Close
Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 287
  1. #221
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Published On: Fri, Mar 16th, 2012 Maqedoni |

    Haxhinasto në Shkup: Të hetohet dhuna ndaj shqiptarëve

    Zëvendëskryeministri shqiptar dhe ministër i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka kërkuar sot nga Shkupi zbardhjen e plotë të incidenteve të ditëve të fundit në Maqedoni dhe ndërprerjen e ofendimeve ndaj shqiptarëve në tekstet shkollore. I pyetur nëse në takim ka shprehur shqetësimin e Shqipërisë për vrasjen në Gostivar dhe sulmin ndaj nxënësve shqiptarë, Haxhinasto thotë se ka kërkuar nga autoritetet që të zhvillojnë hetime të plota për vrasjen e dyfishtë. “Qëndrimi ynë është shumë i qartë e përsëris edhe një herë. Kemi kërkuar hetim të plotë të ngjarjeve, kemi kërkuar që institucionet e zbatimit të ligjit të vënë përpara drejtësisë personat përgjegjës. Kemi kërkuar gjithashtu që të gjithë përfaqësuesit politik të tregojnë maturi, të tregojnë qetësi dhe mbështetje për institucionet e zbatimit të ligjit për trajtimin e këtyre rasteve”, tha Haxhinasto pas takimit me homologun e tij Nikolla Popovski. Ai gjithashtu ka theksuar se për Shqipërinë është e rëndësishme ndërtimi i marrëdhënieve ndëretnike në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Edhe ministri i Jashtëm Nikolla Popovski ka dënuar incidentet që mund të ndikojnë në prishjen e bashkëjetesës por edhe në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore Maqedoni- Shqipëri. Ai ka thënë se çdo gjest, që synon prishjen e bashkëpunimit të shkëlqyer në rajon është fyes për cilindo nga miqtë apo fqinjët tanë. “Si në Maqedoni, ashtu edhe në Shqipëri duhet të dënohen dhe të trajtohen në kuadër të institucioneve të sistemit. Kemi ardhmëri të përbashkët në kuadër të BE-së dhe NATO-s, ndajmë vlera të përbashkëta dhen në këtë mënyrë duhet të trajtohen të gjitha veprimet të cilat tentojnë ta prishin këtë qëllim dhe ardhmërinë të cilën duam ta ndërtojmë. Lidhur me djegien e flamurit të Maqedonisë, Haxhinasto tha se ka parë se si digjet edhe flamuri shqiptar dhe konsideron se incidentet e këtilla nuk guxojnë të ndodhin, por ato gjithashtu nuk duhet te ndikojnë në marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, por duhet të dënohen, ndërsa fajtorët të nxirren para drejtësisë. Ndërkohë në këtë takim është paralajmëruar formimi i një komisioni të përbashkët ndërqeveritar, i cili do të konkretizojë bashkëpunimin ekonomik. Në pyetjen se kur Shqipëria do ta njohë Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, Haxhinasto tha se Tirana zyrtare e pranon Maqedoninë me emrin e saj në marrëdhëniet dypalëshe, por në organizatat multilaterale, është e detyruar ta ndjekë politikën e vendosur të asaj organizate rreth kësaj çështjeje. Haxhinasto përgënjeshtroi gazetarët maqedonas, se shteti shqiptar po diskriminon pakicën maqedonase, duke theksuar se Shqipëria plotëson standardet ndërkombëtare në këtë drejtim. Vizitën e tij në Shkup Haxhinasto e vazhdon me takimet me kreun shtetëror dhe liderët e partive politike shqiptare.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Explorer

    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Filloj UDB-a e serbise me aktivitete bajate, tash me te njohura
    per cilat aktivitete e ke fjalen na sqaroh pak

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    sot ne prishtin studentet kishin tentuar te organizohen ne nje protest per at qe po ndodh ne ilirid por skishin perkraje nga i ashtu qujturi kryetar i studentave mduket qyhej .L.ELSHANI KY ISHTE kunder protstave ne te cilat perkrahen shqiptaret ne ilirid thot se ska nevoj per perkrahje po ky matrapaz student po lypke me ja .q...n... harron ky se ne vitin 99 mbi 800 mije shqipta nga kosova u strehuan ne familjet e shqiptarve ne ilirid ky elshani dhe shok e tij studenta ne UP. harrojn ne nga viti 90- kosova u furnizua me ushqim nga shqiptaret e ilirides o ju injoranta studenta turp turp turp sepse studentet e UP-s esht dasht te mblidhen me 10 jetra mijra dhe te protstohej ne prishtin nje zeshem e jo ta degjojn nenen parti

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    sot ne prishtin studentet kishin tentuar te organizohen ne nje protest per at qe po ndodh ne ilirid por skishin perkraje nga i ashtu qujturi kryetar i studentave mduket qyhej .L.ELSHANI KY ISHTE kunder protstave ne te cilat perkrahen shqiptaret ne ilirid thot se ska nevoj per perkrahje po ky matrapaz student po lypke me ja .q...n... harron ky se ne vitin 99 mbi 800 mije shqipta nga kosova u strehuan ne familjet e shqiptarve ne ilirid ky elshani dhe shok e tij studenta ne UP. harrojn ne nga viti 90- kosova u furnizua me ushqim nga shqiptaret e ilirides o ju injoranta studenta turp turp turp sepse studentet e UP-s esht dasht te mblidhen me 10 jetra mijra dhe te protstohej ne prishtin nje zeshem e jo ta degjojn nenen parti
    Elshani ,ne 99-ten nuk e ka perjetu ,se ky eshte klysh i hashim kolludres ,sa e ka perjetu tacitadici 99-en qaq ky far majmuni.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Sharri-Liburna

    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Elshani ,ne 99-ten nuk e ka perjetu ,se ky eshte klysh i hashim kolludres ,sa e ka perjetu tacitadici 99-en qaq ky far majmuni.
    esht e vertet se nje pjes te studentave e manipuljn nje grup me te kaluar te dyshimt familjare dhe kjo esht e qellimshme por me habit fakti nga profesoret e UP-s

  6. #226
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Realiteti eshte drita e njeresimit .Realteti te bene qe te ndryshojshe ne shoqeri .



    Mbas luftes ne Kosove, dhe Maqedoni ,Universitetet e shqipetareve ne pergjithesi jane jo kualitative . I vetmi popull ne bote qe shkollohet ne emer te dajes, nipit, farefisi,t etj.etj. Te vetmit Universitete te shqipetareve ne evrope jane ku dominojne kriminelet e Uck, ose politika kriminale e zakonshme e shqipetareve . Keto krime vazhdojne edhe per Shqiperine si shtete me 100 vjete pavaresi


    I vetmi popull ne evrope jane shqipetaret qe diplomat per dijeni dhe lejet e vozitjes i marrin i blejne si ne kioske .

    Dil ne trafik ku shumica e vozitesve jane shqipetare behet kaos krim ,

    Shko ne institucione shqipetare ku administratoret jane me diploma te bleme, eshte kaos krim.

    Shko ne Spital publik ku udheheqin mjeket shqipetare eshte kaos krime ,si ne pazare te kafsheve .
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 20-03-2012 më 11:58

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Me 3000 euro ,mundesh me marr titullin Drrmrr,doktor shkence (kuptohet qe pa kurfar punimi shkencor) ,psh gruja e thacit qe pat deklaru ne shtyp "qe se shpejti do ta "studijoj" doktoraturen
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  8. #228
    ILLYRIAN Maska e Tonite
    Anëtarësuar
    09-02-2012
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    37
    Lirohen 2 Ballistet e arrestuar ne Tetove.

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Siguri dhe paqe e brishtë në rajon

    http://www.koha.net/index.php?page=1,15,92327


    Publikuar: 20.03.2012 - 19:03

    Prishtinë, 20 mars - Zvarritja dhe neglizhenca e zgjidhjes së problemeve në veriun e Kosovës, apo edhe e raporteve ndëretnike në Maqedoni, mund të kërcënojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin në rajon, vlerësojnë analistët e çështjeve të sigurisë, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja thotë se gjendja e sigurisë në Kosovë është skajshmërisht e brishtë me tendenca keqësimi.

    Një gjendje e tillë, nënvizon Qehaja, vjen si rrjedhojë e situatës në veri, ku Serbia synon qoftë shkëputjen e saj nga Kosova apo sigurimin e një autonomie territoriale për veriun.

    “Problemi tani sikur është ndërkombëtarizuar atje (në veri të Kosovës). Për këtë, zhgënjimi dhe zemërimi te popullata shumicë në Kosovë është në rritje e sipër. Marrë në tërësi, duhen veprime për rregullimin e çështjes së veriut ashtu si e parasheh Kushtetuta e jonë, në të kundërtën situata do të jetë shumë e rrezikshme jo vetëm për destabilizim jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni e gjetiu”, thotë Qehaja.

    Shtimi i pakënaqësive me zhvillimet politike, gjendja e rëndë sociale dhe papunësia në rritje në Kosovë, janë potencial shtesë për destabilizim, nënvizon Qehaja.

    Ndërkaq në raport me Serbinë, ai mendon se marrëveshja e fundit për fusnotën dhe mos zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Beogradit, vetëm sa i shton pakënaqësitë në Kosovë.

    Qehaja mendon po ashtu se një rol të madh në rritjen e tensioneve në Kosovë e Maqedoni e ka edhe shërbimi inteligjent i Serbisë.

    “Kjo inteligjencë serbe duke e shfrytëzuar dominimin që ka në Maqedoni që nga koha e socializmit, bëri që konflikti ndërnacional të merr këto ditë përmasa shqetësuese dhe atë deri në mundësinë e destabilizimin e Maqedonisë dhe rajonit, duke përfshi këtu në veçanti Kosovën. Me një fjalë jemi të ballafaquar me një luftë speciale e cila po zhvillohet në rajon, e posaçërisht ndaj shqiptarëve”, thekson Qehaja.

    Përshkallëzimin gradual të gjendjes në Maqedoni që filloi me disa incidente ndëretnike në arenat sportive, pastaj me disa sulme ndaj të rinjve shqiptarë atje, e që u finalizua edhe me një sulm në ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë, eksperti tjetër i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi e sheh si tejet serioz.

    Ai mendon se në vend të zvarritjes dhe neglizhencës, autoritetet në Shkup, por edhe ato në Prishtinë, bashkë me faktorin ndërkombëtar duhet t’i adresojnë problemet, ngase ato mund të sjellin destabilizim me përmasa rajonale.

    “Në Maqedoni situata është e rrezikuar seriozisht në aspektin e sigurisë së vendit. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më vigjilente dhe faktori politik shqiptar të jetë më i bashkuar me qëllim që ta adresojë çështjen në kuptimin të asaj se situata mund të eskalojë, ngaqë autoritetet maqedonase po vazhdojnë situatën e cila mund të jetë shumë serioze”, thotë Ibishi.

    Qëndrueshmëria e brishtë në rajon mbahet edhe përmes ruajtjes së konfliktit të ngrirë në veri të Kosovës.

    Nuredin Ibishi thotë se mos-luftimi i kriminalitetit në veri dhe implikimet e Serbisë në atë pjesë kanë potencial që të destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë e më gjerë.



    Mos-adresimi i zgjidhjes së problemeve, po krijon hapësirë për ndarje e incidente ndëretnike të cilat mund të përhapen në rajon, marrë parasysh shtrirjen e popujve në Ballkan, thotë ai

    “Mendoj që këto, faktori ndërkombëtar duhet të jetë i kujdesshëm për arsye se ky konflikt i ngrirë për vite është akumuluar dhe nëse neglizhohet ai mund të shpërthej dhe mund të krijoj probleme edhe më të gjera në kuptim rajonal, jo vetëm në kuptim të një shteti apo brenda një pjese të një lokaliteti”, thekson Ibishi.

    Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Maqedoni, implikimeve të tyre në Kosovë dhe gjendjes në veri, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi thotë se për të dyja çështjet ka zgjidhje.

    Për çështjen shqiptare në Maqedoni është Marrëveshja e Ohrit, kurse për veriun Dokumenti i Ahtisarit. Çdo shmangie nga këto dokumente rrezikon jo vetëm marrëveshjet, por ka edhe implikime, tërheq vërejtjen Krasniqi.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Incident në Lubodrag të Kumanovës, lëndohen tri vajza shqiptare



    Dy vajza të lënduara të shkollës së mesme të Kumanovës është bilanci nga incidenti i sontëm i cili ka ndodhur në fshatin Lubodrag të Kumanovës i banuar kryesisht me maqedonas dhe serb. Tre persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë ndaj autobusit me ç’rast tre vajza kanë marr lëndime të lehta dhe janë të shtrira në spitalin e Kumanovës.




    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  11. #231
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Mexhi Lexo Postimin




    Incident në Lubodrag të Kumanovës, lëndohen tri vajza



    Dy vajza të lënduara të shkollës së mesme të Kumanovës është bilanci nga incidenti i sontëm i cili ka ndodhur në fshatin Lubodrag të Kumanovës i banuar kryesisht me maqedonas dhe serb. Tre persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë ndaj autobusit me ç’rast tre vajza kanë marr lëndime të lehta dhe janë të shtrira në spitalin e Kumanovës.
    Cilit komuinitet i takojn kto tri vajza ?
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  12. #232
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Cilit komuinitet i takojn kto tri vajza ?
    Sapo e permiresova! Ato jane shqiptare.


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  13. #233
    i/e regjistruar Maska e getomental
    Anëtarësuar
    18-04-2008
    Vendndodhja
    Shkup-Dardani-Shqipri.
    Postime
    251
    SE SHPEJTI MOBILIZIM TOTAL


    http://alsat-m.tv/lajme/vendi/122112.html
    Adresa jon ne boten e Liris esht: Besa Shqiptare.

  14. #234
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    55
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Cilit komuinitet i takojn kto tri vajza ?
    mendohet se jane maqedonase por ende seshte konfirmuar nga MPB

  15. #235
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Genti

    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Per momentin jan duke e denuar sulmin e ambasades te BJRM-es Beno

    -Jahjaga e dënon sulmin në Ambasadën e Maqedonisë
    -MPJ e Kosovës dhe Maqedonisë dënojnë sulmin e mbrëmshëm
    -AAK dënon sulmin në Ambasadën e Maqedonisë
    -Kosova denon sulmin e ambasades maqedonase


    ALBIN TRIMI: Sjellja e autoriteteve maqedonase ndaj shqiptarëve është shoviniste
    me rendesi esht qe populli ikosoves nuk e denon sulmin ne ambasad te maqedonis presidentja esht e zarfave pa as nje mbeshtetje kurse kto parti qe ju i permendeni jan parti te korruptuara

  16. #236
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    MPB vepron në mënyrë selektive?! Reagon BDI-ja


    Një ditë pas lajmit në ALSAT-M se Ministria e Brendshme bën raportime stereotipe ndaj incidenteve siç ishte rasti me dy incidentet që ndodhën para 2 ditësh, kur MPB-ja zbuloi përkatësinë nacionale të autorit të vetëm njërit incident, sot në ueb-faqen e MPB-së, gjegjësisht buletinin e datës 19 mars u ndryshuan të dhënat duke mos saktësuar përkatësinë nacionale të sulmuesit . Në këtë buletin të MPB-së tani jepen vetëm inicialet dhe mosha e autorit të sulmit për dallim nga njoftimi i një dite më parë kur në bultetin thuhej se sulmi ndaj dy të rinjve në afërsi të marketit Vero në Çair është kryer nga një 25 vjeçar me inicialet N.N i përkatësisë etnike shqiptare. I kontaktuar nga ALSAT para se të ndryshohen të dhënat, zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski arsyetoi buletinin e datës 19 mars.
    Kotevski thotë se: “kur personat e sulmuar merren në pyetje dhe dëshmojnë se sulmuesit ndaj tyre kanë qenë shqiptarë ose maqedonas, atëherë kjo qëndron në buletinin e MPB-së, që në rastin konkret dy të rinjtë që u sulmuan në lagjen Çair kanë dëshmuar në polici se janë rrahur nga një shqiptar. Kurse rasti tjetër në Aerodrom, ku pa ndonjë arsye janë sulmuar dy persona më të moshuar, këta të fundit në dëshminë e tyre nuk kanë potencuar se janë sulmuar nga maqedonas ose jo. Kjo është mënyra e informimit dhe shkrimit të buletineve të MPB-së.”
    Ndaj raportimeve të këtilla të MPB-së, kanë reaguar nga BDI-ja në pushtet
    Duke thënë se ajo nuk është politikë e MPB-së por e disa personave siç thonë me kod mental të pa-reformuar.
    “Ky është një veprim krejtësisht joligjor dhe i padrejtë. Mendojmë se është produkt i individëve nëpër institucionet të cilat ende kanë një kod mental të pa-reformuar dhe nuk e kanë kuptuar realitetin e ri shoqëror. Ne kemi angazhuar ekipet tona në ato institucione që të ndërprerjen menjëherë këtë praktikë dhe mos të përsëriten anomalitë e tilla. BDI ka reformuar tërësisht sistemin politiko-juridik në Maqedoni në favor të shqiptarëve mirëpo si duket na mbetet ende punë për të luftuar edhe ato xhepa të fundit të cilët mundohen ti rezistojnë ndryshimeve të tilla dhe realitetit të ri shoqëror”, deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së
    Raportime të këtilla stereotipe nga Ministria e Punëve të Brendshme ka pasur edhe në të kaluarën. Nga BDI thonë se së shpejti këto dukuri do të eliminohen dhe do ti takojnë të kaluarës. Edhe me rastin e vrasjes së dy të rinjve shqiptare në Gostivar nga polici maqedonas kishte reagime të shumta ndaj raportimit të policisë. Duke iu referuar deklaratës së policit vrasës, zëdhënës i MPB-së Ivo Kotevski tha se ai aktin e ka kryer në vetëmbrojtje. Valmir Kuçi

    Ja edhe videoja:;http://alsat-m.tv/lajme/vendi/122000.html
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  17. #237

  18. #238
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    getomental

    Citim Postuar më parë nga getomental Lexo Postimin
    SE SHPEJTI MOBILIZIM TOTAL


    http://alsat-m.tv/lajme/vendi/122112.html
    i nderuar kush dhe nga e more ket info per mobilizim total me sqaro pak te lutem

  19. #239
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    http://alsat-m.tv/lajme/vendi/122018.html

    Gjat viteve te 80-ta na denojshin shkijet pse shkrunte ndokush Kosova Republik,denohej deri ne 15 vjet burg,tash ka fillu ne makedoni 30 vjet me von !!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 20-03-2012 më 19:18
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  20. #240
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    http://alsat-m.tv/lajme/vendi/122013.html

    ASHSH-ja kërkon nga ASHM-ja të mos ofendoj shqiptarët
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •