Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Hekuran Halili

    Hekuran Halili


    VETMIA

    I trembem pėr vdekje Vetmisė zuzare
    Qė si nepėrka helmisur pėrgjon ndėn gurė
    Nė restorant me pirun shpoj kohėn
    Si kokėrr ulliri qė se mbėrthej kurrė
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Misioni (Tregim i jetuar)


    - Azbiu, Azbi Borrua, tė paraqitet nė vendkomandė! – dėgjova pėrgjumsh.
    Sapo isha kthyer nga njė udhėtim triorėsh i vėshtirė malor, mes njė tė ftohti qė tė sharronte, pas njė dite pune tė lodhshme.
    Pesė muaj kishte kaluar nga dita e ēlirimit dhe komanda e vendit kishte shumė punė.
    Kisha rrufitur njė ēaj tė ngrohtė, kisha pėrtypur njė fetė misėrnike tė verdhė me njė copė djath tė bardhė bėrė nga qumėsht dhie, isha zhveshur e futur nė krevat, kisha zėnė ngrohtė dhe po pėrhumbesha nė gjumin pėrrallor qė vjen bashkė me lodhjen deri nė rraskapitje.
    Vendkomandėn partizane e kishim nė shtėpinė e Beshajve, nė Markat.
    Ishte aq e madhe ajo shtėpi sa qė na shėrbente pėr zyra, pėr mencė dhe pėr fjetore.
    Ashtu pėrtimthi u ngrita, u gjysmėvesha dhe u paraqita te komandant Ramadani, gjitoni ynė e mik i babait, i cili, kur mė nisi partizan, e kishte porositur Ramon (kėshtu i fliste qė nga vogėlia Ramadanit):
    - Tė ma kesh kujdes djalin, si djalin tėnd!
    Dhe vėrtet, isha nė moshė sa djali i tij. Pas njė jave mbushja njėzet e tre vjeē…
    Komandant Ramadani, kur mė pa tė lodhur e tė rraskapitur, mė mori nė qafė e hezitonte tė mė jepte detyrėn.
    Nga kjo ngrohtėsi, gati prindėrore, u ndjeva mirė. M’u duk sikur mė mori nė qafė babai dhe kaq mjaftoi tė ēlodhesha e tė ēelesha.
    Ishte i rreptė Komandanti ynė, por poshtė asaj rreptėsie flinte njė ngrohtėsi e njė butėsi qė kur zgjoheshin, lum kush i gėzonte.
    - Biu, – mė foli me pėrkėdheli, siē mė flisnin nė mėhallė, – zgjidh pesė shokė tė fortė e tė kėmbės, se do tė veni nė Filat, maleve. Merrni me vete edhe ushqime, edhe fishekė me bollėk, se nuk i dihet…
    Komandanti heshti njė hop, u kapėrdi me vėshtirėsi dhe pastaj vazhdoi:
    - Misioni juaj ėshtė shumė i vėshtirė dhe shumė i rrezikshėm, prandaj po ta besoj ty drejtimin. Do shkoni nė Filat e do nxirrni nga thonjtė e egėrsirave zerviste, dyqind e pesėdhjetė vajza, nuse, gra me fėmijė e plaka, tė cilat i kanė mbyllur nė xhami e nė shkollė dhe po i pėrdhunojnė e i torturojnė qė para dy muajsh kur janė rikthyer me familjet nė shtėpitė e tyre. Me sa dimė, burrat e djemtė ua kanė vrarė e masakruar ata xhelatėt e Zervės.
    Komandant i tyre ėshtė ai, rrufjani, Shozho Kitua, nga Talambaja.
    Mė mbeti fryma prej atyre qė dėgjoja. Jo se nuk i dija mizoritė e krimet e atyre egėrsirave, qė nga qershori i dyzetekatrės, mbi popullsinė e pafajshme e tė pambrojtur tė Ēamėrisė, por sikur mu zu fryma nga barra e rėndė e kėtij misioni kaq delikat pėr moshėn time.
    - Qė tė lirohen ato gra, duhet tu bėhet njė presion shumė i madh atyre egėrsirave, sidomos Shozho Kitos qė bėn ligjin, – tha si nėpėr dhėmbė Komandanti.
    Ia ngula sytė fytyrės sė tij tė rrudhur aq shumė si prej sikletit tė atij misioni.
    - Me armė nuk mundemi, se do tė merret si sulm i vendit tonė, Shqipėrisė, ndaj njė vendi tė huaj, Greqisė, besoj se mė kupton?…
    Tunda kokėn nė shenjė miratimi.
    - Pėr kėtė arsye kemi menduar njė lloj zgjidhjeje. Pak e vrazhdė, por nuk kemi udhė tjetėr. Do tė kaloni nga Talambaja. Do tė shkoni nė shtėpinė e Shozhos dhe do t’i merrni vajzėn. Si tip pengu… Maria e ka emrin. Pasi ta merrni, do tė udhėtoni me tė pėr tėrė natėn pėr nė Filat. Nė tė gdhirė Maria do t’i flasė tė atit dhe do t’i thotė qė tė lirojė gratė e vajzat qė i mbajnė mbyllur, se pėrndryshe do ta pėsojė edhe ajo dhe e gjithė familja… Vajzėn do ta mbani nė vėzhgim tė rreptė se mos u ikėn, por nuk do t’i prekni asnjė fije floku. Do tė pėrgjigjeni me kokė po i ndodhi gjė asaj apo familjes sė Shozhos… Dakord?…
    - Nuk diskutohet llafi yt, Komandant, – thashė unė gjithė siguri.
    - Bukur! Kur vajzat, gratė, plakat, fėmijėt qė do tė lironi, tė kenė kaluar gjysmėn e udhės pėr nė Vėrvė, do ta lini tė lirė vajzėn, Marien, tė shkojė tek i ati. Edhe njėherė tė porosis qė tė bėni presion sa tė doni pėr t’i liruar ato fatzeza, por mbi tė nuk do tė vini dorė.
    Tunda pėrsėri kokėn nė shenjė pohimi.
    - E ke tė qartė se si do tė veproni?! – e mbylli fjalėn Komandanti
    - Po, – theksova me njė zė qė as vet nuk e njoha.
    Kur u ktheva nė fjetore dhe u tregova shokėve pėr misionin, tė gjithė donin tė vinin.
    Shumica jonė ishin me origjinė nga Ēamėria dhe e dinin se nuk kishte mbetur familje pa u prekur nga masakra e madhe, kush mė shumė e kush mė pak.
    Nuk i dihet, mbase ndonjė nga ato robina qė po i shpėrdorojnė nė Filat mund tė jetė edhe nga fiset tona, mendoja teksa shokėt diskutonin se si do tė vepronim.
    U bėmė gjashtė vetė, u veshėm, u furnizuam mirė me materiale luftarake e me ushqime, morėm njė fener pėr dritė dhe u nisėm.
    Rrugėn e dinim symbyllur.
    U drejtuam pėr nė Ninat, kaluam poshtė Janjarit, ecėm pėrgjatė luginės sė lumit Pavėl dhe pėr dy orė e gjysėm arritėm nė Talamba.
    Greqishten e kuptonim tė gjithė, por mė mirė nga ne e fliste Sejkua nga Spatari qė kishte mbaruar edhe pesė klasė greke.
    Pyetėm njė ēoban pėr shtėpinė e Shozhos dhe e gjetėm menjėherė.
    Trokitėm nė derė.
    E hapi njė burrė plak pak i trembur, mesa duket i ati i Shozhos.
    Nuk vonoi dhe te dera doli edhe gruaja, pastaj vajza e Shozhos, Maria. Dukeshin tė trembura.
    U thamė tė mos shqetėsoheshin se nuk do tu prekej asnjė fije floku.
    Ndėrkohė Sejkua u shpjegoi se ēfarė po bėnte Shozhua nė Filat dhe pse do ta merrnim me vete Marinė.
    Ato u tronditėn aq shumė saqė nuk u delte llaf nga goja, por nuk kundėrshtuan.
    Gjatė gjithė rrugės pėr nė shtėpinė e tyre kisha menduar disa variante se si do ta prisnin veprimin tonė, bile isha pėrgatitur edhe pėr ndonjė tė papritur, ndaj i kisha porositur shokėt tė qėndronin rreth e qark nė pozicione tė ndryshme. Nė derė tė shtėpisė u duka vetėm unė e Sejkua.
    U ēudita qė nuk bėnė as gėk as mėk.
    Gruaja, si e mori veten pak nga ajo befasi, seē mėrmėriti ca sharje nėn buzė.
    Ishte bėrė si meit ngaqė do merrnim me vete Marinė pėr ta detyruar tė atin, Shozhon, tė lėshonte robinat ēame.
    - Do tė vij edhe unė me ju, nuk e lė vetėm vajzėn, – u hodh befas ajo me njė mosbesim tė dukshėm nė fytyrė. – Nuk do tė rri pa ia thėnė edhe nja dy fjalė atij maskarai, burrit tim e atyre zagarėve tė tjerė.
    Ne u stepėm pėr njė ēast.
    - Do tė lirohen, do tė lirohen menjėherė ato tė gjora gra, ndryshe unė do ia marr shpirtin me duart e mia burrit tim. Ja me kėta thonj do ia shkul gurmazin, – shfryu gruaja dhe zgjati duart nė ajėr si ta kishte aty para syve burrin e saj.
    Ishte aq e besueshme dhe e vendosur pėr ato qė thosh, sa na befasoi e mu duk sikur na ēarmatosi.
    Urdhėrin e kishim tė merrnim vetėm vajzėn, por aty pėr aty vendosa ta marr edhe gruan e Shozho Kitos. Mbase do tė ishte mė mirė kėshtu dhe ai maskara do tė dorėzohej mė lehtė
    Nėnė e bijė u bėnė gati shpejt e shpejt dhe u nisėm. Pėr siguri i vumė mes nesh.
    Rrugės i porosisja shokėt vazhdimisht tė bėnin sytė katėr se mos u ndodhte gjė grave. Ku i dihej? Kalonim nėpėr njė udhė tė vėshtirė dhe vende-vende detyroheshim t’i mbanim pėr krahu nėnė e bijė.
    Ato ecnin pa u ankuar dhe pa nxjerrė zė.
    Dukej sheshit qė ndiheshin tė frikėsuara, sadoqė mundoheshin tė mos e shfaqnin. Po t’i vėreje me kujdes kuptoje se ndiheshin edhe ato fajtore pėr prapėsitė qė bėnte njeriu i tyre me tė tjerėt. Dhe kishin arsye. Dukej qė ishin dy qenie njerėzore… me shpirt njeriu…
    Ishte fundi i marsit dhe koha ishte ngrohur. Qielli as me yje, por as errėsirė e plotė. Tė ēanin hundėt aromat e pranverės, por kush e kishte mendjen te lulėzimi i natyrės, kur ca njerėz ishin bėrė bisha pėr tė tjerėt? Si Shozhua dhe zagarėt e tij zervistė pėr ne, ēamėt…
    Ashtu pa kuptuar u tėrhoq nata dhe agu na zuri mbi Filat. Aty, nga frika se mos na iknin nėnė e bijė, u thashė shokėve tė ndaleshim. I lidhėm tė dyja bashkė dorė pėr dore me shamitė e tyre tė kokės dhe i porositėm tė mos nxirrnin zė pa leje, por tė vepronim si t’u thoshnim ne.
    U afruam dhe ca dhe zumė pozicione nė ca shkėmbinj mbi njė kodėr rreth dyqind e pesėdhjetė a treqind metra mbi qytet, nga ku zotėronim tė gjithė hapėsirėn pėrpara: sheshin, xhaminė, shkollėn ku mbaheshin gratė e burgosura, si dhe korofillaqinė.
    Pothuaj kishte zbardhur dita e re dhe objektet dalloheshin mirė. Zemra mė rrihte fort e sikur mė hidhte pėrpjetė nga pozicioni ku isha shtrirė. Armėn e shtėrngoja fort instiktivisht, megjithėse besoja nė njė zgjidhje pa gjak.
    Ndihesha i ēuditur me veten. Nuk mė kishte ndodhur kėshtu as kur rashė nė betejėn e parė me italianėt nė Qafė tė Dishatit, e as kur u ndeshėm pėr herė tė parė me gjermanėt nė Qafė tė Botės. Eh!…
    I kisha para syve ato beteja. Pėr gjermanėt kishim dėgjuar shumė gjėra. Mė kujtohet se disa na thoshnin se ishin aq trima sa qė nuk i zinte as plumbi. Mbaj mend se na erdhėn me triēiklat e tyre pothuaj pėrsipėr, aq afėr sa qė edhe ngjyrėn e syve ua dalluam. Por zemra nuk mė kishte rrahur kėshtu, si nė kėtė moment pėrballė vendit ku mbaheshin tė burgosura nėnat ēame me fėmijėt e tyre.
    Nė kokė mė pėrziheshin lloj-lloj mendimesh. Isha si mėdyshaz…
    Kė do tė vija t’i fliste Shozho Kitos, vajzėn apo gruan?
    Po sikur ai tė mos pranonte pėr t’i liruar tė burgosurat dhe tė na hidhej pėrsipėr me ushtarėt e tij?… Do tė hapnim zjarr apo do tė tėrhiqeshim?… Si do vepronim me gruan e vajzėn, do t’i lironim apo do t’i merrnim me vete?!…
    Isha vėrtet nė tension dhe po mė mundonte njė dilemė e madhe si kurrė mė parė nė jetė.
    Ah, ē’mision mė ngarkoi edhe ky, komandant Ramadani, mua njė djaloshi qė si kisha mbyllur ende njėzet e dy vjet!…
    Urdhėrova dy shokė tė merrnin gratė dhe t’i largonin nja dyqind metra mė tutje, atje tej nė njė pėrrua nga ku nuk mund tė shikoje e dėgjoje asgjė.
    Me shokėt e tjerė zumė tė diskutonim si tė bėnim pėr tė mos dėshtuar misioni ynė.
    Mė nė fund e vendosėm. Do nxisnim vajzėn, Marinė qė t’i fliste tė atit e ta detyronte qė tė lironte menjėherė tė gjitha tė burgosurat. Shozhua duhej tė urdhėronte tė gjithė ushtarėt e vet tė dilnin te sheshi pa armė nė dorė dhe do tė lėviznin prej andej vetėm kur t’u thoshte Maria. Pra, vetėm kur ne tė ishim larguar me tė gjitha gratė e liruara. Pėr tu siguruar nėse ishin liruar tė gjitha ato fatzeza tė marra peng, do pyesnim disa prej tyre. Dhe vetėm pasi tė bindeshim plotėsisht do tė merrnim udhėn e kthimit…
    Pritėm edhe ca sa doli dielli, pastaj i thamė Marisė t’i thėrriste tė atit.
    E kam para syve edhe sot atė skenė. E verdhė dyllė, duke u dridhur nga frika, ankthi, por edhe nga turpi e poshtėrimi pėr ato qė bėnte i ati, Maria nuk kundėrshtoi.
    Besoj se nuk ėshtė e lehtė pėr njė vajzė tė mirė si ajo tė dėgjojė se si babai i vet ishte duke pėrdhunuar e masakruar gra e fėmijė tė pafajshėm.
    Maria u mbush me frymė dhe i thiri fillimisht nė emėr.
    - Shozho Kito, Shozho Kito, o Shozho Kito!…
    Pastaj sundoi njė heshtje e rėndė, qė u thye nga zėri i pėrsėritur i vajzės.
    - Baba, o baba!… Jam unė, vajza jote!… Jam Maria, qė mos qofsha, qė po tė flas!… Jam kėtu me gjithė mamanė…
    Heshti pak dhe vazhdoi:
    - Merr ushtarėt e dil nė shesh, por pa armė!…
    Befas, nė shesh u duk njė ushtar qė vishte xhaketėn nė ecje e sipėr. Vėshtroi pak nga vinte zėri, pastaj u fut pėrsėri brenda e nuk vonoi e nė shesh doli vetė Shozhua me gjithė ushtarėt e tjerė, tė gjithė pa armė, gjysėm tė zhveshur…
    Maria vazhdoi:
    - Baba, ca partizanė shqiptarė na kanė marrė peng qė mbrėmė. Jeni tė rrethuar… Jemi kėtu mbi ju…
    Maria pushoi pak sa u mbush me frymė dhe ia nisi pėrsėri:
    - Nuk na kanė prekur me dorė, por duan qė tė lironi menjėherė tė gjitha gratė qė mbani mbyllur nė shkollė e xhami… Dėgjon?!… Do tė lėvizni prej andej kur t’ju them unė… Po nuk i liruat e po lėvizėt nga vendi, do ta pėsojmė ne tė dyja mė keq se ē’u keni bėrė ju atyre grave…
    Mua mė hidhej zemra si qengj nė thikė, por i mbaja sytė sa andej kėndej qė tė zotėroja situatėn. I pashė mirė gjithė lėvizjet. Nuk ishin mė shumė se nja njėzet ushtarė. U ngroha. Edhe po tė sulmonin nuk do na bėnin dot gjė. Ne i hanim tė gjallė. Kishim armė tė mira, municion tė shumtė, pozicione dominuese…
    Ra njė heshtje qė na e shtoi ankthin.
    Vura re se ata po bisedonin tė alarmuar. Me siguri qė ishin zėnė nė befasi e nuk dinin ē’tė bėnin…
    Pas pak erdhi pėrgjigjia. Shozhua i foli tė bijės nė emėr sikur desh tė sigurohej, nėse ishte ajo apo jo.
    U dhashė urdhėr tė ngriheshin tė dyja nė kėmbė dhe tė afroheshin pak sa pėr tu dukur mė mirė.
    Dolėn nė njė pozicion tė dukshėm. Ndenjėn dy tre minuta nė kėmbė dhe pėrsėri i ulėm poshtė.
    Shozho Kitua u foli pėrsėri dhe i pyeti nėse u kishim bėrė ndonjė gjė tė keqe.
    Nė zėrin e tij dallohej shkoqur shqetėsimi, frika, alarmi, meraku, por edhe paksa tė qėnurit fajtor pėr ato qė u kish bėrė grave ēame dhe pėr atė qė mund tu ndodhte vajzės e gruas sė vet.
    Maria i dha edhe njėherė pėrgjigje qė nuk u kishte ndodhur asgjė, por ai duhej tė bėnte ēfarė i kėrkonin partizanėt shqiptarė, se ndryshe ato tė dyja nuk do t’i shihte mė as tė gjalla, as tė vdekura.
    Kėshtu i thashė unė Sejkos, kėshtu u tha ai atyre, kėshtu i thanė ato Shozhos.
    Heshtja u pėrsėrit. Ishte njė heshtje e frikshme, plot mister.
    Befas disa ushtarė u shkėputėn dhe u futėn brenda nė godinėn e korofillaqisė. Lėvizja e tyre mė shtoi ankthin dhe dyshimin.
    I thashė Marisė, jo pa shqetėsim, qė ta thėrriste edhe njėherė babanė e t’i thoshte tė dilnin menjėherė te sheshi tė pa armatosur, tė mos lėvizte kėmbė njeriu pėr ndonjė djallėzi, se pėrndryshe do hapnim zjarr mbi ta.
    Gruaja e Shozhos, papritur e pa urdhėr, u ngrit vetė dhe zuri tė thėrriste sa kishte nė kokė nė vend tė vajzės. I futi njė tė sharė vendēe burrit dhe gjithė tė tjerėve me njė egėrsi aq tė madhe sa qė tė ngjallte frikė e imponim.
    - O bėni siē u thonė partizanėt, o do ta pėsojmė edhe ne, edhe juve qė e keni hak nga njė plumb nė lule tė ballit, mor derra!… E keni hak jo nga kėta, por nga ne, njerėzit tuaj, mor qenėr, palo qenėr, zagarė rrugėsh! – shfryu ajo, pastaj u ul, zuri nė qafė vajzėn, e tė dyja ia plasėn tė qarit, e qarė qė dėgjohej deri nė shesh, ku rrinin Shozhua me ushtarėt, tė poshtėruar…
    Gruaja vetėkuptohet u foli greqisht, por tė gjitha kėto na i pėrktheu Sejkua, i cili, kur mbaroi pėrkthimin, i hodhi njė shikim miqėsor asaj mesogruaje nė moshė qė ende mbahej e fortė nė dukje…
    Ushtarėt qė u futėn brenda, dolėn jashtė. Nga turma u shkėputėn dy ushtarė dhe u drejtuan njėri nga shkolla, tjetri nga xhamia.
    U hapėn dyert e tyre e filluan tė dalin njė nga njė e dalėngadalė plaka, vajza, nuse e gra me fėmijė nė duar.
    Fėmijėt qanin. Plaka e gra e vajza, tė gjitha, mezi hidhnin kėmbėt, mezi lėviznin.
    I mblodhėn nė shesh e diē u thanė qė ne se dėgjuam. Pastaj ato morėn udhėn drejt kodrės pėr nga ne. O Zot, do tė iknim tė gjithė bashkė pėr nė Shqipėri!…
    Pasi kishin bėrė nja njėqind hapa Sejkua ngriti zėrin e u foli grave:
    - O njerėz, a ka mė njerėz tė tjerė brenda, u liruat tė gjitha apo jo?!…
    - Na liruan tė gjithave! – na erdhi pėrgjigjia.
    Plasi hareja midis nesh.
    Ushtarėt grekė rrinin pa lėvizur e shikonin se si shtyhej tutje vargu i atyre tė mjerave qė i kishin katandisur nė atė gjendje.
    Mezi ecnin. Dukej menjėherė se ato kėrkonin nė vetvete edhe pikėn e fundit tė fuqisė qė tė shpejtonin hapin, tė largoheshin njė sekond e mė parė nga ai vend ku ishin lindur e ishin rritur, ku kishin gjėnė e pasurinė shekullore qė ua kishin marrė, ku u kishin vrarė baballarėt, djemtė e burrat, ku i kishin dhunuar, pėrdhunuar, masakruar, poshtėruar…
    Mė tė rejat mbanin plakat nga krahėt, mbanin njėra-tjetrėn, shtrėngonin fėmijėt nė gji dhe tė dukej se tėrė ajo kolonė ishte bėrė njė trup njerėzor qė ose do tė vazhdonte tė ecte i gjithi, ose do tė binte e mė nuk do tė ngrihej.
    Mezi e mbanim veten kur i shihnim si ishin katandisur ato gra ēame. Edhe gruaja e Shozhos me tė bijėn, dukej se qanin edhe pėr fatin e zi tė atyre grave, qanin tė poshtėruara prej veprės sė njerėzve tė tyre, qanin edhe nga frika se ndoshta ndienin qė ēfardo dėnimi qė mund tu bėhej atyre si shpagim, ishte i merituar…
    Kur kolona kaloi pėrroin dhe nuk dukej mė nga sheshi, u dhashė urdhėr katėr shokėve qė tė shkonin e t’i ndihmonin pėr tė shtuar ritmin e ecjes.
    Kur tė arrinin afėr pėrroit tė Koskės, as njė ēerek ore pėr nė Vėrvė, pėr nė Shqipėri, tė shtinin tri herė me pushkė me qėllim qė tė tėrhiqeshim edhe ne.
    Ata morėn ushqimet e ujin tonė, na lanė municion nga i tyre dhe u sulėn me njė frymė pėr t’i ndihmuar.
    Dielli ishte ngritur lart dhe ngrohte mirė, pavarsisht se ishte fund marsi. Aromat e kėndshme pranverore vazhdonin tė mė mbushnin mushkritė.
    Nė pozicione, mbi kodėr, prej nga vėzhgonim ushtarėt grekė, mbetėm unė dhe Sejkua.
    Gruan e Shozhos dhe tė bijėn, Marien, i kishim siguruar mė mirė se mos na iknin tani qė qemė vetėm dy vetė, pavarsisht se na vinte edhe keq pėr to.
    Ushtarėt grekė ishin ulur nė shesh e pinin duhan me vėshtrim drejt nesh. Shozhua pothuaj ēdo dhjetė-pesėmbėdhjetė minuta u fliste grave dhe i pyeste se si ishin.
    Ato pėrgjigjeshin shkurt e gjithė inat:
    - Jemi mirė!…
    Kaloi gati gjysėm ore qėkur kolona e grave ishte vėnė nė lėvizje nė drejtim tė kufirit tė Shqipėrisė, drejt fshatit Vėrvė.
    Nuk e kisha hapur gojėn, por edhe Sejkua nuk kishte folur.
    Ishim shokuar nga ato qė pamė e mundoheshim tė mblidhnim veten…
    Dalėngadalė ndjeva se po qetėsohesha. Misioni doli me sukses, kėshtu qė i gjithė tensioni sikur mė ishte shkarkuar nė dheun e mbuluar nga bari i gjelbėr pranveror ku isha shtrirė.
    Edhe gratė, veē pėrgjigjes qė i kthenin Shozhos kur i pyeste se si ishin, nuk e kishin hapur gojėn.
    Herė-herė i shihja me inat, sikur edhe ato tė kishin faj pėr plagėt qė kishin vuajtur shpirtrat e grave dhe vajzave ēame, prej ligėsisė sė njeriut tė tyre; herė-herė mė vinte edhe keq pėr to.
    Edhe ato herė-herė mė shikonin me mosbesim e me frikė se do tu ndodhte hataja, sikur e ndienin se kushdo tė ishte do tė hakmerrej pėr tėrė ato tmerre qė kishin bėrė njerėzit e tyre mbi gratė ēame, e herė-herė mė shikonin me njė ngrohtėsi e besim se ne nuk ishim si ata, banditėt e tyre grekė, qė rrinin tė poshtėruar aty nė shesh tė Filatit.
    Befas e ėma e Marisė iu drejtua Sejkos:
    - Amani, mos na ngani!… Keni tė drejtė tė bėni ēfarė tė doni, po ju lutem, jo me vajzėn. Bėni me mua ēfarė tė doni, por mos ma ngani vajzėn… Ai, maskarai, qė rri aty nė shesh bashkė me zagarėt e tij, qė rri si qen i rrahur, ta dini se nuk do ta kapėrcejė mė pragun e shtėpisė sonė. Unė s’e dua pėr burrė, vajza nuk e do njė baba tė tillė, – theksoi ajo plot vendosmėri dhe u kthye nga Maria, sikur priste edhe fjalėn e saj.
    - Po mama, po, ke tė drejtė. Mė vjen turp qė jam vajza e tij! – u pėrlot Maria.
    Ne vėshtronim tė habitur sa Marinė dhe nėnėn e saj.
    - Kurrė nuk do tė them mė nė jetė tė jetėve qė unė jam vajza e Shozho Kitos ! – u pėrbetua Maria.
    Sejkua mė pėrktheu ato qė thanė gratė.
    Ndjeva sesi mu ngrohėn e mu njomėn sytė prej atyre fjalėve. Hodha vėshtrimin dhe dallova njė shkrepėtimė tė ngrohtė vajzėrore te sytė e Marisė. Dhe u ndjeva i dhembshur e tejet njerėzor atė ēast.
    Ndoshta ishte ky shkėmbim vėshtrimesh qė mė bėri tė shihja se ē’vajzė me vlera ishte Maria.
    Nuk ia ndava sytė njė copė herė. Nga mosha nuk i vije mė shumė se tetėmbėdhjetė vjeē. Ishte njė bukuri e rrallė, nuk kisha parė nė jetė time njė vajzė tė tillė mė parė…
    “Si Vasiliqia e Aliu Pashės!” – mė shkrepėtiu nė mėndje.
    Mu kujtua se edhe Vasiliqia ishte nga fshati i Marisė…
    Pėr tu shkėputur nga kėto mendime ktheva kokėn nga sheshi ku rrinte grumbulli i atyre ushtarėve, tė dorėzuar nga meraku pėr fatin e njerėzve tė tyre, tė atyre burrave-bisha, burrecė, arrogantė e gjakatarė, qė bėhen pula kur e ndiejnė se ato qė bėnė nė kurriz tė tė tjerėve, mund tu bien edhe mbi kokėn e tyre, mbi njerėzit e tyre…
    Me vėshtirėsi, por minutat kalonin. Koha qė kalonte, ndėrsa sillte gėzim pėr ne, rėndonte gjithnjė e mė shumė si Shpata e Drejtėsisė mbi kryet e burrecėve-bisha aty nė shesh.
    Papritmas jehuan tri krismat qė prisnim. Vargu i grave po ngjitej grykės sė Kokotrafit.
    Erdhi ēasti qė duhej tė largoheshim edhe ne.
    Pa folur pashė nė sy Sejkon. Nuk e kishim biseduar fare se ēdo tė bėnim me gratė pas marrjes sė sinjalit me krisma.
    Do tu lidhnim gojėn me shami qė tė mos mundeshin tė flisnin e ashtu gojėmbyllur do t’i lidhnim te trungu i prrallit qė tė mos lėviznin deri sa tė vinin e t’i kėrkonin apo t’i linim tė lira sapo tė iknim?… Isha ende mėdyshas…
    Kisha frikė se u flisnin ushtarėve te sheshi e ata mund tė na viheshin pas me kuaj e na rrezikohej jeta.
    Sejkua sikur tė ma kishte lexuar mendimin edhe pa e hapur gojėn unė, mė tha:
    - Po i lėmė tė lira, tu themi tė presin nja njė orė e pastaj tė zbresin poshtė te sheshi, ku i presin.
    Gruaja e Shozhos kur na pa duke biseduar, ra nė gjunjė e iu lut Sejkos:
    - Aman! Ju thashė, bėni ēfarė tė doni me mua, po ma lini tė shkojė vajzėn. Po tė doni mė merrni me vete, veē Marinė mos ma ngani.
    Nė sytė e saj shkrepėtinte njė frikė e madhe qė mė ligėshtoi tė tėrin.
    - Thuaji qė nuk i prekim me dorė, nuk jemi si soji i bishave tė tyre. Thuaju qė nuk do i gjejė gjė, thuaju qė do t’i lemė tė lira, por tė presin ca, sa tė largohemi ne, e pastaj tė zbresin tek Shozhua i tyre, – iu drejtova shokut me keqardhje.
    Sejkua ua pėrktheu nė greqisht ato qė thashė.
    Gruaja, e ēliruar prej frikės sė madhe, duke qarė e duke folur, filloi tė lutej me duar nga dielli.
    Sejkua mė pėrkthente lutjet e saj.
    Lutet pėr ato gra, vajza e fėmijė qė vuajtėn aq shumė, lutet pėr ne dhe na uron fat e mbarėsi nė fis e nė farė, lutet pėr Shėn Marinė, vajzėn e saj… Lutet qė vajza e saj tė gjejė njė burrė tė mirė, tė bukur, tė ndershėm e tė drejtė, ja, kėshtu si ti… Lutet qė Perėndia tė ndėshkojė me gjithė fuqinė e vet ata njerėz tė pėrbuzur e tė turpėruar qė rrinė pa nder te sheshi i Filatit. Na siguron se do tė rrinė pa folur jo njė orė, sa tė largohemi ne, por njė ditė po deshėm. Thotė se kėtė histori mirėsie e kėtė qėndrim burrėror qė na karakterizon ne, do tua tregojė tė gjithėve sa do, sa njeh e sa do takojė nė jetėn e vet…
    Ajo lutej, Sejkua pėrkthente, por edhe pa pėrkthyer ai, kuptoja ēdo gjė qė i shprehte fytyra e qė i thoshte goja asaj gruaje qė nuk rreshtėte sė foluri, sepse dukej qė fliste me zemėr, e gjuha e zemrės ėshtė e njėjtė pėr tė gjitha vendet, pėr tė gjithė njerėzit. Gjuha e zemrės nuk ka nevojė pėr pėrkthyes…
    Befas Maria u shkėput nga e ėma dhe erdhi e qėndroi para meje, afėr, shumė afėr…
    Me hodhi krahėt nė qafė dhe mė puthi ngrohtė, siē mė puthte motra ime, Mira, kur veja nė shtėpi me leje.
    Edhe unė pėrqafova ashtu si motrėn time, e putha si vėlla, ndonėse ishte vajza e parė e huaj qė mė puthte dhe e puthja…
    Pas gati dy orėsh, Sejkua para e unė mbrapa, ramė nė pėrrua tė Koskės e pas pak u gjendėm nė Vėrvė, brenda kufirit shtetėror tė Shqipėrisė. Misioni i pėrmbushur mė kishte pėrmbushur tėrė trupin e shpirtin dhe prej njė gėzimi tė dalldisur mė dukej sikur nuk po ecja, por pluskoja nė ajrin pranveror si njė bletė punėtore e rėnduar prej nektarit…

    Hekuran Halili
    Shkrimtar
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •