Stanjacioni pe behet perhere e me i dukshem - kete radhe defiēitet "marramendese" do te justifikohen me nivelin me te ulta historike te hidrocentraleve (si puna e atyre shirave "historike" vitin e kaluar permbyten disa here Shkoder e Lezhe) qe shoki enver ia ka lene shokit sali; gjithashtu edhe ēmimet shume te "kripura", konsumi ne vlera te "paimagjinueshme" do te prekin buxhetin, domethen kriza eshte ulur kembe-kryq, por komunistet si sali berisha nuk do ta pranojne me asnje kusht - nuk influencojne krizat ne modelin ekonomik "liberal" salistik.

Nga ana tjeter, me sa duket Azerbaixhani kishte mbetur ne vendet e staneve pa vizituar Saliu, dhe atje do ta gjeje zgjidhjen per gaz-sjellesin trans-adriatik, sepse aty do tu merrka vendimi.

Ia "hodhi" edhe kesaj here saliu ...



Berisha: Digat nė nivelet mė tė ulėta historike, energjia me ēdo ēmim

Berisha: Digat nė nivelet mė tė ulėta historike, energjia me ēdo ēmimTIRANE-

Kryeministri Berisha nė mbledhjen e sotme tė Grupit Parlamentar deklaroi se qeveria e tij ėshtė e gatshme tė bėjė gjithcka, me qėllim qė qytetarėt tė furnizohen me energji elektrike, pasi sic tha ai situata ėshtė problematike.

“Do bėjmė tė pamundurėn pėr tė bėrė furnizimin me energji elektrike. Cmimet janė shumė tė kripura edhe nė rajon, por vendimi ynė ėshtė i prerė dhe pėrfundimtar nė do blejmė energji, nė mėnyrė qė vendi tė mos vuajė mungesėn e saj. Do prekim buxhetin e shtetit, mundėsitė e tjera janė ezauruar krejtėsisht”, tha ai.

Sipas kryeministrit, megjithėse ditėt e fundit ka pasur reshje shiu, ndėrsa bora ka zbardhur veriun e verilindjen, pėrsėri digat janė nė nivelet me tė ulėta historike. Berisha siguroi mė tej se, energjia do tė sigurohet me cdo kusht.

“Ne vazhdojmė t’i mbetemi premtimit, do mbėshtesim KESH-in pėr imprtimin e energjisė edhe pse konsumi ka arritur nė vlera tė paimagjinueshme”, tha ai mė tej.

Kreu i qeverisė u shpreh se, "duhet t'u ofrojmė ndihmė banorėve tė bllokuar nga dėbora si dhe do t'u garantohet atyre energjia elektrike".

BERISHA: DO SHKOJ NĖ AZERBAJXHAN PĖR LINJĖN E GAZIT TRANS-ADRIATIK
Berisha e ndali vėmendjen e tij edhe tek gazsjellėsi trans-adriatik, qė sic tha ai, ka mundėsi tė kalojė nė Shqipėri.

Kryeministri u shpreh madje se pikėrisht pė kėtė linjė, do tė vizitojė Azerbajxhanin, vendin ku “nė 2-3 muajt e fundit do tė merret vendimi pėr linjėn e gazit trans-adriatik”.

Sipas Berishės, Kalimi i linjės sė kėtij gazsjellėsi nė Shqipėri do t’i kursente vendit disa mln euro.

“Gazsjellėsi qė do tė kaloj nė Shqipėri ėshtė mė i rėndėsishmi nė korridorin e jugut”, tha kryeministri.

(ma.ar/BalkanWeb)