Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    ShBA, transplantimi i fytyrës, 36 orë operim

    ShBA, transplantimi i fytyrës, 36 orë operim

    Kirurgët amerikanë kanë kryer transplantimin më të plotë të një fytyre deri më sot. Javën e kaluar, në një operacion që zgjati 36 orë një ekip i përbërë nga mbi 100 kirurgë e infermierë në Universitetin e Marylandit në Qendrën Mjekësore në Baltimore kreu transplantimin e fytyrës tek Richard Norris, një 37-vjeçar i cili kishte mbetur i shpërfytyruar nga një aksident me armë 15 vjet më parë.

    Norris e morri fytyrën e tij të re nga një dhurues anonim, i cili dhuroi gjithashtu, zemrën, mushkëritë, mëlçinë dhe një veshkë për 5 pacientët e tjerë.

    Operacioni ishte rezultat i një pune kërkimore mjekësore 10 vjeçare në kuadër të një programi të financuar nga Pentagoni për të ndihmuar veteranët e luftërave në Afganistan dhe Irak të plagosur nga lëndë shpërthyese.

    VOA
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •