Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Principat
    Anëtarësuar
    13-06-2009
    Postime
    165

    Qytetërimi shqiptar bartës i qytetërimit indoevropian



    Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, pak ditë më parë ka botuar librin me tre vëllime “Kosova’’ që sjellë një përmbysje konceptuale e metodologjike jo vetëm në botimet serbe për Kosovën, por edhe në vetë botimet e deritanishme shqiptare në përgjithësi. Pak ditë pasi doli nga shtypi, ky libër i tërboi historianët serbë, të cilët dolën me deklarata se libri nuk është i bazuar në fakte shkencore. Në këtë libër argumentohet teza pellazge dhe për herë të parë në historiografinë tonë, qytetërimi shqiptar shihet jo vetëm si pasardhës po edhe si bartës i qytetërimit indoevropian

    INTERVISTË ME SHKRIMTARIN DHE HISTORIANIN JUSUF BUXHOVI
    Intervistoi: Rozafa KELMENDI

    Zhurnal Plus: Libri juaj me tre vëllime “Kosova’’ sjellë historinë e munguar të Kosovës. Në pak fjalë, çka paraqet libri “Kosova’’?

    Buxhovi: “Kosova” në tre vëllime paraqet historinë shpirtërore, por edhe shoqërore dhe politike të shqiptarëve nga antikiteti e deri te koha jonë. Është kjo, pra, një histori e Shqipërisë së natyrshme, ku Kosova (Dardania antike) luan një rol të veçantë si epiqendër e të gjitha zhvillimeve historike, ku shqiptarët jo vetëm që shfaqen si entitet, por edhe si bartës të këtyre zhvillimeve.

    Zhurnal Plus: Libri i parë flet për Antikën dhe Mesjetën, dhe këtu paraqiten pellazgët si bartës të qytetërimit antik. Ku bazohet ky konstatim?

    Buxhovi: Libri i parë i kushtohet kësaj problematike, e cila në njëfarë mënyre me pa të drejtë ishte larguar nga historiografia shqiptare, meqë teoria ilire shfaqej “më e kapshme” përnga të dhënat dhe ishte në përputhje me trendet historiografike të shekullit XIX dhe XX, ku antikiteti duhej t’u atribohej, pa të drejtë, grekëve, si bartës të helenizimit. Një pjesë e shkencëtarëve gjermanë por edhe evropianë, helenofilë, mbështetën arianizmin mbi këtë komponentë, me çka Greqia dhe qytetërimi helen duhej të rikthehej në skenën historike shtetërore të Ballkanit, siç ndodhi në të vërtetë në vitin 1832. Me kalimin e kohës, në shkencë filloi të mbizotrojë vlerësimi se antikiteti nuk u atribuohej grekëve, por një populli tjetër, më të lashtë, Pellazgëve, të cilët ata i gjetën në ato pjesë pasi që u vendosën në to. Autorët e vjetër grekë, nga Homeri, Platoni, Herodoti, Turqididi e të tjerë, bëjnë të ditur për Pellazgët hyjnor, prej të cilëve i morën të gjitha, nga zotat, mitet e deri te rendi shoqëror dhe kultura elementare, ku ishte edhe shkrimi. Pra, këto dhe argumente të ngjashme, tash mbështeten me të madhe nga shkencëtarë botërore, të cilët vendin kryesor në antikitet ua japin Pellazgëve.

    Zhurnal Plus: Fakte të rëndësishme historike keni paraqitur edhe në pjesën që ka të bëjë me Perandorinë Osmane. Cilat janë pikat kryesore që do të duhej rishqyrtuar në librat ekzistues të historisë?

    Buxhovi: Pushtimet osmane në Ballkan paraqesin një kapitull të veçantë, pasi që ato kanë të bëjnë edhe me një ndeshje qytetërimesh, pra të islamit me krishtërimin. Meqë shqiptarët i takonin krishtërtimit dhe nga Bizanti e tutje, ishin ndër të parët që e pranuan, atëherë ishte më se e natyrshme që ata të parët të ndeshen me osmanët, siç ndodhi edhe në Fushën e Dardanës në vitin 1389. Kjo ndeshje, dhe kjo disfatë, megjithatë paraqiste edhe një ndryshim të rëndësishëm shoqëror, politik dhe shpirtëror me të cilën u ndeshën shqiptarët gjatë pesë shekujsh, me ç’rast mund të thuhet se ata pas rezistencës së parë gjatë kohës së Skënderbeut, filluan t’u përshtaten rrethanave, pra të pranojnë realitet dhe të sillen në përputhje me to. Në këto rrethana, megjithatë, përkundër pranimit të islamit nga një pjesë e mirë e tyre, shqiparët ruajtën etninë e tyre, ruajtën gjuhën si dhe qenien e tyre, dhe kjo ishte e mundur në saje të asaj se gjatë Perandorisë Osmane një pjesë e madhe e tyre u vetëqeverisën (me anën e Kanunit), gjë që ishte një pajtim midis tyre dhe Perandorisë. Ishte edhe sistemi i spahinjve dhe ai i jeniçerëve, ai që Shqiptarëve u mundësoi të akomodoheshin më mirë se të tjerët në këtë perandori. Sidoqoftë, nga koha e Tanzimatit e tutje, veçmas gjatë Krizës Lindore e tutje, kur ishte më se e qartë se Perandoria nuk e kishte të gjatë qendrimin në pjesën evropiane, shqiptarët do të ballafaqohen me dilemën e sjelljes së mençur në mënyrë që të mbroheshin nga grabitjet e fqinjëve (sllavëve dhe grekëve), por njëherash edhe ta ruanin etninë e tyre, duke mos rënë në konflikt me Perandorinë. Në këto rrethana, lindi edhe shqiptarizmi (rilindja kombëtare) si një koncept politik dhe intelektual, me të cilin duhej të krijoheshin rrethanat për shfaqjen e shtetit të ardhshëm shqiptar,i cili duhej të dilte nga një marrëveshje midis Perandorisë por edhe fuqive të mëdha evropiane. Ky zhvillim, që paraqet rrugën nga Shqipëria osmane te Shqipëria evropiane, pra nga autonomia (Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878) deri te shteti i pavarur (1912), kërkon të rishikohet, meqë aty gjendet edhe çelësi që shpjegon kompeksitetin e asaj që paraqet përputhje por edhe shpërputhje midis islamizmit dhe shqiptarizmit si dhe të osmanizmit dhe shqiptarizmit.

    Zhurnal Plus: Mbi bazë të faktografisë shkencore, ju keni konluduar se nuk ka pasur shtet mesjetar serb e as Kishë Ortodokse serbe. Kjo shfaq të kundërtën e asaj që flet jo vetëm historia serbe por edhe versioni më i ri i "Historisë së popullit shqiptar" apo jo?

    Buxhovi: Kjo është çështja që më së lehti argumentohet, ngaqë “shteti mesjetar serb” dhe kisha ortodokse serbe në Kosovë, nuk paraqesin kurrëfarë realiteti pos që janë pjesë e gënjeshtrave të historiogafisë serbe, e cila nga “Naçrtanja” e Garashaninit e tutje (1844) ndërtoi “mitin e Kosovës” si qendër mesjetare serbe, mbi të cilin pastaj u hartuan programet shfarosëse kundër shqiptarëve, siç ishin ato të Çubrilloviqit dhe ai i fundit i Qosiqit i vitit 1986. Historiografia objektive botërore, nuk e pranon të ashtuquajturin shtet mesjetar dhe me të drejtë, ngaqë në mesjetë, gjatë Bizantit, kishte vetëm zhupani sllave, siç kishte edhe principata të arbrit, të cilat u shfaqën nga shekulli IX e tutje. Zhupanitë sllave, ishin dinamike, dhe pushtuese, meqë kërkonin hapësirë në pjesët më të përshtatshme për jetë, siç ishin ato të arbërve, ku ata ishin autoktonë dhe gjatë Bizantit shfaqeshin si faktor shtetndërtues, ndërsa sllavët rrënues dhe pushtues. Por, për fat të keq, historiografia shqiptare, nuk ishte kritike ndaj këtij fakti, dhe nga varianti i saj i parë, i vitit 1953, pranoi versionin e “shtetit mesjetar serb” si dhe të kishës ortodokse serbe në dëm të asaj që ishte pjesë e trashëgimisë krishtere, të cilën shqiptarët e pranuan ndër të parët në shekullin IV, ndërsa sllavët në shekullin X.
    Ky fiksim, pra ai për shtetin mesjetar serb, vazhdon të mbetet edhe mëtutje te historiografia shqiptare e Tiranës dhe Prishtinës, gjë kjo që mund t’i ketë egërsuar shumë “akademikët” serbë të reagojnë me pezm ndaj qëndrimit tim ndryshe, i cili, po qe se nuk u pranua nga historiografia shqipare, atëherë ai do të jetë kompatabil me atë të historiografisë hegjemonsite serbe, gjë që paraqet një burim për historinë shqiptare dhe vazhdimësinë e saj nga antikiteti e deri te koha jonë. Ky qendrim ka bërë që politika e papërgjegjshme e Kosovës, ta pranojë edhe pakon e Ahtisarit, me anën e të cilës, Beogradi po krijon eksteritoralitet në Kosovë dhe enklava ortodokse, të cilat do ta mbajnë peng dhe do ta destabilizojnë shtetin e Kosovës.

    Zhurnal Plus: Si i komentoni reagimet nga Instituti i Historisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë ?

    Buxhovi: Të pritshme, por jo gjithaqë histerike, siç u shfaqen. Natyrisht se ato nuk do të ishin të tilla, po qe se mos t’u digjte e vërteta, të cilën ata e dinë, por nuk ua kishte marrë mendja se do të shfaqet në një projekt privat të një historiani, kur ai, siç thashë, deri më tash, nuk ishte kundërshtuar nga historiogafia institucionale e Tiranës dhe e Prishinës.

    Zhurnal Plus: Në pjesën e tretë, që përfshinë përiudhën nga Konferenca e Londrës deri te Protektorati Ndërkombëtar, rëndësi e veçantë i kushtohet rolit të Kosovës në formimin e shtetit shqiptar. Çfarë janë faktet që argumentojnë se Kosova politikisht dhe shpirtërisht ka bartur barrën e proceseve që kanë çuar te shteti shqiptar?

    Buxhovi: Edhe këtu Kosova, nga Kriza Lindore e tutje, shfaqet si epiqendër por edhe strumbullar i këtij zhvillim. Mjafton të përmendet Lidhja Shqiptare e Prizrenit prej nga doli edhe Qeveria e parë Shqiptare nga koha e Skënderbeut e tutje, e cila bëri të ditur se shfaqja e shtetit shqiptar ishte e pashmangshme. Në këtë kontekst Kosova ishte në fokus të zhvillimeve që quan te rënia e Perandorisë Osmane (Revolucioni xhontur i vitit 1908 dhe kryengritja e Kosovës e vitit 1912), që ia hapi rrugën pavarësisë së Shqipërisë.

    Zhurnal Plus: “Kosova” është libri i parë historiografik i kësaj natyre. Sipas jush, pse nuk janë zbardhur më herët këto fakte shkencore?

    Buxhovi: Dy faktorë kanë ndikuar që puna ime të marrë kahun e duhur: e para rënia e ideologjisë komuniste në Shqipëri, si dhe shpërbërja e Jugosllavisë dhe shfaqja e shtetit të Kosovës. Që të dy këta faktorë kanë krijuar rrethanat për një punë të tillë.

    Zhurnal Plus: Sa u ka marrë kohë mbledhja e materialeve për këtë libër dhe a keni hasur në pengesa gjatë punës suaj hulumtuese-shkencore ?

    Buxhovi: Kam punuar për shumë vite, duke vjelur arkivat gjermane dhe ato vieneze, por puna ime intensive te kjo çështje ka filluar nga dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Zhurnal Plus: A ka qenë i vështirë botimi, pasi nuk keni pasur përkrahje institucionale?

    Buxhovi: Nuk kam pasur kurrëfarë përkrahje institucionale e as që e kam kërkuar këtë, meqë ashtu do ta humbja autonominë shkencore, por kjo nuk i liron nga (pa)përgjegjësia institucionet tona që të punohet në këtë drejtim. Pres, që puna ime të çohet më tutje, qoftë duke u kritikuar aty ku duhet, qoftë duke u plotësuar ose vazhduar...

    Zhurnal Plus: Tashmë ka filluar edhe përkthimi i librit në gjuhën angleze? A planifikoni ta përktheni në të tjera gjuhë?

    Buxhovi: Botimi në gjuhën anglishte do të dalë nga vjeshta. Parashihet që në Uashington të promovohet më 28 nëntor, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ka nisma nga shoqata dhe grupe të ndryshme jashtë vendit, që të përkthehet edhe në gjuhë të tjera (gjermanisht dhe spanisht). Kjo do ta rrumbullaksonte edhe më porosinë time, sepse neve na duhet opinioni i jashtëm, i cili prej më shumë se një shekulli është bombarduar nga gënjeshtrat e historografisë hegjemoniste serbe, të cilat nuk është lehtë të demantohen, veçmas nëse heshtet, siç po ndodh me Akademitë në Tiranë dhe Prishtinë.

    Zhurnal Plus: Promovimi i librit nuk është bërë ende? Do të ketë promovime tjera përpos në Prishtinë ?

    Buxhovi: Promovimi do të bëhet më 16 të këtij muaji në Prishtinë, me rastin e 4 vjetorit të shtetësisë së Kosovës. Parashihet një promovim në Tiranë (në maj) dhe një në Shkup (qershor).

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Ky eshte libri qe i ka munguar Historise Shqiptare.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Kjo teme duhet te zhvendoset ne forumin e historise qe moderon Darius. Per fat te keq nuk e kam lexuar librin ende.

    Buxhovi: Kjo është çështja që më së lehti argumentohet, ngaqë “shteti mesjetar serb” dhe kisha ortodokse serbe në Kosovë, nuk paraqesin kurrëfarë realiteti pos që janë pjesë e gënjeshtrave të historiogafisë serbe, e cila nga “Naçrtanja” e Garashaninit e tutje (1844) ndërtoi “mitin e Kosovës” si qendër mesjetare serbe, mbi të cilin pastaj u hartuan programet shfarosëse kundër shqiptarëve, siç ishin ato të Çubrilloviqit dhe ai i fundit i Qosiqit i vitit 1986. Historiografia objektive botërore, nuk e pranon të ashtuquajturin shtet mesjetar dhe me të drejtë, ngaqë në mesjetë, gjatë Bizantit, kishte vetëm zhupani sllave, siç kishte edhe principata të arbrit, të cilat u shfaqën nga shekulli IX e tutje. Zhupanitë sllave, ishin dinamike, dhe pushtuese, meqë kërkonin hapësirë në pjesët më të përshtatshme për jetë, siç ishin ato të arbërve, ku ata ishin autoktonë dhe gjatë Bizantit shfaqeshin si faktor shtetndërtues, ndërsa sllavët rrënues dhe pushtues. Por, për fat të keq, historiografia shqiptare, nuk ishte kritike ndaj këtij fakti, dhe nga varianti i saj i parë, i vitit 1953, pranoi versionin e “shtetit mesjetar serb” si dhe të kishës ortodokse serbe në dëm të asaj që ishte pjesë e trashëgimisë krishtere, të cilën shqiptarët e pranuan ndër të parët në shekullin IV, ndërsa sllavët në shekullin X.
    Ky fiksim, pra ai për shtetin mesjetar serb, vazhdon të mbetet edhe mëtutje te historiografia shqiptare e Tiranës dhe Prishtinës, gjë kjo që mund t’i ketë egërsuar shumë “akademikët” serbë të reagojnë me pezm ndaj qëndrimit tim ndryshe, i cili, po qe se nuk u pranua nga historiografia shqipare, atëherë ai do të jetë kompatabil me atë të historiografisë hegjemonsite serbe, gjë që paraqet një burim për historinë shqiptare dhe vazhdimësinë e saj nga antikiteti e deri te koha jonë. Ky qendrim ka bërë që politika e papërgjegjshme e Kosovës, ta pranojë edhe pakon e Ahtisarit, me anën e të cilës, Beogradi po krijon eksteritoralitet në Kosovë dhe enklava ortodokse, të cilat do ta mbajnë peng dhe do ta destabilizojnë shtetin e Kosovës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 17-02-2012 më 20:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •