Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të rikthehet dënimi me vdekje?

Votues
72. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    48 66.67%
  • JO

    24 33.33%
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 95
  1. #-19
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    A duhet të rikthehet dënimi me vdekje?

    A duhet të rikthehet dënimi me vdekje?


    MAPO

    Nisur nga një shkrim i Artur Zhejit për Mapo, pas disa ngjarjeve të rënda në Tiranë dhe rrethe, mjaft njerëz mendojnë se Shqipërisë i duhet dënimi me vdekje për krimet e rënda. Në fakt vendi ynë si aspirant për tu anëtarësuar në BE, nuk do mund ta bënte një ndryshim të tillë (Turqia që gjithashtu shpreson të integrohet, e ka këtë dënim, por të pezulluar prej vitesh si kërkesë nga Bashkimi Evropian) ose do ta bënte ndryshimin, por kjo me siguri do të ndikonte keq në marrëdhëniet me BE për të mos thënë do të paralizonte procesin e integrimit. Argumentete e Zhejit se përse duhet kthyer dënimi me vdekje, i gjeni këtu, ndërkohë ka mjaft kundër argumente në lidhje me këtë temë.

    Sëpari mjafton si vëzhgim i statistikave të kriminalitetit në vende që nuk e kanë këtë dënim, për të konfirmuar se ai nuk është i rëndësishëm në uljen e numrit të krimeve. Përshembull Gjermania (dhe vende të tjera të BE) një vend që nuk e ka dënimin me vdekje, ka shumë më pak krime të rënda se sa ta zëmë SHBA apo vende të tjera që e aplikojnë këtë dënim.

    Sëdyti edhe pretendimi se dënimi me vdekje është vënie në vend e drejtësisë (dhëmb për dhëmb e sy për sy) nuk duket se gjen përkrahje. Shumë ekspertë e shohin disa herë më të rëndë atë që ata e quajnë “vrasje nga shteti në gjakftohtësi”, se sa rastin e një krimi në rrugë. Përshembull familjarët e të dënuarit, fëmijët e tij apo të afërmit do duhet ta pranojnë këtë si “drejtësi” dhe do duhet ta shohin apo ta dëgjojnë ekzekutimin dhe të vuajnë kështu një dënim të pamerituar.

    Sëtreti ky dënim kërkon një sistem të sprovuar gjyqësorë dhe hetues. Hallkat kontrolluese në SHBA janë vënë mëse njëherë në provë dhe ka mjaft dyshime që disa herë ato kanë dështuar. Një numër jo i vogël të dënuarish me vdekjen janë gjetur të pafajshëm për krimin në hetimet e mëvonshme që përfshinin ADN dhe sistemi mendohet të ketë dështuar disa herë, ndërsa në disa raste rezulton se pas ekzekutimit, të tjerë persona kanë pranuar krimin. Kundërshtarët e këtij dënimi, pretendojnë se ai është diskriminues, pasi të pasurit dhe të pushtetshmit apo grupe etnike të privilegjuara dënohen për të njëjtat krime më pak, se sa të varfërit apo grupe të diskriminuara.

    Sëkatërti edhe në SHBA njerëzit që e kundërshtojnë këtë dënim thonë se ka studime që pas çdo ekzekutimi, krimi rritet dhe të paktën dy javë pas ekzekutimit ka një shpërthim dhune në atë zonë.

    Pyetjet që shtrohen në këtë rast janë: A ka Shqipëria një sistem gjyqësorë të atillë që të mund të provojë pa asnjë dyshim se nuk po dënojmë një të pafajshëm? A nuk mendoni se dënimi i përjetshëm, i shërben njëlloj qëllimit të zbutjes së kriminalitetit? A mund të thuhet se (duke pasur shembujt e vendeve të BE) mjafton zbatimi korrekt i ligjit dhe masat e duhura sociale për të zbutur krimin dhe shtuar sigurinë? A mund të thuhet se kriminaliteti shtohet përshkak të kulturës së pandëshkueshmërisë dhe besimit të krijuar se sistemi i drejtësisë korruptohet dhe pavarësisht krimit një person mund të fitojë shumë shpejt lirinë? A duhet të sakrifikojmë për disa vite integrimin në BE, për të provuar nëse dënimi me vdekje do të na sjellë më pak kriminalitet?



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 10-02-2012 më 07:03
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #-18
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anëtarësuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491
    kshu si jane kethyer njerezit ne kafshe e kan bere mod te vrasin
    Duhet ti kthehet njer koha e denimit me vdekje per keto monstra
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  3. #-17
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Ne keto rrethana qe eshte Shqiperia nuk duhet denimi me vdekje. Fatkeqesisht ne Shqiperi ligji zbatohet per te pafuqishmit. Pjesa tjeter i shpeton drejtesise. Keshtuqe te mos merren njerezit padrejtesisht ne qafe, eshte mire keshtu sic eshte.

    A. Zheji, i ka te shpeshta lajthitje te kesaj menyre. I vine nga papunesia. Ska me cfare te merret, dmth nuk ben asgje produktive ne sherbim te shoqerise.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #-16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    denimi me vdekje ne shqiperi eshte i kthyer pavarsishte se nuk eshte me ligj ne kushtetut

    mua me duket denim me vdekje kur vritet robi dhe del raporti i policise si vetevrasje apo i vrare nga vrases me pagese e profesioniste ndersa dosja ngelet ne prekurori dhe pa autor


    qe te kemi ligjin e denimit me vdekje duhet te siellim HYSNI MILLOSHIN ne pushtet,qe do te thote harrojeni kete ligj

  5. #-15
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    mua me duket denim me vdekje kur vritet robi dhe del raporti i policise si vetevrasje apo i vrare nga vrases me pagese e profesioniste ndersa dosja ngelet ne prekurori dhe pa autor
    te duket pra ..... kjo eshte pershtypja jote ....

    e imja dhe per cudi edhe e te tjereve eshte ndryshe ..... komplet ndryshe ....



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #-14
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Unë votova opsionin JO.

    Në fakt Shqipërisë nuk i duhet dënimi me vdekje por i duhet të funksionojë drejtësia.

    Një kriminel që ka kryer krim nëse drejtësia e dënon me burgim të përjetëshëm dhe nëse burgu është burg dhe jo konvaleshencë atëhere krimineli do ta luste vdekjen.

  7. #-13
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po u kthye me gjykatat qe kemi ne

    do pushkatohen viktimat

    dhe kriminelet do jene te lire
    se sdo kene me as deshmitare

  8. #-12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    te duket pra ..... kjo eshte pershtypja jote ....

    e imja dhe per cudi edhe e te tjereve eshte ndryshe ..... komplet ndryshe ....



    .
    po pra shqipe ta kame shkruar me duket mua

    ti dhe te tjeret kane mendim ndryshe - shume mire ,gjithkush ka mendimin e vete

  9. #-11
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Pse jo, por problemi eshte se kush do ta administroje kete denim? Dhe si do ta rikthejme ligjerisht? Ka rrezik qe ajo gazetarja qe kapi mat Pangon, te denohet me vdekje ligjerisht me kete sistem qe ka ardhur.

  10. #-10
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Nese shoqeria eshte e ndergjeshme ndaj ligjeve, principeve, normave dhe moralit, apo vete shteti te jete nje model per popullin atehere jo vetem qe sdo te kishte denim me vdekje, por ky akt do te ishte nje njolle e koherave te errta te shkuara.
    Denimi me vdekje nuk ka zgjedhur asnjehere problemet e shoqerise e as krimin.
    Merr si shembull Ameriken dhe Kinen. Ne Amerike shumica e shteteve te bashkuara kane denimin me vdekje si denimiin maksimal. Por prapseprap, ne keto shtete shkaktohen krime makabre nga njerez psikopate, qe vete shoqeria i prodhon.
    Po dhe Kina, sado qe ka denim me vdekje akoma si ndalon njerezit te kryejne krime ne ate vend.

    Mos kujton zoteria se "nje sy per nje sy" do te zgjidhte problemet??? Se gjoja i ka zgjidhur ndonjehere??

    Ghandi ka thene se , "neqoftese do te merrej nje sy per nje sy, atehere e gjithe bota do te behej e verber"
    Themeli i cdo shoqerie te civilizuar eshte morali, vlerat, principet dhe normat!!
    Dhe jo burgjet, litari, gazi, karrigja elektirike apo pushkatimi!!!


    Ke per te pasur gjithmone ne bote individe te semure dhe cnjerzore sepse kjo eshte natyra e njeriut.
    Por nese i duhen shembuj zoterise per vende ne bote qe funksionojne mrekullisht pa nevojen e denimit me vdekje, merr vendet skandinave dhe gjermanike. e pastaj plot te tjera ne Europe!!!!
    Ergo cogito, ergo sum!

  11. #-9
    ILLYRIAN Maska e Tonite
    Anëtarësuar
    09-02-2012
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    37
    Vetem per pedofilat dhe abuzuesit e grave!

  12. #-8
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Cool

    denimi me vdekje po zbatohet dita dites duam apo nuk duam ne, puna eshte se keta kriminelat mire qe po vriten me njeri tjetrin por duhet te sterviten ca me teper qe mos te rikoshojne plumbat dhe vrasin edhe te pafajshmit

  13. #-7
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga qerosi Lexo Postimin
    Themeli i cdo shoqerie te civilizuar eshte morali, vlerat, principet dhe normat!!

    ......


    Por nese i duhen shembuj zoterise per vende ne bote qe funksionojne mrekullisht pa nevojen e denimit me vdekje, merr vendet skandinave dhe gjermanike. e pastaj plot te tjera ne Europe!!!!
    duke i ndenjur temes tende, civilizimit te Europes, dua te te kujtoj se jane pikerisht vendet e evropit te civilizuar te cilet kane perdorur metodat me te tmerrshme per ekzekutimin e njerezve ...... dhe civilizimi ka ardhur edhe nga keto metoda praktike .... "kush e kruan ka fund te tmerrshem" ..... si pershembull:

    Past methods : Boiling · Breaking wheel · Burning · Crucifixion · Crushing · Disembowelment · Dismemberment · Drawing and quartering · Execution by elephant · Flaying · Impaling · Sawing · Slow slicing
    ___http://en.wikipedia.org/wiki/Dismemberment



    te wikipedia gjen material sa te duash ...... hidhi nje sy nqse ke pak kohe .....



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 11-02-2012 më 08:42
    "They will not control us, We will be victorious"

  14. #-6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553
    PO
    -Per pushtetaret qe nuk respektojne postin
    -Per pedofila dhe abuzes sexi
    -Per vrasesit serial

  15. #-5
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Unë votova opsionin JO.

    Në fakt Shqipërisë nuk i duhet dënimi me vdekje por i duhet të funksionojë drejtësia.
    Një kriminel që ka kryer krim nëse drejtësia e dënon me burgim të përjetëshëm dhe nëse burgu është burg dhe jo konvaleshencë atëhere krimineli do ta luste vdekjen.

    Fjale me shume vend
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  16. #-4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Denimi me vdekje duhet te jete ligj ne fuqi sepse ka kriminele qe e meritojne plumbin.
    Te denosh dike per krim/krime te renda me burgim te perjetshem eshte vuajtje shume e rende,por ka nje problem me ate burgim per jete.
    Shteti do e mbaje pleren ne burg dhe do harxhoje leke per ushqim,per korrent,uje,personelin qe do e ruaje,
    etj.Per 30+ vjet qe ai do rrije ne burg eshte harxhim nga fondi i taksave qe njerezit
    qe punojne paguajne per keto plera qe te mbajne veten gjalle.
    Pse taksa pagusit duhet te paguajne 30 vjet apo me shume,per nje kafshe me fytyre njeriu ne burg.Sikur shpenzimi total qe behet per nje te burgosur eshte
    supozojme 1000 euro/vit,atehere per 30 vjet= 30 mije euro te paguar nga njerezit qe punojne dhe paguajne taksat.
    Burgjet financohen nga taksat e njerzve qe punojne.
    Atehere i bie,me mire futi 3 plumba(1 plumb=50 leke x 3 = 150 leke)
    varrose si qen se e meriton.varrimi 200 leke.Subtotali i bie 350 leke+Kosto e gjykates
    para te harxhuara per gjykimin e tij,jane paguar prokurore/avokate/hetusa etj.
    I bie me lire keshtu se sa ta mbash gjithe jeten ne burg dhe taksa paguesit te paguajne per kafshen ne burg.
    Me mire beji nje gjyq te shpejte nje ditor dhe te nesermen futi plumbin dhe be done with it.Plera anyway,si duhen kujt.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  17. #-3
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    denimi me vdekje nuk eshte zgjidhje, e vetmja zgjidhje eshte denimi i drejte dhe jo "amnistite e Presidentit me rastin e festave" ,apo lejet qe u japin drejtoret e Burgjeve.Zgjidhje eshte pastrimi i sistemit gjyqesor nga monstrat e koruptuara dhe marja ne mbrojtje e atyre qe ndihen te kercenuar.Denimi kapital nuk eshte zgjidhje!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  18. #-2
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Po ju te ameriqes se keni pare ndonjehere ate filmin ''the life of David Gale'' , apo ju pelqejne me shume ata filmat me iron man-a dhe batman-a ?

    Shifeni , shifeni se mbase edhe mesoni ndopak se pse capital punishment ne sistemet shoqerore te sotme eshte gabim te aplikohet.

    Kurse juve te shqiperise eshte e kote tju sugjerosh dicka. Ju jeni akoma mbrapa botes ne aspekte te tilla.

    E tha mire ai albanologu. Njerez te eger.

  19. #-1
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    duke i ndenjur temes tende, civilizimit te Europes, dua te te kujtoj se jane pikerisht vendet e evropit te civilizuar te cilet kane perdorur metodat me te tmerrshme per ekzekutimin e njerezve ...... dhe civilizimi ka ardhur edhe nga keto metoda praktike .... "kush e kruan ka fund te tmerrshem" ..... si pershembull:

    Past methods : Boiling · Breaking wheel · Burning · Crucifixion · Crushing · Disembowelment · Dismemberment · Drawing and quartering · Execution by elephant · Flaying · Impaling · Sawing · Slow slicing
    ___http://en.wikipedia.org/wiki/Dismemberment



    te wikipedia gjen material sa te duash ...... hidhi nje sy nqse ke pak kohe .....


    .
    Kur me siper permenda SHOQERINE E CIVILIZUAR nuk iu referova koherave barbare, dhe historise se shkuar. Kjo shoqeri e sotme nuk bazohet ne ate te shkuaren, paqka se eshte nje pjelle e E MIRE e saja (pra kane mesuar nga huqet e te kaluares). Pastaj zoteria juaj akoma viktime e se shkuares eshte???????? Pastaj une nuk iu referova te gjithe shoqerise boterore apo njerezore, por kjo qe ne sot e quajme TE CIVILIZUAR (me teper Europiane), pra norme!!! Hiqi kesaj shoqerie, vlerat njerezore, normat, ligjet e njerezishme dhe principet, dhe do ti kthehesh atyre koherave qe citon ti. Une nuk permenda nje shoqeri UTOPIANE (te persosur), por kjo qe na ben te jemi njerez e te sillemi si te tille!! A ka te meta kjo shoqeri??? Po!!! Por a duhet ti shtojme denimin me vdekje qe ta riparojme???????
    Denimi me vdekje i perket atyre koherave dhe metodave gjakatare te lartpermendura, dhe jo kesaj kohe qe ne jetojme sot.
    Ti je pro apo kundra denimit me vdekje?????? Dhe mundohu te argumentosh me inteligjencen tende dhe jo me plegjurizem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga qerosi : 12-02-2012 më 02:06
    Ergo cogito, ergo sum!

  20. #0
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga qerosi Lexo Postimin
    Pastaj une nuk iu referova te gjithe shoqerise boterore apo njerezore, por kjo qe ne sot e quajme TE CIVILIZUAR (me teper Europiane), pra norme!!!
    e ke pyetur vehten se perse ne vendet e zhvilluara veriore te Evropit ligjet jane me te egra dhe me te forta se ne pjesen tjeter te kontinentit .....????

    e ke pyetur ndonjehere vehten se perse pikerisht vendet me te zhvilluara te Evropit te cilat kane pase ekzekutimet me ekzemplare njerezit jane me te edukuarit dhe me te civilizuarit .....????

    e ke pyetur vehten se perse policite e ketyre vendeve te zhvilluara oksidentale, aktualisht, drurin e kane me te eger se ne vendet e tjera te kontinentit ....????

    e ke pyetur vehten se nese nuk do te ishin aplikuar keto denime ekzemplare a do te ishte valle sot ky Evrop per te cilen po humbim kohe ....????

    ketu nuk po flitet per ishullin e Utopias por po flitet per faktin se zhvillimi dhe civilizimi i njerezimit ka kaluar neper disa lloje procesesh te domosdoshme ......

    pra, ketij diskutimi i kam ndenjur edhe une ..... une nuk e di nese ti e ke lexuar mesazhin tim me "syrin me xham apo xham" ......



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •