Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8

Tema: Ilir Belliu

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Ilir Belliu

    Dy fjale ne lidhje me autorin:
    Mendova se Iliri, nje djale i thjeshte, me tė metat dhe 'fortesite' e tij(si shume prej nesh) teper i dhene pas letersise, qe i shkoi jeta 'dėm' ne nje moshe fare te re, e meriton nje vend ketu ne nje cep fare te vogel te forumit.

    Tango me peshkaqenin

    Ti mezi fsheh defektin e luan
    Tango me peshkaqenin Kjo
    Fantazmė me azmė, ngatėrron
    Ushqimet e shkul inatshėm
    Qimet. Fati i mpreh majėn
    E lapsit e i bėn njė portret
    Gjarpėrit Kolosi ēartet me
    Njė kokėrr hudhėr e i shtrydh
    Diellit njė puēėrr. Njerku u
    Martua me njė bletė
    Bleu njė apartament tė
    Blertė.



    E njeriut

    Duke udhėtuar
    pėr nė ishullin e njeriut,
    nuk e di pse u shemba
    nė kėtė pus tė hapur,
    ku i vdekuri blu
    i bie borise.
    Pėr nė ishullin e njeriut
    duke udhėtuar,
    pata frikė
    mos mė vėrente i vdekuri,
    dhe u struka
    nė ekzistencė.
    Duke udhėtuar
    pėr nė ishullin e njeriut
    Pėr fat, pavetėdija,
    Treni qė ecte mbrapsht,
    s’ka folur mbi mėzin,
    qė lexonte
    abetaren e pafundėsisė.
    Pėr nė ishullin e njeriut
    duke udhėtuar,
    sepse s’guxova tė mbėrrija

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Befas na u fanit Deti

    Ti fėrgėllove...
    Nė njė nga vatrat e mia tė malleve
    pėrqasej vdekja.

    Diēka po ngjet mikesha ime:
    Jo gjithēka
    Thėngjij tė vdekshėm jemi –
    Pjesėza tė sė tėrės.

    Nė njė qoshe tė errėt
    Befas na u fanit Deti
    Ky instrument virtuoz
    Qė mendjet i shpėrndan
    Si grumbuj puplash.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Ēmallje

    Cicėritėse ēmalljet
    nėn mjegullėn e qenies.
    Vyshken apo trillen
    nė njė pranverė pa njerėz?!

    I vdekur jetoja
    nė lindje e sipėr
    Tani njė rrebesh dėnesjesh
    pėrmbyt.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Triptik

    E pashe...
    Nė nje vreshte dhembesh.
    Shfarosėsin qe nxit
    Gijotinėn e Henes.
    Shfarosėsi s'plas,
    Shfarosėsi s'flet.
    Dheut i rendon
    Pupėl e lehte.
    Me fryme ne rryme
    Si mjegullinė e treti
    Vejushen qe mekon
    Ca kelyshė termeti...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Eh, ē’botė!

    I.


    Tė sfilit e zakonshmja e gjėrave. Pulit sytė e lėshon lotė tė hekurt. Kujdes! Majtas tė pėrbuzin, djathtas tė mėshirojnė…

    Lėshohu nė vetvete e kujtohu se dita po ikėn. S’kanė tė mbaruar rastet, kridhu nė ferr me flokė tė lyer nė ngjyrė parajse. Jeto!


    II.


    Njerėzit u mėrzitėn me vetveten. Duken tė plakur e tė lumtur.

    Lumturia tė helmon, po s’e pive. Ke kohė tė dish. Bėj ēmos tė shfarosėsh mundėsitė qė tė afrohen.


    III.


    Ē’natyrė mortore ka shekulli! Ej,njerėz, zhvishuni nga tabutė! Bini erė toke!Keni frikė nga malli e lėngoni pėr para!

    Eh, ē’botė!


    IV.


    Dje vdiqėn shumė gjėra. Dje humbėn fitoret. Dje u ēmallėn tė pathėnat! Sot ėshtė ditė tjetėr. Sot bėri vetvrasje e zakonshmja. Sot u pėrbuz madhėshtia. Nesėr lavdia do tė bėhet NĖNĖ!Nesėr Kozmosi do tė rritet edhe pak. Nesėr bota do tė jetė ndryshe.


    V.


    Ke merak mos vyshkesh? E po, mendo si tė tė vijė. Dije se s’ka kuptim tė qash. Ėshtė e egėr kjo botė e tė fundos sapo tė ngrihesh. S’je fluturak, s’ke fat. Budalla qiell! Mban retė me bukė e s’di tė notojė. Kush e pa tė ri? Kush e pa tė plakur?! Qėndron lart i pėrulur!


    VI.


    Ja, edhe pak e shpėtove. Po ti s’kėrkon shėrim. Ty s’tė arrijnė dot. Ti i ke muskujt prej shkėmbi. Ti varros imitime. Ti plaēkit kafshime. Ti pėrēmon lavdinė. Ti…je…Bota!


    VII.


    Mos pėrkėdhel njeri! Ti je kėshtjellė me bisht egėrsire. Ti s’ke tė sosur. Nuk vdes as pėr sport, as pėr dert. Tė do Perėndia se nuk i bie nė qafė. S’tė do njerėzia e s’tė fal njė krah. Ē’e do tė tė ndihin!Mė pengo,njeri,se mė ndihmon shumė!


    VIII.


    Ti ndjen se je pėrsosur e kėtu merr fund gjithēka .S’ka prozė mė rozė se sa tė tė braktisin. Gjej njė shok nė zbrazėtirė e ndihu mirė! Merre me mend, hiē s’ka tė sosur. Lumturia vlen po aq sa hidhėrimi. Hidhėrohu nė do tė jesh i lumtur!


    IX.


    Disa vrapojnė. Tė tjerė qėndrojnė nė vend. Fluturimi i tepėrt tė le ulok. Sa mė gjatė tė mbetesh nė vend, aq mė tepėr do asgjėsohesh. Kė tė dish mė tė afėrt, aq mė larg e ke. Nuk ke se ē’tė kuptohesh. Shtrėngo grushtin e NISU ,NISU NĖ PARAJSĖ!


    X.


    U lodhe sė kėrkuari. Ruaj formėn e ndrysho frymėn. Ke kohė pėr ēikėrimat. Mos e pėrbuz materien se s’ke as ideale…Tė lenė fukara, po qe se s’ėndėrron shpejt.Se tė gjithė luftojnė, ti mbete duarkryq. Kaq zog qėnke o Zot!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Troket nė derė njė panterė


    Gjarpri zhvirgjėron

    njė vaginė nė greminė

    Ēupkė e vogėl qan

    Ka humbur shtėpinė.

    Si prej njė krateri

    rrjedh nga goja vreri

    e kur bie terri

    njė panterė besėprerė

    Troket tri herė nė derė



    Vizatim i shpejtė


    Pothuaj e huaj

    Kjo hėnė e ngrėnė.

    Shpėrhaq mes rrathėsh vetmie

    Njė rrėnim fėmije…

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    hmm.. goxha intriguese...
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Shndritja dhe shuarja e njė meteori

    Agron TUFA


    (Mbi krijimtarinė e poetit avangardist Ilir Belliu, 1971 - 2001)

    I
    Ilir Belliu hyn nė rradhėn e atyre poetėve, tė cilėt patėn nė jetė veēse njė udhėzė tė shkurtėr flakėrimi dhe shuarjeje, sikundėr se ėshtė udha e djegies sė njė meteori gjer sa shuhet nė gji tė dheut. Letėrsia nė pėrgjithėsi ėshtė e mbushur plot me raste tė tilla tė dhimbshme, aq sa vetė poetėt sikur instinktivisht ngulmojnė tė shkėndrijnė me dritat mė lėbyrėse para shuarjes sė tyre, por me njė asi inkadishence qė mbetet e pashlyeshme nė kujtesė (kuptohet – nė kujtesėn letrare, pasi pėr atė ėshtė fjala). Tė tilla janė vdekjet tragjike nė moshė tė re dhe nė kulm tė krijimtarisė sė tyre, si vdekja e 22 vjeēarit Vsjevollod Knjazjev, e mendimtarit 23-vjeēar Otto Weiniger, e 24 vjeēar dhe Jacques Vache dhe Atila Jozhef , e 26- vjeēarit John Keats, e 27-vjeēarėve Mihaill Lermontov, Velimir Hljebnikov, Georg Trakl dhe e poetit shqiptar Migjeni; e 29 vjeēarit Novalis, e 30-vjeēarėve Sylvia Plath, Sergej Esenin, Hart Crane, e 37 vjeēarėve Rjunoske Akutagava, Aleksandėr Pushkin, Vladimir Majkovski etj...

    Vdekja e poetit shqiptar Ilir Belliu e ndėrpreu krijimtarinė e tij nė moshėn 30-vjeēare kur ishte nė kulmin e pjekurisė artistike, kur kishte krijuar njė sistem poetik origjinal, tė dallueshėm nė intonacion, ekspresivitet dhe figuracion tė shprehjes poetike. Pėr nga forca artistike, mjetet e ligjėrimit dhe procedetė avangardiste, poezinė dhe prozat poetike tė Ilir Belliut mund t’i pėrqasim me atė tė surrealistėve René Char-it, Henri Michaux-it, kubofuturistit Velimir Hljebnikov apo avangardistevė ekcentrikė Danill Harms dhe Aleksandėr Vjedenskij, anipse fati i Belliut tonė qe edhe mė i trishtė. E gjithė krijimtaria e tij ėshtė botuar pas viteve nėntėdhjetė, pa llogaritur dy herė debutime tė suksesshme me cikle poetike nė faqet letrare tė gazetės “Zėri i Rinisė” nė vite 1989 dhe 1990.

    Sa qe gjallė, Ilir Belliu la tė botuar vetėm njė pėrmbledhje poetike “Vetmi me njerėz” (1992). Vėllimet me poezi “Njė lumė i vogėl nė kafkėn time” (2002) dhe “Murgu i muzgut” (2005) tė redaktuara dhe tė pajisura me parathėnie nga autori i kėtyre radhėve, janė botime postmortum, tė gjitha sipas dorėshkrimeve tė mbetura nė ruajtjen e poetit Skėnder Rusi, sipas tė cilit - “dorėshkrimet e Ilir Belliut janė tė shumta”, - ēka do tė thotė se do tė kemi ende surpriza tė tjera nga krijimtaria e tij. Sidoqoftė, kjo nuk na pengon tė gjykojmė mbi poezinė dhe profilin e tij poetik tė krijuar, ajme, pėr njė kohė aq tė shkurtėr, gjithėsej, pėrgjatė dhjetė vjetėve.

    II
    Ligjėrimi poetik i Ilir Belliut ėshtė tipik avanguardist dhe nė fakt, ai nuk duhet parė i shkėputur nga fryma e njė grupimi poetėsh tė mbledhur nė fund tė vitit 1990 dhe qė nė fillim tė vitit 1991 shpallin shoqatėn e parė artistike avanguardiste nė Shqipėri. Ilir Belliu ishte pjesė e kėtij grupimi poetėsh, tė cilėt vėtėm duke u bazuar nė frymėn radikale tė risisė, tė pėrmbysjes sė kanoneve dhe modeleve ekzistuese, kėrkonin intuitivisht tė mbylleshin brenda njė rrethi tė ngushtė elitar, me qėllim qė tė mos kishin tė bėnin me molepsjen e pėrgjithshme gjuhėsore e klishete qė kishte prodhuar realizmi socialist. Kjo ishte njė karantinė vullnetare pėr tė ruajtur “higjenėn artistike” dhe njėkohėsisht, strategjia e kėtij grupimi tė shpallur me statut “Shqoata RLA” (Rinia-Letėrsia-Arti) ishin kėrkimet e theksuara eksperimentale duke pėrpunaur njė gjuhė qė do tė ishte e pastruar nga reminishencat parazitare tė jetėrave nėn socrealizėm apo simbologjisė triviale.

    Alergjia e thellė ndaj klisheve, gjuhės qė kishte humbur aftėsitė pėr tė kapėrcyer referentin, alergjia ndaj ideve, didaktikės profane, tendencave aktualizuese sociale shoqėrohej njekohėsisht me dėshirėn e zjarrtė pėr “t’ia thyer turinjtė” kėsaj norme dhe vetėdijeje vulgare mbi gjuhėn dhe thelbin artistik tė njė krijimi. Avangarda e viteve nėntėdhjetė ku bėnte pjesė dhe Ilir Belliu ruajti njė qėndrim ironik ndaj gjithēkaje, qėndrim i cili shkoi duke u thelluar edhe si formė arsyetimi dhe sjelljeje, duke i asocializuar personazhet e avngardės shqiptare nė shmang tė proceseve shoqėrore, karierės politike e administrative, gjersa ata nuk fokusoheshin nė kornizėn e logjikshme, por mediokre tė zyrtarit. Fakti qė kėta personazhe u grumbulluan thuajse tė gjithė nė Fakultetin Filologjik tė Tiranės, ndihmoi edhe mė fort nė radikalizimin e pikėpamjeve dhe nė njė pozicionim puritan, tashmė publik e demonstrativ me daljen e antologjisė-manifest “O moj Shqipni dhe lirika tė tjera” (1991) - me nėntė poetė - secili me nga shtatė poezi, pa pėrfshirė autorin e poezisė “O moj Shqipni, e mjera Shqipni” - Pashko Vasa, tė cilin avangardistėt e pėrfshinė nė antologji nė cilėsinė e tė vetmit paraardhės; njė ekspozite tė “poezisė konkretiste” dhe mė nė fund - me shpalosjen e gazetės-Manifest “E Pėr-7-shme”. Poetėt-avangardistė, asokohe M. Marku, E. Hatibi, R. Zekthi, A. Tufa, R. Erebara, V. Graēi, I. Belliu, D. Xhelo, Eneida Topi etj, nė ato pak numra tė gazetės “E Pėr-7-shme” pėrvijuan njė ligjėrim qė, si nė nivelin e shprehjes, ashtu dhe nė pėrmbajtje (intencė e truke stilistikore) - krahasuar me rrafshin e gjithēkaje tjetėr qė shkruhej e botohej aso kohe, pėrftonin bindjen se ke tė bėsh me dy civilizime radikalisht tė ndryshme. E rėndėsishme pėr avangardėn shqiptare tė viteve nėntėdhjetė ėshtė fakti qė tė gjitha kėto risi dhe eksperimente pėrqendroheshin nė: refuzimin e traditės, refuzimin nga normat klasike tė paraqitjes, refuzimi nga qėllimet e ndėrgjegjshme, shpesh refuzimi nga krijimet e mbyllura, subjektivizmi i skajshėm, gjakimi pėr njė formė tė re me mjete tė reja shprehjeje, pėrpjekja pėr tė “shprehur tė pashprehshmen”, pa ditur asnjėri sosh se njė ngulmim i tillė kishte udhėhequr tė gjitha avangardat artistike tė fillim shekullit XX.

    III
    Kjo parantezė ishte e domosdoshme, pasi jashtė kėtyre koordinatave ne nuk mund ta kuptimėsojmė asnjėherė artin poetik qė krijoi Ilir Belliu.

    Vetėdija antiromantike e poezisė sė Ilir Belliut ka kaluar, sipas mendimit tim, nėpėr tre faza: nė fillim - ngazėllimi i parė qiellor, mandej rėnia dhe pėrjetimet e pėrzishme depresive dhe, sė mbrami, pėrpėlitja nė njė zonė asnjėanėse, nė njė farė pezullie qė s’ėshtė as ferr, as parajsė, as purgator. Vargu i kėsaj poetike kurrė s’ka denjuar tė zbresė nga “Olimpi i sė jashtėzakonshmes”: ai ka mbajtur prore pathosin e njė distance radikale, larg rėndomėsive humanizuese tė gjėrave.

    Ne nė kėtė pėrpjekje synojmė nė mėnyrė modeste tė shpjegojmė poezinė e Iliri Belliut sipas njė ndjeshmėrie tė regjistrave emocionalė dhe shkallėn e pėrjetimit si tė vetmin orientim tė parandjenjės sė vdekjes sė afėrt tė tij. Vargut tė Ilirit i prin gjithėherė ajo shqisė e pagabueshme istinktive qė e zhvendos taksėn ligjėrimore drejt majash sa mė asketike, nė shtresa tė rralluara nga ajri i tokės, nė sfera vrastare ozoni. E thėnė edhe mė ballas: poetika e Ilirit nis dhe mbaron me njė diksion tė qartė regjistri tė lartė, nis e mbaronė nga “do”-ja e epėrme.

    Me gjithė shndėrrimin e ngadaltė tė intonacionit ligjėrimor, shpėrnguljen e pėrjetimit nė zona tė makthshme ku ntrashen e dendėsohen hijet, - vargu i tij vazhdon tė kumbojė me po atė jeh elegjiak, me po atė vezullim pikėllimtar, duke pėrftuar madje njė strukturė e kompozicion tė makthit: nė poezitė e tij pėlcet nga vullneti i hekurt trajta eliptike dhe lakonizmi preciz, ēka dukshėm identifikohet me njėsinė e vjershimit – dominim kompakt e pėrmbyllur, si nė monadat e Lajbnicit, pėrngjasim midis strofės safike dhe tankės japoneze.

    Preludi i ndryshimit nė ndjeshmėrinė e poezisė sė pjekur tė Ilir Belliut ėshtė poezia “Befas na u fanit deti (1990) ku membrana drithėruese e profecisė sė poetit parandjen:

    Ti fėrgėllove...
    Nė njė nga vatrat e mia tė malleve
    pėrqasej vdekja.

    Diēka po ngjet mikesha ime:
    Jo gjithēka
    Thėngjij tė vdekshėm jemi –
    Pjesėza tė sė tėrės.

    Nė njė qoshe tė errėt
    Befas na u fanit Deti
    Ky instrument virtuoz
    Qė mendjet i shpėrndan
    Si grumbuj puplash.

    Nė kėtė periudhė endet tisi i trishtė qė mvesh krijimtarinė e Ilirit. Kėtu fjala dhe pėrfytyra poetike shkojnė drejt njė pėrputhjeje tė ankthshme, tė qartė dhe surreale sa ndjehet e prekshme si njė ngėrē elektrik nė kurm ndjesia e njė kombi nė grykė. Nė vargjet e mėsipėrme qė janė “kyēet” e Lamtumirės sė madhe nga dehjet dhe ngazėllimet para bukurive magjike, vėshtrimi hidhet Pėrtej. Janė vargjet e transhendencės mė tė frikshme tė shkruara ndonjėherė nė poezinė shqipe. Deti kėtu duhet marrė si metaforė e shkonotizuar nga lidhjet referenciale me shkallėn simbolike qė ka shenjuar vetėdija jonė kolektive. Deti kėtu nuk ka tė bėjė simbolikisht me Jetėn, Dashurinė, Lirinė etj, por me konceptin dhe pėrmasėn e sė Pėrtejmes, mė pushtetin e fundėm kufizues tė Mbarimit tė sė Kėtushmes. Deti kėtu ėshtė kėqyrja si me tejqyrė nga Olimpi, i asaj zone tė vagullt, para sė cilės arsyeja njerėzore shkėrmoqet nė “grumbuj puplash”.

    IV
    I vetmi libėr qė la Ilir Belliu nė gjallje “Vetmi me njerėz” (Bota e Re, Korēė 1992) ngėrthen fazėn e dytė tė krijimtarisė – njė metaforė e asocialitetit tė subjektit lirik. Poezitė e kėtij vėllimi pėrbėjnė njė ansambėl statujash: poezi tė shkurtra ku ravgon pezmi ndaj “diēkaje” tė pabesė e tė mėnxyrshme, tė cilat shpesh njehėsohen figurativisht me trajta irreale pėrbindhash e bishash. Ligjėrimi ėshtė nginjur me trajta surreale e abstrakte: gjuha tendoset skajshėm tė shenjojė vibrimet dhe asociacionet e diēkaje tė zezė qė po avitet. Libri i pėrngjet njė requiem-i muzikor. Tė gjitha poezitė e vėllimit i pėrshkon ndjesia e hidhur e rrėshqitjes fatale, tė pakthyeshme. Janė poezi tė njė pėrleshjeje makabre e tė dėshpėruar qė bėn njeriu i gjendur fillikat nė rrafshin e mprehtė ekzistencial – atė midis vetes dhe Hyut: vetvrasja e gjatė e poetit nė polemikėn e tij me Absolutin:

    “Kush qėndron nė portat e qėndresės?
    Kush ia vuri flakėn vetes?
    Me ndjeni!
    Prej njė pezmi tė rrufeshėm
    Humba sysh
    Atletin e vėmendjes...”


    (“Ngulmim”)



    Nė vargjet e tij parandjenja e Fatumit ka lėnė vulėn e pashlyeshme ndėr vargje tepėr diskrete: “...Vrapoj s’di se ku.../ Kufoma ime vjen pas/ plot pendesė tė sėmurė”, apo: “...E lashtė nė dukje/ zemra qė rreh/ si njė gjarpėr me sahat”. Nė poezinė e Ilirit ankthi pėrputh dy skaje: frikėn nga jeta dhe frikėn nga vdekja. Ilir Belliu edhe mė tej, nė periudhėn e fundit tė krijimtarisė (botuar nė “Aleph” 6/2001 si dhe nė dy vėllimet postmortum “Njė lumė i vogėl rrjedh nė kafkėn time” dhe “Murgu i muzgut”) zgjodhi iluzionin e ngadhėnjimit mbi vdekjen, sikundėrse edhe nė devizėn e njė avangardisti tjetėr, tė Zhan Koktosė: “Tė shkruash do tė thotė tė ngadhėnjesh mbi vdekjen”.

    Nevoja pėr ta artikuluar vetveten nėpėrmjet presimit gjuhėsor krijon pėrshtypjen sikur poezia e tij ėshtė hermetike; nė fakt, ato pėrshkėnditje qė shkrepin pėrmidis zisė janė veēse rezet qė projekton thellėsia e kėsaj poezie. Ilir Belliu ishte poeti qė e lidhi fillin e besimit tė Fjala si energji mistike pėr tė ēmagjepsur botėrat nga energjia e keqe, pėr shfryrjen e dukurisė nga energjia agresive dhe vendosjen e kontrollit mbi kaosin vtejak. Nė nga poezitė e fundit tė mbetur nė dorėshkrim “Requiem” (1999) duket se poeti ėshtė misuar me vizionet qė shpalosin parandjenjat e vdekjes dhe pėrjetimi shkakton tashmė mė tepėr habi tė estetizuar nėpėrmjet simboleve tė transhendencės dhe shtegėtimit tė Pėrmatanshėm, se sa ankth:

    Trishtuese nė kulm
    Dėnesė e pabesė
    E shqipeve shpaguese
    Tė Andeve tė Anktheve...
    Ēfarė ēartjeje!
    Ndėrton fole nė kurriz
    E s’lėviz!...
    I ndjej...
    Po vijnė...
    Dasmorėt qė rrėshqitėn
    Nė njė greminė...

    Lidhja organike midis teksteve poetike (edhe nė prozėn poetike) dhe tragjizmit personal tė Ilir Belliut ndodh sipas njė procesi tė ndėrsjelltė: shkrimi dhe fatumi, nė bashkekzistencė binare ndikuan mbi njėri-tjetrin gjersa gjetėn pikėtakimin e pashmangshėm tragjik me vdekjen e autorit. Vdekja prishi rendin e parashikueshmėrisė gjuhėsore, ndėrpreu njėrin nga zėrat mė origjinalė tė poezisė shqipe, duke na lėnė diēka, mbi tė cilėn vdekja nuk ėshtė e gjithėpushtetshme: vargjet e tij, tekstet poetike - konstrukte semantike tė pashkatėrrueshme tė gjuhės, tė presuara nė njė kornizė kompozicionale, si boba nė miniaturė.

    06-08-2011

    gazeta Start

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •