Close
Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 287
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga sokolmemeti Lexo Postimin
    mendohet se jane maqedonase por ende seshte konfirmuar nga MPB

    Jo more djal, kjo flet shqip !!!! Ja ku e ke videon me posht.
    http://alsat-m.tv/lajme/vendi/122112.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 20-03-2012 më 20:10
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  2. #242
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar më parë nga sokolmemeti Lexo Postimin
    mendohet se jane maqedonase por ende seshte konfirmuar nga MPB
    Po maqedonase jane por me te vertet Maqedonase jane, kto tri vajza jane Maqedonase pasardhese te Aleksandrit ilir

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    i nderuar kush dhe nga e more ket info per mobilizim total me sqaro pak te lutem
    Ai getomental ,veq naj la nji fjal edhe iku , Kah e mori at paroll nuk e di.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Sharri-Liburna

    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Ai getomental ,veq naj la nji fjal edhe iku , Kah e mori at paroll nuk e di.
    ashtu mu dk si fjal e madhe MOBILIZIM TOTAL dua ta di nga kush

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ashtu mu dk si fjal e madhe MOBILIZIM TOTAL dua ta di nga kush
    Po normal ,ketu duhet te merren masa ,un e postova dikun nji mendim te Ramadan Qehajes dhe disa tjereve , i cili thot qe me e brisht situata ne kosov dhe maqedoni nuk ka qen kurr ,e qe duhet te merren masa te me nji hershme ose do te destabilizohet gjith rajoni.a po ja ktu thot:

    http://www.koha.net/index.php?page=1,15,92327
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ramadan qehaja esht njeri qe duhet rrespektuar nga shum politikan se kuptoj pse ky njeri nuk esht emruar udheqes i policis se kosoves por ne krye te policis esht nifar ish udb-ashi shpend magjuni nese sjam gabim ky thuhet qe ka dhe kishte lidhje me pushtetin serb sa esht e vertet kjo ...

  7. #247
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Shqiptaret ne Evrope sot jane populli me i varfer qe kane dy shtete por qe nuk kane mundur t'i zgjidhin problemet me thelbesore te shtetit. Ne Shqiperine tone te dashur qe 100 vjet shtet jane, i perserite gabimet e njejta. Shiko ne Shqiperi jane te percare, shiko ne Kosove edhe aty ka hyre percarja thelle, shiko ne Maqedoni, atje eshte edhe me keq shqiptaret jane armiqte me te medhenje te vetvetes pasi keta jane me te humbur thelle ne fene islame e cila do t'i qoje drejt shkatrrimit total ne rast konflikti nder etnik, pasi USA nuk do te hyje ne lufte per talebane qe planifikojne sulme + jane te percare e te paorganizuar.

    Ta varros shqiptarin me flamur te kriminelave te arabise, ku keni pa ma krim e ma terrorizem se kjo. Feja ju ka lene prapa shume. Perderisa tjeret kryejne universitete ju keni ne mendje keto dy fjale, qafir- kaur. Nuk eshte jeta krejt dy fjale, ka ma shume fjale.

    Me vjen keq per njerezit e pafajshem qe i rrahen, me vjen keq qe disa Kisha jane djegur, me vjen keq per njerezit e sinqerte, paqesore e te vullnetit te mire.

  8. #248
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Shqiptaret ne Evrope sot jane populli me i varfer qe kane dy shtete por qe nuk kane mundur t'i zgjidhin problemet me thelbesore te shtetit. Ne Shqiperine tone te dashur qe 100 vjet shtet jane, i perserite gabimet e njejta. Shiko ne Shqiperi jane te percare, shiko ne Kosove edhe aty ka hyre percarja thelle, shiko ne Maqedoni, atje eshte edhe me keq shqiptaret jane armiqte me te medhenje te vetvetes pasi keta jane me te humbur thelle ne fene islame e cila do t'i qoje drejt shkatrrimit total ne rast konflikti nder etnik, pasi USA nuk do te hyje ne lufte per talebane qe planifikojne sulme + jane te percare e te paorganizuar.

    Ta varros shqiptarin me flamur te kriminelave te arabise, ku keni pa ma krim e ma terrorizem se kjo. Feja ju ka lene prapa shume. Perderisa tjeret kryejne universitete ju keni ne mendje keto dy fjale, qafir- kaur. Nuk eshte jeta krejt dy fjale, ka ma shume fjale.

    Me vjen keq per njerezit e pafajshem qe i rrahen, me vjen keq qe disa Kisha jane djegur, me vjen keq per njerezit e sinqerte, paqesore e te vullnetit te mire.
    Nuk eshte jeta krejt dy fjale, ka ma shume fjale Jo mor i kan edhe dy tjera -akber
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  9. #249
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Nuk eshte jeta krejt dy fjale, ka ma shume fjale: Jo mor i kan edhe dy tjera -akber
    Po disa shqiptare te Maqedonise jane kufizu ne 3 -4 fjale, 'xhamaja', 'qafir', 'kaur', derisa tjeret popuj kane shkollu inxhiniere keta jane kufizu ne Kuran e Hadithe. Ajo fe qe ma len popullin prapa, ta gjuj midis borllogut, thelle ne kontejner. Hehe
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 20-03-2012 më 19:57

  10. #250
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Nuk eshte jeta krejt dy fjale, ka ma shume fjale Jo mor i kan edhe dy tjera -akber
    Ah e kane bere namin me at fjale, mos vet

  11. #251
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Po disa shqiptare te Maqedonise jane kufizu ne 3 -4 fjale, 'xhamaja', 'qafir', 'kaur', derisa tjeret popuj kane shkollu inxhiniere keta jane kufizu ne Kuran e Hadithe.
    Aaa po kjo eshte ajo dhembja me e madhe ,qe po ndodh tek ne ne kosove ,maqedoni ,po edhe ne Kosoven lindore, Edhe i ladrojshin kufomat thua se i ndjeke dikush ,kjo eshte ajo me e reja qe ka ardh prej gabelistanit.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  12. #252
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Shqiptaret ne Evrope sot jane populli me i varfer qe kane dy shtete por qe nuk kane mundur t'i zgjidhin problemet me thelbesore te shtetit. Ne Shqiperine tone te dashur qe 100 vjet shtet jane, i perserite gabimet e njejta. Shiko ne Shqiperi jane te percare, shiko ne Kosove edhe aty ka hyre percarja thelle, shiko ne Maqedoni, atje eshte edhe me keq shqiptaret jane armiqte me te medhenje te vetvetes pasi keta jane me te humbur thelle ne fene islame e cila do t'i qoje drejt shkatrrimit total ne rast konflikti nder etnik, pasi USA nuk do te hyje ne lufte per talebane qe planifikojne sulme + jane te percare e te paorganizuar.

    Ta varros shqiptarin me flamur te kriminelave te arabise, ku keni pa ma krim e ma terrorizem se kjo. Feja ju ka lene prapa shume. Perderisa tjeret kryejne universitete ju keni ne mendje keto dy fjale, qafir- kaur. Nuk eshte jeta krejt dy fjale, ka ma shume fjale.

    Me vjen keq per njerezit e pafajshem qe i rrahen, me vjen keq qe disa Kisha jane djegur, me vjen keq per njerezit e sinqerte, paqesore e te vullnetit te mire.


    Pajtohem me ju mesia 4 !!

    Terllikat (kapucat e Samolise ) qe i kane mbajtur dhe jane duke i mbajtur shqipetaret e maqedonise ne koke, do ti paguajne shume shtrejte ne evrope .Ne vitin 1992 , isha pjesemarres ne regjistrimin e popullsise qe e organizuane shqipetaret ne mergim , dhe per fate te keqe ,gjinia femrore 90% anvise , kurse meshkujte 90% bujke.


    Nuk pajtohem me ju mesia 4 !!!

    Citat : Shqipetaret jane armiqte me te medhnje te vetevetes pasi qe jane te humbur thelle ne fene islame ,dhe ne raste konflikti etnik USA nuk do ti ndihmoje talebanet.

    USA - BE , dhe shqipefolesat jane shkaktaret kryesore qe shqipetaret e maqedonise e kane humbur rrugen ne oborin e tyre . Politika amerikane dhe BE , me qellime te caktuara , kane vendosur nje kapexhik te konflikteve ne maqedoni dhe ne Mitrovice . Kjo nuk do shume analiza , sepse ne ato vende ku ka hy amerika qofte per te ruajtur paqen, apo per te luftuare ne ato vende nuk ka paqe dhe s'ka per te pasur .

    USA , me siguri se prape do te ju ndihmoje shqipetareve qofshin ata taleban apo ndonje religjion tjeter , sepse amerika i ka zgjedhur shqipetaret si popull qe me nje fishkellime i con ne mal per te luftuare, dhe ne ate momente kurre shqipetaret arrine te fitojne frontin ,amerika prape ju fishkellon mbrapshte.

    Shqipetaret ne ballkane do te mbeten gjithemone artiste (qe do te lujne filmat si personazh negativ dhe pozitiv ) te politikes amerikane ,sepse shqipetaret nuk jane largepames ,pore mendojne shume shkurte.

    Amerika USA ,nuk kane politike reale per shqipetaret , sepse problemet ne maqedoni dhe ne ballkane amerika ne raste se i ka aleate shqipetaret munde ti rregulloje vetem me nje telefonate.

    Tre Ambasadoreve amerikane qe veprojne Tirane ,Shkupe dhe Prishtine ,jane agjentet e sherbimeve sekrete ,qe per tre kater vitet e fundit ata kane punuare vetem per shkaterimin e shqipetareve ne menyra shume diplomatike .

    Kjo mshftesi e diplomacise amerikane ,ndoshta do te dale dikure me vone ,pore do te jete vone per shqipetaret.

    Shqipetaret si sherbetore politike ne ballkane nuk munde ti sherbejne dy zoterrinjeve Amerikes dhe BE . Me njeren pale kure do here do te jemi ne konflikte , sepse aleancat ndryshojne .

    Amerika me qellime te vcaktuara ka instaluare Qeverite shqipetare kukulla ,si ne Tirane ,Shkupe, dhe Prishtine.

  13. #253
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Aaa po kjo eshte ajo dhembja me e madhe ,qe po ndodh tek ne ne kosove ,maqedoni ,po edhe ne Kosoven lindore, Edhe i ladrojshin kufomat thua se i ndjeke dikush ,kjo eshte ajo me e reja qe ka ardh prej gabelistanit.

    Ne shume komentet e juaja Sharri pajtohem ,pore kure eshte fjala se shqipetaret e maqedonise dine vetem dy fjala eshte pake si e tepruare.

    Amerika dhe Be jane shkakteraet kryesore qe shqipetaret do te shendrohen ne talibane . Politika jo reale qe eshte duke udhehequr Amerika dhe BE ,me shqipetaret ka krijuare nje hapesire qe shqipetaret ,te mbeshteten ne religjion ose ne xhihad talibanizem. Per ameriken nuk jane te mireseardhur shqipetare largepames ,pore amerikia instalon ne Qeverite shqipetare analfabete bile bile ndonje raste edhe talibane ,sepse per nje te ardhme amerikes do ti duhen per propaganden e saje ne ballkane .

    Shmebull : Merre dhe bene analize Marreveshjen e Ohrit dhe Pakon e Ahtisarit , dhe vete do te vertetoheni se keto fare korniza jane vetem nje pikture e varun ne murret e ballkanit , qe kure te don amerika ne bashkepunim me sllavet kete pikture kornize ta ndryshon simbas qefit te politikes se amerikes dhe BE .


    Ne raste se keto argumente nuk jane te verteta ,une ju beje nje pyetje juve ???

    Qeveritee shqipefolesave qe i ka instaluare amerika ne tokat e shqipetareve ,jane te pa ndryshuara , dhe s'ka forca politike ne popullin tone qe munde ti ndryshoje ata .

    Ne Maqedoni ,jane formuare edhe shume parti te reja shqipetare ,pore BDI, dhe PDSH, nuk ka force qe munde ti shkateroje ,sepse amerika ju ka dhene te drejten ketyre dy organizatave mafijoze te pasurohen te kriminalizohen ,sa qe s'ka kushe qe munde te ju dale per balle . Intelegjenca e mirefillte shqipetare ne Maqedoni, nuk ka guzim te marre udheheqesine e popullit shqipetare sepse grupet Mafijoze qe i permban amerika e likfidojne c'do intelegjente shqipetare.
    Behte pyetja ? Sa vjete dhe sa shekuje ,do ti duhen amerikes shqipetare qe bejne vetem amine ,pa e ditur se c'ka ndodhe ne ballkane ???


    Kjo politike amerikane jo reale (ne bashkepunim me shqipefolesat ) do te detyroje shqipetaret e maqedonise qe te marrin rrugen e xhihadit.

    Kosove : Behxhet Pacolli , ishte Presidente i Kosoves vetem nje apo dy muaje , sepse amerika nuk donshqipetare si Kryetare ne qofte se nuk e ka klonuare si sherbetore ne dem te shqipetareve. Emri i Presidentit nxjerret nga xhepi i Ambasadorit amerikane ne Prishtine ,dhe s'ka kushe e kundershton , sepse amerika te shqipetaret ka formuare nje bindje ,sikur amerikanet nuk jane te gabuare asnjhere .
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 21-03-2012 më 01:41

  14. #254
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Demaçi: Kush nguc shqiptarët e Maqedonisë, nguc gjithë shqiptarët


    Veprimtari i njohur Adem Demaçi ka kërkuar nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti që të unifikojë shqiptarët e Maqedonisë.

    Gjatë fjalimit në manifestimin kushtuar 31 vjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, Demaçi ka ftuar liderin e BDI-së, Ali Ahmeti të luajë rolin e bashkuesit të faktorit politik shqiptar, si një nevojë e domosdoshme.


    “Unë gjatë luftës në Kosovë kam vizituar nëpër fronte luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kam pa shumë djem që kur i pyesja nga je ti, e ata më thonin se janë nga Shkupi, tjetri nga Gostivari, Tetova, Kumanova. Po pse keni ardhur, kur i pyesja sërish, ata më përgjigjeshin: Baca Adem a nuk jemi ne një si komb. Andaj miku im Ali Ahmeti kërkojmë prej teje që në emër të bashkimit të kombit, në emër të bashkimit të forcave, kërkojmë nga ju që jeni si parti më e madhe të luani e rolin e bashkuesit. Ndoshta nuk është punë e lehtë kjo, por ju sigurojë se është më e lehtë se lufta gjakatare. Andaj keni një detyrë të rëndë sepse jeni në pushtet dhe unë e di mirë se kur e shijojmë të shkretin pushtet se si bëhet i shijshëm, dhe vështirë disa me i nda nga ai i shkreti pushtet”, ka theksuar Adem Demaçi.

    Me këtë rast ai nuk ka lënë pa komentuar as ngjarjet e fundit në Maqedoni, duke bë një paralele mes incidenteve të fundit dhe ngjarjeve të vitit 2001.
    “Ta kenë të qartë se kanë punë me gjithë shqiptarët. Në atë mënyrë që ti jepet fund shpërnguljes së shqiptarëve. Këta që rrahin, vrasin dhe djegin dyqane të shqiptarëve, janë po ata që në vitin 2001 vranë dhe dogjën xhami në Manastir, ku i shpërngulën shqiptarët nga atje, dhe ata atje tani s`janë më shumë se 5 për qind. Këto na ndodhën sepse nuk ishim të bashkuar. Andaj të jemi të bashkuar çdoherë dhe jo vetëm atëherë kur të na vrasin. Të bashkohemi dhe kështu i`a bëjmë me dije atyre se kur njëri ngucet, ngucemi të gjithë”, theksoi veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  15. #255
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Bugajski: Konflikti në Maqedoni mund të kulmojë me ndarje

    http://kohaditore.com/index.php?page=1,15,92628


    Publikuar: 22.03.2012 - 21:53

    Shkup, 22 mars - Rreziku më i madh me të cilin ballafaqohet Maqedonia nuk është çështja e pazgjidhur e emrit e as mbetja jashtë NATO-s në samitin e Çikagos, por marrëdhëniet ndëretnike në vend, vlerësoi analisti amerikan Janusz Bugajski, në një tekst autorial me titull “Bomba kohore etnike në Maqedoni”.

    “Mbi të gjitha Shkupi nuk guxon të lejojë tëhuajësimin e komunitetit shqiptar. Një konflikt i tillë mund të kulmojë me ndarje territoriale. Nëse programi për ‘renesansë kombëtare’, që financohet nga shteti, realizohet edhe me çmimin e integrimit në NATO dhe BE, ku Maqedonia bllokohet nga Athina, kjo mund ta delegjitimojë shtetin në mesin e shqiptarëve. Me këtë do të rriten kërkesat për federalizim, e madje edhe për ndarje. Disa përfaqësues të opozitës shqiptare tashmë kanë kërkuar “federalizim joterritorial’ dhe parlament dydhomësh, i cili do t’i përshtatej aspiratave shqiptare”, shkruan Bugajski, duke shtuar se në Maqedoni shqiptarët përbëjnë gati një të tretën e popullatës.

    Ai numëron edhe shkaqet për rënien e lojalitetit të shqiptarëve ndaj Maqedonisë. “Në mesin e këtyre faktorëve bëjnë pjesë rritja e nacionalizmit sllavo-maqedonas, ndikimi i shtuar kishës ortodokse maqedonase, dobësimi i pavarësisë së medieve dhe gjyqësorit, kufizimi i numri të shqiptarëve në pozita të larta në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike, pengesat ndaj decentralizimit të administratës dhe përdorimit të gjuhës shqipe”, vlerëson Bugajski.

    Bugajsky rikujton se tentimi për të treguar maqedonasit si pasardhës të drejtpërdrejtë të maqedonasve antikë jo vetëm që ka shtuar konfliktin me Greqinë, por ka kontribuar edhe për tëhuajësimin e komuniteteve tjera. Bugajski po ashtu potencon se liderët shqiptarë thonë se Leka i Madh nuk ka qenë as sllav e as grek, por me prejardhje ilire.

    Analisti amerikan këto vlerësime i ka bërë menjëherë pas qëndrimit në fundit në Maqedoni, ku realizoi takime të shumta, në mesin e tyre edhe me liderët e këtushëm shqiptarë.

    Në analizën e tij, Bugajsky konstaton se 10 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, shtohen incidentet dhunshme dhe rritet pakënaqësia e shqiptarëve me kushtet politike dhe ekonomike. “Është e gjithëpranishme edhe ndjenja se Marrëveshja e Ohrit ishte një koncesion pa vlerë, e jo përmirësim i padrejtësisë afatgjate ndaj shqiptarëve si qytetarë të rendit të dytë”.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  16. #256
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Maqedoni, 4 shkolla marrin emra shqiptarë, hiqen ata Sllave


    Shkup-Këshilli i Komunës së Çairit gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që t’iu ndërrojë emrin katër shkollave fillore që ka kjo komunë.

    Shkolla fillore “Rajko Zhinzifov” në të ardhmen do të quhet “Ismail Qemali”, shkolla “Cvetan Dimov” do të quhet “Hasan Prishtina”, shkolla fillore “Jane Sandanski” do të quhet “Jashar Beu” dhe shkolla fillore “Nikolla Vapcarov” do të bartë emrin e dëshmorit të UÇK-së “Imri Elezi”.

    Gjatë të gjitha procedurave është respektuar parimi i Badenterit, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë pasi të publikohet në fletoren zyrtare.

    Emrat e heronjve dhe patriotëve shqiptarë kanë ardhur si propozim i qytetarëve dhe këshillave të shkollave, ndërsa pas shtyrjeve të shumta këshilltarët e Komunës Çair kanë marrë vendim që emrat e deritanishëm të figurave maqedonase të zëvendësohen me emra të heronjve shqiptarë.

    Ndryshe, në të gjitha këto shkolla mbi 90 për qind e nxënësve, arsimtarëve dhe drejtuesve janë shqiptarë dhe deri tani ka qenë e pakuptueshme që emrat e figurave maqedonase të qëndronin ende në këto shkolla.

    (d.b/KohaDitore/BalkanWeb)

  17. #257
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Berisha: Nuk ka pas guerilë më të mirë se ata të 2001-shit në Maqedoni
    22.03.2012, ora 22:54


    http://www.albeu.com/maqedoni/berish...aqedoni/69125/


    Këto janë fjalët e kryeministrit Sali Berisha në intervistën e zhvilluar të enjten mbrëma në emisionin Opinion në Tv Klan. Duke folur mbi incidentet e fundit në Maqedoni, ai e ka cilësuar të rëndë dhe komplekse situatën e fundit në Maqedoni, duke shtuar se vlerëson reformat që ka marrë ndër qeveria e Maqedonisë, njofton Portali Albeu.com

    Zoti Berisha incidentet e fundit jo drejtpërdrejt i lidhë edhe me albanofobinë e lartë në Maqedoni. Ai shprehet se është fatkeqësi që të gjithë fqinjët e Shqipërisë kanë frikë nga shqiptarët dhe se sipas tij, arsyeja e kësaj frike qëndron në faktin se ata i kanë marrur tokat Shqipërisë.

    Zoti Berisha nuk ngelet pa vlerësuar edhe rolin u UÇK-së në luftën e 2001-shit në Maqedoni:

    "Nuk ka pasur guerilë më të mirë dhe më preciz se ata të Maqedonisë të cilët luftuan për të marrë të drejtat të cilat u ishin mohuar pa të drejtë", u shpreh në fund Z. Berisha. /albeu.com/

  18. #258
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Berisha: Nuk ka pas guerilë më të mirë se ata të 2001-shit në Maqedoni
    22.03.2012, ora 22:54


    http://www.albeu.com/maqedoni/berish...aqedoni/69125/


    Këto janë fjalët e kryeministrit Sali Berisha në intervistën e zhvilluar të enjten mbrëma në emisionin Opinion në Tv Klan. Duke folur mbi incidentet e fundit në Maqedoni, ai e ka cilësuar të rëndë dhe komplekse situatën e fundit në Maqedoni, duke shtuar se vlerëson reformat që ka marrë ndër qeveria e Maqedonisë, njofton Portali Albeu.com

    Zoti Berisha incidentet e fundit jo drejtpërdrejt i lidhë edhe me albanofobinë e lartë në Maqedoni. Ai shprehet se është fatkeqësi që të gjithë fqinjët e Shqipërisë kanë frikë nga shqiptarët dhe se sipas tij, arsyeja e kësaj frike qëndron në faktin se ata i kanë marrur tokat Shqipërisë.

    Zoti Berisha nuk ngelet pa vlerësuar edhe rolin u UÇK-së në luftën e 2001-shit në Maqedoni:

    "Nuk ka pasur guerilë më të mirë dhe më preciz se ata të Maqedonisë të cilët luftuan për të marrë të drejtat të cilat u ishin mohuar pa të drejtë", u shpreh në fund Z. Berisha. /albeu.com/

    Berisha si Kryeminister i Shqiperise ,se pari duhet vete te dije se tokat shqipetare jane ekopuare nga sllavet dhe greket ,dhe mandej ti drejtohet dikujte tjeter per albanofobine ,sepse dikush u frigoka nga shqipetaret per arsye se ata i kane okupuare tokat shqipetare.

  19. #259
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Berisha: Incidentet në Maqedoni, problem shqetësues

    http://www.nato.int/multi/2008/08013...80130a-011.jpg

    Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka theksuar se incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni paraqesin problem shqetësues.

    “Është një problem shqetësues, pa diskutim është edhe situatë komplekse. Unë mendoj se bllokimi që i është bërë procesit të anëtarësimit në NATO dhe BE, ka një efekt negativ për shoqërinë maqedonase. Vendi është angazhuar dhe ka bërë një seri reformash”, theksoi Berisha në intervistën për emisionin “Opinion” të Televizionit Klan.

    Ai shprehet se është fatkeqësi që të gjithë fqinjët e Shqipërisë kanë frikë nga shqiptarët dhe se sipas tij, arsyeja e kësaj frike qëndron në faktin se ata i kanë marrë tokat Shqipërisë.

    Berisha nuk ngelet pa vlerësuar edhe rolin u UÇK-së në luftën e 2001-shit në Maqedoni duke thënë se “nuk ka pasur guerilë më të mirë dhe më preciz se ata të Maqedonisë të cilët luftuan për të marrë të drejtat të cilat u ishin mohuar pa të drejtë”.

    Kryeministri shqiptar ka theksuar se interes kombëtar i shqiptarëve është edhe respektimi i kufirit ekzistues.

    ina
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  20. #260
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    NACIONALIZMI MAQEDONAS – POLITIKË SHTETËRORE E QEVERISË

    Midis skilës dhe haribdës – në shtratin e Prokrustit

    Nga Xhelal Zejneli

    Zhvillimet e fundit në Maqedoni, nga individë dhe nga qendra të caktuara, u quajtën incidente. Duhet thënë që në krye të herës se sulmet e individëve apo të grupeve të caktuara maqedonase ndaj shqiptarëve nuk janë incidente, por pjesë përbërëse e frymës antishqiptare që mbizotëron në këtë vend. Qeveria e VMRO-së, me në krye liderin e partisë Nikolla Gruevskin, ndjek politikë ultranacionaliste, antishqiptare. Kjo politikë, në shumë pikëpamje, ka pika takimi me politikën shkatërrimtare të Sllobodan Millosheviqit.

    Politika e qeverisë së tashme të VMRO-së, nuk shkon në favor, as të maqedonasve, as të shqiptarëve dhe as të rajonit. Është një politikë retrograde, anakronike, nacional-romantike e tipit të shekullit XIX dhe destabilizuese. Politika e VMRO-së, marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni i rrënon në themel. Me fjalë të tjera, është politikë kundër bashkëjetesës me shqiptarët. Politika e VMRO-s dhe e kësaj qeverie është aq antishqiptare, saqë shqiptarët nuk i njeh, as si të barabartë dhe as si qiraxhinj. Është një politikë që dëshiron t’i shohë shqiptarët nëpër kolona të gjata autobusësh, në rrugën pa kthim drejt Evropës, për të punuar në ndërtimtari dhe si pjatalarës. VMRO-ja ndjek politikën afatgjate të varfërimit të hapësirave shqiptare, rrjedhimisht edhe të zbrazjes së këtyre hapësirave. Është politikë e deportimit dhe e shpërnguljeve masive të shqiptarëve – si në kohën e Çubrilloviqit.

    Nacionalizmi maqedonas pra, është politikë shtetërore e kryeministrit Nikolla Gruevski. Një politikë nacionaliste kaq e skajshme, në Evropë merr jo më shumë se 3% të votave të elektoratit. Këtu ndërkaq, nacionalizmi i skajshëm është politikë shtetërore. VMRO-ja dhe lideri i saj, votat e elektoratit maqedonas i fitojnë pikërisht për shkak të politikës së tyre antishqiptare. Në përputhje me politikën e sipërthënë të qeverisë së përtashme krijohet edhe klima dhe fryma antishqiptare.

    Vrasja e dy shqiptarëve dhe sulmi ndaj nxënësve shqiptarë nuk janë kurrfarë incidentesh të izoluara, por rezultantë e një fryme antishqiptare, e cila në të vërtetë është rrjedhojë e një ideologjie dhe politike kundër shqiptarëve, mirë të paramenduar.

    Ka të tillë që deklarojnë se për vrasje e fundit duhet ta thonë fjalën e vet organet e hetuesisë dhe të gjyqësisë. Duhet ditur se gjykatat mund të merren me një individ apo me një grup individësh dhe t’i dënojnë ata, por kurrë nuk mund të merren me ideologjitë politike, me politikën nacionaliste dhe me strategjinë sllave kundër tërë një populli, siç janë shqiptarët. Nga kjo rezulton se ngjarjet e fundit në Maqedoni nuk janë çështje gjyqësore, por çështje politike. T’i trajtosh ngjarjet nga këndvështrimi gjyqësor apo juridik, do të thotë të lejosh që ato të përsëriten sa herë që të dëshirojnë skenaristët e tyre. E çmimin me gjakderdhje e paguajnë shqiptarët.

    Ka edhe të tillë që ngjarjet e fundit në Maqedoni i shpjegojnë si skenarë të shërbimeve sekrete të huaja, kryesisht serbe. Është e vërtetë se Beogradi dëshiron një Maqedoni dhe një rajon jostabël. Por, të thuash se sulmin e individëve apo të grupeve të caktuara maqedonase e ka kurdisur Beogradi, kjo do të thotë ta heqësh përgjegjësinë nga vetja. Kjo do të thotë të mos e diagnostifikosh sëmundjen drejt dhe saktë.

    VMRO-ja synon:

    - të ndërtojë një Maqedoni maqedonase;

    - të ruajë fizionominë e një Maqedonie, si vendin më të nacifikuar të rruzullit;

    - të injorojë karakterin dyetnik të shtetit;

    - të rikthejë kohën kur Maqedonia ishte unitariste, monoetnike, centralistedhe individual-nacionaliste.

    Çështja shqiptare në Maqedoni sot, ndodhet midis skilës dhe haribdës.

    Në kuadër të sa më sipër, VMRO-ja ka për qëllim:

    - të relativizojë dhe të diskreditojë luftën, përkatësisht konfliktin e 2001-shit;

    - të relativizojë Marrëveshjen e Ohrit;

    - të komprometojë faktorin politik shqiptar në Maqedoni;

    - të shpërfillë qendrat politike shqiptare të vendosjes – Tiranën dhe Prishtinën;

    - të injorojë qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtonin dhe Brukselin.

    Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të dijë se sulmi i analistëve dhe i krijuesve të opinioneve ndaj qeverisë së përtashme, vetvetiu paraqet sulm edhe ndaj saj (BDI-së). Kështu sepse, vetë ajo është pjesë e kësaj qeverie. BDI-ja duhet ta dijë se sulmi i analistëve dhe i ndërtuesve të opinioneve kundër VMRO-së dhe liderit të saj N. Gruevskit, njëherazi është edhe sulm ndaj saj. Kështu sepse, me VMRO-n dhe me liderin e saj, BDI-ja është në koalicion qeveritar.

    Bashkimi Demokratik për Integrim duhet ta dijë se për zhvillimet e fundit në Maqedoni, për ngecjen ekonomike të shqiptarëve dhe për politikën nacionaliste të VMRO-së, mban përgjegjësi të veçantë, pikërisht për disa arsye:

    - e para, disa nga krerët e BDI-së, identifikohen me luftën e 2001-shit;

    - e dyta, BDI-ja ndodhet në mandatin e tretë të qeverisjes;

    - e treta, BDI-ja, në të gjitha zgjedhjet e përgjithshme të deritashme e ka marrë verdiktin e popullit, d.m.th. shumicën e votave të elektoratit.

    Përkundër kësaj, pozita e shqiptarëve në Maqedoni nuk shënon ndonjë avancim pozitiv të theksuar. Përkundrazi, shënon ngecje, për të mos thënë edhe kthim prapa.

    Duke e rrënuar pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, VMRO-ja synon po ashtu të dobësojë, të komprometojë, të diskreditojë dhe të PPD-izojë edhe vetë BDI-në, të dalë nga lufta e 2001-shit.

    BDI-ja ka detyrim historik që ta mbrojë nga diskreditimi: luftën e 2001-shit, Marrëveshjen e Ohrit si dhe verdiktin e popullit që e fiton tri herë radhazi.

    Nacionalizmi maqedonas u ka shpallur luftë ekonomike shqiptarëve. I ka getoizuar dhe i ka margjinalizuar shqiptarët. Në hapësirat ku janë shqiptarët nuk ka depërtuar dhe nuk depërton as edhe një investim i mirëfilltë. Premtime ka, por jo edhe vepra konkrete. Çështja shqiptare në Maqedoni ka filluar të marrë përmasë sociale dhe ekzistenciale. Pasojat e varfërimit të shoqërisë shqiptare në Maqedoni do të precipitojnë brenda pesë deri dhjetë vjetësh. Një armatë të rinjsh të diplomuar do të enden rrugëve, si të tepërt dhe të papërfshirë në proceset prodhuese, riprodhuese, krijuese apo kreative. Në situata të tilla mund të pasojnë dhe protesta sociale.

    Si të shpjegohet fakti: shqiptarët në Maqedoni në disa mandate e mbajnë në nivel ministror dikasterin e Ekonomisë, shoqëria shqiptare ndërkaq, në rrafshin ekonomik, nuk shënon kurrfarë zhvillimi. Shtrohet pyetja: Në shërbim të kujt vallë kanë qenë deri më sot ministrat shqiptarë të Ekonomisë në qeveritë e Republikës së Maqedonisë?!

    Përqendrimi i mjeteve financiare për Shkupin 2014 dhe orientimi i tyre për në viset lindore të Maqedonisë, kryhet në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të tyre.

    Sipas individëve të caktuar, Tirana dhe Prishtina, kur është fjala për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, duhet të jenë më energjike. Kjo pikëpamje është relative, pikërisht për arsyet e mëposhtme:

    - e para, shqiptarët në Maqedoni, janë të organizuar politikisht, veprojnë politikisht në institucionet e sistemit, posedojnë faktorin politik vetanak, klasën politike dhe intelektuale vetanake, marrin pjesë në organet ligjvënëse dhe ekzekutive të shtetit, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë vendor; rrjedhimisht, realizimit të të drejtave themelore të veta, duhet t’i dalin zot vetë.

    - e dyta, Shqipëria dhe Kosova, duke qenë shtete sovrane dhe të pavarura, janë të detyruara t’i respektojnë konventat ndërkombëtare, d.m.th. të ndjekin politikën e mospërzierjes në punët e brendshme të shteteve të tjera;

    - e treta, Tirana dhe Prishtina, në përputhje me interesat strategjikë të Uashingtonit dhe të Brukselit, duhet të ndjekin politikën e fqinjësisë së mirë, si dhepolitikë konstruktive dhe stabilizuese në rajon.

    Por, Uashingtonit dhe Brukselit duhet t’u bëhet me dije se paqja dhe stabilitetit i Maqedonisë dhe i rajonit, nuk mund të ruhet vetëm në dëm të shqiptarëve.

    Shqipëria akoma nuk ka kapacitet për të luajtur rolin e Piemontit ndër shqiptarë.

    Krijohet përshtypja sikur Maqedonia është e përkëdhelura e SHBA-së.

    Rrjedhimisht Uashingtoni:

    - Nuk do të lejojë Sofjen, Beogradin dhe Athinën ta rrezikojnë tërësinë tokësore të Maqedonisë;

    - Nuk do të lejojë Tiranën dhe Prishtinën të implikohen rreth çështjes shqiptare në Maqedoni;

    - Nuk do t’i mbështesë qëndrimet, pikëpamjet dhe veprimet radikale të shqiptarëve në Maqedoni.

    Uashingtoni dhe Brukseli mbështesin një Maqedoni multietnike dhe demokratike, si pjesë e familjes perëndimore dhe jo një Maqedoni jodemokratike.

    Dihet mirëfilli se problemi i Maqedonisë është çështje ballkanike që ndërlidhet në radhë të parë me Shqipërinë dhe me Bullgarinë.

    Çështja shqiptare në Maqedoni nuk është kontest territorial, por është çështje e territorit të pushtuar. Tokat shqiptare në Maqedoni u pushtuan nga Serbia në vitin 1912. Në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it (KAÇKJ-së) të mbajtur në Jajce të Bosnjës dhe Hercegovinës, Josip Broz Titoja e themeloi Republikën e Maqedonisë, si një prej gjashtë njësive të federatës jugosllave. Në të vërtetë, Maqedonia ështëkreaturë serbo-komuniste dhe kominterniste. Shteti maqedonas është ngritur në tokë të huaj – në atë shqiptare.

    Maqedonia është rezultantë e kontradiktave të shteteve të Ballkanit, për t’i neutralizuar synimet hegjemoniste të Serbisë, të Greqisë dhe të Bullgarisë ndaj saj.

    Të gjithë e dinë se nuk ka Maqedoni, pa shqiptarët në qeverinë e saj. Duke qenë se pjesëmarrja e faktorit politik shqiptar në qeveritë e Maqedonisë është conditio sine qua non, d.m.th. kusht i stabilitetit të saj, atëherë shtrohet pyetja: “Me se shpërblehen shqiptarët për ruajtjen e stabilitetit të Maqedonisë?!” Ç’do të ndodhte me Maqedoninë sikur faktori politik shqiptar ta lëshonte këtë qeveri që ndjek politikë irracionale?!

    Interesi i popullit shqiptar në Maqedoni nuk mund të reduktohet në interes të një nomenklature dhe të një koniunkture partiake, një pjesë e së cilës nuk është në krye të detyrës. Faktori politik shqiptar në Maqedoni, arritjet koniunkturale nuk duhet t’i prezantojë si arritje të përgjithshëm.

    BDI-ja duhet ta dijë se çështja shqiptare në Maqedoni nuk mund të reduktohet:

    - në Muze të Alfabetit, në Manastirin e zbrazur, të mbetur me pak shqiptarë;

    - në Muze të Lirisë, në pjesën shqiptare të Shkupit; si dhe

    - në përgatitjet për kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

    Tri çështjet e sipërthëna i takojnë lëmit të kulturës. Çështja shqiptare ndërkaq është çështje politike, përkatësisht territoriale.

    Të drejtat e shqiptarëve nuk mund të maten në shtratin e Prokrustit – siç mendojnë sllavo-maqedonasit.

    Kremtimi i përvjetorëve të luftës së 2001-shit, pa e zgjidhur statusin e familjeve të dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës dhe pa e përfshirë luftën në historinë më të re të këtij vendi – nuk ka shumë kuptim, as domethënie të madhe. Kështu sepse, luftërat janë pjesë e historisë, e historitë janë të popujve dhe jo pronë e partive. E për të qenë e popullit, ajo (lufta) duhet të zërë vend në histori dhe në tekstet e historisë.

    Faktori politik shqiptar duhet ta ketë parasysh faktin se integrimi i Maqedonisë në organizmat euro-atlantikë, nuk duhet të realizohet pa u zgjidhur çështja shqiptare në të.

    Politika VMRO-iste e prishjes së marrëdhënieve ndëretnike rrënon në themel përpjekjet shumëvjeçare të perëndimorëve për të ndërtuar një Maqedoni multietnike dhe multikulturore.

    Shqiptarët duhet ta dinë se për perëndimorët rëndësi nuk kanë vetëm ata(shqiptarët), por edhe vendet e tjera të rajonit, e sidomos Serbia. Me fjalë të tjera, interesi i BE-së, sa është për Kosovën, po aq është edhe për Serbinë, në mos dhe më i madh. Perëndimorët, duke e bërë për vete Serbinë e parandalojnë hyrjen e Rusisë në rajon. Kështu sepse, Serbia konsiderohet përçuese e natyrshme e interesit rus në Ballkan.

    Me parandalimin e ndikimit rus në rajon, bëhet e panevojshme edhe prania e Ankarasë në një pjesë të gadishullit. Brukseli pra, është kundër pranisë së Moskës dhe të Ankarasë në Ballkan.

    Duke e marrë me të mirë Beogradin, BE-ja e mban në këmbë vijën e Boris Tadiqit, për ta parandaluar ardhjen në pushtet të nënproduktit të Sheshelit – Tomislav Nikoliqit. Tadiqi për shqiptarët vërtet nuk dallohet nga Millosheviqi, por perëndimorët atë e perceptojnë ndryshe nga shqiptarët.

    Për arsye të caktuara, mbështetja e Uashingtonit dhe e BE-së për shqiptarët, ka kohë që ka filluar të zbehet.

    Arsyet e rënies së interesimit të qendrave të sipërthëna, shqiptarët duhet t’i kërkojnë në vetvete. Shqiptarët në Ballkan, tashmë nuk janë të përkëdhelurit e perëndimorëve. Kjo, edhe me fajin e vetë shqiptarëve. Përse?! Kështu sepse, përkundër mbështetjes që morën prej Uashingtonit dhe Brukselit, individë dhe grupe të caktuara të shoqërisë shqiptare, vitet e fundit manifestuan sjellje, veprime dheprononcime antiperëndimore. Edhe pse bëhej fjalë për grupe të margjinalizuara, të papërfillshme dhe joinfluente të shoqërisë shqiptare, megjithëkëtë, veprimet antiperëndimore të tyre janë irituese për SHBA-në dhe BE-në.

    Kjo dhe s’është aq brengosëse. Më brengosës është fakti se ndaj koncepteve antiperëndimore të segmenteve të caktuara të shoqërisë shqiptare, klasa politike dhe ajo intelektuale duket sikur i mbyll sytë, për të mos thënë nuk reagon fare.

    Por, edhe perëndimorët duhet ta dinë se shqiptarët, dhe jo sllavët, janë përçues të interesit amerikan apo perëndimor në Ballkan. Sllavët ndërkaq, e në veçanti serbët, janë aleatë të natyrshëm të rusëve.

    http://www.zemrashqiptare.net/article/Editorial/27027/
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •