Shpejt pas shperthimit te Luftes II Boterore, nje murgeshe e thjeshte, pa shume shkolle, merr nje thirrje te vecante. Jezusi i thote, Une po te coj me Meshiren Time ne njerezit e mbare botes. Nuk dua ta ndeshkoj njerezimin, por deshiroj ta sheroj ate, ta mbaj fort prane Zemres Time te meshirshme. Jezusi gjithashtu i tregon te shenoje kete mesazh te Tij ne nje ditar: Ti je sekretarja e Meshires Time. Une te kam zgjedhur per kete post ne kete jete dhe ate te metejshmen. Keto fjale te Jezusit gjenden ne Ditarin e Shen Faustina Kovalskas, qe regjistron eksperiencen e saj te madhe te Meshires Hyjnore ne shpirtin e saj dhe misionin e saj ta ndaje kete mision me gjithe boten. Megjithese vdiq ne thjeshtesi ne 1938, ajo u quajt nga Papa Gjon Pali II si apostull e madhe e Meshires Hyjnore per kohet tona. Ne 30 Prill 2000, papa e kanonizoi si Shen Faustina, duke thene qe mesazhi i Meshires Hyjnore eshte urgjent I nevojshem per kohet moderne.
Ketu po vendos pjese nga ky ditar ..
50 Jezusi : Deshiroj qe prifterinjte te shpallin kete Meshire te madhe Timen drejt shpirtrave te mekatareve. Mekatari te mos kete frike te me afrohet mua. Flaket e meshires po me djegin Mua ata kerkojne te harxhohen; Une dua tI derdh ato drejt ketyre shpirtrave. Mosbesimi nga ana e shpirtrave po me gerryen perbrenda. Mosbesimi I nje shpirti te zgjedhur me shkakton dhimbjen me te madhe; pavaresisht dashurise Time te pashtershme per ta, ata nuk me besojne Mua. Edhe vdekja ime seshte mjaft per te.Mjere ai shpirt qe i abuzon keto dhurata.
83 Jezusi: Shkruaj kete: para se te vij si Gjykates I Drejte, po vij me para si Mbret e Meshires. Para se dita e gjykimit te arrije, njerezve do tu jepet ne qiell nje shenje e ketij lloji:
Gjithe dritat e qiellit do te vaniten, dhe do te kete erresire te madhe ne gjithe token. Pastaj shenja e kryqit do te shihet ne qiell, dhe nga te carat ku duart dhe kembet e Shpetimtarit u shpuan, do te vije drite e madhe per nje periudhe kohe ne toke. Kjo do te ndodhe shpejt para dites se fundit.
811 Lokucion: Ne oren e vdekjes, une e mbroj si lavdine Time cdo shoirt qe e thote kete Rruzare(Rruzaren e Meshires Hyjnore); ose kur te tjere e thone per nje njeri qe po vdes, falja eshte e njejte. Kur kjo rruzare thuhet prane shtratit te nje njeriu qe po vdes, zemerimi I Zotit qetesohet, nje meshire e pakuptueshme e mbeshtjell shpirtin, dhe thellesite e meshires Time te dhimbshme levizen per hir te pasionit te Birit Tim.
742 Jezusi: Bija ime, ne qofte se kerkoj qe nepermjet teje njerezit te adhurojne meshiren Time, ti vete duhet te jesh e para ta dallosh veten ne kete besim ne meshiren Time. Kerkoj nga ty vepra meshire, qe duhet te vijne nga dashuria per Mua. Duhet ti tregosh meshire fqinjeve te tu kudo dhe perhere. Nuk duhet tI shmangesh kesaj ose te perpiqesh ta shfajesosh veten prej kesaj.
Une po te jap tre menyra per te ushtruar meshire drejt te afermit tend; e para me vepra, e dyta me fjale, e treta me lutje. Ne keto tre shkalle permbahet plotesia e meshires dhe eshte nje prove e padiskutueshme e dashurise per Mua.Nepermjet kesaj rruge nje shpirt madheron dhe tregon respekt per meshiren Time. Po, E Diela e pare pas Pashkeve eshte Festa e meshires, por duhen gjithashtu akte meshire, dhe une kerkoj adhurimin e meshires Time permes festimit solemn te Festes dhe permes adhurimit te imazhit qe eshte pikturuar. Nepermjet ketij imazhi do ti jap shume hire shpirtrave. Eshte nje kujtese per kerkesat e meshires Time, sepse dhe besimi me i madh ska dobi pa veprat.
Krijoni Kontakt