Si duket edhe ky eshte edhe nje deshtim i madh i Qeverise Shqipetare e cila me te madhe trumpetoi ne kete drejtim se eshte stabilizuar deti.Por....???


Tmerr nė det, rikthehen gomonet


TIRANE (14 Mars) - Shpėtojnė mrekullisht nga mbytja 24 veta qė gjendeshin nė bordin e njė gomoneje. Kjo ka ndodhur dje nė mbrėmje, kur forcat e kufitare tė Durrėsit, grupi 28 Naval dhe njė helikopter i Guardia di Finanza kanė nxjerrė nga deti 24 udhėtarėt, 23 meshkuj e njė femėr, tė cilėt ndodheshin nė borgin e gomones me 2 motorė. Qė nė shtatorin e vitit tė kaluar, kur u dogjėn publikisht disa gomone dhe u bllokuan shumė tė tjera, nuk ėshtė folur mė pėr nisje klandestinėsh drejt brigjeve italiane. Nga pėrtej detit nuk ėshtė dėgjuar mė qė tė kenė mbėrritur klandestinė nga Shqipėri. Kėshtu, u duk sikur nuk do tė ketė njerėz, tė cilėt kalojnė ilegalisht detin me gomone apo skafe. Nė muajin tetor tė vitit tė kaluar, Shqipėrinė e vizitoi edhe kryeministri italian, Berluskoni, i cili pėrgėzoi qeverinė shqiptare pėr luftėn kundėr trafikut tė klandestinėve. Kjo hipotezė ėshtė rrėzuar dje, kur nga deti u dha sinjali SOS, se njė gomone me 24 klandestinė ishte duke u mbytur rreth 5 milje larg bregut tė detit. Nė orėn 08:40 tė ditės sė djeshme, policia e Vlorės ka sinjalizuar atė tė Durrėsit, pasi kjo e fundit ka mjete lundruese, se diku afėr bregdetit tė Divjakės ndodhej njė gomone duke u mbytur. Burime nga policia e Durrėsit kanė bėrė tė ditur se menjėherė janė marrė tė gjtiha masat dhe janė nxjerrė nė det dy mjete lundruese tė policisė dhe njė motovedetė e Guardias me efektiv italo-shqiptar, tė cilat janė nisur nė drejtim tė grykėderdhjes sė Semanit. Nė fakt, nuk ka qenė e lehtė, pasi aksioni i policisė ėshtė ndėrprerė dy herė. Deri nė orėn 14:30, ėshtė kontrolluar e gjithė zona dhe mė pas ėshtė ndėrprerė, pasi dallgėt e detit arrinin nė 6.2 ballė. Mė vonė, nė orėn 16:10 u dhanė disa detyra pėr marrjen e masave tė mėnjehershme, me tė gjitha forcat qė dispononte policia e Durrėsit, si dhe u urdhėrua dalja e dy mjeteve tė kufirit e Guardias. Por patrullimi u ndėrpre pas 20 minutash, pasi dallgėt arrinin deri nė 7 ballė. Sipas tė njėjtave burime, ishte i domosdoshėm bashkėpunimi me forcat e NATO-s nė Durrės. Pas takimit, komandanti i kėtyre forcave, Xhuzepe Ilia, urdhėroi nisjen e njė helikopteri. Nė kėtė kohė, pranė policisė sė Durrėsit ndodheshin edhe disa tė afėrm tė atyre qė ndodheshin nė gomone, tė cilėt kishin shkuar pėr tė kėrkuar ndihmė. Kėta tė fundit kishin edhe numrin e celularit tė njė tė afėrmi qė ndodhej nė det. Numri iu dha shefit tė rajonit tė Portit tė Durrėsit, Edmond Dule, i cili u nis me helikopterin e NATO-s, pasi ėshtė nga Fieri dhe dihej qė e njihte mirė atė zonė. Kur nisi tė errėsohej, ekuipazhi i helikopterit ėshtė lidhur me komandėn e tij dhe kjo e fundit me mjetin lundrues tė grupit 28 Naval, i vili ndodhej nė det. Pas disa kontakteve telefonike tė kolonel Dules me skafistin, i cili i kishte marrė telefonin klandestinėve, janė mėsuar edhe koordinatat. Kėshtu, rreth orės 19:20 ėshtė ėshtė parė gomonja, pranė sė cilės ka shkuar mjeti lundrues i 28 Naval. Sipas tė njėjtave burime policore, ajo ishte gjysėm e mbytur dhe njerėzit qė ndodheshin nė tė mundoheshin tė hiqnin ujin me dorė. Pasi janė evakuar 23 meshkujt dhe njė femėr, nga rrethe tė ndryshme tė vendit, pėr arsye distance dhe kohės sė keqe, ata janė nisur pėr nė Vlorė. Nė Portin e Radhimės ata kanė mbėrritur rreth orės 22:20 dhe kur kanė zbritur kanė treguar se kishin qėndruar rreth 24 orė nė gomone dhe ishin nisur nga pylli i Divjakės. anjo/mr (GazetaShqiptare/BalkanWeb

-------------------------------------
---------------------------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka aedhur ne Shqiperi pranvera?