Përshëndetje anëtarë të nderuar të forumit shqiptar, e hapa këtë temë me dëshirën që të gjithë ata që e njohin të madhin Zekë Lushaj, rapsodin nga Rrafshi i Dukagjinit, folkoristin e njohur që për më shumë se 40 vjet këndoi me qifteli në dorë, të shkruajnë opinionet e tyre rreth këngëve dhe rreth vetë autorit të tyre Zekë Lushaj. Unë pata nderin ta hapja këtë temë meqenëse më ka rënë në dorë edhe libri me rapsodi i këtij autori, "Jehon kënga e qiftelia", që më duket se e ka botuar Klubi Letrar "Gjon Nikollë Kazazi" nga Gjakova. Nëse marr edhe pëlqimin tuaj, do i postoj edhe disa këngë që do i shkruaj nga libri si dhe biografinë e të madhit Zekë Lushaj. Ky libër sipas meje dhe sipas shumë lexuesve dhe dashamirësve të folklorit shqiptar, përmban vlera të rralla dhe lirshëm mund të klasifikohet si njëri ndër librat më të mirë të shekullit XXI.
Uroj që edhe ju miradashës të folklorit shqiptar, që akoma nuk e keni lexuar librin e legjendës së gjallë shqipe, të vraponi ta gjeni, sepse është njëri ndër librat më të mirë që më ka rënë ndonjëherë në dorë, andaj mos nguroni, por gjejeni dhe lexojeni.
Duke iu uruar cdo të mirë, iu përshëndes dhe pres që opinionet tuaja të jenë me vend.

E juaja, Princesha-A