Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Agjerimi per Kreshmet

    Nje fjale e vecante duhet thene mbi agjerimin gjate Kreshmeve. E pare ne pergjithesi, agjerimi eshte nje element thelbesor ne jeten e krishtere. Krishti agjeroi edhe mesoi te tjeret te agjerojne. Agjerimet e bekuara behen ne fshehtesi, pa u terhequr vemendjen te tjereve edhe pa u qortuar prej tyre (Mt 6:16; Rom 14). Qellimi i tij eshte pastrimi i jeteve tona, lirimin e frymeve edhe trupeve tona nga mekatat, edhe forcimin e fuqive njerezore ne dashurine per Perendine edhe njerine, si edhe ndricimin e te gjithe qenies tone, duke qene ne Komunion me Trinine e Shenjte.


    Rregullat ortodokse (dmth ato te rreptat) mbi agjerimin per Kreshmet jane rregullat murgjerore. Nuk lejohet mishi pas se te Dieles se lidhjes se Mishit, edhe nuk lejohen veze apo prodhime bulmeti, pas se Dieles se lidhjes se djathit. Keto rregulla nuk jane dhene si ndonje barre fariseike te renda per tu mbajtur, por si nje ideal, drejt te cilit synojme, edhe ato nuk jane nje qellim ne vetvete, por jane mjete per nje perfeksionim shpirteror te kurorezuar me dashurine. Vete sherbesat e Kreshmeve na kujtojne vazhdimisht mbi kete gje.


    Le te agjerojme me nje agjerim qe i pelqen Zotit. Ky eshte agjerimi i vertete: Ndalimi i te berit keq, permbajtja e gjuhes, ndalimi i zemerates, shuarja e deshirimeve, te te folurit keq, genjeshtra apo te mallkuarit. Ndalimi i ketyre eshte agjerimi i vertete edhe i pranueshem. (Mbremesorja e se Henes, ne Javen e pare te Kreshmes)


    Sherbesat e Kreshmeve gjithashtu, e bejne te qarte piken se ne nuk na takon te mburremi me agjerime te jashteme, pasi edhe vete djalli eshte nga ata qe nuk ha ndonjehere.

    Agjerimi asketik i Kreshmeve te medha, vazhdon nga e Diela e te lidhurit te mishit deri ne te Dielen e Pashkeve, edhe nderpritet vetem pas Liturgjise hyjnore te Pashkes. Duke ditur perpjekjet e medha ne te cilat jane therritur, te krishteret duhet te bejne te pamunduren qe te agjerojne aq mire sa te munden, ne fshehtesi, ashtu qe Perendia ti shohe edhe ti bekoje ata faqtasi me nje jete te shenjte. Cdo kush duhet te beje maksimumin ne driten e idealit te dhene.


    Pervec agjerimit asketik te periudhes se Kreshmes, ortodokset vetem nder te krishteret, praktikojne po ashtu ate qe njihet si agjerimi eukaristik apo liturgjik. Ky agjerim nuk i referohet heqjes dore nga pergatitjet normale per marrjen e Kungates hyjnore, por do te thote agjerim nga vete Kungata hyjnore.


    Gjate javeve te Kreshmes se Madhe, Liturgjite hyjnore eukaristike nuk celebrohen nder Kishat ortodokse, pasi vete Liturgjia hyjnore eshte gjithnje nje celebrim i Pashkes te komunionit me Zotin e Ringjallur. Meqe periudha e kreshmeve eshte nje kohe parapergatitje per Ringjalljen e Zotit me ane te perkujtimit te mekatave edhe ndarjes prej Perendise, rregulli i liturgjive te Kishes i heq sherbesat eukaristike gjate diteve te javes se Kreshmes. Ne vend te tyre, sherbesat jo eukaristike zgjerohen me lexime shtese te zgjatura nga Shkrimet edhe Himnologjite me natyre te periudhes se Kreshmeve. Por, megjithate, qe Besniket te mos mbesin krejtesisht pa Kungaten e Shenjte ne ditet e Kreshmeve, kremtohet Liturgjia e Dhuratave te parashenjteruara, te Merkurave edhe te Premteve ne mbremje.


    Edhe gjate Kreshmeve te medha, te Shtunat (Sabati) edhe te Dielat (Dita e Zotit, Kyriaki) mbetin dite eukaristike (ku merret Kungate). Te Shtunave kryhet normalisht Liturgjia e Shen Joan Gojartit, zakonisht me lutjet per te fjeturit 9vdekurit). Te Dielave kryhet Liturgjia qe eshte me e gjate, e Shen Vasilit te Madh.


    Mesimi i mirenjohur se te Shtunat edhe te Dielat nuk jane kurre dite agjerimi ne Kishen ortodokse, nje ceshtje qe doli gjate kundershtimeve me Kishen Latine, ka te beje vetem me agjerimin e liturgjise eularistike. Dmth, gjate Kreshmeve te Medha, edhe pse thyhet agjerimi nga te Kunguarit, per te Shtunat edhe te Dielat, agjerimi asketik vazhdon edhe gjate fundjavave, pasi ky lloj agjerimi fillon qe nga e Diela e te lidhurit te mishit e deri ne vete Diten e Pashkes.


    vazhdon.....

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Sherbesat e Kreshmeve


    Sherbesate diteve te javes gjate Kreshmeve jane te karakterizuara nga tone te vecanta muzikore te nje natyre pendese. Dyert mbreterore te Altarit mbesin te mbyllura, per te nenkuptuar ndarjen e njeriut me nae te mekatit nga Mbreteria e Perendise. Veshjet kishtare jane te ngjyrave zakonisht te purpurta. Troparet ditore jane po ashtu te nje karakteri ndermejtesues, duke therritur Zotin nepermjet shenjtoreve te Tij qe te na meshiroje neve mekataret.


    Gjate Mengjesores, Allelluja e gjate, zevendeson Psalmin: Perendia eshte Zoti....Psalmodia ngrihet. Hymnologjia i referohet perpjekjeve te Kreshmeve. Leximet nga Shkrimet prej Gjenezes edhe Proverbave u shtohen Mbremesoreve, ndersa profecite e Isaise ores se gjashte. Secili prej ketyre librave lexohet pothuajse i gjithi, pergjate periudhes se Kreshmeve. Leximet nga Letrat edhe Ungjijte nuk behen, pasi nuk ka as Liturgji Hyjnore.

    Gjate gjithe sherbesave te Kreshmeve, lexohet lutja e Shen Efraimit te Sirise, qe pergjeron Perendine per ato virtute te dodmosdoshme per jeten e Krishtere.

    O Zot edhe Mjeshter i jetes sime....

    vazhdon...

Tema tė Ngjashme

  1. 60 Menyra te Aritjes se Shperblimit dhe Shlyerje te Mekateve
    Nga Nur_11 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 07:23
  2. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 21:12
  3. Ditet e SHevalit dhe agjerimi i tyre?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 10:21
  4. Kungata Hyjnore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-06-2005, 23:17
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •