Pse jemi keshtu si jemi? Si ndodhin ato qe ndodhin? Kur filloi dhe kur do te mbaroje gjithcka?...Ne kemi vite mbi kete planet, por kur e kemi pyetur veten per shkakun e atyre qe shfaqen cdo cast para syve tane? Provoni te pyesni veten: Kush jam une? Mund te pergjigjeni? Po nese pyet: Pse eshte formuar universi? Ka jete pas vdekjes? A ka Zot?Ne baze te ketyre pyetjeve rrotullohet filozofia, shkence qe studion themelet e gjithckaje. Filozofet jane te pakte, edhe pse e vetmja gje qe kerkohet per tu bere filozof eshte aftesia per tu cuditur me boten. Keshtu, ne mund ti krahasojme filozofet me femijet e vegjel. Marrim nje shembull :Nese nje femije dy-vjecar shikon dike te luaje futboll, cuditet, ndersa nje i rritur (pervec filozofit), jo. Nese shikon dike te fluturoje, femija perseri habitet, por eshte habitur edhe me perpara, ndersa nje i rritur cuditet me shume, pasi ka mesuar se njerezit nuk mund te fluturojne.Te rriturit (jo filozofe) mund te krahasohen me insektet mikroskopike ne gezofin e lepurit (universi) qe nxirret nga kapelja e magjistarit gjate nje truku magjik. FIlozofet perpiqen te arrijne majat e qimeve te lepurit per te pare magjistaritn ne sy. Mund te themi se femijet lindin ne maje te qimeve, por me kalimin e kohes, zbresin poshte e me poshte derisa arrijne ne jeten e rendomte te te rriturve.Filozofet (qime-ngjitesit) me te medhenj kane qene: Sokrati, Platoni, Demokriti, Aristoteli, etj. Secili ka pasur mendimin e tij mbi jeten dhe pothuajse te gjithe ishin dakort qe asgje nuk del nga asgjeja.Ne akoma vazhdojme jeten me mendimet e ketyre filozofeve, pasi, qe ne kohen e tyre, numri i filozofeve eshte ulur ndjeshem (askush nuk merr guximin te dale nga thellesite e gezofit e ti ngjite qimet).Edhe pse ka akoma njerez qe vazhdojne per filozofi, pyetjet kyc qe hapin dyert e se ardhmes dhe se kaluares jane akoma pa pergjigje
Cdo here qe nuk jam e zene me dicka, kap veten duke menduar per gjithcka-ne.-Ka ekzistuar gjithnje gjithckaja apo eshte formuar nga asgjeja?Eshte pyetja kryesore qe me mundon, pasi te dyja alternativat me duken te pamundura, por duhet te jet enjera prej tyre. Nganjehere mendoj se eshte e para, pasi ska se si te mos kete asgje fare askund. Ndersa here te tjera mendoj te dyten, sepse asgje-ja, si asgje qe eshte, duhet te jete dicka.Dhe keshtu ngaterrohem fare.-Ka Zot apo gjithcka eshte shkencore?Sepse shoh shume njerez qe flasin per Zot , por nga ana tjeter me duket sikur gjendet nje shpiegim shkencor per gjithcka, edhe pse une nuk I njoh ato.-Kush jam une?Eshte pyetje tjeter e veshtire. SHume here them : une jam Elda J. Pere, por e ndjej se ka dicka tjeter, ka shume gjera te tjera qe e plotesojne kete pyetje qe asnje nuk e di.-A ekzistojne rastesite?Me mundon, sepse sa here ndodh nje gje e tille, mendohem per ato qe ndodhen me pare dhe besoj se dicka do ta kete shtyre rastesine te ndodhe.-Ka jete ne planete te tjere? Se do te ishte perseri nje rastesi nese do te ishim vetem ne, tokesoret, te gjalle ne gjithe universin dhe per ta pergjigjur kete pyetje, duhet pergjigjur ajo para kesaj.-Eshte universi i pafundem?Te gjithe e pohojne, por mua me duket fenomen jashtezakonisht i pabesueshem qe dicka, apo me mire gjithcka ne kete rast te jete e pafundme. Dhe pastaj, nese nuk do te ishte i pafundem, cfare do te kishte pas gjithcka-se?? Pikerisht dicka! Dickaja eshte nje pjese e gjithcka-se, domethene universi duhet te jete I pafundem!
CESHTE KOHA?!
Ceshte koha? Per mua eshte e thjeshte fare : koha seshte. Ne e shikojme dot? E prekim dot? E nuhasim dot? E shijojme dot? E degjojme? E ndiejme?...Jo, jo, jo, jo, jo dhe jo. Seshte as konkret e as abstrakt. As I pergjithshem, as I pervecem. Per mua, pergjigjja e vertete eshte shprehja e Moony Witcher : Koha nuk ekziston, por vetem sherben A nuk ju ve ne mendime? Qe kur e lexova, me pelqeu dhe teorine time mbi kohen e kam mbeshtetur ne ate shprehje. Provojme ta vertetojme pak. Une them: TANI, por tre sekonda me vone them perseri TANI. Kjo do te thote kohe te ndryshme, por nuk kishte vetem nje kohe, apo skishte fare kohe?...Dicka po ndodh tani. Pak me vone ndodh dicka tjeter, por eshte perseri tani. Une tani po shkruaj fjalen shkruaj, tani po shkruaj perseri fjalen perseri. Tani Megjithate koha na sherben : Kur do te shkosh te dentisti? Pas kaq kohe ; Duhet ta heq kekun nga furra per kaq minuta.; Pas dy oresh do te shkoj nga halla Keshtu koha na sherben. Po si eshte e mundur qe dicka qe sekziston, sherben, ne nuk e dime (Sokrati) Dhe i zgjuar eshte ai qe di ate qe nuk di
Krijoni Kontakt