Close
Faqja 2 prej 54 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 1065
  1. #21
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Fjala e Hatixhe Latifi-Pupovcit në konferencën për media lidhur me abuzimet në sektorin e shëndetësisë
    22 MARS 2012 - E Enjte 07:25

    Lidhur me Udhëzimin Administrativ për të cilin foli Liburni, Ministri Agani në një komunikatë si përgjigje ndaj reagimit të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, jep disa arsye të cilat e kanë shtyrë për të nxjerr këtë udhëzimi administrativ:

    1. Sigurimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për qytetarët e Kosovës – Në fakt me këtë UA pretendohet të përmirësohen shërbimet shëndetësore në institucionet private në të cilat, duke marrë parasysh situatën socio-ekonomike në Kosovë, kanë mundësi shërimi vetëm një numër shumë i vogël i qytetarëve të Kosovës.

    2. Zvogëlimin e informalitetit në sektorin privat - Ministri Agani ka deklaruar se kjo është bërë pasi që mjekët e huaj përkundër faktit se me udhëzimin administrativ të mëparshëm ( Nr. 12/2006) kanë qenë të lejuar të punojnë deri në 30 ditë brenda një viti, ata nuk e kanë respektuar këtë. Mirëpo, në vend që Ministria e Shëndetësisë të merret me sanksionimin e atyre që e shkelin ligjin, paradoksalisht zgjatë kohën e lejes së përkohshme të punës së profesionistëve shëndetësorë jo-kosovarë. Por, kush mund të garantojë se edhe me këtë rast, nëse Ministria e Shëndetësisë nuk ndërmerr masa, punëtorët shëndetësorë jo-kosovarë nuk do të keqpërdorin kohëzgjatjen e lejes së punës.

    3. Shtimin e mundësive për trajnimin e punëtorëve shëndetësorë të vendit – Trajnimi i punëtorëve shëndetësorë duhet të bëhet në mënyrë të organizuar dhe po të ishte ky shqetësimi i Ministrit ai do t’i kishte rritur fondet për trajnimin e punëtorëve shëndetësorë dhe sjelljen e ekspertëve në QKUK në emër të këtij trajnimi. Prandaj, ne mendojmë se ky Udhëzim Administrativ vetëm se e rritë mundësinë e përfitimit të disa klinikave private por jo edhe trajnimin e stafit shëndetësorë.

    4. Avancimin e sektorit privat shëndetësor dhe rritjen e konkurrencës midis dy sektorëve - Avancimi i sektorit privat shëndetësor nuk varet vetëm nga mjekët e huaj që vijnë të punojnë në Kosovë. Kjo është një përulje dhe një degradim i gjithë punëtorëve shëndetësorë në Kosovë dhe i gjithë angazhimit të tyre që përkundër të gjitha pengesave që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë vazhdojnë të kryejnë me sukses punën e tyre. Ndërsa, arsyetimi se ky Udhëzimi Administrativ shërben për rritjen e konkurrencës në mes të dy sektorët është tepër absurd. Në gjendjen në të cilën e ka sjellë kjo Qeveri sektorin publik shëndetësor, nuk ka nevojë fare të përmendet termi konkurrencë. Kjo për arsye se duke degraduar deri në këtë masë sistemin publik shëndetësor, nuk është edhe vështirë t’i bëhet konkurrencë në shërbime këtij sektori. Bile edhe ato pak shërbime që mund të bëjnë konkurrencë në sektorin publik, shumë herë është folur për t’i shndërruar në partneritet publiko-privat duke paralajmëruar në këtë mënyrë një rrënim total të sektorit publik.

    5. Në funksion të sigurimit të shërbimeve shëndetësore që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore – Prioritet i një Ministrie do të duhej të ishte ofrimi i shërbimeve në institucione publike pa penguar ofrimin e tyre në institucionet private. Mungesa e personelit për lëmitë deficitare në Kosovë duhet të jetë fakt shqetësues për MSH, prandaj edukimi i mjekëve për këto lëmi duhet të ishte prioritet i MSH. Përndryshe, për 12 vite të funksionimit të MSH në Kosovë, me një planifikim adekuat të buxhetit deri më tani kanë mundur të bënin specializimet jashtë Kosovës, për fushat deficitare, së paku dy gjenerata të mjekëve të cilët tani më do të duhej të ishin ata që trajnojnë mjekët tjerë në Kosovë. Mirëpo, në anën tjetër është shqetësues fakti se në institucionet publike nuk ofrohen as shërbimet për të cilat ka personel shëndetësorë vendas. Kjo për faktin se nuk funksionalizohen aparatet, nuk sigurohen barnat, materiali shpenzues, reagjentët dhe mjetet tjera diagnostikuese. E gjithë kjo, jo pse nuk ka buxhet për to, por sepse ashtu dëshirojnë të jetë, në mënyrë që pacientët të orientohen në sektorin privat.

    6. Sigurimin e shërbimeve shëndetësore sa më cilësore dhe më të lira për qytetarët e vendit – Shërbimet shëndetësore që kryhen nga mjekët jo kosovarë, ekskluzivisht në institucionet private, nuk janë më të lira se sa po të kryheshin nga mjekët kosovarë nëse do të siguroheshin kushtet e punës dhe trajnimi i tyre, gjë të cilën do të duhej të planifikonte Ministria e Shëndetësisë. Mirëpo për këtë nevojitet një menaxhim i mirëfilltë i institucioneve shëndetësore ku përgjegjësia dhe llogaridhënia do të ishte shtyllë e funksionimit, e i cili nuk mund të bëhet me njerëz të korruptuar.

    Komiteti për shëndetësi – Lëvizja VETËVENDOSJE!

  2. #22
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Fjala e Liburn Aliut në konferencën për media lidhur me abuzimet në sektorin e shëndetësisë
    22 MARS 2012 - E Enjte 07:01

    Me dy muaj vonesë kuptuam për Udhëzimin administrativ të Ministrisë së shëndetësisë për lejen e përkohshme të punës për mjekët jorezidentë në Kosovë i cili qenka aprovuar më 10.01.2012 dhe i cili nuk është publikuar askund deri në ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë. Me gjithë faktin se rregullorja në të cilën thirret Ministri në preambulën e këtij Udhëzimi Administrativ e obligon atë të zhvilloj konsultime të gjëra rreth përmbajtjes së tij, ai zgjodhi që këtë udhëzim ta aprovoj fshehurazi.

    Pra, shtrohet pyetja, pse një akt nënligjor i cili do të duhej t’i kontribuonte përmirësimit të gjendjes në shëndetësi nuk bëhet publik. Ne mendojmë se ky akt nënligjor nuk ka për qëllim t’i kontribuojë përmirësimit të gjendjes në shëndetësi por zhvillimit të papenguar të biznesit privat shëndetësor në Kosovë. Ne nuk jemi kundër inisativës së lirë dhe krijimit të profitit privat, por çdo inisiativë private duhet të zhvillohet në pajtim me ligjet e shtetit.

    Nëse ligji në Kosovë ka përcaktuar kushte të veçanta për punësimin e shtetasve të huaj si në çdo shtet tjetër të botës, është për t’u çuditur fakti se u dashka të kemi një trajtim më preferencial për punësimin e punëtorëve shëndetësorë jo-kosovarë. Çdo vend në botë i kushton kujdes të veçantë dy segmenteve kryesore që sigurojnë mirëqenien e një shoqërie: shëndetësisë dhe arsimit. Edhe nëse në të gjitha fushat tjera politikat e punësimit të shtetasve të huaj kanë lehtësi por në këto dy fusha ato janë restriktive, pikërisht për shkak të rëndësisë që kanë për mirëqenien e qytetarëve.

    Ndërkaq, ky Udhëzim administrativ na tregon se në Kosovë është e kundërta: shtetasi i huaj punësohet më lehtë në shëndetësi sesa në fushat tjera. Në bazë të Udhëzimit administrativ, punëtori shëndetësor jo-kosovar mund të marr leje të përkohshme pune në afat prej 8 ditësh me të cilën mund të punoj në Kosovë për 6 muaj.

    Pra me një lehtësi të jashtëzakonshme i jepet leja një punëtori shëndetësor të huaj përderisa procedurat për punësimin e punëtorëve vendas janë shumë më burokratike!

    Kjo praktikë të cilën Ministri e ka bërë me këtë Udhëzim është e paparë dhe e padëgjuar në ndonjë nga vendet e rajonit e mos të flasim për shtetet e zhvilluara evropiane. Në të gjitha vendet e tjera me këtë problematikë merren Odat e Mjekëve të cilat në mënyrë shumë konkrete precizojnë se cilat janë kriteret që një mjek jo-rezident mund të punojë në shtetet përkatëse. Në të gjitha këto shtete prioriteti është zhvillimi i kuadrit vendor dhe ruajtja e interesave të tyre. Duke shfrytëzuar mungesën e këtij institucioni, ministri kokë në vete vendos diçka shumë të rrezikshme duke pasur parasysh se edhe në të kaluarën mjek të huaj dhe të pakontrolluar kanë kryer vepra të ndaluara të cilat janë akoma në gjykata dhe kanë ndikuar edhe në imazhin e keq jo vetëm të shëndetësisë në Kosovë.

    Sipas këtij udhëzimi administrativ, me rastin e parashtrimit të kërkesës për punësim të përkohshëm të profesionistit shëndetësor jo-kosovar, në Udhëzimin administrativ nuk përfshihen:

    • Kërkesa për njohjen e gjuhëve zyrtare në Kosovë në nivelin e komunikimit me të sëmurin, kriter ky i cili aplikohet në të gjitha vendet në botë.

    • Kërkesa për historinë profesionale gjegjësisht certifikata se nuk është nën hetime për kryerjen e ndonjë krimi.

    • Sipas këtij Udhëzimi nuk specifikohet se nga mund të vijnë këta mjekë. Praktikisht sipas tij mund të vinë mjekë nga shtete të njohura për sisteme të dobëta shëndetësore.

    • Nuk janë paraparë fushat në të cilat mund të punësohen profesionistët e huaj. Thjeshtë a ekziston një analizë nga Ministria e shëndetësisë se në cilat lëmi kemi mungesë ekspertësh në Shëndetësinë në Kosovë siç pretendon Ministri?

    Kjo është edhe një goditje e radhës për sistemin shëndetësor në Kosovë e sidomos stafit mjekësor, të cilët përveç që përballen me kushte gati të papërballueshme si pasojë e politikave të kësaj qeverie, tani ata përballen edhe me përbuzje profesionale duke i quajtur të padenjë në profesionin e tyre.

    Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

  3. #23
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Fjala e Visar Ymerit në konferencën e sotme për media në lidhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese
    21 MARS 2012 - E Mërkurë 08:48

    Pika 1 e vendimit të Kuvendit të miratuar më 20 janar 2012 thotë kështu: “Kuvendi i Kosovës mirëpret, marrëveshjet e arritura në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Serbisë përmes procesit të dialogut dhe mbështet zbatimin e tyre të tërësishëm”.



    Kontestimi ynë ka qenë i bazuar në këtë pikë. Dhe atë në dy momentet kryesore të kësaj pike. Në njërën anë në “mirëpritjen e marrëveshjeve të arritura” dhe në anën tjetër në “në mbështetjen e zbatimit të tërësishëm të tyre”.



    - Kjo nënkupton që Kuvendi me mirëpritjen e marrëveshjeve, e ka shkelur Kushtetutën, meqenëse Kuvendi nuk mirëpret marrëveshje ndërkombëtare. Me kategoritë kushtetuese dhe ligjet në fuqi Kuvendi ratifikon marrëveshje ndërkombëtare. “Mirëpritja” si e tillë nuk ekziston në këtë kontekst si kategori juridike.



    - Sa i përket “mbështetjes së zbatimit të marrëveshjes” kjo nënkupton që Kuvendi ka pranuar dhe thërret për zbatimin e këtyre marrëveshjeve dhe zotohet se do t’i marrë obligimet për zbatimin e tyre, dhe këtë pa i ratifikuar fare. Me këtë rast Kuvendi është në kundërshtim me dispozitat kushtetuese që e mbulojnë këtë çështje por edhe me Ligjin mbi marrëveshjet ndërkombëtare.



    Ne konsiderojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës duke e votuar një vendim të këtillë i ka pranuar dhe zotohet se do t’i zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare të arritura deri më atëherë por edhe ato që do të vinin në vazhdim siç është ajo e fusnotës pa i ratifikuar. ato.



    Ratifikimi si proces nënkupton procedurën që duhet të përmbushet para se shteti mund të marrë përsipër detyrime ndërkombëtare. Pra në rastin tonë, neni 18 i Kushtetutës së Kosovës parasheh ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi apo nga Presidenti, varësisht se çfarë marrëveshje është dhe varësisht nga çështja që e trajton marrëveshja ndërkombëtare. Për më tepër, paragrafi 3 i nenit 18 të Kushtetutës krijon obligim kushtetues edhe për Presidentin edhe për Kryeministrin që ta njoftojë Kuvendin sa herë që të nënshkruhet ndonjë marrëveshje ndërkombëtare. Pra, ratifikimi ka për qëllim të shmang tejkalimin e kompetencave apo të autorizimeve gjatë arritjes së ndonjë marrëveshjeje të veçantë. Në rastin kur Presidenti/Presidentja bën ratifikimin e ndonjë marrëveshjeje ndërkombëtare, ai/ajo ushtron kompetencat kushtetuese të tij/saj për nënshkrim të marrëveshjeve ndërkombëtare në pajtim me nenin 84 paragrafi 7 që udhëheq me politikën e jashtme të vendit në pajtim me nenin 84 paragrafin 10 të Kushtetutës. Kjo është thelbi i asaj që ka kërkuar Lëvizja VETËVENDOSJE!.



    Ne kemi konstatuar se marrëveshjet e arritura mes qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Republikës së Serbisë janë marrëveshje ndërkombëtare për shkak se edhe Kosova edhe Serbia janë dy etnitete që kanë status juridik ndërkombëtar, dhe si të tilla si marrëveshje ndërkombëtare ato duhet të kalojnë përmes procesit të ratifikimit dhe nuk mund në asnjë mënyrë që Kuvendi t’i mirëpret ato, e aq më pak të zotohet se do t’i zbatojë ato, pa i ratifikuar ato. Ndërkohë, vendimi i kontestuar i Kuvendit (20 janar) e ka bërë pikërisht një gjë të tillë.



    1. Gjykata Kushtetuese e ka huqur tërësisht çështjen që e kemi kërkuar ne. Pra, e jep një mendimin për një çështje për të cilën ne nuk kemi folur. Arsyetimin për vendimin e vet e bazon në disa hamendësime që për mendimin tonë nuk janë të lejueshme në një trajtim juridik të një çështjeje kaq të rëndësishme juridike. Në disa pika të vendimit të gjykatës, si në atë 33 dhe 36, Gjykata Kushtetuese në njëfarë mënyrë hamendësohet me atë që kemi kërkuar ne. Kjo vërtetohet me përdorimin e shpeshtë të fjalës duket.



    Pika 36. “Në esencë duket se parashtruesit dëshirojnë që gjykata ta interpretojë vendimin e Kuvendit të 20 janarit 2012 si marrëveshje ndërkombëtare që kërkon ratifikim sipas nenit 18 të Kushtetutës”.



    Ne në asnjë moment nuk kemi thënë se vendimi i Kuvendit është marrëveshje ndërkombëtare. Kemi thënë që vendimi i Kuvendit trajton marrëveshje ndërkombëtare, i referohet atyre dhe i mirëpret ato. E jo që vendimi si i tillë është marrëveshje ndërkombëtare. Ky është gabim i tmerrshëm fillestar që bën një Gjykatë Kushtetuese e cila do duhej të ishte e përbërë nga njerëz që tashmë do duhej ta njihnin ligjin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës në çdo pikë dhe do duhej që ta kishin nivelin më të lartë profesional për ta trajtuar një çështje.



    2. Gjykata e konfirmon ose e vendos duke e ripërsëritur në këtë vendim të vetin kategorinë e mirëpritjes karshi marrëveshjeve ndërkombëtare si instancë juridike, e cila nuk është e mbuluar deri tani në asnjë ligj të Kosovës. Kategoria e mirëpritjes nuk ekziston si kategori kushtetuese.



    Pika 31: “Gjykata rikujton që Kuvendi i Kosovës, në vendimin e 20 janarit 2012, mirëpret marrëveshjet e arritura në mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë përmes procesit të dialogut dhe mbështet zbatimin e tyre”.



    Gjykata nuk ka kurrfarë vlerësimi të kushtetutshmërisë së saj, dhe duke mos e vlerësuar atë, gjykata kushtetuese e vendos njëlloj precedenti për mundësi që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mirëpret marrëveshje ndërkombëtare. Ky është cenim i drejtpërdrejt i rendit kushtetues të Kosovës.



    Pika 33: “Parashtresat e parashtruesve duket që nuk e sulmojnë substancën apo procedurën e vendimit të kuvendit, për më tepër natyrën e tij”. Pra, prapë është kjo fjala duket.



    Kontestimi ynë ka të bëj edhe me substancën edhe me procedurën. Ka të bëj me tekstin e atij vendimi të Kuvendit i cili e shpërfill procedurën e ratifikimit.



    Gjykata:



    “Duket që ata duan të thonë që Gjykata në këtë rast ta ndryshonte natyrën e vendimit, por nuk ofrojnë argumente prova apo arsyetim se si gjykata mund ta bëj këtë”.



    Ne s’kemi thënë asnjëherë që duhet ndryshohet natyra e vendimit, por kemi thënë që ky vendim është antikushtetues dhe duhet të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese.



    “Parashtruesit pohojnë se vendimi i kuvendit përmban marrëveshje ndërkombëtare..” – ne nuk kemi thënë që “përmban” marrëveshje ndërkombëtare-“ dhe prandaj ky ishte një ratifikim që kërkonte zbatimin nenin 18 të Kushtetutës”- ne nuk kemi thënë që ky vendim duhet të ratifikohet, por duhet të shfuqizohet – “në kuvend nuk u propozua e as nuk u diskutua që mocioni që gjendej para tij përmbante marrëveshje ndërkombëtare por që vendimi i miratuar duhej të ratifikohej sipas nenit 18.”



    Në Kuvend nuk e kemi të drejtën ta diskutojmë nëse një marrëveshje është ndërkombëtare apo jo, kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutë dhe me ligj. Me ligj janë dy lloj marrëveshjesh: ato që bëhen në emër të shtetit (ndërkombëtare); dhe ato që bëhen në emër të institucionit (ndërinstitucionale). Kategoria e parë kërkon ratifikim kurse kjo e dyta jo.



    Pika 34: “Për më tepër, parashtruesit nuk i kanë shtjelluar dallimet ndërmjet nenit 18.1 dhe 18.2 dhe cili do të duhej të zbatohej në këtë rast”.



    Dallimi mes tyre është a i ratifikon Kuvendi apo Presidenti. Kontestimi ynë ka të bëj me atë se marrëveshjet duhen ratifikuar, e jo s’e kush duhet t’i ratifikojë, Kuvendi apo Presidenti.



    Pika 35: “Parashtruesit nuk kontestojnë as substancën e as procedurën e vendimit”



    Këto janë pikat më problematike përmes së cilave kjo gjykatë ka vendosur vetën në pozicionin e mosdijes dhe moskuptimit të asaj që është kërkuar. Ne i kemi kontestuar si substancën ashtu edhe procedurën, dhe më saktësisht ndërlidhjen e tyre në këtë vendim të Kuvendit të cilin e kemi kontestuar. Kuvendi përmes mirëpritjes e njeh ekzistencën e marrëveshjeve, duke e shpërfilluar procedurën e ratifikimit, dhe përmes mbështetjes merrë obligime për t’i zbatuar ato duke e shkelur parimin e ratifikimit i cili doemos duhet të ndodh para fillimit të zbatimit të tyre.



    Në asnjë vend Gjykata Kushtetuese nuk saktëson nëse marrëveshjet për të cilat flet vendimi i Kuvendit janë apo jo marrëveshje ndërkombëtare. Pra Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk tregon nëse Republika e Kosovës ka subjektivitet ndërkombëtar juridik (që do t’i bënte marrëveshjet mes saj dhe Republikës së Serbisë automatikisht marrëveshje ndërkombëtare). Shmangia e Gjykatës Kushtetuese nga trajtimi juridik i natyrës së marrëveshjeve në fjalë është mungesë absolute e sinqeritetit profesionist e etik të kësaj Gjykate, duke e pasur parasysh se kontestimi ynë ndaj vendimit bazohet pikërisht në konstatimin tonë se marrëveshjet mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Serbisë janë marrëveshje ndërkombëtare.



    Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk bazohet fare në Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, që e shpallë kërkesën tonë të papranueshme për shkak siç thonë ata, është çështje jashtë jurisdiksionit të kësaj Gjykate, është ose dështim profesional i shkaktuar nga paaftësia dhe mungesa e plotë e dijes së kësaj gjykate, ose nga ndikimet politike në të.



    Ne kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit të nxjerrë më 20 janar 2012. Më 19 mars të po këtij viti Gjykata Kushtetuese na ka thënë se kjo çështje është jashtë jurisdiksionit tonë. Nëse kjo Gjykatë nuk është aty për ta vlerësuar kushtetuetshmërinë e ligjeve, vendimeve e akteve tjera institucionale, atëherë çfarë tjetër bën?





    Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

  4. #24
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    Fjala e Visar Ymerit në konferencën e sotme për media në lidhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese
    21 MARS 2012 - E Mërkurë 08:48

    ...
    Kreu i Kushtetueses flet për presionet politike

    Prishtinë, 24 mars – Njerëzit e politikës të cilët kanë bërë presione për të ndikuar në vendime të Gjykatës Kushtetuese, apo edhe të Universitetit të Prishtinës, do të mund t’i shohin emrat e tyre në një ditar që Enver Hasani ka në plan ta botojë pas pak vitesh. Lajmin e ka publikuar Hasani, për herë të parë, në intervistën dhënë “Kohës Ditore”.
    ...

    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,92748

  6. #26
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    perfundon me: Rrofte populli shqiptar!



    Ndryshuar për herë të fundit nga halla mine : 25-03-2012 më 15:20 Arsyeja: plotesim..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    BDI-së nuk i pëlqen që kosovarët të merren me Maqedoninë


    Publikuar: 25.03.2012 - 20:21

    Prishtinë, 25 mars - Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi ka akuzuar klasën politike të Kosovës se reagimet për situatën politike në Maqedoni po vijnë si pasojë e frustrimeve të brendshme, të cilat pastaj po i nxisin shqiptarët në Maqedoni.

    Xhaferi i ka sugjeruar klasës politike në Kosovë që të merret me veriun dhe me çështje të tjera të brendshme, raporton KTV-ja.

    Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk e di se kujt i referohet zëvendëskryeministri Xhaferi, por ka theksuar se LDK –ja e ka përkrahur gjithnjë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është kusht për arritjen e stabilitetit në Maqedoni dhe rajon.

    Deputeti i “Vetëvendosjes”, Liburn Aliu ka thënë se është e drejtë legjitime që shqiptarët në Maqedoni të organizohen për t’i mbrojtur të drejtat e tyre.

    KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, por ai nuk ka dashur të japë përgjigje.

    BDI-ja i paska qu selam albinit ,se nuk besoj qe dikush tjeter e ka pengu ,dhe u del zot shqiptareve ne maqedoni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 25-03-2012 më 16:02
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kta politikan ne ilirid kan per qellim ti ndajn shqiptaret ne baza partiake pra shqiptaret nuk duhet te bien pre e ktyre politikanve ne pushtet ne qevern maqedone

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    kta politikan ne ilirid kan per qellim ti ndajn shqiptaret ne baza partiake pra shqiptaret nuk duhet te bien pre e ktyre politikanve ne pushtet ne qevern maqedone
    Kur te mbesin delet me qoban te keq i han ujku krejt ,ilirida ka shum emra partish po nuk ka udheheqes partie me plot kuptimin e fjales shqiptare.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Sharri-Liburna

    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Kur te mbesin delet me qoban te keq i han ujku krejt ,ilirida ka shum emra partish po nuk ka udheheqes partie me plot kuptimin e fjales shqiptare.
    no coment

  11. #31
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Rreth Shik-ut:

    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  12. #32
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Qe ne fillim kur u kyq ne politike Florini, e kam thene; nese e ka serioz kete pune, zbaredhejen e krimeve dhe korrupecionit ne Kosove, i duhet perkerahje. Tashe ne shifet se kush jan deputetet e LDK-es, nese vertete jan burra duhet ta perkerahin Florinin ose ta mbyllin gojen se nuk i beson me njeri.
    Mbeturina e ashtuquajtun LDK vetem mban emnin LDK. Nuk kan gje te perbashket me LDK-en e vertete dhe idealin e Dr Rugoves.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  13. #33
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ali A. i ka ra bute ai tashe nuk e prishe rehatin qellimet e ti dhe bandes qe ai udheheq u plotesuan. Per kete rehati qe ka arrite Ali gjuka, ka derdhe gjak shqypetari, por jo nga gjaku ti, perdori gjakun e disa djemeve bijeve hallekut, ai tashe ashte mire si me grueskun ashtu dhe me ata tjeret titisto socialistat cervenikoskat! Aliu nuk ka pase agjende tjeter vetem me marre pushtet me ane te shpifejeve, vrasjeve e tjera marifete qe din vetem komunistat ti perdorin.
    Me tregoni a dini ndonje komunist qe ka luftu ndonjehere per kauze e ideal Kombetar?!
    Ma thuani vetem 1 kush ashte ai? Komunistat ne agjende e kan si ta marrin pushtetin me cdo kusht pa kuresye jetet e njerzeve. Komunisti me te gjithe mund te pajtohet, ashte ne gjendje te bene komepromis et bashkepunon me anemiqet me te eger te popullit shqypetar, vetem me kundershtaret politike shqypetar jo! Per komunistin enverist shqypetar anmiku kryesor ashte shqypetarikundershtari politik. E njeta klike te njetes bande qe i takon dhe ali gjuka sot udheheq Kosoven, tane e din si aredhen ne pushtet banda e gjibukeve te Ibrahim Kelmendit e xhavit halitit, Azem S. e Kadri V. Ali gjuka ashte i te njetes bande.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  14. #34
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Në përvjetorin e masakrës së fshatin Rudinë të Rahovecit

    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  15. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Vertete me pelqeu shume, ishte mbreslenese. Pak njerez ka si Albini ne mesin e shqiptareve...

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Ti perkrahnin keta tjeret,sepaku disa ide te tij....do ti ulej pak koka serbise

  17. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    Ti perkrahnin keta tjeret,sepaku disa ide te tij....do ti ulej pak koka serbise
    Problemi eshte qe shumica e shqiptareve me lehte pranojne te futen ne zgjedhen e dikujt tjeter dhe te bejne diqka qe ua meson dikush tjeter, sepse nuk done te lodhin trurin qe te krijojne nje ideologji te vete e cila do t'i ndihmonte ne te ardhmen pastaj!

  18. #38
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466


    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  19. #39
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466


    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  20. #40
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Gon! Lexo Postimin
    Vertete me pelqeu shume, ishte mbreslenese. Pak njerez ka si Albini ne mesin e shqiptareve...
    Mu pelqen edhe ky qe ka ngul flamurin multietnik n'krye, Smajli..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Faqja 2 prej 54 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •