Ballkani ėshtė njė rajon, qė pėrherė ka qenė nė qendėr tė vėmendjes sė historisė botėrore si njė vendtakim dhe integrimi i shumė qytetėrimeve, dhe ngandonjėherė edhe si njė vend i ndarjeve, dallimeve e diversiteteve. Ky rajon, ku gjithmonė kemi njė dinamizėm dhe diversitet tė vazhdueshėm, me pėrbėrjen etnike dhe sociale qė ka, nė fakt mund tė trajtohet si njė kryqėzim i ndryshimeve. Me njė fytyrė nga Evropa dhe me njė nga Azia rajoni nė tė njėjtėn kohė ka qenė edhe vatra e shumė luftėrave dhe konflikteve. Ballkani ka shkrirė brenda vetes shumė qytetėrime tė ndryshme, dhe i parė nė kėtė kėndvėshtrim ai ka njė pasuri mahnitėse pėr njeriun me vlera kulturore qė janė akumuluar kėtu nė shtresa-shtresa.
Nėse do tė vizatonim njė kornizė pėr vendndodhjen e rajonit qė emėrtohet si Ballkan, rajoni emrin e ka marrė nga malet Ballkan qė ndodhen nė kėtė zonė. Emri Ballkan vazhdon tė pėrdoret qė nga shekulli i 19-tė e kėtej dhe do tė thotė njė rajon me vargmale me pyje tė dendura ose njė terren i thyer i veshur me shkurre. Duke qenė se gjendet nė juglindje tė Evropės, gadishulli emėrtohet edhe si Evropa Juglindore. Nė lindje tė Ballkanit ndodhet Deti Egje, Deti Marmara dhe Deti i Zi, kurse nė jug Deti Mesdhe dhe nė perėndim kufizohet me Detin Adriatik. Ndėrsa nė veri gadishulli rrethohet nga Lumi Danub dhe dega e tij, Sava. Ballkani ėshtė njė emėr turk dhe kėtė emėr rajonit ia kanė vendosur turqit.
Veēoria kryesore e gadishullit tė Ballkanit ėshtė se ai ėshtė njė rajon malor. Nė kėtė zonė gjenden shumė male tė mėdhenj e tė vegjėl, kurse malet Ballkan, nga e ka marrė edhe emrin rajoni, shtrihen nė drejtimin lindje-perėndim me njė gjatėsi qė arrin deri nė 600 km. Duke qenė se rajoni dominohet nga malet dhe kodrat, ai ka pak sipėrfaqe tė pėrshtatshme pėr bujqėsi.
I parė nga ana strategjike, Ballkani duke qenė se ndodhet nė pozicionin e njė udhėkryqi pėr kontinentet e Azisė, Afrikės dhe Evropės, ai ka luajtur rolin e urės pėr tė shkuar edhe nė shumė rajone tė tjera tė botės. Pavarėsisht se rajoni ka njė terren malor, kjo gjė nuk e ka penguar atė tė jetė njė qendėr tėrheqėse. Grykat e maleve dhe luginat e mėdha tė lumenjve qė ndodhen nė kėtė rajon ua kanė lehtėsuar punėn si fiseve endacake, ashtu dhe shteteve tė mėdhenj pėr tė hyrė nė kėtė gadishull. Gadishulli Ballkanik ėshtė gadishulli qė ndodhet mė nė lindje tė tre gadishujve nė jug tė kontinentit tė Evropės. Ky rajon duke siguruar kalimin pėr nė rajonet e tjera tė Evropės dhe duke qenė ngjitur me Azinė pėrherė ka qenė nė qendėr tė vėmendjes me pozicionin e tij qė zgjatej drejt Evropės Qendrore, Mesdheut dhe madje drejt Azisė Qendrore. Gjatė historisė rajoni ėshtė bėrė skenė e shumė luftėrave dhe pėrpjekjeve, ndėrsa dėshira pėr tė kontrolluar Ballkanin pėr shkak tė zgjatjes sė tij edhe nė rajonin e Evroazisė, ka qenė njė faktor i domosdoshėm pėr shtetet e rajonit. Pėr kėtė arsye rajoni gjithmonė ėshtė pėrballur me dyndje, kryengritje dhe emigrime tė mėdha, me ngadhėnjime dhe sulme tė vazhdueshme. Rajoni ėshtė drejtuar nga persėt, maqedonėt, romakėt, bizantėt, turqit e fisit Hun, turqit e fisit Avar, turqit bullgarė, serbėt, turqit osmanė, austriakėt. Duke filluar qė nga epokat e vjetra nė rajon kanė jetuar edhe fiset e iskitėve, hunėve perėndimorė, avarėt, bullgarėt, gagauzėt, peēenekėt dhe kumanėt. Ndėrsa sovraniteti turk nė rajon zgjati pėr 4 shekuj nė periudhėn osmane.
Nė tė njėjtėn kohė rajoni ėshtė edhe rruga mė e shkurtėr tregtare ndėrmjet Evropės dhe Lindjes sė Mesme e Azisė Qendrore. Tė gjithė kėta faktorė mund tė sqarojnė ambicien e pothuajse tė gjitha shteteve tė mėdha nė histori si pėr shembull Perandoria Romake, ajo Osmane, Rusia, Austro-Hungaria, Anglia dhe Franca pėr tė qenė prezentė nė Ballkan dhe pėrpjekjet e fuqive tė sotme tė mėdha pėr tė qenė tė pranishme nė kėtė rajon.
Krahasuar me shtetet e krijuara pėrreth, Ballkani mė shumė ka luajtur funksionin e njė zone tė ndėrmjetme. Ashtu si nė shumė periudha tė historisė me rėnien e bizantit rajoni ka qenė kufiri ndėrmjet Perandorisė Osmane dhe Evropės Perėndimore. Kurse nė shekullin e XX rajoni luajti funksionin e kufirit ndėrmjet Evropės Lindore dhe Evropės Perėndimore, gjė qė e pengoi kontrollin e rajonit dhe popullsinė e rajonit tė kishte njė strukturė homogjene. Kjo zonė transit u ndikua dhe u prek nga ēdo luftė, nga ēdo ndikim i huaj, nga ēdo emigracion duke krijuar tek popullata autoktone njė strukturė heterogjene. Manifestimet e kėsaj strukture e treguan veten nė ēdo fushė tė jetės shoqėrore duke e ruajtur kėtė pėrbėrje kozmopolite deri sot me gjurmė tė qėndrueshme mbi gjuhėn, letėrsinė, ekonominė, tregtinė, traditat, politikėn dhe fenė.
Pėr Ballkanin mund tė themi se ėshtė njė hapėsirė gjeografike qė ka mbetur mes botės latine dhe asaj greke, mes besimit katolik dhe atij ortodoks, ndėrsa pas ardhjes sė turqve osmanė mes islamit dhe krishterimit. Si rezultat i rrėnjosjes sė jetesės turko-islame nė njė pjesė tė rėndėsishme tė rajonit pėr afėrsisht pesė shekuj kultura perėndimore bashkėjeton me atė orientale. Mund tė thuhet edhe kjo qė Ballkani ėshtė rajoni pėrmes tė cilit janė pėrhapur nė Evropė krishterimi dhe islami. Ballkani ėshtė njė ndėr rajonet kryesore nė botė ku bota islame me atė tė krishterė i gjen tė jetojnė nė harmoni nė njė vend. Aleksandri i Madh u nis pikėrisht nga Ballkani dhe duke kaluar nėpėr Anadoll shkoi deri nė Afrikė e Azi. Romakėt nė Anadoll erdhėn pėrmes Mesdheut e Ballkanit dhe fuqinė e madhe qė kishin siguruar nė Evropė e transferuan me tė njėjtėn rrugė edhe nė tokat e Azisė. Nė epokat e mėvonshme krishterimi duke kaluar nėpėr ngushticat turke u pėrhap nė Ballkan dhe prej andej nė kontinentin e Evropės, por jo vetėm krishterimi, edhe islami u pėrhap nė Ballkan nga Anadolli duke ndjekur po tė njėjtėn rrugė.
Ballkani ashtu si Kaukazi vėrtetė ėshtė njė pikė tėrheqėse, por pėrpara ai na del edhe si njė rajon i vėshtirė pėr tu kontrolluar pėr shkak tė terrenit tė thyer dhe i papėrshtatshėm pėr krijimin e makro-strukturave. Rajoni ka ekzistuar brenda kufijve tė katėr qytetėrimeve e civilizimeve tė mėdha si: qytetėrimi i lashtė grek, romak, bizantin dhe osman. Ballkani ėshtė njė rajon ku i shikon tė gjitha kėto qytetėrime dhe Evropėn katolike, ėshtė njė rajon qė ėshtė bėrė skenė e konflikteve e luftėrave tė shumta, por qė asnjė kulturė nuk ka mundur tė dominojė e vetme nė tė gjithė gadishullin. Ballkani ėshtė njė rajon, i cili mbetjet e ēdo periudhe historike i ka pėrpunuar nė gjeografinė e vet, ndoshta shumė herė nuk ka arritur tė gjejė qetėsinė, por gjithmonė e ka ruajtur rėndėsinė e tij. I parė nė kėtė aspekt, Ballkani ėshtė pėrherė i rėndėsishėm, jo vetėm pėr pozicionin gjeopolitik qė ka, por edhe pėr kontributet qė i japin popujt e kėtij rajoni kulturės dhe traditave tė tyre si dhe pėr vlerat shtesė qė ata prodhojnė
Krijoni Kontakt