Nje fjale e vecante duhet thene mbi agjerimin gjate Kreshmeve. E pare ne pergjithesi, agjerimi eshte nje element thelbesor ne jeten e krishtere. Krishti agjeroi edhe mesoi te tjeret te agjerojne. Agjerimet e bekuara behen ne fshehtesi, pa u terhequr vemendjen te tjereve edhe pa u qortuar prej tyre (Mt 6:16; Rom 14). Qellimi i tij eshte pastrimi i jeteve tona, lirimin e frymeve edhe trupeve tona nga mekatat, edhe forcimin e fuqive njerezore ne dashurine per Perendine edhe njerine, si edhe ndricimin e te gjithe qenies tone, duke qene ne Komunion me Trinine e Shenjte.
Rregullat ortodokse (dmth ato te rreptat) mbi agjerimin per Kreshmet jane rregullat murgjerore. Nuk lejohet mishi pas se te Dieles se lidhjes se Mishit, edhe nuk lejohen veze apo prodhime bulmeti, pas se Dieles se lidhjes se djathit. Keto rregulla nuk jane dhene si ndonje barre fariseike te renda per tu mbajtur, por si nje ideal, drejt te cilit synojme, edhe ato nuk jane nje qellim ne vetvete, por jane mjete per nje perfeksionim shpirteror te kurorezuar me dashurine. Vete sherbesat e Kreshmeve na kujtojne vazhdimisht mbi kete gje.
Le te agjerojme me nje agjerim qe i pelqen Zotit. Ky eshte agjerimi i vertete: Ndalimi i te berit keq, permbajtja e gjuhes, ndalimi i zemerates, shuarja e deshirimeve, te te folurit keq, genjeshtra apo te mallkuarit. Ndalimi i ketyre eshte agjerimi i vertete edhe i pranueshem. (Mbremesorja e se Henes, ne Javen e pare te Kreshmes)
Sherbesat e Kreshmeve gjithashtu, e bejne te qarte piken se ne nuk na takon te mburremi me agjerime te jashteme, pasi edhe vete djalli eshte nga ata qe nuk ha ndonjehere.
Agjerimi asketik i Kreshmeve te medha, vazhdon nga e Diela e te lidhurit te mishit deri ne te Dielen e Pashkeve, edhe nderpritet vetem pas Liturgjise hyjnore te Pashkes. Duke ditur perpjekjet e medha ne te cilat jane therritur, te krishteret duhet te bejne te pamunduren qe te agjerojne aq mire sa te munden, ne fshehtesi, ashtu qe Perendia ti shohe edhe ti bekoje ata faqtasi me nje jete te shenjte. Cdo kush duhet te beje maksimumin ne driten e idealit te dhene.
Pervec agjerimit asketik te periudhes se Kreshmes, ortodokset vetem nder te krishteret, praktikojne po ashtu ate qe njihet si agjerimi eukaristik apo liturgjik. Ky agjerim nuk i referohet heqjes dore nga pergatitjet normale per marrjen e Kungates hyjnore, por do te thote agjerim nga vete Kungata hyjnore.
Gjate javeve te Kreshmes se Madhe, Liturgjite hyjnore eukaristike nuk celebrohen nder Kishat ortodokse, pasi vete Liturgjia hyjnore eshte gjithnje nje celebrim i Pashkes te komunionit me Zotin e Ringjallur. Meqe periudha e kreshmeve eshte nje kohe parapergatitje per Ringjalljen e Zotit me ane te perkujtimit te mekatave edhe ndarjes prej Perendise, rregulli i liturgjive te Kishes i heq sherbesat eukaristike gjate diteve te javes se Kreshmes. Ne vend te tyre, sherbesat jo eukaristike zgjerohen me lexime shtese te zgjatura nga Shkrimet edhe Himnologjite me natyre te periudhes se Kreshmeve. Por, megjithate, qe Besniket te mos mbesin krejtesisht pa Kungaten e Shenjte ne ditet e Kreshmeve, kremtohet Liturgjia e Dhuratave te parashenjteruara, te Merkurave edhe te Premteve ne mbremje.
Edhe gjate Kreshmeve te medha, te Shtunat (Sabati) edhe te Dielat (Dita e Zotit, Kyriaki) mbetin dite eukaristike (ku merret Kungate). Te Shtunave kryhet normalisht Liturgjia e Shen Joan Gojartit, zakonisht me lutjet per te fjeturit 9vdekurit). Te Dielave kryhet Liturgjia qe eshte me e gjate, e Shen Vasilit te Madh.
Mesimi i mirenjohur se te Shtunat edhe te Dielat nuk jane kurre dite agjerimi ne Kishen ortodokse, nje ceshtje qe doli gjate kundershtimeve me Kishen Latine, ka te beje vetem me agjerimin e liturgjise eularistike. Dmth, gjate Kreshmeve te Medha, edhe pse thyhet agjerimi nga te Kunguarit, per te Shtunat edhe te Dielat, agjerimi asketik vazhdon edhe gjate fundjavave, pasi ky lloj agjerimi fillon qe nga e Diela e te lidhurit te mishit e deri ne vete Diten e Pashkes.
vazhdon.....
Krijoni Kontakt