Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1

Tema: Eva Gavani

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,015
    Faleminderit
    2
    110 falenderime nė 101 postime

    Eva Gavani

    Intervistė: Flet pedagogia, shkrimtarja dhe poetja Eva Gavani

    “Emancipimi i femrės nuk fillon nga moda!...”

    Albert ZHOLI

    Eva Gavani
    Ėshtė lindur nė qytetin e Vlorės nė njė familje intelektualėsh. Shkollėn fillore dhe atė tė mesme e ka kryer nė Vlorė. Qė herėt ėshtė dalluar pėr shkrime e pėr poezi tė mira tė vlerėsuara nga poetė vlonjatė, por edhe nė konkurset e zhvilluara pranė Radio-Tiranės. Nė vitet e shkollės sė mesme ka shkruar edhe publicistikė nė mėnyrė tė vazhdueshme nė faqet e gazetės lokale "Zėri i Vlorės". Studimet e larta i ka mbaruar nė vitin 1988 nė Universitetin e Tiranės pėr degėn Kimi. U duk se nė ato vite e la pas dore letėrsinė, mbasi profesioni, familja, fėmijėt donin kohėn e tyre. Nė vitin 1998 botoi librin e parė me titull "Kam mall" njė pėrmbledhje me poezi e disa tregime. Mė pas ajo ka shkruar edhe 7 libra tė tjerė. Nė fushėn profesionale si kimiste punon pranė Qendrės Kombėtare tė Kontrollit tė Barnave dhe pedagoge nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės. Ėshtė nė fazėn pėrfundimtare pėr marrjen e titullit Dr. nė Kimi. Ėshtė autore e parė e njė sėrė artikujsh shkencorė botuar brenda e jashtė vendit nė revista shkencore.
    Ka filluar tė shkruajė qė nė fėmijėrinė e hershme. Siē thotė, atėherė mahnitej pas pėrrallave qė i tregonte nėna e saj, ndėrsa nė kopsht improvizonte situata tė ngjashme me pėrrallat qė i kishin treguar. Eva beson se, qė atėherė kish lindur tek unė ajo dėshira pėr tė krijuar diēka vetė, bazuar natyrisht nė fantazinė e saj.

    Cila ka qenė poezia e parė dhe kujt ja keni dedikuar?
    Poezia ime e parė ka qenė me sa mė kujtohet pėr mėsuesen time, e cila nxitoi ta publikonte atė nė kėndin e shkollės. Mu duk njė arritje e madhe nė atė kohė isha a s'isha 9 vjeē. Kam shkruar njė poezi pėr Enver Hoxhėn me tė cilėn fitova njė ēmim tė parė nė konkursin e Radio Tiranės nė vitet e shkollės tetėvjeēare e mė pas nė vitet e gjimnazit njė poemė tė tėrė. Gjithsesi ishin tė bukura pėr kohėn. Tė shtoj edhe diēka pėr kėtė pyetje tuajėn, nė atė kohė tė mos shkruaje pėr Partinė nuk tė evidentohej talenti, edhe nėse kishe talent do tė tė thoshin qė: herės tjetėr duhet tė shkruash njė poezi tė bukur pėr Partinė.

    Vlora, qyteti i lindjes, i njohur pėr ndikim te banorėt e tij, ēfarė iu ka dhėnė juve?
    Ėshtė e drejtė ajo qė thoni ju. Dhe kjo lidhet mbase me klimėn, pozicionin gjeografik, gjiret dhe hiret e Vlorės fakti qė vlonjatėt edhe po s'qenė poetė, piktorė a artistė tė mirė e tė evidentuar, dinė tė flasin bukur tė kėndojnė bukur madje edhe pa orkestėr, tė vallėzojnė bukur etj.. Vlora gjithmonė ka nxjerrė artistė qė i janė mirėnjohės asaj vetė pėr frymėzimin gjenetik.
    Talent pėr poezi dhe tregime, por studiuat pėr Kimi, pėrse ky kapėrcim?
    Eh, ky kapėrcim atėherė mė lodhi edhe mua. Veē faktit qė nė atė kohė merrej pėr bazė mesatarja shumė e mirė pėr shkencat ekzakte e pavarėsisht dėshirave apo prirjeve qė mund tė kishe, mua nuk mu la shumė hapėsirė zgjedhjeje sepse isha bursa e tretė nė familje. Vėllai e motra ime e kishin fituar atė mė parė vėllai pėr ekonomik e motra pėr piano. E jetova gjatė kėtė kontradiktė nė fillimet e studimeve po mė pas u mėsova.

    Emėrimi mbas studimeve i plotėsoi dėshirat tuaja, apo..?
    Unė mbeta nė Tiranė nė vitet e fundit tė studimit. Fillimet e mia si kimiste lidhen me Uzinėn e Antibiotikėve qė mė pas u mbyll.

    Cilėt kanė qenė idhujt tuaj nė fushėn e Kimisė dhe si ju kanė paraprirė nė jetė?
    Nuk kam pasur idhuj, por me qė po ma kujtoni po pėrmend adashen time Eva Kyrin. Nė fakt si ēdo student idhuj janė pedagogėt e mirė. Unė kam pasur fatin e mirė tė kem pedagogė me emėr nė fushėn e akademisė me njė pjesė tė tė cilėve bashkėpunoj akoma e mendoj se brezi im i gjithi ka qenė me fat.

    Sot a e mendoni se tė qenit kimiste ėshtė profesioni juaj mė i mirė qė ju ka dhėnė qetėsi shpirtėrore, emėr dhe tė ardhura tė mira?
    Tani e dua shumė profesionin tim jo pėr emrin as pėr qetėsinė shpirtėrore e mė pak pėr tė ardhurat, por profesioni im do pasion e mua kjo nuk mė mungon. Pastaj me kėtė profesion kam mbajtur me dinjitet familjen e kjo mė jep vėrtet kėnaqėsi.

    A je ndjerė e nėnvleftėsuar nė momente tė veēanta nga njerėz tė paaftė dhe si ke reaguar?
    Shpesh jemi tė rrethuar nga njerėz tė paaftė qė paaftėsinė e tyre e kthejnė nė mllef. Nuk ke si reagon me qetėsi, natyrisht me gjithė pėrpjekjet pėr tė mbajtur ekuilibrat e duhur.

    A ėshtė e vėshtirė tė jesh pedagoge dhe nga ana tjetėr mė mirė krijuese apo kimiste?
    Unė i dua tė tria kėto, janė tashmė jeta ime. Detyra ime ėshtė qė t’i realizoj tė trija pa harruar cilėsinė. Tė them qė janė si tri ura qė mė lidhin me jetėn e larmishme apo si tri rreze qė mė gjenerojnė energjitė.

    Thuhet se mitmarrja ka pėrfshitė njė masė tė madhe pedagogėsh, cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė veprim tėrėsisht shqiptar?
    Sinqerisht, aty ku unė jam, nuk kam parė apo dėgjuar asnjė rast tė tillė. Mendimi im ėshtė njė: dinjiteti nuk blihet edhe dija gjithashtu, tė dyja fitohen.

    Femrat kimiste, poete a janė mė xheloze dhe egoiste se meshkujt brenda profesionit? Kėtė nuk e di. Kjo varet nga natyra e njeriut. Unė besoj qė xhelozia nė profesion nuk ka seks.

    Nė fushėn e krijimtarisė, ku ndiheni mė mirė si poete apo si shkrimtare?
    I dua tė dyja njėlloj, nuk mund t’i ndaj tani.

    A ndihet e vlerėsuar sot femra shqiptare?
    Femra shqiptare pėr ditė e mė shumė po e fiton vlerėsimin qė shoqėria i ka borxh asaj.

    A ėshtė ende maskiliste shoqėria shqiptare?
    Shoqėrisė shqiptare i duhet akoma shumė kohė tė dalė nga maskilizmi, pėr sa kohė harbutėria mund qytetėrimin maskilizmi do tė lulėzojė.

    A ėshtė marrė me politikė Eva dhe pse?
    S’e kam nė planet e mia ndonjėherė politikėn. Kjo sepse nuk shoh garė tė ndershme nė politikė.

    Cili ėshtė problemi mė i rėndėsishėm i femrės shqiptare sot?
    Mendoj se vetėvetja. Femrat shqiptare janė tė zgjuara tė kuptojnė qė emancipimi i tyre nuk fillon nga moda...

    Ēfarė vlerėsoni tek njerėzit?
    Tek njerėzit vlerėsoj qėndrueshmėrinė e karakterit e tė qenit tė vėrtetė, (kjo do tė thotė qė mos tė shtiren pėr atė qė s'janė)

    Motua nė tė cilėn udhėhiqeni nė jetė?
    Kam mė shumė se njė moto nė jetė e do pėrpiqem ta pėrmbledh me pak fjalė. Tė sistemoj ēdo gjė nė kohėn e duhur, qė nga e djeshmja tė marr mėsimet e duhura nė mėnyrė qė e nesėrmja t'i takojė tė ardhmes.


    Intervista u dėrgua nė forum nga Albert Zholi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 23-03-2012 mė 11:32

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •