqimevet, me qėllim qė ata ushqime t’i shpėrndajė nė popull nė formė bamirėsie. Ka arritur puna deri atje, sa njė shumicė e madhe familjesh nuk kanė tė ardhura mė shumė se 200 euro nė muaj, nė njė kohė kur 1 kafe nė lokalet mė tė zakonshėm kushton 4-5 euro. Ka arritur puna deri atje, sa, njė burrė i moshuar mbyt veten nė mėnyrė demonstrative, sepse nuk dėshiron t‘i bėhet barrė familjes pėr ta ushqyer. Tė gjitha kėto ndodhin nė Rep.e Greqisė, nė njė kohė kur plutokracia e atij shteti ka, tė depozituara nėpėr bankat e Zvicrės e gjetkė, mbi 600 miliardė euro, pasuri vetjake. Nė Rep.e Greqisė, pra, nė pikėpamje sociale, nuk sundon demokracia (demosin po e rreh pėrditė policia nėpėr rrugėt e Athinės e tė Selanikut), por sundon plutokracia, njė kastė qė, pėr t’i ruajtur pėr vete ato miliarda euro, qė ua ka zhvatur taksapaguesvet tė Evropės, ėshtė nė gjendje t’u vėrė flakėn Greqisė, Ballkanit dhe… gjer ku tė shkojė. Pikėrisht kėsaj plutokracie, qeveria e B.Obamės, demokrate, gjen rastin dhe i dhuron njė kontigjent jo tė vogėl tankesh dhe armėsh tė tjera.

    Shembulli i dytė: Nė Rep.e Greqisė nuk ka tė drejta nacionale. Rrjedhimisht, nė Rep.e Greqisė ėshtė shkelur, nė mėnyrėn mė shoviniste tė mundshme, ky aspekt i tė drejtavet tė njeriut: e drejta e ruajtjes dhe e kultivimit tė gjuhės dhe tė veēorivet tė tjera nacionale. Nė Rep.e Greqisė jeton realisht njė pjesė shumė e madhe e kombit shqiptar. Themi: realisht, sepse shkresėrisht kjo pjesė e kombit tonė nė atė shtet nuk ekziston, as si komb, as si nacionalitet dhe as si “pakicė” kombėtare. Nuk ekziston shkresėrisht as si “pakicė” kombėtare, nė njė kohė kur nė shumė njėsi administrative tė atij shteti, shqipja duhej tė ishte gjuhė e barabartė me gjuhėn shtetėrore greke, nė njė kohė kur realisht nė parlamentin e Rep.sė Greqisė duhej tė pėrdorej edhe shqipja, nė njė kohė kur, nė njė shumicė kishash ortodokse tė atij shteti, liturgjia duhej tė shėrbehej edhe nė gjuhėn shqipe. Kombi shqiptar, nė Rep.e Greqisė nuk ekziston shkresėrisht as si “pakicė” kombėtare, nė njė kohė kur nė ēdo komunitet me banorė shqiptarė duhej tė kish hskolla 9-vjeēare e tė mesme nė gjuhėn shqipe dhe, nė njė kohė kur, tė paktėn nė Athinė, nė Selanik dhe nė Janinė, duhej tė kish nga 1 universitet, tė mbushur me studentė shqiptarė, banorė tė atij shteti. Pas tė gjithė kėtyre, a mund tė thuhet qė Rep.e Greqisė ėshtė njė shtet demokratik, i cili meriton t’i falen armė, pėr tė mbrojtur demokracinė?!

    Nė krejt Evropėn, shteti mė i pavetėmbrojtur ėshtė Rep.e Kosovės. Asaj i duhen tanke, asaj i duhen topa, asaj i duhen raketa, asaj i duhen helikopterė dhe avionė lufte. Por ne nuk po themi: Pse qeveria e B.Obamės nuk ia fali ato armė Rep.sė Kosovės? Nuk po themi, sepse dihet qė njė gjest i tillė do tė keqkuptohej prej Rep.sė Sėrbisė. Mirėpo, Rep.sė Shqipėrisė, e cila zhvillon miqėsi shumė tė ngushta, si me Athinėn, ashtu edhe me Beogradin, ato armė mund t’i jepeshin njėsoj siē iu dhanė Rep.sė Greqisė, pa i prishur aspak, as ekuilibrin diplomatiko-strategjik tė Vashingtonit, as ekuilibrin politik tė rajonit tonė.

    E pėrmenda pak parė statusin tim personal, si autor i kėtij shkrimi. Nuk ėshtė aspak halli, as te statusi im personal dhe as te statusi i cilitdo individ tė kėtij rruzulli. Problemi ėshtė miliona herė mė shqetėsues dhe mė i madh. Ku po e ēojnė kėto qeveri, disa tė kasruara, disa tė hamshoruara, disa krejt miope, nė njė kohė kur u takon tė jenė largpamėse, ku po e ēojnė nė radhė tė parė kombin shqiptar, pastaj kombin grek, krejt kėtė pjesė tė Evropės dhe krejt NATO-n?! (Shih shkrimin tim: Pse duheshin asgjėsuar ushtritė shqiptare?) Ēfarė po bėn kjo media e tredhur pėrballė tė kėtilla ngjarjeve efektivisht tepėr alarmuese?!
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •