(huazuar nga revisa Koha)
16/11/2011 15:25:00 KOHA
Pikėrisht mė 28 Nėntor, nė Ditėn e Flamurit kombėtar, nė fshatin e tij tė lindjes nė Gradec, do tė inaugurohet busti i Mehmet Pashė Derralla, i njohur si Ministėr i parė i Mbrojtjes nė qeverinė shqiptare tė kryesuar nga Ismail Qemali. Krahas inaugurimit tė bustit tė tij, falė mbėshtetjes sė pakursyer tė banorėve dhe mėrgimtarėve tė fshatit, nė varrezat e fshatit do tė pėrurohet edhe Lapidari i lirisė qė u dedikohet tė ekzekutuarve tė masakrės sė Gradecit gjatė vitit 1913 nga ushtria serbe
Driton ZENKU/KOHA
Gostivar, 16 nėntor - Festa e 28 Nėntorit, pėr banorėt e fshatit Gradec, do tė jetė njė festė e dyfishtė. Pikėrisht nė kėtė datė, nė fshatin e tij tė lindjes do tė ngrihet busti i heroit kombėtar Mehmet Pashė Derralla, i njohur nė analet e historisė si Ministėr i parė i Mbrojtjes nė qeverinė shqiptare tė kryesuar nga Ismail Qemali. Nė Ditėn e Flamurit, po ashtu do tė pėrurohet edhe Lapidari i lirisė qė u dedikohet tė ekzekutuarve tė masakrės sė Gradecit gjatė fillimit tė shekullit XX. Neset Dauti, i ngarkuar pėr marrėdhėnie me publikun nga Kėshilli Organizativ, potencoi se nė organizimin qendror tė 28 Nėntorit, tė ftuar janė edhe ministrat e Mbrojtjes tė Maqedonisė, Kosovės dhe Shqipėrisė, Fatmir Besimi, Arben Imami dhe Agim Ēeku.
Nė fshatin e tij tė lindjes, nė pėrfundim e sipėr janė pėrgatitjet pėr ngritjen e bustit tė heroit tonė kombėtarė, gjeneralit tė parė tė Ushtrisė sė Shtetit tė Pavarur tė Shqipėrisė, Mehmet Pashė Derralla. Tė gjithė gradecasit janė tė fokusuar nė organizimin e manifestimi qendror dedikuar personaliteteve tė kėtij fshati. Busti i gjeneralit Mehmet Pashė Derralla do tė vendoset pikėrisht nė sheshin e fshatit Gradec, shesh ky qė mban emrin e tij. Aktiviteti ėshtė i mbėshtetur nga qytetarėt e fshatit Gradec, kurse nė kėtė pėrvjetor, tė ftuar janė qė tė tre ministrat shqiptarė tė mbrojtjes tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė, potencoi Dauti.
Krahas inaugurimit tė bustit, fal mbėshtetjes sė pakursyer tė banorėve dhe mėrgimtarėve tė fshatit, nė varrezat e fshatit do tė pėrurohet edhe Lapidari i lirisė qė u dedikohet tė ekzekutuarve tė masakrės sė Gradecit gjatė fillimit tė shekullit XX.
Ky lapidar nė varrezat e fshatit Gradec simbolizon njė masakėr pas Luftės sė Parė Botėrore. Me mbarimin e Luftės sė parė, ushtria serbe ka masakruar gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit tonė. Me iniciativėn e fshatarėve dhe mėrgimtarėve tanė nė Gjermani, Zvicėr, Itali dhe gjithandej shteteve tė Evropės, u morr vendim qė tė ndėrtohet Lapidari i lirisė pėr tė masakruarit e fshatit tonė, potencoi Arif Mehmeti, anėtar i Kėshillit organizativ. Ndėrtimi i bustit tė Mehmet Pashė Derrallės si dhe Lapidarit tė lirisė qė do tu dedikohet tė ekzekutuarve tė masakrės sė Gradecit, janė vepėr artistike e profesorėve tė artit figurativ: Meli Zenku, Irfan Islami si dhe Luan Zenku, qė tė tre nga regjini i Pollogut.
Lapidari qė u kushtohet tė masakruarve tė vitit 1913 ėshtė vepėr artistike, e cila pėrmban elemente moderne, ėshtė e stilizuar dhe pėrmban tre ngjyrat bazė, domethėnė ngjyrat e flamurit, kuq dhe zi, dhe ngjyrėn e bardhė si simbol i paqes, por nė rastin konkret, edhe ngjyrėn e plisit shqiptar. Busti i Mehmet Pashė Derrallės ėshtė realizuar nė teknikėn e modelimit dhe do tė vendoset nė njė postament qė do tė pėrmbajė simbolikėn e shqipes, ėshtė formė e gjashtėkėndėshit qė simbolizon gjashtė shtetet ku jetojnė shqiptarėt. Kjo pėr shkak se veprimtaria e Mehmet Pashė Derrallės, nuk ka qenė e anuar vetėm pėr shqiptarėt e Maqedonisė, por tė tė gjitha trojeve etnike, potencoi Luan Zenku, profesor i artit figurativ. Se banorėt e fshatit Gradec janė shpirtėrisht tė lidhur me veprimtarinė dhe personalitetin e Mehmet Pashė Derrallės, dėshmon edhe emėrtimi i institucioneve dhe vendbanimeve me emrin e tij. Shkolla fillore e fshatit mban pikėrisht emrin e tij. Krahas sheshit, qė po ashtu ėshtė emėruar me emrin e tij, edhe njė vendbanim i Gradecit quhet si Mėhalla e Derrallajve.
Ministėr i parė i mbrojtjes !
Mehmet Pashė Derralla u lindi nė vitin 1843 nė Gradec tė Gostivarit. Njihet nė memorien
Historike si njė ndėr protagonistėt e Lidhjes sė Prizrenit nė vitin 1878 dhe ishte njė nga
nėnshkruesit e deklaratės sė pavarėsisė. Dita e Festės Kombėtare tė Ushtrisė, 4 dhjetor 1912, kohė nė tė cilėn qe ministėr Mbrojtje, lidhet dhe me emrin e kontributin e Mehmet Dėrrallės. Me formimin e shtetit shqiptar, respektivisht shpalljen e Pavarėsisė gjatė 28 nėntorit tė vitit 1912, Kuvendi i mbledhur nė Vlorė ku ishin tė pėrfshira gjitha viset shqiptare, ministėr i Mbrojtjes i qeverisė sė kryesuar nga Ismail Qemali, u zgjodh Mehmet Pashė Derralla, i propozuar nė kėtė post tė lartė nga Isa Boletini. Nė moshėn 35-vjeēare u gradua Pasha (Gjeneral) i Perandorisė Osmane. Ishte njė nga protagonistėt kryesorė tė qėndresės shekullore pėrballė sulmeve serbo-malazeze, tė cilat synonin pushtimin e Shqipėrisė veriore. Nėn komandėn e tij, luftėtarėt shqiptarė i gozhduan forcat serbe nė hapėsirėn ndėrmjet Drinit tė Bardhė e Drinit tė Zi. Arsimin fillor e kreu nė Tetovė, kurse atė tė mesėm nė qytetin e Shkupit. Pas shkollimit nė vendlindje, studimet e larta i ndoqi nė Akademinė Ushtarake tė Turqisė. Pas diplomimit, do tė shėrbente pėr disa vite nė njė regjiment kėmbėsorie nė Anadoll dhe njėherazi, atij do ti jepej e drejta pėr tė ndjekur shkollėn e lartė tė Shtatmadhorisė nė Stamboll, qė ishte niveli mė i lartė i arsimimit ushtarak nė Turqi. Mehmet Pashė Dėrralla si Ministėr i parė e meriton qė ti ngrihet pėrmendorja nė fshatin e tij tė lindjes. Edhe sheshi ku do tė vendoset pėrmendorja do ta merr emrin e tij, theksoi Arif Mehmeti, banor i kėtij fshati.
Si u masakruan 163 burra tė fshatit !
Gjatė fillimit tė shekullit XX, banorėt e fshatit Gradec, vendbanim i njohur ndryshe me emrin e vjetėr si Draodacum, ishin nė shėnjestėr tė bandave serbo-sllave madje duke pėrjetuar njė ndėr masakrat mė tė mėdha tė mbajtura mend nė kėtė rajon, kur pa asnjė fije faji u vranė 163 bura. Duke pėrshkruar ngjarjen, Arif Mehmeti potencon se shkas ishte bėrė vrasje e njė ushtari serb me emrin Zafir. Si hakmarrje, ushtria serbe ka urdhėruar qė tė gjithė burrat e fshatit tė grumbullohen nė afėrsi tė varrezave tė fshatit, nga ku dhe u pushkatuan. Sipas tė tregimeve tė pleqve dhe stėrgjyshėrve tanė, shkas ėshtė bėrė vrasja e njė ushtari serb, pra me kėtė shpifje erdhi deri te masakrimi. I mblodhėn tė gjithė meshkujt prej nėpėr shtėpitė e tyre. Me duar lidhur i kanė nxjerr nė qendėr tė katundit duke i rrahur dhe nė formėn mė barbare. Pikėrisht kėtu te varrezat, i kanė pushkatuar tė gjithė ato. Fort pak prej tyre arrijnė tė mbijetojnė, konkretisht vetėm tre veta. Nga dėshmitė e tyre ka ngelur e vėrteta e kėsaj ngjarje, sqaron Mehmeti.
Derrallajt gjithandej trojeve shqiptare !
Edhe pse familja e tij e ngushtė ėshtė shuar nga dora e pėrgjakur e ushtrisė serbe, familja mė e gjerė e tij vazhdon tė lėshojė rrėnjėt si nė fshatin e tij tė lindjes, ashtu edhe nė vendbanimet e tjera tė banuara me shqiptar. Madje, nė fshatin Gradec, ekziston edhe Mėhalla e Derrallajve. Fatmire Haliti, mėsimdhėnėse e Historisė dhe mbesa e fisit Derralla, thotė se fisi i Derrallajve sot pėrbėn njė pjesė bukur tė mirė tė banorėve tė fshatit Gradec. Fisi i Derrallajve sot ndodhet nė fshatin Gradec, nė qytetin e Tetovės dhe nė disa qytete tė Shqipėrisė. Edhe pse familja e ngushtė e Mehmet Pashė Derrallės u shua, fisi i tij vazhdon tė mbajė epitetin dhe krenarinė e figurės sė ndritshme tė tij. Jemi krenar qė sot banorėt e fshatit ku lindi dhe u rrit ai, janė mė tė bashkuar se kurrė dhe nderojnė personalitetin e tij tė shquar, potencoi Fatmirja, mbesa e fisit Derralla.
Krijoni Kontakt