Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 57
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Rënia e Enver Hoxhës, Berisha: Etërit e diktaturës uzurpuan PS, do ndëshkohen



    TIRANE- Përkujtohet sot 21 vjetori i rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Komunist të Shqipërisë Enver Hoxha. 20 shkurti i vitit 1991 ka mbetur në kujtesën historike të popullit shqiptar si dita kur u përmbys monumenti i diktatorit Enver Hoxha.

    18-20 shkurt 1991 është koha e zhvillimit të grevës së urisë së studentëve që kërkuan heqjen e emrit të diktatorit Hoxha 700 studentë u futën në një grevë urie. Përmes asaj greve, e mbështetur nga mijëra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, kërkonin që Universitetit të Tiranës t’i hiqnin emrin e diktatorit Enver Hoxha. Thirrjet “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” u bënë simbol i protestave studentore dhe qytetarëve të Tiranës. Më 20 shkurt ’91 qindra qytetarë rrëzuan bustin e diktatorit.

    Me rastin e kesaj date historike, sot në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar u përurua Pavijoni i Terrorit Komunist ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit Sali Berisha.
    Kryeministri Sali Berisha duke përshëndetur ngjarjet më 20 Shkurt theksoi se kjo ishte dita kur u përmbys diktatura dhe u formua opozita e parë shqiptare.
    “20 Shkurti ishte data në të cilën studentët në Universitetin e Tiranës u përballën me një trimëri të pashoqe, dhe përmbysën shtatoren e tij, kjo shënoi rënien de fakto themelimin e opozitës shqiptare gjunjëzimin përfundimtar të diktaturës komuniste në Shqipëri”.

    Sipas Berishës pinjollët e diktaturës nuk kanë shprehur kurrë pendesë për krimet e bëra kundrejt grave dhe burrave që u flijuan për të patur Shqipërinë si Europa. Sipas Berishës opozita shqiptare përfaqëson frymën e diktaturës dhe se venë interesin e etërve përpara interesit të kombit.

    “Ky komb ka historinë e vet por historia e diktaturës është më tragjikja. Sot, pasardhësit direkt të bunkerit që përmbysëm 21 vjet më parë, jo vetëm nuk kanë shprehur për asnjë moment pendesën e tyre, por ata kanë uzurpuar kreun e partisë kryesore opozitare të vendit dhe natyrisht nuk janë rikthyer dot në bllok, por kanë rikthyer bllokun me të gjithë psikologjinë e tij. Këta shokë, ose zotërinj me rrahje gjoksi bllokuan për dy vite procesin e integrimit të vendit duke dëshmuar se interesi i tyre, se doktrina e etërve të tyre është më parësore se interesi i shqiptarëve dhe vendit. këta. Këta do kenë ndëshkimin e merituar si paraardhësit e tyre”.

    Kreu i qeverise theksoi se "kjo datë e rëndësishme ndan dekadat e shtypjes ekstreme, poshtërimin më çnjerëzor, kujton datën në të cilën mijëra shqiptarë me një guxim e kurajë të pabesueshme të përmbysin jo bronzet metalike, por të përmbysin në Tiranë bronzet e gjalla, të cilat vite pas vdekjes së tij vazhdonin me krenari kriminale rrugën e tij".

    “Evropa ka njohur në historinë e saj diktatorë nga më të ndryshëm, por ajo ka të regjistruar në memorjen e vet dy më mizorët, Hitlerin dhe Enver Hoxhën. Hitleri mbi baza racizmi ndërmori krimet më monstruoze, Hoxha si Hitleri pas luftës, organizoi mbi bazën e luftës së klasave terrorin më të paparë ndaj një kombi në Evropë”, shtoi më tej kryeministri.

    "Në stendat e kësaj ekspozite jepet mundesia per te njohur qëndresën sakrificën, burrërinë, heroizmin e qindra mijëra grave dhe burrave që u flijuan vetëm e vetëm se ata njësoj si ne besonin te Zoti, donin të flisnin të lirë, donin që vendi i tyre të ecte drejt Evropës, të bashkohej me kombet e qytetëruara evropiane".

    Ai theksoi se në këto stenda mungojnë shumica, mijëra heronj të pakënduar.

    Kryeministri Berisha vijoi me sulmin ndaj kreut të opozitës Edi Rama duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së. Berisha duke iu referuar sërisht, 21 vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha theksoi se kjo duhet të jetë një ditë reflektimi për të gjithë.

    “Në 20 shkurt 1991, qytetarët e zemëruar të Tiranës u vërsulën drejt bllokut për shembjen e diktaturës, PD ia doli të përmbajë zemërimin e tyre në përputhje me platformën e saj të ndërrimeve paqësore. Por sot pas 21 vjetësh lagjja është shndërruar në një nga lagjet e haresë së qytetit, kurse atje janë mbledhur përsëri bijtë e bllokut. Po historia duhet parë drejt e në sy, kjo nuk ndodhi pas vitit 92, e vërteta kjo është ndonëse ne bijtë përgjegjës për etërit nuk i mbajmë, kjo nuk ndodhi as dhe në vitin 2000. Ky rikthim i bijve në kreu të PS përbën vepër të Edvin Ramës, kjo është e vërteta. Ai i mblodhi ku ishin dhe ku s`ishin, madje i solli dhe nga emigracioni duke u premtuar majën që humbën etërit” theksoi Berisha.

    Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991 është një ndër ngjarjet qe ndikuan ne renien totale te regjimit komunist ne Shqiperi. Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes ndodhi ne nje situate te renduar politike ne vend. Kishte vetem dy muaj qe ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve te para pluraliste ne Shqiperi ne 31 mars 1991.

    CELET PAVIJONI I DIKTATURËS, HISTORIA E 45 VITEVE TË SHTYPJES SË LIRISË
    Pavijoni i Terrorit Komunist, një pasqyrim në mënyrë kronologjike dhe tematike me fotografi, dokumente, objekte të reja i Shqipërisë së viteve ’45-’90, u çel paraditen e sotme në Muzeun Historik Kombëtar.
    Një nga pavijonet më të kërkuara nga vizitorët e huaj është instaluar në katin e dytë të MHK-së, në sipërfaqen rreth 360 metrash katrorë ku pasqyrohen me anë të posterave dhe objekteve organet e diktaturës, gjyqet e deputetëve, lëvizjet opozitare, e deri në rëzimin e monumentit të diktatorit Enver Hoxha.
    Vitrinat dhe stendat e pavijonit ekspozojnë objekte personale të të përndjekurve politik si: veshje, enë, lugët, pjata prej alumini, etj, por edhe punime shkencore, dorëshkrime. Krahas dokumenteve dhe objekteve personale të të dënuarve politik, në pavijon është instaluar edhe një birucë burgu.
    Gjatë fjalës së tij, në inagurimin e këtij pavijoni drejtori i MHKS-së, Luan Malltezi u shpreh se ky pavijon tregon fakte dhe dokumente të shumtë të kohës, se Shqipëria ishte një vend që jetonte nën një terror të jashtëzakonshëm në pushtetin e Enver Hoxhës. “Për dekada me rradhë regjimi komunist kishte ushtruar një politikë të ashpër e të pamëshirshme ndaj popullit të vet duke kryer vrasje, burgime, internime, nëpërmjet armës së frikshme të sigurimit të shtetit dhe të drejtësisë shqiptare”, tha Malltezi.
    Drejtori i MHKS-së shtoi se 20 shkurti është një datë me rëndësi të veçantë në historinë tonë kombëtare, rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës shëmbja e të cilit u shoqërua me njëentuziazëm nga shqiptarët që nuk mund të kuptohej nga bota demokratike.
    I pranishëm në inagurimin e Pavijonit të Terrorit Komunist ishte edhe Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministri i MTKRS-së Aldo Bumçi, etj. Ky i fundit u shpreh se gjatë gjithë këtyre viteve ne nuk kemi krijuar institucione të kujtesës, kombëtare pasi gjatë gjithë kësaj kohe të përndjekurit kanë qënë monumente të gjalla të shoqërisë sonë, por tani po fillojmë t’i krijojmë.
    “Kjo shoqëri ka nevojë më shumë se çdo vend tjetër në lindjen komuniste të ngrej tempuj të kujtesës kombëtare për të kujtuar dhimbjen dhe rezistencën ndaj shtypjes”, tha Aldo Bumçi.
    Me rihapjen e këtij pavioni nuk ndryshon vetëm emri i tij, nga Pavioni i Genocidit në atë të Terrorit Komunist, por materiale të reja të pa ekspozuara më parë prezantohen për vizitorët vendas e të huaj. Pavijoni pasqyron edhe të dhëna nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme të cilat tregojnë se gjatë viteve të diktaturës u vranë 5157 njerëz nga të cilët 89 gra, 952 vdiqën në burg dhe 273 humbën aftësinë mendore, nga të cilët 29 gra. 17900 njerëz u internuan sit ë dënuar politik dhe u ndërtuan 23 burgje dhe 48 kampe përqëndrimi.
    Forma dhe përmbajtja e këtij pavioni është konceptuar nga grupi i muzeologëve si: Enver Kushi, Fredi Gusho, Sali Kadria, Fatmir Boshnjaku, Etleva Demollari, etj. Njëkohësisht Muzeu ka bashkëpunuar edhe me Agim Mustën, përfaqësues i Institutit të të Përndjekurve Politikë dhe Kastriot Dervishin, drejtor i Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërsa konceptimi arkitekturor është realizuar nga arkitekti Latif Lami.
    Pavioni i Genocidit është hapur në vitin 1996 në Muzeun Historik Kombëtar dhe rinovimi i tij shtohet pranë pavioneve të tjera të Muzeut Historik Kombëtar si: Pavioni i Lashtësisë, Pavioni i Mesjetës, Pavioni i Rilindjes Kombëtare, Pavioni i Pavarësisë, Pavioni i Ikonografisë, etj./a

    (d.b/el.me/BalkanWeb)

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ne pikpamje bio-fizio-logjike, salijevi eshte me i vjetri komunist qe mban te uzurpuar postin e krietarit te partise "opozitare" te pare - po ashtu edhe i vetmi komunist kryeminister ne Eurpen Qendrore dhe Lindore (nuk po perfshijme ketu stanet e ish-BS).

    Nga pikpamja kllasore salijevi vjen nga nje familje e varfer fshatare, me "tradita" atdhetare, qe u be nje sherbetor i betuar shurr-analitik i polit-birose.

    Nga pikpamja partiake, salijevi ende nuk i ka bere aq vite ne partine "opozitare" demokratike sa ka bere ne partine puniste.

    Ne pikpamje integriteti, salijevi eshte me i ndoturi, jo vetem ne pikpamje kohore, por edhe ne ate te sigurim-nomenklatures, e cila e mban ne pushtet, dhe ai nuk e leshon se e di si e peson.

    Ka edhe te tjera. por nuk ia vlen te zgjatesh. Salijevit nuk i takon te flase per bllokun, sepse ai perfaqson treguesin me sinjifikativ te tejzgjatjes te post-komunizmit ne Shqiperi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Ne pikpamje bio-fizio-logjike, salijevi eshte me i vjetri komunist qe mban te uzurpuar postin e krietarit te partise "opozitare" te pare - po ashtu edhe i vetmi komunist kryeminister ne Eurpen Qendrore dhe Lindore (nuk po perfshijme ketu stanet e ish-BS).

    Nga pikpamja kllasore salijevi vjen nga nje familje e varfer fshatare, me "tradita" atdhetare, qe u be nje sherbetor i betuar shurr-analitik i polit-birose.

    Nga pikpamja partiake, salijevi ende nuk i ka bere aq vite ne partine "opozitare" demokratike sa ka bere ne partine puniste.

    Ne pikpamje integriteti, salijevi eshte me i ndoturi, jo vetem ne pikpamje kohore, por edhe ne ate te sigurim-nomenklatures, e cila e mban ne pushtet, dhe ai nuk e leshon se e di si e peson.

    Ka edhe te tjera. por nuk ia vlen te zgjatesh. Salijevit nuk i takon te flase per bllokun, sepse ai perfaqson treguesin me sinjifikativ te tejzgjatjes te post-komunizmit ne Shqiperi.
    Sado te perpiqesh ti nuk hedh dot balte mbi demokracine shqiptare. Shoket e tu e kishin per 8 vjet te ereta me rradhe qe pas 1997 pushtetin me te gjitha levat e tij dhe asnje padi te vetme nuk ngriten ndaj Sali Berishes. Keshtu qe mjaft me shashka se na lodhet veshet.
    Ora juaj ka mbaruar per fat te mire te ketij populli.
    Nese mendoni se do e rezoni ndonjehere kete qeveri te dale nga vota popullore, duhet te jepni alternativa te reja bindese me te mira se ato qe qeveria e ketij burri i dha shqiptareve.
    Per 8 vite te ereta ku sunduat, ne Shqiperi sunduan bandat me gjakatare dhe asnjera prej tyre nuk u denua, ndersa sot te vetmet krime , behen ende nga kulishet tuaj te rinj qe duan te afirmohen nen hijen e politbyrose se vjeter dhe bijeve te saj.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    A nuk ishte BERISHA nje nga eterit e asaj kohe?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    A nuk ishte BERISHA nje nga eterit e asaj kohe?
    Pse flet budalliqe or burr?
    Berisha ishte thjesht nje nga mjeket me te mire te zemres ne ate kohe dhe si i tille ishte afruar nga ata qe e kishin fort merakun e shendetit.
    Deri ne 1990 Berisha nuk ishte i njohur gjekundi, pervec takimit me intelektualet kur u ngrit i pari kunder Ramiz Alise publikisht.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Kur te mos jete dhe Berisha ateher nje pjese e sakrifices qe kemi bere dhe gjakut qe eshte derdhur do te kete disi kuptim.
    Por do te jene perher edhe femijet e tyre,qe keshtu rrini te qete,sepse Shqiperia eshte akoma nen duart e atyre qe e mbajten per 45 vjet
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Shume mire Sale ,ndershkoje veten se me komunist se ty nuk ka politika shqiptare.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  8. #8
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Deri ne 1990 Berisha nuk ishte i njohur gjekundi, pervec takimit me intelektualet kur u ngrit i pari kunder Ramiz Alise publikisht.
    Mos ja fut "dhropës" kot.
    Të kish kaluar ndonjë shekull hajde dhe gënjen ndonjë por 20 vjet të "qelbura" kanë kaluar dhe të tërve u kumbojnë në vesh çjerrjet e Berishës në mirnjohje të Ramizit edhe kur u themelua PD_ja.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Mos ja fut "dhropës" kot.: rolleyes:
    Të kish kaluar ndonjë shekull hajde dhe gënjen ndonjë por 20 vjet të "qelbura" kanë kaluar dhe të tërve u kumbojnë në vesh çjerrjet e Berishës në mirnjohje të Ramizit edhe kur u themelua PD_ja.: p
    Nuk ke bere asnje pergenjeshtrim te atyre qe kam thene dhe s`mund te besh.
    Berisha doli si figure publike pas takimit me intelektualet dhe periudha per te cilen ti flet eshte pas kesaj
    Sigurisht qe te jesh politikan nuk mjafton vetem megafoni, por duhet edhe diplomaci edhe teknika diplomatike per te mundur kundershtarin .
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Nuk ke bere asnje pergenjeshtrim te atyre qe kam thene dhe s`mund te besh.
    Berisha doli si figure publike pas takimit me intelektualet dhe periudha per te cilen ti flet eshte pas kesaj
    Sigurisht qe te jesh politikan nuk mjafton vetem megafoni, por duhet edhe diplomaci edhe teknika diplomatike per te mundur kundershtarin .
    Nuk kam pse bëj unë asnjë përgënjeshtrim, mos u bëj i marrë.
    Përgënjeshtrimin më të mirë të atyre që thua Ti dhe jo vetëm i ka bërë vet Sala me ato që ka thënë, me foto familjare me kupolën dhe me teserën e Partisë së lavdishme që e mbante në zemër.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Nuk ke bere asnje pergenjeshtrim te atyre qe kam thene dhe s`mund te besh.
    Berisha doli si figure publike pas takimit me intelektualet dhe periudha per te cilen ti flet eshte pas kesaj
    Sigurisht qe te jesh politikan nuk mjafton vetem megafoni, por duhet edhe diplomaci edhe teknika diplomatike per te mundur kundershtarin .
    Ej po ti je dhe tironc or burre...te gjithe dime se Ramizi vuri Salen te Pd dhe Tosin te Ps.Megjithate c rendesi ka ,vite te largeta ...me e rendesishmja eshte se Sala nuk ndryshon,nuk eshte komunist por mentalitetin e ka ..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Ej po ti je dhe tironc or burre...te gjithe dime se Ramizi vuri Salen te Pd dhe Tosin te Ps.Megjithate c rendesi ka ,vite te largeta ...me e rendesishmja eshte se Sala nuk ndryshon,nuk eshte komunist por mentalitetin e ka ..
    Lali ti akoma rehesh me thashethemet e komunistave qe duan te ulin figuren e Sales per te poshteruar PD ne.

    Sala nuk eshte ar i kulluar, por askush nuk po del me i zoti se ai ala .
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Lali ti akoma rehesh me thashethemet e komunistave qe duan te ulin figuren e Sales per te poshteruar PD ne.

    Sala nuk eshte ar i kulluar, por askush nuk po del me i zoti se ai ala .
    Nuk do ta poshteroje njeri PD ,Sala ka qene njeri i besuar ..por arriti te beje karriere.. e kuptoj..shumica e politikaneve bejne keshtu....Por nuk i shkon Sales flamuri i antikomunizmit o 2043 degjo Medaurin.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Nuk do ta poshteroje njeri PD ,Sala ka qene njeri i besuar ..por arriti te beje karriere.. e kuptoj..shumica e politikaneve bejne keshtu....Por nuk i shkon Sales flamuri i antikomunizmit o 2043 degjo Medaurin.
    Po Sala ti boj hajer Ramizit,qe e thirri te qeveriste Shqiperin,se per 100 vjet nuk kishte shons me u bo kryeministes.
    Sala ka bo banket me çunat e Enverit,dhe e bon akoma sot
    por vogelushet sa i dalin dy qime ne faqe morin briskun per tu rrujt..ça me i bo.
    hajt me krah te lehta javen.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  15. #15
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Pse flet budalliqe or burr?
    Berisha ishte thjesht nje nga mjeket me te mire te zemres ne ate kohe dhe si i tille ishte afruar nga ata qe e kishin fort merakun e shendetit.
    Deri ne 1990 Berisha nuk ishte i njohur gjekundi, pervec takimit me intelektualet kur u ngrit i pari kunder Ramiz Alise publikisht.
    More i uruar, mos i meso plakut historine se e di pak me mire se ty dhe qe ka qene komunist Sala kete e dine te gjithe, komunist more komunist koke derri biles.

    Persa i perket PD, ate se krijoi sale rame berisha por te tjere, dhe e krijuan ate parti pikerisht kur Sala i thurte lavde ramiz alise apo do edhe video me figure e ze qe te degjosh e shikosh, pikerisht ky njeri perdor dogmen komuniste per te mbajtur nen thunder partine dhe klanin. pra mesimet e partise i zbaton edhe sot.

    Hajt selom nga plaku

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    lavdi sales

    une nk amrr vesh dicka ....si mer ka tironsa e mosha 35- 40 vjec qe i perfaqson ai sharlatan e komunist

    po keta jan pra komunistet e dulles e te ramizit ....SALA ...TOSI ...GJINUSHI ...DOKLE ...RUCI ....


    SA TE JEN KETA NE POLITIKE ky ven nuk sheh hajer ....e jo vetem keta po edhe keta qypa qe i kan idhuj si puna e ketyre ne forum

    te ju rroj sala o cuna e marrte nga ditet e juja

  17. #17
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nuk denohet asnje po nuk u hapen dosjes e sigurimit.Ato dosje jane si mjete shantazhi per ate qe vjen ne fuqi.Ketu Berisha ka ndertuar pushtetin e tij ne PD,dhe Nano me kete mjet fitoi te famshmin "katarthis" vite me pare ne PS.Problemi eshte se dosjeve te sigurimit ju shtuan dosjet e korupsionit qe bene te pa perlyerit me sigurimin.Serisht ka nje pushtet dosjesh!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    Shqiperi o balle argjendi
    ngrihet dielli ulet hena
    kendon zogu ciu ciu
    dilni se erdhi Saliu

    Loket e mira shume
    ne mes djalin e vune
    erdhi djali ne mehalle
    komunist me yll ne balle

    mireseerdhe Sali djali
    se ne na plasi k....

    kesaj radhe do flas pa radhe
    thote udheheqesi i partise
    do ti prishe te gjitha me radhe
    Shqiperin do ta degdise


    nje m*** kane qene me pare , dhe nje m*** jane edhe keta qe kane mbetur ne politike
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga mardo Lexo Postimin
    lavdi sales

    une nk amrr vesh dicka ....si mer ka tironsa e mosha 35- 40 vjec qe i perfaqson ai sharlatan e komunist

    po keta jan pra komunistet e dulles e te ramizit ....SALA ...TOSI ...GJINUSHI ...DOKLE ...RUCI ....


    SA TE JEN KETA NE POLITIKE ky ven nuk sheh hajer ....e jo vetem keta po edhe keta qypa qe i kan idhuj si puna e ketyre ne forum

    te ju rroj sala o cuna e marrte nga ditet e juja
    Nuk e kena neve idhull Salen joooo ! E kane idhull tironsit e Bathores dhe ata qe vijne e votojne me karta fallco , ata Tironsit e Kosoves se Ibrahim Rrugaçit apo atij Milazim Thaçit ......

    Ne 8 maj te 2011 dhe dy dite para kufiri i Morinit ka heq te zite e ullinit , se u dynden keta tironcit me votu ne Tirone ....

    Ti a kupton qe me tironcit e Tirones , Salen nuk e lidh asgjo ? As me keta "tironcit" e Bathores apo me shumicen e "tironsve" te Prishtines nuk e lidh asgjo , se faktikisht ata nuk jane te lidh me serbin per te cilin punon Sala .... Por jane te pa zhvillum dhe sapo serbi iu flet malokshe , menjihere e quajn vella !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 21-02-2012 më 13:41

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Ore miq .Nuk ishte budalla i madhi FAIK KONICA qe tha TE MADHEN FJALI qe do ngelet brezave tek ne–ShQIPERI TE KAM DHJERE, S’TE KUPTOVA ASNJEHERE-Vertet qe Shqiperia jone e them me dhimbje eshte jo e dhjere por edhe e permjere.Nuk ishin budallenj njerezit e mençem qe iken nga ky ferr dhe ikja ka filluar masivisht qe nga koha e Skenderbeut, qe nga Ali Pash Tepelena,vellezrit Frasheri gjith RILINDASIT qe jane me qindra,Ismail Bej Vlora,Fan Noli dhe mijra te tjere qe iken gjate luftes dhe ata qe u aratisen ne kohen e diktatures e deri tek Kadareja dhe eksodet e pas viteve 90.Ketu kane ngel te pa fatet ose te pa aftet mereni si te doni(ketu fus edhe veten time) dhe kemi vene ne krye nje Gomar qe ka hip mbi Mushk e nuk di te zbres,ku jemi te detyruar ta shikojme e te degjojme kete Gomar qe na pellet plot 24 ore ne dit,tallet duke na lene pa drita,pa uje ,pa pune,pa buk,pa nder,na vret,na pret,na mbyt,na shan,na vjedh,na shet, na provokon,na mallkon komunist,enverist,stalinist,punist,bllokmen,pastaj ze e nis te tall bithen me te gjithe Kombin Shqiptar e thote:Na eshte ngritur me shume se gjithe rajoni,na e kalon vetem Gjermania qe e ka pak me te madh se tonin,e pate sa pak ju ngrit Frances dhe Italis vetem 5,6 po Luksemburgut shume me pak vetem 3,1 ndersa neve ka tre vjet qe na eshte ngritur deri ne 12,7 dhe me e forta eshte se akoma nuk na eshte ulur aspak.E vazhdon ne jemi kopesht i lulezuar ne brigjet e adriatikut,une i ngjaj Obames,Obama me shikon mua,aror,halor,komision hetimor e te tjera e te tjera xhevahire qe nuk mbarojn kure.

    O sa fat i zi per ty moj Shqiperi.Rezuam nje diktator te vdekur(ne bronx) dhe perendia ne shenje respekti per kombin na dha nje diktator te gjall por me nje difekt te vogel : Te semure psiqik.Hallall e paçim se e “meritojm”
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 21-02-2012 më 19:34

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •