Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Shen Katerina Arbereshe e At Ndon Sartori

    52 km larg qytetit tė Kozencės nė rajonin jugor tė Italisė, Kalabri, ndodhet qyteza e San Caterina Albanese-Picilia. Me kėtė emėr njihet nė hartat e guidat turistike italiane por qė rastis ta lexosh shumė pak herė nė tabelat rrugore tė autostradės Salerno-Reggio Calabria. Njė nga daljet e kėsaj autostrade, drejtimi Tasia, tregon se ėshtė rruga e duhur pėr tė mbėrritur nė tė. Pas disa kilometrash reklama e njė fotografie gruaje, veshur me kostum tradicional popullor, me duar mbi ije e me vėshtrimin bujar tė njė zonje shtėpie uron mirėseardhjen nė katundin Shėn Katerina Arbėreshė, Picilia. Kėshtu e quajnė vendalinjtė prej shumė shekujsh. Janė tė gjithė arbėreshė vendosur mbi kėtė kodėr 472 metra mbi nivelin e detit, qė shtrihet midis pllajės sė Esarit e pėrroit tė Ricorsolit. Kostumi tradicional qė stolis gruan nė posterin mikpritės buzė rrugės, prej gjashtė shekujsh ėshtė i pranishėm nė ēdo shtėpi. Ēdo banor i tė kėtij katundi ka veshjen e tij popullore, e pandryshueshme nė ngjyra e qėndisje qė nga fundi i shekullit tė XIV me ardhjen e familjeve tė para shqiptare, kur Ballkani u pushtua nga Turqit. Nė ditė dasme, nė Festėn e Valles, tė Shėn Nikollės e Shėn Pantalliut, veshjet blu tė grave, stolisur me qėndisje nė ngjyrė floriri e jelekė tė kuq mbi gjoks mbushin sheshin e katundit e rrugicat e tij tė ngushta. Shtėpiat janė karakteristike si tė njė qyteze malore, tė larta 2-3 nivele e ndodhen fare pranė njėra-tjetrės, me shkallė tė jashtme qė tė ēojnė nga njėri kat nė tjetrin. Tė gjitha prej guri e nė tė njėjtėn ngjyrė gri, qė vitet i kanė veshur nuancat e saj tė errėta e herė tė murrme nga lagėshtira.

    Janė orėt e para tė pasdites, mbretėron qetėsia e po tė mos ishte lehja e zhurmshme e njė qeni e zėri i njė gruaje qė vinte nga njė shtėpi diku rrotull, mund tė besoje se ishe njė qytezė e pabanuar. Rrugėt janė tė shtruara kudo me kalldrėm e njė ballkon i lartė sa njė gjysėm robi rrethon nė pjesė-pjesė kėtė katund duke ofruar panoramėn pėrqark qė do e kish zili piktori i ēdo epoke. Nė fillimin e njė rrugice, mbi njė ndėrtesė, mbi njė kishė gjėnden tabela informuese tė shkruara tė gjitha nė dy gjuhė, italisht e shqip: Municipio-Bashkia, Via-Udha, Chiesa- Qisha (kisha). Nė qėndėr tė Shėn Katerina Arbėreshė- Picilia, ndodhet pallati dukal i Sanseverinos, familja e fundit feudale qė drejtoi kėtė qytezė deri mė vitin 1806. Pranė tij ngrihet selia e bashkisė ndėrtuar mė 1976.

    Ndėrtesat kryesore tė kėsaj qyteze, ato mė tė lartat e mė tė bollshmet nė sipėrfaqe mbulohen me piktura murale qė tregojnė historinė, zakonet e traditat e banorėve tė saj. Mbi fasadėt e jashtme tė njė pallati duke zbukuruar e pėrfshirė pothuajse tėrė katin e sipėrm tė tij ėshtė piktura e valles arbėreshe. Gra tė kapura dorė mė dorė, me kostumin popullor kėrcejnė nė rreth e evokojnė mbi gur njė nga traditat mė tė forta kombėtare tė tė gjithė arbėreshėve tė Italisė, Vallen. Pak mė tutje mbi murin e njė ndėrtes tjetėr ėshtė piktururar Heroi ynė Kombėtar Skėnderbeu me qėndrimin e tij stoik mbi kalė. Piktura e njė momenti nga jeta e pėrditshme, ku dy gra qėndisin e njė burrė i bie fizarmonikės i fal pallatin mbi tė cilin gjėndet, por dhe ambientit pėrreth natyrshmėrinė e njė jete qė realisht nė ato ēaste mungon. Duke ecur nė veri tė Shėn Katerina Arbėreshė, Picilia, gjen Kishėn apo siē ėshtė shkruar mbi tė Kisha Shėn Nikolla i Madh e ndėrtuar nė stilin barok, kurse mė tutje akoma Kisha e Shėn Pantalliut. Nė hyrje tė njė rrugice tabela “Udha e Bukura Pamje” tė kuriozon ta ndjekėsh. Kėnaqėsia qė ofroi fundi i saj me panoramėn e qytezave pėrreth tė mbuluara nga pyllėzimi e atmosfera mistike e natyrės, justifikon denjėsisht emrin e rrugės.

    “Udha e Frangjisė Ndon Sartori” qe dhe objektivi fillestar i kėtij udhėtimi. Quhet e tillė pasi aty gjėndet shtėpia e lindjes sė At Francesko Anton Sartori, apo i njohur nga vendalinjtė si P. Ndon Sartori. Nė Shėn Katerina Arbėreshė, Picilia konsiderohet njė hero kombėtar. Figura e tij ėshtė e njohur dhe nderohet nė tė gjitha katundet arbėreshė tė zonės. Shkrimtar e njė artist poliedrik i rėndėsishėm nė kulturėn arbėreshe tė ‘800-ės. Intelektual i rafinuar kontribuoi nė historinė e letėrsisė arbėreshe. Ka lėnė nė trashėgimi njė sėrė dorėshkrimesh qė nuk janė botuar ende, disa tė tjera e kanė njohur botimin kohėt e fundit. Flasin mbi aktivitetin e tij nė debatin politik tė kohės, devotshmėrinė ndaj njerėzve tė thjeshtė, mendimin autentik e liberal. Me njė impenjim social e edukativ At Sartori u frymėzua nga komuniteti i tij e provoi tė shkruajė nė tė gjitha gjinitė letrare, vargje, novela, romane, melodrama etj. Ėshtė autori i dramės sė parė shqiptare e titulluar “Emira” dhe e publikuar pjesėrisht tek Fjamuri i Arbrit i De Radės. Subjekti i kėsaj drame ėshtė ambientuar nė Shėn Katerina e flet pėr historinė sentimentale midis dy tė rinjve e evokon historinė e njė ngjarje tė ndodhur nė rrethinat pranė mbi ekzekutimin e disa banditėve. Ai ėshtė autor i njė sėrė kėngėsh arbėreshe, pėrrallash, rapsodish popullore, kėngė fetare qė interpretoheshin nė ditė festash. Pati meritė nė krijimin e fjalėve tė reja, madje nė njė ese tė tij shkruan mbi krijimin e njė alafabeti tė ri nė gjuhėn shqipe. Risia e penės e kontributit tė tij nė letėrsinė arbėreshe e nė ndryshim nga romantikėt e epokės qe se i kėndoi popullsisė arbėreshė jo se si ishin e ēfarė ishin dikur, por ashtu siē i shihte e u frymėzonte ai nė ato vite. Kjo ėshtė dhe merita absolute e artit tė Ndon Sartori-t.

    At Francesko Anton Sartori lindi nė Shėn Katerina Arbėreshė, Picilia mė 16 shtator 1819 e vdiq San Giacomo di Cerzeto nė1894.




    Poezi - Trimi Vasha e Ajri

    At Francesko Antonio Santori


    Trimi: Mė dėrgo ti ajrin!

    Vasha: Qetu, trim se t'e dėrgonj.

    Vallja: Mbe tutjč ndė verėt,

    kur te lulezonje molla,

    si kish vasha kryethit.

    Trimi: Mė dėrgo ti ajrin !

    Vasha: Qetu, trim se t'e dėrgonj.

    Vallja: Mbe tutjč ndė verėt,

    kur tė lulėzonjeė ulliri,

    tė mė siellė ullinjt e zėzė,

    si kish vasha syzit.

    Trimi: Mė dėrgo ti ajrin!

    Vasha: Qetu, trim se t'e dergonj.

    Vallja: Mbe tutjč ndė verėt,

    kur tė lulėzonjė thana,

    si kish vasha hundėzėn.

    Trimi: Mė, dėrgo ti ajrģn !

    Vasha: Qetu, trim se t'e dėrgonj.

    Vallja: Mbė tutjč ndė verėt,

    kur tė lulėzonjė shega,

    tė mė sjellė shegėn e kuqe,

    si kish vasha faqjen.

    Trimi: Mė dėrgo ti ajrin!

    Vasha: Qetu, trim se t'e dėrgonj.

    Vallja: Mbė tutjė ndė verėt,

    kur tė lulėzonjė girshia,

    tė mė sjellė gjėrshinė e kuqe,

    si kish vasha buzėzėn.

    Trimi: Mė dėrgo ti ajrin!

    Vasha: Qetu, trim, se t'e dergonj.

    Vallja: Mbė tutjč ndė verėt,

    kur tė lulėzonj ftoi,

    tė mė sjellė ftuan e bardhė,

    si kinsh vasha gjirthin.







    Kėnga e Brumit

    At Francesko Antonio Santori



    Se ti vashėza hadhjare,

    me mbė shpi t'ėm' e tėt atė,

    sa hadhjare edhe dėlirė,

    ēė mė ngjeshėn ata brumė,

    ngjeshe fort e ngure shumė.

    Bėn kuleēė e m'i dėrgo

    gjithė gjirivet mbė shpi,

    gjithė gjitonėvet mbė derė,

    tė t'mburonjė buka ndėr duar,

    tė tė shtohen ditėt e mira,

    te t'zbardhet ajo jetė

    pjot me dritė e me hare

    si e bardhėz je ti vetė.



    E kur njė bir tė ketė ajo zonjė,

    mė ju rritėt e ju bėftė trim,

    me defugen nder duar

    e me shpatėzėn ndė brest.

    Pra nd'amahjit m'e dėrgoftė

    sa t'i priret mbė shpi

    me hie pjot e me argjėnd,

    e turkeshėzėn m'i sjelltė

    per hare tė gjitonisė.



    Se njė vashėz kur tė ketė,

    mė ju rritėt e m'i pastė hje,

    m'e martoftė dymbėdhjetė vieē

    e pastė miell e mė bėftė kuleēė,

    e paste tri nore kriate

    t'i kujdesjėn nga menatė

    bijt'e shpin' e asajė zonjė.





    Nga Drama "Emira"



    At Francesko Antonio Santori

    Akti i dytė- Skena e parė

    Kallonjeri ruan dhent e kėndon:

    U mose prapa t'erdha - Pėr male, laka e kronje, Ndėr lume e nder pėrronje - E kudo vajte ti. Kur ndėjte skemandilin –Tė bardhė e u t'e kondrepsa Me botė - e u t'e nxėrrepsa - E mė kanoseshė ti. Kur mbjedhur fjetė te mėni - Thesin e rrukulise Tek ara e m'e xarrise - Se tė bėje dėme ti. U tė pé; e pra te kroi - Kur aq ėmbėl kėndonje E mallin dreq zbulonje - Ēė mė ke ndė zėmėr ti...

    Kallina (me delet): Kush ėshtė ky sinjalląt ēė kendon si dhisapģt?

    Kallonjeri: Kalline! O sa ditė ka ēė sė tė pe, Kalline!

    Kallina: Ēė ke tė bėsh me mua ti, ēė kėrkon tė mė shohėsh?

    Kallonjeri: Se kam u mall.

    Kallina: Po jo u pėr tij.

    Kallonjeri: Dhe poka mban atė mėri ēė mė buthtove, kur tė parėn herė tė hapa zėmrėn?

    Kallina: Mos u jam ndo njė ré e shtitur nga era, ēė ndėrroqet nga njėmend? Nge t'ė thashė se mė mos m'i ben ti kėto xhuta, se u s'jam gruaja ēė do ti. E nga njė pra, ēė mund'ajo tė pritė nga ti ?

    Kallonjeri: Gjithė mirat e mallit e tė pėlqiemet ēė pret nje kopilė cila mbashket me njė trim.

    Kallina: Mbaji pėr tji! u s'i dua kėto te mira. U jam e lerė ndė njė shtėpi me kė se mund'kushqihet gjaku yt edhe nd'isha u e llavur njera te' t'doja. Po te ky pėnxier mos qėndro fare.

    Kallonjeri: Alimonņ ! ashtł e ngurėt je?

    Kallina: E ngurėt mė se shkėmbi "Sanda-Veneres".

    Kallonjeri: Mos fjit ashtu se m'pjasėn zėmrėn.

    Kallina: Ngė tė fjas fare, se marr e vete pėr fanė tim.

    Kallonjeri: Jo, Kallinė, rri njetėr thėrrimėz.

    Kallina: Ēė tė kėnduome ! Ēė pėrtendon nga u, tashi ēė tė thashė dreq se ngė tė dua ? Nėng tė dua e s'mund tė t'dua.

    Kallonjeri: Tė thom se qeva nd'markąt Samark, shita ca rikaz e tė bjeta kėtė skemandil mundashi, njė anak, njė parėz vėthė e njė unazė.

    Kallina: Mua kėto shėrbisė? Qellja ndo njij dosje: vėthė, unaza e skemandile! Sa tė mė shihin kėto mėma e tata, kesh tė vjohsha pėr sė gjalli ndė varr.

    Kallonjeri: Njota si janė tė bukuriz: pa shih ndė dita t'i zgjidhja.

    Kallina: Tash ēė nėng i dua, ēė kam i shoh tė bėnjė?

    Kallonjeri: Sa tė shohė ndo se kanė o s'kanė hje ngrah njėj kopilje...

    Kallina: U s'dua tė vė ngrah meje stoli ēė s'jane timet.

    Kallonjeri: U per tij i bjejta, mirri.

    Kallina: Se tė shihje si dukeshin mbal meje? Dua tė t'jap kėtė gust. Em kėtu vėthtė pėrpara; prana anakėn e skemandilin; pėstaj unazėn. Shohemi nde mund' tė tė nxier ngrah u sot.

    Kallonjeri: Majde ! Si t'kane hjė! mė fllagėn ndė gji si ndė pasiqir. Me shėndet! Mbaji, mbaji. Njota ikėtin rikazit. (i shtėlohet pas).

    Kallina: U nėng i dua ! Zaji, zaji. Popo! iku. Zjarmi im! ndė mė paft njeri me kėto stoli ngrah. E zeza u ku vete e ngulem? Sh'ajo Emira. T'i shehinj njize...

    Emira: Kalline, ti ishnje ? Ngė tė njoha persellargu. Di u si m'u fjandakse me njė skemandil tė kuq e tė kalthėr xhimłzashi.

    Kallina: Tė bėtėtin sytė, motėrm. Kush m'e jip mua njė skemandil tė kujllortur, tata o m'čma? Popo! si u ngarkove rėnde mė shkarpa! S'ke fare kujdes tė gjellės sate.

    Emira: E s'di se kam tė prirem pameta? qėndruom pa zjarm ndė shtėpi, me kėto net kshtu tė giata e tėtimėme si bėnjėn. Gadhurja e di se na spovisi; val kemi pak; tata pati sinahijin e kollėn me gjashtė ethe e pat' tė shėrbinja u pėr dy herė, si s'kishnja adhet. Ver edhe se mbremanet tuortim njera kur kenduon gjelat e te hollat patetin te na bejin drite.

    Kallina: Ec moterm, ec, mos do te prehesh. Rri ashtu me ate barre ngrah.

    Emira: Vete se kam keq pres. Rri mire!

    Standard

  2. #2
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anėtarėsuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    356
    Mė pėlqen ky shkrimi yt EXODUS, bravo. Sa bukur gjuha e tė parėve tanė, e Arbėreshėve dhe e Arvanitėve.

    Duhet tė bėjmė ē'tė mundim tė mos humbasė kjo gjuhė e kjo traditė. Duhet tė ndihmojmė tė gjithė si komb e si shtet zyrtar
    Gjithmonė jap atė qė mė japin tė tjerėt

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •