Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 18 prej 18
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    232
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Lufta Ballkanike, Shkaqet Dhe Pasojat

    Ballkani ėshtė njė rajon, qė pėrherė ka qenė nė qendėr tė vėmendjes sė historisė botėrore si njė vendtakim dhe integrimi i shumė qytetėrimeve, dhe ngandonjėherė edhe si njė vend i ndarjeve, dallimeve e diversiteteve. Ky rajon, ku gjithmonė kemi njė dinamizėm dhe diversitet tė vazhdueshėm, me pėrbėrjen etnike dhe sociale qė ka, nė fakt mund tė trajtohet si njė kryqėzim i ndryshimeve. Me njė fytyrė nga Evropa dhe me njė nga Azia rajoni nė tė njėjtėn kohė ka qenė edhe vatra e shumė luftėrave dhe konflikteve. Ballkani ka shkrirė brenda vetes shumė qytetėrime tė ndryshme, dhe i parė nė kėtė kėndvėshtrim ai ka njė pasuri mahnitėse pėr njeriun me vlera kulturore qė janė akumuluar kėtu nė shtresa-shtresa.


    Nėse do tė vizatonim njė kornizė pėr vendndodhjen e rajonit qė emėrtohet si Ballkan, rajoni emrin e ka marrė nga malet Ballkan qė ndodhen nė kėtė zonė. Emri Ballkan vazhdon tė pėrdoret qė nga shekulli i 19-tė e kėtej dhe do tė thotė njė rajon me vargmale me pyje tė dendura ose njė terren i thyer i veshur me shkurre. Duke qenė se gjendet nė juglindje tė Evropės, gadishulli emėrtohet edhe si Evropa Juglindore. Nė lindje tė Ballkanit ndodhet Deti Egje, Deti Marmara dhe Deti i Zi, kurse nė jug Deti Mesdhe dhe nė perėndim kufizohet me Detin Adriatik. Ndėrsa nė veri gadishulli rrethohet nga Lumi Danub dhe dega e tij, Sava. Ballkani ėshtė njė emėr turk dhe kėtė emėr rajonit ia kanė vendosur turqit.

    Veēoria kryesore e gadishullit tė Ballkanit ėshtė se ai ėshtė njė rajon malor. Nė kėtė zonė gjenden shumė male tė mėdhenj e tė vegjėl, kurse malet Ballkan, nga e ka marrė edhe emrin rajoni, shtrihen nė drejtimin lindje-perėndim me njė gjatėsi qė arrin deri nė 600 km. Duke qenė se rajoni dominohet nga malet dhe kodrat, ai ka pak sipėrfaqe tė pėrshtatshme pėr bujqėsi.


    I parė nga ana strategjike, Ballkani duke qenė se ndodhet nė pozicionin e njė udhėkryqi pėr kontinentet e Azisė, Afrikės dhe Evropės, ai ka luajtur rolin e urės pėr tė shkuar edhe nė shumė rajone tė tjera tė botės. Pavarėsisht se rajoni ka njė terren malor, kjo gjė nuk e ka penguar atė tė jetė njė qendėr tėrheqėse. Grykat e maleve dhe luginat e mėdha tė lumenjve qė ndodhen nė kėtė rajon ua kanė lehtėsuar punėn si fiseve endacake, ashtu dhe shteteve tė mėdhenj pėr tė hyrė nė kėtė gadishull. Gadishulli Ballkanik ėshtė gadishulli qė ndodhet mė nė lindje tė tre gadishujve nė jug tė kontinentit tė Evropės. Ky rajon duke siguruar kalimin pėr nė rajonet e tjera tė Evropės dhe duke qenė ngjitur me Azinė pėrherė ka qenė nė qendėr tė vėmendjes me pozicionin e tij qė zgjatej drejt Evropės Qendrore, Mesdheut dhe madje drejt Azisė Qendrore. Gjatė historisė rajoni ėshtė bėrė skenė e shumė luftėrave dhe pėrpjekjeve, ndėrsa dėshira pėr tė kontrolluar Ballkanin pėr shkak tė zgjatjes sė tij edhe nė rajonin e Evroazisė, ka qenė njė faktor i domosdoshėm pėr shtetet e rajonit. Pėr kėtė arsye rajoni gjithmonė ėshtė pėrballur me dyndje, kryengritje dhe emigrime tė mėdha, me ngadhėnjime dhe sulme tė vazhdueshme. Rajoni ėshtė drejtuar nga persėt, maqedonėt, romakėt, bizantėt, turqit e fisit Hun, turqit e fisit Avar, turqit bullgarė, serbėt, turqit osmanė, austriakėt. Duke filluar qė nga epokat e vjetra nė rajon kanė jetuar edhe fiset e iskitėve, hunėve perėndimorė, avarėt, bullgarėt, gagauzėt, peēenekėt dhe kumanėt. Ndėrsa sovraniteti turk nė rajon zgjati pėr 4 shekuj nė periudhėn osmane.


    Nė tė njėjtėn kohė rajoni ėshtė edhe rruga mė e shkurtėr tregtare ndėrmjet Evropės dhe Lindjes sė Mesme e Azisė Qendrore. Tė gjithė kėta faktorė mund tė sqarojnė ambicien e pothuajse tė gjitha shteteve tė mėdha nė histori si pėr shembull Perandoria Romake, ajo Osmane, Rusia, Austro-Hungaria, Anglia dhe Franca pėr tė qenė prezentė nė Ballkan dhe pėrpjekjet e fuqive tė sotme tė mėdha pėr tė qenė tė pranishme nė kėtė rajon.


    Krahasuar me shtetet e krijuara pėrreth, Ballkani mė shumė ka luajtur funksionin e njė zone tė ndėrmjetme. Ashtu si nė shumė periudha tė historisė me rėnien e bizantit rajoni ka qenė kufiri ndėrmjet Perandorisė Osmane dhe Evropės Perėndimore. Kurse nė shekullin e XX rajoni luajti funksionin e kufirit ndėrmjet Evropės Lindore dhe Evropės Perėndimore, gjė qė e pengoi kontrollin e rajonit dhe popullsinė e rajonit tė kishte njė strukturė homogjene. Kjo zonė transit u ndikua dhe u prek nga ēdo luftė, nga ēdo ndikim i huaj, nga ēdo emigracion duke krijuar tek popullata autoktone njė strukturė heterogjene. Manifestimet e kėsaj strukture e treguan veten nė ēdo fushė tė jetės shoqėrore duke e ruajtur kėtė pėrbėrje kozmopolite deri sot me gjurmė tė qėndrueshme mbi gjuhėn, letėrsinė, ekonominė, tregtinė, traditat, politikėn dhe fenė.

    Pėr Ballkanin mund tė themi se ėshtė njė hapėsirė gjeografike qė ka mbetur mes botės latine dhe asaj greke, mes besimit katolik dhe atij ortodoks, ndėrsa pas ardhjes sė turqve osmanė mes islamit dhe krishterimit. Si rezultat i rrėnjosjes sė jetesės turko-islame nė njė pjesė tė rėndėsishme tė rajonit pėr afėrsisht pesė shekuj kultura perėndimore bashkėjeton me atė orientale. Mund tė thuhet edhe kjo qė Ballkani ėshtė rajoni pėrmes tė cilit janė pėrhapur nė Evropė krishterimi dhe islami. Ballkani ėshtė njė ndėr rajonet kryesore nė botė ku bota islame me atė tė krishterė i gjen tė jetojnė nė harmoni nė njė vend. Aleksandri i Madh u nis pikėrisht nga Ballkani dhe duke kaluar nėpėr Anadoll shkoi deri nė Afrikė e Azi. Romakėt nė Anadoll erdhėn pėrmes Mesdheut e Ballkanit dhe fuqinė e madhe qė kishin siguruar nė Evropė e transferuan me tė njėjtėn rrugė edhe nė tokat e Azisė. Nė epokat e mėvonshme krishterimi duke kaluar nėpėr ngushticat turke u pėrhap nė Ballkan dhe prej andej nė kontinentin e Evropės, por jo vetėm krishterimi, edhe islami u pėrhap nė Ballkan nga Anadolli duke ndjekur po tė njėjtėn rrugė.


    Ballkani ashtu si Kaukazi vėrtetė ėshtė njė pikė tėrheqėse, por pėrpara ai na del edhe si njė rajon i vėshtirė pėr t’u kontrolluar pėr shkak tė terrenit tė thyer dhe i papėrshtatshėm pėr krijimin e makro-strukturave. Rajoni ka ekzistuar brenda kufijve tė katėr qytetėrimeve e civilizimeve tė mėdha si: qytetėrimi i lashtė grek, romak, bizantin dhe osman. Ballkani ėshtė njė rajon ku i shikon tė gjitha kėto qytetėrime dhe Evropėn katolike, ėshtė njė rajon qė ėshtė bėrė skenė e konflikteve e luftėrave tė shumta, por qė asnjė kulturė nuk ka mundur tė dominojė e vetme nė tė gjithė gadishullin. Ballkani ėshtė njė rajon, i cili mbetjet e ēdo periudhe historike i ka pėrpunuar nė gjeografinė e vet, ndoshta shumė herė nuk ka arritur tė gjejė qetėsinė, por gjithmonė e ka ruajtur rėndėsinė e tij. I parė nė kėtė aspekt, Ballkani ėshtė pėrherė i rėndėsishėm, jo vetėm pėr pozicionin gjeopolitik qė ka, por edhe pėr kontributet qė i japin popujt e kėtij rajoni kulturės dhe traditave tė tyre si dhe pėr vlerat shtesė qė ata prodhojnė

  2. #2
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,708
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Luftat ballkanike per fate te keqe si pasoja negative kane pasur gjithemone shqipetaret iliret .

    Iliret ishin popull i vjeter ne ballkane ,pore ne anen tjeter ishin popull frigacak qe me se shumti kane luftuare ne fise se sa kolektivishte per mbrotjen e tokave te tyre .

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    232
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Luftat Ballkanike

    Ballkani ėshtė njė gjeografi, ku kanė lindur doktrina shumė tė rėndėsishme, qė kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė botėrore. Ėshtė krijuar njė gjeografi, qė ka mirėpritur shumė qytetėrime dhe ka tėrhequr vėmendjen me pasurinė e madhe kulturore, tė arritur nga shkrirja e shumė popujve nė tė. Deri nė shekullin e 5-tė para erės sonė, Nė Ballkanin e epokės sė hekurit, popujt e parė tė vendosur atje ishin tė Trakisė. Periudha kur gadishulli i Ballkanit u kthye nė njė strukturė kozmopolite, fillon me shekullin e 6-tė. Me anė tė dyndjeve sllave, emigrimeve turke, maqedonase dhe rumune kėta popuj vendosen nė rajon. Grekėt, qė jetonin mė herėt nė zonė, janė pėrzierė mė pas ilirėt, qė njihen si paraardhėsit e shqiptarėve dhe me dalmatėt.

    Qytetėrimi i madh i krijuar kohė mė parė nga grekėt e vjetėr, ishte ndėrtuar nė ishujt dhe brigjet e detit Egje. Ky qytetėrim, qė ka nxjerrė nė pah filozofėt mė me ndikim nė historinė filozofike tė botės dhe veprat e tyre, pėrveē strukturės komplekse ekonomike dhe shoqėrore, ka ekzistuar gjithmonė dhe ėshtė pėrkujtuar pėr veprat e qėndrueshme dhe tė rėndėsishme pėr nga ana artistike dhe kulturore.

    Pika e parė e zhvillimit tė qytetėrimit grek nė kontekstin e sotėm ėshtė qytetėrimi i krijuar nė Athinė. Duke filluar me historinė e filozofisė perėndimore, ka lėnė gjurmė tė pėrhershme nė stilin arkitektonik, qė ka ndikuar gjithė botėn dhe qė ėshtė pėrherė frymėzues, si dhe me letėrsinė dhe me filozofinė. Ndikimi i emrave si nė fushėn e letėrsisė sė Eskilit, Sofokliut, Euripidit, Aristofanit, nė fushėn historike tė Herodotit dhe Tukididesit, apo nė fushėn e filozofisė si Platoni dhe Aristoteli, vazhdon ende edhe nė ditėt e sotme. Kėtė pasuri filozofike dhe kulturore, me anė tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė, do tė njihet dhe do tė pėrparojė nga Maqedonia deri nė thellėsi tė Kontinentit tė Azisė. Aleksandri i Madh arriti qė tė pėrparojė deri nė Indi dhe Perandoria e krijuar prej tij, ka zėnė vend si njė nga temat mė legjendare tė historisė perandorake nė kujtesėn e shumė popujve.

    Me vdekjen e Aleksandrit tė Madh dhe me shpėrbėrjen e Maqedonisė nė Itali po pėrgatitej qė tė krijohej njė shtet i ri. Perandoria Romake tė krijuar nė shekullin 3-tė para erės sonė, fillimisht do tė provojė ekzistencėn e saj si njė fuqi e madhe perandorake hegjemone fillimisht Medheun Perėndimor dhe mė pas nė atė Lindor. Ky shtet i madh perandorak, duke shtuar nė strukturėn e tij dhe Greqinė sė bashku me Maqedoninė, ishte kthyer nė njė perandori tė madhe nė njė sipėrfaqe shumė tė gjerė. Nė kėtė mėnyrė nė gadishullin Ballkanik pėr njė kohė tė gjatė kishte mbizotėruar stabiliteti dhe siguria.

    Edhe njė tjetėr shtet qė do tė mbijė si filizė e do tė zhvillohet nė tokat e Ballkanit ėshtė perandoria bizantine. Kryeqyteti i kėtij shteti tė formėzuar si njė vazhdim i Perandorisė sė Romės Lindore, ishte Kostandinopoja.

    Nė perandorinė e Bizantit ka mbizotėruar njė traditė dhe njė mirėkuptim i madh ndėrmjet qytetėrimeve. Fakti i tė qenurit perandoria mė e madhe e Mesjetės, ka bėrė qė shtetet e krijuara nė Ballkan ta marrin si shembull dhe stili bizantin tė ndikojė nė mėnyrėn e qeverisjes sė vendeve tė Ballkanit.

    Nga ky kėndvėshtrim mund tė themi se qytetėrimi dhe tradita, qė e ka ushqyer mė shumė qytetėrimin e Ballkanit, ishte krijuar me anė tė ndikimit tė Perandorisė Bizantine. Ėshtė e mundur qė kėto gjurmė tė shihen qoftė me sistemet e drejtimit, apo edhe stilin kulturor, gjuhėsor, letrar, arkitektonik dhe politik.

    Dobėsimi i Perandorisė Bizantine dhe shtimi i sulmeve kundrejt tėrėsisė tokėsore tė saj bėri qė tė fillonin invazionet. Sulmet e pushtuesve arabe dhe persė, tė ardhur nga Azia, megjithėse arritėn tė ndaloheshin, dyndjet sllave dhe avare tė ardhura nga Evropa nuk u mundėn tė pėrballohen. Sllavėt nga popujt indo-evropiane, qė nga shekulli i 6-tė arritėn tė pushtojnė njė pjesė tė madhe tė gadishullit Ballkanik. Sllavėt, tė cilėt ishin nė formėn e shoqėrive tė vogla ose fiseve, duke u vendosur nėpėr tokat e pushtuara prej tyre, filluan tė merren me punė bujqėsore. Edhe themeli i shteteve tė mesjetės sė krijuara pėrpara periudhės sė ngadhėnjimit osman, pra tė shteteve tė Bullgarisė, serbo-kroatėve dhe atij slloven, arriti tė hidhej pikėrisht me anė tė kėtyre dyndjeve nė fjalė. Nėse bėhet fjalė pėr shekullin e 19-tė, pamja e Ballkanit kishte ndryshuar.

    Pėrveē shtetit tė Bizantit, nė tė gjithė shtetet e tjera ekzistonte njė sistem feudal. Me strukturėn e pėrzierė shoqėrore tė krijuar nga emigrimet dhe dyndjet nė Ballkan nuk kishte mė njė popull autokton dhe popullsia ishte e pėrzierė. Nė fund tė Mesjetės nė Ballkan ka njė tablo me strukturėn e pėrēarė tė bizantit tė lindjes dhe perėndimit dhe e ndarė gjithashtu me dy kisha tė ndryshme edhe nga ana fetare. E gjithė kjo pėrēarje, duke i lėnė shoqėritė e Ballkanit tė pambrojtura kundėr dyndjeve, tė krijuara nga ndikimet shtypėse tė sistemit feudal, do tė lehtėsonte ngadhėnjimet osmane.

    Ndėrsa afrohet periudha kur shteti osman do tė fillojė pėrparimin pėr nė perėndim, Ballkani na shfaqet me njė pamje tė prapambetur nga pushtimet sllave dhe tė shtypur nga ndikimet e sistemit feudal. Nė pozitėn e njė rajoni, qė deri nė ngadhėnjimin osman, fliteshin shumė gjuhė tė ndryshme dhe megjithėse ishin tė krishterė popujt ishin tė shtypur ndėrmjet dy kishave dhe qė ishte shumė larg stabilitetit dhe sigurisė.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,710
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    ballakanasit gjithmone hahen me veteveten
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga landi45 : 14-02-2012 mė 08:53

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    232
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pasojat e luftes Balkanike

    Gadishulli Ballkanik ėshtė njė rajon qė ėshtė bėrė skenė e njė dinamike dhe lėvizjeje tė vazhdueshme duke filluar qė nga kohėt e vjetra. Kjo gjė e ka bėrė Ballkanin tė jetė njė rajon qė ka pėrcaktuar dhe ndryshuar fatin e shumė shteteve.


    Marrja e Mudanjės nė vitin 1312 nga shteti osman dhe bėrja e kėtij tė fundit fqinj me Rumelinė, ėshtė edhe pikėnisja e historisė qė Ballkani do tė shkruajė e jetojė pėrmes osmanėve dhe osmanėt pėrmes Ballkanit. Pas ngadhėnjimit tė Edrenesė nė vitin 1361 u shembėn shtetet feudale, kryesisht 3 mbretėri tė vogla bullgare dhe Ballkani hyri i gjithi nėn sovranitetin osman. Kėto lėvizje ngadhėnjimtare nisėn nė kohėn e Orhan Beut dhe e kthyen shtetin osman nė njė Perandori Ballkanike. Padyshim njė ndikim tė madh nė hyrjen e gadishullit tė Ballkanit kaq shpejt dhe me lehtėsi nėn sovranitetin osman, adaptimi me kėtė sovranitet dhe vazhdimi i tij pėr shumė vite ka pasur politika tolerante qė kanė ndjekur osmanėt.


    Shteti osman kėto lėvizje intensive ngadhėnjyese nė tokat qė kishte marrė me luftėrat e fituara i kishte menaxhuar nė njė mėnyrė shumė sistematike. Populli turk mysliman tė ardhur nga Anadolli e kishte vendosur nė Ballkan, ose kishte siguruar kėtu strehimin, ndėrtimin e zhvillimin duke nxitur edhe popullsinė autoktone. Popujt e krishterė qė jetonin nė zonat rurale u zhvendosėn me dėshirėn e tyre nė zonat e brendshme dhe krahinat malore, ndėrsa nė vendet e boshatisura ishin vendosur elementėt turkmenė. Nė kėto lėvizje ngadhėnjyese shteti osman nuk kishte ndjekur njė politikė tė posaēme turqizimi, por kishte siguruar qė turqit tė pėrbėnin shumicėn e popullsisė nė disa zona strategjike si nė Trakinė Perėndimore, luginėn e Lumit Meriē, Sanxhak dhe Maqedoni.


    Ka shumė faktorė qė u siguruan osmanėve tė ishin me ndikim nė Ballkan. Njė nga kėta faktorė ka qenė pranimi i islamit nė mėnyrė vullnetare nga vet populli i rajonit. Si disa nga shkaqet e kėsaj mund tė pėrmendim konceptin e tolerancės islame qė erdhi bashkė me teqetė e hapura nė rajon para lėvizjeve ngadhėnjyese dhe respekti qė osmanėt treguan ndaj tė krishterėve. Nė tė njėjtėn kohė pati edhe tė krishterė qė kaluan nė fenė islame duke kėrkuar pėrjashtimin nga taksat, tė zinin vendin e tyre nė njė shtet tashmė sovran dhe qė donin tė shpėtonin nga qenit minoritet. Kėta dy faktorė siguruan atė qė shteti osman tė ngulitej edhe mė lehtė nė rajon falė politikave fleksibile, tolerante dhe njėkohėsisht mbrojtėse. Tė gjitha kėto e lehtėsuan edhe mė shumė urbanizimin, tregtinė dhe harmoninė kulturore.


    Lėvizjet ngadhėnjimtare tė shtetit osman nuk ishin njė lėvizje kalimtare. Tokat e reja qė u hapėn nė rajon nė veēanti ato pėr bujqėsi, aktiviteti tregtar, hanet, hamamet, teqetė, urat, medresetė, xhamitė dhe shumė vepra tė tjera islame turke qė u ndėrtuan nė qendrat e banuara nė rajon tregojnė se kėto toka janė parė nga shteti osman si njė pjesė e territorit shtetėror.


    Njė nga politikat mė themelore qė siguroi paqen nė Ballkan ėshtė politika agrare qė zbatoi shteti osman. Shteti osman me anė tė sistemit tė tokave shtetėrore “miri” i lidhi popullin dhe drejtuesit vendorė me shtetin dhe krijoi njė sistem tė lidhur me tokėn. Shteti osman nė masėn mė tė madhe vendosi sistemin e vet nė kėto toka, ku braktisja ishte e mundur vetėm duke i dhėnė taksa shtetit. Kėshtu ishte pėrmbushur nevoja e popullit pėr tė kaluar mirė me njė sistem tė drejtė dhe populli ishte lidhur me shtetit me lidhje tė padukshme.


    Nė mėnyrė efektive shteti osman pėrdori nė Ballkan edhe sistemin “devshirme”. Nė zonat e ngadhėnjyera meshkujt ortodoksė rreth moshės 10 vjeē merreshin dhe silleshin nė sarajin osman, ku pasi pėrgatiteshin kėta fėmijė tė talentuar shėrbenin dhe bėnin karrierė nė ushtri ose nė administratėn shtetėrore. Kėto “devshirme” emėroheshin “kapė kullu” (kapı kulu) dhe ishin ushtarakėt e Sarajit nė shėrbim tė Sulltanit. Ata kishin kompetenca dhe rregulla tė veēanta dhe pėr shumė vite kanė shėrbyer nė poste tė rėndėsishme nė drejtimin e shtetit.


    Shteti osman Ballkanin nuk e ka parė si njė pjesė toke tė ngadhėnjyer, por e kishte pranuar atė si njė pjesė tė tėrėsisė sė vet. Nė kėto toka shteti osman nuk u vendos apo pozicionua nėn njė fe apo racė tė caktuar, por lejoi tė dominojė nė rajon toleranca dhe vetėdija e kombit. Gjithsecili ruajti tė drejtat e tij. Me anė tė trajtimit tė barabartė osmanėt siguruan nė Ballkan paqen dhe qetėsinė. Pavarėsisht diversiteteve ai (shteti osman) ka qenė pėrherė njė faktor ekuilibrues mbi qytetarėt osmanė. Edhe popujt e Ballkanit pėr shumė vite me radhė i kanė shėrbyer me besnikėri tė madhe Shtetit Osman dhe kanė qenė tė lidhur me tė.

    Kjo klimė paqėsore nė Ballkan vazhdoi edhe nė periudhėn e Sulltan Muratit tė Dytė, kurse nė periudhėn e Sulltan Mehmetit tė Dytė Ngadhėnjimtarit ajo ishte pėrmirėsuar edhe mė shumė. Gjendja u fuqizua akoma edhe mė shumė pas ngadhėnjimit tė Stambollit nė vitin 1453, me marrjen nėn mbrojtje tė ortodoksėve nga Sulltan Mehmeti II dhe bėrjen e popullit ortodoks nė qytetarė osmanė.


    Perandoria Osmane ka ndikime shumė tė rėndėsishme dhe tė thella mbi Ballkanin. Ajo i la botės njė periudhė qė do tė njihet e pėrmendet si paqja osmane, me konceptin e perandorisė, por pa krijuar e ushtruar njė presion perandorak. Popujt e Ballkanit u drejtuan dhe u administruan me njė koncept mbi-fetar dhe mbi-kombėtar. Duke ushtruar detyra tė rėndėsishme, duke bėrė karrierė nė administratėn osmane, nė njė farė mėnyre ata (ballkanasit) ishin bėrė ortakė tė shtetit. Diversiteti kulturor i parapriu krijimit tė shumė veprave tė bukura. Qetėsia dhe rendi ishte siguruar pavarėsisht grupeve tė ndryshme etnike, dallimeve fetare, gjuhėve dhe dialekteve tė ndryshme. Ndikimet e kėtij akumulimi shekullor tek popujt e Ballkanit ne mund ti shikojmė edhe sot.



    Not: per moderatorin rigoroz,i cili me dergon mesazhe kercnuese ne privat,nuk behem aq shume merak per ate qe thua ti, te bera REPLAY back 2 you ne privat,mirpo si duket ju moderatoret nuk pranoni mesazhe private.materialet jan te perkthyera nga Turqishja ne
    shqip ashtu qe nuk te rekomandoj qe te merakosesh aq shume pa nevoje, Paqe, shendet, dhe lexim te kendshem.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Ore ti Turku i detit marmara a nuk na pirdhesh qe ketu se po lef ca si shum, duke bere politiken e Turkut mes Shqiptareve.

    1-Rregullorja e forumit thote qe duhet te jepet burimi i materialit te sjelle.

    Kjo do te thote se ju duhet te thoni se keto jan perkthime nga botime historike te shkruajtura nga Turqit. Kjo do te thote qe sejcili shtet ka historianet e vet dhe e shkruajne historine sipas interesave, duke lene ne harese fakte qe jane kunder tyre, prandaj mos na llomotit ketu per meritat e Turkut e te Sulltaneve.

    Ose ne fund te shkrimit vini emrin e detit tuaj, qe ne te nenkuptojme sa vlen fjala jote.

    2-Ky forum quhet Historia Shqiptare, prandaj ju jeni te detyruar te thoni ne fillim te temes apo ta quani temen tuaj, , Historia e ballkanit sipas historianeve Turq,

    3-Ne menyren se si i servirni ju materialet te lene pershtypjen sikur jane botime dhe mendime te Historianeve Shqiptare, kur e din shum mire se cfar mendojme ne per turqit, dhe kete e beni lart e posht ne te gjith forumin. Materiali le te qendroj se na ben te kuptojme hilet e historianeve turq.

    I lutem moderatorit qe te shtoje ne fillim te postimit te pare fjalet,

    Materiali i meposhtem eshte pjese e botimeve Turke ne Turqi, dhe Perkthyer nga Turku Shqipfoles me nofken marmara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 14-02-2012 mė 17:28

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    232
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga dardajan Lexo Postimin
    Ore ti Turku i detit marmara a nuk na pirdhesh qe ketu se po lef ca si shum, duke bere politiken e Turkut mes Shqiptareve.

    1-Rregullorja e forumit thote qe duhet te jepet burimi i materialit te sjelle.

    Kjo do te thote se ju duhet te thoni se keto jan perkthime nga botime historike te shkruajtura nga Turqit. Kjo do te thote qe sejcili shtet ka historianet e vet dhe e shkruajne historine sipas interesave, duke lene ne harese fakte qe jane kunder tyre, prandaj mos na llomotit ketu per meritat e Turkut e te Sulltaneve.

    Ose ne fund te shkrimit vini emrin e detit tuaj, qe ne te nenkuptojme sa vlen fjala jote.

    2-Ky forum quhet Historia Shqiptare, prandaj ju jeni te detyruar te thoni ne fillim te temes apo ta quani temen tuaj, , Historia e ballkanit sipas historianeve Turq,

    3-Ne menyren se si i servirni ju materialet te lene pershtypjen sikur jane botime dhe mendime te Historianeve Shqiptare, kur e din shum mire se cfar mendojme ne per turqit, dhe kete e beni lart e posht ne te gjith forumin. Materiali le te qendroj se na ben te kuptojme hilet e historianeve turq.

    I lutem moderatorit qe te shtoje ne fillim te postimit te pare fjalet,

    Materiali i meposhtem eshte pjese e botimeve Turke ne Turqi, dhe Perkthyer nga Turku Shqipfoles me nofken marmara.



    Me dukesh i ri xhail,jo i informuar mire,konsideroj se nuk ja flen fare qe te hap nje debat me ty..

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    232
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Roli dhe ndikimet e Ballkanit nė sistemin administrativ osman.

    Shteti osman si njė shtet qė ka sunduar pėr vite tė gjata nė kryqėzimin e kontinenteve tė Azisė, Evropės dhe Afrikės, ka lėnė gjurmė tė rėndėsishme nė kulturėn botėrore dhe historinė e qytetėrimit nė fushėn sociale, ekonomike, politike dhe shumė fusha tė tjera.

    Shteti osman pas ngadhėnjimit tė Ballkanit e kishte parė kėtė rajon si njė vend nga mund tė siguronte burimet njerėzore pėr tė cilat perandoria kishte nevojė pėr tė qėndruar nė kėmbė. Qė nga dita e parė e krijimit Shteti Osman e kishte zgjedhur si ideal historik shtirjen e shtetit nė perėndim dhe tė shkonte deri nė Evropė pėrmes Ballkanit dhe pėr tre shekuj me radhė hodhi hapa tė rėndėsishėm nė rrugėn pėr realizimin e kėtij objektivi. E parė nė kėtė aspekt Ballkani ėshtė njė nga faktorėt mė tė rėndėsishėm tė historisė osmane.

    Nuk ka dyshim se njė rėndėsi tė madhe qė e bėnė Shtetin Osman njė shtet me ndikim pėr shumė vite nė agjendėn botėrore patėn institucionet qė Shteti Osman krijoi dhe zhvilloi brenda vetes. Dhe njė nga kėto ishte “institucioni i devshirmesė”, thelbin e tė cilit e kishte trashėguar nga shtetet turke-islame dhe e kishte zhvilluar e pėrsosur duke i pėrfituar njė cilėsi dhe natyrė karakteristike osmane.

    Pėrgatitjen e ushtarėve nga robėrit e luftės dhe krijimi me kėta i ushtrisė, gjė qė vihet re tek shtetet turke-islame si tek ai i Abbasive, Gaznelive dhe Samanoullarėve, e shikojmė edhe nė Shtetin Osman. Kjo metodė nė Shtetin Osman mori emrin “penxhik”. Por sistemi qė u pėrdor nga Osmanėt dallohet nga ai i shteteve tė tjera. Sepse nė sistemin “penxhik” osman robėrit stėrviteshin, pėrgatiteshin pėr njė kohė tė gjatė pranė familjeve turke. Ky sistem pasi u zbatua pėr njė kohė tė caktuar ia la vendin sistemit tė devshirmesė, i cili ishte njė sistem mė i organizuar dhe krijonte mundėsinė pėr formimin e njė ushtrie rrėnjėsore.

    Themelore nė sistemin e devshirmesė ėshtė pėrgatitja e djemėve tė krishterė qė ishin grumbulluar si jeniēerė. Pas ngadhėnjimit tė Ballkanit Shteti Osman filloi tė marrė njėrin nga djemtė e ēdo 5 familjeve jo-myslimane qė jetonin nė tokat e ngadhėnjyera osmane. Rajoni i Ballkanit ishte burimi mė i madh i fėmijėve qė u grumbulluan me sistemin e rekrutimit “Devshirme”. Nė veēanti familjet bullgare, hungareze, greke, serbe dhe boshnjake kishin dhėnė fėmijėt e tyre pėr sarajin osman. Madje boshnjakėt fėmijėt e tyre i kishin dhėnė me leje tė posaēme edhe pas bėrjes sė tyre myslimanė. Kėta fėmijė tė mbledhur shumica nga Ballkani me sistemin e rekrutimit “devshirme” silleshin nė sarajet e ngritura nė Stamboll dhe Edirne dhe pas njė trajnimi tė mirė merrnin pjesė nė drejtimin e shtetit si jeniēer apo “kapė kullu” (kapı kulu), tė cilėt ishin ushtarakėt e Sarajit nė shėrbim tė Sulltanit.

    Shteti Osman bėri shumė luftėra me principatat e Anadollit dhe bėri pėrpjekje tė gjata pėr sigurimin e unitetit nė Anadoll. Nė kohėn e Sulltan Mehmetit II nė veēanti u kalua nė njė sistem drejtimi tė shtetit, ku titullarėt me origjinė nga Rumelia do tė kishin mė shumė ndikim e pushtet nė saraj dhe nė ushtri. Pėr tu prerė rrugėn pretendimeve lidhur me ngjitjen nė fron pėrmes rrugės lidhjeve tė gjakut, nė vend tė familjeve turkmene qė mė herėt kishin jetuar nė Anadoll nė shėrbim tė shtetit u lejua hyrja e tė ardhurve nga Ballkani. Me anė tė kėtij rregullimi ishte garantuar nė njė farė mėnyre ekzistenca e shtetit dhe e sovranit. Tė rinjtė e djemtė e Rumelisė ishin sjellė nė Stamboll duke u pastruar nga lidhjet familjare dhe tė afrisė. Nė kryeqytetin e perandorisė ata i nėnshtroheshin njė arsimi tė nivelit tė lartė dhe tė gjithė jetėn e kalonin nė shėrbim tė shtetit dhe arrinin tė kishin njė pozitė tė respektuar shoqėrore.

    Me kėtė ndryshim Shteti Osman nuk ishte mė njė shtet i rėndomtė apo njė principatė, ai kishte marrė tani identitetin e perandorisė. Me ngadhėnjimin e Stambollit, Shteti Osman ishte vendosur nė qendėr tė njė hapėsire tė madhe, e cila pėrfshinte edhe Ballkanin, duke u bėrė kėshtu pėrfaqėsuesi i ri i fuqisė dhe trashėgimisė politike e kulturore tė pėrfaqėsuar mė parė nga Bizanti.

    Osmanlinjtė ishin tė vetėdijshėm qė misioni i perandorisė duhet tė kishte njė vizion tė madh, i cili nuk mund tė kufizohej me kufij tė ngushtė. Duke krijuar njė qendėr edukimi, e cila njihet si shkolla Enderun dhe pranohet si njė nga shkollat mė tė mira nė histori qė ka pėrgatitur burra shteti, osmanlinjtė u munduan tė realizojnė kėtė vizion.

    Sistemi qė zbatohej pėr tė hyrė nė shkollėn Enderun si i rekrutuar me anė tė “Devshirme”-sė ishte shumė i rreptė dhe mbėshtetej me rregullta tė forta. Nė kėtė shkollė zbatohej njė disiplinė dhe pėrgatitje mėsimore e nivelit tė lartė. Mosha e hyrjes nė kėtė shkollė ndryshonte nga 8 nė 20 vjeē. Tė rinjtė e rekrutuar nga vendet si Bullgaria, Greqia, Bosnjė-Hercegovina, Hungaria i nėnshtroheshin njė programi edukativ dhe pėrgatitor qė vazhdonte pėr afėrsisht 14 vjet. Shkolla kishte si qėllim tė pėrballonte nevojat e shtetit pėr nėpunės dhe ushtarakė. Po ti hedhim njė sy burrave tė mėdhenj tė shtetit qė kanė lėnė gjurmė nė historinė e shtetit osman, shikojmė se shumica e tyre janė njerėz qė e kanė prejardhjen nga familje me origjinė ballkanase.

    Sokullu Mehmet Pasha ishte me origjinė serbe. Nė Saraj ai u soll nė moshė tė vogėl dhe pasi u pėrgatit mirė kėtu shėrbeu nė shumė detyra tė rėndėsishme tė aparatit dhe sistemit shtetėror duke arritur mė nė fund tė bėhet edhe sadrazam, qė ėshtė i barasvlershėm me kryeministrin sot. Ai luajti rol tė shkallės sė parė nė shumė fitore ushtarake dhe politike qė korri shteti osman. Qypryly Mehmet Pasha, devshirme me origjinė shqiptare, ngadhėnjyesi i Krimesė Gedik Ahmet Pasha, ngadhėnjyesi i Jemenit Sinan Pasha, Shehit Ali Pasha janė disa nga emrat e burrave tė mėdhenj tė shtetit qė u morėn nga Ballkani dhe u pėrgatitėn nė shkollėn e pallatit Enderun.

    Ballkani gjatė tė gjithė shekujve qė mbeti si njė pjesė e Shtetit Osman arriti nė atė nivel saqė tė pėrbėjė faktorin kryesor tė shtetit dhe tė formojė elitėn drejtuese tė perandorisė. Dihet qė ky ndikim nuk u zhduk bashkė me Shtetin Osman, por vazhdoi edhe mė vonė pas krijimit tė Republikės sė Turqisė. Populli i Anadollit komunitetet ballkanike i ka parė si tė afėrm historikė dhe i ka konceptuar e pranuar si vėllezėr tė tij.

  9. #9
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    812
    Faleminderit
    17
    5 falenderime nė 5 postime
    Ju lutem qė tė sillni burimet se nga i ke marrė kėto shkrime.
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Citim Postuar mė parė nga Marmara Lexo Postimin
    Me dukesh i ri xhail,jo i informuar mire,konsideroj se nuk ja flen fare qe te hap nje debat me ty..
    Ik more plere e mesjetes, shko jepu mesim atyre qe te degjojne denglat jo mua.

    Sipas teje Turku kur na pushtoj na ka dhen te gjitha drejtat, si ato fetare, si ato kombetare etj.. dhe cdo gje individet e kane bere me deshire e tyre etj... ik more se vetem Skederbeu dhe sternipat e tij ja u tregojne vendin juve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 15-02-2012 mė 06:20

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Marmara; Popujt e krishterė qė jetonin nė zonat rurale u zhvendosėn me dėshirėn e tyre nė zonat e brendshme dhe krahinat malore, ndėrsa nė vendet e boshatisura ishin vendosur elementėt turkmenė. Nė kėto lėvizje ngadhėnjyese shteti osman nuk kishte ndjekur njė politikė tė posaēme turqizimi, por kishte siguruar qė turqit tė pėrbėnin shumicėn e popullsisė nė disa zona strategjike si nė Trakinė Perėndimore, luginėn e Lumit Meriē, Sanxhak dhe Maqedoni.
    Keto perralla tregoja femijve te tu, e jo femijve tane.
    Pse nuk thua qe me pushtimin e ketyre tokave osmanet vrane e prene dhe ate qe shpetuan shkuan malit, duke lene tokat dhe shtepite e tyre. Dhe ne tokat e tyre ata vendosen popullsi Turke, pra jo vetem qe vrane e prene por moren edhe token shkurt eliminim i nje populli me te gjitha menyrat pa asnje perjashtim.
    Po kush eshte ai qe te le me deshir token dhe shtepine ne fushe ty e vet te shkoj te jetoj ne mal me arinjte e ujqerit. Sipas historise tuaj ne mezi prisnim sa te vinit ju se spo na rrihej me ne fushe, ne mezi po prisnim fene dhe kulturen tuaj, se ishim merzitur me tonen. Ik more derdimen.

    Shfarosjen e nje populli e quan " Lėvizje ngadhėnjyese nga shteti osman "

    Sipas kesaj llogjike qe shprehin historianet Turq, edhe ata qindra mijra Shqiptare qe u larguan nga Kosova per ne Shqiperi disa vite me pare nga Sllobodani u larguan me deshire, dhe natyrisht Sllobodani ne tokat e tyre do vendoste Serb.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 15-02-2012 mė 07:13

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Marmara;3340283]Shteti osman si njė shtet qė ka sunduar pėr vite tė gjata nė kryqėzimin e kontinenteve tė Azisė, Evropės dhe Afrikės, ka lėnė gjurmė tė rėndėsishme nė kulturėn botėrore dhe historinė e qytetėrimit nė fushėn sociale, ekonomike, politike dhe shumė fusha tė tjera.
    Po zoti efendi na ndaloi gjuhen tone dhe na ezevendesoi me ate Turke, na hoqi fene tone, dhe na e zevendesoi me ate Turke, na mori tokat tona dhe vuri turq ne to na mori djemte me zor dhe na i coi te luftonin per llogari te turkut. Prandaj duhet tja u dime per nder gjith keto te mira.

    Shteti osman pas ngadhėnjimit tė Ballkanit e kishte parė kėtė rajon si njė vend nga mund tė siguronte burimet njerėzore pėr tė cilat perandoria kishte nevojė pėr tė qėndruar nė kėmbė.
    Kjo po qe eshte e vertet


    Pėrgatitjen e ushtarėve nga robėrit e luftės dhe krijimi me kėta i ushtrisė, gjė qė vihet re tek shtetet turke-islame si tek ai i Abbasive, Gaznelive dhe Samanoullarėve, e shikojmė edhe nė Shtetin Osman. Kjo metodė nė Shtetin Osman mori emrin “penxhik”. Por sistemi qė u pėrdor nga Osmanėt dallohet nga ai i shteteve tė tjera. Sepse nė sistemin “penxhik” osman robėrit stėrviteshin, pėrgatiteshin pėr njė kohė tė gjatė pranė familjeve turke. Ky sistem pasi u zbatua pėr njė kohė tė caktuar ia la vendin sistemit tė devshirmesė, i cili ishte njė sistem mė i organizuar dhe krijonte mundėsinė pėr formimin e njė ushtrie rrėnjėsore.


    Keta nuk ishin rober rober lufte por bij te popujve te tyre qe luftonin kunder pushtuesit, ata ishin ne tokat e tyre ne shtepite e tyre, kursy osmanllinjte ishin pushtues.

    Themelore nė sistemin e devshirmesė ėshtė pėrgatitja e djemėve tė krishterė qė ishin grumbulluar si jeniēerė. Pas ngadhėnjimit tė Ballkanit Shteti Osman filloi tė marrė njėrin nga djemtė e ēdo 5 familjeve jo-myslimane qė jetonin nė tokat e ngadhėnjyera osmane. Rajoni i Ballkanit ishte burimi mė i madh i fėmijėve qė u grumbulluan me sistemin e rekrutimit “Devshirme”. Nė veēanti familjet bullgare, hungareze, greke, serbe dhe boshnjake kishin dhėnė fėmijėt e tyre pėr sarajin osman. Madje boshnjakėt fėmijėt e tyre i kishin dhėnė me leje tė posaēme edhe pas bėrjes sė tyre myslimanė.
    Nuk ka prind te coj me deshir femijen e tij ne ushtri sidomos te krishteret te shkojne me deshire ne ushtrine osmane duke nderuar fene e duke luftuar per ta gjithcka eshte bere me dhune dhe taksa nga ana e osmanllinjve.
    Sic ishte edhe rasti i Skederbeut.

    Ne ate lloj shkolle qe shkonin ne fillim me force pastaj nga halli, ju behej lavazh truri per 14 vjet, dhe vetem ata qe kishin ndjenja te forta kombetare, dhe fetare per fete e tyre arriten ta shpelajne kete lavazh dhe te kthehen ata qe ishin me pare.

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Postime
    6,396
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Citim Postuar mė parė nga landi45 Lexo Postimin
    ballakanasit gjithmone hahen me veteveten
    Me ke tjeter me shume se me Shqiptaret ?

  14. #14
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    232
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Lufta Ballkanike, Shkaqet Dhe Pasojat

    Revolucioni francez dhe ndikimet e tij nė kryengritjet dhe lėvizjet pėr pavarėsi nė Ballkan.


    Nė fund tė shekullit tė 18-tė nė tė gjithė botėn, kryesisht nė Evropė, u shfaq njė lėvizje iluministe. Nė kėto periudha Shteti Osman u mundua tė ndiqte njė politikė tė ekuilibruar nė politikėn e jashtme, politikė e cila fillon me fushatėn e Napoleonit nė Egjipt nė vitin 1789 dhe vazhdon edhe nė shekullin e 19-tė.

    E ndėrkohė qė Evropa pėrparonte nė rrugėn e formimit tė shtet-kombeve, pėr Shtetin Osman kishte nisur procesi i pavarėsimit tė kombeve qė jetonin nė Ballkan duke sjellė edhe ndarjen e tyre nga Shteti Osman.

    Revolucioni francez si njė lėvizje qė ndikoi tė gjithė botėn po e tregon veten edhe sot me ndikimet e tij. Faktorėt kryesorė qė shėrbyen si shkak pėr fillimin e kėtij revolucioni ishin drejtimi i Francės me njė sistem tė ashpėr autokratik, grumbullimi i taksave nė mėnyrė tė padrejtė dhe me forcė si dhe shpenzimi i kėtyre taksave nė vende e fusha tė panevojshme, pesha e rėndė dhe ndikimi negativ qė krijoi mbi fshatarėt sistemi feudal, ndarja e shoqėrisė nė klasa dhe ekzistenca e padrejtėsisė dhe pabarazisė nė trajtimin e privilegjuar ndėrmjet klasave.

    Njė faktor tjetėr ishte edhe shtresa e intelektualėve qė u pėrgatitėn nė shekullin e 18-tė nė Francė. Kėta intelektualė pėrgatitėn strukturėn ideore tė kėtij revolucioni. Veprat qė shkruan kėta intelektualė ruajtėn rol nė pikėn e krijimit tė infrastrukturės ideore tė revolucionit. Intelektuale tė njohur si: Sharl Monteskie, Volteri, Dalamberti, Dideroti, Zhan Zhak Rusoi, nė veprat e tyre kritikuan regjimin e Francės dhe parashtruan rrugė tė reja pėr tė shpėtuar nga ky regjim. Rusoi mbronte tezėn se shteti nuk i takonte pushtetit, por popullit. Kėto ide tė tij ndikuan nė pėrvetėsimin e konceptit tė shtet-kombit. Ai shembi sovranitetin hyjnor tė mbretit dhe nė vend tė tij solli pikėpamjen e sovranitetit tė popullit. Rusoi pretendonte qė tė gjithė njerėzit kur lindin janė tė barabartė dhe tė lirė dhe kjo barazi dhe liri duhet tė vazhdojė edhe nė jetėn shoqėrore. Me konceptin e kontratės sociale ishte nėnvizuar pėrfaqėsimi i vullnetit tė pėrgjithshėm dhe ishin hedhur themelet e kushtetutės dhe ligjeve tė sotme.

    Luftėrat nė tė cilat mori pjesė Franca nė shekullin e 18-tė e ēuan shtetin nė pragun e falimentimit, me pėrjashtim tė mbretit dhe aristokratėve populli ishte zhytur nė varfėri. Kėto janė dhe shkaqet kryesore qė nxitėn fillimin e kryengritjes popullore nė 14 korrik tė vitit 1789 nė Paris. Kjo kryengritje e ēoi Francėn nė pragun e zhvillimeve tė pakthyeshme. Populli kryengritės sulmoi burgun Bastil dhe liroi tė burgosurit politikė. Kėshtu filloi revolucioni francez qė do tė ndikonte mė pas tė gjithė botėn.

    Me revolucionin francez u rrėzua monarkia absolute nė Francė dhe nė vend tė saj u krijua republika. Revolucioni nuk ndikoi vetėm strukturat politike, por edhe institucionet fetare. Kisha katolike e Romės bėri njė seri reformash dhe kėto zhvillime u shndėrruan nė njė pikėkthesė pėr historinė e Evropės dhe tė botės perėndimore.

    Revolucioni francez pati ndikim nė zgjimin dhe pėrhapjen e parimit tė sovranitetit kombėtar dhe tė mendimit tė demokracisė nė Evropė. Mė vonė ky mendim i sovranitetit absolut u trajtėsua sėrish nėn dritėn e shtetit ligjor, tė drejtave individuale dhe tė ndarjes hapėsirė private-hapėsirė publike. Revolucioni solli edhe trajtimin e tė drejtave dhe lirive individuale nė kuadėr tė punimeve reformuese.

    Kėto zhvillime tė shekullit tė 18-tė ndikuan qė “mendimi” tė marrė njė rėndėsi tė veēantė dhe njeriu tė cilėsohet si “individ”. Pasi temat qė janė trajtuar mė shumė nė kėtė shekull na dalin pėrpara nė format: menēuri, virtyt, lumturi, utilitarizėm, shkencė dhe natyrė. Madje u pėrhap valė-valė besimi se “menēuria universale” ėshtė ajo qė do tė sigurojė pėrparimin e njerėzimit, lumturinė, zgjidhjen e problemeve me tė cilat pėrballet njerėzimi. Sipas filozofėve tė iluminizmit kombet kanė pėrvetėsuar ndėrtimin e ligjeve politike dhe civile pėrmes menēurisė sė njeriut.

    Revolucioni francez, njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė shekullit tė 18-tė krijoi nė botė njė ndikim tė qėndrueshėm dhe tė komplikuar. Revolucioni nisi pėr shkaqe politike, shoqėrore dhe ekonomike dhe pėr njė kohė tė shkurtėr u pėrhap pothuajse nė mbarė botėn duke i kthyer nė universalė konceptet si barazi, liri, kushtetutė, sovranitet popullor, shtet-komb, laicizėm.

    Nė procesin qė nisi bashkė me revolucionin francez u pėrhapėn mendimet e nacionalizmit dhe patriotizmit, perandoritė e mėdha erdhėn nė prag tė procesit tė ndarjes dhe shpėrbėrjes. Popujt qė jetonin nėn ēatinė e perandorive tė ndryshme tė mėdha por qė ishin tė privuar nga vetėdija kombėtare nisėn tė krijonin grupe politike dhe organizata tė ndryshme pėr tė fituar pavarėsinė e tyre.

    Mesazhi qė dha revolucioni francez, “ēdo popull duhet tė vendosė vetė pėr fatin e tij”, nė fakt ashtu siē ndodhi edhe me shtetet e tjera solli shkėputje edhe tek popujt qė jetonin nė harmoni nė Perandorinė Osmane. I parė nė kėtė aspekt revolucioni francez inicoi njė proces tė ri qė do tė ndryshonte shtetin osman dhe pamjen e Ballkanit

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e llamarina
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    28
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    akoma paska kafshe"shqipe foles " me fytyre neriu???????
    eh ca po degjoim qyfyre,nejse temperaturat e larta bejne punen e tyre ,keshtu eshte kure nuke kurohesh do shkruash gomarlliqe.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Marmara: Mesazhi qė dha revolucioni francez, “ēdo popull duhet tė vendosė vetė pėr fatin e tij”, nė fakt ashtu siē ndodhi edhe me shtetet e tjera solli shkėputje edhe tek popujt qė jetonin nė harmoni nė Perandorinė Osmane. I parė nė kėtė aspekt revolucioni francez inicoi njė proces tė ri qė do tė ndryshonte shtetin osman dhe pamjen e Ballkanit
    Sikur ne postimet e meparshme na the qe shkolla osmane ishte me e perparuara ne bote, dhe qe shteti osman sillte perparim, cne tani qe shkolla franceze me popullin e tij u bene me te miret dhe ndryshuan gjith boten dhe sidomos perandorine tuaj te kalbur.

    Kush te ka then ty qe popujt e pushtuar nga osmanllinjte jetonin ne harmoni, te lumtur e te gezuar.

    Ajo perandoria jote e qelbur na mori tokat, dhe kur filloj shtet-formimi tokat tona nuk na i dha me ne por luftoj kunder nesh dhe ja u dha Serbeve, dhe kete e beri per te shpetuar menderen evet. Race e ndyre vjen dhe na tregon historin ketu, keni filluar lart e poshte me te gjitha menyrat per te ndryshuar ngjarjet historike sipas midese tuaj, vetem interneti ju kish mbetur, na thaj pak sa te paguajn turqit qe merresh me keto perkthime te peshtira.
    Apo kohe krize duhet te punosh diku edhe ti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 16-02-2012 mė 03:46

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Citim Postuar mė parė nga llamarina Lexo Postimin
    akoma paska kafshe"shqipe foles " me fytyre neriu???????
    eh ca po degjoim qyfyre,nejse temperaturat e larta bejne punen e tyre ,keshtu eshte kure nuke kurohesh do shkruash gomarlliqe.
    Ky nuk eshte Shqiptar por turk qe se ka hequr ende callmen, dhe jep mesim tek medreseja.

    Ja dhe faqja e tij personale qe ka ne profil.

    http://www.menzil.net/

  18. #18
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,184
    Faleminderit
    3
    27 falenderime nė 25 postime
    Not: per moderatorin rigoroz,i cili me dergon mesazhe kercnuese ne privat,nuk behem aq shume merak per ate qe thua ti, te bera REPLAY back 2 you ne privat,mirpo si duket ju moderatoret nuk pranoni mesazhe private.materialet jan te perkthyera nga Turqishja ne
    shqip ashtu qe nuk te rekomandoj qe te merakosesh aq shume pa nevoje, Paqe, shendet, dhe lexim te kendshem.
    Se pari nuk te ka kercenuar askush ne privat, perpos disa paralajmerimeve te perseritura qe vine si pasoje e mungeses se burimit. Qe te marresh pjese tek forumi historise, duhet te respektosh rigorozisht rregulloren e te drejtes se autorit dhe jo te postosh carcafe te gjate copy-paste plagjiature, qe per me teper nuk gezojne kurrfare besueshmerie si pasoje e anonimitetit te tyre dhe mbi te gjitha, pasqyrohen ne forme propagande. Nga ana tjeter propaganda eshte rreptesisht e ndaluar, posacerisht ne kete hapesire te vecante diskutimi, ku materialet qe plotesojne kete nenforum jane te pasura dhe te larmishme. Nje rishikim i historise me subjektivisht sec e sheh vete historiografia shqiptare nuk nevojitet per te mos e perkeqesuar dhe gjymtuar me tej historine. Nese here tjeter merr mundimin te celesh nje diskutim, jepi fund plagjiatures, ne te kundert temat do te kalojne automatikisht ne kosh. Eshte teper e lehte per ta faktuar me burime nje argument nese qendron ne te vertete si i tille, ne ndryshim nga propaganda qe ushqehet me iluzione dhe argumenta ''hyjnore''. Keto te fundit mjaftojne pasi prodhohen me bollek nga te gjitha palet nacionaliste dhe romantike.

    Gjithashtu, askush nuk ka bllokuar mesazhet private. Meso te shkruash emrin e marresit nese vendos te ridergosh nje mesazh. Kjo do te thote qe je i lire kurdohere te drejtohesh ne privat per cdo paqartesi te mundshme. Tema mbyllet ketu!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 16-02-2012 mė 08:20
    relata refero

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •