Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-07-2011
    Postime
    115

    Informacion Mbi Lulet

    Pershendetje! Para disa kohesh bleva nje lule akulli te vogel por nuk e di pse u tha nga jashte, gjethet ju thane fare, por megjithate e shoh qe nga brenda ka akoma jete, kush mund te me ndihmoje se si tja bej per ta rigjelberuar perseri ate lloj lule

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ne dyqan ka ushqim per lulet qe jane pako me
    perzierje kalium/nitrat/fosfor.Hidhi dhe uje perdite.
    Mbaje lulen qe ta kape dielli.
    Nqs lulja ka gjethe shume shume te gjelbra
    mund ta mbash edhe brenda shtepise ne hije.
    Nqs gjethet i ka jeshile,por lulja eshte venitur
    pastaj thare eshte normale,pasi lulet kane nje cikel
    biologjik nga sythi deri ne lulezim te plote,pastaj
    vjen dekadenca natyrale e lules,petalet vyshken,bien
    dhe me vone thahet edhe kurora.Kjo eshte normale
    pasi eshte plotesuar cikli lindje,rritje zhvillim.lulezim.
    Qe bima te zhvillohet normal dhe te mos thahet
    duhet qe dheu ne siperfaqe te kruhet dhe perzihet
    te behet me i shkrifet.Kjo lejon futjen e oksigjenit
    te zona e rrenjeve.Gjithashtu ndihmon ne procesin
    e thithjes se ushqimit dhe ujit nga rrenjet.
    Vazoja ku ke lulen duhet te kete nje brime
    anash,poshte per te lejuar largimin e ujit te tepert.
    Uji i tepert nqs nuk largohet nga dheu(te dale nga vazo) shkakton
    asfiksi(bllokon futjen e oksigjenit ne rrenjet) dhe vdekje te rrenjeve,per pasoje gjethet lart thahen.
    Shkak i tharjes mund te jete mungesa totale e ujit ne dhe
    per pasoje rrenjet pa uje nuk thithin dot ushqim.
    Qe rrenja te thithe ushqim duhet te ekzistoje ne tretesire ujore.
    Mungesa e ujit ne dhe do te thote,mungese tretesire ujore,lulja s'merr ushqim
    dhe thahet gradualisht.
    Faktor tjeter mund te jete cilesia e keqe e dheut,shume i varfer ne potas(kalium)
    fosfor,nitrat si dhe mungese mikroelementesh ne dhe.Ne kete rast duhet hedh
    ushqim lulesh qe este nje lloj plehu i gatshem.perzieje pehunmos e ler ne siperfaqe.
    Plehu duhet te futet te pakten 10 cm nen siperfaqe.
    Faktor tjeter i tharjes mund te jete degjenerimi ,prishja e rrenjeve thithese,rrenje keto
    shume te imta ne trashesi nen 1 mm.Nqs lulja ka marre uje shume dhe uji nuk eshte
    kulluar poshte uji futet ne qelizat e rrenjeve thithese,por nuk mund te dale nga qeliza
    per pasoje ne qelize krijohet nje presion osmotik qe i shkaterron qelizat.
    Faktor tjeter mund te jete prania ne toke e kriprave te demshme qe thajne bimen.
    Nje shembull,nqs dheu qe mban bimen ngopet me uje te kripur,uji kripur(uje me kripe gjelle apo kripe deti
    apo kripe magnezi etj) shkaterron rrenjet plasin qelizat e rrenjes,ndodh osmoza dhe gjethet s'marrin ushqim nga rrenjet dhe thahen.
    Ne kete rast ne qofte se dyshon qe dheu eshte i kontaminuar me kripra,ose dheu nuk ka pamje te mire.
    Dheu i mire ka pamjen e lengut te zi te kafes qe pijme,atehere duhet nderruar komplet dheu i vazos dhe futet dhe
    i zi i pasur ne pleh,i pasur ne kalium,azot dhe fosfat.
    Nje kategori lulesh duan vetem hije dhe nuk e durojne driten e rrezeve te diellit tu bjere direkt.
    nqs lihen nen rrezet e diellit gjethet dhe lulet prishen,thahen parakohe.
    Nje kategori tjeter lulesh duan diell vetem dhe nuk e pelqejne hijen.
    Nqs keto lule i len gjate dites ne ambjente me hije ato do vyshken dhe mund te thahen nqs i len disa dite rresht ne hije..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 02-03-2012 mė 23:15
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2012
    Postime
    8

    Pėr: Informacion Mbi Lulet

    Pershendetje si eshte emri shkencor,botanik i lule bores...ortensia apo...?

  4. #4

    Pėr: Informacion Mbi Lulet

    Citim Postuar mė parė nga aritad Lexo Postimin
    Pershendetje si eshte emri shkencor,botanik i lule bores...ortensia apo...?
    Shfletova dy nga librat e Nėnės sime mbi lulet dhe, kjo LuleBora mė doli me dy emra: ajo mė e njohura quhet pikėrisht Hortensia ndėrsa tjetra paska njė lloje emri tjetėr.

    E para, hyn nė: Familja Hidrangeore (Hydrageaceae)

    Hortensia ose Luleborė (Hydrangea Hortensia)

    Prejardhja dhe karakteristikat botanike
    Hortesia e ka prejardhjen nga Kina dhe zona e tjera tė Lindjes sė Largėt. Ėshtė bimė shumėvjeēare, drunore. Nė dimėr i rrėzon gjethet. Vlerėsohet pėr lulet e bukura nė ngjyrė rozė, blu, tė kaltėr, tė bardhė, vjollcė nė tė verdhė (unė nė oborr kam edhe Hortensia tė kuqe). Lulet e bimės priten pėr buqetė. Bima ka kėrcej tė gjatė, tė veshur me shumė gjethe. Gjethet kanė trajtė vezake, mė ngjyrė tė gjelbėr tė ēelur. Hortensia mbillet nė saksi, arka ose jashtė nė natyrė. Ka lloje, raca e varietete hortensiash tė shumta.


    Kėrkesat biologjike
    Bima kėrkon vende me pak dritė, ose me ndriēim diellor tė pjesshėm, vende me hije ose gjysmė hije. Kur bima ka ndriēim diellor ose rrezet e diellit i bien dpd, lulet i prishen dhe fletėt i ēngjyrosen. Kundrejtimi nga veriu pėr bimėn ėshtė i pėrshtatshėm. Vendi ku mbahet bima duhet tė ketė ajėr tė pastėr dhe tė freskėt. Dheu qė pėrdoret nuk duhet tė pėrmbajė gėlqere. Dheu i shqopės i freskėt, me pak lagėshtirė dhe i kulluar ėshtė i pėrshtatshėm pėr tė. Hortensia kėrkon dhe' me pėrbėrje torfe, me pak rėrė e i kalbur. Ngjyra dhe ēngjyrimi i luleve varen nga gjendja kimike e tokės.


    Shėrbimet agroteknike
    Nė pranverė bėhet ndėrrimi dhe pasurimi i dheut. Gjatė verės bima ujitet dhe kurora i spėrkatet me ujė. Po kėshtu pėrdoret tretėsira e plehut organik. Herėt nė pranverė kėrcejtė e dobėt tė bimės pastrohen, kurse majat e tyre shkurtohen.


    Riprodhimi
    Hortensia riprodhohet herėt nė pranverė me copa degėsh ose me tė ndara. Kur bima mbahet nė ndriēim tė plotė diellor, fletėt e saj marrin ngjyrė tė kuqerremtė tė dukshme, nė kėtė rast rritja dhe zhvillimi i saj ngadalėsohen dhe lulėria ose nuk duket ose shpėrthen e dobėt.


    Nė njė libėr tjetėr, lexova mbi Luleborėn, qė kishte edhe njė emėr tjetėr : viburnum opulus var. roseum ose butina e kuqe. Nga ky lloj, kishte edhe viburnum lantana (butina e butė) dhe viburnum tinus.
    Unė pėr vete kam vetėm nga Hortensia, ndėrsa kėtė Viburnum (butinėn) ma kanė zėnė sytė para njė jave tek njė shtėpi nė plazh, dhe ngjante vėrtetė shumė me kėtė Luleborėn (Hortensian) qė jemi mėsuar tė na e zėnė sytė mė shpesh.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •