Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    LSI&PD Koalicioni më problematik i kohërave për Shqipërinë

    Nuk është për tu habitur kur në 2009 pas zgjedhjeve të qershorit u realizua një nga koalicionet më të cuditëshme në historinë e Shqipërisë por dhe të Europës endoshta dhe të botës: bashkimi i interesave të kundërta të së majtës me ato të së djathtës?!
    Duke patur parasysh se interesat e kundërta strategjike të të dy koalicioneve janë të sanksionuara në Statutet përkatëse të të dy Partive, pra që të dy partitë kanë mbrojtur dhe kanë përfaqësuar shtresa totalisht të kundërta porsa i përket interesave të castit por dhe atyre strategjike, duke patur parasysh se të dy këto parti njëra e qëndres së majtë(LSI) e cila mbron dhe ka në zbatim parimet social-demokrate në realizimin e programeve (nëse ato janë reale), kurse PD e cila është një parti e djathtë e qëndrës (bazuar në programi e saj) me një direktive liberal demokrate, duke patur parasysh se politikanët e zgjedhur dhe shtresat elektorale që kanë zgjedhur politikanët janë shtresa të cilat përfaqësojnë dhe përfaqësohen me interesa teorikisht ttë kundërta, duke patur parasysh se të dy partitë përzgjodhën të krijojnë një koalicion të përbashkët në teori – për të integruar Shqipërinë në BE, interes strategjik i përbashkët por i kundërt përa i përket interesave të cilat ato mbrojnë, - mund të themi se në Shqipëri u realizua një koalicion i tipit bizantin dhe klientelist se sa një koalicion integrues [ër në BE , po të shohin rrjedhën e ngjarjeve.
    Problemi 8 vjecar i këtij koalicioni qëndron në tepër në afrimin klientelist (sic e përmënda më parë), në interesa private të dia politikanëve për të shfrytëzuar pushtetin se sa për të bërë e realizuar programe dhe projekte reale, në zbatimin e mllefeve personale ndaj partive dhe personave të vecantë se sa ndaj zabtimit të politikave favorizuese për shtresat shoqërore të cilat votuan pro tyre, se sa në realizimin dhe zbatimin e projekteve reale për të përmirësuar gjendjen ekonomiko-sociale të popullit shqiptar, se sa të realizimit të një strategjie të përbashkët për të afruar dhe integruar Shqipërinë me komunitetet shqiptare jashtë kufijve, se sa të realizimit të integrimit të Shqipërisë në BE duke zbatuar dhe përmbushur 12 standartet e kërkuara nga BE (në fakt janë 11 standarte se njëri u realizua rastësisht- ai i avokatit të popullit).
    Problemet e vështira për tu zgjidhur dhe programet e vështira për tu realizuar . kanë qënë praktikisht në programin e PD se sa në atë të LSI, dhe më thënë të vërtetën tre pikat kryesore të Programit të PD: energjetika, rrugët kombëtare dhe ato rurale, realizimi i një buxheti dinamik dhe mbajtja e një niveli papunësie relativisht pa luhatje, janë realizuar dhe ka patur sukses, kurse asnjë program apo pikë e tij porsa i përket LSI nuk është realizuar. Edhe nëse ka patur: zv/kryeministër, ministër Shëndetësie, Ministër të punëve të Jashtme, në këtë koalicion artificial, këto ministri edhe nëse kanë punësuar dhe zbatuar detyra të tipit të ish PPSH (sepse metodika e drejtimit , e zbatimit dhe e rezultateve praktike janë të mentaliteteve të tilla), nuk kanë arritur asgjë në drejtim të rezultateve praktike në përmirësimin e gjendjes.
    Kjo të kujton edhe njëherë përvojën e hidhur si ë kohën e drejtimit nga PS ashtu dhe nga PD se problemet më të mëdha në koalicione më partitë e vogla janë ministritë e drejtuara nga Partitë e vogla të cilat janë burime të pastra korrupsioni, dështimesh strategjike dhe taktike, si dhe burime pranimesh në punë të individëve aspak profesionistë dhe meritokratë, duke u krijuar dy partive të mëdha dhe vetë koalicioneve përkatëse probleme të mëdha në drejtimin dhe menaxhimin e vendit gjatë viteve të qeverisjes.
    Kjo duket qartë si në drejtimin e Koalicionit të majtë 1997-2005, sidomos gjatë mandatit të ytë katër vjecar gjatë të cilit mbizotëroi korrupsioni dhe shkelja e ligjit duke mos realizuar asnjë nga kërkesat për standarte të kërkuara nga BE, kryesisht nga partitë e vogla por dhe nga vetë ps e cila angazhoi në drejtimin ekzekutiv njerëz koti si p.sh., në MASH, etj..
    Gjatë qeverisjes së djathtë 2005-2013, sidomos gjatë mandatit të dytë u vu re e njëjta gjë: ministritë e partive të vogla gëluan nga klientelizmi, abuzivizmi, shkelja e ligjit dhe korrupsioni galopant, megjithë insistimin e PD për të realizuar 3 pikat kryesore të Programit të tyre. Njëra nga Ministritë e drejtuara nga paritë e vogla shkaktoi Gërdecin, tjetra, shkatërroi dhe fundosi Shëndetësinë, tjetra ka krijuar amulli të vërtetë në punësim dhe në projekte të asaj Ministrie, tjetra përmbyti Shqipërinë e veriut?!
    Megjithë përfishrjen e individëqve profesionistë më të mirët nga partitë e vogla si në shqndetësi dhe Ministrinë e jashtme, kjo tani në mandatin e dytë qeverisës nuk mund të zgjidhi dot gjë sepse partitë e vogla kanë burime të pamjaftueshme njerëzore së pari, dhe së dyti partitë e vogla janë nën presion klientelist. Partia më e madhe e Maxhorancës tani në mandatin e dytë vazhdon të erozionohet në heshtje qoftë nga angazhimi i njerëzve më të mirë të saj në egekutiv, qoftë porsa i përket realizimit të detyrave kryesore të programit të saj madhor në drejtim të futjes së Shqipërisë në BE dhe përfshirjen e saj në NATO ( më tepër të interesave gjeo-strategjike të SHBA se sa nga plotësimi i kushteve nga ana e Shqipërisë).
    Gabimi më i madh i saj është mos gjetja e pikave të kompromisit më PS . Pavarësisht nga përgjegjësia e PS dhe e së majtës në mbartjen e së kaluarës qoftë për nga mentaliteti qoftë për nga mënyrat e zgjidhjes së problemeve, i mbetet barra kryesore PD që nuk është arritur asnjë nga 11 kërkesat për realizimin e standardeve të kërkuara nga BE.
    Dihet që pas zgjedhjeve të qershorit të 2009 LSI u fut në koalicion me PD (sipas tyre) thjesht për interesa klienteliste pavarësisht retorikes së tyre. Arësyea ishte mos pranimi nga ana e PS që Ilir Meta të bëhej Kryeministër. Në fakt ndodhi po ajo që do të ndodhte edhe nëse po ky Ilir Meta do të qëndronte natyrshëm në koalicion më PS: qëndrimi i tij si zv/kryeministër në koalicionin e çuditshëm LSI&PD (+ 19 parti të tjera që kishin 3.8& të zgjedhësve). Mllefi i kryetarit të LSI ka shkaktuar paradoksin e mos integrimit të Shqipërisë në BE për shkak të realizimit të një koalicioni që bie erë që tutje si një koalicion interesaxhi, mllefaxhi dhe klientelist. Kjo sidomos në këtë mandat katër vjecar të dytë po duket qartë dëmtimi që po i shkakton Shqipërisë koalicioni problematik duke dëmtuar dhe figura interesante të kësaj partie. Pavarësisht nga ashpërsia e toneve të PD, pavarësisht nga mungesa e tolerancës së PD e cila nëpërmjet `dorës së fortë në drejtim`, mundohet të kompensojë devijimet e partive të vogla, mbeten dy opsione për të neutralizuar këto vështirësi në drejtimin egzekutiv, legjislativ dhe presidencial: zgjedhjet e parakohshme pas zgjedhjes së presidentit, ose pranimi nga ana e PD që është e pamundur një koalicion i ri me të majtën në drejtimin e ardhshëm të vëndit pas 2013 e për pasojë pranimi i një humbjeje të mundshme në të ardhmen.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    analiz e mire qo..

    edhe se nuku jam dakort me te tera po ama ka gjykime te drejta ne shum gjera..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Po zgjou mo Piro zgjohu, se ato qe ke sh kruar nuk jane reale, per cfar programesh flet, kur ne Shqiperi asnje parti nuk ka asnje program te mirefillt por vetem fjale te pergjithshme, nuk kane asnje lloj ideollogjie, as te majte e as te djathte. Ministrat i nderrrojne ministrit sikur te jene me 8 universitete e marrin vesh qe nga ushtria, nga ekonomia, kultura sporti etj, e rendesishme eshte qe te mos mbetet pa kolltuk. Rri o Pirro aman se nuk ja vlen as te besh analiza per ta, edhe une kot u lodha qe shkrujto kto 4 rrjeshta.

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Po zgjou mo Piro zgjohu, se ato qe ke sh kruar nuk jane reale, per cfar programesh flet, kur ne Shqiperi asnje parti nuk ka asnje program te mirefillt por vetem fjale te pergjithshme, nuk kane asnje lloj ideollogjie, as te majte e as te djathte. Ministrat i nderrrojne ministrit sikur te jene me 8 universitete e marrin vesh qe nga ushtria, nga ekonomia, kultura sporti etj, e rendesishme eshte qe te mos mbetet pa kolltuk. Rri o Pirro aman se nuk ja vlen as te besh analiza per ta, edhe une kot u lodha qe shkrujto kto 4 rrjeshta.
    dardajan, plotesisht e vertete! Na dollen gjeneralet e '97 me te aftet e me te zotet - i ke ministra e zyrtaret me te larte te shtetit te sotem Shqiptar, me ne krye punistin e regjur diabolik, doktor shef nishi!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    i nderuar Dartajan, ke bere mire qe ke shkruar ato 4 rreshta sepse ne kete menyre tregon se nuk je indiferent ndaj ngjarjeve te turpshme qe vazhdojne te ndodhin ne Shqiperi per shkak te politikaneve te maxhorances por edhe te monorances

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    i nderuar Dartajan, ke bere mire qe ke shkruar ato 4 rreshta sepse ne kete menyre tregon se nuk je indiferent ndaj ngjarjeve te turpshme qe vazhdojne te ndodhin ne Shqiperi per shkak te politikaneve te maxhorances por edhe te monorances
    Nuk ndryshon Shqiperia pse bet ju ne forum nje analize per nje problem real ne Shqiperi, nuk ndryshon as me kater rrjeshtat e mi e as me shum te tjera, forumi eshte vetem qe une te shof se paska edhe te tjere qe e mendojne si une dhe kaq, asgje me shum.
    Tjeter gje duhet bere qe Shqiperia te ndryshoj.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •