Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Si mund ta kthejmë folkorin në Art Bashkohorë

    Një nga degët ose artet më të pasura të kombit tonë janë veshjet tradicionale. Jo vetëm nga karakteristika që kanë por edhe nga shumë-llojshmëria e tyre mendoj se atë si Art e bëjnë pikërishtë shumë të veçantë. Është e vërtetë që sot s'mund të vishemi normalisht me veshjet tona tradicionale, por besoj se duke i ripërpuar dhe risjellë në jetë mund të bëjmë të mundur përdormimin e tyre të vazhdueshëm. Më pëlqen shumë raprezentimi i tyre nëpër piktura, nga të cilat do të sjell edhe disa, por jam kurjoz të shoh mynnyra sesi këto veshje mund të përshaten për modën e sotçme.

    Ashtu si Arti duhet të jetoj, edhe kjo pasuri Folklrorike duhet të jetoj.

    Kërcimtarë Shqiptarë nga piktori Francez Alexander-Gabriel Decamp, 1835
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 16-03-2003 më 02:40

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Faqja e parë e librit të Edith Durhamit, antropolloges Angleze që vizitoj veriun e Shqipërisë në mes të shek. të XVIII
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Unë mendoj se këto veshje mund të ripërpunohen duke u bërë më thjeshtë, dhe gjithashtë duke j'u përshtatur më shumë modës së sotçme. Mendoj se fustanellet mund të hiqen nga veshjet e burrave, ndërsa xhaketat (s'e di fjalën e saktë) mund të thjeshtohen pak, por duke pasur disa element nga folklorikja si bazë. Megjithatë duhet të njohim më mirë kostumet mendoj, por gjithësesi edhe për çka njohim besoj se mund të kemi ide për t'i ripërpunuar.

    Me Nder Qoftë secili.
    drini.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Drini, ato foto jane origjina e nje kombi qe filloi te ushqehej me idene kombetare, pas ndikimit te atyre qe kerkonin pavaresi.
    Me gjitho konsideraten qe kam per ty, me vjen keq kur kerkon te rikthesh mes nesh relikat e nje bote te vdekur ne nje kohe te sotme, ku njeriu ha njeriun e nuk i vjen keq as per ate qe vesh kostumet aq me pak per menyren si i perpunon ato.
    ERIS RUSI

  5. #5
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Sot po te kaloni neper Austri, do te shikoni shume vete te veshur me disa xhaketa (si per burra ashtu e per gra) karakteristike te modeluara sipas modeleve folklorike austriake, ku secila krahine ka karakteristiken e saj, apo do te ndeshni ne njerez qe ne koke mbajne ne dimer kapelen alpine me xhufke - tipike per austriaket.
    Folku po ashtu, duket dhe ne pantollat prej lekure apo ato te leshit qe shkojne deri tek kyçi i kembes, o pantollat e shkurtra - paliçeta (qe te çojne mendjen ne banoret e Alpeve austriake apo tek filmi Heidi :) )

    Pra, dhe sot e kesaj dite motivet folklorike u jane pershtatur shijeve te modes se sotme "moderne" apo konteporane.

    Interesant tek piktura e marre nga libri i Edith Durhamit m'u duk kapelja e luftetarit kryesor, kape me xhufke.
    Une disi i kam pas studiuar veshjet folklorike shqiptare, por nuk kam ndeshur ne ndonje kapele me xhufke tek shqiptaret. Ndersa tek turqit po, kam ndeshur ne skica e vizatime te kapeleve me xhufken karakteristike.

    Desha me kete rast, te pyesja ndonje person qe mund te kete informacion se ne cilen zone te Shqiperise mund te ndeshim te tille kapele?

    Po ashtu, me interes do ishte te vinim ketu skica apo vizatime te veshejeve karakteristike per çdo zone apo krahine te Shqiperise si ato te burrave e te grave (keto jane e me te komplikuarat ne detaje e asesuare), ne menyre qe te orientoheshin disi me veshjet tona apo t'u vinim ne ndihme ndonje stilisti(e) per koleksionet e tyre :)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    thjesht fakti qe njerezit ruajne te tilla simbole te se kaluares,tregon se sa i brishte eshte folklori apo vjetersia e cdo looj mode.Te kthesh ne art bashkohor;mendoj se eshte bere dhe eksperimentuar shume mbi nje gje te tille.Sidoqofte te studiosh folklorin e nje populli eshte nje nga rrezatimet kulturore me te medha,pasi shpreh informimin dhe deshiren per ta asimiluar ate ne kohe.
    Ne Shqiperi ndihet akoma kjo gje,pasi thjesht kushtet gjeografike japin nje rezultat te tille ne mode dhe veshjet qe perfaqesojne ate.
    Ap.

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    hehehe, ai s'eshte LUFTETAR, AJO eshte LUFTETARE. Nderhyra ngaqe me çuditi fakti qe ti Eni megjithese "lufton" per "te drejtat e femres" nuk e kape qe ke te besh pikerisht me nje femer te armatosur dhe qe u PRIN burrave ne lufte.
    Siduket ngaqe VETE se beson nje gje e tille te ndodhe (apo te ket ndodhe) ne REALITET.

    "kapelen" e saj zbukuruar me monedha floriri ne balle, e gjejme tek veshjet e Jugut, dropullit.
    Ngaqe autorja eshte femer, jo pa qellim libri hapet me nje foto te tille ku tregohet nje femer luftarake dhe udheheqese.
    Sidoqofte besoj se ne piktura te tilla nuk ka realizem te veshjeve, ngaqe piktoret nuk i kane pare ne teren luftetaret por me se shumti i pikturonin nga pershkrimet e udhetareve e aventurierve te ndryshem qe vizitonin zonen.
    Nga foto duket si kryengritja e shqiptareve te greqise (grekerve) kunder shqiptareve te turqise (turqve). Me nje kostum te tille me ngjyra te ndezura, ka nje portret te Bajronit ne Londer.

  8. #8
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Ke te drejte, s'kam qene e vemendshme ndaj personazhit prijes te asaj pikture, por me shume me terhoqi veshja.
    Pasi lexova komentin tend, e ripashe edhe njehere dhe oppss. (Se mos eshte Bubulina!)
    Nejse nqs ajo eshte veshje nga Dropulli sipas versionit tend, i bie te jete veshje e minoritetit grek, pra kostum grek.
    Interesant.

    M'u kujtua fustanella, te cilen mendohet se greket e kane marre nga shqiptaret, por duke e rimodeluar disi.
    Cilat veshje apo pjese te veshjeve folklorike shqiptare mendohet te jene huazuar nga popujt e ndryshem?

  9. #9
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Vërtetë s'kam shumë njohuri nga "stilistikja", ose nëse gabohem me termin, nga arti i të bërit të të veshurave, desha të dija se ç'mendoni nëse veshjet tradicionale do të mund të bëheshin paksa më të thjeshtuara në mynyrë që të harrinë shitje në tregun e sotçëm Shqiptarë. Unë kam mendimin se një stilist s'do ta kishte të vështirë që t'a përkthente veshjen tradicionale, ose njërën, disa, prej tyre, në veshje të përditçme për kohën e sotçme. Mua personalisht më pëlqejnë shumë për nga larmia e tyre, por njërzit do të më merrnin me domate (duke u ekzagjeruar pak...) nëse do të kaloja në rrugë me veshje tradicjonale.
    Shpresoj që në një farë mynyre ta gjejnë edhe to rrugën e mbijetesës.

    përshëndetje
    drini.

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Artikulli mëposhtë shpjegon çfarë kam dashur të shpreh në hapjen e kësaj teme. Gëzohem shumë që e lexova sot një artikull të tillë në shtypin shqiptar, ndaj po e sjell edhe këtu:


    ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~


    Pedagogët e Arteve në kërkim të "Albania Fashion." Një sfilatë shqiptare edhe ekstravagante, edhe me motive kombëtare. Fustanella mashkullore për femra dhe përparëse të Hasit me shirita manjetofoni, të gjitha detajet e pazakonta të një sfilate me inspirim kombëtar

    Kuq e zi, një sallon mode nacionalist

    Belina Budini

    TIRANË ? Një siluetë e madhe kuq e zi në ballinë, mure të kuqe dhe të zeza, motive folk kombëtare dhe një sfilatë e pagëzuar me emrin "Kuq e Zi." "Nacionalistët" që kanë ndërtuar këtë minibotë shqiptare janë tre pedagogë të Akademisë së Arteve. Që nuk bëjnë patriotizëm por modë. Jo modë made in Italy, China apo Turkey, por më në fund modë "Made in Albania." Najada Hamza, Denis Koci dhe Ardian Kapo kanë organizuar sfilatën e parë të sallonit ose institutit të tyre të tekstileve dhe modës. Sfilatë me punët e stilistëve të rinj shqiptarë dhe studentëve të Akademisë së Arteve. Nuk ishte një sfilatë me ngjyra të kuqe dhe të zeza, por një sfilatë me inspirim "kuq e zi" ose kombëtar. Sfilatë që u përmbyll me një diskutim për modën shqiptare në kërkim të identitetit. Lajtmotivi i këtij show ishte kthimi tek tradita si inspirim dhe origjinalitet për modën shqiptare. "Sepse nga tradita mund të krijojmë dhe të nxjerrin modernen dhe ekstravaganten," - sipas shefes së Departamentit të Tekstileve dhe Modës në Akademinë e Arteve, Najada Hamza. Përveç sfilatës u paraqitën në një ekspozitë të shkurtër edhe fotografi me motive tradicionale të veshjeve shqiptare.

    Motivet shqiptare, befasi edhe për "Gucci"-n!

    Vetëm pak kohë më parë një menaxher i "Gucci"-t ka mbërritur në Shqipëri për të kërkuar motive të veçanta. I shoqëruar nga një pedagog tjetër i Fashion-it në Akademinë e Arteve, Denis Koci, menaxheri i markës shumë të njohur të veshjeve "Gucci" është mahnitur me kostumet e Hasit, elegancën e mëndafshit shqiptar dhe shallet e Zadrimës. "Sepse motivet shqiptare janë shumë të preferuara për botën. Kurse ne që i kemi këtu nuk i shohim dhe rendim pas motiveve kineze e indiane të cilat as nuk i kuptojmë. Nga ana tjetër veshja shqiptare e traditës është kaq e pasur me kuptime, të cilat mbeten hieroglife edhe për shumë shqiptarë që i kanë harruar në sëndukët e së shkuarës. Madje edhe për vetë artizanët e gjeneratës së re, të cilët kanë mësuar zanatin, dinë të endin e të thurin, të punojnë me tezgjah, por në vend që të thurin motive shqiptare, pikërisht në Zadrimë këta artizanë të rinj shkojnë e endin dragonj. Kjo është çudia," - shprehet Denisi.

    Detaje kombëtare nga një sfilatë ekstravagante

    Fustanellë me kollare. Nuk e vesh një djalë siç është në traditën shqiptare, por një vajzë. Fustanella është e bardhë dhe krejt e frymëzuar nga fustanella mashkullore e jugut të Shqipërisë, ndërsa kollarja plotëson stilin mashkullor të një look-u ekstravagant femre. Mund të vishen ose jo, kjo nuk ka rëndësi. Mjaft që përçohet një ide dhe koncept mode. Por kaq imagjinare është edhe përparësja që mban një modele tjetër në sfilatën e pazakontë, ku nuk ka pasarelë të vërtetë (e zëvendësuar nga ambienti i një atelieje mode). Përparësja me motive nga Hasi është e ndërtuar me shirita manjetofoni dhe materiale të tjera të pazakonta. Pse nuk mund të jetë transparente një veshje me motive tradicionale? Një veshje e tillë bënte pjesë në koleksionin e prezantuar në ambientet e Institutit të Tekstileve dhe Modës si dhe shumë modele të tjera sa kombëtare, aq edhe ekstravagante. Pedagogët e Arteve, Denisi dhe Najada janë në një mendje që tradita shqiptare ka pasuri të mëdha në veshje që mund të furnizojnë me ide dhe tesut modën e sotme, edhe atë më ekstravaganten siç ndodhi në sfilatën e fundit "Kuq e Zi" ku dominuan format ekstravagante, volumet dhe siluetat e çuditshme, detajet e larmishme dhe pjesët e zbuluara, veshje që mund të vishen ose jo. Por po t'i ndiqje me kujdes veshjet e krijuara nga stilistet e reja, do të zbuloje copëza fustanellash, përparëse të mrekullueshme të Hasit, bardhësinë e elegancën e veshjeve të Shqipërisë së mesme, veshje qytetare të Beratit, shtresa e mbishtresa copash, transparencash, teksturash e materiale të çuditshme.

    Personazhi

    Pasionet e Najada Hamzës: Arben Imami, piktura dhe moda
    Asaj vetë i pëlqen të vishet me stil. Është 37 vjeçe, shefe e Departamentit të Tekstilit dhe modës në Akademinë e Arteve dhe tekstili është një nga pasionet e saj më të fuqishme. Profesioni i saj është piktura. Prej disa vitesh jeton me Arben Imamin, ndërsa prej 16 vitesh jep leksione për tekstilin në Akademinë e Arteve. As profesorja e apasionuar pas modës nuk krijon vetë veshje, por udhëheq dhjetëra studentë për diplomat e tyre në Fashion. Së fundi është ortake së bashku me dy pedagogë të tjerë në krijimin e të parit institut të specializuar në fushën e modës shqiptare në Tiranë. Shumë nga stilistët që janë sot në treg kanë qenë studentë të Najadës. Veshjet e saj të preferuara janë ato që përbëhen nga fibra natyrale me pambuk, mëndafsh dhe lino, sepse janë edhe ekologjike. Preferon veshjet e gjera dhe ato që e proporcionojnë trupin ashtu siç duhet. Stili i saj i preferuar për veten është "Casual-Chic." Projekti më i shpejtë i saj dhe i institutit të tekstileve dhe modës është të realizojnë një sfilatë tjetër, kësaj radhe me motive gjeometrike kuq e zi.

    03/07/2004
    Shekulli Online.


    ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~

    Megjithëse nuk kam parë pamje të këtyre punimeve, vetëm për këtë nisëm të bukur dhe të zgjuar dua t'i falemnderoj të tre, Najada Hamzain, Denis Koçin, dhe Ardian Kapon.

    Përgëzime për këtë lloj sfilate që ma merr mëndja duhet të jetë shumë e bukur.
    Sinqerisht,
    Drini.

Tema të Ngjashme

  1. Si ta kthejme dikend ne besim islam
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 05:27
  2. Kurani dhe Shkenca bashkohore
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 05-06-2004, 17:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •