Grupi "Anonymous" sot rrëzon tërë internetin?
Publikuar: 31.03.2012 - 11:34
Grupi i hakerëve "Anonymous" ka ercënuar se sot do të ndërpresë internetin në mbarë botën, në të ashtuquajturin “Operacioni i territ”, e cila nëpër forume të rrjetit ka nxitur diskutime të shumta se a është e mundshme dhe si është e mundshme të realizohet kjo.
Ky grup i hakerëve, që nga formimi i tij më 2008 ka paaftësuar ueb faqe të shumtra, kurse tashti pohon se do të bllokojë sistemin e emrave të domenave.
Njohësit e mirë të rrjetit të internetit mendojnë se kjo është e mundshme të bëhet në qoftë se në nivelin më të lartë DNS do të bëhej një sulm i tillë që serveri të përmbytet me aq shumë kërkesa sa ai pastaj nuk është në gjendje të përgjigjet në kërkesat legjitime, gjë që pastaj do të bartej në tërë rrjetin.
Kjo do të mund të arrihej asisoj që hakerët do të hynin në kompjuterë të huaj me ndihmën e virusëve dhe do t’i shndërronin ata kompjuterë në “robotë për dërgimi e kërkesave”, me ç’rast pronarët e kompjuterëve as që do të ishin të vetëdijshëm për diçka të tillë.
Aksionet e “Anonymous”, si theksojnë hakerët, janë të drejtuara kundër censurës në internet dhe gjithçkaje që përfaqëson kapitalin e madh.
http://kohaditore.com/index.php?page=1,7,93711
Krijoni Kontakt