Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 82 prej 82
  1. #81
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Problematika e Futbollit Shqiptar

    Pezullohen Dede dhe Daiu, Besa luan 1 ndeshje pa tifozė

    Komisioni i Disiplinės pranė FSHF-sė, i mbledhur tė mėrkurėn pėr tė diskutuar problematikėn e shfaqur nė tė gjitha nivelet e kampionateve kombėtare tė futbollit, por kryesisht mbi incidentin dhe ngjarjen e shumėpėrfolur tė ditėve tė fundit, tė ndodhur nė Kavajė, duket se e ka vėnė dorėn nė zemėr kėsaj here. Sidomos pėr Besėn, sė cilės nuk i revokohet fitorja 2-1 ndaj Tiranės, as i hiqen tri pikė nga klasifikimi, sikurse kishte qasje ligjore nė Kodin e Disiplinės Sportive, por detyrohet tė luajė njė ndeshje pa tifozė dhe tė paguajė 2 milionė lekė tė vjetra gjobė. Thėnė pak mė shkoqur, nė kėtė histori ka dalė mė e fituar vetė FSHF-ja, qė ka shtuar ca para nė arkėn e saj, ndėrkohė qė Nevil Dede, pėrveē shuplakės qė mori nė pushimin mes dy pjesėve tė lojės, kjo e konfirmuar publikisht nga vėzhguesi i federatės, Dhori Prifti, pezullohet edhe dy javė. Shkak pėr kėtė, sipas Disiplinės, ėshtė provokimi qė ka bėrė trajneri i Tiranės, duke “nderuar me grusht” karshi tifozėrisė kavajase, gjė e cila nė fakt u mohua nga deklarimi i Dhori Priftit nė “Panorama Sport”. Nuk ka dalė “pa lagur” as trajneri i Besės, Pėrparim Daiu. Pėr atė “ledhatim” nė faqe qė i ka dhėnė lojtarit kundėrshtar, Gentian Muca, ai pezullohet 4 ndeshje nga aktiviteti zyrtar. Nė kėtė mėnyrė, verdhezinjtė duhet ta luajnė finalen e radhės pėr mbijetesė me rivalin direkt nė kėtė lloj beteje, Luftėtarin”, pa praninė e “lojtarit tė 12-tė”, tifozėrinė, por edhe pa sulmuesin kryesor, qė realizoi golin e parė ndaj Tiranės, me penallti. Sokol Cikalleshi ėshtė pezulluar nga Disiplina pėr njė javė, ndaj nuk mund tė aktivizohet ndaj bluzinjve gjirokastritė.

    Mė poshtė, ja edhe vendimet e plota tė Komisionit tė Disiplinės

    1. Trajneri i KF “Besa“, Pėrparim Daiu, pėr sjellje josportive ndaj lojtarit kundėrshtar dėnohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    2. Trajneri i KF “Tirana“, Nevil Dede, pėr provokim tė publikut dėnohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    3. KF “Besa“ pėr dėshtim nė pėrmbushjen e pėrgjegjėsive dėnohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorė dhe me 200.000 lekė gjobė.
    4. Lojtari i KF “Besa“, Sokol Cikalleshi, pėr sjellje josportive dėnohet me 1 ndeshje pezullim.
    5. Lojtari i KF “Tėrbuni”, Klodian Sulollari, pėr sjellje josportive ndaj zyrtarėve tė ndeshjes dėnohet me 4 ndeshje pezullim.
    6. Lojtari i KF “Lushnja“, Erdis Metushi, pėr sjellje josportive ndaj kundėrshtarit dėnohet me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    7. KF “Gramshi“ pėr dėshtim nė pėrmbushjen e pėrgjegjėsive dėnohet me zhvillimin e ndeshjeve tė mbetura tė kėtij sezoni nė fushė asnjanėse.
    8. Lojtari i KF “Korabi “, Besfor Laci, pėr sjellje josportive ndaj zyrtarėve tė ndeshjes dėnohet me 4 ndeshje pezullim.
    9. Lojtari i KF “Skrapari“, Denis Musai, pėr goditje me grusht tė lojtarit kundėrshtar dėnohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    10. Pėr problemet e ndodhura nė ndeshjet Naftėtari-Iliria, Kategoria e I dhe Kat III, komisioni do tė shprehet mbledhjen e ardhshme, pasi tė kryhen verifikimet nga sekretariati i FSHF-sė.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/katego...#ixzz2NVkoN75r
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #82

    Pėr: Problematika e Futbollit Shqiptar

    Kryetarve te Bashkive nuk kane cfare u bejn kshuqe merren me denime lojtaresh e trajneresh. Te merituara dhe keto denime, po prap nuk jan problemi kryesor. Kryetaret e bashkive kane vite te tera qe bejn te gjith si te fort dhe si prek njeri.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •