Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 73 prej 73
  1. #61
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga seleukeia Lexo Postimin
    Pse nuk po qilet ky link Genti.
    Te une po qelet , qe edhe njiher :

  2. #62
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    provone kete, eshte e njejta gati..

    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Ekskluzive: Nuk është mbyllur “kapitull i 3 %”, ku janë 24 milionë franga!?

    Ju zotëri Bujar Bukoshi në një intervistë ju keni deklaruar, se sa i përket Fondit shtetëror të 3% dhe Aksionit Ndihma për Drenicën dhe Ndihma për Pavarësinë e Kosovës, këto çështje tashmë “janë kapituj të mbyllur!”. Jo zotëri Bujar Bukoshi, ky nuk është një kapitull i mbyllur, sepse edhe më tej është një kapitull i hapur. ...
    Z. Bujar, Ministër i Financave në qeverinë e juaj ishte zotëri, Isa Mustafa ne e dimë se ai është një profesionistë për financa. Jam i bindur se z. Isa i ka të gjitha shënimet deri në një cent dhe të dhënat se ku kanë shkuar paratë, por pse nuk i bën publike, kur tashmë është koha: Paratë jam i bindur se nuk i ka dhanë pa proces verbal dhe pa komision të dorëzimit dhe pranimit të mjeteve, ku do të figuronte se kush i dorëzoi dhe kush i pranoi paratë dhe për çfarë arsye janë dhanë ato para.

    Duhet patjetër të ndriçohen dhe të sqarohen të gjitha hyrjet dhe daljet e mjeteve. Përgjegjës për këtë jeni ju zotëri Bujar Bukoshi, me stafin tuaj. Përgjegjës janë ata që i kanë pas autorizimet për tërheqjen e mjeteve nga bankat, në të gjitha shtetet e botës. Ne donatorët dhe veprimtarët kërkojmë llogari nga ju z. Bukoshi dhe nga stafi i juaj i atëhershëm i Qeverisë së Kosovës në ekzil.
    1. Kantoni ARGAO, arkëtari Haki Gashi arka nr. 1 grumbulloi 2.853.000 Frs (Zvicerane).
    2. Kantoni BAZEL, arkëtari Nezir Maliqi arka nr.2 grumbulloi 1.291.000 Frs.
    3. Kantoni BERN, arkëtari Skender Berisha arka nr. 3 grumbulloi 2.133.500 Frs...

    (Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e gazetës së enjte)Bota sot
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Azem Syla çregjistrohet nga vendbanimi i tij në Zvicër

    Azem Syla sot është çregjistruar nga vendbanimi i tij zyrtar i deritashëm në komunën Biberist të Kantonit të Solothurnit, në Zvicër. Me këtë ai ka shpallur edhe kthimin përfundimtar në Kosovë, duke plotësuar detyrimin që ka marrë nga Gjykata Administrative e Soloturnit.

    Kjo e fundit i pati caktuar Sylës 15 majin 2012 si datë për lëshimin e Zvicrës.

    “Azem Syla me bashkëshorten e tij Hysnije Sylën janë çregjistruar përfundimisht nga komuna e Biberistit”, ka thënë kryetari i komunës Martin Blaser për gazetën “Aargauer Zeitung”. Ai, vazhdon Blaser, ka biseduar personalisht me të dhe ka kumtuar se do të kthehet në Kosovë. Me këtë akt po përmbyllet kapitulli me lejen e qëndrimit në Zvicër të deputetit kosovar, transmeton albinfo.ch.

    Siç është njoftuar tashmë, Azem Syla ka jetuar në Zvicër nga viti 1994 ndërsa në vitin 1999 është pajisur me lejen e përhershme të qëndrimit (C). Pasi që aktivitetet e tij politike të kryera në Kosovë u bënë të njohura për publikun, Zyra për Migracion e Solothurnit e kishte anuluar atij lejen e qëndrimit.

    Shuma prej më shumë se 400 mijë frangash për të cilën ai ngarkohet se e ka marrë pa të drejtë nga ndihmat sociale është objekt i një hetimi penal që po e zhvillon Prokuroria publike e Solothurnit.Bota sot

    Ja ku duhet te drejtohet ky ish ushtari,te azem krimineli dhe bujar hani.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    PDK hesht ndaj dënimit të kryetarëve të vet komunalë


    Publikuar: 09.05.2012 - 20:27

    Prishtinë, 9 maj - Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur të heshtë edhe pasi Supremja e shpalli fajtor për vepër penale kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharkun, i cili duhet të vuajë dënimin prej 3 vjet e gjysmë burg. Ky konfirmim i Supremes e çon në dy numrin e kryetarëve komunalë të dënuar nga radhët e Partisë Demokratike. Më parë ishte shpallur fajtor edhe kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemaili. Pas konfirmimit të dënimit ai ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit.

    Edhe tre kryetarë të tjerë komunash po nga PDK-ja janë duke u hetuar, njofton KTV.

    Shoqëria civile e quan të frikshëm faktin që kryetarët e komunave po dënohen për vepra kriminale. Bota sot


    Qka me reagu,kurse edhe vet udheheqesit e pdk-s duhet te ishin tash me te burgosur si kriminel qe vran shqiptaret dhe e tradhtuan luften e uck-s ,duke e mbajt fjalen ae e dhan ne Kreta
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Deputetë e PDK s’kanë kuptuar, duan rivotim të mocionit për bisedimet me Serbinë!

    Publikuar: 10.05.2012 - 17:58

    Prishtinë, 10 maj – Me kërkesën e opozitës sot në Kuvendin e Kosovës u votua mocionit ndaj Zëvendëskryeministres Edita Tahiri. Pika e 1 e këtij mocioni kërkon që Qeveria të kushtëzojë vazhdimin e dialogut me Serbinë me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

    Kjo ishte njëra nga kërkesat më këmbëngulëse e opozitarëve të cilët kishin kërkuar mocion nga Edita Tahiri

    Në ndërkohë deputetë e PDK-së nuk e kanë kuptuar për çfarë kishin votuar dhe po kërkojnë nga sekretaria e Kuvendi që ta rikthejë mocionin në votim ose për këtë të votohet nesër.

    Sipas Rregullores së Kuvendit, rregulli 25, thuhet se Mocioni për Interpelancë për të njëjtën çështje nuk mund të votohet pa kaluar gjashtë muaj, dmth lejohet të bëhet mocion i tillë vetë dy herë në vit. Përkundër kësaj, PDK po kërkon ta riktheje mocionin në rivotim qysh nesër.Koha ditore


    Lopet ,ku e din se cka bojn,mos me qen sherbimi sekret serb me i mesu se si me vepru,keta moti kishin ra ne gjuj.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  7. #67
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Per çka luftuam - Lumir Abdixhiku

    Verë 1999. Miku im A. po ngiste veturën e tij “Opel” (të paktën atë çfarë kishte mbetur nga ajo) nëpër rrugët e çoroditura të Prishtinës që ende nuk ishin mbushur me jetë. Një dorë e ngritur lart po i thoshte të ndalej pak. Dora ishte e një improvizuesi të rregullimit të komunikacionit, i cili po i kërkonte mikut tim, besoni ose jo, të hiqte rripin e sigurimit. “Jaran”, i kishte thënë ai, “ne s’luftuam qe të lidhemi; hiqe atë rrip!” Sado bizare që duket kërkesa e një polici çlirimtar për të hequr rripin e sigurimit, edhe më bizare bëhet ideja e shfrenimit total në çlirim dhe shpëlarja e shfrenimit me petkun e bërjes së luftës. Nëse asgjë tjetër, improvizuesi i shkretë do të duhej të dinte se ne luftuam që mu një ditë të kemi rregullin tonë. Sidoqoftë, kjo ka pak rëndësi.

    “Fast forward” trembëdhjetë vjet më vonë, arsyeja pas luftës është bërë një klishe pas shpërblimit të atyre që thirren se e kanë bërë atë. Ata janë të fuqishëm, të rreptë, të pakompromis; i thonë vetes patriotë. Çdokush tjetër që pretendon të dojë vendin e tij është një patriot i vonuar. Për ta kaptina e shënimeve patriotike është e mbyllur. Për ta patriotizmi nuk lind më. Ata janë një dhe nuk ka më. E meqë janë një e nuk ka më, çdo e mirë e çdo e gjë e lirë u takon atyre; atyre dhe askujt tjetër.


    Faqja e parë

    Ish-ushtari Xh. është sot një bari, ka plot 25 dele. Fotografia e tij e marrë në qershor 1998 kishte bërë nam. Lotët si të një fëmije që po rridhnin rrudhave të një burri të zhbënin çdo fortësi. Ai qante për dy eprorët e tij të rënë në luftë. Sot, ushtari Xh. shpreh dëshpërim me rrjedhën e jetës së tij pas luftës. Sot lufta e tij nuk është më për vendin që e deshi më shumë se veten; është për mbijetesën diku thellë në malet e Rahovecit me ato pak dele që i japin ushqimin për katër fëmijë. Ai bën gjumin në pjesën e prapme të një kamionete të ndryshkur në mal. Paratë që do t’i jepnin atij e fëmijëve të tij jetesën e bollshme për një muaj i gëlltitë një zyrtare publike për një ditë si kontribut i mëditjes gjatë vizitës në Paris. Për këtë sigurisht nuk luftuam.

    Ish-ushtari D. është një invalid lufte. Dy këmbë të amputuara, pa punë, pa të ardhura fare, jeton me lëmoshën sociale që nuk ka se si ta marrë meqë në pamundësi të plotë lëvizjeje ai s’arrin që plot nëntë muaj të ngrihet dot nga shtrati, merr shkallët e shtatë kateve e bëj disa qindra metra deri te barnatorja barnat e së cilës nuk ka me çka t’i paguajë. Vendi që mori këmbët e tij sot nuk jep as më të voglën mërzi. Për këtë sigurisht nuk luftuam.

    Ish-ushtari A. sot është i vetëvrarë. I ndjeri ishte i papunë që nga dita kur hoqi uniformën e pastroi pushkën e luftës për herë të fundit. I përballur me skamje ai bën numrin njëzet e një të ushtarëve të vetëvrarë që nga përfundimi i luftës. Njëzet e një burra të harruar nga vendi për të cilin dhanë gjithçka e morën asgjë. Për këtë sigurisht nuk luftuam.

    Ish-ushtari, “Kamishi”, sot është deputet, asistent, diplomat e ekspert. “Kamishi” për herë të parë u bë fytyrë publike më 25 prill 2010, kur edhe kishte nxjerrë revolen në mes të Mitrovicës për të kërcënuar një grup tifozësh futbolli. E kishin lidhur Polica e Kosovës me pranga pas, vetëm për ta liruar në mbrëmje. Pjesëmarrja e tij në një debat sportiv në Klan Kosova natën e arrestimit ishte e habitshme. Vetëm në Kosovë një nxjerrës arme në publik mund të lirohej pas prangosjes, por kush e dinte atëherë fuqinë dhe talentin kamishian. Disa muaj më vonë i njëjti, ani pse anonim, i veshur me kostum bojë zi, ishte shpallur si “deputet i popullit”, ani pse vinte nga një vend ku votimi kishte arritur plot 140%. Edhe disa muaj më vonë, zbuluesi i “suxhukut, i ajvarit e i veve të ziera”, kontributi më i madh i tij në jetën parlamentare, po merrte vendin e asistentit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Publik. “Arritja” e tij akademike nuk ishte penguar nga “tendencat” e një ligji universitar që synonte “denigrimin e figurës së shenjtë të tij”, shprehje kjo tanimë e zakonshme sa herë që dikush është me dy këmbë mbi ligjin. Ligji në fjalë thoshte se asistent mbi moshën 30-vjeçare nuk mund të bëhesh; “Kamishi” i ka plot 40. Për më tepër, rahatimi i tij bëhej vetëm falë largimit të dy studenteve të dalluara me rekorde në nota; shumë herë më impresionuese se të “talentit” tonë. Për këtë hiç se hiç s’luftuam.


    Faqja e dytë

    “Kamishi” vjen në shprehje meqë shefi i tij i ri, rektori i Universitetit Publik është po aq zhvatës. Shefi i tij qëndron aty me të njëjtat shkelje si ai; ai ani pse ka kaluar çdo limit të moshës paspensionale. Ai vazhdon të bëjë “udhëheqjen vizionare” të tempullit, madje për këtë udhëheqje ai merr plot 8.000 euro pagë mujore. Paga e tij mujore do të bënte jetën normale vjetore të ish-ushtarëve Xh., D. e A.; të gjithëve së bashku. Për këtë nuk luftuam.

    Shefi i “Kamishit” vjen në shprehje meqë institucioni që zgjodhi atë është i brumosur nga njerëz që bëjnë shkelje dhe më të rënda, si rasti i deputetit Syla që vazhdon të mos dorëhiqet ani pse i shitur i çmendur mendor kishte marrë plot 200 mijë franga zvicerane nga njëra ndër qeveritë më mike të Kosovës. E shefi i shefit të “Kamishit” është aty, meqë “Kamishi” me shokë në radhë të parë kishte siguruar votim 140% dhe me këtë tjetërsimin e votave të ish-ushtarëve Xh., D. e A. e tjetërsim të votave të dy studenteve. Thënë shkurt, sot i gjithë sistemi kosovar është një rreth i zaptuar. Dhe për këtë kosovarë të dashur, ne nuk luftuam.

    Në gjithë fotografinë e sotshme të Kosovës, “Kamishi” është pak i rëndësishëm thënë të drejtën. Zaptimi i tij, si plot zaptime tjera, mori dhenë vetëm për shkak të famës. Sa kamisha të tjerë mbeten të padëgjuar?! Ai është vetëm një oportunist që do të zhvatë sistemin sa herë t’i jepet mundësia. Por në esencë, shkëlqimi dhe ngritja e “Kamishit” mbi djersën e ushtarëve të harruar, votën e vjedhur, spiunazhin e paqartë e mbi mundin e dy studenteve të shkëlqyera nuk amnistohet asnjëherë me pushkën e marrë nga ai. Nëse pushka e marrë është bërë që ai një ditë të zërë vendin e zënësit të parë, atëherë çfarë e bën këtë më të duhur? Jo se dikush mund e duhet t’i vërë në peshore të dy. Zënësi i parë ka qenë një vrasës, plaçkitës, dhunues e tmerrues; por ja që të qenit më i mirë se ai është fare lehtë. Mjeshtëria e vërtetë nuk është në të qenit më i mirë se ai, por në bërjen e së duhurës, ndërtimin e shtetit. E ndërtimi i shtetit do të thotë barazi për të gjithë pavarësisht gjithçkaje. Ndërtimi i shtetit nuk do të thotë pasurim klanor, avancim provincial e kontroll, do të thotë shans për të gjithë. Në të kundërtën, marrja e fuqisë pa meritë është zënie. Zënia herë do kurdo bëhet diktaturë.


    Faqja e tretë

    Të zaptuara sot janë të gjitha institucionet publike, çdo ndërmarrje publike e çdo trup publik; gjithçka publike. Nga edukimi publik tek shëndetësia publike, tek televizioni publik, telekomi publik, energjia publike, policia, ushtria e gjykatat të gjitha janë nën kontrollin e një grupi të njëjtë njerëzisht që akomodojnë, rregullojnë e vendosin për fatin e secilit prej nesh, tëndit, timin e të ish-ushtarëve të mbetur. E bëjnë këtë akomodim duke shtrirë autoritetin e tyre me njerëz që thirren si bërës të luftës, e me të tjerë që sillen rreth tyre, por assesi me njerëz si ato dy studentet e dalluara që nuk kanë se si të bëjnë ndryshe veçse të dorëzohen prapa një shenjtërimi të zaptuesve.

    E pasi të kenë zaptuar çdo trup të jetës, të njëjtit thirren në demokraci e institucionalizim. Thirrjeve standarde të tyre se “drejtimi në institucione përkatëse është forma më e duhur e një vendi demokratik” njeriu nuk ka as se si t’i përgjigjet nga absurditeti. Si t’u drejtohen ushtarët e studentet gjykatave për drejtësi kur miku tjetër i Kamishit arrin që në mesin e 400 mijë lëndëve në gjykatë të procesojë të vetën për hiç më shumë se 12 ditë; dhe kjo lëndë në kërcënim të një gazetareje kosovare, e cila kishte vënë në dritë matrapazllëqet e tij me paranë publike. Si t’u drejtohen ushtarët e studentet policisë për siguri kur gjithë miqtë e “Kamishit” bëjnë mu atë polici, madje të njëjtit i dërgojnë “Kamishit” raportet policore mbi sasinë e suxhukut në një veturë vite më parë?! Si t’u drejtohen ushtarët e studentet ndërmarrjeve publike për punë kur Kamishat tjerë bëjnë rendin e udhëheqjen e tyre, punësimin e fëmijëve, grave, burrave, nënave, motrave, vëllezërve e kushërinjve në po këto ndërmarrje; të gjitha nën parullën “për këtë luftuam”?! Si të ngrenë zërin ushtarët e studentet në media publike kur të njëjtat heroizojnë kamishoizmin, turpërojnë “tendencat zvicerane për degradim figurash”, e mbysin mendimin e lirë?! Demokracia e drejtësia janë fjalë që kanë peshë e ngjyrë; ato bëjnë patriotizmin e vërtetë, vlerën e vetme për të cilën luftuam.

    Dhe këtu unë s’kam se si të mos përmend deklaratën e ish-ministrit Limaj, i cili në daljen e parë publike pas përfundimit të gjykimit shprehu habi se si “djemtë dhe vajzat e Kosovës e shajnë shtetin e tyre” kur i njëjti i ka “vetëm 4 vjet”. E para, djemtë dhe vajzat e Kosovës nuk e shajnë asnjëherë shtetin, sharë për sharë i "shajnë" institucionet e tyre; përveç nëse z.Limaj e sheh veten si shtet. Por nëse e sheh veten si shtet atëherë ku na qenka kuptimi i demokracisë e vet shtetndërtimit? Për t’i rikujtuar z.Limajt esencën e patriotizmit e shtetndërtimit s’kam se si të mos i përdor fjalët e Mark Twain se “patriotizëm është atëherë kur ti mbështetë vendin gjithmonë, e qeverinë vetëm atëherë kur e meriton”. E dyta, djemtë e vajzat e reja e “shajnë” hajninë, korrupsionin, vrasjen, mjerimin, varfërinë, papunësinë e lënien në harresë të ushtarëve XH., D. e A.; djemtë e vajzat e reja “shajnë” mosaftësinë e dy studenteve për të marrë atë çfarë e meritojnë; z. Limaj, djemtë e vajzat e reja nuk e “shajnë” shtetin, e “shajnë” zaptimin e shtetit. Dhe e treta, pasja e “vetëm 4 vjetëve” eksperiencë nuk është garanci se gjërat do të bëhen mirë; Shqipëria ka plot 100. Ne do nisim të bëjmë mirë vetëm atëherë kur të respektojmë të shkuarën e ndërtojmë të ardhmen. Do të respektojmë të shkuarën duke respektuar ushtarët Xh., D. e A., e do ndërtojmë të ardhmen kur u japim shans atyre dy studenteve; jo miqve tanë. Kjo është patriotizëm.

    Për t’iu kthyer veturës “Opel” edhe një herë, mendoj se Kosova pas çlirimit nuk ka arritur të marrë veten mirë asnjëherë. Sikur na u prenë frenat e morëm prapë teposhtëzen; Kosova sikur është në marsh të mbrapshtë. Ëndrra e luftëtarëve të vërtetë është larg nga ajo çfarë ne sot e jetojmë. Ajo ëndërr nuk bën mjerimin e kosovarëve, as vjedhjen e Kosovës, të votës e të pasurisë së përbashkët. Ajo ëndërr nuk bën zënien e shtetit në emër të luftës, as mbytjen e ëndrrave të studenteve, të ushtarëve e të tjerëve. Kjo në të vërtetë as që është ëndërr, është një ankth nga i cili duhet të zgjohemi shpejt. E zgjimi nga ky ankth është patriotizmi më i madh për këtë vend. Për këtë ne kemi luftuar.(koha.net)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #68
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Senati konfirmon Kamishin asistent në UP

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhi-Kamishi është zgjedhur asistent, ani pse rregullat e Universitetit të Prishtinës e ndalojnë një gjë të tillë, për shkak të moshës së tij, që është mbi 35 vjeç.
    Sipas nenit 186 të Statutit të UP-së përcaktohet që për titullin “asistent i ri”, kandidatit duhet të jetë nën moshën 28 vjeçare (respektivisht 30 në Fakultetin e Mjekësisë, duke i dhënë prioritet specialist) kur emërohet për herë të parë.

    I njëjti status përcakton që për titullin e “asistentit kandidati duhet të plotësojë edhe këtë kusht: Të jetë nën moshën 35 vjeçare".

    Kamishi është 40 vjeç, ka notë mesatare më të lartë së 8 dhe si i tillë nuk i plotëson kriteret për asistent, përderisa rastin e kanë bërë të ditur dy studente që ishin nën 30 vjeç.

    Vendimi për aprovimin e Kamishit është marrë para pak çastesh nga senati i UP-së, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Dhëndri i Erdoganit udhëheq privatizuesin e Distribucionit

    Kur Rexhep Taip Erdogan kishte takuar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, më 2010, në shenjë miqësie mes dy shteteve, e kishte quajtur këtë të fundit vëlla.


    Muaj më vonë, në vendin që drejtohet nga “vëllai” Thaçi, një korporatë turke që udhëhiqet nga një i afërm i Erdoganit do të shpallej ofertues i preferuar për blerjen e distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

    “Çalik Holding”, ku dhëndri i Erdoganit Berat Albayrak është Kryeshef Ekzekutiv, e cila është në konzorcium me “Limak Holding”, mund të shpallet nga Qeveria e Kosovës pronar i Kompanisë së Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike.

    Dy korporatat turke i kanë ofruar Qeverisë së Kosovës një shumë prej 26.3 milionë eurosh për blerjen e këtij aseti publik.

    Komiteti Qeveritar i Privatizimit që kryesohet nga Besim Beqaj, ministër për Zhvillim Ekonomik, më 8 qershor të këtij viti ka shpallur Ofertues të Preferuar konzorciumin turk.


    Vendimi përfundimtar për pranimin ose jo të “Ofertës së Preferuar” pritet të merret në një mbledhje të ardhshme të kabinetit qeveritar.

    Kompania tjetër që ishte në garë Elsewedy Electric S.A.E nga Egjipti kishte ofruar më pak se konzorciumi turk duke kërkuar pronësinë e distribucionit në këmbim të 22.8 milionë eurove.



    Çmimet në rajon

    Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), në një deklaratë për media, ka thënë se vlera prej 26 milionë eurosh për “shitjen e një aseti me rëndësi kombëtare është qesharake”.

    Sipas KOSID-it, vetëm në 12 vitet e fundit, KEK ka investuar rreth 180 milionë euro në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

    Përveç kësaj, në krahasim me vlerat e shitjes së aseteve të ngjashme në rajon, vlera e shitjes së aseteve në vend përbën edhe krim ekonomik: Maqedonia ka shitur 90 për qind të aksioneve për 225 milionë euro dhe i merr mesatarisht 30 milion euro në vit investime në rrejt. Shqipëria ka shitur 76 për qind të aksioneve për 125 milion euro. Mali Zi ka shitur në faza të ndryshme rreth 80 për qind të aksioneve për vlerën mbi 380 milionë euro. Ndërsa Kroacia dhe Serbia nuk kanë shitur dhe as që kanë nisur procesin e shitjes”, thuhet në deklaratën e KOSID-it.

    Megjithatë, blerësi i Kompanisë së re të Distribucionit e Furnizimit parashihet që të nënshkruajë një marrëveshje me KEK-un, një ndërmarrje e cila do të mbetet edhe më tej në pronësi publike, për të mbledhur borxhet e konsumatorëve të energjisë elektrike.

    Qeveria parasheh t’i japë një përqindje nga shuma e mbledhur e borxheve kompanisë private e cila do të inkasojë borxhet që rrjedhin nga faturat e papaguara të energjisë elektrike. Shuma e përqindjes që do të përfitoje privatizuesi do të përcaktohet gjatë negociatave mes Qeverisë së Kosovës e blerësit të DISCO-se.

    Ndërkohë në fund të vitit 2009, konsumatorët i kanë pasur 350 milionë euro borxh KEK-ut ndërsa shifra është rritur për 20 milionë euro në vitin 2010. Afro 400 milionë euro është raportuar në fund të 2011-ës të jetë borxhi i konsumatorëve ndaj KEK-ut.


    Pakoja Çalik-Limak

    “Çalik Holding” e “Limak Holding”, fillimisht kishin aplikuar veç e veç vitin e shkuar për blerjen e kësaj njësie të Korporatës Energjetike të Kosovës por ishin bashkuar tek në muajin prill të këtij viti kur Qeveria e Kosovës kishte vendosur për shtyrjen e afatit për aplikim në procesin e privatizimit të distribucionit.

    “Procesi i Privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK është kryer sipas ligjeve të Kosovës dhe standardeve më të larta ndërkombëtare për një proces transparent, të drejtë dhe konkurrues. Ky vlerësim është bërë edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë të kyçur në këtë proces”, ka deklaruar Fëllanza Hoxha, menaxhere e projektit të privatizimit të kësaj njësie të KEK-ut.

    Bazuar në vlerësimet e tyre, konzorciumin e përbejnë “kompani miliardëshe dhe që kanë reputacion të mirë ndërkombëtar”.

    Partneri i Calik-ut, korporata Limak në konzorcium me Aeroports de Lyon, kishte marrë me koncesion për 20 vjet Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Kur është nënshkruar kontrata me Qeverinë e Kosovës, në qershor të 2010-tës, ky konzorcium pati marrë obligime që të investojë mbi 100 milionë euro në modernizimin dhe zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

    Po ashtu konsorciumi “Limak-Lion” i ka ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39,42 për qind të të ardhurave bruto gjate kohës se koncesionimit.

    Gjate menaxhimit te tyre me Aeroportin, kompania e njohur British Airways ka paralajmëruar se prej kësaj vjeshte nuk do të aterojë më në Aeroportin Ndërkombëtar te Prishtines.

    British Airways, siç ka shkruar Gazeta Zëri më 28 Maj, kishte shfaqur pakënaqësi ndaj ndërrimit të kontraktorëve të furnizimit me kerozinë aeroplanësh.

    Ndërkohë Berat Albayrak nuk ka dhënë një përgjigje kur është pyetur për kriteret që ka plotësuar Calik për të blerë këtë njësi të KEK-ut si dhe për lidhjet e tij me kryeministrin turk Erdogan edhe pse kabineti i tij ka premtuar se shefi i korporatës do ta bëjë këtë.

    Kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij Erdogan janë takuar së paku pesë herë në Kosovë dhe në Turqi prej marsit 2010 deri më qershor 2012.

    Me kënaqësinë më të madhe e konfirmoj se pikërisht ky bashkëpunim yni, mes Kosovës dhe Turqisë, mbështetje edhe juaja personale, e bashkëpunëtorëve tuaj dhe krijimi i kushteve e mundësive, si dhe hapësirave kreative për biznesin, ka bërë që nga Turqia të kemi investitorë të fuqishëm në Republikën e Kosovës, të cilët disa janë edhe prezentë sot në Kosovë, e ka interes për të ardhur edhe në të ardhmen”, kishte thënë Thaçi, më 3 nëntor 2010, në një konferencë të përbashkët me Erdoganin në Prishtinë.


    Erdogan akuzohet për favorizim të “Çalik Group”

    Autoritetet turke në vitin 2008 i kishin sekuestruar pasurinë njërit prej baronëve më të mëdhenj të shtypit të viteve 90-ta në Turqi.

    Dinc Bilgin, që kishte në pronësi shtëpitë mediale si “ATV” e “Sabah”, kishte edhe një bankë e cila kishte falimentuar duke i krijuar kështu borxhe të mëdha ndaj shtetit turk.

    Fondi për Sigurimin e Depozitave, një agjenci qeveritare turke, kishte nxjerrë në shitje dy shtëpitë mediale në pronësi të Bilgin. Ato i kishte blerë korporata “Çalik”, për një shumë prej 1.1 miliard eurosh.

    Mënyra se si ishte kryer transaksioni kishte nxitur dyshime të opozitës në Turqi për ndërhyrjen e kryeministrit Erdogan në interes të “Çalik Group”.

    Partia kryesore opozitare atëkohë, shkruan gazeta turke “Hyrriet”, kishte dorëzuar tek kreu i parlamentit turk një kërkesë për mocion parlamentar për të diskutuar rreth dyshimeve për ndërhyrjet e kryeministrit Erdogan në këtë tender.

    Kërkesa e tyre për të diskutuar në parlament ishte hedhur poshtë nga ligjvënësit shumica e të cilëve i përkasin Partisë për Drejtësi e Zhvillim (AKP) të kryeministrit Erdogan.

    Partia Republikane e Popullit, shkruante “Hyrriet”, sidoqoftë pati akuzuar kryeministrin Erdogan për abuzim me autoritetin e tij duke ndërhyrë në tenderin për shitjen e pasurive të sekuestruara.

    Fitues i tenderit ishte korporata që menaxhohet nga Berat Albayrak, i martuar në vitin 2004 me Esra Erdogan, të bijën e kryeministrit të shtetit turk.

    Paratë për blerjen e këtyre dy shtëpive mediave, sipas kësaj partie opozitare, korporata Çalik që menaxhohet nga dhëndri i Erdoganit i kishte siguruar nga bankat që janë në pronësi shtetërore.

    “CHP (Partia Republikane e Popullit) tha në mocion se transaksioni është financuar nga bankat shtetërore dhe se nuk janë dhënë detaje tjera për procesin. Po ashtu nuk është bërë i njohur për publikun emri i investitorit të huaj”, shkruante gazeta turke “Hyrriet”.

    Kjo ishte përmendur edhe në një kabllo të ambasadës amerikane në Ankara më 2008, të publikuar nga Wikkileaks.

    “Kritikët e kanë vënë në pikëpyetje këtë shitje. Caliku e bleu grupin në një aksion në një çmim të nënvlerësuar. Caliku i mori paratë nga një biznesmen prej Katarit dhe mori borxhe të pambuluara (siguruara me astete) në vlerë prej 750 mijë dollarësh amerikanë nga dy banka shtetërore për të paguar për blerjen”, thoshte kablloja.

    “Çalik” më vonë kishte njoftuar se një kompani me bazë në Katar e quajtur “Lusail International Media Company” kishte blerë 25 për qind të aksioneve në “Turkuvaz Radyo Televizyon” . Pjesa tjetër e Turkuvaz i përket “Calik Group”.

    Përmbajtja e marrëveshjes së partneritetit në mes të Autoritetit të Investimeve të Katarit që ka krijuar LIMC-në dhe Calik Group-it ishte hartuar në janar të vitit 2008.

    Kur Ahmet Calik, themelues e kryesues i kësaj korporate, kishte shoqëruar presidentin turk Abdullah Gul në një vizitë zyrtare në Siri kishte pasur rastin që të njoftonte edhe Emirin e Katarit , Hamad Bin Khalifa.

    Ahmet Çalik, i cili vlerësohet se është mik me kreun e ekzekutivit turk në një kabllogram tjetër të ambasadës amerikane në Turqi të vitit 2009 e të e publikuar nga Wikileaks, e kishte shoqëruar presidentin Gul në muajin shkurt dhe kryeministrin Erdogan në muajin prill gjatë vizitave zyrtare në Katar.

    Autoriteti i Investimeve në Katar, shkruan tegazeta “Hyrriet”, kishte vendosur të krijonte një kompani të veçantë për të investuar në blerjen e ATV e Sabah vetëm dy muaj para shitjes. /gazetajnk/
    http://www.zeri.info/artikulli/2/8/5...istribucionit/

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post Fiton tenderin në Dogana pa autorizim valid

    Dogana e Kosovës ka rekomanduar fitues të tenderit për furnizim me softuer dhe harduer për sistemin e ri doganor një operator ekonomik që nuk ka pasur autorizim valid nga prodhuesi “Cisco”.

    Kështu ka vlerësuar Organi Shqyrtues i Prokurimit, pas ankesës së një operatori ekonomik në këtë tender.


    Operatori ekonomik “Asseco See-SHPK”- Prishtinë si palë e pakënaqur ka deponuar ankesë në OSHP me 21.05.2012, me nr. 117/12 kundër njoftimit për dhënie të kontratës të operatorit ekonomik “Botek-Shpk”-Prishtinë, duke pretenduar se autoriteti kontraktues (Dogana) ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të ligjit.

    Eksperti shqyrtues ka konstatuar se për pjesën II(dy) ka ofertuar vetëm një ofertues dhe me të drejtë komisioni vlerësues i autoritetit kontraktues ka rekomanduar anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit.

    Ndërsa sa i përket operatorit ekonomik të rekomanduar për kontratë për pjesën I(një) “Botek- SHPK”, eksperti shqyrtues ka konstatuar se këtij raporti i mungon autorizimi nga prodhuesi “Cisco”, pasi që kjo kompani prodhues ka konfirmuar me shkrim që nuk i kanë lëshuar operatorit të rekomanduar për kontratë autorizim për këtë procedurë prokurimi, andaj ky operator është i papërgjegjshëm.

    Gjatë seancës së shqyrtimit të datës 14.06.2012, në të cilin ishin prezentë anëtarët e panelit shqyrtues, eksperti shqyrtues, përfaqësuesi i operatorit ankues, përfaqësuesi i autoritetit kontraktues, përderisa operatori ankues me këtë rast i ka prezantuar faktet lidhur me ankesën, me ç’rast ka thënë se konfirmimi i dhënë nga menaxheri i CISCO për Evropën Juglindore konfirmon se operatori fitues nuk posedon një autorizim valid për tenderin e Doganave.

    Ndërsa përfaqësuesja e Doganës deklaroi se në dosje të tenderit për këtë aktivitet të prokurimit, i ritenderuar, te kërkesat teknike profesionale kanë kërkuar kërkesën për autorizim nga prodhuesi apo zyra rajonale, por që nuk pranohet nga distributori.

    “Në këtë pjesë kanë ofertuar 4 operatorë ekonomikë dhe të gjithë janë përgjigjur kësaj ankese, ndërsa dallon vetëm data e lëshimit të autorizimit të operatorit të rekomanduar për kontratë, në krahasim me tre ofertuesit tjerë”, ka thënë përfaqësuesja e Doganave.

    ...

    Paneli shqyrtues me këtë rast ka konstatuar se autoriteti kontraktues (Dogana) në përgjithësi nuk i ka zbatuar dispozitat materiale dhe procedurale të Ligjit të Prokurimit Publik lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, duke rekomanduar për dhënie të kontratës një operatori të papërgjegjshëm, pasi që ky i fundit nuk ka autorizim valid për këtë procedurë të prokurimit.


    Dogana s’e respekton ligjin

    Paneli shqyrtues konstaton se ankesa e operatorit anukues është e bazuar në faktin se autorizimi nga prodhuesi “Cisco” për operatorin “Botek-ShPK” lidhur me këtë aktivitet të prokurimit nuk është valid, kështu që operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë është i papërgjegjshëm.

    Poashtu, sipas panelit shqyrtues, autoriteti kontraktues nuk e ka respektuar nenin 59 të Ligjit të Prokurimit lidhur me ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve.
    http://www.zeri.info/artikulli/2/8/5...torizim-valid/

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Zhugolli pranon lidhjen me PDK-në

    Pretendimet se është dëmtuar materialisht si rezultat i një artikulli të botuar në gazetën “Zëri” biznesmeni Bejtush Zhugolli, nuk ka arritur që t’i faktojë të hënën në Gjykatën Ekonomike, ku ai ka paditur gazetën dhe artikullshkruesen Arbana Xharra.


    Në seancën e dytë gjyqësore të mbajtur përkitazi me padinë e dorëzuar në gjykatë, ku janë kërkuar dëmshpërblim në vlerë prej 700 mijë eurosh, në cilësinë e dëshmitarit Zhugolli, ka pranuar se ka ndihmuar materialisht një mik të tij që ka qenë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 2009-tës, por njëkohësisht ka mohuar se ka financuar PDK-në, ashtu siç ka shkruar gazeta duke iu referuar raporteve të auditimit e raporteve të tjera të publikuara përkitazi me këtë çështje.

    Zhugolli ka thënë se në vitin 2009, ia ka dhënë në emër të qirasë shumën prej 900 eurosh mikut të tij që në zgjedhjet lokale të 2009-tës ka konkurruar për kryetar të Komunës së Podujevës.

    Shkrimi i botuar më 2 prill në gazetën “Zëri”, Zhugolli ka thënë se e ka dëmtuar materialisht për shkak se as në bankë, sipas tij, nuk iu kanë aprovuar dy kërkesa për kredi si rezultat i shkrimit.

    Ai ka pohuar se ka kërkuar 5 deri në 7 milionë euro kredi nga Raiffeisen Bank dhe 5 milionë të tjera nga BKT dhe ka thënë se kreditë nuk iu kanë dhënë për shkak të shkrimit. ()

    Mbrojtësi i redaktores Xharra, avokati Tomë Gashi, ka kërkuar nga Zhugolli që të paraqesë në gjykatë arsyetimet e bankës që kreditë iu kanë refuzuar mbi bazën e këtij shkrimi, por Zhugolli ka mohuar se posedon këto dokumente e madje nuk ka shfaqur gatishmëri që të ftoj në cilësinë e dëshmitarëve, personat që ia kanë refuzuar kredinë.


    Më duhet që të diskutoj njëherë me ta”, ka thënë Zhugolli.

    Është iluzore të mendosh që një shkrim në secilën gazetë mund të ndikojë që bankat të mos japin kredi, kur dihet se bankat miratojnë kreditë në momentin që kanë siguri se ato të holla to t’iu kthehen”, ka thënë në anën tjetër avokati Gashi.

    ...
    Edhe një padi ndaj gazetës

    Bejtuzh Zhugolli nuk është ndalur vetëm me një padi. Gjatë seancës së të hënës ai përmes mbrojtësit ka bërë me dije se ka deponuar edhe padinë e dytë ndaj gazetës “Zëri”.

    Kësaj radhe, ai ka bërë me dije se ka paditur gazetën për shkrimin që është botuar muajin e kaluar rreth seancës së parë të gjykimit të mbajtur, të shkruar nga gazetarja Selvije Bajrami.
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...jen-me-pdk-ne/

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Atentatori ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili është i dënuar me 20 vjet burg, ka vazhduar rrëfimin e tij për veprimet kriminale duke e zgjeruar rrjetin e bashkëpunëtorëve të tij.

    Ai përveç që kishte akuzuar Xhavit Halitin, i cili e kishte urdhëruar për kryerjen e dy atentateve ndaj Rugovës, kësaj radhe Agim Hoti, ka thënë se Sami Lushtaku ia ka dhënë 300 euro për të blerë material eksploziv, shkruan "Bota Sot".

    Ai ka treguar se këto para, Sami Lushtaku ia kishte dhënë në Drenas.

    Agim Hoti më tej ka thënë se Sami Lushtakun e ka patur komandant zone dhe se nga ia ka marrë urdhër që ta rrah me dajak Ramadan Gashin ish kryetar i Skenderajt dhe ta vrasë Gani Gecin./Indeksonline/

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Terroristi “Spaske”, i dyshuari kryesor, paguhej edhe nga buxheti i Kosovës!
    “Bota sot” zbulon të dyshuarit që hodhën bombat kundër KFOR-it.
    Mori pagë nga buxheti i qeverisë së Hashim Thaçit. Ishte anëtar i bordit këshillues për Mitrovicën. Bashkëpunoi me UNMIK-un dhe mori mirënjohje ndërkombëtare perëndimore. Dragan Spasojeviq “Spaske, inxhinier, sot dyshohet se ....
    Gazeta “Bota sot” nga burime ndërkombëtare ka mësuar, se në sulmet kundër KFOR-it në pikë-kalimet kufitare, si të dyshuar kryesorë të përfshirë në sulme janë katwr veta: Acko ....
    Autoritetet ndërkombëtare u kanë rënë në gjurmë këtyre të dyshuarve, derisa këta kishin kryer sulme në mënyrë të sofistikuar kundër KFOR-it, afër urës, më 1 qershor 2012 në veri të Rudarës. Ka qenë një sulm i realizuar në mënyrë shumë profesionale, ku dy ushtarë të KFOR-it ishin lënduar seriozisht.....
    (Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •