Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 38
  1. #1

    Talking “Ezelo-mania” në Shqipëri “konkurron” edhe “Champions League”

    “Ezelo-mania” në Shqipëri “konkurron” edhe “Champions League”

    Ezel është një dramë rreth dashurisë, miqësisë, tradhtisë dhe hakmarrjes dhe tani…një fenomen televiziv me miliona shikues në mbarë globin. I shitur në mbi 60 shtete dhe numri sa vjen dhe rritet, Ezel transmetohet ekskluzivisht në “Klan” nga e hëna në të enjten, në prime-time në ora 20:05. Një prodhim madhështor me aktorët më të mirë turq dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare për aktorët, regjinë, skenarin, fotografinë, montazhin, kolonën zanore më të mirë dhe mbi të gjitha si seriali dramatik turk më i mirë i vitit 2011.

    Ezel është seriali më mediatik i momentit në të gjithë botën. Një nga eksportet më të mira të fundit nga Turqia që po “çmend” tashmë edhe shqiptarët që e ndjekin atë ekskluzivisht në Tv Klan, madje edhe publikun mashkullor, të cilët rrallë mund t’i “gozhdojë” para ekranit një serial, përveçse një ndeshje futbolli. Suksesi i “Ezel” ka vajtur deri aty, sa tashmë publiku është ndarë në mes: shumica duan vetëm “Ezel”, të tjerët duan “Champions League”. Teleshikuesit shqiptarë janë të gatshëm që të sakrifikojnë emocionet e “Champions League” në “Tv Klan”, sepse ato që iu dhuron “Ezel” janë më të forta. Një duel preferencash ka lindur tashmë të martave dhe të mërkurave, që njihen si netët e “Champions League”, duke zënë vendin e “Ezel”. Drejtori i Programacionit në “Tv Klan”, Albert Dumani pohon se me dhjetëra telefonata dhe qindra komente në “Facebook” kërkojnë të transmetohet vetëm “Ezel”. “Komentet kanë arritur deri aty sa të mos e duan më ‘Champions League’ në ‘Tv Klan’ dhe kërkojnë medoemos “Ezel”. “Sapo ora kalon 20:10, kam dhe telefonata nga miq dhe kolegë se përse nuk ka ‘Ezel’ sonte kur është e martë dhe e mërkurë, apo postimet e shumta në “Facebook” që shprehin shumë mërzitje sepse u mungon ‘Ezel”, – pohon Dumani. “Sepse “Ezel” është vërtet një serial i papërsëritshëm me një kast aktorësh të jashtëzakonshëm, skena të shpejta dhe emocionuese, regji dhe skenar tepër të vlerësuar”.

    Fakte të “Ezel”

    Hoteli ku janë xhiruar episodet e para ndodhet në veri të Qipros dhe është hoteli “Kaya Artemis”.

    Qendra e Artit të Stambollit është përdorur si shtëpia luksoze e Ezelit.

    Poemat që daja Ramiz thotë gjatë serialit iu përkasin filozofëve të famshëm, si Omer Hayyam, Rumi dhe poetëve Oscar Wilde, Shakespeare, Nazım Hikmet, Edip Cansever dhe Birhan Keskin.

    Makina sportive e përdorur në episodin e parë është “Shelby Cobra” e vitit 1965. Autoveturat e tjera të përdorura në serial janë: Maserati quattroporte, Bently Arnage T, BMW X5, BMW X6.

    Fred Perry ka rritur shitjet falë Ezel. Xhaketat dhe këmishat e veshura nga Ezel u bënë shumë të kërkuara në Turqi. Si pasojë e suksesit të Ezel, dega e Fred Perry në Turqi renditet e 5-ta në botë për nga shitjet.

    Palltoja kafe dhe syzet e Ezelit u bënë shumë të kërkuara nga fansat në mbarë botën dhe gjatë gjithë kohës, në kompaninë e prodhimit filluan të vijnë telefonata çdo ditë për të ditur markën e tyre.

    Numrat e telefonit të Ezelit dhe Ejshanit që shfaqen në ekran, janë telefonuar nga miliona fansa të serialit, edhe pse ata numra ishin fals, nuk ekzistonin. Fansat në të gjithë botën kanë bërë kërkesë në kompanitë celulare të vendit përkatës, për të ndryshuar numrin e tyre, sipas numrit të Ezelit apo Ejshanit.

    Ezel është seriali më mediatik i momentit. Editoriale të shumta janë bërë enkas për fenomenin ‘Ezel’. Është vendosur 70 herë nëpër gazetat turke nga 39 editorialistë.

    Kıvanç Tatlıtug që shfaqet në seritë e mëvonshme, ka mahnitur audiencën dhe ka qenë lajmi më i klikuar në “Twitter”, si aktori turk më i ndjekur në të gjithë botën.

    Kerem Deren është njëri nga skenaristët e Ezel dhe është 38 vjeç. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve në Turqi, Angli dhe SHBA. Bashkë-skenariste është 29-vjeçarja Pınar Bulut, e cila ka përfunduar studimet për letërsi turke. Ezel është produkt i një pune 2-vjeçare nga dy skenaristë, të cilët krijuan një fenomen televiziv botëror.

    MAPO
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    CMIMET (2010-11)

    Best Movie Trailers: Ezel (Ay Yapım)
    Best Director of Photography: Ezel (Veysel Tekşahin)
    Best Editor: Ezel (Derdar Çakular)
    Best Original Screenplay: Ezel (Kerem Deren, Pınar Bulut)
    Best Music: Ezel (Toygar Işıklı)
    Best Memorable Scene: Ezel
    Best Director: Ezel (Uluç Bayraktar)
    Best Drama Actor: Ezel (Kenan İmirzalioğlu)
    Outstanding Drama Series: Ezel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    kyt popullin tone ezelat e shpupurishen krejt
    smendojne grat a ka gja me hanger vec me pa keto dashnoret e filmave
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Dhe un e pash Ezelin e shume telenovela te tjera po sjam bo e varur nga to

    Nuk rri para tv dhe nuk qaj nese me kalon nje ose me shume seri pa i par

    Po qe jan te bukura jan. Po dhe qe te bejn me fluturu me ashtu si themi ne shqiptaret te bejn.
    Pastaj sjemi ne populli i vetem qe i ndjekim.

  5. #5
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    lol mu kujtua nje foto karikature funny ne facebook .. nje femer duke pare kete ezelin me shume vemendje me femijen ne krahe .. ja kishte futur biberonin ne prapanice .. ne vend se ne goje

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ne austri filloj mu dhan kjo rubi e pas rreth 6 serive u nderpre
    e mbaj mend para se te ikja une e shihnin shoqet e gjimnazit.
    nuk po them mos mi pa por smundesh me shku per vizita te kusherinjte jo mos hajde ne 5 se jane vitrinat jo ne 6 menekshe jo ne darke ezeli e jo lola a ca di une ca emrash
    aman aman e gjithe kusherinjte e mi buke me hanger skane po telenovelat ato ju duhen
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Goldian ti gjoja si kqyr po emrat ja dike te gjitha telenovelave

    Enii un pash ne fb nje makin amazing dhe meshkujt benin koment wow ca makine e papame kjo kurse femrat uaaa mami si makina ezelit
    Shkrihesh farr ca nuk sajojn .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2012
    Postime
    9
    AntiImagjinata , mos zhvillimi i intelegjences se shqiptareve jan Tv Serialet turqe, dhe muzika tallava. Asgje nuk permbajn kta filma qe ta kycin trurin aktiv. Perpos qe e hedhin ate ne nje pasivitet dhe e ushqejne me kulture, dhe me sende , momente jo reale qe egzistojn ne jete.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e letaa
    Anëtarësuar
    25-04-2010
    Vendndodhja
    ketu afer, atje larg
    Postime
    1,268
    kete film edhe une e kam par ne maqedoni mbaroj
    Dita e harxhuar më kot është ajo e kaluar pa qeshur.

  10. #10
    Citime nga filmi, Karaeski :

    "Do mesosh duke lexuar, por do kuptosh duke dashur"

    "Eshte me lehte te fitosh, se te dashurosh"
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e letaa
    Anëtarësuar
    25-04-2010
    Vendndodhja
    ketu afer, atje larg
    Postime
    1,268
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Citime nga filmi, Karaeski :

    "Do mesosh duke lexuar, por do kuptosh duke dashur"

    "Eshte me lehte te fitosh, se te dashurosh"
    shum fjal te mira dhe me demethenie perdoren ne kete film nga Karaeski
    Dita e harxhuar më kot është ajo e kaluar pa qeshur.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    dhitem se qeshuri kur shikoj burra nga 30 e 40, qe i stampojne syte neper ekranet e televizioneve neper lokale, per te pare puntaten e radhes te ezelit lol
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  13. #13

  14. #14
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Sa per shele kemi vajt si komb. Hajde turqeli hajde...
    Ty nuk te pelqen se eshte serial turk apo serialet ne pergjithesi ?
    Apo je xhiloz per Ezelin ?


    Kohet e fundit kam filluar ta shoh . 'daja' personazh intrigues .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  15. #15
    I urrej gjithe serialet (sidomos ato turq). Te vetmit seriale qe toleroj jane Friends, Everybody Loves Raymond, Seinfeld dhe i preferuari im X-Files. Kusuri jane ti perplasesh per muri dhe t'i ndalosh me ligj

  16. #16
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    I urrej gjithe serialet (sidomos ato turq). Te vetmit seriale qe toleroj jane Friends, Everybody Loves Raymond, Seinfeld dhe i preferuari im X-Files. Kusuri jane ti perplasesh per muri dhe t'i ndalosh me ligj
    Serialet qe jep dixhitalbi duhet ti ndalosh me ligj jo pse jepen por qe nuk dublohen.
    Sa student -aktore dalin nga bankat e shkolle , ja ku i gjetem disa fronte pune .

    Te pakten keto seriale kane nje fund ne krahasim me serialet e tjera qe mund te ndjek tek RTL te cilat jane vetem kaos , personazhe qe here dalin hetero dhe here te tjera homo, femije qe nuk dihej qe ekzistoni qe shfaqen cdo tre muaj lol



    Ezel- serial interesant , shife darius se nuk do ngelesh i zhgenjyer , sidomos personazhi 'Daja'- Finok , nje burre me pervoje dhe qe ka lexuar shume libra . Cdo thenie e tij eshte si nje urtesi :-)
    Ezelin e kemi ne vend te embelsires lol , kuptohet per seksin femer
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    po edhe ne kosove ka qene e kemi pare kete...

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-05-2011
    Postime
    78
    Serial koti! Produkt Turqie!

  19. #19
    As une nuk e mendoja qe do ndiqja ndonjehere nje serial e aq me teper nje serial turk. Por "Ezeli" ne nje fare menyre ka qene nje surprize. Eshte nje kombinim elementesh. Gjen dicka nga historia intriguese e "Konti Monte Kristos" tek narativi i karakterit te dajes (Karaeskit) qe te kujton deri diku "Alkimistin". Ketij skenari duke i shtuar nje regji dhe nje interpretim aktoresh mjaft te arritur, e bejne "Ezelin" mjaft terheqes.

    Darius shiko njehere nje seri, se ke per ta ndryshuar listen me lart
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  20. #20
    Mirë se vini në Harlan Maska e FreeByrd
    Anëtarësuar
    05-02-2011
    Vendndodhja
    Tennessee
    Postime
    1,023
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    “Ezelo-mania” në Shqipëri “konkurron” edhe “Champions League”

    Ezel është një dramë rreth dashurisë, miqësisë, tradhtisë dhe hakmarrjes dhe tani…një fenomen televiziv me miliona shikues në mbarë globin. I shitur në mbi 60 shtete dhe numri sa vjen dhe rritet, Ezel transmetohet ekskluzivisht në “Klan” nga e hëna në të enjten, në prime-time në ora 20:05. Një prodhim madhështor me aktorët më të mirë turq dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare për aktorët, regjinë, skenarin, fotografinë, montazhin, kolonën zanore më të mirë dhe mbi të gjitha si seriali dramatik turk më i mirë i vitit 2011.

    Ezel është seriali më mediatik i momentit në të gjithë botën. Një nga eksportet më të mira të fundit nga Turqia që po “çmend” tashmë edhe shqiptarët që e ndjekin atë ekskluzivisht në Tv Klan, madje edhe publikun mashkullor, të cilët rrallë mund t’i “gozhdojë” para ekranit një serial, përveçse një ndeshje futbolli. Suksesi i “Ezel” ka vajtur deri aty, sa tashmë publiku është ndarë në mes: shumica duan vetëm “Ezel”, të tjerët duan “Champions League”. Teleshikuesit shqiptarë janë të gatshëm që të sakrifikojnë emocionet e “Champions League” në “Tv Klan”, sepse ato që iu dhuron “Ezel” janë më të forta. Një duel preferencash ka lindur tashmë të martave dhe të mërkurave, që njihen si netët e “Champions League”, duke zënë vendin e “Ezel”. Drejtori i Programacionit në “Tv Klan”, Albert Dumani pohon se me dhjetëra telefonata dhe qindra komente në “Facebook” kërkojnë të transmetohet vetëm “Ezel”. “Komentet kanë arritur deri aty sa të mos e duan më ‘Champions League’ në ‘Tv Klan’ dhe kërkojnë medoemos “Ezel”. “Sapo ora kalon 20:10, kam dhe telefonata nga miq dhe kolegë se përse nuk ka ‘Ezel’ sonte kur është e martë dhe e mërkurë, apo postimet e shumta në “Facebook” që shprehin shumë mërzitje sepse u mungon ‘Ezel”, – pohon Dumani. “Sepse “Ezel” është vërtet një serial i papërsëritshëm me një kast aktorësh të jashtëzakonshëm, skena të shpejta dhe emocionuese, regji dhe skenar tepër të vlerësuar”.

    Fakte të “Ezel”

    Hoteli ku janë xhiruar episodet e para ndodhet në veri të Qipros dhe është hoteli “Kaya Artemis”.

    Qendra e Artit të Stambollit është përdorur si shtëpia luksoze e Ezelit.

    Poemat që daja Ramiz thotë gjatë serialit iu përkasin filozofëve të famshëm, si Omer Hayyam, Rumi dhe poetëve Oscar Wilde, Shakespeare, Nazım Hikmet, Edip Cansever dhe Birhan Keskin.

    Makina sportive e përdorur në episodin e parë është “Shelby Cobra” e vitit 1965. Autoveturat e tjera të përdorura në serial janë: Maserati quattroporte, Bently Arnage T, BMW X5, BMW X6.

    Fred Perry ka rritur shitjet falë Ezel. Xhaketat dhe këmishat e veshura nga Ezel u bënë shumë të kërkuara në Turqi. Si pasojë e suksesit të Ezel, dega e Fred Perry në Turqi renditet e 5-ta në botë për nga shitjet.

    Palltoja kafe dhe syzet e Ezelit u bënë shumë të kërkuara nga fansat në mbarë botën dhe gjatë gjithë kohës, në kompaninë e prodhimit filluan të vijnë telefonata çdo ditë për të ditur markën e tyre.

    Numrat e telefonit të Ezelit dhe Ejshanit që shfaqen në ekran, janë telefonuar nga miliona fansa të serialit, edhe pse ata numra ishin fals, nuk ekzistonin. Fansat në të gjithë botën kanë bërë kërkesë në kompanitë celulare të vendit përkatës, për të ndryshuar numrin e tyre, sipas numrit të Ezelit apo Ejshanit.

    Ezel është seriali më mediatik i momentit. Editoriale të shumta janë bërë enkas për fenomenin ‘Ezel’. Është vendosur 70 herë nëpër gazetat turke nga 39 editorialistë.

    Kıvanç Tatlıtug që shfaqet në seritë e mëvonshme, ka mahnitur audiencën dhe ka qenë lajmi më i klikuar në “Twitter”, si aktori turk më i ndjekur në të gjithë botën.

    Kerem Deren është njëri nga skenaristët e Ezel dhe është 38 vjeç. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve në Turqi, Angli dhe SHBA. Bashkë-skenariste është 29-vjeçarja Pınar Bulut, e cila ka përfunduar studimet për letërsi turke. Ezel është produkt i një pune 2-vjeçare nga dy skenaristë, të cilët krijuan një fenomen televiziv botëror.

    MAPO
    Nëse "Ezel" është një seri më të mirë se "Justified" Unë do të jenë të pranishëm në Cherokee Kisha Baptiste të dielën e ardhshme me babain tim dhe të nënës.

    Kjo do të jetë ditë.
    ________________________________________________

    If "Ezel' is a better seres than "Justified" I'll attend Cherokee Baptist church next Sunday with my Father and Mother.

    That will be the day.

    Ndryshuar për herë të fundit nga FreeByrd : 29-05-2012 më 01:23
    We are the part of the Cosmos that discovered and understands its unfolding story

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •