Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30

Tema: Ndoc Gjetja

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    RILIND PĖRJETĖSISHT

    (Ndoc Gjetjes )


    Rilind pėrjetėsisht ! Mbetet Ndoc Gjetja !
    Ai hesht ! Vargjet derdhin sqotė !
    Prej aty lind e rritet blerimi ! - Ėshtė vetja -
    e kundronte jetėn - tė bėhet kuptimplotė !

    E kanė nėpėrkėmbur ? - Ashtu veprojnė djajtė !
    Ata tė zezėn e mbjellin , e kultivojnė nė gjak !
    Ndoci - kėrkonte horizonte ! Jo djathtė e majtė ...
    Tė kishte mirėsia forcėn pėr hak!

    Nuk kėkoj tė dalė nė kuvendin e grindjes !
    UNI i tij - shkėndija , ndez shpresė !
    Nė ritualin e vargut - ia la forcėn bindjes,
    se : E bardha njė ditė, s'do tė mbesė e zezė !

    Arriti ēasti i ndarjes! Poeti u nis n'rrugėtim !
    U mbulua me heshtje ! Tash flet "Dhjata ime "!
    Ndoc Gjetja mungon! Rritet nė kujtim !
    E sjell malli t'rilindur ! Flet pėr rizgjime![/
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2010
    Postime
    61

    Njė heshtje e bukur



    Ka heshtje qė na thonė gjėra tė bukura,

    si pėr shembull fytyra e gruas

    nė orėt e vona tė natės

    kur e pagjumė numėron me vete

    ditėt e fundit tė barrės.



    Ec e thuaj po munde kėtė heshtje

    ti, muzikant, me nota

    ti, piktor, me ngjyra

    ti poet me vjersha

    dhe ti, aktore e famshme

    me gjeste dhe fjalė !



    Pėr ta thėnė duhet tė jesh

    nje grua shtatzėnė

    domethėnė

    dyfish e gjallė.



    Pesė mijė palė kėpucė



    (Nė kampin e shfarosjes Aushvic)



    Shoh pesė mijė palė kėpucė tė vjetra

    me lidhėsa, pa lidhėsa, tė gjitha pa lustėr

    tė vogla, tė mėdha pėr meshkuj pėr femra

    qė dergjen kėtu tė hedhura grumbull



    Dhe mua mė duket ky pirg kėpucėsh

    njerėzish tė djegur nė njė natė krimesh

    mė i lartė se maja e Xhomolungės

    mė i shenjtė se mali Sinai i Biblės



    Pėrpara pirgut qėndroj i heshtur

    me zemrėn rėnduar nga fate planeti

    dhe veten pyes - Mos qenkam nė ėndėrr ?

    Se njėra kepucė lėviz nga vendi.



    ... Njė tjetėr mė tutje e drodhi lėkurėn,

    pastaj e dyta, e treta, e katėrta

    tė gjitha me rradhė e flakėn pėrgjumjen

    pesė mijė palė kėpucė u bėnė tė gjalla.



    ... Tjetra ka lėnė fėmijėn nė gjumė,

    tjetra ka lėnė kafen ekspres,

    tjetra ka lėnė qilimin pa shkundė

    tjetra ka lėnė njė puthje nė mes.



    Tjetra ka lėnė gjithė lulet pa ujė,

    tjetra ka lėnė ilaēet pa pirė,

    tjetra ka lėnė krevatin rrėmujė,

    tjetra pėrgjysėm njė fjalė tė mirė.



    Dhe vihen nė rresht... Kėrkojnė tė ecin

    me kėmbėt pėrkatėse pėrkrah tė gjallėve

    se njėra ka lėnė pėrgjysėm tė qeshurėn,

    se tjetra ka lėnė pėrgjysėm njė valle.



    Dhe befas hapet njė pamje makabėr;

    pesėmijė palė kėpucė pa kėmbė

    tėrhiqen zvarrė nė barin e lagur,

    nė fushėn e gjerė tė larė me hėnė.



    Dhe ecin,

    dhe ecin,

    dhe ecin,

    dhe ecin

    si nė tragjeditė e Shekspirit

    Pesė mijė palė kėpucė pėrshkojnė planetin

    qė t’i kujtojnė njeriut Aushvicin.



    Pemė dekorative



    Kėto pemė dekorative pėrpara dikasterit tė shtetit

    burokracia do t’i ketė mbjellė me dorėn e saj patjetėr,

    i ka vėnė tė gjitha nė njė kolonė tė drejtė pėr njė,

    tė barazarguara me njė saktėsi tė tmerrshme.



    Dhe kurorat e gjelbėrta ua kanė qethur me gėrshėrė

    (si kokat e ushtarėve nė ditėn e rekrutimit)

    qė tė mos harlisen degėt kur tė vijė pranvera

    e t’u parandalohet prirja pėr tė ēelur gjethe.



    Tė gjorat peme ! Tė qethura ! Pa zogj. Tė ngrira.

    drithėrohen nga malli pėr krehėrin e erės.

    Sot shkova dhe pash asfaltin e zi poshtė tyre,

    kish filluar tė cahej nga protesta e rrėnjėve.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2010
    Postime
    61
    Puthja


    Sa gjėra tė shėmtuara si grindja dhe sharja
    Ndodhin nė mesin e rrugės sė madhe
    Po ajo mė njerėzorja
    Mė e madherishmja, me hyjnorja

    Puthja


    ka mbetur ilegale

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228
    DESHA

    Desha te hyj ne zemren tende/U kerrusa/u kerrusa/ u bera lemsh sa nje top,/por prap, e dashur,/ Zemra jote nuk me zuri dot.

    Ndoshta dhe mund te hyja,/por te them te verteten,/i kerrusur s'mund te rrija/ atje gjithe jeten.

    Zgjeroje zemren ti!/Me teper!/Me teper!/Me teper!/ Dhe, ne qofte se me nxe/ do te hyj pa tjeter...

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-05-2009
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga ukulele Lexo Postimin
    Puthja


    Sa gjėra tė shėmtuara si grindja dhe sharja
    Ndodhin nė mesin e rrugės sė madhe
    Po ajo mė njerėzorja
    Mė e madherishmja, me hyjnorja

    Puthja


    ka mbetur ilegale
    EPITAF PER VETEN

    Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja
    i cili pati ardhur gabimisht ne bote
    nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
    dhe gjithe njerezit i quante shoke

    Kur pa qe enderra kalkulohej me kompjuter
    kur pa se idealet rrezoheshin ne kolltuce
    kur jepte buzeqeshje dhe merrte skermitje
    zuri syte me dore dhe vendosi te ikte.

    Dhe shkoji e hyri ne manastirin e Unit
    te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e lehjes
    ...Pastaj e percollen ne banesen e fundit
    me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhes.

    Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur
    e puthi ne balle dhe thirri "Nene"
    Mos kerkoni te dini per te me teper
    se iku sikur te mos kishte qene.

  6. #26
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    EPITAF PER VETEN

    Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja..



    R I P

  7. #27
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: Ndoc Gjetja

    Citim Postuar mė parė nga byli Lexo Postimin
    EPITAF PER VETEN

    Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja
    i cili pati ardhur gabimisht ne bote
    nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
    dhe gjithe njerezit i quante shoke

    Kur pa qe enderra kalkulohej me kompjuter
    kur pa se idealet rrezoheshin ne kolltuce
    kur jepte buzeqeshje dhe merrte skermitje
    zuri syte me dore dhe vendosi te ikte.

    Dhe shkoji e hyri ne manastirin e Unit
    te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e lehjes
    ...Pastaj e percollen ne banesen e fundit
    me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhes.

    Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur
    e puthi ne balle dhe thirri "Nene"
    Mos kerkoni te dini per te me teper
    se iku sikur te mos kishte qene.

    I madhi Ndoc.

    Sa her lexoj kto vargje, emocionohem.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ndoc Gjetja

    RUDOLF MARKU: KUJTESA POETIKE PĖR NJE MIK

    Emri:  images.jpg

Shikime: 6

Madhėsia:  7.2 KB

    Nga Rudolf Marku-
    17 shtator 2021

    Janė bėre njėmbedhjetė vite qė kur poeti Ndoc Gjetja ndėrroi jetė. Mė kujtohet se si, herėt nė mengjezin e ditės qė miku ynė kishte ndrruar jetė, Preē Zogaj mė dėrgoi njė tekst tė shkurt: Kam njė lajm tė hidhur pėr ty. Ndoci na la!
    Ndoc Gjetja ka qėnė dhe mbetet njė poet qė shquhet pėr ngrohtėsinė e fjalės sė sinqertė, pėr natyrshmėrinė dhe shpirtėsinė poetike dhe pėr zhdukjen e barrierirės mes fjalės sė shkruar dhe fjalės sė folur. Jo tė gjithė poetėt arrijnė ta bėjnė kėtė! Ndoci shkruante nė atė mėnyrė si fliste dhe si mendonte nė jetėn e pėrditshme, dhe fliste dhe mendonte ashtu siē shkruante. Ai ishte krijuesi qė jetonte ēdo minut tė jetės sė vet, me poezinė. Herėn e fundit qė e takova, pas 15 vitesh ndarjesh, mė pyeti me njė ankth tė dukshėm nėse Walt Whitman, poeti qė ai e donte mė shumė nga ēdo poet tjetėr nė kėtė botė, vlerėsohet prapė nė Angli! Pyetjet ma bėri nė shtėpinė e tij, buzė Drinit, tek pinim njė kafe turke. U qetėsua kur i dhashė sigurinė e pa-autorizuar nga askush se Walt Whitman mbetet prapė njė poet tepėr i vlerėsuar jo vetėm nė Angli, por dhe nė SHBA!
    Njė monografi tė shkėlqyer pėr jetėn dhe figurėn e Ndocit poet dhe njeri ka shkruar romancjeri dhe tregimtari i njohur Kujtim Dashi, njeriu qė i pat qėndruar mė pranė Ndocit, pasi ai u pat kthyer nė qytetin e lindjes. Ėshtė njė monografi pėr t’u admiruar per nga ndershmeria! Librat e Kujtim Dashit kushtuar Ndoc Gjetjes janė njė tregues zemėr ngrohės i popullaritetit tė poetit. Por dhe njė udhė- rrėfyes pėr atė qė do tė njoh nga afėr jetėn e Poetit. Duket si njė libėr qė ka patur parandjenjėn pėr t’i shėrbyer sė vertėtes nė vitet e mė vonshme, kur ca njerėz sharlatanė e tė pavlerė pėrpiqen tė na tregojnė ne, miqve tė Ndocit, me ca mllefe katundesh, se si miqt e vet e kanė braktisur poetin… Kam lexuar nė kėto shkrime pėr varfėrinė e Ndocit. Pėr vetminė e tij. Dhe sidomos pėr braktisjen e tij. Dhe pėr fatkkeqėsinė e tij. As varfėria dhe as pasuria nuk janė element determinues nė krijimtarinė e Poetit. Ndoc Gjetja mbetet njė krijues qė kishte njė dinjitet tė madh. Kurr nuk fliste pėr varfėrinė e vet. Sepse varfėria e tij ishte njė pjesė e varfėrisė qė e ndanim tė gjithė ne nė mėnyrėn mė tė barabartė. Dhe nuk qe kurr i vetmuar. Si mund tė jetė njė Poet i vetmuar, kur ai shoqėrohet ēdo ditė nga Muza poetike e vet? Dhe kurr i braktisur. Madje mund tė them se ishte mė tepėr nga ē’duhej i rrethuar nga njerėz tė gabuar, banalė dhe intelektualisht provincial. Ata qė e duan me tė vertetė Ndoc Gjetjen duhet tė lexojnė poezitė e tij. Dhe tė shkruajnė pėr poezinė e tij. Jo nė mėnyrė banale anakdotike. Por pėr vlerat e poezis sė tij. Dhe ata qė duan tė ankohen pėr braktisjen e Ndoc Gjetjes nga shokėt sa qe gjallė poeti, thjesht ngase nuk mund te mos shajnė e shpifin, duhet t’u kishte shkuar ndėrmend tė ankoheshin e tė shanin se dhe Pallati i Kulturės sė qytetit tė vogėl tė Lezhės nuk mban as pas vdekjes se tij emėrin e Ndoc Gjetjes dhe as atė tė Gjergj Fishtės. Dhe as ndonjė Shkollė e Lezhės. Madje as dhe ndonjė rrugė nė njėren nga qoshet e qytetit ku ai jetoi dhe ndėrroi jetė! Nė njė kohė qė emėrat e kolegėve tė vet mė me pak talent dhe merita estetike nga ai i mbajnė rrugėt dhe bulevardet jo tė Lezhes, por tė vetė Kryeqytetit shqiptar.
    Mė poshtė po postoj njė Poezi pėr Ndoc Gjetjen- . Poezia ime ėshtė shkruar dhe botuar me 27 Maj tė vitit 1972, nė gazeten ‘Zėri i Rinisė ,,- kur sapo kishim filluar tė botonim nė shtypin shqiptar si Ndoci, dhe unė.
    Preē Zogaj, nga ana tjetėr, vite mė vonė, ka shkruar dhe botuar 2 poezi te mrekullueshme kushtuar mikut tonė , Ndoc Gjetjes. Poezi Antologjike, njė rrėfyes se si mund tė kujtohet njė mik Poet nga njė krijues tjetėr.
    Po e sjell kėtė poezi timen tė vitit tė largėt 1972 nė vėmendjen e lexuesve, pėr tė kujtuar dhe njė herė si mund tė shkruhet dhe kujtohet, me dinjitetin e fjalės sė kulturuar, njė mik Poet si Ndoc Gjetja- dhe jo me pėshpėritje klubesh dhe kafesh tė provincave baltonore tė Ballkanit. Qofshin ato nė Lezhė, Detroit a nė lagjet periferike te Kabulit.

    Emri:  242325125_219546636824097_5100728622119971963_n.jpg

Shikime: 6

Madhėsia:  40.2 KB

    N.GJ.
    Kaloj pėrditė pranė heshtjes sė tij.
    Tė tjerėt bėjnė zhurmė ,
    Tė tjerėt thonė se heshtja kurr s’tė sjell lavdi.
    Brenda mureve tė heshtjes dita dhe nata shkrihen nė njė ,
    Ja ku shfaqet i krrusur mbi letrėn e bardhė ,
    Tė tjerėve nga vetja u jep ēdo gjė .
    Nė dhomėn e tij gjithė ngjyrat e ėndrrave kanė stinėt dhe fjalėt
    Dita zgjatet gjithmonė der’ nė kufirin mė tė largėt,
    Tė tjerėt mburren se e kanė parė diellin nė ėndėrr gjatė natės.
    Nė njė kohė tjetėr, qė e quajmė -dikur
    Do pėrulen pėrpara tavolinės sė tij
    Ata qė bėnė zhurmė dhe nuk ėndėrruan kurr!

    Koha Jone

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ndoc Gjetja

    “Eja n’Lis”, poezia geg vjen n’betejėn e saj t’pėrfaqėsimit dhe konkurrimit si vlerė e epėrme e kėndimit shqyp

    Emri:  4006166617906726295_n.jpg

Shikime: 6

Madhėsia:  20.2 KB

    27 shkurt 2024

    T’shtunen e parė t’marsit, n’fillim t’pranverės, pėrnjiher me sythet e para e kur ka xanė me ēil lule kumlla, kur dielli fillon me dritt, ma shumė se me nxe, Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja” Lezhė, i ka ba za poetėve gegė, “Eja n’Lis”, me kėngu n’gjuhėn e shenjtorve t’shqypes.

    Me iniciativėn e njė myzeqareje, qi shpirti dhe pena i kėndon gegnisht, Bruna Gjoni Pėrvathi, mė 2 mars 2024, bahet i mujtun nji tubim i poetėve geg, ma shumė se si nji konkurs, si nji t’shtrume, naltue n’obligim krijuesish. Me kėndu e me kuvendi n’sofrėn lezhaine, tankush don me zemėr e maston me shpirt, lėvron me mendje dhe kultivon me pėrkujdesje, mėkimin e hyjshėm.

    Bahen z’bashku prej gjithėkah flitet shqyp e asht Shqypni, e sosin tue shpalue zemrėn, e blatue shpirtin, n’gjuhėn qi naltuen zanin dhe emnin e ma t’zashmėve tė shqiptarisė, qysh se kjo vullnes e perėndishme xuni me kushtrue, tue fillues me “Formulėn e pagėzimit” tė Pal Engjėllit, “Mesharin” e Gjon Buzukut, “Ēetėn e profetėve” nga Pjetėr Bogdani, veprat e Pjetėr Budit, Frang Bardhit etj. Po, tue yshtun pėr ma nej, me veprat monumentale “Lahuta e Malcķs” e Gjergj Fishtės, si dhe u kodifikua Kanuni i Lekė Dukagjinit nga Shtjefėn Gjeēovi. Pėr me u mbarėshtue me emna, vepra dhe vlera, rrugtue prej; Pashko Vasa e Ndoc Nikaj, Įt Justin Rrota, Gjon Kamsi, Luigj Gurakuqi, Lazėr Shantoj, Ndre Zadej, Anton Harapi, Vinēenc Prennushi, e vazhdue me Koliqin, Mjedėn, Shllakun, Camajn, Pipėn, etj., etj., etj..

    N’konkursin e shpallun para nji mueji, mbyllun me 20 prill, pėr me u kushtrue mė 2 mars, ora 13:00, prej 97 poetėve qi janė pjesėmarrė nė kėtė sfidė konkurrimi, juria ka ba t’mujtun me pėrzgjedh 50 prej tyne, t’cilėt tue u ballafaq mesvedi, kanė me nxjerr fitusit, qi munden mos me kan ma t’mirėt, por n’ma t’mirėt, ata kan me shėnju emnat dhe poezit e tyne nė librin e kėsaj tradite, qė asht nji tjetėr faqe nė promovimin qi Lezha i ban krijimtarisė n’pėrgjithėsi, poezis n’veēanti.

    Asht ba publike pėrmes postimeve n’rrjetet sociale, se ka nis puna me e ba sa ma t’kandshme aktivitetin n’Lezhė; n’bashkėpunim me aktorėt e tjerė, artistat e zhanreve tė ndryshme, lezhjanėt, Bashkinė Lezhė, Bibliotekėn, Pallatin e Kulturės, krejt bashkė.

    Mė 26 prill organizatorėt kanė ba publike atė ē’ka juria ka pėrzgjedhė mes poezish qė u janė dhanė pėr gjykim tė numėrtueme, qė don me thanė pa emnat pėrkatės tė poetėve, pėr me qenė kėshtu sa ma tė drejtė me gjithsecilin.

    Emri:  429942692_382314247838710_4006166617906726295_n.jpg

Shikime: 6

Madhėsia:  39.9 KB

    Poetėt finalistė janė:

    Alma Zenellari, “Mit i pritjeve”
    Valbona Kolaveri “Dekėn kam me ba pė ty”
    Fatbardha Behri Kaēi “Fluturim malli”
    Eftali Dingo (Efti Mboqe) “Gjethet vjeshtanake!”
    Adem Abdullahu “Kush e do nji pikė shi”
    Margarita Nikolli Bardhi, “Pak relaks n’kėt zagushi…”
    Vjollca Keqi “Konakut t’vjeter”
    Ramė Oraca “Arka e nanės”
    Mirela Papuēiu “Ban’mu det”
    Mimoza Rexhvelaj “Ēka humba mbramė!”
    Manjola Brahaj Halili “Kam”
    Drita Ademi “Andėrr e flutra”
    Melita Vjerdha “Rikthim”
    Rozafa Shpuza “Autoportret”
    Azem Baliaj “Me lirikat notuem…”
    Arbana Arba “Amaneti”
    Bledar Tafaj “E deshta…”
    Kaltrinė Uka “Kthehu pėr hatėr t’hanės”
    Gabriela Mujaj “I dashtuni jem zdrukthtar”
    Sami Mulaj “Nuk kam Bjeshkė me falė”
    Ger Totraku “E fundit dhe e para”
    Majlinda Toma “Nėn lekurėn time”
    Ibrahim Berjashi “Jeta jonė”
    Luerda Avdiaj * * *
    Gėzim Murajza “Letėr”
    Asja Mulgeci ‘Kangt e shpirtit gjithqysh me t’i kndue”
    Ali Gjeēbritaj “Kohėt e mija”
    Bislim Ahmeti “Qaj nė gjuhė tė huaj, qesh nė gjuhėn time”
    Dije Demiri-Frangu “Grue e ujit grue e gurit”
    Luiza Makaj “Ekstazė e dėshprueme… “
    Trandafile Malshi “Ajo ish’ nji gruč “
    Monika Muzikanti “Mbramė”
    Merita Berdica “Gonxhe”
    Vilson Cullhaj “Sytė dhe violina”
    Vlora Rexhaj Morina “Zjarrmi”
    Dhurata Haxhiu Kasa “Qe tash”
    Diana Markaj “Cuc’ e gjal”
    Arjola Zadrima “Tė due”
    Matilda Brozi “Mos u kthe nė asnjė 8 maj”
    Liza Brozi “Agoni”
    Alketa Gashi Fazliu “Dashinia jonė asht qelizė malinje”
    Jonida Ēuko “Lule trishtili”
    Albert Vataj “I hyjshmi dėshirim i shpirtit tem”
    Besart Ramiz Tafaj “Shah – mįt”
    Albina Idrizi “Muranė malli”
    Bike Tufa “A ban…”
    Bona Mulaj Lluka “I shtrenjti biri jem…!”
    Menduh Leka “Braktisja e Madhe”
    Andris Lleskai “Nuses seme”
    Adem Xheladini “Shpresė e vuejtun”
    Ky organizim, kjo pjesėmarrje, ky tubim i poetėve qi shkruejn e pėrjetojnė n’gegnisht, ban t’pranishėm nji fakt shumė domethanės, qi ka t’baj me lėvrimin e gognishtes, me t’shkrumit nė kėtė gjuhė tė perėndishme, e t’kėndumit t’bylbylshėm t’shypes, jo veē prej gegėve, por prej tankun jetojnė shqyptarėt.

    Mbetet me promovu dhe me lavdėru kyt nisėm, me ēmue iniciatorėt pėr kyt akt t’nalt shqiptarie, me i ken mirėnjohės autoriteteve vendore t’Lezhės pėr sportin dhe mbėshtetjen e pakursyme, qi kjo thirrje t’ndigjohet.

    Albert Vataj

    Koha Jone

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ndoc Gjetja

    Ndoc Gjetja, njeriu i pėrkorė, poeti i shėmbėllimeve delikate dhe zėri i kumbimit tė jehonave tė shpirtit

    Emri:  Ndoc-Gjetja-1-750x375_1.jpg

Shikime: 6

Madhėsia:  33.4 KB

    Nga Albert Vataj

    Mes Shkodrės dhe Lezhės u ngjiz ky zė kumtues i poezisė, kjo qėndresė e njė ngadhnjimtari tė pashoq. Ai njeri i pėrkorė e mrujti brenda jehonės sė shpirtit atė, zėrin e shėmbėllimeve delikate, kėndimin e ngulmit dhe gufimit tė hovshėm. Mes djepit dhe varrit rendi ky shpirt lirie, me trazimin nėr flatra e dhimbjen nė trajtat e qiellores ku strukej ky kurm. Erdhi dhe iku nė paqe. Jetoi nė ēaste mrazi e hekash, e veē n’kresht e mprehu ballin. Endi kangėn e shpirtit “Poeti me fytyr Krishti”, dishepull i zanit tė naltė tė pėrjetimit.

    “Rrezatim”, “Shqiponja rreh krahėt”, “Qėndresa”, “E pėrdtishme”, “Ēaste”, “Kthimet”, “Dhjata ime”, “Biri i njeriut”, kjo ėshtė diagrama krijuese e poetit Ndoc Gjetja. Rrugėtimi i tij poetik u qas tė mbetej kumt i njė shpirti dimesionesh lirie, anipse ai u ngjiz nė kapėrcyell tė njė diktature qė rrekej tė kolektivizonte jo vetėm individėt, por edhe idetė dhe grindin poetik tė njė shpirti tė kapluar prej njė shtėrngate kaltėrsie, e cila duke u gjegj thirrjeve tė shpirtit, diti tė pėrplasej heshturazi mbi brigjet shkėmbore, duke stėrpikur me yje sandejmi natėn e ngulmeve pasionante.

    Vetė jeta e poetit ėshtė tharmi i asaj lėnde e cila u mrujt e u ngjesh nė magjėn e njė shpirti ndjenjash delikate e njė zaemrė puhizash tė imėta pjalmimi.

    Ndoc Gjetaj ishte i tillė, i predestinuar pėr tė bėrė punėn e krijuesit. Ai iku, me fytyrėn e Krishtit tė mbuluar me njė dhembje hyjnore (Kolec Traboini), por e shkroi Dhiatėn e poezisė shqipe, njė shkėndijė qė do tė gjallojė pėr jetė e mote, ngase atė nuk mund ta mbuloj terri e as antipoezia, tė cilat i luftoi mjeshtėrisht. Poezia e Ndoc Gjetjes “ėshtė kurora e letėrsisė imagjinative, sepse ajo ėshtė njė mėnyrė profetike”(Harold Bloom), e cila parakoncepton jetėn e poetit, perceptimet e tij pėr botėn pėrreth tij, pėr fenomene tokėsor e qiellore, pėr dashurinė, si toposin themelor tė poezisė sė tij. Kėsisoj, ajo bėhet njė shkollė e veēantė poetike, e cila komunikon njė gjendje kulturore tė posaēme, brenda njė konteksti tė zymtė poetik nėpėr tė cilėn gjalloj poezia e tij dhe ai vetė. Nėpėr kėtė ferr, poezia e tij triumfoi, me armėt e fuqishme, qė janė metaforat e tij goditėse, dashuria e tij e pafundme dhe morali i fuqishėm (Ndue Ukja).

    Jetėshkrim

    Ndoc Gjetja u lind mė 9 mars 1944 nė fshatin Bėrdicė tė Shkodrės. Kur ishte shtatė vjeē, prindėrit e tij u vendosėn me banim nė Lezhė. Nė vitin 1970, filloi tė botojė poezitė e para. Merret vetėm me poezi. Ėshtė autor i disa vėllimeve poetike. Studiues tė njohur e kanė cilėsuar Ndocin poet qė di me ēdo varg t’i bjerė bukur tastierės sė humanizmit. Ai kėtė frymė e timbėr tė zėrit tė vet kurrė nuk u rrek ta tradhtonte. Besnik i patundur i bindjeve e prirjeve tė veta, si njė orakull, ai vazhdon tė shkruajė edhe sot e kėsaj dite me atė sinqeritet siē u shfaq aq i befasishėm kur ishte veē se njė gjimnazist nė Lezhė. Poezi e thellė, e ndjerė, poezi nė tė cilėn rrėfehet bota e njeriut, intimiteti, marrėdhėniet njerėzore, madje edhe me sendet rreth e rrotull. Ai ka shkruar veprat “Rrezatim”, “Shqiponja rreh krahėt”, “Qėndresa”, “E pėrdtishme”, “Ēaste”, “Kthimet”, “Dhjata ime”, “Biri i njeriut”.

    Ndoc Gjetja, poeti qė jetoi dhe shkroi se: “Poetet jetojnė ne Qytetin e Ideve” (Qyteti i ideve), ishte njė kreshtė e madh e thurur me ide, me rravgime poetike nga mė tė ēuditshmet dhe me imagjinatė shumė tė bujshme, siē janė poetet e mėdhenj. Ai la tharmin shpirtit tė tij poetik, si testament feje, la njė poezi tė frymėzuar nga dhiata shpirtit tė tij, qė bėhet identifikim subjektiv dhe shkreptinė shkėndija dashuri, tamam si prototipi i tij Jezu Krishtit, kryqin e tė cilit e mban pėrditė ne shpine (Autoportret) dhe me tė rrugėton drejtė ne Kishėn Apostolike te Poezisė (Curriculum). Janė tė paktė ata poetė qė e fjalėn poetike e peshojnė aq shumė, pėr ta ndėrtuar tempullin e poezisė, njė aureolė poetike, qė mishėron tė bukurėn dhe tė kėndshmen, nė funksione thellėsisht etike, sikurse ėshtė poezia e Gjetjes- njė poezi e ndėrtuar nga sekuenca jete e qė bėhen shkėndija poezie. E tillė ėshtė poezia e tij e pėrjetshme; poezi qė jashtė ēdo funksioni praktikė, ka synim tė bukurėn, bėhet kurorė e sė bukurės dhe si e tillė mbetet model autentik i poezisė shqipe.

    Ravgima poetike

    Shkrimtari John Milton, pat shkruar se njė: “Njė i ditur, ėshtė si njė qiri qė ka dashurinė dhe dėshirėn, tė gjithė njerėzit t’i ndriēoi”. Kėto tipare kaq tė fisme, kaq hyjnore, kaq njerėzore, kaq tė jashtėzakonshėm, i ngėrthen poezia e Ndoc Gjetjes, e cila rrezaton ngrohtėsi, freski, dashuri, humanizėm, nė shumėtrajtėsinė e saj dhe nė shumėdimensionalitetin e saj- tė diskursit dhe tė poetikės. Ai krijoi njė poezi elitare, thellėsisht tė inspiruar, tė ndjerė e tė jetuar. Kėshtu pėrshembull, poezia e tij “Dashuria” ėshtė njė ungjill poetik, i konstruktuar me njė diskurs tė fuqishėm lirikė, nė tė cilėn, kjo ndjenjė sublime dhe superiore njerėzore, ngrihet nė lartėsitė e plotfuqishme, para sė cilės poeti dorėzohet, madje edhe atėherė kur ajo i shkakton aq shumė dhembje. Vargjet e kėsaj poezie, janė drithėrimat e shpirtit tė ekzaltuar poetik, tė njeriut tė pasionuar pafundėsisht pėr tė bukurėn, tė njeriut qė di tė dashuroj deri nė infinit. E, ketė dashuri e ngjizi nė vargje tė bukura, tė cilat tė shtangin trupin pėr fuqinė qė kanė dhe tė tronditin mendjen pėr mesazhet qė pėrēojnė: “O perėndeshė e gjithėpushtetshme/ e universit mashkull-femėr!/ Bėj ē’tė duash me veten time/ jam instrumenti yt i verbėr/ Nė jetė mė solle kaq shumė dhimbje/ dhe shqetėsime pa mbarim/ po s’jam ankuar kundėr teje/ as me gojė e as me shkrim/ Mė hidh nė zjarr, nė det, nė ferr!/ Mė hidh nė baltė, mė hidh nė hon!/ Veē tė lutem mos mė lėr…/nė atė vend ku ti mungon! “

    Poezia e tij, me tiparet e saj moderne, shquhet pėr ritmet e brendshme poetike, tė cilat pėrcjellin dhembjet e subjektit lirik, si notat e njė simfonie tė pėrkryer. Poezia e tij, tingėllon si muzika e shpirtit tė dėlirė, ku lexuesi i pasionuar dhe lexuesi i kultivuar i letėrsisė, prehen me madhėshtinė e humanizmit, me artin e fuqishėm qė vihet nė funksion tė edukimit, tė moralit, tė sė bukurės, tipare kėto qė e shquajnė atė dhe e bėjnė krejtėsisht tė veēantė nė letėrsinė shqipe. Ky ėshtė poeti qė imagjinatėn e ka tė pafund dhe ajo i lundron mistereve tė poezisė, ku vetėm njė krijues i rrallė dhe me imagjinatė tė bujshme depėrton, siē del te vargjet: “Ne rendin e pafund te numrave te plote/ matematikisht, ti je me i vogli/ por, ti papritur u bere i madh/ ne saje te zerove qe te shkojnė pas” “Njėshit”). Kėto zero, simbolikisht shprehin botėn e vetmuar tė poetit, tė cilės me kohė i bashkėngjiten koret e njerėzve, lexuesit e pasionuar. Janė kėto zero, tė cilat i ngjiten poezisė sė Gjetjes, kėtij Njėshi poetik.

    Poeti ngadhnjyes

    Nė poezinė bashkėkohore shqiptare, Ndoc Gjetja nuk do tė mbahet mend si poeti qė mjeli lopėn e shterur tė patriotizmit poetik, siē do tė na thoshte Krist Maloku, nuk do tė mbahet mend si poet qė glorifikoi rrejshėm idetė e revolucionit dhe artin e masave, ai nuk e pranoi shėmtinė e kohės dhe ideologjisė, sepse ishte i formėsuar pėr tė qenė “kryeneē” me poezinė e tij tė papėrkulur: “Gjendja civile: Mbetje teknologjike e administratės shtetėrore/ se nuk diti t’u japė pėrkuljet e duhura eproreve” (Autoportret). Mirėpo, ai krijoi njė letėrsi thellėsisht tė bukur, tė inspiruar nga e bukura, pikėrisht atė lloj tė letėrsisė qė e sugjeron shkrimtari i mirėnjohur amerikan, Ėilliam Faulkner, pra njė letėrsi tė bazuar te dashuria, nderi, dhembshuria, krenaria, mėshira, sakrifica, vuajta, dramat njerėzore, etj. Kėto perceptime pėr letėrsinė, nė rrafshet universale gjallojnė nė mėnyrė harmonike, brenda tematikės sė poezisė sė Ndoc Gjetjes dhe e bėjnė atė njė poetik modeluese nė poezinė shqipe. Ai ju shmang temave patetike, artit poetik deskriptiv dhe si njė orakull me frymėzime mbitokėsore, krijoi njė poezi tė inspiruar, subjektive, njė lirikė tė pastėr, qė relacionin mes sė bukurės dhe produktit tė saj- poezisė, e vuri nė suaza tė ndjenjave dhe perceptimeve tė tij imagjinative tė pakufishme. Poezia e tij shquhet pėr forcėn e ideve, pėr universin e pafundmė tė komunikimeve qė ndėrton, me botėn e madhe tė letėrsisė, me antikitetin dhe Biblėn, kėto dy strombullara tė letėrsisė perėndimore. Dhiata biblike bėhet shėnjues i poezisė sė tij nė librin me titull, “Dhiata ime”. Ndėrsa antika vjen si evokim dhe reminishencė e kontesktualizuar, nė poezinė e tij, pėrmes poezisė sė shkėlqyer “Herakliti” dhe vargjeve jashtėzakonisht tė realizuara bukur, si nė planin tematik, gjithashtu nė atė stilistik: ”Ne moshen 70 vjec, filozofi Heraklit/pati kėrkuar ti nxjerrin syte/ -Pse Heraklit? -e pyeten krirurgu dhe shokėt/ -Me pengojnė, -tha, -pėr te pare boten/ Dhe vrimat e veshėve i mbylli me dylle/ te dėgjoje zėrat e vetvetes me mire./ Dhe rrinte i ngrire me ore te tera/ duke ndjellur ne koke mendime te thella/ Tmerrohej nga prekja e sendeve me duar/ ēdo send e quante “njė djalle i shėmtuar”/ Pėr te ruajtur te pastėr dashurinė, i gjori/ tere jetėn njė femėr pėr grua s’e mori./ S’kishte shtėpi dhe u thoshte te gjithėve/ -Kam lindur dhe banoj ne kokėn time”.

    Ashtu sikurse Dhiata qė vlerėsohet tė jetė njė libėr i veēantė nė kuadėr tė librave tė panumėrt nė rruzullin tokėsor dhe burim frymėzim pėr jete e poezie, nėpėr breza tė tėrė, si mishėrim i fjalės Hyjnore, gjithashtu, jeta e Ndoc Gjetjes ėshtė mishėrim i veēantisė njerėzore dhe poezia e tij, mishėrim i kėsaj fuqie imagjinative poetike. Prandaj, si e tillė do tė mbetet njė testament poetik i bukur i poezisė shqipe.

    Nėse do tė kėrkohej njė poet i pėrveēėm nė poezinė shqipe, qė diti t’iu ik shablloneve, dogmave, qė diti tė krijoj njė poezi thellėsisht tė inspiruar, me tipare tokėsore dhe qiellore, njė poezi qė gufon nga ndjenjat e fuqishme tė dashurisė, njė poezi qė komunikon fuqishėm me gjuhėn e artit, pa dyshim se njėri nga ta do tė jetė Ndoc Gjetja.

    Poezia e tij, ėshtė njė arenė e tendosjeve tė pafundme, e dhembjeve tė mėdha dhe si e tillė, bėhet reflektim emocional i shpirtit tė trazuar, tė cilin e rrahin fuqishėm tallazet e njė jete bizare, e njė jete, e cila i shėmbėllen vuajtjeve tė kryqit tė Krishtit. Poezia e tij, me gjithė tonin e fuqishėm tė dhembjes qė ka, me gjithė tallazet e fuqishme shpirtėrore qė pėrēon, asnjėherė nuk ėshtė montone, por ėshtė njė reflektim thellėsish njerėzor, emocional, ku lexuesi ndjen dridhmat e bukura, me gjuhėn e ėmbėl poetike. Edhe kur godiste dukuritė degjeneruese pėrreth tij, kėtė e bėnte me njė pedanteri poetike: “Ē’mrekulli do te kishte qene/ sikur te jepnin qe sot dorėheqjen/ presidenti dhe ēdo lloji ministri!/ Dhe ta merrte pushtetin Shpirti” (”Sikur”)

    Ndoc Gjetja iku, duke lėnė testamentin e fjalės poetike, qė sikur shenja e tij poetike, ėshtė ylli udhėrrėfyes, i cili do tė rrezatoj dhe ndriēoj brezat nė poezinė shqipe. Poezia e tij ėshtė njė dhiatė e shpirtit hyjnor dhe kėsisoj do tė vlerėsohet nė poezinė shqipe.



    Krijimtaria e Ndoc Gjetjes

    Ndoc Gjetja: Dhimbja e poetit bėhet energji krijimi


    Unė do ta pėrkufizoja, se njeriu kur vendos pėr t’u marrė me letėrsi, pėr tė nxjerrė diēka hyjnore nga shpirti i vetė, vendos njė lloj fatkeqėsie tė vetvetes qė do tė thotė zgjedh njė jetė me privacione, nė qoftė se ėshtė shumė i talentuar bėhet i famshėm por dhe fama atė e kėnaq, por lumturi nuk i sjellė, sepse, sa mė shumė shkrimtari bėhet i vetėdijshėm pėr kohėn njerėzit e vendit tė tij aq mė shumė i shtohen ato dhimbjet. Dhimbjet e shkrimtarit nuk janė si dhimbjet e politikanit. Shkrimtari e shikon realitetin me syrin e shpirtit jo me syrin thjesht tė trurit, vet fantazia ėshtė njė vuajtje njeriu, duke fantazuar harxhon energji mė shumė se duke kositur njė livadh tė tėrė me kos, po e pėrmend kosėn se, siē thotė populli, puna mė e lodhshme ėshtė kositja, po nuk ka punė mė tė lodhshme se vėnia nė pėrdorim tė fantazisė.

    “Pa kėtė shpirt rebel, nuk ishte e mundur qė tė shkruaja ato lloj poezie. Kam bėrė njė jetė vetmitare dhe kjo mė ka ndihmuar qė tė bėj njė poezi tė pėrvuajtur, tė qetė, me njė lloj fisnikėrie kristiane.

    Jo, se pa libra nuk kam mbetur. I kam gjetur nė mėnyrat e mia, nuk kam gjet pa lexuar, por mė vjen inat se tani, qė pėrsoset demokracia, nė shoqėri pėrsosen dhe infrastrukturat e tjera, por libri vjen mė pak afėr nesh. Ne duhet tė kemi librarinė tonė nė Lezhė. Kėtė ja kam kėrkuar ministrave tė Kulturės, po nuk kanė bėrė asnjė gjė. Ministria mė e varfėr pėr mendimin tim ka qenė Ministria e Kulturės.

    Ē’kėnaqėsi ju ka dhėnė arti i krijimit poetik?

    Mė ka dhėnė dhe mė jep kėnaqėsi aq tė madhe dhe aq tė thellė sa qė unė rezervohem ta pėrshkruaj sepse e di se nuk do tė ma kuptojnė tė gjithė ata qė s’kanė prirje pėr tė kryer njė akt tė tillė hyjnor. S’besoj tė ketė lehonė qė tė di tė artikulojė me fjalė dhimbjen dhe dallimin e gezimit tė lindjes.

    Edhe mua nuk mė ka shpėtuar pa e hetuar shfaqjen e monotonisė nė disa nga poezitė. Veēse atė nuk e kam kėrkuar dhe gjetur vetėm te pėrdorimi i masave tė njėllojta tė vargjeve e tė strofave, as dhe nė rrahjen e njėllojtė tė theksave, por para sė gjithash nė vetė pėrmbajtjen e tyre. Kėtė s’besoj se do ta kisha shmangur dot edhe sikur tė kisha pėrdorur format mė tė larmishme metrike. Monotonia vjen nga standartizimi i pėrmbajtjes nė disa nga poezitė si dhe nga konkludimet e pėrafėrta tė tyre.



    AUTOPORTRET

    Vendbanimi:

    Nė Lezhė me trup dhe mendjen emigrante nė yje.

    Profesioni:

    Thurės ėndrrash dhe mbrojtės besnik i tyre.

    Gjendja sociale:

    Mbetje teknologjike e administratės shtetėrore

    Se nuk diti t’u japė pėrkuljet e duhura eprorėve.

    Gjatėsia:

    E mjaftueshme pėr tė arritur njė ditė mollėn e ndaluar.

    Pesha:

    Sa vetja, sa ėndrra, sa fjala e thėnė dhe e shkruar.

    Shenja tė veēanta:

    Njė pentagram rrudhash me nota trishtimi nė ballė

    Dhe njė mjekėr e thinjur nga moslejim kaq vite i saj.

    Sytė:

    Kafe me nuanca tė turbullta pasionesh tė djegura.

    Ngjyra:

    E errėt pėr fshehjen e skuqjes nga faje tė lehta.

    Titujt:

    I dekoruar Njeri qysh nė ditėn e lindjes nga Nėna.

    Bindjet:

    Njeriun nė jetė e bėn tė lumtur vetėm Njeriu.

    Antipatitė:

    Burrat me Grada, gratė me shumė tule dhe miu.

    Simpatitė:

    Jezusi nga Nazareti, Don Kishoti i Manēės dhe Buda.

    Frikėrat:

    Shėndoshja e trurit, uji, zjarri dhe turma.

    Besimi:

    Nė kryqin e tij qė e mban pėrditė nė shpinė.

    Pasuria:

    Drita e mendjes me tė cilėn fitoi varfėrinė.


    Koha Jone

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Interviste me poetin Ndoc Gjetja
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-05-2008, 14:57
  2. Perendia e pikellimit quhet Ndoc Gjetja.
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-08-2007, 04:46
  3. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 10:08
  4. C++ - Gjetja e dosjes
    Nga LeArNiNgHaCkInG nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-09-2005, 06:17
  5. Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 14:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •