Close
Faqja 1 prej 4 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 68
  1. #1
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    6,848

    Kryebashkiaku Basha, vizitë në Uashington

    Basha, vizitë në Uashington. Zyrtari i vetëm i PD-së ftohet nga SHBA

    2012-01-27

    Fatjona Mejdini

    Prapaskenat

    Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Lulzim Basha, do të niset ditën e hënë në Uashington, për të zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë së këtij qyteti. Nisur nga ky takim i rëndësishëm, dje në zyrën e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit u pa të hynte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, i cili zhvilloi një takim me Bashën rreth 30 minuta. I pyetur se për çfarë kishte diskutuar në takim, Arvizu theksoi se takimi me kryebashkiakun kishte shërbyer për të koordinuar sa më mirë vizitën që Basha do të ndërmarrë në fillimin e javës tjetër në SHBA. “Takimi kishte të bënte me vizitën e ardhshme të zotit Basha në SHBA”, deklaroi Arvizu pas përfundimit të takimit, duke mos preferuar të japë më shumë komente. Por ndonëse në thelb ky takim konsiderohet si rutinë, është interesant fakti që përfaqësuesi kryesor i SHBA-së në Shqipëri, Arvizu, tregon një kujdes të veçantë për kryetarin e bashkisë. Në fakt ky kujdes u vu re edhe gjatë periudhës së zgjedhjes së kreut të Bashkisë të Tiranës në këtë pozicion, nisur edhe nga problemet e mëdha dhe debatet që shoqëruan mandatin e Bashës. Gjatë ditëve të trazuara kur mandati i Bashës qëndronte pezull mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor, Basha u pa disa herë në shoqërinë e Arvizu. Edhe gjatë kohës që Basha mbante pozicionin e ministrit të Brendshëm, marrëdhëniet e tij me ambasadorin amerikan konsideroheshin si të ngrohta. Nuk dihet nëse kjo mbështetje vjen për shkaqe të mandatit të Bashës, apo nga fakti se figura e tij konsiderohet si e përshtatshme për të qenë pasardhës i Kryeministrit Sali Berisha brenda Partisë Demokratike. Prej kohësh Basha përflitet si njeriu i cili do të ishte i përshtatshëm për marrjen e pushtetit brenda PD-së, në kohën kur kryetari aktual, Sali Berisha, do të detyrohet të tërhiqet. Këto zëra u bënë më të fortë në momentin kur Basha u votua më shumë se i gjithë lidershipi i PD-së, gjatë zgjedhjeve që u bënë në këtë parti për Kryesinë e re. Lulzim Basha arriti të ishte i pari në listën me 20 emra të figurave kryesore të PD-së, duke lënë pas figura të shquara dhe tradicionale të partisë, si nënkryetarët Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, si dhe sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Ritvan Bode. Në momentin kur zërat u shtuan se ai do të ishte një nga nënkryetarët e rinj të partisë, Basha, përmes një deklarate publike, i hodhi poshtë këto zëra. Ai theksoi se nuk do të futej në garë për asnjë nga postet në PD-së, duke i mëshuar faktit se do të ishte tërësisht i përkushtuar në punën e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe në mbështetje të problemeve të qytetarëve. Dukej se kjo deklaratë tregoi se ishte ende herët për Bashën marrja e përgjegjësive konkrete brenda PD-së dhe po kështu duket se planet e tij për përfaqësim në PD janë më ambicioze se kaq.

    shqip

  2. #2
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    6,848


    Basha, vizitë zyrtare në Uashington

    Diskutohet axhenda në takimin me ambasadorin e SHBA, Arvizu. Bashkia: Ftesa, nga homologu i SHBA

    Takime me kryebashkiakun amerikan dhe përfaqësues të biznesit

    Kryebashkiaku Lulzim Basha do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Uashington. Burime nga Bashkia e Tiranës sqaruan për gazetën se nuk ka përfunduar ende detajimi i plotë i axhendës së kësaj vizite, por gjatë tri ditëve të qëndrimit të tij atje janë planifikuar një sërë takimesh. Veç homologut të tij amerikan, Basha pritet të takojë edhe përfaqësues të biznesit. Kjo është vizita e parë e një kryebashkiaku shqiptar në SHBA vetëm gjashtë muaj pas marrjes së postit. Detaje të kësaj vizite, nga sa pohuan burime zyrtare nga Bashkia, janë diskutuar edhe me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu. Për më shumë se 30 minuta ai zhvilloi dje një takim me kryebashkiakun Lulzim Basha. Në përfundim të takimit, kryebashkiaku Basha e ka shoqëruar ambasadorin Arvizu deri jashtë ambienteve të Bashkisë. I pyetur se çfarë kishte biseduar me zotin Basha, ambasadori Arvizu u shpreh se takimi kishte të bënte me vizitën e ardhshme të zotit Basha në SHBA.
    Në frymën e shtrirjes së bashkëpunimit me bashkitë e kryeqyteteve të ndryshme të botës dhe shkëmbimit të eksperiencave, vetëm pak ditë më parë Basha realizoi një vizitë zyrtare në Romë me ftesë të kryebashkiakut italian. Nga sa na konfirmuan burimet brenda Bashkisë, në axhendën e ardhshme të Bashës janë planifikuar një sërë vizitash edhe në vende të tjera. Ndërkaq, në fokus të politikave që po zbaton ky institucion mbetet nxitja e investitorëve të huaj për t’u bërë pjesë e projekteve strategjike për të zhvilluar Tiranën. Nga takimet e deritanishme vëmendja e ndërkombëtarëve është rritur ndaj metropolit shqiptar dhe është ofruar ndihmë dhe ekspertizë jo vetëm nga bashkitë, por edhe nga përfaqësuesit e biznesit. ”Filozofia jonë është filozofia e bashkëpunimit për t’i dhënë metropolit pamjen që meriton dhe qytetarëve të tij Tiranën e integrimit”, ka deklaruar Basha pak kohë më parë.

    panorama

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,701
    Vizita e Bashes ne SHBA perben nje shuplake te forte si per Edi Ramen ashtu dhe per Sali Berishen.

    Sikur nuk vete nje vizite e kryebashkiakut ne SHBA, kur kryeministri i vendit shkel ne ate vend vetem nepermjet Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, njelloj si Mugabe, Ahmedinexhadi apo Çavezi!

  4. #4
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,056
    Oopppssss !!!


    Vrroma s'e shifka karriken e kryeministrit as ne 2017 !!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    1,890
    intersant kjo pune o dreq ..... nderkohe qe Bashen e akuzuan per korrupsion me Rrugen e Kombit tani kjo gazete filo-Edveriane (Shqip) na e benkeka Bashen person qe paskesh raporte te mira me ambasadorin ..... interesant o per nder .... po mundohen ta marrin me te mire per ndonje plan te mire-sterholluar ....

    nejse, Basha te shtrengoj dhembet dhe mos te bej hapa te gabuara pertej oqeanit ....


    .
    kur t'ja kapesh gjarperit koken me kembe shtypja perpara se te te kafshoje

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,701
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    intersant kjo pune o dreq ..... nderkohe qe Bashen e akuzuan per korrupsion me Rrugen e Kombit tani kjo gazete filo-Edveriane (Shqip) na e benkeka Bashen person qe paskesh raporte te mira me ambasadorin ..... interesant o per nder .... po mundohen ta marrin me te mire per ndonje plan te mire-sterholluar ....

    nejse, Basha te shtrengoj dhembet dhe mos te bej hapa te gabuara pertej oqeanit .....
    Paska humbur besimi edhe tek Luli?!? Hapat e gabuar nuk menjanohen duke shternguar dhembet, o shoki komisar i drites ... hapat e gabuara menjanohen kur njeriu eshte me dinjitet dhe integritet, cilesi te cilat nuk i ka as saliu, por nuk duket se i ka edhe luli i partajs !

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    6,394
    ishalla me sukses takimi sot me kryebashkiakun e Washingtonit

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    1,890
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    hapat e gabuara menjanohen kur njeriu eshte me dinjitet dhe integritet, cilesi te cilat nuk i ka as saliu, por nuk duket se i ka edhe luli i partajs !
    pra edhe ti ashtu si edhe keta te tjeret ke varur gjithe shpresat te ndonje gabim i Bashes .....
    gabohi rende edhe kete radhe .....



    .
    kur t'ja kapesh gjarperit koken me kembe shtypja perpara se te te kafshoje

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    200
    E rregulloj Tiranen ky basha qe po hika ne usa tani?
    Apo po shkon me fsheh ndonje dore pare te tjera?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    1,890
    Citim Postuar më parë nga Ozzy Lexo Postimin
    E rregulloj Tiranen ky basha qe po hika ne usa tani?
    Apo po shkon me fsheh ndonje dore pare te tjera?

    shko e pyet ambasadorin se ai ia dorezuar flete-thirrjen nga ana e kryebashkiakut amerikan ..... apo nuk ta mban ?! atehere shut up!!



    .
    kur t'ja kapesh gjarperit koken me kembe shtypja perpara se te te kafshoje

  11. #11
    Polic Trafiku Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    740
    ka shku me lyp

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    6,394
    http://mayor.dc.gov/DC/Mayor/News+Room/Public+Schedule

    Lista e takimeve te kryebashkiakut te Washingtonit per diten e sotme. Mos e kane shtyre per dite tjeter?

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    5,922
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    http://mayor.dc.gov/DC/Mayor/News+Room/Public+Schedule

    Lista e takimeve te kryebashkiakut te Washingtonit per diten e sotme. Mos e kane shtyre per dite tjeter?
    do takohen mceftas

    e din mcusi ket pun
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  14. #14
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    7,503
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    http://mayor.dc.gov/DC/Mayor/News+Room/Public+Schedule

    Lista e takimeve te kryebashkiakut te Washingtonit per diten e sotme. Mos e kane shtyre per dite tjeter?
    kush eshte ky kryepalla i washingtonit?

    SA KOMPLEKSE KENI DHE JU SHIPETARET
    ES LEBEN NUR SKIPETAREN

    ju dridhet dora per nje pike raki.qener

  15. #15
    Super Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    9,609
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin


    Basha, vizitë zyrtare në Uashington

    Diskutohet axhenda në takimin me ambasadorin e SHBA, Arvizu. Bashkia: Ftesa, nga homologu i SHBA

    Takime me kryebashkiakun amerikan dhe përfaqësues të biznesit

    Kryebashkiaku Lulzim Basha do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Uashington. Burime nga Bashkia e Tiranës sqaruan për gazetën se nuk ka përfunduar ende detajimi i plotë i axhendës së kësaj vizite, por gjatë tri ditëve të qëndrimit të tij atje janë planifikuar një sërë takimesh. Veç homologut të tij amerikan, Basha pritet të takojë edhe përfaqësues të biznesit. Kjo është vizita e parë e një kryebashkiaku shqiptar në SHBA vetëm gjashtë muaj pas marrjes së postit. Detaje të kësaj vizite, nga sa pohuan burime zyrtare nga Bashkia, janë diskutuar edhe me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu. Për më shumë se 30 minuta ai zhvilloi dje një takim me kryebashkiakun Lulzim Basha. Në përfundim të takimit, kryebashkiaku Basha e ka shoqëruar ambasadorin Arvizu deri jashtë ambienteve të Bashkisë. I pyetur se çfarë kishte biseduar me zotin Basha, ambasadori Arvizu u shpreh se takimi kishte të bënte me vizitën e ardhshme të zotit Basha në SHBA.
    Në frymën e shtrirjes së bashkëpunimit me bashkitë e kryeqyteteve të ndryshme të botës dhe shkëmbimit të eksperiencave, vetëm pak ditë më parë Basha realizoi një vizitë zyrtare në Romë me ftesë të kryebashkiakut italian. Nga sa na konfirmuan burimet brenda Bashkisë, në axhendën e ardhshme të Bashës janë planifikuar një sërë vizitash edhe në vende të tjera. Ndërkaq, në fokus të politikave që po zbaton ky institucion mbetet nxitja e investitorëve të huaj për t’u bërë pjesë e projekteve strategjike për të zhvilluar Tiranën. Nga takimet e deritanishme vëmendja e ndërkombëtarëve është rritur ndaj metropolit shqiptar dhe është ofruar ndihmë dhe ekspertizë jo vetëm nga bashkitë, por edhe nga përfaqësuesit e biznesit. ”Filozofia jonë është filozofia e bashkëpunimit për t’i dhënë metropolit pamjen që meriton dhe qytetarëve të tij Tiranën e integrimit”, ka deklaruar Basha pak kohë më parë.

    panorama
    Vertetohet qe jane njerez te varur,kopjusa qe nuk mund te bejne nje gje vete.
    Shko kopjo kryetarin e bashkise ne Washington merr dhe kopje formularesh ne amerike dhe silli ne shqiperi.Qesharake.
    Basha problemet i njeh se cfare dhe ku jane ne Tirane.
    Vur ne pune trurin dhe gjej zgjidhje per kushtet specifike te Tiranes,zgjidhje te mundshme dhe me kosto te ulet per bashkine.
    Gazeta thote takime biznesi,biznes per cfare konkretisht.
    Cfare jane keto, lajme dipllomatike????Gazeta duhet te germoje
    dhe beje shume transparente lajmet.
    WenI See You Smile
    Ican face the world.AuAu
    http://vevo.ly/etH0vz
    ≈♥♠♣♦≈

  16. #16
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,570
    http://www.botasot.info/img/basha_16642444.jpg






    Basha takon Reeker, ftesë investitorëve amerikanë
    Kryebashkiaku pritet në Uashington nga Ndihmëssekretari i Shtetit, i cili së shpejti viziton Tiranën

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha po zhvillon një vizitë zyrtare në Uashington, ku dhe u prit në një takim të veçantë në Departamentin e Shtetit nga Zëvendës ndihmëssekretari i Shtetit amerikan për Evropën, Phil Reeker. Në këtë takim Basha e ka njohur zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Reeker me projektet e tij në krye të Bashkisë për ta bërë Tiranën një qytet atraktiv për investime. Kryebashkiaku Basha nënvizoi si prioritet të punës së tij zhvillimin ekonomik dhe rritjen e shanseve të punësimit. Basha tha se qëllimi i vizitës së tij është të prezantojë potencialet që ofron Tirana për investime por edhe lehtësitë që ofron Bashkia për ata që zgjedhin Tiranën si destinacion të planeve të tyre të investimit. Tirana, theksoi Basha në këtë takim, mirëpret investitorët amerikanë në përpjekjen për një Tiranë të shekullit të 21. Kësaj i shërben, sipas Bashës, edhe angazhimi i ekspertëve më të mirë të urbanistikës për Planin Urbanistik por edhe për projektet strategjike si zgjatimi i bulevardit, konkursi për projektin e të cilit zhvillohet me 9 mars apo projekti i Tramit, rehabilitimi i Lumit të Tiranës etj. Reeker ka vlerësuar projektet e Basha si dhe prioritetin e tij për një Tiranë të zhvilluar si kusht për mirëqenien e qytetarëve të saj. "Gjatë takimit me z Riker, e prezantova me platformën time për Bashkinë e Tiranës për hapat që kemi ndërmarrë për një qytet më miqësor ndaj biznesit, më miqësor ndaj investimeve të huaja ne veçanti ato amerikane, në funksion të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të Tiranës si dhe rritjes së shanseve të punësimit. Por edhe të pjesëmarrjes së amerikanëve në përpjekjen tonë për një Tiranë moderne e evropiane, të një Tirane të shekullit të 21, në veçanti me Planin Urbanistik, për konkurset e ndryshme siç është konkursi për Bulevardin dhe përpjekjeve të mia për të përmirësuar performancën e qeverisjes së Tiranës në veçanti në raport në dëgjimin e zërit të qytetarëve dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje si dhe për transparencën që qeverisja lokale duhet të ofrojë në raport me qytetarët dhe bizneset" u shpreh kryebashkiaku Basha pas takimit me ndihmëssekretarin Reeker. Nga ana e tij, zyrtari i lartë amerikan pasi vlerësoi këtë takim me Bashën ku u njoh me projektet e tij për zhvillimin e kryeqytetit, tha se së shpejti do të zhvillojë një vizitë në Tiranë. "Jam tepër i kënaqur dhe i nderuar që u takova me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Basha dhe i urova mirëseardhjen në Uashington. Patëm një ditë të këndshme për të ndarë eksperiencat dhe jam i bindur se do të kemi takime të tjera të vlefshme. Basha është këtu dhe pres ta takoj sërish atë kur unë të vizitoj Tiranën".
    Bota Sot
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    1,890
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin


    Basha, vizitë zyrtare në Uashington

    Diskutohet axhenda në takimin me ambasadorin e SHBA, Arvizu. Bashkia: Ftesa, nga homologu i SHBA. Takime me kryebashkiakun amerikan dhe përfaqësues të biznesit
    Kryebashkiaku Lulzim Basha do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Uashington. Burime nga Bashkia e Tiranës sqaruan për gazetën se nuk ka përfunduar ende detajimi i plotë i axhendës së kësaj vizite, por gjatë tri ditëve të qëndrimit të tij atje janë planifikuar një sërë takimesh. Veç homologut të tij amerikan, Basha pritet të takojë edhe përfaqësues të biznesit. Kjo është vizita e parë e një kryebashkiaku shqiptar në SHBA vetëm gjashtë muaj pas marrjes së postit. Detaje të kësaj vizite, nga sa pohuan burime zyrtare nga Bashkia, janë diskutuar edhe me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu. Për më shumë se 30 minuta ai zhvilloi dje një takim me kryebashkiakun Lulzim Basha. panorama
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    http://www.botasot.info/img/basha_16642444.jpg






    Basha takon Reeker, ftesë investitorëve amerikanë
    Kryebashkiaku pritet në Uashington nga Ndihmëssekretari i Shtetit, i cili së shpejti viziton Tiranën


    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha po zhvillon një vizitë zyrtare në Uashington, ku dhe u prit në një takim të veçantë në Departamentin e Shtetit nga Zëvendës ndihmëssekretari i Shtetit amerikan për Evropën, Phil Reeker. Bota Sot


    po sikur Bashen e kishte ftuar kriebashkiaku amerikan ......??!!
    ambasadori nuk e paska kallezuar mire punen e lajmethirrjes ..... ndoshta ka qene ndonje lapsus ....


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 31-01-2012 më 06:04
    kur t'ja kapesh gjarperit koken me kembe shtypja perpara se te te kafshoje

  18. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,701
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    po sikur Bashen e kishte ftuar kriebashkiaku amerikan ......??!!
    ambasadori nuk e paska kallezuar mire punen e lajmethirrjes ..... ndoshta ka qene ndonje lapsus ....


    .
    Vate, qe thua ti shoki agim, kllienti vate tek fotografi per te mare fotografine per te cillen kish paguar parate, dhe duke kerkuar shprehet i ngrati se nuk po e gjente veten ne fotografite qe i ofroheshin; fotografi e "hupi" durimin dhe i gjegjet: "kur ti nuk e din se ku je ne fotografi, ku ta di une??!"

    Tani gjeje se kush e ka lojtur rolin e fotografit ne ate skeç, se per te tjerat vure nam.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    5,922
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    http://www.botasot.info/img/basha_16642444.jpg






    Basha takon Reeker, ftesë investitorëve amerikanë
    Kryebashkiaku pritet në Uashington nga Ndihmëssekretari i Shtetit, i cili së shpejti viziton Tiranën

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha po zhvillon një vizitë zyrtare në Uashington, ku dhe u prit në një takim të veçantë në Departamentin e Shtetit nga Zëvendës ndihmëssekretari i Shtetit amerikan për Evropën, Phil Reeker. Në këtë takim Basha e ka njohur zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Reeker me projektet e tij në krye të Bashkisë për ta bërë Tiranën një qytet atraktiv për investime. Kryebashkiaku Basha nënvizoi si prioritet të punës së tij zhvillimin ekonomik dhe rritjen e shanseve të punësimit. Basha tha se qëllimi i vizitës së tij është të prezantojë potencialet që ofron Tirana për investime por edhe lehtësitë që ofron Bashkia për ata që zgjedhin Tiranën si destinacion të planeve të tyre të investimit. Tirana, theksoi Basha në këtë takim, mirëpret investitorët amerikanë në përpjekjen për një Tiranë të shekullit të 21. Kësaj i shërben, sipas Bashës, edhe angazhimi i ekspertëve më të mirë të urbanistikës për Planin Urbanistik por edhe për projektet strategjike si zgjatimi i bulevardit, konkursi për projektin e të cilit zhvillohet me 9 mars apo projekti i Tramit, rehabilitimi i Lumit të Tiranës etj. Reeker ka vlerësuar projektet e Basha si dhe prioritetin e tij për një Tiranë të zhvilluar si kusht për mirëqenien e qytetarëve të saj. "Gjatë takimit me z Riker, e prezantova me platformën time për Bashkinë e Tiranës për hapat që kemi ndërmarrë për një qytet më miqësor ndaj biznesit, më miqësor ndaj investimeve të huaja ne veçanti ato amerikane, në funksion të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të Tiranës si dhe rritjes së shanseve të punësimit. Por edhe të pjesëmarrjes së amerikanëve në përpjekjen tonë për një Tiranë moderne e evropiane, të një Tirane të shekullit të 21, në veçanti me Planin Urbanistik, për konkurset e ndryshme siç është konkursi për Bulevardin dhe përpjekjeve të mia për të përmirësuar performancën e qeverisjes së Tiranës në veçanti në raport në dëgjimin e zërit të qytetarëve dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje si dhe për transparencën që qeverisja lokale duhet të ofrojë në raport me qytetarët dhe bizneset" u shpreh kryebashkiaku Basha pas takimit me ndihmëssekretarin Reeker. Nga ana e tij, zyrtari i lartë amerikan pasi vlerësoi këtë takim me Bashën ku u njoh me projektet e tij për zhvillimin e kryeqytetit, tha se së shpejti do të zhvillojë një vizitë në Tiranë. "Jam tepër i kënaqur dhe i nderuar që u takova me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Basha dhe i urova mirëseardhjen në Uashington. Patëm një ditë të këndshme për të ndarë eksperiencat dhe jam i bindur se do të kemi takime të tjera të vlefshme. Basha është këtu dhe pres ta takoj sërish atë kur unë të vizitoj Tiranën".
    Bota Sot
    hajde fore hajde lol

    na kallxoni kush e takoj lol se u bom lamsh
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  20. #20
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Mosha
    31
    Postime
    3,681
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    hajde fore hajde lol

    na kallxoni kush e takoj lol se u bom lamsh
    lol "z. Reeker ose z. Riker" artikull i bere lemsh aspak "atraktiv" ahahahah
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 1 prej 4 123 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •