Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Masakra ne Çikatovë te Vjetër-Serbia shperblen pergjegjësin e kësaj masakre.

    Gjenerali i Përgjakur Duhet të Largohet





    Ministri serb i mbrojtjes, Dragan Sutanovac, e ka cilësuar si“tërësisht të rrejshëm” dhe “monstruoz”, dokumentin e Fondit për tëDrejtën Humanitare, në të cilin shefi i shtatmadhorisë së ushtrisëserbe, Ljubisa Dikovic, akuzohet se nuk ka penguar krimet e rënda tëluftës kundër civilëve në Kosovë, gjatë luftës 1998-1999.
    Natasa Kandic, udhëheqësja e Fondit për të Drejtën Humanitare, thotë seështë e çuditur me reagimin e zotit Sutanovac, aq më tepër kur dihetse edhe edhe në kohën e Milosevic\'it, dokumentet e Fondit nuk janëcilësuar si “të rrejshme”.

    Provat në të cilat bazohet aktgjykimi i Tribunalit të Hagës në rastin e ish presidentit serb Milan Milutinovic dhe të tjerëve, viktimat e mbijetuara nga Drenica, të cilat kanë dëshmuar në Tribunal ose i kanë dhënë deklaratë Fondit, flasin për krime lufte, të rënda dhe masive, kundër civilëve shqiptarë në Drenicë.

    Ky rajon ka qenë zonë e përgjegjësisë së Ljubisa Dikovic\'it, atëbotë komandant i brigadës së motorizuar 37 të armatës jugosllave.

    Ndonëse e ka pasur për detyrim të parandalojë krimet, e madje edhe ka pranuar se ato janë kryer nga ushtarët e tij, Dikovic nuk e ka bërë këtë gjë, ndërkohë që ka edhe dëshmi që flasin për plaçkitje të pronave të shqiptarëve, në të cilat ka marrë pjesë edhe vetë, thotë Kandic për Radion Europa e Lirë.

    Ajo është e mendimit se një oficer ushtrie siç është Ljubisa Dikovic nuk është i denjë për të qenë shef i shtatmadhorisë së ushtrisë serbe.

    ”Aty ku ka qenë brigada e motorizuar nr.37, kanë ndodhur krime të llahtarshme. Para së gjithash, është Izbica. Dhe vetë deklarata e Dikovic\'it si dëshmitar i mbrojtjes në Tribunalin e Hagës ka bërë të qartë se ai në asnjë moment nuk e ka kundërshtuar faktin se njësitë e tij kanë qenë në Izbicë. Ai vetë ka thënë se njësitë kanë pasur kontakt me civilët”, thotë Kandic.

    Ajo rikujton se për tmerrin që ka ndodhur në Izbicë, flet vetë fakti se janë vrarë mbi 100 persona, në bazë të evidencave të Tribunalit të Hagës dhe më së paku 119 persona, në bazë të evidencave të Fondit për të Drejtën Humanitare.

    “Në mesin e mbetjeve mortore janë gjetur vetëm dy trupa, për të cilat mund të thuhet se kanë qenë me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse kjo nuk është ndonjë dëshmi se ata vërtetë kanë qenë pjesëtarë të UÇK, meqë në fushat e fshatit Izbicë deri atëherë nuk ka pasur kurfarë luftimesh. Ka pasur vetëm ndarje të mashkujve nga një kolonë e madhe njerëzisht të përndjekur; ndarje dhe pastaj vrasje”, thotë Kandic, kryetare e Fondit për të Drejtën Humanitare.

    Ajo thotë se edhe në afërsi të Gllogovcit, përkatësisht Drenasit, “në të ashtuquajturat gropa, janë kryer pushkatimet më brutale të fshatarëve, të cilët fillimisht janë sjellë në grupe”.

    \"Është pastaj Qirezi, ajo xhamia e cila përmendet si vend ku disa baballarë kanë parë për herë të fundit djemtë e tyre të mitur, zhdukja e 25 djemve të moshës jomadhore, trupat e të cilëve edhe sot nuk janë gjetur dhe gjithsesi, edhe dhunimet e femrave shqiptare. Ne në këtë raport nuk i kemi emëruar këto gra, për të cilat kemi të dhëna se janë dhunuar. I kemi emëruar vetëm ato të cilat pas dhunimeve dhe keqtrajtimit të rëndë seksual, janë vrarë”,thotë zonja Kandic.


    Mohimi

    Por, ministri Sutanovac nuk i beson këto pohime.
    “Vërtet e pashembullt, e në disa segmente, raporti në një mënyrë mjaft monstruoze akuzon gjeneralin Dikovic për krime, të cilat me të bëmat apo të pabëmat e tij, ka lejuar nga pozicioni në të cilin ishte\".

    \"Më duhet të them se para se të emërohet në këtë funksion, për gjeneralin është vërtetuar puna e tij në të kaluarën dhe në dy ditët e fundit kemi analizuar edhe dokumentin në fjalë, për të cilin mund të them se është tërësisht i rrejshëm”, ka thënë Sutanovac.

    Mohimet e ministrit, zonja Kandic i sheh me habi të madhe.

    “Për asnjë komunikatë ose dokument të Fondit, askush kurrë nuk ka thënë, madje as në kohën e Milosevic\'it, se është i rrejshëm, kështu që kjo është hera e parë në njëzet vitet e fundit, aq sa merrem me të drejtat e njeriut, që dëgjoj dikë të thotë për raportet e Fondit se janë të rrejshme\".

    \"Reagimi i tij apo demanti, është i çorientuar, sepse pas çdo pohimi, ne ofrojmë burimin e të dhënave, në formë të ekskluzive përmendim atë që është vërtetuar dhe thënë para organeve gjyqësore ose dëshmitë e dëshmitarëve, të cilëve u kemi ofruar besueshmëri, përkatësisht dëshmitarë të cilët kanë dalë para Tribunalit të Hagës”, thotë Kandic.
    Reagimi i tij apo demanti, është i çorientuar, sepse pas çdo pohimi, ne ofrojmë burimin e të dhënave...

    Sipas saj, nuk ka pra asnjë konstatim, por vetëm deklarime, në të cilat, me një fjalor të sofistikuar thuhet se shefi i ri i shtatmadhorisë së ushtrisë serbe nuk e ka të kaluarën e pastër.

    “A është dashur që ai që ka udhëhequr këto njësite të parandalojë krimet, posaçërisht nëse ato janë përsëritur? A është dashur që kundër kryesve të inicohen jo vetëm kallëzime disiplinore, por edhe penale? A është dashur që pas tetorit të vitit 2000, të dalë publikisht për të thënë se çfarë ka ndodhur në kohën e tij?”, pyet Kandic.

    Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut, i cili gjithashtu është marrë me grumbullimin e të dhënave mbi krimet e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, e sheh emërimin e Dikovic në krye të ushtrisë serbe si përpjekje e udhëheqësisë së Serbisë për t’i futur nën qilim krimet e luftës në Kosovë.

    “Ai duhet të përgjigjet edhe penalisht për krimet e veta, e jo të avancohet, nëse duam të vendosim raporte normale midis shqiptarëve dhe serbëve, midis Kosovës dhe Serbisë. Duhet të përballemi me ata që kanë krye krime, pa marrë parasyshë përkatësinë kombëtare\".

    \"Duhet të jemi në anën e viktimave dhe t’i vëmë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për këto krime. Kjo nuk po ndodh në Serbi, duke qenë se ajo po përpiqet që me hapa të këtillë të reciklojë të kaluarën dhe të avancojë ata që janë përgjegjës për krime”, thotë zoti Shala.

    Kush është gjenerali Dikovic?

    Ministri Sutanovac në demantin për gjetjet e Fondit thotë se me “një këndëvështrim krejtësisht laik në dosjenë personale të gjeneralit Dikovic mund të konstatohet se ai nuk ka qenë në ato pozita dhe lokacione për të cilat Fondi e akuzon”.

    Por, në vitin 2007, Ljubisa Dikovic, në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtjes në Tribunalin e Hagës, e demanton pohimin e ministrit Shutanovac. Në vazhdim po japim një pjesë të dëshmisë së paraqitur, të përkthyer nga Radio Europa e Lirë.

    Çfarë funksioni kishit në vitin 1999?

    DIKOVIC: Në vitin 1999 kam qenë komandant brigade?

    Çfarë brigade?

    DIKOVIC: Komandant i brigadës së motorizuar numër 37.

    Kur ka arritur pjesa e parë e brigadës tuaj të motorizuar në vitin 1999 në Kosovë?

    DIKOVIC: Pjesa e parë e brigadës sime ka arritur në Kosovë e Metohi në fillim të marsit të vitit 1999?

    Nën komandën e kujt?

    DIKOVIC: Kam arritur atje me urdhërin e komandës më të lartë, nga korpusi i Uzhices së Armatës së Dytë të Ushtrisë Jugosllave.


    Gjeneralët e Milosevic\'it

    Tribunali i Hagës është marrë vetëm me zinxhirin e lartë komandues të ushtrisë dhe policisë.

    ”Tribunali i Hagës në lëndët e prokurorisë kundër Milosevic\'it, Sainovic\'it, Milutinovic\'it dhe të tjerëve, madje edhe në lëndën kundër Vlastimir Djordjevic\'it, ka ftuar një numër të madh gjeneralësh për të dëshmuar dhe që të gjithë kanë qenë dëshmitarë të mbrojtjes së të akuzuarve\".

    \"Ka aq shumë prova të vërtetuara, që do të ishte e lehtë për secilin institucion, para së gjithash mendoj në Prokurorinë serbe për krime lufte, që t’i grumbullojë ato dhe të inicojë kallëzime penale. Por, bëhet fjalë për gjeneralë… e këtu nuk bëhet nisja e procedurave kundër gjeneralëve të cilëtr me vite të tëra kanë zënë pozita të larta, qoftë në institucione shtetërore apo partitë politike”, thotë Kandic.

    Ajo thotë se të gjithë gjeneralët janë gjeneralë të Milosevic\'it dhe në Serbi nuk ka gjeneralë që nuk kanë qenë në Kosovë. Në Serbi, thotë Kandic, ka gatishmëri të nisen procedurat kundër kryesve të drejtëpërdrejtë të krimeve, por nuk ka për ata që janë fajtorët kryesorë, për ata që janë përgjegjësit kryesorë për krimet e rënda dhe masive që janë kryer, para së gjithash në Kosovë. (REL)


    -------------------------------------------------------------------------
    Raporti i fundit nga Qendra për të Drejtën Humanitare për kohën e krimeve të luftës për shefin e tanishëm të Ushtrisë Serbe, Ljubisa Dikovic, ka nxitur një përgjigje të zemëruar nga ekspertët dhe ministrat e Qeverisë së Serbisë.

    Raporti fajësonte për një numër krimesh lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999, komandantin e atëhershëm të Brigadës së Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, JNA, aktualisht shef i Ushtrisë Serbe.

    Qendra për të Drejtën Humanitare thotë se një zyrtar me të dhëna të tilla të njollosura nuk është shef i përshtatshëm për Ushtrinë Serbe, meqë qartësisht i mungon potenciali profesional dhe etik për të ndihmuar në kthimin e besimit në Ushtrinë Serbe në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.

    Por, Ministria serbe e Mbrojtjes dhe Gjenerali Dikovic e kanë dënuar raportin si një përpjekje e mbrapshtë për të njollosur reputacionin e Ushtrisë Serbe, ndërsa Zyra e Prokurorisë për Krimet e Luftës së Serbisë i ka mohuar provat kundrejt Dikovicit si të pabaza.

    P: Që kur Qendra për të Drejtën Humanitare lëshoi dokumentin e saj, ka pasur spekulime mbi rëndësinë dhe autenticitetin e provave. Cila është prova aktuale?

    Kandic: Dosja është e bazuar në ekspozitat e Gjykatës së Hagës të prezantuara në gjyqet e Milutinovicit, Lazarevicit dhe Vlastimir Djordjevicit. Kemi përdorur edhe dokumente publike të JNA-së, të cilat janë në dispozicion në webfaqen e Gjykatës. Raporti bazohet edhe në dokumentacionin tonë, i cili është goxha i gjerë në lidhje me Kosovës, sepse kemi pasur 20 vjet punë për rastin atje. Ka gjithashtu depozitime nga dëshmitarë, të cilët përshkruajnë si ndodhën ekzekutime të caktuara masive. Disa [nga dëshmitarët] janë të brendshëm në ushtri dhe qeveri, dhe të tjerë janë viktima të krimeve të luftës. Do të dalim me një shtesë në dosjen e Dikovicit, duke nxjerrë dokumente shtesë, të cilat konfirmojnë më tutje pohimet tona, dhe mbi këtë bazë besojmë se do të ketë tani material të mjaftueshëm për të kërkuar riekzaminimin e përgjegjësive të tij.

    P: Në deklaratën e tij, Dikovic tha se pohimet përbëjnë një sulm mbi reputacionin e Ushtrisë, ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Sutanovac, i quajti pohimet monstruoze dhe paralajmëroi proces gjyqësor.

    Kandic: Jam e habitur nga numri i deklaratave të patakta që po vijnë prej Sutanovacit. E quajti raportin fals, sepse ai pranon vetëm një dosje, dosjen e mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes, kështu që për atë është e papranueshme që dikush tjetër po nxjerr dosje të tjera, diku tjetër. E quajti dosjen monstruoze, sepse, thotë ai, shefi i ushtrisë po akuzohet, dhe si i tillë, të gjithë zyrtarët dhe stafi i lartë nën të, duke qenë se mban pozitën më të lartë. Kjo tregon një mungesë të madhe kuptimi, por tregon gjithashtu shkallën e konfuzionit në kokat e atyre njerëzve që përfaqësojnë institucionet tona. Jam gjithashtu e habitur nga vlerësimi se lëshimi i informacionit në lidhje me Dikovicin përfaqëson sulm mbi shtetin. Kjo lloj retorike nuk është dëgjuar që nga rrëzimi i regjimit të Slobodan Milosevicit, dhe nuk e kemi dëgjuar nga asnjë tjetër përveç ministrit Sutanovac, i cili papritur ka shfaqur fytyrën e tij të vërtetë dhe na ka treguar se cili është. Kjo ka qenë mbrojtja më e fortë e sistemit të Milosevicit e bërë deri më tani, dhe do të thoja që Sutanovac as që është në dijeni se ishte duke e bërë atë.

    Në anën tjetër, Dikovic priti të shikonte se çfarë do të thoshte ministri i tij, dhe kur ministri tha se sulmi mbi gjeneralin ishte sulm mbi shtetin, ushtrinë dhe të gjitha institucionet, dhe pastaj Gjenerali e përsëriti këtë. Më vjen keq për atë që po ndodh këtu; papritur është bërë shumë e qartë se si është e ashtuquajtura fuqi demokratike, dhe se ata janë të prirur ta abuzojnë këtë pushtet. Ai [Sutanovac] e ka prezantuar veten si një prift ideologjik, i cili e di se çfarë është e vërtetë, e çfarë jo - dhe çdo gjë që nuk përputhet me atë çka ai mendon se është e vërtetë, është sulm mbi shtetin, ushtrinë dhe institucionet.

    P: Ushtria dhe qeveria thonë se mund të provohet se Dikovici nuk ka qenë prezent në vendin e ngjarjes të cilin ju e citoni në raportin tuaj. A mund ta provoni të kundërtën?

    Kandic: Së pari, ata thonë se Dikovic nuk ka qenë në Bajina Basta. Kemi gjetur informacion në revistën e tyre, e quajtur “Ushtria”, nga viti 1999, e cila thotë se ai është dekoruar dhe emëruar major në vitin 1994, gjatë kohës që ishte komandant i Batalionit të Kufirit 16 në Bajina Basta, për arritjet e tij në mbrojtjen e atdheut nga myslimanët ekstremistë. Pse duhet të kërkojmë më tutje, kur kjo është ajo çfarë thuhet në revistën e tyre zyrtare? Ata thonë po, porse ai nuk ishte atje në vitin 1995, se ishte larguar për trajnim. E dimë nga shumë zyrtarë të tjerë, se nëse dikush shkon diku për trajnim, dhe se është për një periudhë më të shkurtër se sa një vit akademik, atëherë personi nuk largohet nga posti që mban. Kemi informacion se ai e mbajti pozitën e tij në Batalionin 16 të Kufiri. Kur vjen puna tek viti 1999, i kemi përdorur të gjithë dokumentet që ka Gjykata në Hagë, si dhe dokumentacionin tonë.

    Sot kemi lëshuar një dokument të ri, i cili përmban një raport të rregullt nga Brigada e 37-të, i cili thotë se trupat luftuese të kësaj njësie shkuan në Pikën 692 në zonën midis dy fshatrave në Kosovë. Kur pamë në hartën e ushtrisë për të parë se çfarë ishte 692, e cila është edhe në webfaqen e Gjykatës në Hagë, pamë se ishte fshati Vragodol. Nga dokumentacioni ynë gjetëm dëshmitarë nga këto fshatra, të cilët iu mbijetuan ngjarjeve. Ushtria në fillim rrethoi një grup shqiptarësh nëpër pyje dhe menjëherë vrau dy burra, babë e bir, dhe një grua. Pastaj ushtarët morën [pjesën tjetër të grupit] në drejtim të Izbicës dhe ndaluan në një fushë, të cilën viktimat e identifikuan si fushën e Vragodolit. Pak kohë më vonë zbuluam në hartën e ushtrisë se fusha e Vragodolit quhet në fakt Pika 692 në raportin e Brigadës së 37-të të Motorizuar. Natyrisht, raporti i Brigadës së 37-të të Motorizuar nuk përmendte asgjë rreth krimeve të kryera aty. Pas lëshimit të këtij dokumenti, i presim që të dyja Ministrinë e Drejtësisë dhe shefin e Ushtrisë të shpjegojnë se çfarë ndodhi aty, duke qenë se Gjeneral Dikovic në dëshminë e tij në vitin 2007, si dëshmitar mbrojtës për të paditurin Lazarevic, tha se ka pasur urdhër për të dërguar trupa luftues nga e njëjta rrugë, në kohën që janë kryer krimet.

    P: Pas raportit tuaj, prokurori për Krimet e Luftës ka pohuar se Gjenerali Dikovic është i pafajshëm dhe se Gjykata e Hagës do ta kishte paditur nëse [akuzat në raport] do të ishin të vërteta. Pse nuk e ka paditur prokuroria, nëse provat ekzistojnë?

    Kandic: Është sjellje shumë joprofesionale nga ana e prokurorit të Krimeve të Luftës. Ky kishte një qëndrim politik, mbrojtje për aleatët politikë. Diçka e tillë duhet të jetë e papranueshme për Prokurorinë e Krimeve të Luftës. [Bruno] Vekaric tha në publik se gjithmonë i kontrollojnë aktpaditë me dy klikime. Është një pohim i papërgjegjshëm se Haga do ta kishte paditur po të kishte pasur indikacione për përgjegjësinë e Dikovicit. Edhe një laik e di se Gjykata ka pasur një kornizë kohore shumë të kufizuar për të bërë punën e saj, se ndoqi përfaqësuesit më të lartë të ushtrisë, policisë dhe autoriteteve - dhe se u mbështet në të gjitha evidencat e mbledhura si ndihmë për gjyqësinë vendëse në procedimin e zyrtarëve të niveleve të mesme dhe të ulëta të policisë, ushtrisë dhe civilëve.

    Absolutisht asgjë nuk është e vërtetë në ato pohime. Janë thjeshtë pohime arbitrare. Kjo provon se prokuroria nuk është profesionale dhe një institucion i pavarur në sensin se askush mund ta ndikojë punën e saj. Kjo do të thotë se kanë marrë detyrën për të vepruar menjëherë dhe iu tha saktësisht se çfarë duhet të thoshin.

    P: Dikovic ka thënë gjithashtu se jeni duke thelluar me tej urrejtjen në rajon dhe se doni që ky territor të jetë një burim konstant jostabiliteti. Ndërsa ju thoni se po luftoni për të kundërtën. Kush ka të drejtë?

    Kandic: Fakti se është emëruar shef i ushtrisë mund të jetë, dhe është, duke shkaktuar vështirësi, kur vjen fjala për të ndërtuar besimin në institucionet e Republikës së Serbisë. Kur Dikovic u emërua shef i ushtrisë, ka pasur reagime në Kosovë, sepse e dinin që mbante një pozitë gjatë kohës së luftës në Kosovë. Emërimi i zyrtarëve të cilët nuk kanë një të shkuar të pastër, për të cilët mund të provohet se kanë ndodhur krime të rënda në hapësirat e tyre të përgjegjësisë dhe fakti se nuk janë sjellë aktpadi nga institucionet - e gjithë kjo nuk është në interes të ripajtimit dhe bashkëpunimit rajonal.

    Serbia mund të fitojë më shumë mirëbesim dhe gjesti do të mirëpritej nëse Dikovic do të jepte llogari për të kaluarën e tij. Ai ka marrë pjesë kështu në një politikë kriminale duke qëndruar në heshtje dhe pa i parandaluar krimet që ndodhën herë pas here. Do të kishte progres drejt ripajtimit, nëse presidenti [Boris Tadic] do ta anulonte emërimin e tij me një shpjegim se duke mos vepruar ashtu do të ishte duke mbrojtur politikat e këqija të viteve 1990. Nëse ai [gjenerali] do të largohej nga posti, Serbia mund të përmirësojë reputacionin e saj dhe të kontribuojë në një ndërtim më të shpejtë të mirëbesimit në institucionet e Serbisë.

    GazetaJNK.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nderkaq ja te tri dokumentet origjinale qe e bejne pergjegjes gjeneralin e tanishem serb per masakrat dhe krimet kunder popullates shqiptare ne Drenice(Drenas,e ne veqanti Cikatove te vjeter)Ne dokumentin e pare shihet edhe nenshkrimi i tij.





    Zona e pergjegjesise se brigades qe udhehiqej nga Dikovici,ku edhe kane ndodhur masakrat.



    P.s. Ne vazhdimesi do e sjelli edhe rrefimin ne hollesi mbi ate se cfare ne te vertete ka ndodhur ne Cikatove dhe rrethine ne kohen kur Dikovici udhehiqte me kriminelet serb ne armate dhe polici.
    Kerkon pak kohe derisa ta perkthej.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Rrëfimi i Abdullahut-Baks,Qirez,Drenas.


    Ofensiva e pare serbe kunder fshatit tone kishte ndodhur tashme ne shtator te vitit
    1998 dhe shtepia ime dhe shume shtepi te tjera u dogjen. Tere popullsia e fshatit kerkoi strehim kudo qe kishin te aferm. 80% e popullsise nuk rrinte ne fshat. Edhe grate dhe femijet u desh te iknin. Vetem disa burra mbeten per t'u kujdesur per shtazet. Kjo ofensive e perfshiu rajonin e Gllogocit deri ne Skenderaj, ne drejtim te bjeshkeve te çiçavices. Numri i gjithmbarshem i te vrareve ishte 180-190 veta, si gra femije dhe burra. Ne fund te ofensives dy-diteshe rreth 200 000 njerez u tubuan ne Ciçavice. Kishte refugjate edhe nga rajone te tjera, si nga Klina. Askush nga Baksi nuk u vra gjate asaj ofensive.
    Derisa ne fshataret, po leviznim per ne çiçavice, ushtria ua vuri zjarrin shtepive dhe na e shkaterruan pasurine si veturat dhe gjene e gjalle.
    Pas dy ditesh forcat u terhoqen. Disa njerez ishin kapur per disa dite. Disa jane derguar ne Serbi dhe nuk jane liruar deri me tash.
    80% e njerezve nuk kishin vend ku te rrinin dhe organizatat nderkombetare ofruan pak ndihme themelore si mbulesa prej plastike.
    E kaluam dimirn 1998-1999 me frike sepse kishte granatime pothuaj per çdo dite. Pikat e koncentrimit per forcat serbe ishin ne fshatin Polac dhe ne uzinen e Feroniklit ne Gllogoc.
    Ne mars te vitit 1999, forcat ushtarake u vendosen ne fshatin fqinj, ne Qirez. Kjo ndodhi pasi qe ishte terhequr OSBE-ja nga Kosova. Erdhen me autobuse dhe kamione dhe sollen aramtim te rende, si tanke e artileri. Erdhen nga dy drejtime, nga Gllogoci dhe Skenderaj. Vendi ku jetoja une, fshati Baks, ishte plot me paramilitare dhe fytyra te ngjyrosura dhe me shamia ne koke. Kishte edhe ushtare te UJ«se.
    Ata qendruan ne rajon derisa arriti NATO ne qershor te vitit 1999.
    Per shkak te pranise se ketyre forcave te medha na u desh te kerkonim strehim kudo ne mal.
    Te enjten, me 28 prill 1999, aeroplanet e NATO-s e sulmuan Kombinatin e Feroniklit ne Gllogoc.
    Ne mbremjen e dates 28, pas sulmit ne Feronikel, mund te shihnim levizje trupash por nuk e dinim nese do te na rrethonin apo se çka e kishin ndermend te na benin. Ishim 11 meshkuj ne nje grup duke u fshehur ne mal ne vendin e quajtur Fushe e Molles, midis trekendeshit Baks, Verbovc dhe Qirez. Te gjithe meshkujt ne grupin tone ishin te aferm te mite. Ata jane:
    1. Une, Abdullah SALIHU,
    2. Bexhet SALIHU, vellau im 34 vjeç,
    3. Nebih SALIHU, djali i vellait tim Aliut, 16 vjeç,
    4. Jahir BAJRAMI, vjehrri i vellai tim Izetit, 50 vjeç,
    5. Islam BAJRAMI, djali i Demirit, vella i Jahirit, 16 vjeç,
    6. Zaim SALIHU, djali i motres sime, 36 vjeç,
    7. Lutfi SALIHU, djali i motres sime, 18 vjeç,
    8. Xhavit SELMANI, 16 vjeç,
    9. Nje individ nga Verbovci,
    10. Nje individ nga Qirezi, 16-18 vjeç,
    11. Nje individ nga Qirezi, 16-18 vjeç
    Diten e premte, me 29 prill 1999, rreth ores 11:00, forcat serbe na rrethuan dhe na kapen. Serbet e granatuan malin nga distanca. Tanket iu afruan malit duke perdorur mitralozet. Nga vendi ku ishim, mund t'i shihnim forcat duke na u afruar. Kurre nuk kam degjuar as provuar te shtena me te renda se ate dite.
    Pastaj erdhen tanket dhe kembesoria dhe na rrethuan. Na rrethuan nga te kater anet dhe nuk patem gjase te iknim.
    Kembesoria ishte ajo qe na rrethoi dhe njesiti qe e kapi grupin tone perbehej prej 30 -40 ushtaresh paramilitare. Kishin shamia dhe fytyra te ngjyrosura. Kishin uniforma te gjelberta te larme. Ne krahun e djathte kishin shenjen e Sheshelit. Disa kishin shenje prej metali, te rrumbullaket me nje shqiponje te kaltert. Disa prej tyre kishin po ashtu shenja te rangut ne xhepat e gjoksit. Disa prej tyre kishin shirita te kalter, kuq dhe te verdhe ne supe. Shume kishin floke te gjata dhe mjekra.
    Disa prej tyre ishin pa shamia dhe pa shirita por me te njejtat uniforma. Kam degjuar nga te tjeret, se ne radhet e ketij grupi kishte edhe serbe lokale dhe rome si Ramadani, nga fshati Deshevc, dhe Nehadi. Ata tash jetojne ne Fushe Kosove. Me Ramadanin e kemi mbaruar shkollen fillore bashke. Une nuk e pashe por te tjeret i kishin njohur.

    Kur na kapen grupi i paramilitareve na urdheruan te ecnim te nje livadh ku na rrahen brutalisht dhe vazhdimisht per dy ore. Na zhveshen deri ne brez menjehere dhe na kontrolluan. Na i vodhen te gjitha sendet me vlere. Mua m'i vodhen 600DM dhe oren e dores. Na i vodhen edhe dokumentat personale. Serbet thjesht i hodhen ato.
    Na rreshtuan me fytyre nga toka dhe ata perdornin kondaket e pushkeve dhe copa druri per te na rrahur.
    Njeriu pergjegjes i njesitit paramilitar e urdheroi vozitesin e nje tanku ta niste motorin
    dhe te na shkilte. Ishim ne dy rreshta dhe tanku manovronte drejt nesh.
    Ne te njejten kohe, erdhen aeroplanet e NATO-s dhe qarkullonin mbi rajon. Te gjitha
    forcat serbe iken ne mal duke perfshire vozitesin e tankut.
    Aeroplanet e NATO-s qendruan ne ajer 10 minuta. Kur u larguan aeroplanet, ne na
    urdheruan te marshonim ne drejtim te Qirezit. Tanku shkoi ne drejtim te Shtutices.
    Duhej te marshonim me duar pas kokes. Derisa ecnim askush nuk na beri gje. Grupi yne prej 11 vetash u bashkua me nje grup tjeter njerezish qe i kishin kapur. Edhe ata i kishin kapur dhe ky grup i ri perbehej prej 55 individeve.
    Kur arritem te xhamia ne Qirez mund te shihja forca neper shtepi ne anen e djathte, 50 metra nga xhamia. Kishte trupa kudo, brenda dhe jashte shtepive. Pothuaj secila shtepi ishte okupuar nga ushtria. U befasova me numrin e madh te forcave.
    Arritem te xhamia ne oren 15:00 dhe ne ishim grupi i pare. Njeri ne grupin tone e kishte ende oren e dores me vete. 30 deri 40 ushtare erdhen nga shtepite dhe filluan te na rrahnin. Ata 15 ushtare qe na percollen te xhamia vazhduan per ne bazen e tyre, te tjeret na moren ne dore. Ishte i njejti lloj forcash paramilitare te xhamia si ato qe na kapen.
    Pastaj na rrahen me kondake; njerin prej nesh, Ismet Dvoranin, nga Tersteniku, e prene ne balle me thike. Ia bene kryqin serb ne balle. Ky keqtrajtim vazhdoi nje ore brenda oborrit te xhamise.
    Pastaj na detyruan te hynim brenda ne xhami dhe na numeruan. Edhe dy grupe shqiptaresh te zene u sollen ne xhami gjate asaj pasdreke.
    Ne oren 19:00 na numeruan perseri dhe gjithsej ishim 176 meshkuj ne xhami. Te gjithe ishim civile te pafajshem.
    Vendin e ruanin ushtaret dhe gjate nates nuk na trazuan. Nuk mundem te flinim.
    Xhamia ishte djegur qe ne ofensiven e pare serbe. Dyert kornizat e dritareve ishin
    djegur. (Xhamise i jane vene minat dhe eshte shkaterruar teresisht dy jave para terheqjes se tyre.)
    Te nesermen ne mengjes, me 30 prill 1999, kater xhipa ushtarake erdhen te xhamia. Tre me ngjyre te gjelbert te UJ-se dhe nje Landrover i bardhe. Na thane te dilnim nga xhamia dhe te ktheheshim me fytyre nga muri i xhamise. Derisa po dilnim nga xhamia, 4-5 ushtare nga xhipat qendronin te porta dhe na rrahnin rende derisa kalonim neper dere. Na qellonin me copa druri te rrethojes dhe te shkalleve brenda ne xhami.
    Na rreshtuan ne dy rreshta. Njeri rresht te muri dhe tjetri permbrapa me duar pas kokes. Oficeri ushtarak serb pergjegjes kishte floke te zeza dhe karakteristike per te ishte se kishte vetem nje dhemb ne nofullen e siperme. Ishte thatanak, 192 cm. i gjate, zeshkan, me sy te zi, nje shami e kuqe ia mbulonte koken. Kishte rang ne xhepin e gjoksit por nuk e di se ç'rang.
    Ai tha se po e kerkonte njefare boshnjaku qe quhej Mirsad.

    Njeriu pergjegjes na tha te ktheheshim nga ai sepse e donte kete njeri te quajtur Mirsad. Mirsadi ishte ushtar i UQK-se dhe serbet e donin qe t'ia çonin te gjalle Izet Begoviqit. Kur na tha te ktheheshim nga ai, ai e kishte nje fotografi ne dore. Ai nuk na e tregoi por vete e shikonte fotografine. Na shikoi ne fytyre 10 minuta. Pastaj m'u drejtua mua dhe tha, "Ti je ai, dhe ti nuk po pergjigjesh." Me kapu per flokesh (veshi) dhe me ndau nga te tjeret. Ia shpjegova, "Nuk jam ai qe po e kerkon. Une e kam shtepine atje." Ai tha, ti je ai, pse nuk po pergjigjesh. Tre ushtare filluan te me rrahin. Njeri me kondak dhe dy te tjeret me drunj nga rrethoja. Me rrahen kudo ne trup dhe une e humba vetedijen. Me kishin terhequr zvarre deri te qesmja dhe njeri prej tyre me kishte hudhur uje ne fytyre. Ne ate moment isha i kthyer nga rrethoja e metalit e xhamise. Ushtari ishte mbrapa meje dhe prisja te me vriste qdo moment. E pashe kur e nxori pistoleten dhe e ngriti. Ma vuri pistoleten ne qafe. Ai me tha se donte te me ekzekutonte, kurse une i thashe, "me ekzekuto". Pastaj ai tha, "Nuk dua te te ekzekutoj por dua te te mbys ngadale me dru sepse ti je ai". Pastaj e hoqi armen dhe shkoi te te tjeret. Se bashku filluan t'i rrahnin te tjeret. Pas kesaj i sollen shtate burra te tjere aty ku isha une. Pas pak tre kamione te vegjel ushtarake erdhen te xhamia.
    Grupi im u urdherua te futej ne kamionin e trete, do te thote, shtate burrat e tjere dhe
    une, Dy kamione ishin parkuar te druri i madh afer xhamise dhe i treti ishte parkuar aty ku eshte ura.

    I vune njerezit e tjere permbi ne dhe u beme rreth 20 veta ne kamion. Normalisht nje kamion i kesaj madhesie ze 8 veta. Tre njerez te forcave ishin ne kamion po ashtu dhe ata na i kishin drejtuar armet. I mbushen edhe dy kamionet e tjere me njerez dhe njeriu pergjegjes urdheroi qe te niseshin ne drejtim te Gllogocit.
    Kur arritem te vendi i quajtur Shavarina, te tre kamionet u ndalen ne rrugen kryesore te udhekryqi. Perpara tre kamioneve ishte nje xhip ushtarak, qe i printe autokolones. Kamioni i pare u zbraz dhe njerezit, rreth 27 sish, ndoshta 30, u rreshtuan ne tre rreshta. Secili rresht kishte dhjete veta.

    Dy rreshta afer gropes se minjeres dhe nje perpara dy rreshtave te tjere. Ishin me fytyre nga ushtaret. Tre ushtare me mitraloze te rende e mbulonin secilin rreth ne nje distance prej dhjete metrash. Ata tre njerez me arme i percollen kamionet qe nga Qirezi.
    Ne secilen ane dhe perpara rreshtave ishte nje grup prej 4-5 ushtaresh me arme automatike.
    Njeriu pergjegjes, ai me nje dhemb, i urdheroi tre njerezit me arme perpara njerezve te rreshtuar te hapnin zjarr. E degjova kur tha te beheshin gati per zjarr. Ai po ashtu beri me dore ne drejtim te rreshtave dhe tha "zjarr!" Te gjithe njerezit me arme hapen zjarr ne te njejten kohe dhe i pashe njerezit duke u rrezuar pertej bregut te gropes. Eshte shume veshtire t'i shohesh njerezit duke u rrezuar ashtu. U vrane me nga tre-kater te shtena te vetme. Jo me shperthim te shtenash. Njeriu pergjegjes urdheroi te hapej zjarr dhjete here. Per çdo urdher nga tre njerez rrezoheshin, nga nje prej secilit rresht. Grupet prej 4-5 ushtareve perpara dhe ne secilen ane te rreshtave nuk hapnin zjarr.
    I gjithe operacioni zgjati rreth dhjete minuta.
    Tre ushtaret nga kamioni yne nuk moren pjese ne vrasje por dy prej tyre, ne kabine dolen nga kamioni.
    Njeri nga ushtaret qe ishte me ne ne kamion ma kapi koken dhe ma drejtoi nga
    ekzekutimet dhe me detyroi te shikoja, me tha se kjo do te na gjente te gjitheve. Une isha larg rreth 100-120 metra.

    Fill pas plumbit te fundit, dhe kur i ekzekutuari i fundit u rrezua pertej stomit, nje xhip
    ushtarak erdhi nga drejtimi i Gllogocit. Voziti ne rrugen ku u bene ekzekutimet. Nje
    ushtarak u hodh nga xhipi dhe shkoi te njeriu pergjegjes per ekzekutimet dhe beri nje bisede me te qe zgjati rreth 20 minuta.Dy kamionet vazhduan per Gllogoc. Une isha ne te dytin.
    Me te arritur, njerezit nga kamioni i pare u urdheruan te hynin ne sallen e kinemase ne Gllogoc dhe njerezit nga kamioni yne u urdheruan te dilnin ne oborr te stacionit te policise.
    Na zbarkuan dhe ushtaret qe na percollen u larguan dhe policia na mori persiper. Pas nje ore te gjithe njerezit ne sallen e kinemase u derguan ne polici ne Prishtine. Vellai, Bexhet SALIHU, me ka treguar sepse ai ishte nder ta.
    Ne mbremje na futen ne ndertesen e kinemase. Para kesaj, na rrahen keq dhe gjate ne oborrin e stacionit te policise.

    Diten e dyte, nje njeri nga grupi yne u ekzekutua, Rrahman TOPILLA, nga Gllanasella. Nje paramilitar erdhi nga stacioni hekurudhor me nje shishe raki ne njeren dore dhe me armen e tij automatike ne doren tjeter. Ai i tha nje polici, "Ma gjej nje qe me takon mua." Polici i tha, "Zgjidhe cilin te duash." Paramilitari iu drejtua Rrahmanit dhe i tha, "ti". E mori Rrahmanin pese metra larg nesh dhe e vrau me kater te shtena njeshe. Rrahmani u qellua ne koke, ne sy. Kur u vra, ishte me kembe. Paramilitari perpara e pyeti per profesionin e tij. Rrahmani u pergjigj, "Kam punuar si mjeshter". Pas kesaj ai thjesht e vrau me kater plumba. Pasi qe paramilitari e vrau Rrahmanin, ai e mori shishen nga polici dhe u kthye ne stacionin e trenit. Qdo gje ndodhi para nesh. Ne te gjithe ishim te shtrire ne toke. Nuk ishim ne gjendje te qendronim ne kembe per shkak te keqtrajtimit te rende qe na e kishin bere. Polici tha, "te gjithe do te vriteni si ai". Paramilitari qe e vrau Rrahmanin ishte nje serb i vjeter, 50 vjeç, mesatarisht i ndertuar, dhe me gjatesi mesatare. Erdhi duke kenduar nga stacioni hekurudhar. Kishte uniforme paramilitaresh te gjelbert te larme.
    Brinjet i kisha te thyera dhe po ashtu gjunji dhe kembet me ishin enjtur pas keqtrajtimit.
    Diten tjeter na urdheruan te dilnim nga holli dhe te ktheheshim nga muri. Kur po qendronim ashtu, degjuam disa te shtena ne oborr pas shpines sone. Diku midis ores 10:00 dhe 11:00 nje polic erdhi dhe me kapi mua dhe Kadriun nga Shtutica.

    Na tha ta qitnim kufomen e nje njeriu te vrare nga oborri ne nje shtepi te djegur midis
    stacionit te policise dhe hollit te kinemase. Nuk e njoh njeriun e vrare.
    Gjate kohes sime ne stacion te policise nuk kishte police te cilet i njihja.
    Na mbajten gjashte dite ne stacionin e policise. Na rrahen çdo dite. Diten qe na kapen ne Verbovc, nuk kishim ngrene tete dite.

    Na moren ne pyetje diten e trete. Nje inspektor policie i quajtur Moma PILEVIQ, 45 vjeç, dhe nje polic tjeter ne rroba civile. Kete civilin e urdheronte Moma qe te fillonte te na rrihte. Ky polic me rrahu rreth 20 here me nje shkop policie neper kembe. Me pyetnin per UCK-ne, nese kisha mitraloz. Me akuzuan se kisha vrare ushtare serbe. Nuk me detyruan te nenshkruaja ndonje dokument dhe me intervistuan vetem nje here.

    Diten e shtate na moren tre kamione ushtarake. Nje kamion u ndal ne Krajkove dhe nje ne Poterk. Kamioni i trete, ku isha une, u ndal ne Vukovc. Na mbajten derisa nuk u terhoqen. Na detyronin te punonim per forcat serbe duke hapur istikame etj. Forcat te cilave duhej t'u sherbenim ishin rezerviste te UJ-se. Uniformat e tyre ishin njengjyreshe, te verdha te ndyta.

    Diten kur serbet e leshuan Kosoven, na sollen te shkolla ne Krajkove dhe serbet u larguan me tanke dhe gjithe pajisjen. Ne u nisem ne drejtim te shtepive tona dhe arritem ne Baks ne mbremje te njejten dite, me 15 apo 16 qershor 1999.
    Fjeta tri nete ne nje kiosk te vogel ne fshat. Familja ime ishte ende ne Vushtrri. Ende vuaj nga plaget dhe marr terapi te rregullt shkaku i ketyre plageve.

    Vazhdon................

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ja ngjarja se si kishte ndodhur

    Me date 30.04.1999 rreth ores 5 te mengjesit,forca te shumta ushtarake dhe policore serbe,i rrethuan dhe granatuan dhjetra fshatra te Drenasit dhe Skenderajt.Shqiptaret e ketyre fshatrave ne panik leshuan shtepite e tyre,duke kerkuar shpetimin e tyre ne malet dhe bjeshket perreth.Grate,femijet,pleqte dhe te semuret,ne pamundesi qe te largoheshin nga fshatrat u tubuan ne nje objekt te nje shkolle fillore,ose edhe disa nga ata ishin strehuar neper bodrumet e shtepive.Forcat serbe edhe keta shqiptare i debuan nga shtepite dhe vendi ku ishin strehuar,duke vazhduar ti kerkonin shqiptaret tjere neper male.Shume nga keta shqiptare ishin vrare ose plagosur,menjehere qe ishin zbuluar nga serbet.

    Disa qindra shqiptar te paarmatosur,meshkuj,femije,gra,te moshuar e te semure,ushtaret dhe policet serb i kishin mbledhur ne grupe neper shume lokacione,pastaj duke i rrahur e plaqkitur te gjitha gjesendet e vlefshme qe kishin me vete i kishin derguar ne fshatin Çirez-komuna e Skenderajt.

    Rreth 250 shqiptare te zene peng,shumica fshatare,nder ta 25 persona me te rinj se 18 vjec(te mitur),nga oret e hershme te mengjesit te po kesaj dite,ushtaret dhe policet serb i kishin grumbulluar tek xhamija e fshatit.Ata ishin rrahur ne menyre brutale dhe ishin tmerruar,iu ishin marre parate dhe gjerat e vlefshme.

    Ismet Prokshi (1.05.1964)nga fshati Verboc,komuna e Drenasit,i cili me heret ishte rrahur deri ne alivanosje nga serbet,serbet e kishin sjellur tek oborri i xhamise duke e terhequr zvarre prapa tankut.Nje kapiten i ushtrise serbe(i paidentifikuar),me te mberritur tek oborri i xhamise ne pranine e te gjitheve aty kishte zbrazur nja rafal prej 30 fishekesh ne shpinen e tij gjersa ai ishte i shtrire dhe i lidhur pas tankut.

    Ismet Dvorani,nga fshati Shtutice,komuna e Drenasit,ishte therur me thike nga nje pjestar i policise speciale serbe po ne ate vend.Polici me majen e thikes se tij kishte vizatuar ne trupin e Ismetit shenjen serbe te 4 S(CCCC),duke i detyruar te zenet tjere peng qe ta shikonin aktin e tij kriminal,dhe duke ju kercenuar te tjereve se e njejta gje po i pret edhe ata.

    Te nesermen,heret ne mengjes,me 1.05.1999,ne xhamine e fshatit hyne pjestaret e te ashtuquajturit "Djemte e Frenkit"(njesi paramilitare),nder ta edhe i nohuri si Carli,si udheheqes dhe komandues,Nikci dhe Gjuka si urdherkryes te urdherave te tij.Nje grup te shqiptareve,aty ka mesdita i ndane duke i ngarkuar ne kamione per ti derguar ne stacionin e policise ne Drenas.Ky grup i njerezve iu dorezua komandantit te policise ne Drenas Dragan Miricit dhe policeve te atij stacioni.

    Menjehere pas ndarjes dhe dergimit te ketij grupi ne stacionin policor ne Drenas,pjestaret e njesise speciale te policise serbe,nder ta Slavko,Gjura dhe NN(me nofken "Komandant"),rreth ores 14: 00 te dates 1 prill 99,i ndane rreth 90 shiptar te zene peng.Ne xhami mbeten rreth 110 shqiptare ne mesin e tyre edhe 25 te mitur.Pengjet(te burgosurit) shqiptare u ngarkuan ne 2 kamione.Njeri kamion kishte ngjyre si te mjeteve ushtarake serbe,dhe tjetri kamion ishte kamion civil me ngjyre te verdhe.Te burgosurit shqiptare permes rrugeve lokale u derguan ne Drenas.

    Ne kamionin e pare ishin te ngarkuar 44 pengje shiptare.Rreth orers 14:30 kamioni u ndalua tek vendi i quajtur "Te Shavarinat".Ne kete vend te burgosurit shqiptar i zbriten nga kamioni dhe u detyruan te afrohen afer nje gremine aty afer.Gremina ishte rezultat i mihjeve qe bente Ferronikeli.Shavarina ndodhej ne fshatin Cikatove e vjeter.Nen urdherat e PJP oficerit te quajtur "Komandir" te burgosurit shqiptar u detyruan te afrohen buze gremines,dhe pernjehere me te shtena te panderprera rafalesh nga policet serb u vrane 43 shqiptare.Te shtenat zgjaten deri sa policet serb u siguruan se kishin vrare te gjithe shqiptaret.Nga te shtenat kishte shpetuar vetem Behar Topilla,i cili kishte rene ne grope i pari pasi kishin filluar te shtenat.Pas nje kohe te shkurter alivanosje Behari ishte kthjellur dhe kishte ikur nga grumbulli i te vrareve shqiptar.

    Ne kamionin e dyte me ngjyre te verdhe,pas nje rruge prej 10 kilometrash kishte arritur tek Shavarinat.Ketu te burgosurit shqiptar kishin pare se si policet nga nje distance prej 10 metrash,shtinin panderprere me arme drejt shqiptareve qe ishin buze gropes,dhe shihnin se si binin trupat e pa jete te shqiptareve ne grope.Derisa vazhdonte ky tmerr policet tjere u thonin se e njejta do ju ndodh edhe juve.Megjithate,ky grup nuk u pushkatua aty,por u dergua ne stacionin e policise,duke ju bashkangjitur shqiptareve tjere qe ishin derguar me heret.

    Grupit te shqiptareve qe mbaheshin ne stacionin e policise ne Drenas me daten 3.05.1999 ju bashkangjiten edhe 14 shqiptare te zene peng nga serbet.Keta ishin nga familja Veliqi,fshati Polluzhe.Me kete date ne stacionin policor ne Drenas gjindeshin gjithsej 76 shqiptar te zene peng dhe te burgosur.Po te njejten dite komandanti policor i stacionit Miriq,bashke me policet tjere i dorezuan te 76 shqiptaret pjestareve te policise ushtarake te ushtrise serbe,te rrahur dhe maltertuar brutalisht.Shqiptaret u moren nga majori i quajtur "PUZI",kapiteni Angjelkoviq dhe oficereve tjere te brigades se "Divizionit te mbrojtjes kunderajrore 105 mm,dhe njesive tjera te armates serbe qe ne ate kohe ishin te stacionuara ne fshatin Poterk,Vukoc dhe Krajkove.Pjestaret e ushtrise serbe i detyruan te 76 shqiptaret e zene peng qe per cdo dite te hapin istikame dhe pune tjera qe u nevojiteshin ushtrise serbe.

    Me daten 13.05.1999 ,pjestaret e ushtrise serbe,nga 76 shqiptaret e zene i zgjodhen 13 shqiptare dhe i derguan me kamion tek vendi i quajtur "Shavarinat" ne fshatin Cikatove e Vjeter.Shqiptaret ishin derguar atje qe ti mblidhnin trupat e pajete te shqiptareve tjere qe ishin pushkatuar me heret nga ushtria serbe dhe paramilitaret.Pasi kishin kryer punen edhe keta 13 shqiptaret tjere ishin vrare nga
    serbet ne vendin e njejte.

    Ne pasditen e vonshme te dates 1.05.1999,policet e njesise speciale serbe bashke me ushtaret serb nga grupi prej 110 shqiptareve qe mbaheshin peng ne xhamine e Cirezit,70 nga ata i ngarkuan ne dy kamion per ti derguar tek vendi i pushkatimit qe tashme dihet si "Te Shavarinat".Nder keta ishte edhe Xhafer Veliu te cilin e ndan nga djali 13 vjecar Shyqrija.Ne xhami kishin mbetur edhe 25 meshkuj te mitur,nen 18 vjec.Xhaferi duke hypur ne kamion i fundit kishte degjuar nje polic duke i thene nje ushtari serb me nofken "bosanac" me fjalet:" Beni cfare te doni me keta femije sepse ne me nuk kthehemi me kamion".
    Kamionet para xhamise kishin mberritur ne te njejten kohe.Ne kamionin me ngjyre ushtarake ishin futur 40 persona,gjersa ne kamionin e verdhe civil ishin futur 30 persona,nder ta edhe Xhafer Veliu.
    Tek Shavarinat,ne vendin ku po te njejten dite,disa ore me heret ishin vrare 43 dhe nje ishte plagosur rende,policet dhe ushtaret ndalen kamionet duke i zbritur te 70 shqiptaret per ti pushkatuar.Te gjithe i vrane pothuajse ne menyren e njejte sikurse grupin me heret,perveqese tashme i pushkatonin nga 10 veta.Kur u erdhi radha 10 vetave te fundit duke u afruar tek gremina(gropa) 2 nga keta 10 ia arriten qe te ikin duke hedhur ne grope.Keta ishin Bajram Shabani nga fshati Dashec dhe Xhafer Veliu nga fshati Polac.

    Te gjithe 25 femijet qe kishin mbetur ne xhami,me vone asgje nuk dihej per fatin e tyre.Fati i tyre u mor vesh vetem pas perfundimit te luftes.Ne korrik te 99-es pergjate zhvarrosjes se te vrareve te gropat te Shavarinat u gjeten edhe trupat e 17 femijeve.Deri me sot jane gjetur trupat e 24 femijeve.

    Nga te gjithe shqiptaret e vrare ate dite vetem 3 kishin arritur te shpetonin,Behar Topilla,Xhafer Veliu nga fshati Polac dhe Bajram Shabani nga fshati Dashec.
    Ende mbesin te zhdukur 6 persona.

    Me 30 prill 1999 ne kete xhami mbaheshin mbi 170 shqiptare te zene peng.Diten e neserme tragjike,me 1.05.1999 ne dy grupe ishin derkuar afer 130 shqiptare tek vendi i minieres "Te Shavarinat"dhe ishin pushkatuar.


    P.S.Nje pjese e te dhenave jane marre nga Fondi per te drejten humanitare.
    Pergaditur nga Fattlumi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fattlumi : 14-03-2012 më 14:23

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Pergezime Fatlum! Disa nga keto ngjarjet i kam te degjuara po keshtu te dokumentuara jane dy here me trishtuese!
    Do te ishte mire te kishte nje ekran te madh ne qender te Prishtines e keto ngjarjet bashke me foto e xhirime te ekspozoheshin cdo dite para shqiptareve e sidomos para njerzve qe kane pergjegjesi per ardhmerine e Kosoves. Sepse kemi fillu te harrojme.

    "Historia qe harrohet perseritet!"
    AUTOCHTHONOUS

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Pershendetje Anite.
    Si duket ne shqiptaret vuajme nga sindromi i harreses.Vetem kur u emerua Ljubisa Dikovic tash sevoni si i pari i armates serbe,na vienndermend keto krime.E keqja edhe me e madhe eshte se shqiptaret nuk ishin ata qe i zbuluan duart e gjakosura te Dikovicit,por dokumentet me larte te nenshkruara nga ky jane te zbuluara nga Natasha Kandiq.Ne dokumente shihen qartenenshkrimet e Ljubisa Dikoviqit qe ishte pergjegjes i brigades qe ishte e pozicionuar ne fshatrat ku edhe ka ndodhur kjo masaker.
    Kjo teme me se shumti le ti dedikohet BE-se per hyrjen e krimineleve si ky ne radhet e bashkimit evropian.Evropa ju thote,mire se vini kriminel te djeshem ne gjirin e familjeve te medha evropiane.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Te 99 shqiptaret e identifikuar deri me tash,ne mesin e tyre edhe 24 femijet e moshes nen 18 vjecare.

    1) Bekim (Murat) Bajraktari (01.09.1970), 2) Arben (Murat) Bajraktari (23.01.1975), 3) Shpend (Ali) Bajraktari (01.05.1971), 4) Xhevdet (Agush) Qorri (10.11.1975), 5) Shpend (Agush) Qorri (24.09.1978), te pestit nga Drenasi,

    6) Shyqri (Xhafer) Veliu (05.03.1986), 7) Hamit (Isuf) Xhani (17.05.1939), 8.) Arton (Hamit) Xhani (1980), 9) Tefik (Hamit) Xhani (1966), 10) Qazim (Isuf) Xani (1945), 11) Veton (Qazim) Xani (1980), te gjashtit nga fshati Polac;

    12) Nebih (Ali) Salihu (06.06.1982), 13) Ferat (Tahir) Osmani (1928), 14) Driton (Rrustem) Halili (13.04.1977), 15) Ahmet (Sinan) Musliu (05.02.1981), 16) Mustafë (Zeqir) Kahrimani (28.04.1984), 17) Tahir (Liman) Tahiri (03.01.1936), te gjashtit nga fshati Baks,

    18) Sokol (Adem) Krasniqi (13.10.1955), 19) Kushtrim (Sokol) Krasniqi (28.04.1984), 20) Halit (Brahim) Maloku (15.04.1946), 21) Nazmi (Tafil) Maloku (19.09.1953), 22) Sabit (Brahim) Maloku (05.06.1950), 23) Deli (Hajdin) Nika (1937), 24) Ahmet Llugani (1964), 25) Hajzer (Isuf) Karaqica (27.07.1965), te tete te vraretnga fshati Glanaselle,

    26) Hysni (Alush) Morina (02.11.1976), 27) Izet (Rifat) Elshani (17.01.1974), nga fshati Gllobar,
    28) Shpend (Bajram) Cakiqi (05.10.1980), 29) Mehmet (Murat) Dvorani (25.03.1955), 30) Hysni (Idriz) Dvorani (10.08.1971), 31) Haki (Idriz) Dvorani (11.04.1980), 32) Veli (Idriz) Dvorani (05.01.1976), 33) Avni (Idriz) Dvorani (03.10.1974), 34) Hazir (Lah) Dvorani (01.07.1983), 35) Nuhi (Lah) Dvorani (15.07.1975), nga fshati Trestenik,

    36) Faton (Bajram) Shabani (06.06.1980), 37) Bexhet (Deli) Shabani (17.06.1972), 38) Naser (Deli) Shabani (01.10.1960), 39) Xhafer (Ali) Sinani (24.04.1951), nga fshati Dashec,
    40) Ramadan (Mehmet) Rexhepi (01.01.1935), 41) Shaban (Mehmet) Rexhepi (1939), 42) Bajram (Hysen) Aliu (19.03.1953), 43) Ilmi (Rrustem) Aliu (28.05.1947), 44) Burim (Ali) Aliu (1982), 45) Ruzdi (Ilmi) Aliu (1978), 46) Ali (Rrustem) Aliu (12.01.1950), 47) Avni (Alush) Smajli (25.08.1975), 48) Lulzim (Avdyl) Ferati (05.01.1978), nga fshati Qirez,

    49) Ismet (Haxhi) Prokshi (01.05.1964), 50) Gani (Smajl) Krelani (10.12.1965), 51) Ibush (Selman) Gashi (23.01.1982), 52) Rafet (Bajram) Rrukiqi (13.12.1983), 53) Betim (Beqir) Prokshi (05.09.1985), 54) Shpejtim (Rizah) Prokshi (15.10.1984), 55) Nexhmedin (Rrahim) Prokshi (20.11.1974), 56) Bekim (Tahir) Prokshi (17.05.1976), 57) Rizah (Ramiz) Prokshi (27.02.1955), 58) Xhafer (Avdyl) Gashi (21.07.1954), 59) Adem (Avdyl) Gashi (02.12.1946), nga fshati Verboc,
    60) Izet (Xhelil) Kastrati (22.06.1958), 61) Selman (Feriz) Istogu (17.02.1934), 62) Musa (Selman) Istogu (23.08.1955), 63) Zymer (Hashim) Veliqi (07.07.1955), 64) Agron (Qerim) Veliqi (18.10.1976), nga fshati Poluzhë,

    65) Bahtir (Ramadan) Dervishi (15.01.1938), 66) Ekrem (Ramadan) Morina (15.10.1983), 67) Bajram (Latif) Morina (27.06.1958), nga fshati Çikatovë e Vjeter,

    68) Gani (Xheladin) Hajra (25.12.1946), 69) Qamil (Halil) Baliu (31.05.1969), 70) Hamit (Ilaz) Ademi (02.07.1980), 71) Ejup (Zymer) Ademi (10.07.1943), 72) Jetullah (Ilaz) Ademi (10.06.1984), 73) Xhevat (Selim) Ademi (09.11.1979), 74) Muharrem (Ali) Bilalli (15.03.1938), 75) Hetem (Ali) Bilalli (14.07.1948), 76) Bilall (Ali) Bilalli (07.10.1948), 77) Izet (Muharrem) Bilalli (28.12.1970), 78) Milaim (Hetem) Bilalli (01.12.1979), 79) Ramadan (Feriz) Ramadani (19.05.1943), 80) Feriz (Ramadan) Ramadani (11.04.1983), 81) Safet (Dalip) Sokoli (21.10.1983), 82) Bahri (Ragip) Sokoli (25.08.1981), 83) Fejzë (Zeqir) Zeqiri (10.09.1983), 84) Sherif (Fejze) Zeqiri (20.01.1962), 85) Ilir (Rizah) Beqiri (22.09.1982), nga fshati Shtutice,

    86) Ilaz (Hisen) Avdyli (18.05.1943), 87) Islam (Hasan) Hasani (24.12.1952), 88) Shahin (Islam) Hasani (15.02.1976), 89) Tahir (Adem) Azemi (20.02.1940), 90) Rrahman (Shaban) Nura (02.05.1958), 91) Xhemë (Ferat) Sejdiu (17.05.1965), 92) Ilir (Shaqir) Sejdiu (12.07.1981), nga fshati Likoshan,

    93) Faton (Miftar) Kiqina (29.09.1979), nga fshati Bajice,

    94) Sami (Sefedin) Shishani (16.04.1982), 95) Arton (Brahim) Shishani (16.06.1980), nga fshati Poklek i Ri,

    96) Afrim (Xhafer) Haziri (22.09.1978), nga fshati Krajmiroc,
    97) Hashim (Shaqir) Uka (02.09.1937), nga fshati Gradicë,

    98) Jahir (Bajram) Sheqiri (26.06.1947), nga fshati Plluzhinë,

    98) Muharrem (Sylejman) Rexhepi (04.10.1934),
    99) Ymer (Hasan) Ahmeti (17.05.1948), nga fshati Prelloc.

    Te gjashte shqiptaret qe ende mbesin te zhdukur qe nga data 1.05 1999 qe per here te fundit u pane Te Shavarinat:
    1) Nuredin (Avdullah) Dvorani (28.09.1982), 2) Ymer (Fazli) Dvorani (02.06.1957), nga fshati Trestenik, 3) Florin (Selman) Istogu (04.06.1963), nga fshati Poluzhë, 4) Beqir (Ahmet) Sejdiu (01.02.1945), nga fshati Likoshan, 5) Selman (Jonuz) Sejdiu (01.02.1937), nga fshati Prelloc, 6) Rrahman (Haxhi) Topilla (25.10.1966), nga fshati Gllanasellë.

    vazhdon............

  8. #8
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Fatlum..
    A e din a ka reagu kush ne Kosove(perpos KMDLNJ) per kete rast, emerimin e Dikoviqit?
    A ka reagu Vetevendosja ne ndonje menyre(prej tjereve as qe pres)? Nese VV-ja deshiron te jete serioze nuk mund te leshoje nje rast si ky, me nje gur ja zen kryet qeveris dhe evropes qe bashkpunojne me nje shtet qe e udheheqin kriminel te dokumentuar. Gjithashtu duhet te kete nje seksion te veqante qe mirret me hulumtimin, zbardhjen dhe publikimin e ketyre rasteve.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ngjarja ne fshatin Verboc

    Ne oret e hershme te mengjesit te dates 30.04.1999 forcat ushtarake dhe policore serbe rrethuan fshatin dhe filluan me granatimin e shtepive.Mbi 6000 banore shqiptare te fshatit ne panik dhe frike leshuan shtepite duke u strehuar ne malet perreth.Pastaj forcat serbe hyn ne fshat duke djegur tere fshatin dhe shtepite.Forcat serbe vazhduan ne kerkim te shqiptareve dhe tere diten kerkuan neper malet perreth.Ata qe u gjeten nga serbet menjehere edhe u pushkatuan.Qe te mund ti zbulonin dhe ti gjenin,serbet dogjen edhe malin ne menyre qe te dilnin shqiptaret ku ishin strehuar.Grate dhe femijet i ndane nga meshkujt duke i derguar ne Drenas ne grupe te medha,pastaj neper kolona u perndjeken per ne Maqedoni.Gjate ketij aksioni serbet vrane 92 shqiptare te fshatit Verboc me rrethine.



    Ngjarja ne fshatin Baks-komuna e Skenderaj


    Ne oret e hershme te mengjesit te dates 30.04.1999,pjestaret e forcave ushtarake dhe policore serbe rrethuan fshatin Dashec te komunes se Skenderajt.Grate,femijet,pleqte dhe te semuret duke i ikur qyqarllekut te ushtrise serbe gjeten strehim ne afersi te maleve afer fshatit Verboc,e mepastaj edhe perreth fshatit Shtutice.Ne nje kanal aty afer ishin strehuar edhe 38 civil shqiptar,shumica nga fshati Dashec.Pas nje momenti ne afersi prej 40 metra ku ishin keta erdhi nje tank dhe nje kamion serb.Nga kamioni zbriten nje grup ushtaresh duke bertitur "Ti vrasim terroristet",dhe me rafale te panderprera shtine ne grupin e shqiptareve.Te mbijetuarit nga ky sulm,mepastaj u rrahen,u plaqkiten,dhe nen friken e armeve u debuan ne drejtim te fshatit Baks.Ne fshatin Baks,grupi i ushtareve qe u printe Milija(mbiemri i panjohur),me urdherin e tij menjehere i pushkatuan 8 shqiptare.Me daten 03.05.1999 keta u varrosen nga bashkefshataret e tyre ne vendin e ekzekutimit.

    Nderkaq ne fshatin Cirez po njesitet e njejta pasi kishin ndaluar nje grup femrash te cilat ishin dhunuar sistematikisht me dite te tera nga ushtaret e Dikovicit dhe paramilitareve tjere,ishin vrare dhe pastaj ishin hedhur ne puse.

    Fotot vetem per persona 18+

    http://i932.photobucket.com/albums/a...%20truth/1.jpg
    http://i932.photobucket.com/albums/a...%20truth/2.jpg
    http://i932.photobucket.com/albums/a...untitled-1.jpg

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Fatlum..
    A e din a ka reagu kush ne Kosove(perpos KMDLNJ) per kete rast, emerimin e Dikoviqit?
    A ka reagu Vetevendosja ne ndonje menyre(prej tjereve as qe pres)? Nese VV-ja deshiron te jete serioze nuk mund te leshoje nje rast si ky, me nje gur ja zen kryet qeveris dhe evropes qe bashkpunojne me nje shtet qe e udheheqin kriminel te dokumentuar. Gjithashtu duhet te kete nje seksion te veqante qe mirret me hulumtimin, zbardhjen dhe publikimin e ketyre rasteve.
    Ne Kosove ngjarja per emerimin e Dikoviqit ne krye te ushtrise serbe gati sa kaloi pa u bere zhurme e madhe.Vetem nje dite mediat shqiptare te Kosoves pasqyruan dhe kundershtuan zgjedhjen e tij si te parin e ushtrise serbe.Me e zeshmja kunder ketij gradimi ishte Natasha Kandiq per ti bindur te gjithe se Dikoviqi i ka duart e perlyera me gjak shqiptaresh.
    Edhe te tri dokumentet me larte ku shihet zona e pergjegjesise se Dikoviqit pergjate luftes ne Kosove poashtu edhe masakrat e kryera po ne ate kohe si dhe nenshkrimet e tij ne dokumentet konfidenciale te UJ-se tregojne se Serbia ende mbron dhe do vazhdoj ti mbroje ata qe vrane shqiptare.Si ky Dikoviqi jane me qindra ne Serbi,sigurisht me grada me te ulta.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ushtrinë dhe policinë serbe e kontrollojnë të “dëshmuarit” në Kosovë




    Beograd, 31 gusht - Jashtë rregullave demokratike që kontrolli i forcës t’i lihet opozitës, Partia Përparimtare e presidentit serb Tomisllav Nikoliq, si më e madhja në Këshillin për mbrojtjen dhe sigurinë e Serbisë, ka përfshirë edhe gjeneralin e kompromituar Momir Stojanoviq, dikur kryeshef i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë.

    Stojanoviq, operativist në Kosovë gjatë viteve ‘90, në debatet parlamentare menjëherë është prezantuar si kundërshtar i ndryshimeve të 5 tetorit në Serbi dhe aksionit “Sabla” (Shpata) gjatë arrestimeve për përzierje në atentatin kundër kryeministrit Zoran Gjingjiq, transmeton QIK-u shkrimin e gazetës “Blic”.

    Sipas gazetës, këshilli, puna e të cilit është që parlamenti merret me ushtrinë dhe policinë, të zbatojë kontrollin demokratik të institucioneve të cilat nuk janë reformuar sa duhet për shkak të kundërshtimit të shërbimeve të sigurisë dhe shtresimeve të errëta nga e kaluara, plotësisht është në duart e partive qeverisëse.

    Në mesin e katër anëtarëve të Këshillit nga Partia Përparimtare është edhe Milovan Drecun, gazetar i dikurshëm i RTS, cili në fund të viteve ‘80 dhe 90 është dalluar me “raporte patriotike” për separatizmin në Kosovë, pohon gazeta.

    Gjenerali i pensionuar Stojanoviq në krye të Agjencisë ushtarake të sigurisë ka trashëguar mentorin e tij Aca Tomiq, i cili ndenji një muaj e gjysmë në burg gjatë aksionit “Sabla”, ndërsa mbeti në krye të shërbimit githnjë derisa në një intervistë nuk zbuloi sesi sipunët serbë ishin infiltruar në të gjitha organizatat e Kosovës të cilat kishin për qëllim “krijimin e Shqipërisë së madhe:”.

    “Aspiratat separatiste të shqiptarëve dhe muslimanëve në Sanxhak deri më sot kanë mbetur një nga preokupimet kryesore publike të gjeneralit Stojanoviq.

    Gjatë debatit në parlament më 26 korrik me rastin e debatit për ekspozenë e mandatarit, Stojanoviq dënoi aksionin “Sabla” dhe “ndryshimet e 5 tetorit”,duke thënë se “për të gjitha të këqijat në këtë vend fajtore janë ndryshimet e 5 tetorit dhe ata që kanë ardhur mbi dallgët e ndryshimeve të 5 tetorit”.

    Koha.net

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •