Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Tadiq vë në gjumë Qeverinë

    http://www.zeri.info/fotot/46901/qev...s-ndertesa.jpg

    Tadiq vë në gjumë Qeverinë
    Lumturie Blakaj | 07-02-2012 00:05

    Propozimi i presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, për bosnjëzimin e Kosovës, nuk ka ngjallur as më të voglin shqetësim të Qeverisë së Kosovës. Kjo e fundit nuk e ka parë të arsyeshme që të reagojë ndaj këtij propozimi, i cili ka disa ditë që është prezantuar detajisht edhe në mediet kosovare.

    I vetmi reagim është ai i zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, i cili i pyetur nga gazeta “Zëri” për mundësinë e dhënies së një statusi special për veriun, ka thënë shkurt nëpërmjet një sms-je “çdo zgjidhje për veriun do të jetë brenda Kushtetutës dhe pakos së Ahtisaari-t”.

    Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, përmes një plani katër pikësh, tenton krijimin e një entiteti të veçantë në veri të Kosovës, të ngjashëm me Republikën Serbe të Bosnjes.

    Presidentja Atifete Jahjaga dhe liderët opozitarë, ndërkaq, kanë kundërshtuar ashpër të gjitha propozimet që vijnë nga Beogradi, apo edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë për mundësinë e statusit special për veriu e Kosovës. Sipas tyre, zgjidhja e çështjes së veriut duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe Pakon e Ahtisaarit... (Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin

    po qa ka me reague bre
    po kush e pyet tadiqin e dadiqin e albinin e hamamin e hyren se

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Thaçi: Kurrfarë statusi special për veriun

    07-02-2012 14:05 CET

    Kryeministri Hashim Thaçi, tha sot se nuk do të ketë kurrfarë statusi special për veriun e Kosovës. Këto deklarata Thaçi i bëri pas takimit me Samuel Zbogar, përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë, me ç’rast theksoi se Qeveria e Kosovës do të jetë afër për të gjithë qytetarët e veriut.

    Qeveria e Kosovës do të punojë me përkushtim të madh dhe t’i shërbejë njëjtë të gjithë qytetarëve të saj pa dallim etnie. Kështu deklaroi kryeministri Thaçi në përgjigje të pyetjes nëse Qeveria është e gatshme të pranojë ndonjë status special për veriun e vendit.

    Sipas Thaçit në Kosovë nuk do të ketë etni të veçantë dhe të gjithë do të gëzojnë të drejta të barabarta. “Kosova është shtet sovran dhe plani i Ahtisaarit është zgjidhja për veriun”, deklaroi Thaçi.

    Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, theksoi se detyra kryesore e tij do të jetë që ta afrojë sa më shumë Kosovën drejt Bashkimit Evropian. Ai u shpreh i bindur se në fund të vitit edhe raporti i progresit do të jetë më pozitiv për Kosovën.

    “Misioni ynë është të ndihmojmë Kosovën që të jetë evropiane. Kemi filluar mirë këtë vit, me procesin e liberalizimit të vizave, po shohim më shumë komisionerë të BE-së në vizita në Prishtinë dhe po ashtu më shumë dialog mes Kosovës dhe BE-së. Shpresoj që në fund të vitit kur KE ta përgatis raportin do ketë më shumë progres për Kosovën”, tha ai.

    Ndryshe, luftimi i krimit të organizuar, kthimi i normalitetit në veri të Mitrovicës dhe liberalizimi i vizave, janë tri prioritetet kryesore, të cilat Zbogar i ka prezantuar në nisje të detyrës së tij si përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë. /RTK/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •