Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Maya Maya
    Anëtarësuar
    03-03-2012
    Postime
    105
    Citim Postuar më parë nga Mon.Alisa Lexo Postimin
    Po moj po flas duke u nisur nga vetja...asnjher s'kam qene dikush tjeter ..gjithmone UNE.....kame degjuar per Alter Ego po nuk do tethot qe qdo neri e ka
    cdo njeri KA, por varet sesa ti i kalon pushtet Alteregos tende. Cdo njeri nga ne ka 2 apo 3 alterego brenda vetes. ne momentin qe ti nuk i jep pushtet je ok. Nese sje e zonja te komandosh ti ath jane ato qe marrin pushtetin

    kam lexuar nje liber mbi kete fenomen dhe vajza (personazhi) kishte 3 alterego dominante. qe do te thote zhvendosej ne menyre te pakuptueshme nga njeri karakter ne tjetrin. te tre karakteret ishin shume te ndryshem nga njeri tjetri dhe me i frikshmi ishte vrases. Ajo nuk ishte ne gjendje ta kuptonte apo te mbante mend se kishte bere nje veprim te tille.

    kishte shume raste te tilla ku tregohej me imtesi menyra sesi kryhej zhvendosja dhe si personi ne fjale pa dashur i kishte dhene pushtet.

    zakonisht alteregot marrin pushtet kur personi eshte ne gjendje te renduar emocionale ..
    Truth is, everybody is going to hurt you; you just gotta find the ones worth suffering for

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    http://kohaditore.com/index.php?page=1,7,92209

    Pozita dhe forma e rrudhave zbulon karakterin e njerëzve


    Publikuar: 19.03.2012 - 21:24

    Numri jashtëzakonisht i madh i rrudhave në ballë, simbolizon edhe numër jashtëzakonisht të madh ngjarjesh dhe ndryshimesh në jetën e njeriut. Bazuar në shtatë lloje të rrudhave në ballë mund të zbulohet karakteri i njeriut.

    Me studimin e linjave në fytyrë (metoposkopi) që në shekullin e 17-të është marrë astronomi Richard Sanders. Në bazë të studimit të vet shumëvjeçar ka përfunduar që rrudhat të cilat shfaqen në ballë kanë kuptim të madh në përcaktimin e karakteristikave të njeriut, ndërsa sipas interpretimit të këtij mistiku dhe astronomi, gjatësia, thellësia dhe forma e rrudhave në ballë po ashtu mund të ndihmojnë në parashikimin e së ardhmes së atyre që i kanë.

    Numri jashtëzakonisht i madh i rrudhave në ballë, simbolizon numrin jashtëzakonisht të ndodhive dhe ndryshimeve në jetën e njeriut. Përkundër kësaj, numri shumë i vogël i rrudhave është shenjë e jetës së qetë në të gjitha fazat e jetës. Nëse rrudhat ekzistuese papritmas fillojnë të ndryshojnë, lëshohen apo ngrihen, thellohen apo zgjerohen, ose papritmas zvogëlohen apo zhduken, kjo mund të nënkuptojë që njeriu është para ndonjë ndryshimi drastik në jetë, ndërsa kualiteti i ndryshimit të ardhshëm të jetës varet prej asaj se cila rrudhë e përjeton transformimin.

    7 linjat e rrudhave: Karakteri “i shkruar” në ballë

    1. Linja e Saturnit


    Rrudha e vendosur në pjesën më të lartë të ballit, gati ngjitur me flokët i takon Saturnit, ndërsa shfaqet para viteve të mesme të jetës. Kur kjo rrudhë është e gjatë dhe e shprehur qartë, nënkupton karakterin të cilin e veçon fuqia e madhe e vëzhgimit, mendjemprehtësia dhe kujdesi. Kur është e shkëputur, nënkupton lakminë për para dhe prirjen e theksuar për t’u nervozuar. Nëse është e valëzuar, fytyra në të cilën gjendet i takon personit i cili është i gatshëm për të mashtruar.



    2. Linja e Jupiterit

    Linja e Jupiterit gjendet menjëherë nën atë të Saturnit. Kur është e drejtë dhe e theksuar qartë tregon ndershmërinë dhe drejtësinë e personit, në ballin e të cilit gjendet. Ai që ka këtë rrudhë, sipas teorisë së Sandersit, do të përjetojë fat të madh dhe do ta ketë rastin të pasurohet në mënyrë të ndershme. Po ashtu, nëse rrudha e Jupiterit është më e gjatë se ajo e Saturnit, është shenjë e pasurisë, krenarisë së theksuar dhe religjionit të personit të caktuar.



    3. Linja e Marsit

    Rrudha e tretë i takon Marsit. Personi tek i cili kjo rrudhë është e qartë, e gjatë dhe shtrihet përmes tërë ballit, është jashtëzakonisht i guximshëm dhe gjithmonë i gatshëm të luftojë për synimet e veta. Në rastin kur rrudha është e shkëputur, fjala është për një person shumë mëdyshës, ndërsa kur është e valëzuar, pronari i saj është qejfli dhe ka sjellje të lirë.



    4. Linja e Diellit

    Rrudha e katërt gjendet sipër vetullës së djathtë dhe i takon Diellit. Nëse është e theksuar qartë dhe shtrihet deri te pothuajse qendra e ballit, paraqet një individ shumë ambicioz i cili rezonon në mënyrë të shëndetshme. Po ashtu, kjo rrudhë tregon edhe realizimin e ambicieve dhe sukses në të gjitha planet. Nëse është e shkëputur, është simbol i egoizmit dhe i dëshirës së tepruar për para. Linja e valëzuar e Diellit, zbulon që ai person i cili e ka në ballë është i prirë për zili dhe ligësi. Kryqëzimi i kësaj rrudhe me një tjetër, është shenjë e pasurisë dhe prestigjit.



    5. Linja e Hënës

    Rrudha e pestë është linjë e Hënës, ndërsa gjendet mbi vetullën e majtë. Nëse është e shprehur qartë dhe e drejtë, është shenjë që personi i cili e ka do të udhëtojë shumë në vendet e largëta. Kjo rrudhë është karakteristike për njerëzit me imagjinatë jashtëzakonisht të zhvilluar. Nëse është e shkëputur, bëhet fjalë për një person tekanjoz, ndërsa nëse është e valëzuar tregon mosrespektin e atij që e ka. E kryqëzuar me rrudhë tjetër është shenjë e lumturisë.



    6. Linja e Venerës

    Linja e gjashtë i takon Venerës, ndërsa shtrihet në mes vetullave. Nëse është e qartë dhe e drejtë nënkupton emocione dhe lumturi në dashuri. Sa më e hollë është rrudha nënkupton që aq më i ndjeshëm dhe i ëmbël është ai që e ka. Nëse është e valëzuar, nënkupton sukses i cili do të arrihet me shumë përpjekje. Nëse është e ndërprerë nënkupton zhgënjim në dashuri dhe ndërrimin e shpeshtë të partnerëve.



    7. Linja e Merkurit

    Linja e shtatë mban emrin e Merkurit, gjendet menjëherë mbi hundë, menjëherë nën linjën e Venerës. Nëse është shumë e shprehur dhe kthehet në të majtë është shenjë e fatit të keq, ndërsa e përkulur në të djathtë është shenjë e fatit të mirë. Ata të cilët në vend të një rrudhe të tillë në mes syve kanë tri rrudha më të vogla e të drejta, janë spiritual dhe elokuent në karakterin e vet. Në rastin kur ekzistojnë më shumë se tri rrudha, bëhet fjalët për dikë të paqëndrueshëm dhe shpesh është i prirë ndaj dredhive dhe mosrespektit. Më shumë se tri rrudha të ndërprera në mes syve karakterizojnë llafazanin i cili pëlqen të shfrytëzojë të tjerët dhe potencialisht është i prirë ndaj aktiviteteve të paligjshme.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359
    Une kam pare njerez qe rrudhat e ballit nuk i kane horizontale , por vertikale.

    Atehere c'mund te themi per karakterin e tyre ne baze te linjave te pershkruara me lart?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Helikranon : 09-04-2012 më 00:25

  4. #24
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Nuk di per meshkujt, por femrat i kane te pakten dy.
    1. Kur zgjohen nga gjumi.
    2. Kur nisen me dale jashte dere.

    Ndonjehere, nuk e njoh veten.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #25

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •