Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 82
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Problematika e Futbollit Shqiptar

    Pershdetje te gjithe tifozeve te futbollit Shqiptar. Siē te gjithe po e shohim nga dita ne dite, futbolli Shqiptar po kalonj nje tranzicion me hapa teper te ngadalte. E njejte si rruga qe ndjek Shteti Shqiptar per reformat dhe integrimin Europian eshte edhe rruga qe ndjek futbolli Shqiptar per te penetruar ne futbollin profesionist europian. Rruga eshte shume e gjate dhe teper e mundimshme. Kjo ndikohet nga shume faktore, por faktoret kryesore, sipas mendimit tim, jane mosekzistenca e asnje lloj politike per zhvillimin e futbollit kombetar, nga asnje qeveri qe nga fillimi i pluralizmit e deri ne keto momente. Injektimi i disa njerezve nga jashte, pa lidhje me futbollin, ne organet vendimemarrese te ketij sporti kaq popullor, te cilet kane patur si pikesynim kryesor kthimin e ketij sporti ne biznes (ne te shumten e rasteve me manovra te neveritshme) si dhe kane zhvilluar ne menyre shume shume te shpejte korrupsionin ne kete sport kaq popullor, aq sa mund te them se korrupsioni ne futbollin Shqiptar ne teresi eshte i njejte me korrupsionin ne sistemin e drejtesise.

    Shohim cdo dite te flitet per arbitra te korruptuar, trukime ndeshjesh, leshime, blerje e shitje e lloj lloj gjerash, por masat e mare jane 0. Gjithcka kalohet pa i kushtuar aspak rendesi. Shohim gjithashtu stadiume te dhunshme, arbitra qe plagosen (kjo dhe per faj te vete ketyre te fundit, qe behen pjese e pazareve dhe pale me dashakeqesit e ketij sporti), shohim disa pseudozyrtar qe pasketaj na dalin neper konferenca shtypi dhe tallen me tifozet ne mbare vendin duke na thene perralla te cfaredolloji. Ne vendin tone shikon gjykime, mendime e justifikime nga me te pallogjikshmet per fajtoret. Psh, me vjen ndermend nje rast, kur ne nje stadium ishte share ne kor arbitri kryesor i ndeshjes e loja nuk ishte nderprere (ashtu si e kerkon rregullorja e FSHF, UEFA apo FIFA), e ne fund nje nga zyrtaret pergjegjes doli e tha qe arbitri nuk na paskes moter?! Kjo ishte tej ēdo imagjinate te mundeshme. Ne futbollin tone gjithashtu gjen paradokse te pafundme ne vendimet qe qeveria e futbollit mer. Po mar shkas nda ndeshja Skenderbeu-Flamurtari, ku pritesit, dhunojne e gjakosin zyrtarin e ndeshjes (arbitrin ne kete rast) dhe denohen me disa ndeshje jashte fushe si dhe me gjobe, ndersa Flamurtari denohet me -3 pike per pasivitet ne fushen e lojes. Nderkohe qe rregullorja thote qe duhet nderprere menjehere ndeshja. Atehere mua me lind e drejta te pyes, po Pasiviteti i FSHF per qindra raste ku ajo akuzohet nga klubet e ndryshme per nderhyrje te saj ne fiksim ndeshjesh, perse nuk denohet? A eshte kjo FSHF qe duhet tu pergjigjet sportdashesve, te cilet jane pjesa kryesore perse ky sport ekziston, per te gjitha akuzat qe ngrihen per ndeshje te caktuara? Ajo jo vetem qe nuk e ben kete per ēdo ndeshje qe citohet si e trukuar, por nuk ben transparence as per ate qe shihet ne driten me diell dhe qe te gjithe e dine. Ajo madje nuk ben transparente as faktet qe UEFA dergon ne FSHF per ndeshjet ku ka dyshime te forta se jane te trukuara. Plot 3 raporte ka derguar deri me tani, por asnje hap nuk eshte ndermarre per hetimin e tyre nga FSHF. Por nuk eshte vetem FSHF fajtorja e madhe. Kur diēka shitet do te thote qe ka bleres. Atehere duhen identifikuar kush eshte i interesuar per te blere? Sepse ky lloj bleresi eshte nje konsumator i keq i ketij sporti kaq delirant per njerezit ne mbare boten. Ky lloj bleresi, eshte nje si nje virus ne nje trup te shendoshe, dhe nese kete virus nuk e lufton, ai atehere do te perhapet ne te gjithe trupin e madje mund te rrezikoje dhe vdekjen.

    Perveē ketyre, nje problem tjeter tejet shqetesues jane marredheniet lojtar-klub si dhe trajnjer-staf teknik-klub. Ne Shqiperi ndodh qe lojtaret te mos paguhen per muaj te tere me rradhe, e kur ata ngrene zerin per kete gje, perjashtohen nga klubet, diskriminohen e hidhet balte mbi to vetem e vetem se ata kerkojne nje te drejte te tyre. Kontratat ne Shqiperi me futbollistet Shqiptare pothuajse nuk respektohen fare. Krejt e kunderta ndodh me lojtaret e huaj qe vijne ne Shqiperi, marrin rroga marramendese ne krahasim jo vetem me lojtaret Shqiptar por dhe me lojtaret e kampionateve si Maqedonia, Mali i Zi etj, pavaresisht se keta te fundit jane kampionate shume here me te forta e prestigjoze se kampionate yne. Pra, lojtaret Shqiptare jane te diskriminuar ne krahasim me te huajte qe vijne ketu. Krejt e kunderta ndodh ne te gjitha kampionatet e huaja. E per ta vertetuar kete, po sjell si shembull pagat e disa lojtareve tek Futboll Klub Vllaznia, ku nje 30 e ca vjecar Malazez, qe deri me tani sa e kam pare une nuk ben ndonje lloj diference ne loje me lojtaret vendas, perfiton 3.500 Euro ne muaj, ndersa nje i ri mjaft premtues, qe cilesohet talent dhe qe pritet shume prej tij, perfiton vetem 30.000 leke ne muaj. Madje nje tjeter akoma me i ri, konkretisht Abaz Karakaci, vetem 19 vjec, nuk mer pothuajse asgje, vetem ndonje shperblimi. Kjo eshte e papranueshme dhe e patolerueshme dhe nuk e ndihmon aspak futbollin Shqiptar. Permenda Vllaznine, por kjo gjendje eshte ne te gjitha klubet e tjera te kampionatit tone.

    Ne te gjithe kete shkrim, nuk permenda asnjehere termin "Superliga Shqiptare", pasi nuk ma ben goja ta them e as gishtat ta shkruaj nje gje te tille, kur shoh gjithe keto probleme, qe ne 99% te tyre shkaktohen me dashje nga ata qe qendrojne ne krye te futbollit Shqiptar. Me duket shume paradoksale emri Superlige, per nje lige qe eshte pak te themi amatore, ku nuk respektohen futbollistet, rregullat e lojes e per me teper nuk respektohen ata per te cilet ekziston ky sport, TIFOZET.

    Gjithashtu tashme kemi dhe nje problematike qe u shfaq gjate ketij sezoni te fundit. Kthimi i klubeve ne Shoqeri Aksionere. Kjo ndodhi me nje shpejtesi marramendese dhe pa asnje lloj konsultimi. Shume investitore qe kane investuar per vite me rradhe

    Duke pare te gjithe kete problematike, mendova te hap kete teme te re, ku te sjellim analiza nga gazetare te ndryshem sportive, vendime nga komisione te ndryshme, dyshime apo fakte qe mund te disponoje secili nga ne. Pra, me pak fjale te meremi ne teresi ne kete teme me problematiken e shumellojshme te futbollit Shqiptar. Sa me shume jehone ti behet nje problemi te caktuar, aq me e madhe do te jete vemendja rreth ketij problemi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 20-03-2012 mė 11:10
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Njė ėndėrr qė t’i mban sytė hapur, miqėsorja me Spanjėn!

    Nga GĖZIM SINEMATI

    Kur presidenti Duka shikon njė ėndėrr apo krijon njė alibi, ajo qė ndodh nė mjedisin e zyrave tė kujton efektin e njė doze magjie. Pak kohė mė parė, pikėrisht nga Gjeorgjia, ku do tė luanim njė ndeshje miqėsore, lindi ėndrra mė ndjellėse, sipas sė cilės nuk ishte e largėt dita kur kampionia e botės, Spanja, dhe Kombėtarja jonė, Shqipėria, do tė pėrballeshin. Ku? Nė Zvicėr. Kur? Nė prag tė kampionatit evropian. Me njė fjalė, ne do tė ishim “bileta” e fundit qė kampionėt e Evropės tė fillonin betejėn pėr tė mbrojtur titullin. Por ėndrrat mbeten ėndrra dhe kur janė tė bukura, jetohen edhe me sy hapur. Thonė se trajneri De Biazi ka festuar me miqtė e tij, qė kjo miqėsore u luajt vetėm nė kokat tona. Edhe ndeshjen me Gjeorgjinė kishim frikė ta analizonim me tė vėrtetat e saj dhe pastaj vrit mendjen se ēfarė mund tė sajonim me spanjollėt “vrastarė”. Ata qė argėtohen me topin, duke ia nxirė jetėn kundėrshtarit. Por kjo ndeshje luksi, mjafton tė bėhej dhe ajo qė do tė ndodhte, do tė ishte njė turp i ėmbėl, nė krahasim me suksesin drogues qė shkakton pėrballja me Ksavi, Iniesta me shokė. Do tė ishte njė rast i bekuar qė Federata tė krenohej me pushtetin e shefit tė saj, qė edhe pse drejton njė kombėtare qė ka zbritur tej vendit te 70-tė nė klasifikimin e FIFA-s, ka shansin e madh tė ndeshet me majėn e piramidės botėrore. Njė ėndėrr spektakolare futbolli, qė tė kujton edhe disa fjalė tė presidentit tonė me rastin e prezantimit tė trajnerit De Biazi: “Ne do tė vazhdojmė tė ėndėrrojmė. Mjerė ai qė nuk ėndėrron!”. Sikur tė ishte e vėrtetė kjo ėndėrr, ndeshja do tė mund tė pagėzohej “derbi i presidentėve mė jetėgjatė”. Spanjolli Vilar ka mė shumė se 20 vite nė fronin e futbollit, kurse presidenti ynė… ka mė shumė se 10 vite. Kėshtu, nuk ka qenė thjesht koincidencė, bekimi i Asamblesė pikėrisht nga miku ynė, Vilar. Njė mik, tė cilit duhet t’i vjedhim formulėn se si futbolli i vendit tė tij pushtoi botėn dhe jo moshėn e gjatė nė fronin e futbollit. Le tė sjellim edhe njė batutė, qė ka ndodhur nė Gjeorgji, kėtė herė, kur delegacionet po “luanin” tek darka zyrtare. Sekretari i futbollit gjeorgjian, pak a shumė, ka thėnė kėto fjalė: “Bota ka ndryshuar shumė kėto vitet e fundit, por nė futboll vetėm dy gjėra nuk ndryshojnė… presidenti spanjoll, Vilar dhe presidenti i Shqipėrisė, Duka”. Sikur ta kishte dėgjuar kėtė batutė shefi i madh i futbollit, Blateri (shembulli tipik i pėrjetėsisė), do tė kishte qeshur dhe me siguri do tė kishte ndihmuar qė kjo ndeshja- ėndėrr, Spanjė-Shqipėri, ka 100 arsye qė njė ditė tė materializohet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 20-03-2012 mė 11:28
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Gjyqtarėt e futbollit, tre muaj pa u paguar

    Gjyqtarėt e tė gjitha kategorive tė kampionatit shqiptar tė futbollit nuk paguhen prej gati tre muajsh. Nė pak fjalė viti 2012, tė paktėn nė bordero, pėr kėta tė fundit nuk ka nisur ende. Lajmi bėhet me dije nga vetė “bilbilat” shqiptarė, tė cilėt pėr arsye etike, por edhe pėr tė shmangur ndonjė “rrėke inati” mė pas nga ana e Federatės Shqiptare e Futbollit, kanė dashur qė tė mbeten anonimė. Faktikisht, arsyeja dhe shkaqet e mosdhėnies sė rrogave duhen kėrkuar pikėrisht nė FSHF, e cila duhet ta kishte kryer kėtė shėrbim ndaj gjyqtarėve, njėlloj sikundėr ka bėrė me pagesat pėr nėpunėsit e vetė pėr ēdo fund muaji. Por, referuar faktit tė mėsipėrm, si duket arbitrat nuk konsiderohen nė njė rang me zyrtarėt e federatės.
    Problematika – Gjyqtarėt, nga ana e tyre, ndihen tė fyer dhe tė irrituar pasi, nga java nė javė, borxhi qė federata u ka atyre sa vjen dhe akumulohet. Por, mė shumė se kjo gjė, ėshtė fakti se njė pjesė e mirė e tyre arbitrimin nuk e kanė thjesht njė profesion, pasion, por edhe njė punė ose mė mirė, njė mjet jetese. Ndaj, nė kėtė prizėm, pagesa qė duhet tė marrin prej muajsh nga federata bėhet gjithnjė e mė shumė e nevojshme. Nga ana tjetėr, askush prej tyre, jo vetėm pėr faktin se me rregullore nuk mund tė flasin pėr ndeshjet qė gjykojnė, nuk tenton tė ngrejė zėrin nė vetė tė parė aq sa ta dėgjojnė edhe ata tė federatės. Kjo, pasi askush nuk vė bast se karriera e “zotėrisė” nė fjalė nuk pėrfundon nė atė ēast. Kastrati – Ndėrkohė, i pyetur nga “Panorama Sport”, disenjatori i arbitrave dhe njėkohėsisht kryetari i Shoqatės sė Arbitrave, Tahir Kastrati, ka pohuar se nuk ka marrė asnjė ankesė pėr vonesa rrogash. “Shkoni, realisht mė vjen ēudi, pasi nuk arrij ta kuptoj se pėrse njė arbitėr nuk vjen edhe tė ankohet te ne pėr vonesa rroge. Unė ju bėj me dije se realisht nuk ka asnjė ankesė tė tillė. Di qė mund tė ketė pasur ndonjė vonesė njė mujore, por jo mė shumė se kaq. Ndėrkaq, nė bazė tė strukturės sė ngritur, tė gjithė kėta paguhen nga federata dhe, pėrderisa janė paguar nėpunėsit e tjerė, nuk besoj se janė anashkaluar arbritrat”, ka theksuar Kastrati.

    Panorama Sport
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #4
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Iniciativa pėr Ligėn, pro dhe kundėr!

    Biem dakord qė komisioni i Kategorisė Superiore, si pararendės i Ligės Profesioniste, ishte njė dėshtim. i atyre qė e ideuan – presidentėve tė klubeve tė Superiores -, por po kaq edhe i Federatės Shqiptare tė Futbollit, ndonėse kjo e fundit mbrohet me argumentimin se i ka krijuar kushte logjistike, i ka dhėnė asistencėn fillestare organizative, madje edhe ka paguar rroga funksionarėsh tė kėtij komisioni. Ata qė e proklamuan fillimisht si njė “heqje kapistre” dhanė shembullin mė tė keq, duke mos arritur thuajse asnjė akord pėr tė qenė, pėrjashto disa ndryshime nė rregullore e kode. Fakt ėshtė se gjėrat erdhėn duke u asfiksuar, aq sa ky organizėm mund tė konsiderohet edhe “patologjikisht” i mbaruar. Nė tėrė kėtė zallamahi, FSHF-ja, me ndonjė pėrpjekje sporadike (nė njė moment ka qenė zėvendėspresidenti Nuri qė ka kėrkuar tė ulė palėt e acaruara nė tavolinė), qoftė edhe hir tė pavarėsisė qė duhej tė kishte ky komision, ka qėndruar mėnjanė. Ndoshta edhe duke qesėndisur e duke pritur qė presidentėt, si simbolika e djalit plangprishės, tė ktheheshin kokulur e tė thoshnin: “Na e vini sėrish kapistrėn!”

    Njė hap prapa! Parė kėshtu, iniciativa mė e fundit pėr krijimin e Ligės duhet pėrshėndetur. Ashtu sikurse duhet bėrė thirrje pėr kujdes. Dėshtimi i parė falet, i dyti do tė ishte fatal! “Sport Ekspres” sjell sot opinionin e njė specialisti tė fushės dhe tė njė gazetari pėr kėtė ēėshtje.

    Liga pėr mė mirė, jo pėr inat!

    Nga Prof. As. Dr. Artan Shyti

    Lajmi qė pėrsėri iniciativa e krijimit tė Ligės Superiore ka dalė nė axhendėn e klubeve tė futbollit ėshtė njė ngjarje positive, e cila duhet pėrshėndetur e analizuar.

    Sė pari, kjo iniciativė ėshtė reflektim i nevojės qė futbolli ka pėr t’u ngritur nė njė stad mė tė lartė e modern organizimi tė brendshėm, nė shėmbullin e vendeve tė tjera nė tė cilat ekzistenca dhe funksionimi i ligave ėshtė, nė tė nėjtėn kohė, tregues dhe mekanizėm zhvillimi tė mėtejshėm.

    Sė dytė, ėshtė demonstrim i faktit qė pėrpjekja hibride e krijimit tė strukturave tė ndėrmjetme, qė nuk kanė as formė as funksion juridik si ai i Komisionit tė Ligės Superiore, nuk mund tė kishte dhe nuk ka perspektivė serioze. Pėr mė tepėr kur, qėllimi i kėsaj strukture devijoi nga ndihma dhe mbėshtetja e klubeve nė planin financiar, organizativ e sportive, nė vetėm instrument masash mė tė rėnda disiplinore nė kurrizin ekskluziv tė kėtyre klubeve.

    Megjithatė, nė kėtė refleksion duhen marrė parasysh disa aspekte tė rėndėsishme.

    Liga Superiore ėshtė strukturė pėrbėrėse e FSHF-sė dhe nė kėtė kontekst, ajo nuk ėshtė mirė tė krijohet nė njė situatė konfliktuale akute me organet drejtuese tė FSHF-sė. Dhe pėr mė tepėr, organizimi i saj nuk mund tė jetė njė motiv pėr thellimin e mėtejshėm tė situatės konfliktuale.

    Eshtė e ēuditshme qė, akoma edhe sot, pas gjithė kėtyre viteve pėrpjekje apo shprehje dėshire nga ana e klubeve pėr tė krijuar kėtė organizim mė vete tė aktivitetit tė Kategorisė Superiore, nuk ka njė mbėshtetje efektive dhe institucionale qė kjo kėrkesė tė bėhet realitet. A thua se po kėrkohet njė utopi, qė duhet bėrė vetėm nė Shqipėri!? A thua se kėto organe drejtuese tė FSHF-sė, qė duhet tė mbėshtesin dhe asistojnė kėtė vullnet, nuk janė zgjedhur me votat e kėtyre klubeve nė Asamblene Zgjedhore pėr t’i shėrbyer interesave dhe nevojave tė tyre!?

    Dhe ashtu siē nuk ka njė mbėshtetje reale, ashtu nuk ka edhe njė argumentim serioz se, pėrse nuk duhet tė marrė jetė e funksionojė njė strukturė mė vete e Kategorisė Superiore, e Kategorisė sė Parė dhe Ligės Amatore. Dhe ēudia ėshtė se kemi (tė paktėn nė letėr) njė Ligė Amatore dhe nuk kemi njė Ligė Profesioniste, ndėrkohė kur teorikisht ėshtė shumė mė e thjeshtė tė organizosh njė Ligė “profesioniste” se sa njė Ligė amatore…

    Personalisht kam besuar dhe besoj qė, krijimi i Ligės ėshtė njė hap i rėndėsishėm pozitiv nė zhvillimin e mėtejshėm tė futbollit shqiptar. Por, qė ky organizim tė jetė me tė vėrtetė i tillė, ai nuk mund tė ndėrtohet mbi themelet e ndarjes dhe konfliktit, nuk mund tė motivohet nga kundėrvėnia dhe “lufta” me organet drejtuese tė FSHF-sė, nuk mund tė frymėzohet edhe nga pėrkatėsi, apo simpati partiake. Nėse kėto do tė ndodhnin, atėhere rrezikohet tė ndėrtohet njė strukturė, qė “do tė luajė” mbi njė “fushė tė minuar”.

    Dhe futbolli shqiptar, edhe siē ėshtė sot, ka plot “mina” qė duhet tė evitojė. Ndaj, nuk ka asnjė interes qė tė krijojė njė Ligė qė, nė vend qė tė eleminojė “minat” ekzistuese, tė shtojė tė tjera.

    Liga, nuk ėshtė tender bashkie!

    Nga Agron KAJA

    “Tallava” lidhur me Krijimin e Ligės Profesioniste nė futbollin shqiptar! Qė nė fillim tė kėsaj lėvizjeje tė fundit tė duket se ėshtė njė ide qė e kanė pėr zemėr kryebashkiakėt, qė drejtojnė skuadra futbolli. Pse duhet kaluar nė kėtė pozicion kaq “delikat” me postin qė kanė kėta qyetarė tė parė… provizorė? Duket paksa qesharake dhe e pabesueshme qė, njerėz tė zgjedhur pėr tė drejtuar njė qytet, shfrytėzojnė postin dhe, nga djersa e taksapaguesve tė tyre, kėrkojnė tė bėhen edhe liderė nė organizimin e topkėmbės shqiptare. Nuk bėhet qameti qė nė kėtė “truall tė virgjėr” sheh kryebashkiakė qė nuk kanė haber nga futbolli, aq mė shumė nga organizimi i tij; nuk ka asgjė tė keqe qė nė kėtė mes ka hyrė edhe mania e tė qėnurit NJĖSH - pa prekur “zeron” nė futboll -, sepse ky ėshtė tranzicioni dhe kėta janė zgjedhur nga elektorati qė pėrfaqėsojnė. Por, zotėrinjtė e parė tė qyteteve, pasi i kanė mbushur mendjen vetes se “i kanė bėrė mirė detyrat e shtėpisė” ndaj qytetarėve tė tyre, kėrkojnė njė “thelė tė madhe”, a thua se nė Shqipėri nuk ka biznesmenė seriozė tė futbollit, nuk paska specialistė tė kėsaj fushe, njerėz e burra qė kėtė Ligė ta formojnė mė cilėsore e reale, pa abuzuar me detyrėn shtetėrore.

    “Sėmundja presidenciale”, si pėr paradoks, ka kapur dhe njė ish-sportist e drejtues sporti, si Qazim Sejdini, kryebashkiak i Elbasanit (kjo sipas medias sė shkruar), i cili, vetėm dy muaj mė parė, u bėnte njė apel shumė serioz homologėve tė tij nė rolin e presidentit tė klubit. Apeli kėrkonte qė, tė gjithė kryebashkiakėt tė ishin larg abuzimit tė tyre me detyrėn, larg drejtimit tė njė klubi futbolli. Kujtoj njė paragraf nga ai shkrim: “…Kur unė, tej modestisė, me njė eksperiencė 10-vjeēare nė drejtimin e njė klubi shumėsportėsh, dėshtova, po Ju zotėrinj Kryetarė tė Bashkive, qė nuk keni asnjė lloj ekperience mbi supe, si guxoni dhe merrni pėrsipėr drejtimin e njė klubi futbolli, duke e quajtur veten edhe Presidentė?” (janar 2012, “Sport Ekspres”), ndėrsa sot, dy muaj mė pas, kur nuk kemi parė e dėgjuar ndonjė pėrgjigje zyrtare ndaj kėtij apeli, kur nuk kemi parė ndonjė sukses tė jashtėzakonshėm nė klubet me presidentė kryebashkiakėt, na jepet e drejta tė mendojmė se edhe zoti Sejdini (jashtė keqkuptimit), ėshtė prekur nga “sindromi” se Liga Profesioniste e Futbollit ėshtė “punė tenderash”, sikundėr homologėt e tij qė po kėrkojnė ta ngrejnė kėtė Ligė. Sepse nė kėtė formė siē po dėgjojmė, duket se ėshtė hapur njė tender i madh nė mesin e futbollit tonė, tė cilin duhet ta ndajnė nė pjesė kėta kryebashkiakė, si shpėtimtarė ndaj mangėsive tė tij. Le tė shkojmė mė tej. Pėrveē Flamurtarit qė renditet nė 6 vendet e para, skuadrat e tjera tė kėtyre kryebashkiakėve janė duke kėrkuar mbijetesėn dhe mundet qė ky tė jetė njė fakt justifikues qė kėrkohet Liga, duke hedhur tė keqen e gjendjes sė tyre nė dyert e FSHF-sė. Ėshtė qesharake pėrsėri, kur kthehemi pak pėr kujtesė nė dy vite mė parė, kur shumė prej kėtyre nismėtarėve tė krijimit tė Ligės Profesioniste nė futbollin tonė, nė prag tė zgjedhjeve tė Asamblesė sė FSHF-sė, jo vetėm qė ishin nė krah tė Presidentit Duka, por e quanin atė njeriun e duhur pėr kėtė post. Ndėrsa tani, kur sulmet janė drejtuar drejpėrdrejt ndaj Dukės, kur “karta Sejdini” do tė ketė shkuar nė ndonjė vend tė fshehtė, ēfarė lige kėrkojnė kėta tė “pėrgjėruar” pėr njė ēikė futboll tė kohės?! Duke menduar se erdhi koha qė edhe kėtu ata duhet tė marrin pjesėn e tyre te Liga, pėr futbollin kjo kastė realisht ėshtė e pabesueshme. Nė kėto situata, ndoshta do t’u duhet njė “pit stop” pėr tė marrė veten nga rezultatet e dobta, qė kanė arritur deri mė sot me skuadrat e tyre, pėr tė menduar mė kthjellėt se kush janė dhe ēfarė dinė tė bėjnė mė mirė nė futboll. Fgurativisht, ėshtė mė mirė tė rrinė jashtė vijės anėsore se sa tė hyjnė brenda nė fushė!

    Natyrisht, Liga Profesioniste e Futbollit ėshtė njė domosdoshmėri, por ajo nuk duhet tė jetė “pronė” e njerėzve qė pėrfitojnė nga statura politike. Ndryshe Liga mund t’I pėrqaset ndonjė dege partie politike. Pėr fat tė keq, ende “foshnje”, Liga Profesioniste nė futboll nuk mun t’I rezistojė manovrave tė njė tenderi ku domosdoshmėrit duhet tė jenė pjesė vetėm kryebashkiakėt!

    Sport Ekspres
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #5
    Kane 10 vjet me kete muhabetin e liges profesioniste. Llafe shume e pune hic.

  6. #6
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Problemi i futbollit shqiptar ka vetem nje emer - Armand Duka.

    Ky personazh ekstravagant e ka kthyer futbollin ne Shqiperi ne nje loje pa rregulla, ku fiton kush paguan apo kush ka mik Duken. Rralle here ndeshjet mund te kene nje gjykim te drejte te pranueshem. Shkallet e stadiumeve po boshatisen akoma me shume dhe sharjet e ofendimet ne kor kundrejt skuadres mike apo arbitrit jane me shume se normale.


    Duka IK !!!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #7
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Une mendoj se sherimi i vertete i futbollit do te vije ne momentin kur klubet te privatizohen dhe kreret e bashkive mos bejne aleanca votash ne kurriz te futbollit. Patjeter qe Duka eshte njeriu i cili ka qene ngadalesuesi i madh i zhvillimit te futbollit. Ai e ka shfrytezuar futbollin per tu pasuruar ne kurriz te tij dhe asnjehere nuk i ka interesuar qe klubet te privatizohen. Jo me kot edhe kthimi i klubeve ne Shoqeri Aksionere u kthye vetem me urdher te UEFA-s, e jo me dashamiresine e drejtuesve te ketij sporti ne vendin tone.

    Futbolli do te filloje te zhvillohet ne momentin kur secili klub do te kete nje pronar apo nje bord drejtues, i cili eshte i interesuar drejt per se drejti per ecurine e klubit te vet dhe ne kete menyre nuk do te lejoje prishje te imazhit te klubit per te perfituar nga ane te tjera. Gjithashtu federata do te jete nen persionin e te gjithe presidenteve te klubeve dhe vetem kur kjo te ndodhe ate here do te mare jete Liga Profesioniste dhe do te jete me te vertete nje e tille. Ndersa po te krijohet sot nje lige e tille, jam i bindur e i sigurt qe do te jete nje lige e cila do te jete ana tjeter e medaljes se FSHF-se, pra nuk ka nje ide te qarte e te caktuar per zhvillimin e futbollit, por ka nje ide te qarte e te caktuar per t'u shfrytezuar si mbledhese votash.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Rubio: Aleancat nė kampionat ju prishin edhe Kombėtaren


    Hulian Rubio ka gati 9 muaj nė Shqipėri, mirėpo i ėshtė dashur njė kohė fort e shkurtėr qė tė kuptojė problemet qė ekzistojnė nė futbollin tonė. Me shumė diplomaci ai mundohet tė shpjegojė se kėtu ēalon thuajse gjithēka. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr mediat njė ditė mė parė, trajneri spanjoll e ka ndier tė nevojshme qė tė flasė, pse jo edhe tė shprehė dufin qė po e mundon. Vazhdon tė kėmbėngulė se Tirana e tij mund tė fitojė titullin, por gjithnjė nėse do t’ia lejojnė. Ai nuk nguron tė pohojė se nė Shqipėri ka futbollistė tepėr cilėsorė, mirėpo janė pikėrisht kėto klane, qė nuk e lejojnė kėtė sport tė pėrparojė. Madje, sipas teknikut, kėto aleanca po ndikojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė edhe nė Kombėtaren kuqezi.

    Njė javė me probleme pėr Tiranėn, shumė mungesa pėr shkak dėmtimesh, e vetmja e mirė ėshtė qė nuk ka tė pezulluar. Si ndihet Rubio nė prag tė transfertės sė Ballshit?

    Njė e mirė, mes shumė tė kėqijave. Madje, teksa po flisja me lojtarėt, po u thosha qė dje (pardje) nė njė tė pėrditshme spanjolle po lexoja, se pas 3000 minutash lojė, pra rreth 25-30 ndeshje, lojtarėt s’mund tė mbajnė mė. Nėse nuk ka me regjim dhe kujdes fizik, e tė tjera si kėto, atėherė dėmtimet janė tė pritshme. Kjo m’u kujtua, pasi po e vuajmė nė kurriz.

    Ndoshta po tė kishit pasur njė kontingjent mė tė gjerė, nuk do i vuanit kėto probleme…

    Patjetėr qė jo, por duhet t’ia dalim me kaq sa jemi. S’kemi opsione tė tjera. Por po tė kishim njė pėrgatitės fizik gjatė kėtij sezoni, po ashtu njė mjek, si edhe kushtet ideale pėr tė ruajtur formėn e ēdo lojtari ēdo gjė do tė ndryshonte. Jemi keq, kemi shumė halle. Pėr kėtė po i motivoja lojtarėt.

    Me kaq shumė mungesa, ēfarė ekipi do tė shohim nė Ballsh?

    Pyetje e vėshtirė pėr vetė situatėn qė po kalojmė, por pėr momentin nuk do tė mundesha tė jepja njė pėrgjigje se ēfarė do tė shihni ndaj Bylisit. Por di tė them atė qė kam parė nė ndeshjet qė kemi lėnė pas, kam parė njė ekip tė mirė qė ėshtė pėrballur me kundėrshtarin dhe ka marrė maksimumin, me ose pa lojė tė mirė, por nė fund ia ka dalė. Nuk ka kursyer asnjė. Kemi dalė me kokėn lart dhe jam krenar pėr kėtė.

    Pas ndeshjes me Vllanzinė, dolėt hapur ndryshe nga ēdo herė tjetėr, duke thėnė shprehimisht “Tirana ime ėshtė pėr titull, por gjithnjė nėse na lėnė”. I qėndroni ende kėsaj qė keni deklaruar?

    Sigurisht qė po, e kam thėnė dhe do ta rithem gjithnjė, pasi vazhdoj ta mendoj. Nėse ne do tė jemi tė aftė qė tė mblidhemi si grup, duke lėnė pas dėmtimet, jemi tė aftė qė ta fitojmė titullin, nė ēdo fushė madje.

    Aleancat a ju trembin ndopak?

    Edhe nėse ekzistojnė, ajo qė nuk kuptoj ėshtė qė fakte nuk ka, askush nuk del hapur, ndaj as unė s’mund ta bėj njė gjė tė tillė. Kur nuk kanė mediat prova, si mund tė kem unė!? Por nėse ndodhin realisht kėto klane, ndodhin pasi i lejojnė. Me kėto probleme, futbolli shqiptar nuk ka pėr tė ecur kurrė pėrpara.

    Pas 9 muajsh nė Shqipėri, kjo ėshtė ideja qė keni krijuar pėr kampionatin tonė?

    Kur erdha, mendova se po tė pėrqendrohesha nė punėn time dhe “mbillja” idetė e mia, qė nė fund tė arrihej diēka. Nė nivelin personal, kėtu flas edhe pėr Tiranėn, ekipi im i ka asimiluar tė gjitha ato qė unė i kam mėsuar. Por pastaj pėrballem me pjesėn tjetėr, qė nuk ka lidhje me kėtė qė fola mė lart dhe nė kėtė moment, ndjej vetėm keqardhje, pasi kėtu ka njerėz qė nuk duan qė futbolli shqiptar tė evoluojė. Jemi nė 2012-n dhe duhet tė pėrparojmė, e jo tė kthehemi vite mbrapa.

    Tė gjitha kėto qė pėrmendet, mund tė ndikojnė nė njė largim mė tė shpejtė tuajin nga Shqipėria?

    Kam kaluar njė periudhė tė ngjeshur me halle, por problemi nuk jam as unė dhe as ekipi im. Problemi qėndron te sistemi, ose rrethi qė nuk ndryshon. Unė e kam thėnė para disa muajsh dhe vazhdoj ta mendoj, se nė Shqipėri ka lojtarė shumė cilėsorė, por Kombėtarja shqiptare nuk ėshtė ende ekip i mirė. Pikėrisht pėr tė gjitha kėto gjėra.

    Mė konkretisht, pse nuk ka ekip tė mirė Kombėtarja?


    Kėta futbollistė cilėsorė janė mjaft mirė nė aspektin teknik dhe atė fizik, por mbesin nė gjysmė tė rrugės pikėrisht atėherė kur duhet tė konkurrojnė. Nuk japin maksimumin, pasi nė fund ėshtė pranuar qė kėshtu funksionon kėtu, e kanė pranuar situatėn.
    Diēka tė fundit keni pėr tė shtuar?
    Kam njė mesazh nė pėrgjithėsi pėr tė gjithė tifozėt nė mbarė vendin, tė mos lejojnė askėnd qė tė tallen me ta dhe me futbollin. Tė kėrkojnė respekt pėr mėnyrėn e tė punuarit dhe tė luajturit dhe jo gjithēka ta marrin ashtu siē ėshtė.

    Panorama Sport
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  9. #9
    Si mund ta shkaterroje futbollin nje njeri i vetem? Kush e ka vene aty? Kush e voton sa here ka zgjedhje FSHF? jane te gjithe bashke qe e shkatarrojne futbollin, Duka, presidente skuadrash, politikane, futbolliste dhe tifozet gjithashtu

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Si mund ta shkaterroje futbollin nje njeri i vetem? Kush e ka vene aty? Kush e voton sa here ka zgjedhje FSHF? jane te gjithe bashke qe e shkatarrojne futbollin, Duka, presidente skuadrash, politikane, futbolliste dhe tifozet gjithashtu
    Kete po them dhe une o Qyfyre. Futbolli po perdoret per vota politike. Perdoret nga kryetaret e bashkive sipas oreksit te tyre. Ndaj dhe ndodhin keto fenomene sot ne futbollin Shqiptar.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Si mund ta shkaterroje futbollin nje njeri i vetem? Kush e ka vene aty? Kush e voton sa here ka zgjedhje FSHF? jane te gjithe bashke qe e shkatarrojne futbollin, Duka, presidente skuadrash, politikane, futbolliste dhe tifozet gjithashtu
    edhe une me mendimin tend jam
    ne zgjedhjet e fundit nese mbani mend u zgjun nga gjumi gjithe presidenttet e klubeve kundra dukes e si perfundim rivali i tij rudi vata vec nje vote mori
    sa kontradiktore
    JO SEKS PARA MARTESE

  12. #12
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Dabulla: Skėnderbeut po ia lėnė ndeshjet

    Skėnderbeu ka fituar nė mėnyrė tė padrejtė deri tani. Mbrojtėsi i Tiranės hedh akuza tė ashpra nė adresė tė kampionėve tė Shqipėrisė, duke thėnė se ata i kanė blerė ndeshjet dhe se nėse vazhdojnė kėshtu, atėherė me siguri qė do tė fitojnė mė shumė pikė se Tirana deri nė fund dhe rrjedhimisht do tė marrin titullin. “Skėnderbeu nė tė vetmet ndeshje ku luajti futboll tė pastėr humbi. Luajti futboll tė vėrtetė me Flamurtarin dhe humbi. Luajti futboll tė vėrtetė me Teutėn edhe humbi. Kohėt e fundit ka fituar vetėm ato ndeshje qė i ka pasur tė lėna. Nėse ky quhet futboll dhe nėse kjo quhet garė, unė nuk e kuptoj se ku qėndron gėzimi dhe emocioni pėr tė fituar ndeshje tė tilla. Ky nuk ėshtė futbolli qė duan njerėzit, ju siguroj. Shikoni se si do dalė ndeshja me Kastriotin nė kampionat! Ka pėr ta fituar, ėshtė 100 pėr qind e sigurt”, – ka thėnė futbollisti nė emisionin “Rubrika Sportive” tė Enkeleda Zekos nė TVSH.
    Frika - Rezart Dabulla ka pranuar se nė fund tė sezonit luhet shpesh edhe nėn “rrogoz”, dhe njė nga skuadrat sipas tij mė tė fuqishme nė kėtė aspekt ėshtė pikėrisht Skėnderbeu. “Unė mendoj se nėse luhet ndershėm, Tirana ka shumė shanse tė fitojė titullin. Por kjo do tė jetė e vėshtirė. Do tė jetė e vėshtirė, sepse kemi parė shumė gjėra vitet e fundit dhe nuk mund tė bėjmė sikur nuk i kemi parė. Kemi parė qė tė ‘luhet’ shumė edhe jashtė fushe”, ka vijuar mė tej mbrojtėsi i Tiranės. Dabulla ka komentuar edhe kalendarin e ndeshjeve tė tė dyja skuadrave, duke thėnė se Teuta ėshtė mė e favorizuara. “Teuta ka dukshėm njė kalendar mė tė favorshėm se yni dhe i Skėnderbeut. Unė mendoj se ata janė me meritė aty ku janė dhe se kanė shanse shumė tė mira pėr titull”, – ėshtė shprehur ai.

    Kapiteni Sina
    Elvis Sina, kapiteni i Tiranės, gjatė njė emisioni sportiv nė njė media, ka replikuar ashpėr me kreun e klubit tė Skėnderbeut, ndonėse nė distancė. I ftuar nė studio, ai hodhi dyshime mbi ndeshjet e kėtij kundėrshtari. “Korēarėt nuk kanė bėrė ndeshje tė vėrteta. Edhe pse kanė njė grup tė mirė, atyre u mungon motivimi. Ky klub ėshtė i fortė financiarisht, por mbi tė gjitha politikisht, gjė qė Tirana dhe skuadra tė tjera nuk e kanė”, – pat deklaruar mbrojtėsi ndėr tė tjera.

    Reagimi i Zeqos
    Fjalėt e Elvis Sinės, por edhe tė tė ftuarve tė tjerė nė “Skaner Kampionat”, e kanė ngacmuar ndjeshėm presidentin e Skėnderbeut. E kėsisoj, Agim Zeqo ka reaguar nė distancė me anė tė sms-ve. Ai iu pėrgjigj kapitenit tė Tiranės duke i thėnė se ekipi i tij ka financa tė sigurta dhe se nuk vuan pėr tė marrė rrogat. Ja ēfarė shkruante konkretisht ai nė mesazh: “Ne jemi tė fortė financiarisht dhe jo si ju (i referohet Tiranės), qė mblidheni vetėm kur keni pėr tė marrė rroga tė prapambetura!”.

    Reagimi i Manos: Mos hidh baltė! Nxirr fakte ose hesht!
    Prefekti i Qarkut tė Korēės, Andrea Mano, njėherazi edhe anėtar i kryesisė sė Skėnderbeut, ka kritikuar Dabullėn pėr qėndrimin e tij dhe e ka ftuar tė vėrė prova nė dispozicion para se tė flasė. “Mė vjen keq kur dėgjoj njė futbollist me kaq eksperiencė dhe qė luan nė njė klub tė nderuar si Tirana, qė tė shprehet nė kėtė mėnyrė. Ėshtė krejtėsisht e papranueshme qė njė lojtar tė flasė me kėtė gjuhė vetėm duke iu referuar fjalėve tė kafeneve dhe thashethemeve lart e poshtė. Nėse ke fakte (duke iu referuar Dabullės) mund t’i depozitosh ato nė organet pėrkatėse, nė tė kundėrt nuk ke asnjė tė drejtė qė tė hedhėsh baltė mbi punėn dhe djersėn e tė tjerėve. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė dėgjojmė vazhdimisht tė pėrfliten fitoret dhe sukseset e Skėnderbeut dhe pėr asnjė moment nuk nxjerr askush ndonjė fakt konkret. Kjo nuk ėshtė aspak etike dhe profesionale nga futbollistėt, por edhe nga mediat”, – ka thėnė Mano gjatė emisionit “Rubrika Sportive”. Ai ka bėrė edhe njė koment tė shkurtėr pėr sa i pėrket pretendentėve pėr titull, duke thėnė se Teuta me paraqitjen qė bėri nė Korēė nuk ėshtė skuadėr pėr titull. “Pa diskutim qė fitorja e Teutės ishte e drejtė dhe e meritoi, por pėr nivelin e lojės qė shfaqi dhe pėr potencialin qė ka, unė nuk mendoj se Teuta ėshtė pretendente pėr titull dhe nuk mund tė krahasohet me Skėnderbeun dhe Tiranėn”, – ka deklaruar Mano.

    Panorama Sport
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  13. #13
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Penallti? Korēarėt “humbin” nė moviolėn e UEFA-s
    Tonin Frroku dhe Gjergji Stefa 3/4/2012

    Pesė rastet mė tė diskutueshme pėr moviolė tė kampionatit shqiptar kanė “udhėtuar” nė njė seminar nė Barcelonė ku pėr disa ditė njė morri gjyqtarėsh ndėrkombėtarė kanė dhėnė vlerėsimet e tyre. Nga cdo kampionat ishin pėrzgjedhur pesė situate tipike (e rėndėsishme ėshtė te theksohet jo flagrante) dhe pėrballė njė skerme virtuale janė hedhur pėr diskutim. Qėllimi i seminarit ka qėnė reagimi i gjyqtarėve ndaj episodeve tė disktueshme qė mė sė shumti kanė pasur tė bėjnė me 11-metėrshat apo pse jo dhe me intepretimet pėr pozicionin jashtė loje. i dėrguar pėr Shqipėrinė ka qėnė ish gjyqtari Bujar Pregja.

    Ajo qė u konsiderua e vecantė nė kėtė seminar ėshtė fakti qė njė nga rastet e ofruara nga kampionati u konsiderua nga tėgjithė gabim i gjyqtarit. Ndeshja ėshtė Tirana-Skėndėrbeu nė kryeyqtet, rasti pėrkon me mesin e pjesės sė parė. Duro i Tiranės futet nė zonė dhe ka topin nė kontroll. Nė atė moment Radas i pret rrugėn duke e penguar tė vazhdojė mė tej. Duro bie nė tokė por pėr Jeminin, qė gjithsesi pas asaj ndeshje ka marrė nota positive, nuk ka akorduar 11-metėrsh. Pothuaj tė gjithė nė kėtė rast kanė qėnė nė njė mendje: gjyqtari ka gabuar dhe duhet tė jepte 11-metėrsh. Moviolė e bėrė nė rang tė lartė!

    Sport Ekspres
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  14. #14
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Dhe une u habita, se si pikerisht kjo gje i ndodhi Skenderbeut. Ata asnjehere nuk dine te perfitojne nga arbitrat. Me siguri keta te UEFA-s jane kot, nuk dine te bejne vleresime. Bujar Pregja ja kalon edhe Colines, eshte psikolog, arbiter, teolog si dhe eshte shume telepatik. Ai me siguri per ēdo rast e di se cfare ka patur ne mendje lojtari qe nderhyn, lojtari te cilit i nderhyhet, arbitri kryesor, anesori, ku do shkonte topi e normalisht, e di edhe se si do te perfundoje takimi.

    Mbaj mend, qe ky Pregja, pati thene gjate nje emisioni, se ky ishte nje pengim i lehte, lojtari nuk po shkonte ne drejtim te portes ndaj dhe nuk duhej dhene penallti.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  15. #15
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Para dhe gjate ndeshjes Kamza - Skenderbeu, tifozet e Kamzes kishin therritur ne kor "Skenderbe, Skenderbe, nxirri paret ku i ke".

    Interesant eshte fakti i faullave ne ndeshjet e korēareve. Kunder Kamzes, albitri kishte fishkellyer vetem 10 faulla, ndersa ne ndeshjet e tjera te asaj dite, statistikat flasin per nje mesatare 45-48 faullash.

    Zeqo nuk paguan vetem lojtaret e skuadres se vet, por edhe te skuadrave "kundershtare". Humbja e pare e korēareve erdhi ne fushen e vet kunder Teutes se Durresit, pas nje morie ndeshjesh "miqsore" ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635


    arbitra bėthqima. kta po e shkatrrojne futbollin
    ankohen kur i rrahin mandej...
    shif ēfare goli nuk ka dhane
    ofsajt demek


  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    puro te dy ata me te bardha jane ofsaijd
    turp e faqja e zeze biles as ne moviola nuk u ba buje kjo pune
    sdi keta te procesit a e permendne nej fije
    JO SEKS PARA MARTESE

  18. #18
    Nuk eshte faji i albitrave per ate cka ndodh me futbollin Shqiptar.Albitrat drejtohen nga lart


    dhe nga presidentet e klubeve duke filluar qe nga Vllaznia jote dhe te gjith presidentet e


    klubeve te tjera.Nuk eshte zgjidhje ai gjykim qe ben ti me ate fjalor.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Nuk eshte faji i albitrave per ate cka ndodh me futbollin Shqiptar.Albitrat drejtohen nga lart


    dhe nga presidentet e klubeve duke filluar qe nga Vllaznia jote dhe te gjith presidentet e


    klubeve te tjera.Nuk eshte zgjidhje ai gjykim qe ben ti me ate fjalor.
    drejtohen nga ky drejtohen nga ai....
    pra po thu qe jane te korruptum
    njerez qe tallen me mundin, djersen e pasionin te tjereve meritojne shume ma teper se ofendime. ia bajn mire ne disa fusha qe i hypin n'dru

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    puro te dy ata me te bardha jane ofsaijd
    turp e faqja e zeze biles as ne moviola nuk u ba buje kjo pune
    sdi keta te procesit a e permendne nej fije
    asht permend pak ngaqe u lujt te premten. procesi asht diten e hane. mandej shkarkimi i vates e la ne hije ket skandal. rralle here m'ka rastis me pa nji turp te tlle.
    kam pa favorizime po ne ket fare feje jo. edhe penalltia ishte qesharake

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •