Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ruci Brace edhe Rama sec na jan bashkue..

    Laci Bruci dhe Uraka sec na jan bashkueeee ...
    ..ka qen dikur nji kang popullore matjane..


    Ja c'thote "shekulli"..

    -----------

    Socialistėt e komisionit, takim me Ruēin dhe Ramėn nė PS

    TIRANĖ – Kryebashkiaku i Tiranės Edi Rama ėshtė takuar dje paradite me anėtarėt socialistė tė komisionit hetimor parlamentar qė do tė kontrollojė fondet nė Bashkinė e Tiranės. Rama ėshtė takuar nė zyrėn e sekretarit tė pėrgjithshėm tė PS-sė, Gramoz Ruēi, ku kanė qenė tė pranishėm kryetari i PS-sė pėr Tiranėn Musa Ulqini, deputetėt Bardhyl Agasi, i cili ėshtė edhe nėnkryetar i komisionit hetimor pėr ēėshtjen “Rama”, deputetėt Erion Braēe e Lekė Ēukaj. Nga tė pranishmit nuk ėshtė deklaruar asgjė pas takimit, ku mėsohet tė ketė shkuar mė pas edhe kryetari i komisionit parlamentar tė Ligjeve Spartak Braho. Mendohet qė temė e bisedės sė kryebashkiakut Rama me deputetėt socialistė ka qenė pikėrisht ajo e komisionit hetimor qė do tė hetojė fondet dhe legjislacion e urbanistikės nė bashkinė qė ai drejton aktualisht, si dhe fondet nė Ministrinė e Kulturės, tė dyja kėto nė afatin kohor ‘92-‘02 . Dhe pikėrisht pėr tė sqaruar disa ēėshtje ligjore, por edhe pėr mbrojtjen qė socialistėt duhet t’i bėjnė punės sė kryebashkiakut tė Tiranės Edi Rama, mendohet tė jenė mbledhur edhe deputetėt, tė cilėt kanė thirrur edhe kryetarin e komisionit tė Ligjeve, Spartak Braho.


    D.T
    ----------

    Se sa e moralshme eshte kjo kuptohet..

    Deputetet kontrollues mblidhen me "te kontrolluarin" dhe marrin instruksione...

    Kulmi..

    Pra revizori i NTSHUS-IT..ulet e bisedon me shitsen e bylmetit per inventarin..dhe Shitsja e instrukton revizorin se ku ti fusi e ku mos ti fusi hundet..revizor qyqari..

    He me ju lumte o socialista..


    Tash une po improvizoj nje bised qe kane bere keto shoke kok me kok ne zyra te PS. edhe ju tjeret beni nji improvizim te tille..

    --------

    Ruci --e mo erdhetė..unjuni aty e tė kopsisim mirė keto punė..

    Rama- ec mer paj zotin se kush po ja u q.. nonen atyne mu-tave te Pd..

    ulqini- ha ha ha edo..i modh je..

    Rama- ca po m'qesh mer katunar ..skena ardh me qesh ktu po ec e luj komet e duret se boll ke honger prej meje mer derr..

    M.ulqini-- ha haha ti je garip per ideal te partis..

    E.Brace- un kam per ta ber kol olldashin qe mos ti zej kØmba vend ne tiran.. Do i bej biografine ne ZP qe te tmerrohet..

    Ruci- tja bėc e tja u kėndoc kulufruthin zagarve te berishes.. hėmm..

    Braho- do tu bejme nje taktike atyre malokve te saliut.. ashtu si ju a bente Enveri atyre te konferenxes helsinkit qe u a dhj-eu keqas.. e tu nxjerrim dhe fijet agjenturore qe kan ata me UDEBŹNE..he he he..

    Legisi- O tako mi jep mue ca informata qe ke ti ne ato dosjet e tuja prej atyne te sigurimit edhe ja knoj un ne parlament atyre.. ha ha ha..

    E.Rama- ca po mqesh mer mustaqe *** po myll goj aty se so keq kush sot per ment e tuja..

    Legisi-Mir mor kryetar mfal se fola..un per te miren tate e kisha..

    Ruci- ndrio rri mė qafsh se janė serioze kėto gjėra..

    ........ biseda vazhdon...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Zoti Brari!
    Nuk e kuptoj,eshte teme apo lajm.Jep nje koment qe te prononcohemi.
    Me respekt
    FATJON SOFTA

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Brri te lumte, leni jevgjitet ti bine ala klarinetes dhe darjeve!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e |-|e|\|a
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Postime
    109

    Re: Ruci Brace edhe Rama sec na jan bashkue..

    Postuar mė parė nga Brari


    Se sa e moralshme eshte kjo kuptohet..

    Deputetet kontrollues mblidhen me "te kontrolluarin" dhe marrin instruksione...

    Kulmi..

    Pra revizori i NTSHUS-IT..ulet e bisedon me shitsen e bylmetit per inventarin..dhe Shitsja e instrukton revizorin se ku ti fusi e ku mos ti fusi hundet..revizor qyqari..

    He me ju lumte o socialista..


    nqs moraliteti ka ngecuar ketu, atehere une them qe puna e moralit shkon vaj sallate,
    nqs kulmi eshte ky ktu atehere ngrihuni te hedhim valle n`shesh te mejdanit me fustanella sic na ka hije.

    asgje per tu habitur, shoke te nje ideali qe ne "rrezik e ne nevoje shoku shokun e ndihmojne"
    (Brother to brother
    in death and life)

    p.s cudi qe je habit kaq shume ti, duke pas parasysh dhe gamen e gjere te habereve qe kalon nder sy.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    HENA, tash e shikoj nickun tend qarte se mu duk ne fillim si hieroglife.
    Pra na erdhi dhe nje femer ne kto monopatet e politikes.. shume bukur.. Welc..

    --------------

    Ne Korrieri shkruan Lubonja:

    Partia socialiste, opozita dhe modeli "Rama"

    Nga Fatos Lubonja

    "Rama eshte modeli i qeverisjes se sukseshme socialiste", deklarojne pa reshtur cprej dy muajsh lideret socialiste ne debatin e ashper lidhur me komisionin hetimor mbi kryetarin e bashkise duke e akuzuar opoziten se po hedh gure ne pemen e tyre me kokrrashume. Kurse opozita s'rresht se denoncuari abuzime te Rames, qe nga cmimet e nje peme deri tek miliona. Duke qene nje nga kritiket e hershem te Rames e kam ndjekur me vemendje te vecante kete debat. Ajo qe me ka shqetesuar eshte fakti se nuk po del si duhet ne pah ajo qe, sipas meje, eshte gjeja me shqetesuese ne ceshtjen Rama: pikerisht modeli i qeverisjes per te cilen mburren socialistet.

    Sipas meje, mu pse paraqitet si model, ia vlen te merresh me ceshtjen Rama pasi, sikurse thote edhe fjalori i shqipes, modeli eshte nje "kallep ose forme qe sherben per te prodhuar sende te tjera ne seri." Pra, sikur modeli i nje kepuce te kete defekt, te tere qytetaret qe do te blinin ate lloj kepuce do te kalloseshin. Pa metafore: nese, mos o Zot, modeli Rama ka difekte, ne do te prodhonim ne seri ne tere bashkite socialiste te vendit, te njejtat difekte. Nisur nga shqetesimi per modelin prej kohesh kam drejtuar kritikat e mija per Ramen, ne fillim vetem per veshet e tij dhe pastaj duke i bere publike- per fat te keq duke trokitur deshperimisht ne veshe te shurdher. Madje do te thoja se nje nga difektet e modelit Rama eshte veshshurdheria. Ėshte ajo qe e ka cuar tek komisioni hetimor parlamentar, sepse, te pretendosh, sic pretendojne socialistet, se Rama po peson tere keto sulme vetem e vetem pse ka bere pune te mira, pra duke e cuar deri ne grotesk luften politike bazuar mbi mosmirenjohjen dhe meskinitetin e shqiptareve, me duket e padrejte. Viktime e kesaj padrejtesie kam qene edhe une. Madje, meqenese kritikat e mija nuk kane mundur te argumentohet me ndonje "mosmirenjohje" te lidhur me ambicje per pushtet, tendera, privatizime, me te cilat vazhdojne shqiptaret t'i shpjegojne qendrimet kunder njeri tjetrit, pasi ende nuk ka hyre tek ne kultura e vendosjes se te vertetes dhe principit mbi ineresat e klanit apo personale, zoterinjte socialiste me kane hapur akuzen e nje shpifesi irracional. Kete e beri se fundi ne nje interviste ne TVA, perpara nje gazetari cuditerisht te shurdhmemeceruar, edhe vete Rama qe ne monologun e tij u morr me mua nja njezet minuta, duke me etiketuar si shpifes te cilit ia paska kursyer gjyqin vetem per shkak te burgut politik qe ka bere. Une, megjithate, dua te ngulmoj ne "shpifjet" e mija, pasi thelbi i tyre ka te beje pikerisht me modelin se si qeverisemi dhe nevojen e ndryshimit te tij. Me sakte me idene se edhe ato pune te mira qe ka bere zoti Rama permbajne fryme te keqe pasi jane bere sipas nje modeli te keq, qe nuk duhet te merret kurrsesi si shembull qeverisjeje, aq me pak nga te majtet. Le te shtjelloj disa nga argumentat e mij.

    Modeli: Fasada fsheh krimin

    Premtimet elektorale te Rames mbeshteteshin mbi tre kollona kryesore: kthimi ne identitet i qendres, berja e planit urbanistik te Tiranes dhe investimet ne periferi- qe te treja nenkuptonin pune serioze afatgjate, me shume dashuri per qytetin dhe shume guxim per te frenuar presionet e biznesmeneve qe shihnin vetem interesat e tyre afatshkurtera.

    Mirepo, pas ardhjes ne pushtet keto premtime u gjenden sa perballe presionit te biznesmeneve te cilet lakmonin qendren si vendin ku siperfaqja e metrit katror paguhej me shume aq edhe perballe etjes se ketij personi per pushtet, para dhe ekzibicion. Kesisoj modeli i premtuar Rama nderroi kurs. Rama nuk vonoi e doli hapur me projektin e ndertimeve te larta ne qender qe ishte kunder premtimit te lancuar nga vete ai te kthimit ne identitet, kunder premtimit te hartimit te planit urbanistik i cili vecanerisht per qendren nenkupton nje projekt teresor, dhe kunder projektit te zhvillimit te zonave pariferike, pra kunder tre premtimeve te tij kryesore. Ata qe e kane ndjekur ndryshimin e Rames e kujtojne mire se si e ka denuar ai ne krye te heres prishjen e sheshit Italia ashtu sikurse edhe Torre Drinin qe ka mbytur Kullen e Sahatit. Pas dy vjetesh ai dha lejen per ndertim ne sheshin Italia dhe filloi ta mbushe qendren e Tiranes me shume Torre Drini. Pra, shume shpejt ne vend se te ndaloje masakren urbane ai filloi ta thelloje ate, madje edhe legalizoje duke zevendesuar kioskat e paligjeshme me leje per shumekateshe te ligjeshme. Kunder ketij argumenti sillet pastrimi i Lanes, rivitalizimin e ndonje parku te Enver Hoxhes dhe lyerja e fasadave te disa rrugeve. Sipas meje ato jane pune te mira, por kane fryme te keqe mu pse sherbejne si fasade per te mbuluar ate qe po ndodh ne shpine te ketyre akseve. Atje vazhdon te thellohet praktika e masakrimit qe po i ben pushtetparaja sa identiteteve dhe memories historike te qytetit aq edhe e vivibilitetit te tij. Por jo vetem kaq, ky model ndertimi pa plan urbanistik dhe duke shkelur rregulloren urbasnistike te vitit 1998 (faqe 36) e cila percakton densitetin e ndertimit me koeficient 1.8,- sipas te cilit per nje siperfaqe te caktuar nuk mund te ngresh lart me shume siperfaqe dyshemesh sesa afro dyfishi i saj,- ka edhe mjaft difekte te tjera qe e bejne ate nje bombe me shperthim te vonuar. Disa nga efektet e kesaj bombe jane: 1. Qyteti po gjendet dita dites e me shume me nje trafik te bllokuar, pasi infrastrukturat, rruget, kanalizimet, prurjet e ujrave nuk i perballojne dot kete superngjeshje. 2 Niveli skandaloz i ndotjes se qytetit per shkak te densitetit. Tirana, sipas specialisteve te higjenes, figuron me koeficient 4 te ndotjes se ajrit ne nje kohe kur 5 eshte ajri i parespirueshem kurse ne qytetet perendimore e kane 1-2.

    3. Zhdukja e cdo hapesire per ndertime publike si shkolla, kopeshte, cerdhe, parqe, muzeume, terrene sportive etj. 4. Shkaterrimin i vleres se apartamenteve qe njerezit i blejne me cmime mjaft te larta pasi ata blejne sot pa ditur se cfare do t'u ngrihet neser perballe. Ne asnje vend te botes se qyteteruar nuk mund te ndodhe keshtu. Kur behet nje investim i tille sic eshte blerja e nje shtepie ai qe e shet ka per detyre t'i paraqese klientit edhe te ardhmen urbanistike te shtepise qe shet. 5. Padrejtesi sociale pasi shkelja e rregullores se densiteti do te beje qe shume shpejt ata qe nuk sigurojne dot leje ndertimi nga KRT e Rames do t'u mbeten copa truajsh pa vlere dhe shtepi te ulta te fundosura nen perbindsha shumekatesh. Ne France rregullorja urbanistike percakton se ndertimi i nje banese me densitet qe kalon kufirin ligjor (tek ne e kalon deri 3 here) e detyron ndertuesin te derdhe nje shume te barabarte me vleren e truallit blerja e se cilit do te jete e nevojeshme qe densiteti i ndertimit te mos kaloje kufirin.

    Prishja e Kinema 17 Nentorit dhe e zones pereth saj (duke shkelur ligjin pasi ajo ben pjese ne zonen e shpallur Monument Kulture dhe eshte ne varesi te me shume sesa nje institucioni) si dhe ajo e kinema Mileniumit per te ngritur ne vend te tyre shumekateshe te tjera, jane dy aktet e fundit te kesaj tradhetie te premtimeve elektorale duke provuar edhe nje here se plani urbanistik i Tiranes nuk eshte bere pikerisht per t'i dhene dore te lire Rames dhe biznesmeneve qe e mbeshtesin te shfrytezojne terrenet e ndertimit sipas nje vizioni afatshkurter dhe fitmprures vetem per xhepat e tyre. Keto deme, sipas gjykimit tim dhe te shume specialisteve te pakorruptuar nga aferat e Rames, e tejkalojne shume here te miren e pastrimit te Lanes dhe te parkut Rinia duke bere qe ky model te kete si nje nga tiparet e tij fasaden qe fsheh punen per interesat e diktuara nga pushtetparaja.

    Industria e ndertimit dhe modeli Rama

    Nje nga kritikat qe e denoncojne rende modelin socialist Rama ka te beje me industrine e ndertimit. Sikurse dihet industria e ndertimit ka qene ajo me efikasja. Nese sot flitet per ndryshim te Shqiperise, vecanerisht te kryeqytetit, mbi te gjitha kjo i dedikohet ndertimeve te medha. Pra edhe parate me te shumta te shqiptareve kane rrjedhur ne vend nepermjet kesaj industrie. Sipas shtypit nje meter katror ne zona joqendrore kushton te pakten 650 USD, ne qender jo me pak se 800 USD kurse ne zona te preferuara te sic eshte ish Blloku te pakten 3000 USD, nderkohe qe kostoja e ndertimit te tyre eshte shume me e ulet. Nga kjo pikepamje prej kesaj industrie do te duhej te vinin edhe parate me te medha per arken e shtetit. C'bene socialistet me kete industri kur erdhen ne pushtet? Ata e lane ne te njejten forme punimi sic e gjeten nga demokratet. Shqiptaret vazhduan te paguajne para "cash", per apartamentet apo dyqanet e tyre pa kaluar fare neper rruge bankare, e pa e kuptuar se ishin ata investitoret e vertete- duke blere, pra, me nje cmim dy tre dhe me shume here me te larte apartamente te ndertuara duke u investuar parate e tyre. Dy difekte te madha ka ky model ndertimi dhe shitblerjeje: e para, nuk i lejon shtetit te mbledhe taksa me te cilat pastaj do te ndertoje rruge, shkolla, ura, parqe e gjera te tjera publike dhe, e dyta, qytetari rripet nga biznesmeni. Fakti qe e kam permendur mese nje here se ne morine e ketyre ndertimeve qe tregojne edhe per fuqi financiare edhe per aftesi ndertuese te shqiptareve nuk kemi as edhe nje shkolle te re publike ne kryeqytet, madje edhe ato te vjetrat i ka restauruar Sorosi, tregon se sa larg modelit te ndertimit te shtetit na ka cuar ky model. Ne boten e tregut vertet te lire nje investim sadopak i rendesishem duhet te jete i deklaruar si shume, ashtu sikurse edhe burimi i kesaj shume, kurse levizja e saj behet nepermjet rrugesh bankare, jo vetem ne menyre qe shteti te kontrolloje dhe siguroje pjesen qe i takon, por edhe te sigurohet qe keto nuk jane para krimi. Rama, si model socialist, jo vetem nuk e ndryshoi kete model, por eshte ai qe e inkurajoi dhe e zhvilloi edhe me tej duke krijuar lidhje direkte me biznesin e ndertimit madje edhe duke u mburrur se ky biznes po i bente punime gratis- ne fakt te pakontrolluara nga askush- qe vetem krijonin terren per komprometim te metejshem te kryebashkiakut dhe institucionit qe drejton.

    Modeli Rama dhe prona publike

    Nje tjeter karakteristke e modelit Rama eshte trajtimi qe i ka bere prones publike ky model qeverisjeje. Shume nga "punet e mira" qe ka bere kryebashkiaku i ka bere nepermjet "dhurimit" te prones publike privateve, qofte kjo duke i dhene me qira super te ulet qofte duke i privatizuar. Investimi privat mbi kete prone publike vertet ka krijuar diku diku efektin e nje ndryshimi te menjehershem, por pasojat e ketij privatizimi te publikes ne terma afatgjata jane shume negative. Efektet me te dukshme negative jane perfitimi i madh i pak njerezve mbi shumicen qe varferohet. Nje efekt tjeter eshte shkaterrimi edhe me i tesutit social i cili ndertohet pikerish nepermjet publikes. Te gjithe e kujtojne debatin qe hapi Rama per shembjen e Teatrit Kombetar (prone publike) me idene se ai terren mund t'u jepej biznesmeneve te cilet do te ndertonin atje nje shumekateshe duke na dhuruar katet e para per teater. U perdor llogjika e pronarit te varfer te truallit (ne kete rast shteti?!) i cili, meqe nuk ka para vete, ia jep truallin privateve te pasur te cilet i japin 20 perqindeshin. Nje kalkulim i shkurter nxirrte se keta private, duke mos investuar asgje pervec marrjes se lejes dhe lekeve te bleresve te apartamenteve dhe te dyqaneve, mund te nxirrnin nga kjo afere miliona dollare. Llogjika e kundert ndaj ketij modeli eshte ajo qe shteti, sikur te kishte pasur vullnetin per te mbledhur taksat e ndertimeve te pafundme qe jane ngritur, do te mund te ndertonte ne truallin e teatrit (nese behej fjale per shembjen e tij- ketu nuk po fus diskutimin e monumentit te kultures) nje teater pa kate te tjera banimi apo biznesi siper, me ambjente shume me te mira publike perreth dhe pa e gjymtyuar ate zone hostorike me nje tjeter Torre Drini.

    Me ne fund, mund te them se ky model i grabitjes se publikes, edhe i kryer ne menyre shume me normale, mund te ishte i djathte, por kurrsesi nuk mund te reklamohet nga socialistet. Nga kjo pikepamje, per t'u kthyer tek metafora e kepuceve, mund te thuhet se modeli/ kallepi Rama ka bere qe socialistet tu mbathin shqiptareve ne te dy kembet kepuce te djathta.

    Modeli i personalizimit dhe korruptimit te institucionit

    Modeli Rama, pra, eshte modeli i nje politikani ambicioz qe mbeshtetet nga grupe biznesi me te cilet ka krijuar lidhje direkte qe anashkalojne sa institucionet shteterore aq edhe ato partiake dhe programet qe i kane lancuar. Ky model, qe ne thelb punon kunder forcimit te institucioneve te shtetit formal, qe te funksionoje kerkon edhe con ne struktura te pervertuara shteti informal. Ai kerkon qe gjithshka te vihet nen kontrollin e personit/ personave qe mbajne lidhjet e paligjshme me biznesin- ne kete rast atij/ atyre qe kane personaliziuar institucionin.- duke hequr mundesine qe institucioni te kontrollohet nepermjet strukturave te veta me transparence dhe demokraci. Nuk eshte pra e rastit qe Rama akuzohet sot se ka eliminuar borde vendimarrese apo se ka shkapercyer tenderime duke bere prokurime te drejtperdrejta apo qe ka dhunaur arbitrarisht kompetenca te te tjera institucioneve.

    Ky model gjithashtu kerkon qe struktuarat e tjera te institucionit ose te nenshtrohen ose te korruptohen ose te dyja se bashku. Nuk eshte e rastit qe ne KRT-te e Rames, ku leshohen lejet e ndertimit, ka aq shume konflikte interesash. Ėshte skandaloz rasti i ish Drejtorit te Institutit te Monumenteve Artan Shkreli i cili me nje ane ishte i ngarkuar te ruante monumentet me anen tjeter sebashku me nje nga funksionaret me te larte te Bashkise kishte zyre private projektimi qe projektonte ndertime mbi truajt qe dilnin nga shembja e ndertesave te Tiranes historike. Nuk eshte, po ashtu e rastit qe bashkepunetoret me te ngushte te Rames kane dhene njeri pas tjetrit doreheje pa i bere publike shkaqet e ketyre doreheqjeve.

    Modeli i kthimit te medias ne propagandiste

    Modeli Rama, qe te funskionoje, kerkon edhe shuarjen sa me shume te zerave kritike qe mund te hedhin drite mbi rreziqet afatgjata e njeheresh per te propaganduar e krijuar kultin e politikanit qe i sherben gurpit qe e mbeshtet. Nuk eshte e rastit qe bizneset kryesore qe funksionojne ne Shqiperi, ai i ndertimi dhe ai i tenderave, (qe te dy te varura nga firmat e politikaneve) ne me te shumten e rasteve menaxhohen nga biznesmene qe zoterojne edhe media e me te cilet Rama ka lidhjet me te forta te bashkepunimit. Me manipulimin e medias mbyllet nje rreth i modelit te qeverisjes Rama, i cili, per te qene te sakte, duhet thene se i ka njohur fillimet e veta qe ne kohen e Berishes dhe nuk eshte vetem atribut i Rames, por edhe i te gjithe socialisteve ne pushtet me ne krye Fatos Nanon. Ky model qeverisjeje, ne thelb, ka shume ngjashmeri me sistemin piramidal. Ne kohen e Berishes sistemi piramidal beri te punojne ne emer te perfitimit te nje grupi te vogel mashtruesish si mediat e shkruara edhe politikanet duke bere qe shumica e shqiptareve te besonin ne iluzionn e mireqenies e perparimit. Pra, thenia e Nanos "Rama eshte modeli i qeverisjes se sukseseshme socialiste" ashtu sikurse ajo e djeshmja e Berishes "paret e shqiptareve jane te pastra" ne thelb jane e njejta gje: ato i sherbejne krijimit te iluzionit te sigurise dhe mireqenies tek shqiptaret ne emer te interesave te nje grupi te vogel njerezish qe jane perfituesit e vertete ne kete loje.

    Si perfundim, kur flitet per ceshtjen Rama nuk eshte problemi se c'para ka futur ai ne xhepat e veta, dhe as zevendesimi i tij me ndonje qe pretendon te jete me i ndershem. Problemi eshte se modeli Rama eshte i ndertuar si nje menyre qeverisjeje qe nuk mund te funksionoje pa korrupsionin dhe krimin. Ndryshimi i ketij modeli te rrezikshem sa per lirine e tregut aq edhe per lirine e fjales dhe jo propagandimi nga ana e socialisteve apo thjeshte denoncimi nga ana e opozites, eshte sfida qe ka Shqiperia perpara ne kete dekade te dyte te tranzicionit.



    ---------- korrieri ----

  6. #6
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Po mire mer si doni me e pa Shqiperine ju..si Zogu kur shikonte kalldremet e fshatit apo ju duhen syzet e Ngjeles qe akoma nuk di pse nuk eshte me avokat..por nje.....nejse nuk ka faj i ka mare Pernedia trute ekokes se i thone nje fjale te urte ky populli yne "Di dhia ...ēeshte tagjia" dhe kjo pune kshu e pat.
    Mjaft perZotin se ju nuk dini ēa flisni..edhe pastaj me beni rreformatorin e "deleguar" Flisni per ato qe ju takojne lerini kafet e Politikes se te dini nje gje:Ato nuk ngelen kurre pa u pire....

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •