Pranvera arabe në Siri është më sfiduese dhe më e ndërlikuar se revolucionet që u zhvilluan në botën arabe. Largimi i regjimit sirian shënon edhe largimin e sistemit tiran i cili dekada të tëra ka ushtruar dhunë ndaj popullit të pafajshëm sirian. Nëse shikohet prapavija historike, ideologjike dhe fetare do të kuptohet se lufta siriane është më tepër se sa luftë për liri. Ajo është një luftë për rikthimin e krenarisë së sunitëve që kohë të gjatë shtypeshin nga pakica alevite. Kjo padrejtësi fillon kur kolonizatorët francez këtë tokë të bekuar ia dorëzuan pakicës nusajrite.

Aspekti i dytë që e shton ndërlikimin e kësaj situate është fakti se regjimi i Sirisë ishte i përfshirë në projektin e ekspansionin shiit në Lindjen e afërt. Ky është shkaku pse konflikti i brendshëm ka reperkusione edhe jashtë kufijve të Sirisë për momentin vetëm në nivelin diplomatik.

Informatat bazë për Alevitët:

Nusajritë janë sekt ezoterik (që fshehin besimin e vërtetë) që u paraqit në shekullin e tretë hixhrij. Ata numërohen si përfaqësues të shiizmit ekstrem i cili predikon hyjnizimin e Aliut, radijallahu anhu, dhe praninë e Allahut në brendësinë e tij. Qëllimi strategjik i tyre është shkatërrimi i Islamit, zvogëlimin e fuqisë së tij dhe si të tillë gjithnjë kanë qenë na anën e atyre që kanë okupuar tokat myslimane. Kolonizatorët francez i kanë quajtur Alevitë për ta fshehur të vërtetën e tyre ezoterike rafidije nga aspekti i përkatësisë dhe prejardhjes.


Përfaqësuesit më të njohur të këtij sekti:

Themeluesi i këtij sekti është Ebu Shuajb Muhamed in Nusajr El Basri En Numejri (vdiq në vitin 270 H). Ka jetuar në kohën e tre imamëve të shiitëve (Ali El Hadi, El Hasen El Askeri dhe Muhamed El Mehdi-imami fiktiv i dymbëdhjeti me radhë). Vetën e quante dera nëpërmjet të cilës hyhet te Hasen Askeriu, thoshte se e ka trashëgur diturinë e tij, se është autoriteti i vetëm argumentues pas tij. Këtë epitet ai e ka fituar pas humbjes së imamit që ata e quajnë Mehdi. Thoshte se është i dërguar ndërsa imamëve u përshkruante cilësi hyjnore. Trashëguesi i tij në udhëheqjen e sektit është Muhamed in Xhundubi.

2. Ebu Muhamed Abdullah in Muhamed El Xhinan El Xhunbulani (vdiq në vitin 287 H) me prejardhje persiane. Udhëtoi në Egjipt ku këtë ideologji ia parashtroi El Hasisi-t.

3. Husejn ibn Ali El Hasisi (lindi në vitin 260 H) egjiptian i cili me mësuesin e tij El Xhnbulani erdhi në Persi. Etrashëgoi mësuesin e tij në udhheqësi me sektin. Jetonte nën mbrojtjen e dinastisë Hamdanite në Haleb dhe i hapi dy qendra të Nusajritëve në Siri dhe Irak, në Haleb nën udhëheqjen e Muhamed Ali Halbiut dhe në Bagdad udhëheqës i së cilës ishte El Xhisri.

Vdiq në Haleb dhe shkroi libra të doktrinës nusajrite ku veçanërisht theksoi hyjnizimin dhe inkarnacionin e shpirtrave të imamëve.
Qendra në Bagdad u shkatërrua gjatë sulmit të Holakosë ndërsa qendra e Halebit u transferua në Lataki dhe të njëjtën e udhëhiqte Ebu Sa’d Surur Et Taberani.
Kodrat rreth qytetit Latakije edhe sot janë qendër e fuqishme të këtij sekti.

4. Ismetudevle Hatim et Tuban autori i Letra Qipriote

5. Muhamed Kelazi i cili e themeloi këtë sekt në afërsi të Antakisë.

6. Sulejman Uzuni i cili kaloi në krishterim dhe e shkroi librin El Bakure Es Sulejmanije në të cilin shpalosi fshehtësitë e sektit Nusajrit. Nusajritët e mashtruan e burgosën dhe e mbytën në një treg të Latakisë.

7. Muhamed Emin Et Tavil një udhëheqës ushtarak i cili e shkroi librin Historia e Alevitëve në të cilin i ka treguar rrënjët e këtij sekti.

8. Sulejman Murshidi i cili ishte një bari të cilin francezët e ndihmuan në promovimin e hyjnisë së tij. Ai vetës ia caktoi edhe të dërguarin që quhej Sulejman Mideh. Qeveria e pavarur siriane e ekzekutoi në vitin 1946 duke e varur. Pas tij udhëheqësin me sektin e morri përsipër djali që quhej Muxhib të cilin me dorën e tij e ekzekutoi drejtori i shërbimit informativ në vitin 1951. Edhe sot një degë e këtij sekti e përmendin emrin e Sulejmanit gjatë therjes së kafshëve. Pas këtyre ndodhive nusajritë dal ngadalë janë infiltruar në pozitat udhëheqëse të shtetit që tërësisht ta marrin pushtetin në vitin 1971.

Vlen të përmendet se Alevitët nën pushtetin francez kishin shtet të vetin që ekzistoi prej vitit 1920-1936.

Tiparet kryesore të doktrinës alevite

Nusajritë e shpallin Aliun, radijallahu anhu, për Zot. Ata thonë se zoti është shfaqur nëpërmjet formës kalimtare fizike të Aliut ashtu si është paraqitur Xhibrili në formë njerëzore. Kjo paraqitje është me qëllim që të përfitohen njerëzit.
E duan vrasësin e Aliut, radijallahu anhu, duke thënë se ai e ka shpëtuar natyrën e tij hyjnore prej asaj njerëzore. I shpallin për mëkatarë ata që e mallkojnë vrasësin e Aliut (Abdurahman ibn Mulxhim).

Disa prej tyre pohojnë se ai jeton në retë pasi është larguar prej botës fizike që e ka kufizuar. Kur kalon ndonjë re thonë: Paqja e Allahut qoftë mbi të o Ebu Hasan. Thonë bubullima është zëri i tij ndërsa vetëtima është kërbaçi i tij.

Mbajnë bindje se Aliu, radijallahu anhu, e ka krijuar Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili e ka krijuar Selman Farisiun, radijallahu anhu, i cili ka krijuar pesë si i quajnë jetimët: Mikdad Esvedin, Ebu Dherrin, Abdullah ibn Revahan, Osman ibn Ma’dhunin dhe Kamber ibn Kadani, secili me detyra si: lëvizje të planetëve, drejtimin e erërave, nxjerrjen e shpirtrave, krijimin e llojit njerëzor, fryrjen e shpirtit në trup etj, Allahu na mbrojt prej kufrit.

E madhërojnë verën për të cilën thonë se nëpërmjet saj vjen “nuri”
Falen pesë herë në ditë por lutjet e tyre dallojnë prej namazit sepse ndryshojnë rekatet, nuk ka sexhde dhe ngandonjëherë bëjnë ruku. Luten në shtëpi dhe kryerjen e haxhillëkut e quajnë adhurim i idhujve.

Kanë një natë në të cilën bëjnë marrëdhënie seksuale pa kufi dhe pa ndalesa.
Nuk e falin xhumanë, nuk marrin abdes dhe nuk lahen prej xhunubllëkut.
E mohojnë zukatin ndërsa udhëheqësve të tyre u paguajnë një të pestën e asaj që posedojnë.

Agjërimi i tyre është vetëm privim nga akti seksual gjatë Ramazanit.
I urrejnë as’habët e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem, duke i mallkuar Ebu Bekrin, Omerin dhe Othmanin, radijallahu anhu. Pohojnë se besimi ka shfaqjen e jashtme dhe të brendshme ndërsa vetëm ata e dijnë të brendshmen.

Sipas tyre Kuranin Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem, ia ka shpallur Selman Farisiu ndërsa xhihadi i vërtetë është kundër atij që i shpalos fshehtësirat.
Dijetarët janë të një mendimit se nuk lejohet martesa me nusajritë, ngrënia e mishit të kafshëve që i kanë therur, falja e xhenazeve të tyre, varrimi i tyre në varrezat e muslimanëve dhe angazhimi i tyre për ruajtje të kufijve dhe kështjellave.

Shejhul Islam Ibn Tejmijje thotë: Këta njerëz që quhen Nusajri, janë mosbesimtarë më të mëdhenj se sa çifutët, krishterët, madje edhe se sa mushrikët. Dëmi i tyre është më i madh se sa dëmi i ushtrive të jobesimtarëve. Ata gjithnjë kanë qenë në anën e armiqve të muslimanëve. Kur duhet ata janë edhe me krishterët kundër muslimanëve dhe pikëllimi i tyre më i madh ishte kur muslimanët korrën fitore ndaj Tatarëve. Arritja e tatarëve deri në Bagdad dhe deri në mbytjen e halifës nuk do të ishte e mundshme pa ndihmën e nusajritëve.

Festat e tyre

Nevruzi dita e parë e vitit të ri persian

El Gadir, El Firash dhe Ashura kur e kujtojnë vdekjen e Husejnit, radijallahu anhu.

Dita e sakrificës (Kurban Bajrami i tyre) që festohet më 12 Dhul Hixhxhe.

I festojnë edhe disa fesat krishtere si “Dita e shfaqjes së Zotit”, “Dita e shpirtrave”, “Krishtlindjen” “Dita e Kryqit” të cilën e marrin si ditë e fillimit vjeljes së pemëve dhe korrjes së grurit, shkrimit të marrëveshjeve tregtare dhe të qirasë.

E festojnë edhe ditën Delam (9 Rebiul Evvel) ditën në të cilën është vrarë Omer ibn Hattabi, radijallahu anhu. Në këtë ditë ata shprehin gëzim dhe kënaqësi me vrasjen e Omerit, radijallahu anhu.

Vendet ku ky sekt është i pranishëm dhe qendrat e ndikimit

Banojnë në kodrat e qytetit Latakije në bregdetin sirian. Në kohët e fundit janë shtrirë edhe në qytetet tjera të Sirisë. Të pranishëm janë edhe në pjesën perëndimore të Anadolisë ku quhen Tahtexhitë (Hattabitët) ndërsa në Anadolinë lindore quhen Kizilbashët.

Në Shqipëri dhe pjesë të Turqisë njihen me emrin Bektashinjtë.

Grupe të vogla në Iran dhe Turkestan njihen me emrin Alij Ilahijtë dhe si pakicë janë të pranishëm në Liban dhe Palestinë.

Në vitin 1936, ma rastin e negociatave për pavarësi të Sirisë Nusajritë qeverisë së Francës ia dërgojnë një letër në të cilën në mes tjerash thuhet:

"Jemi befasuar nga vendimi juaj që tokat alevitë do tu bashkohen shtetit të ardhshëm sirian. Pavarësinë tonë e konsideruam dhuratë tuajën, prandaj ua shtruam dorën e bashkëpunimit dhe pranimit të pushtetit francez.
Jemi të bindur se Franca nuk do të legalizojë robërimin e alevitëve, popull miqësor ndaj Francës nga armiqtë e tyre fetarë dhe historikë (sunitët) me bashkëngjitjen e tokave të tyre Sirisë. Për ti kuptuar dallimet mes neve (nusajritëve dhe sunitëve) dërgojeni një komision i cili do të bindet se dallimet janë shumë të mëdha dhe se bashkëjetesa në një shtet është e pamundshme.
Nuk besojmë se “parimet tuaja humane” do ti zbatoni ndaj sunitëve të Sirisë pasi që ata janë armiqtë tuaj të qartë, ndërsa besojmë se ato do ti zbatoni ndaj miqve tuaj besnik në këtë rast neve, alevitëve."

Talha Kurtishi