Marya,
nuk di nese e frekuenton shpesh forumin sepse une hyj rralle dhe kur kam hyre ste kam pare ketu. Po doja te ma sqaroje kete qe ke thene ketu siper nese ke mundesi.
Thua qe dekompozohet te rrije ne frigorifer. Po si ka mundesi qe gjermanet ziejne shume porcione per njehere dhe i i lene ne ngrires? Ma tha para dy javesh nje grua (qe esht dhe edukatore me profesion)dhe mu kujtua sakaq kjo qe i pate thene eles atehere.
Une kam zier cdo dite per vajzen , dhe kur ndonjehere skam pasur mundesi i kam dhene te blera dhe ato hipp se si donte ndryshe. Keto nga hipp ia kam dhene edhe te nesermen . E thote edhe te etiketa qe sasine e mbetur duhet lene ne frigorifer dhe shfrytezuar brenda tri diteve.
Tani me djalin, ende skam fillu e gatuaj sepse nuk arrij dot ta bej rregullisht e nuk du te filloj e tia kthej prape me te gatshme. Por kur ia thashe kete gje asja gruas me shikoi si budallaqen. Do te ishte shume e leht keshtu. Gatuan nje dite per 10 dite te tjera, super. Vizitoj nje forum gjerman per prinder dhe kam shikuar edhe aty. Pothuaj te gjitha nenat bejne njesoj. Pra ziejne dhe i lene ne ngrires ne dosa e vogla. Forumi ka 40 experte per ceshtje femijesh dhe nuk pashe qe te jete kunder kesaj ndonjeri prej tyre. Te pakten jo te temat qe kam lexu une.....
Ndersa nena ime si ti eshte kunder ngrirjes se ushqimeve te pergatitura. Po te ziej dy here cdo dite eshte shume per mua . Pervec te tjerash tani vie vera dhe ne dalim shume jashte...
Krijoni Kontakt