Duke nisur nga data 31 mars, të gjitha faqet fan page iu nënshtruan kalimit të detyrueshëm në versionin Timeline të Facebook.
Po ashtu edhe faqet e profileve personale, po i nënshtrohen Timeline. Aktualisht janë bërë me timeline të detyrueshëm një pjesë e mirë e profileve, kurse është njoftuar nga Facebook se kalimi automatik do të bëhet gjatë lëtyre ditëve.
Por bashkë me timeline të detyrueshëm ka mbërritur dhe aplikacioni për çaktivizimin e tij dhe për kthimin e versionit të vjetër.
Kujdes, ky aplikacion që gjeni më poshtë dhe që është i garantuar për pastërti nga viruset, nuk e zhduk përgjithmonë Timeline, por vetëm e çaktivizon atë për aq kohë sa ju dëshironi.
Pasi ta shkarkoni këtë aplikacion i cili merr vetëm pak sekonda kohë, ju do të kuptoni se zgjedhja është e juaja. kështu nëse për momentin dëshironi ta shihni profilin tuaj me Timeline, do të zgjidhni opsionin përkatës. Aplikacioni nxjerr në krye të faqes një ikonë e cila orienton thjesht: Kur ju dëshironi versionin e vjetër, e klikoni dhe do t’ju dalë shenja pohuese e gjelbër përbri tekstit: Status: Timeline remove dhe shenja e kuqe ndaluese përbri të njëjtit tekst, kur ju dëshironi të riktheni Timeline.
Më poshtë gjenden instruksionet për browser-at më të përdorshëm:
Për browser Chrome në të gjitha versionet e tij:
Duke klikuar këtë link: http://www.timelineremove.com/downlo...LineRemove.crx
Për browser Mozilla/Firefox në të gjitha versionet e tij:
Klikoni këtë link: http://www.timelineremove.com/downlo...neRemoveFF.xpi
Për browser Internet Explorer në të gjitha versionet e tij:
https://timlineremove.googlecode.com...Remove-0.5.zip
Për browser Safari në të gjitha versionet e tij:
http://www.timelineremove.com/#
Nëse hasni vështirës, klikoni direkt në websitin zyrtar: http://www.timelineremove.com/
Shënim: NOA.al nuk mban përgjegjësi për link-et e jashtme, por ajo ka verifikuar certifikimin e link-eve të mësipërm se nuk sjellin dëm për përdoruesin dhe kompjuterin e tij.
e.t/noa.al
http://www.noa.al/news/artikull.php?id=167896
Une e provova ne browser dhe funksionoi ashtu siç pritej
Krijoni Kontakt