Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Ardian Hoxha: Ju Sali Berisha keni punuar vërtetë për Serbinë

    Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha, i zhdukur 16 vite më parë, i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar se kishte bashkëpunuar me Serbinë. Në letër thuhet gjithashtu se pikërisht pse babai i tij dinte për takimet sekrete të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviqin dhe Kiro Gligorovin, ish-presidentin e Maqedonisë, është vrarë nga njerëzit e Berishës, në atë kohë president i Shqipërisë.

    “Me shumë dhembje ju drejtohem sot juve si reagim ndaj deklaratave tuaja për ‘ata që punojnë për Serbinë’, për shkak se nuk dua të bëhem pjesë e politikës tuaj ditore dhe lojërave tuaja për pushtet, megjithatë do të shprehem sepse ju nuk po e thuani të vërtetën. Për më shumë, ishin informacionet se ‘kush punonte me Serbinë dhe për Serbinë’ që ju shtynë të zhdukni babain tim, Remzi Hoxhën”, thuhet në fillim të letrës së Ardianit, drejtuar kryeministrit shqiptar, Berisha, në të cilën theksohet se familja Hoxha për 16 vitesh është përmbajtur dhe nuk i kishte dhënë kahje politike çështjes së zhdukjes së Remzi Hoxhës.

    “Me këtë letër/vepër nuk jam duke e mbrojtur z. Rama për të cilin jeni deklaruar se punon për Serbinë dhe nuk dua që kjo të kuptohet si e tillë, por thjesht dua që t’ua rikujtoj juve se kush me të vërtetë ka punuar me Serbinë dhe për Serbinë. Për më shumë, familja jonë nuk është e pozicionuar me asnjë parti politike, qoftë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, dhe është ‘mbi-politike’, pra me popullin. Pra, ne nuk jemi as me të majtën, as me qendrën, e as me të djathtën”, thuhet në letër në të cilën i kërkohet Berishës se e ka për obligim t’ia sqarojë popullit Shqiptarë fatin e Remzi Hoxhës.

    “Babain tim, Remzi Hoxhën, njerëzit tuaj me ju në krye si President i Shtetit, e keni zhdukur mu për shkak të frikës së zbardhjes së veprave tuaja me Serbinë dhe për Serbinë. Ju, Sali Berisha, duhet t’i tregoni popullit Shqiptarë për takimin tuaj me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin, më 31 Maj, 1993, në Shën Naum të Maqedonisë, dëshmitar i të cilit ishte edhe babai im. Ju po ashtu duhet t’ia tregoni popullit Shqiptar takimin e Bashkim Gazidedes me Arkanin (njeriu që ishte udhëheqës i masakrave ndaj Shqiptarëve), në Shkodër”, thuhet në letër, e cila vazhdon me akuza ndaj Berishës për mbështetje të tij ndaj Serbisë, në kohën sa kjo e fundit ndodhej nën sanksione të bashkësisë ndërkombëtare.

    “Ju, Sali Berisha, ishit ata që ndihmuat Serbinë me naftë për ta ndezur edhe më tepër luftën në Ballkan, dhe për t’i mbushur me naftë tanket e paramilitarëve dhe ushtarëve Serb që masakruan mbi 10 000 Shqiptarë, që dhunuan nënat, motrat dhe vajzat Shqiptare, e që dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi 1 milionë Shqiptarë, kur e gjithë bota i kishte vënë embargo Serbisë. Ju, Sali Berisha, ishit ata që ndihmuat këta Serbë, që sot janë duke u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të cilët akoma kërkojnë ta marrin një pjesë të Kosovës. Ju, Sali Berisha, ishit ata që burgosët Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Hashim Thaqin, e shumë patriotë të tjerë Shqiptarë të cilët u vranë nga po këta Serbë, dhe ndoshta nga nafta juaj. Andaj, ju lutem mos u merrni me këtë temë sepse na e shtoni dhembjen edhe më shumë. Në fund ju pyes juve: ‘Kush qenka ai që punon me Serbinë dhe për Serbinë?”, përfundon letra e hapur e Ardian Hoxhës drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha./kosovapres
    Albania Uber Alles

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin

    !!!!!!!!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 08-03-2012 më 10:36
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Dhe cfare? Ju kujtoni se ju bejne pershtypje adhuruesve te Sales, bemat e Saliut. Nahhhhh! Mos u lodhni kot, lol.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin

    Te heqesh salen e te vesh rucin e rucet e tjer, qe sot te shkelin me makin e neser i shef prap duke lujt bilardo e cazino,i thone te biesh nga shiu ne bresher !

    kot mundoheni te beni teatro,i njohim te gjithe fije e per pe

    pjelle e felliqur

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    Te heqesh salen e te vesh rucin e rucet e tjer, qe sot te shkelin me makin e neser i shef prap duke lujt bilardo e cazino,i thone te biesh nga shiu ne bresher !

    kot mundoheni te beni teatro,i njohim te gjithe fije e per pe

    pjelle e felliqur
    nje te vertete thua ti shoko poko, se rralle ndonjehere thua te vertete per ...salijevin!

    por ketu ke thene te verteten e madhe se si njeri (pra salijevi), ashtu dhe edveri (varianti i sotem i fatosit), jane i njejti mall, i njejti biçim, e njejta ADN sklerotike sigurim-nomenklaturiste.

    pjella e felliqur e njeh pjellen e felliqur, njekohesisht nuk e ben me te mire pjellen!

  6. #6
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Dhe cfare? Ju kujtoni se ju bejne pershtypje adhuruesve te Sales, bemat e Saliut. Nahhhhh! Mos u lodhni kot, lol.
    e vertet kjo qe thua.! Mirepo kisha shtuar se elektorati i secilit politikan eshte imun ndaj cfardo lloj akuze ndaj liderve te partive politike.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    nje te vertete thua ti shoko poko, se rralle ndonjehere thua te vertete per ...salijevin!

    por ketu ke thene te verteten e madhe se si njeri (pra salijevi), ashtu dhe edveri (varianti i sotem i fatosit), jane i njejti mall, i njejti biçim, e njejta ADN sklerotike sigurim-nomenklaturiste.

    pjella e felliqur e njeh pjellen e felliqur, njekohesisht nuk e ben me te mire pjellen!
    sala nuk mund te jet engjull jo,po ku ti gjejm thuaj me te mire e me te hajrit...me vjen keq qe shahemi e fyemi nganjehra nga mllefi qe na mblidhet nga keta politikane shkerdhata pa moral e pa principe.

    por si gjitheher,kur ske nga ia mban,zgjedh njeriu te keqen me te vogel qe e mendon.

    nje urate malesorshe thote "Zot kthe faqe nga ne" shqipetarte !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    sala nuk mund te jet engjull jo,po ku ti gjejm thuaj me te mire e me te hajrit...me vjen keq qe shahemi e fyemi nganjehra nga mllefi qe na mblidhet nga keta politikane shkerdhata pa moral e pa principe.

    por si gjitheher,kur ske nga ia mban,zgjedh njeriu te keqen me te vogel qe e mendon.

    nje urate malesorshe thote "Zot kthe faqe nga ne" shqipetarte !
    Hahaha ku te gjejme me te mire se Sala thote Poko-ja

    Partia demokratike o Poko ka nxjerre me dhjetera politikan te zot qe me sy mbyll mund te benin me mire se cka bo saliu sot per shqiperine . Por kur ke t'besh me nje diktator atehere sa vjen e me e veshtire behet qe PD te prodhoje realisht nje politikan te denje per shqiperine ,sepse saliu ne 20 vjet vetem ka eleminuar njerez nga PD dhe ka mbajtur ato qe mbyllin gojen ose me sakte "kamikazet" injorant te tipit Mesila Doda ,jozefina topalli , Edi paloka ..etj etj.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  9. #9
    nuk eshte e then qe duhen te jen patjeter anetar te PD-se Endri,mos qesh kot per ironi...shife partite e tjera se me cfare integritet personash perfaqesohen,he me thuaj ke te zgjedhim e ke te vejm ?!

    mos u cudit se pse kaqe leht tallin mender bithen dy partite e "medhaja"...sepse e shofin qe vec zagar e servila sillen rreth sales e gramozit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    http://dielli.blog.al/2010/01/ismet-...a-milloshevic/

    SHIK-u ne katror, i shqiperis dhe kosoves, i shpartiten kokat e shqiptaris ,duke i asgjesu ata qe ia deshen te miren shqiptaris, per tu vendosur vet ne ball te popullit.
    Pasi qe sipas thenjes,"duhet te largohet luani , qe majmuni te ket mundesi te behet mbret".

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky djali remziut po lazdrohet..

    po i pelqen qe po ja kerkojn bashkpunimin ca polpotiste enveroiste lepekero-qoseiste.. .. te cilet kan 20 vjet qe punojne ta vrasin berishen dhe demokracine..

    ne vend qe ky djal tu kerkoj llogari atyre qe ja futen te jatin ne ato pun te flliqta.. te cilat u kurorezuan me revolucionin barbar te 97-tes.. futet lahperi ne udh te flliqta dhe vete si dikur i jati duke na perseritur po ato genjeshtra qe fabrikon seli rozja e seli lpk-qosja..

    po kto qe thot ky lahper i thot ne feis bok dhe laHPERI I NJOHUR ERION BRACE..

    mirpo berisha do mbetet shqiptari i madh.. qe ushtria e lahperve me ne krye edvinin.. nuk do munden ta rrezojne..

    shko kerkoja baban atyre qe ta perdoren si ziver o lahper..

  12. #12
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Heu, paska riardhe Brari !!!

    Brari ke qene me pushime apo me ndonje mision te fshehte politik ne ndonje forum rival ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    brari ka lind neper misione te fshehta

    mir do ishte ti kallxonte te birit ku ja ka varros baben se i mir e i keq cdo kush e ka hak ni varr.

    po ky mir qe skallxon po edhe i ofendon te vdekmit neper forume.

    kurr ske me pa drit me sy.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  14. #14
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin

    Derjanso kush t'ia kallxoje, Brari ???!!!???

    Po ku di gjo Brari ku eshte ai i shkreti mer Derjo ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ky djali remziut po lazdrohet..

    po i pelqen qe po ja kerkojn bashkpunimin ca polpotiste enveroiste lepekero-qoseiste.. .. te cilet kan 20 vjet qe punojne ta vrasin berishen dhe demokracine..

    ne vend qe ky djal tu kerkoj llogari atyre qe ja futen te jatin ne ato pun te flliqta.. te cilat u kurorezuan me revolucionin barbar te 97-tes.. futet lahperi ne udh te flliqta dhe vete si dikur i jati duke na perseritur po ato genjeshtra qe fabrikon seli rozja e seli lpk-qosja..

    po kto qe thot ky lahper i thot ne feis bok dhe laHPERI I NJOHUR ERION BRACE..

    mirpo berisha do mbetet shqiptari i madh.. qe ushtria e lahperve me ne krye edvinin.. nuk do munden ta rrezojne..

    shko kerkoja baban atyre qe ta perdoren si ziver o lahper..
    brari hiqet sikur din o baron

    un skam pa njari te flasi per te vdekmit kshtu si ky

    vrasja e remziut asht ni pik e zez per administraten e athershme ekzekutim alla sigurims pa varr pa nam pa nishan.

    ashtu sic jan takimet berish-milloshevic dhe Gazidede- Arkan.

    per cfar mund te bisedohet em arkanin?
    Ndryshuar për herë të fundit nga derjansi : 08-03-2012 më 14:59
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  16. #16
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    brari hiqet sikur din o baron

    un skam pa njari te flasi per te vdekmit kshtu si ky

    vrasja e remziut asht ni pik e zez per administraten e athershme ekzekutim alla sigurims pa varr pa nam pa nishan.

    ashtu sic jan takimet berish-milloshevic dhe Gazidede- Arkan.

    per cfar mund te bisedohet em arkanin?

    Derjanso, qe te kete deshmitare per nje takim Millosheviç - Berisha apo Gazidede - Arkan, mua personalisht me duket e pamundur.

    Pse ???

    Takohen dy "gango" per pazare pislliqesh dhe i bejne syte e veshet 444444444 para se te takohen.

    Tani imagjino Millosheviçin me Berishen apo Gazideden me Arkanin te takohen dhe ate te ndjerin deshmitar, qe po i shikon dhe filmon nga ndonje cep apo tarrace pallati, apo prapa vetrates se lokalit.

    Ai i ndjeri eshte viktime e nje loje spiunash ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Baron ni arsye e kishin qe e vran po ashtu de deshmitari tjeter Ismet Kryeziu qe u zhduk pa nam pa nishan

    dihet qe ilir kumbaro e ardian sefgjini agjente te shikut ishin personat e funit qe e paten ne dorzim.

    po nejse kto jan pun te thella

    rensi ka qe sdo kush e ka hak ni cop varr

    dhe per takimet e mshefta qe thu ti asht ni fjal e urt qe thot "fusha ka sy e pylli ka veshe"
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  18. #18
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    Te heqesh salen e te vesh rucin e rucet e tjer, qe sot te shkelin me makin e neser i shef prap duke lujt bilardo e cazino,i thone te biesh nga shiu ne bresher !

    kot mundoheni te beni teatro,i njohim te gjithe fije e per pe

    pjelle e felliqur
    good god duhet te pranojm qe shpetimtari i Shqiperise eshte Sali Berisha???? wake up njerez ky eshte armik i popullit shqiptar edhe ka lider me te afte se Saliu edhe te gjithe ata qe jane ne politiken shqiptare sot pra nuk duhet te mendojme qe te vetmit qe mund te udheheqin vendin jane vetem keta plera qe currently po shkatrrojne vendin.
    I LOVE GOD

    j&g

  19. #19
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Baron ni arsye e kishin qe e vran po ashtu de deshmitari tjeter Ismet Kryeziu qe u zhduk pa nam pa nishan

    dihet qe ilir kumbaro e ardian sefgjini agjente te shikut ishin personat e funit qe e paten ne dorzim.

    po nejse kto jan pun te thella

    rensi ka qe sdo kush e ka hak ni cop varr

    dhe per takimet e mshefta qe thu ti asht ni fjal e urt qe thot "fusha ka sy e pylli ka veshe"

    Arsyeja eshte sekret shteteror dhe qenka sekret i forte.
    Fatos Klosi do t'i kishte kalb ne burg shiksat e Sales, po te kishte mundesi. Por edhe atij dikush ja ka ndaluar te flase rreth kesaj teme.

    Edhe une jam shume dakort qe çdo kujt i takon nje vend ku te prehet e t'a qajne familjaret.

    Fjala urt eshte e vjeter fort o Derjans ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ne keto 22 vjet demokraci s'paska dal nje njeri me i afte, e demokrat, se Sala? Come on! Pse s'thoni s'paska shpresa per Shqiperine, lol!
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •