Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse

    Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse

    Në fshatin Labunishtë të Strugës sonte rreth orës 21:45 minuta persona të panjohur i kanë vënë zjarrin kishës ortodokse. Lajmin për Alsat-M e kanë konfirmuar edhe nga Sektori për punë të brendshme të Strugës, të cilët njoftojnë se kanë dalë në teren dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

    Alsat-M

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë

    Kryetari i Strugës Ramiz Merko në linjë telefonike për Alsat deklaroi se dëshmitar okular kanë vërejtur se zjarri është vënë nga besimtar të konfesionit ortodoks derisa ata mysliman kanë dalur dhe kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Ai ka apeluar që të ulen tensionet, dhe u shpreh se e rëndësishme është që zjarri është lokalizuar.

    Të njëjtën gjë kanë pohuar edhe disa banor të Llabunishtës të cilët janë paraqitur në Alsat dhe kanë bërë me dije se zjarrin kishës ia kanë vënë dy persona të konfesionit ortodoks, identiteti i tyre dihet dhe se policia është në kërkim të tyre.

    Në linjën telefonike për Alsat kryetari i Strugës Ramiz Merko tha se bashkëjetesa në Strugë ka qenë në nivel të shkëlqyer dhe se sipas tij të gjitha këto incidente janë imponuar nga një komunë tjetër duke aluduar në komuën e Vevçanit. Incidentit në fjalë i paraprinë ndodhitë e fundit në rajonin e Strugës, posaçërisht pas karnavalit të Vevçanit ku u fyen myslimanët. Informata më të hollësishme në edicionet e nesërme. Alsat-M

  3. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Pune barbaresh...bullgaresh doja te thoja

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri



    Dy dritare te djegura, mure te tymosura dhe dëmtimi i një pjese të fasadës së jashtme në anën veriore të objektit, është bilanci i tentimit pas djegies së Kishës Shën Gjergji në Reçicë të Vogël. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 ndërsa me të parë zjarrin, banorët janë organizuar për të shuar zjarrin. Ndërkohë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës mbrëmë kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.
    “Persona të panjohur mbrëmë kanë ndezur disa elemente druri si dërrasa dhe dyer që më herët janë lënë në oborrin e kishës Shën Gjergji në Reçicë. Nga zjarri janë dëmtuar dy dritare një pjesë e murrit ndërsa është tymosur edhe brendia e objektit. Me angazhimin e pa-rezervë të banorëve dhe policisë, e cila menjëherë pas marrjes së lajmit ka dalë në terren si dhe zjarrfikësve, zjarri është shuar menjëherë. Ekipi i SPB-së ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes ku janë marrë edhe disa prova materiale dhe po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës I SPB-së Tetovë.
    Banorët e Reçicës së Vogël, fshat me popullsi etnike vetëm shqiptare, e kanë dënuar ashpër këtë akt. Ata shprehen se asnjëra palë nuk duhet të preket në bindjet e tyre e as më pak dikush duhet t’i prekë apo dëmtojë objektet e kultit.
    “Pamë zjarr dhe vrapuam menjëherë ndihmuam dhe e shuam zjarrin”.
    “Nuk janë mirë këto gjëra, por kjo që ndodhi është punë fëmijësh, kanë marrë dërrasa dhe I kanë ndezur nuk është e qëllimshme kjo sepse po të ishte e qëllimshme ndryshe do ishte, po arritëm ne dhe e shuam zjarrin”.
    “Nuk duhet të ndodhin këto gjëra, nuk janë në shërbim të askujt”
    “Nuk është në rregull kjo shkaku se preket në fe, fetarisht nuk është mirë të prekemi as neve as ata”.
    Përndryshe Kisha Shën Gjergji në Reçicë të vogël është rrënuar njëherë tërësisht në vitin 2001. Mirëpo në vitin 2011, ajo sërish është rikthyer në gjendjen e saj të mëparshme.
    http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/112490.html

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Ja se cfare kunderpergjigje japin Sllavet :

    Smrt za shiptari’*vdekje per shqiptaret)
    , në muret dhe dyertë e Xhamisë së Manastirit


    “Smrt za shiptari” dhe grafite të ndryshme me kryqe janë shënuar në murin e Xhamisë ‘Isak’ në qendër të Manastirit. Grafitet fyese dhe sloganet janë shkruar me spërkatës të kuq. Supozohet se ato janë shënuar gjatë natës ose gjatë orëve të hershme të mëngjesit. Xhamia Isak është xhamia më e madhe aktive për besimtarët mysliman në rajonin e Manastirit. Ajo është e ndërtuar në shekullin e 16 dhe është një prej xhamive më të vjetra në rajon. Myftiu i Manastirit, Pllumb Veliu, nuk ka dashur të komentojë ngjarjen ndërsa pjesa më e madhe e banorëve të Manastirit i dënon grafitet e tilla dhe thonë se në Manastir ka bashkëjetesë të mirë mes të krishterëve dhe myslimanëve dhe konsiderojnë se kjo është vepër e disa kokave të nxehura, të cilët dëshirojnë të lëkundin bashkëjetesën ndëretnike. Ndërkohë në rrjeti social ‘Facebook’, tashmë kanë filluar thirrjet e manastirasve për një protestë që do të mbahet ditën e premten si kundërpërgjigje ndaj protestës së mbajtur në Strugë. Thirrjet në ‘facebook’ janë me të njëjta tona sikurse grafitet e sotme. Alsat-M

  6. #6
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664


    Ku ka popull rrace me pise se sllavet !! Ne vitet 81/85 ne Gjilan ne Kosove nje serbe vete e kishte marre shishen e birres dhe e kishte shty ne prapanice ,vetem per propagande kunder shqipetareve .

    Kjo rrace qeni sllavet per propaganda jane te gatshem te mbysin femijun e vete, vetem e vetem te ja hudhin fajin dikujte tjeter .

    Populli shqipetare eshte i pa fatshem qe duhet te jetoje si fqinje me keta qene rrace derri sllavet
    .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •