Postuar mė parė nga
Kejsi Al
ky artikull ndoshta ndihmon:
Elbasan, restorantet i rikthehen gatimeve tradicionale
25 Qershor 2012
Administratorėt e lokaleve po ndėrrojnė menutė, duke hequr gatimet e huaja dhe vendosur ato tradicionale, siē janė tava me kos, mishi i pjekur nė saē, mistiku me pulė, etj.
Administratorėt e restoranteve shprehen se ēdo ditė e mė shumė klientėt po preferojnė gatimet tradicionale shqiptare, duke lėnė mėnjanė gatimet e huaja, madje edhe turistėt preferojnė gatimet elbasanase.
Ata thonė se tashmė ka ikur kurioziteti qė kanė pasur pėr gatimet e huaja, gjithashtu kėto vitet e fundit edhe turistėt e huaj preferojnė gatimet tradicionale si, mishi i saēit, madje dhe buka e ēerepit.
Njė tjetėr gatim, qė sipas administratorėve ėshtė kthyer nė mbretin e tavolinės tradicionale nė Elbasan, ėshtė edhe tava me pistil. Ėshtė gjellė dimėrore dhe kryesisht pėrgatitet me mish dashi, zakonisht nė tavė balte. Pėrveē mishit, element kryesor ka qepėn, e cila pasi grihet shoqėrohet me kripė e spec tė kuq, shtypet me dorė e shtrihet nė tavė. Para se tė futet nė furrė i vihet mishi, vaji, pak oriz dhe pistil i ndarė nė pjesė.
Edhe pse temperaturat kanė shėnuar deri nė 37 gradė celcius, nė tė gjitha restorantet e qytetit dhe nė periferi tė tij, kjo gjellė ėshtė ndėr mė tė preferuarat. Pėr nga vetė klima gjeografike qė karakterizohet qyteti i Elbasanit, gatimet tradicionale konsiderohen si tė freskėta dhe preferohen nga vendasit dhe turistėt e huaj.
Nė kuzhinėn tradicionale tė Elbasanit ka lėnė gjurmė edhe kuzhina turke. Kjo dallohet mė sė shumti tek pėrdorimi i erėzave tė ndryshme aromatike dhe pikante, si dhe tek perimet e mbushura (imam bajalldi dhe speci i mbushur).
Krijoni Kontakt